Po te drejtohem me shume vullnet te mire per te sqaruar pak me teper rreth vazhdimesise se ndertimit. Sic eshte i njoftuar opinioni Katedralja ka paguar shumen prej 850.000 Euro si kompenzim ne emer te ndarjes se nje parcele per ndertim te Katedrales.
Madje dhe pse personalisht nuk kam qene i perfshire ne negociatat per kontraten, kam informaten, qe kjo shume ka qene dyfishi i asaj qe eshte propozuar fillimisht, kur jane zhvilluar bisedat per ndarjen e parceles.
Kjo edhe ka ndikuar qe leja ndertimore fillimisht te mirret vetem per objektin e Katedrales dhe me vone te kete edhe ndonje objekt te karakterit kulturore – edukativo –arsimor, qe do t’i sherbenin rinise se qytetit. Ndertimin ne mase te konsiderueshme e kemi përfunduar, por fatkeqesisht kontestimi i te drejtes pronesore qe na eshte bere ne nje faze te mevonshme nga Komuna e Prishtines ka qene me ndikim edhe ne zvogelimin e rrjedhes se financimit per perfundimin e saj.
Shume bashkeatdhetare qe jetojne jashte e qe kane kontribuar dhe shprehur interesim te kontribuojne edhe me tutje jane indinjuar me, nese mund t’a quaj, mashtrimin qe Komuna e Prishtines ka tentuar t’a beje pas nenshkrimit te Kontrates ne lidhje me siperfaqen e kontraktuar. Dhe normalisht qe deri ne zgjidhje te problemit do te kete edhe pengesa ne financim.
Plotesisht pajtohem me ty qe nuk duket sic i ka hije qytetit. Në këtë drejtim edhe me negativisht kane ndikuar ndertimet te cilat ne keqbesim i ka filluar Ndermarrja Publike Banesore.
Ne siperfaqen, e shemtuar skajshmerisht tani me ato ndertime, eshte parapare hapesire e konsiderueshme gjelberuese, me fontane etj. Po i shoh edhe disa komente, dhe une nuk di prej nga disa komentues kane krijuar idene qe interesi i Katedrales eshte ne lokale.
Nuk eshte ashtu! Aty kemi filluar me gjelberimin e hapesirave, nese e ktheni pak filmin prapa. Deshiroj shume te besoj qe shkrimi yt nuk ka qene tendencioz si disa tituj te mediumit ne te cilin ju punoni, kur gazetari i jep vetes te drejte te gjykoje apo paragjykoje per vellimin e te drejtes se pretenduar te pales, e per te cilen gje eshte ne zhvillim e siper kontesti gjyqesor.
Ju deshiroj shume shendet, dhe me kenaqesi kur te kthehem ne Prishtine do ju ftoja per nje kafe ne afersi te Katedrales, me shprese qe deri ne ate kohe do t’a shijojme hapesiren e gjelberuar dhe fasaden e perfunduar te Katedrales.
P.S.: ky mendim eshte krejtesisht personal.
************
Ky është postimi i plotë i gazetarit Adriatik Kelmendi:
Një gjë nuk po e kam fort të qartë e ka kohë që jam nisur ta shtroj publikisht:
Si ka mundësi që një objekt në qendër të kryeqytetit, i menduar si madhështi, krenari e hijeshi, I cili mban emrin e shqiptares më të shquar të të gjitha kohëve, Nënës Tereze, tash e sa vjet të mbetet pa fasadë e të kthehet në shëmtim?!
Si ka mundësi që nuk janë bërë me kohë planet e qarta për financimin dhe përfundimin e Katedrales?
Kush mban përgjegjësi për mospërfundimin e saj?
Ta qartësojmë, nuk bëhet fjalë për çfarëdo objekti në ndonjë lagje periferike të Prishtinës. Bëhet fjalë për objektin më të madh dhe më të rëndësishëm të fesë katolike në Kosovë, në zemër të kryeqytetit, në vendin ku dikur ndodhej një shkollë e mesme. Bëhet fjalë për objektin që do duhej të nderonte emrin e humanistes botërore, Nënë Terezës.
Jam koshient se përgjatë historisë, nëpër metropole të botës, ka pasur shumë e shumë katedrale që janë punuar me dhjetëra e dhjetëra vjet, mirëpo fasadat e tyre janë me gdhendje speciale, e që fare nuk është rasti me fasadën e zakontë të paraparë të katedrales.
Për shumë arsye, e kam përkrahur dhe e përkrah edhe sot idenë e një katedraleje madhështore në qendër të Prishtinës, por kështu siç është katandisur objekti sot, vështirë se i bën nder Prishtinës, shqiptarëve, krishterizmit e aq më pak të madhërishmes Gonxhe Bojaxhiu.
Përfundojeni objektin, ju lutem!
Komentet