Thaçi ishte i dyshuar për pengmarrje si krim lufte, të Cen Deskut dhe Jakup Kastratit më 30 tetor 1998. Ata ishin mbajtur të burgosur në mënyrë të paligjshme rreth një muaj në fshatin Sedllar të Lipjanit.
Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte lëshuar komunikatë për arrestimin e tyre. Konsideroheshin të dëmshëm për luftën e UÇK-së.
Dy aktivistët e LDK-së që ishin liruar me ndërmjetësimin e OSBE-së, e kishin akuzuar Thaçin se ka qenë pjesëmarrës në kidnapimin e tyre. Dëshmitë fillimisht ia kanë dhënë misionit verifikues dhe më vonë edhe UNMIK-ut.
Sipas tyre, Thaçi ishte prezantuar me emrin “Sabit Geci” dhe “Ibrahim Gashi”, në momentin e kidnapimit.
Mirëpo, ky hetim është mbyllur para pak kohësh nga prokurori special, Reshat Millaku, me arsyetimin se viktimat, Cen Desku dhe Jakup Kastrati kanë tërhequr dëshmitë e tyre të dhëna në UNMIK.
Mbi këtë bazë, prokurori Millaku ka vendosur që dëshmitë e dhëna në UNMIK të mos i pranojë si prova të besueshme, por t’u besojë dëshmive të dhëna para tij nga viktimat.
Takimi i Thaçit me “viktimën e tij”
Paraprakisht Thaçi, ishte kujdesur që ta takonte personalisht, Deskun në Malishevë. Një takim ishte zhvilluar me ndërmjetësimin e Isni Kilajt, zëvendësministër i Financave nga radhët e PDK-së. Desku, e ka konfirmuar takimin në të cilin ka thënë se kanë sqaruar disa “keqkuptime” të luftës.
Prokuroria arsyetohet se deklaratat e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve të dhëna gjatë hetimeve para hetuesve të UNMIK-ut, nuk janë marrë në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.
Mirëpo, në të njëjtën kohë dhe mënyrë janë marrë edhe deklaratat e dëshmitarëve në rastin kundër Fatmir Limajt. Aktakuza kundër tij e dëshmon se ato janë marrë në pajtim me Kodin e Procedurës Penale.
Prokuroria në anën tjetër nuk ka vepruar më të njëjtat standarde kundër Fatmir Limajt. Ai është akuzuar për krime lufte në rastin e vrasjes së Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit. Dëshmitari kyç ka ndërruar deklaratën. Në UNMIK ka thënë se në kohën kur ndodhej afër kufomave, Limaj me një person tjetër ia kishte marrë armën dhe ishte larguar. Kur është marrë në pyetje javë më parë, nuk e ka pranuar se i është marrë arma. Por, prokurorja Drita Hajdari e ka pranuar dëshminë e dhënë në UNMIK si të vërtetë, e jo dëshminë e dhënë para saj.
Insajderi ka siguruar dosjen hetimore në këtë rast.
Vendimi për hetime i prokurorit të EULEX-it
Prokurori i EULEX-it, Cezari Mihalcuk kishte nxjerr aktvendim për fillimin e hetimeve kundër Sabit Shalës Kleçkës, Fatmir Limajt, Sabit Shalës, Lulzim Shurdhës dhe Hashim Thaçi, nën dyshimin se kanë kryer krime lufte: Vrasje – si krim luftë kundër popullsisë civile [….] sepse siç thuhet në aktvendim më 2 tetor 1998, gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, të pandehurit duke vepruar me një plan të dakorduar bashkërisht, kanë vrarë Ramiz Hoxhën dhe Selman Binishin.
Në vendim më tej thuhet se hetimi është hapur edhe për veprën penale: Marrje e pengjeve – si krim lufte kundër popullsisë civile [….] “sepse më 30 tetor 1998, gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, të pandehurit duke vepruar me një plan të dakorduar bashkëshkrish, e kanë mbajtur Cen Deskun dhe Jakup Kastratin kundër vullnetit të tyre dhe pa ndonjë urdhër të ndonjë agjencie legjitime të rendit, për një muaj në një shtëpi që ndodhet në Sedllar, duke i privuar nga liria.
