….!
Dritat u fikën prap! Errët, muzg… Të gjitha sendet sikur jane xhveshen (zhveshen) nga diçka me terrin ose muzgun e parë…Edhe ti bashk me to… Bosh fare! Endesh si Fremde sallonëve ose koridorëve të huaja….Më shfaqesh papritur në sfond para pasqyres …Portreti yt ose fotografia jote…Duke i ngjarë një statuje ose përmendoreje të varur murëve të kohës pa kornizë.
Mbi tavolinë qëndrojnë qirinjtë e pandezur dhe një vazo lulesh që nuk i rriti kurrë si duhet pranvera e dikurshme atdhetare ose vendlindore.
Ti rri heshtur, fare heshtur pranë vazos me lule që nuk i bëri kurrë pranvera, duke me trembur edhe mua me heshtjen tënde vrastare që flet dhe vret.
Sikur meton të më flasë dhe buzeqeshë pa fjalë, me zemër dhe me shpirtë…Por, harron se kjo botë akoma beson se ne u dehëm dikur nga liria, dashuria, bukuria dhe krenaria që i kishim apo besuam se i kishim ose do i kemi një ditë…Duke ngritur dolli si gjithë të tjerët, apo si shumica, me gota të zbrazura ose fare bosh:
Na mbyti etja e dikurshme atdhetare ose vendlindore! Edhe mua, edhe ty…Na janë vyshkur ose etur akoma më shumë si duket, madje edhe fjalët e djegura në maje të gjuhës… U mungon nektari ose lëngu i njohur i lirisë, dashurisë, bukurisë dhe krenarisë atdhetare, vendlindore…;
Po, po! U mungon gjaku, palca, limfa..;
Ndaj, të lutem, mos harro t´u tregosh edhe të tjerëve.
Edhe mbi ato “figura supreme” ose “madhështore” që i zotërojne madje edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimët e motit ose bubullimat e qiellit! Aty dhe attëherë ku së bashku me kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i pren kurrë tehu i shpatës, zgjatet ose shtrihejt qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë.
Edhe mbi ao mjekërra të rëna (varura) ose zhytura në gjoks….Lapërat e zgjëruara të hundës dhe ato “flegëra të njoma” të buzëve ku mekeT zëri dhe dridhëN fjalët e pathëna në një kohë kur vjeshta dhe dimri prap ( prapthi) sikur jane stinët më të shpeshta, sepse pranvera dhe verea atje tek ne vijnë shumë rrallë, sii për të mos i bërë as rritur kurrë si duhet lulet e bukura në vazon dge kopshtin tonë kombtar.
Dhe, ti prap me flet mbi nektarin e luleve që nuk u bënë dhe s´u rritën kurrë si duhet me dritën dhe diellin e pranverës atdhetare ose vendlindore.
Nuk e kam fjalën mbi bimët helmuese ose asfodelte, jo, por vetëm për lulet e munguara në tryezën ose tavolinën tonë që nuk u mbushë dhe nuk u stolisë kurrë si duhet. Mos harro! Nga redaksia e nje gazete te madhe kosovare, dikush me kishte shkruar: I nderum, te lutem kurre mos na dergo me tjeter me teper se dy shkrime ne jave, sepse nuk kemi vend as kohe me i botuar (publikuar) te gjitha opinionet tuaja”! Mendova vetmeveti e peshperita: Valle, si ka mundesi te kem merzitur osebesdisur une diken me dy-tre shkrime ne jave, apo ne muajt, e dikush tjeter paskesh te drejte per te mbajtur perdite “ligjerata” ose “ore letrare, kulturore ose politike” aty, atje…duke shpifur, trilluar ose sajuar perdite kunder Thacit, Haradinajt, Veselit etj..!? Nuk ka problem as kjo.
Në të kundërten, s’kemi si si të mos ndjehëmi të lumtur dhe tepër krenar me jetën ose botën e sotme moderne ose bashkohore, kur edhe unë, edhe ti jemi pjesë e tyre në një formë a tjetrën. Sëpakut, si njerëz numra…
Ani ajo “politikë e madhe” ose “dipllomacia” me “nota të larta” dhe “tone të zjarrta” “Made in Nastradin Hoxha”, “Madein Siizifi”, “Made in Edipi”… Euuu.. Aiiiii….Mos pyet fare.
