Në kujtim të Agim Ramadanit, Heroit të Kosovës, komandantit të guximshëm, strategut të mprehtë, poetit dhe piktorit të talentuar, një figure të rrallë dhe shumëdimensionale që me vizion, vendosmëri dhe sakrificë e ktheu idealin e lirisë në realitet historik dhe la gjurmë të pashlyeshme në një prej periudhave më të ndritura të historisë sonë kombëtare. Sot, në 27-vjetorin e rënies heroike të tij në Betejën e Koshares në ballë të frontit çlirimtar, aty ku përgjithmonë u hoq guri famëkeq i kufirit, ai mbetet një emër i papërsëritshëm i një kohe që u jetësua nga guximi dhe bindja e pathyeshme se liria dhe drejtësia arrihen me sakrificë dhe mbrohen me dinjitet.
Beteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare ishte dhe mbetet beteja e krenarisë dhe lavdisë, betejë e heronjve që jetësuan ëndrrën shekullore.
Lavdi e përjetshme Agim Ramadanit dhe të gjithë atyre heronjve të lirisë që nuk kursyen as jetën, që Kosova të jetojë e lirë, sovrane dhe përherë krenare.