Prokurori sqaron se më 30 tetor 1998, Cen Desku e Jakup Kastrati janë kidnapuar dhe rrahur nga anëtarë të UÇK-së.
Ata janë mbajtur për rreth një muaj në një shtëpi në Sedllar, nën akuzat se kanë qenë kolaboracionistë të Selman Binishit e Ramiz Hoxhës.
“Jakup Kastrati ka deklaruar se Sabit Shala ka qenë shoferi dhe se arrestimi i tij është urdhëruar nga Hashim Thaçi”, thuhet në vendim.
Më 18 gusht të vitit 2000, Cen Desku dhe Jakup Kastrati kanë dëshmuar para hetuesve të UNMIK-ut për rrethanat e arrestimit të tyre. Cen Desku ka thënë se kidnapuesit e tij janë ushtarët e UÇK-së Skender Hoti, Demush Kastrati, Femi Kryeziu, Shefqet Mazreku dhe Ibrahim Gashi, që e paraqiste veten si Sabit Geci, por që më vonë është identifikuar si Hashim Thaçi.
“Kastrati ka sqaruar se janë keqtrajtuar dhe privuar nga liria për shkak të afërsisë politike që kanë pasur me LDK-në dhe artikujve që ai i ka publikuar dhe që nuk kanë qenë të favorshëm për UÇK-në.
Të dy kanë dhënë dëshmi para prokurorit special, Cezari Mihalcuk më 14 prill 2016.
“Hetimi bazohet në një rast të zhvilluar më herët, por të mbyllur më vone nga Policia e UNMIK-ut, me numrin 2000-00116. Më 14 mars 2014, Njësiti për Hetime të Krimeve të Luftës i EULEX-it transferoi rastin e UNMIK-ut 2000-00116 tek EULEX SPRK ku e mori numrin PPS 91/2014.
Mbyllja e hetimeve nga prokurori Reshat Millaku
Më 13 prill, rasti është transferuar nga prokurori i EULEX-it, tek prokurori kosovar, Reshat Millaku.
Në vendim sqarohet se prokurori ka intervistuar dëshmitarët Femi Kryeziu më 21 prill 2016, Demush Krasniqi më 20 prill 2016, Skender Hoti më 20 prill 2016, Shefket Mazreku më 3 maj 2016. Në cilësi të të dyshuarve, prokurori ka intervistuar Sabit Shalën më 29 prill 2016, Lulzim Shurdhajn më 3 maj 2016, Hashim Thaçin më 6 maj 2016 dhe Fatmir Limajn më 12 maj 2016.
Në dosjen hetimore thuhet se më 16 maj të vitit 2016, prokurori special i Kosovës ka vendosur të mbyllë hetimet kundër të pandehurve Sabit Kleçka, Fatmir Limaj, Sabit Shalla, Lulzim Shurda dhe Hashim Thaçi në lidhje me dyshimet për marrje të pengjeve – Jakup Kastrati, Cen Desku.
“Prokurori ka konstatuar se nuk është gjetur ndonjë provë gjatë hetimeve për të mbështetur akuzat e lartpërmendura”, thuhet më tej.
Prokuroria ka mohuar se e ka mbrojtur presidentin Hashim Thaçi. Arsyeja pse nuk i ka pranuar dëshmitë e dhëna në UNMIK, ka thënë se janë marrë në mënyrë të paligjshme. Por, vetë Cen Desku jep një version tjetër. Thotë se në kohën kur ka dëshmuar në UNMIK ka folur me fjalë të njerëzve. Ka thënë se nuk e ka arrestuar Thaçi.
“Ju informoj se deklaratat e dëshmitarëve dhe deklaratat e të dëmtuarve të dhëna gjatë hetimeve para hetuesve të UNMIK-ut, nuk janë marrë në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale”, ka thënë Prokuroria e Shtetit . “Te njëjtit para se të japin deklarata nuk janë njoftuar për të drejtat dhe obligimet e tyre si dëshmitarë apo të dëmtuar.
Për rastin e Limajt ka dhënë një version tjetër. Nuk është deklaruar se pse është e pranueshme deklarata e dëshmitarit e dhënë në UNMIK, ani se janë marrë në të njëjtën kohë me ato të hetimeve kundër Thaçit.