Dikush tha see nuk lindëm ose nuk erdhë në këtë botë për të ditur dhe për të fituar gjithëçka. Sigurisht jo, por, ne duhet arrirë dhe fituar gjithëçka ose çdo gjë me forcat tona. Dhe, jo duke shpotitur ose ngarendur të përulur dhe kokëposhtë pas mëshirës ose lëmoshës së huaj, pa ua ditur kurrë gjërave as vlerën dhe as kuptimin. E sidomos lirisë, bukurisë, dashurisë dhe krenarisë së njohur atdhetare ose vendlindore, i tha ai tjetri. Helbete….
Disa thonë se në luftën, kampionatin ose maratonën e njohur të lirisë dhe pavarësisë së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike: të urtit, të diturit, trimat ose heronjtë e vërtetë, ndoçën yllin e dritës dhe shkëlqyen duke e braktisur idenë për t´u bërë “dikushi” ose “dikushat”!
Në këtë frymë, ne mund t’i urojmë të urtit, trimit dhe të diturit jetë të gjatë dhe shumë suksese të reja në botën ose karierën e tyre nën lutjet dhe sloganet e njohura: Qofshi gjithëmonë të lumtur, ballëlartë, faqebardhë si dhe me mendje pjellore!
“Gjërat kryesore që ne duhet t’i mësojmë, nuk janë vetëm drejtshkrimi, skolastika, retorika ose oratoria, por se si të jemi të sjellëshëm, te mirë, të ndërgjegjëm, të urtë, të qetë, të dashur, racional dhe patriot”, predikonte asokohe Platoni i Madh, duke menduar në kontrollin ose vetkontrollin, arsyen, ndërgjegjën, moralin, urtësinë, racionalitetin, profesionalizmin, patriotizmin etj.
Platoni e ngriti ose themeloi asokohe Një Shkollë ose Akademi të quajtur dhe të njohur si Akademia e Athinës e cila shkëlqeu dhe lulëzoi për më shumë se 400 vite rrjesht. Athinasit shkonin atje për të mësuar dhe kuptuar asgjë më shume, pos asajë se si të jetonin dhe vdisnin si njerëz e jo si qen, mushka ose gomar.
Është interesante dhe jo pak e trishtueshme se si institucionet e njohura shkencore, kulturore, akademike ose pedagogjike në Kosovë dhe gjithandej, i kanë nxjerrë jashtë ligjit dhe i shpërfillin fare edukatën estetike së bashku me nderin, moralin dhe disiplinën e preferuar shtetrore, shkencore, intelektuale, profesionale ose akademike. Po t’iu kërkonte dikush sot studentëve ose profesorëve kosovarë disiplinat e lartëpërmendura, do i thërrisnin policinë ose personelin e neuropsikiatrisë dhe psikologjisë klinike! Duke të quajtur njeri i çmendur dhe iracional.
‘Bazat hyjnore ose profetike të popullit ose kombit ndodhën ose ekzistojnë në brendinë e shpirtit, mendjes ose vetëdijes së tij individuale dhe kolektive.; do thoshte dikur Theodor Adorno.
Në vitin 1947, pas ngjarjeve të rënda të pasluftës së dytë botërore, si dhe pas zbulimit të karrikës elektrike ose laboratoreve të vdekjes, Theodor Adorno atëbotë shprehu tronditjen e tij me një aforizëm dhe mataforizëm të latuar kur tha se “të shkruash sot mbi poezinë, artin, kulturën ose letërsinë, është një akt i shëmtuar ose barbar.”
