Zëvendës drejtori i Policisë së Teheranit: “Një mjet i pa identifikuar është konstatuar në një zonë ku fluturimi është i ndaluar. Ai është rrëzuar nga forcat ushtarake.”
TEHERAN – Një dron ka alarmuar ditën e sotme ushtrinë iraniane në Teheran. Pasi është konstatuar mbi qytet ai është rrëzuar me antiajror.
Zëvendës drejtori i Policisë së Teheranit, Ali Nasırbaht, në një deklaratë u shpreh: “Një mjet i pa identifikuar është konstatuar në një zonë ku fluturimi është i ndaluar. Ai është rrëzuar nga forcat ushtarake.”
Nasırbaht, është shprehur se hetimet në lidhje me këtë ngjarje janë ende duke vazhduar.
Nga ana tjetër komandanti i Operacioneve Ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Rıza Ilhami, ka thënë se mjeti i rrëzuar përmes një arme antiajrore është konstatuar se ishte një mjet fluturues tip quadcopter.
Pas ngjarjes mbi qiellin e Teheranit kanë fluturuar për disa momente avionët e Ushtrisë së Iranit. aa
Komentet