“Ndërsa, Fatmir Limaj është akuzuar për përgjegjësi komanduese, që sipas Prokurorisë është vërtetuar në bazë të dëshmive të dëshmitarëve të dhëna gjatë hetimeve dhe në bazë të provave materiale”, ka thënë Prokuroria e Shtetit.
Insajderi ka kërkuar nga Prokuroria një kopje të aktvendimit për mbylljen e hetimeve kundër Thaçit, por ka refuzuar ta ofrojë atë.
Desku: Me Thaçin kemi sqaruar disa keqkuptime të luftës
Cen Desku, ndërkaq ka thënë se nuk e ka njohur Hashim Thaçin, ndonëse vetë ka deklaru se ai personalisht e ka arrestuar.
“O nuk i kom njoftë bre ata, unë veç si ngjarje. S’jom tërjek prej saj, ngjarje… Nuk i kom njoftë, këta njerëz veç kanë thanë simbas fjalëve, jo u kanë ky, jo u kanë ky. Unë s’i kom njoftë se ata janë kanë azil. Unë jam kanë këtu gjithë kohën, kështu që nuk i kom njofto veç sipas fjalëve, njerëzve që kanë thanë”, ka thënë Desku për Insajderin.
Kur është pyetur se pse ka deklaruar se Thaçi e ka arrestuar, Desku ka insistuar se nuk e ka njohur atë. Ka deklaruar se Thaçin e kishte akuzuar bazuar në fjalët e të tjerëve.
Ndërkohë, Desku dhe Thaçi janë takuar të paktën tri herë gjatë këtij viti. Takimin e fundit e kanë pasur në shtator të këtij viti. Desku ka mohuar se është bindur nga Thaçi në këto takime që të heq dorë nga dëshmitë e dhëna më herët. Në këto takime ka thënë se pos tjerash i kanë sqaruar “disa keqkuptime”.
“Jemi taku përmes një shoku tem ni Isnik Kilaj. Jemi themelues të Lidhjes Demokratike prej viteve të’ 90-ta edhe ai është kryetar i partisë të Thaçit në Malishevë edhe hajde takohum, pimë kafe. Po takohum unë pse jo, s’kom unë ndaj shqiptarëve asni…”, ka thënë Desku.
Desku ka thënë se në këtë takim kanë biseduar më shumë për punët gjatë viteve të ‘90-ta. Ka thënë se kanë folur për qëndresën ndaj Serbisë.
“Na kena pas organizmin politikë dhe ushtarak në Kosovë. Kemi ba qëndresë këtu edhe tani kanë ndodhë ato kufizimet gjatë luftës. Kanë ndodhë edhe do keqkuptime, kështu që kanë kaluar ato”, ka thënë Desku.
Në zyrën e Presidentit nuk kanë folur për këtë rast e as për takimin që kreu i shtetit ka pasur me dëshmitarin kundër tij.
Insajderi nuk ka mundur të kontaktojë ndërkohë me Jakup Kastratin.
Prokurori Reshat Millaku i cili i ka mbyllur hetimet kundër Thaçit, pak javë më parë është emëruar kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Arrestimin e Cen Deskut dhe Jakup Kastratit e kishte marrë përsipër Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Komunikata numër 4 flet për motivet e arrestimit. Aty përmendet edhe vrasja e dy civilëve, për çka po akuzohet Fatmir Limaj për përgjegjësi komanduese.
“Policia Ushtarake e nënzonës operative të Pashtrikut me datën 30. 10. 1998 ndërmori masën e arrestit ndaj Jakup Kastratit nga fshati Turjakë të Komunës së Malishevës, kryetar i LDK-së, Dega në Malishevë dhe Cenë Deskut, nga fshati Siqevë me vendbanim në Malishevë, nënkryetar i kësaj dege”, shkruan në komunikatën e Shtabit të UÇK-së.
“Në bazë të të dhënave të Shërbimit informativ të UÇK-së të lartpërmendurit kanë propaganduar për dorëzimin e armëve në bashkëpunim me kolaboracionistët, Selman Binishi nga fshati Banjë dhe Ramiz Hoxha nga Bellanica, kohë më parë i ekzekutuar nga UÇK-ja si dhe janë në koordinim të vazhdueshëm me Agim Krasniqin, anëtar i Kryesisë së LDK-së i cili shërbimit informativ të UÇK-së i është i njohur si inspirues i luftës speciale kundër UÇK-së dhe nismëtar i njëfarë policie autonomiste të Kosovës”, thuhet në tej në komunikatën numër 4.