Filozofi dhe sociologu i lartëpërmendur gjerman (Theodor Adorno) në bashkëpunim me mikun dhe kolegun e tij gjenial, Max Horkheimer; në kuader të “Dialektikës së Iluminizmit”, pos tjerash, asokohe i bën të qarta dhe tepër transparente shkaqet ose motivet e ndryshme groteske, makabre ose racionale të fatkeqësive ose katastrofave të njohura njerëzore ose humanitare si tmerri totalitar ose autoritar, iracionaliteti dhe fataliteti hegjemnonist ose militaristo-ekspanzionist etj. Ata gjetën ose zbuluan në këtë kontekst një ndër shkaqet themelore ose ambivalente, në konceptin e arsyes instrumentale ose arsyes subjektive. Në këtë frymë, Adorno dhe Horkheimer, në kuader të “Dialektikës së Iluminizmit” në radhë të parë kishin për qëllim përshtatjen ose aklimatizimin e njeriut me ligjet dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive). Ishte pra një tendencë ose tentativë e njohur skolastike dhe metaestetike e filozofëve ose përfaqsuesve eminent të Shkollës Elitare të Frankfurtit për një zhvillim ose proces evolutivë dhe çmitizues te atyre shkaqëve, indikatorëve ose predikatorëve të ndryshëm determinant ose paradigmatikë, të cilët e prodhojnë të kundërtën e tyre. Një mitizim ose iracionalitet tjetër të ri, akoma më të qëndrueshëm, më të rezistueshëm dhe më të rrezikshëm se sa ai i pari.
Atë të arsyes instrumentale ose asaj subjektive. Këtu zatën qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi kritikë në raport me iracionalizmin. Në pasuesin që flet për “industrinë kulturore” në raport me konceptët borgjeze, skvavopfronare, feudaliste ,absolutiste ose aristokratiko-klerikaliste të “kulturës masive”dhe asaj etatisto-egalitariste, ku tharja, përthithja, fosilizimi, intstrumetalizimi, klanizmi, uzurpimi, monopolizimi, relativizmi dhe konsumimi i edukatës dhe kulturës së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike, gjegësisht, reduktimi, unilateraliteti dhe monodimensionalteti i tyre, shihen si rrjedhojë dhe pasojë e një sundimi (administrimi) të egër dhe tepë negativë nga ana e autoritetit (regjimit) ose totalitetit social dhe politikë. Mbase, në funksion të logjikës së fitimit, manipulimit dhe mashtrimit te vazhdueshem dhe permanent, në mundësinë e njohur bizantine, ortodokse ose heterodokse, për t’iu përgjigjur ligjëve, trendëve, standardeve, nevojave ose kërkesave të njohura fetare, kulturore, politike, ushtarake, diplomatike, sociale, ekonomike, industriale, teknologjike dhe të tjera të shoqërive të larta industriale ose kapitaliste të Perëndimit me anë të eksplatimit (shfrytëzimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit , si dhe të shitjes ose ankandizmit të resursëve ose pasurive të njohura shtetrore ose nacionale në “tregun global të vlerave dhe kapitalit botërorë ose universal”! (…)
Ndërkohë që të të ashtuquajturat “koret politike dhe diplomatike” të Kosovës ose të shqiptarëve në përgjithësi, vazhdimisht prodhojnë ose fabrikojnë muzikë funebre me kompozime autoritare, makabre ose totalitariste të cilat nuk kanë asgjë të përbashkë me kodin dhe unitetin e njohur etik dhe estetik. Dhe, aq mëpak me “orkestrën” ose “kompozicionin” e marëdhënieve, raportëve ose konstelacionëve të njohura botërore ose ndërkombtare.
Rasti i politikës dhe diplomacisë se Kosovës, është një shembull ose ilustrim i qartë se si hedonizmi, alkimizmi, fetishizmi ose utopizmi i njohur politik ose diplomatik, patjetër çojnë në degradim ose në një regresion të përgjithshëm ose total. Duke i kontribuar kështu përforcimit të vazhdueshëm ose permanent të “interegnumëve kohore” ose “status quove” të ndryshme ushtarake, politike, diplomatike dhe të tjera në raport me Serbinë ose dikënd tjetër atje si një “fat i paevitueshëm” ose “permanent” për Kosovën dhe shqiptarët!
Bota shqiptare ose kosovare nuk kanë nevojë për të “vërteta absolute” të përkthyera ose transkriptuara në rrena ose gënjeshtra optimnale ose maksimale. Bota shqiptare ose kosovare kanë nevojë vetëm për pyetje dhe përgjie t´ vërteta.
Kaq.