Drejtoria Policisë Ushtarake të UÇK-së thoshte se sektori i hetuesisë, është duke kryer hetime kundër të arrestuarve, Jakup Kastrati dhe Cenë Desku në burgun hetues numër 3./Insajderi/.
Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet e kancelarit Olaf Scholz – në hapësirat e Bundestagut gjerman, për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Europës.
Në fjalimin e tij, Kurti bëri thirrje që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Europës këtë vit. Ai përmendi edhe zotimet e Kosovës që të plotësojë kërkesat që i janë bërë për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.
“Që kjo të ndodhë duhet të ndodhin dy gjëra”, tha Kurti, raporton Gazeta Express.
Njëra prej tyre është Asociacioni për komunitetin serb dhe tjetra lejimi i bashkimit civil mes gjinive të njëjta – që nuk ka gjetur përkrahje në Kuvendin e Kosovës deri tani.
Ai tha se për këtë personalisht do ta krijojë shumicën parlamentare, duke i bërë thirrje edhe opozitës.
“Më lejoni t’ju jap një shembull. Kosova do të synojë që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas fqinjëve tanë Mali i Zi, duke u ofruar qytetarëve të saj të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtës gjini. Ne do të punojmë shumë për ta kaluar këtë në të ardhmen shumë të afërt. Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”.
Kurti tha se kjo do të bëhet edhe për shkak që e kërkon që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut derisa kërkesa për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Europës është në proces.
“Ne e bëjmë këtë sepse është një e drejtë, sepse është një e drejtë, sepse është në kushtetutën tonë dhe sepse e dimë që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka nxjerrë aktgjykime duke kërkuar që kjo të bëhet. Ne e dimë se ka vende në Këshillin e Europës për një kohë të gjatë që e kanë injoruar gjykatën për këtë. Kosova do të jetë ndryshe. Në këtë mënyrë duam të frymëzojmë të tjerët”, tha Kurti.
Ai foli edhe për minoritetet në Kosovë, duke thënë se do t’i zgjidhë “çështjet e pazgjidhura” me komunitetin serb si prioritet.
“Ne gjithashtu do t’i zgjidhim çështjet e pazgjidhura me të cilat ballafaqohen pakicat tona, të drejtat dhe nevojat e tyre, duke përfshirë minoritetin serb të Kosovës, si prioritet. Edhe për këtë, ne po punojmë me anëtarët gjermanë të Bundestagut për të përshkruar nisma të reja dhe të mëdha. Takimet e mia këtu në Berlin për këtë kanë qenë shumë inkurajuese”.
Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij nga protesta para bashkisë së Tiranës i bëri thirrje drejtësisë të hetojë kryebashkiakun Erion Veliaj.
Ai shkoi edhe më tej kur paralajmëroi se javën e ardhshme do të publikojë dokumente që provojnë sipas tij, lidhjen e bashkisë së Tiranës me vdekjen e Ardit Gjoklajt në venddepozitimin e mbetjeve në Sharrë.
“U bë e katërta javë që sjell këtu këshilltarët bashkiakë të opozitës, në orar zyrtar pune, ditën e premte, të cilët kërkojnë të futen në institucionin e Bashkisë së Tiranës për të marrë përgjigje për kërkesat që kanë bërë për fondet e Bashkisë Tiranë. Jemi në një ditë rutinë jave, në një ditë pune dhe ju e shihni mjaft mirë që dera e Bashkisë Tiranë është e mbyllur, është e lidhur me zinxhirë… Ku keni parë ju një bashki tjetër në botë që nuk lejon këshilltarët bashkiakë të futen në institucion për të marrë informacion? Ku keni parë ju një drejtësi, e cila javën e kaluar u paralajmërua nga ky shesh që kryetari i bashkisë dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Eron Veliaj, me datë 25 prill, që ishte dita e djeshme, do të udhëtonte drejt Holandës për të takuar bashkëpunëtorët e tij në inceneratorin e Tiranës. Dhe çfarë ndodhi ditën e djeshme? Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës me një arrogancë të pashoq, postoi vetë nga Holanda, duke i bërë karshillëk gjith qytetarëve, opozitës dhe institucioneve të reja të drejtësisë“, tha Këlliçi.
I bëj thirrje SPAK-ut me të gjithë dokumentet që kemi dorëzuar deri tani me të gjithë materialet dhe provat e pakundërshtueshme që provojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Erion Veliajt në aferën e inceneratorit të Tiranës, në aferen e dherave dhe në aferën e 5D, të zbatojë ligjin, të marrë të pandehur dhe të çojë para drejtësisë, pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.
Nëse mendojnë se ne do të ndalojmë, nëse mendojnë se ne do të tërhiqemi e kanë gabim. Do na këni këtu çdo janë në mënyrë permanente deri sa drejtësia të veprojë pa regji. Sot jemi në ditën e 115 që kryetari i opozitës, Sali Berisha, mbahet në arrest shtëpie pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa asnjë akuzë. Ndërkohë një hajdut si Erion Veliaj, i cili është kapur në flagrancë me gjithë shtabin e tij elektoral të 14 majit, ai sot duhej të ishte para drejtësisë e prapa hekurave. Unë i bëj një thirrje të gjithë qytetarëve. Ajo çka keni përjetuar në 14 majin e kaluar, shantazhi, presioni, dhuna që është ushtruar ndaj kujtdo që ka menduar ndryshe dhe ka kërkuar të votojë për ndryshimin do të shpaguhet.
Ne nuk tërhiqemi për të çuar para drejtësisë pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës. Këtë nuk e thotë opozita. Këtë e ka thënë ish-numri 2 i qeverisë, ish-numri 2 i Edi Ramës, Arben Ahmetaj, i cili ka akuzuar drejtpërdrejt Erion Veliajn si pronar faktik të inceneratorit të Tiranës.
Sot ne jemi i vetmi shtet që kemi një kryebashkiak të kapur në flagrancë ne vjedhje dhe me duart në xhepat e qytetarëve dhe askush nuk mban përgjegjësi. Treçereku i kabinetit, një pjesë e kryebashkiakëve, deputetë, sot ndodhen në burg dhe Edi Rama vazhdon tallet e me qytetarët dhe thotë nuk di asgjë kush ka ngrënë dardha dhe mollë prapa kurrizit.
Javën tjetër do të bëjmë publike dokumentet të reja që tregojnë lidhjet e Bashkisë së Tiranës me vrasjen e të miturit Ardit Gjoklaj. Kemi dhënë premtimin tashmë prej 8 vitesh që Ardit Gjoklajn nuk e harrojmë dhe këtë premtim do ta mbajmë …”.
Këlliçi kishte edhe një apel për efektivët e policisë bashkiake dhe ata të Policisë së Shtetit:
“Ndaloni dhunën ndaj qytetarëve dhe arrestoni hajdutët në bashki. I nderuar drejtues i Policisë së Shtetit që po flet me mikrofon. Merr masa që të arrestosh një hajdut që ka vjedhur 30 milionë euro nga taksat tuaja. Të nderuar efektivë të Policisë së Shtetit, efektivë të Policisë Bashkiake, askush nga protestuesit nuk ka asgjë me ju, përkundrazi jeni dëshmitarë se si jeni përdorur ndër vite për t’i shërbyer biznesit personal të pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj. Jeni ju që jeni detyruar të rrini natën e të ndaloni pleqtë që sheshin një tufë majdanoz në rrugët e këtij qyteti për t’i shërbyer biznesit privat të drejtorit të Policisë së Tiranës, Ermal Kapllanaj”.bw
Nis protesta te bashkia- Kalaja: Kemi leje deri në orën 20:00, do rrimë gjatë
11:14, 26/04/2024
Ka nisur protesta qytetare përballë Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt.
Organizatorja Adriana Kalaja konfirmoi për SYRI TV se protesta ka leje deri në orën 20:00.
Ajo tha se sot do rrinë më gjatë dhe do të kërkojnë largimin e Veliajt.
Protesta- Budina: Nuk ka ambasadë të na pengojë, se ne e dimë ç’heqim prej mafiozëve shqiptarë!
“Dua që në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit t’ju falënderoj për këtë qëndresë heroike.” Këto ishin fjalët me të cilat u shpreh sot, regjisori Edmond Budina, në nisje të fjalës së tij në protestën qytetare përpara bashkisë së Tiranës, ku po bëhet thirrje për largimin e kryebashkiakut të korruptuar Erion Veliaj.
“Shikojeni të dashur miq, këtu përballë ne kemi folenë e grenzave, folenë e mafiozëve, e hajdutëve që na vjedhin paratë tona prandaj ne jemi këtu për t’u treguar që e kemi me folenë e tyre të grenxave, me folenë, – theksoi Budina. – “I keni parë dhe të gjithë jeni dëshmitarë sesi dhe opinioni publik botëror po i nxjerr lakrat, po i nxjerr llumin këtij shteti mafioz, të lidhur me bandat, prandaj ne qytetarë duhet të revoltohemi dhe nuk ka gjë që na ndal derisa ta largojmë këtë bandë mafioze, këtë bandë kriminelësh dhe nuk ka opinion ambasadash që të na pengojë. Jemi ne që e vuajmë në kurriz. Nuk janë ata që që e vuajnë në kurriz atë ç’ka heqim prej mafiozëve shqiptarë.”
Malkaj: Erion Veliaj zhduku edhe malin e Dajtit! Fshati digjet e k*rva krihet
Aktori Mehdi Malkaj gjatë fjalës së tij në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës, iu kujtoi qytetarëve se si Erion Veliaj dhe kjo qeveri, zhdukën malin e Dajtit, për të cilën arktitekti italian që e krijoi, krenohej aq shumë.
”Zonja dhe zotërinj, Teatri është tempull, në Teatër futen gjithë njerëzit pa dalllim feje, krahine, ideje, ai është një pasqyrë e madhe ku të gjithë tregojnë veten, dhe këta udhëheqësat tanë panë veten aty, panë se çfarë plehrash janë, çfarë ndyrësirash janë dhe thanë ta heqim këtë… se ky na bën hatanë!!”, u shpreh Malkaj.
Arkitekti italian që ka bërë këtë Tiranën e bukur që e shpartalloi ky krimineli, ka thënë që Tirana do jetë një nga kryeqytetet më të bukura të Europës sepse ka mal.
Më gjeni ku është mali?
Ktheni kokën… shikoni.
E zhdukën Dajtin.
E zhduku Dajtin ky plehra, nuk ekziston më Dajti.
Zonja dhe zotërinj, mua më pëlqejnë shprehjet popullore dhe i përdor herë pas here, fjala vjen ”fshati digjet e k*rva krihet”, se kush është kjo e fundit, e gjeni juve.
Zonja dhe zotërinj, Teatri është tempull, në Teatër futen gjithë njerëzit pa dalllim feje, krahine, ideje, ai është një pasqyrë e madhe ku të gjithë tregojnë veten, dhe këta udhëheqësat tanë panë veten aty, panë se çfarë plehrash janë, çfarë ndyrësirash janë dhe thanë ta heqim këtë… se ky na bën hatanë!!
Blushi, thirrje policëve: Edhe ju jeni të vjedhur nga Veliaj, mos u përdorni kundër popullit! Hapni rrugën!
Nga fjala e Tedi Blushit, Sekretarit të Përgjithshëm të PL, në proetstën para bashkisë së Tiranë.
“Jemi këtu prej katër javësh për të protestuar ndaj nj kryetari bashkie që ka thyer çdo rekord në krim, vjedhje, dhunim të drejtave të qytetarëve të Tiranës.
Koha e fjalëve ka mbaruar sepse siç e shikoni, nuk është më bashkia e Tiranës po një burg i madh i rrethuar nga Policia.
Kam një thirrje për policët e ndershëm në këtë protestë, të vjedhur si këta qytetarë, që merrni një pagë skandaloze, edhe në xhepat tuaja Veliaj ka futur duart çdo ditë.
Ashtu si edhe populli, edhe ju policë me apo pa uniformë, jeni të vjedhur njësoj si ne. Mos u përdorni për t’u përballur me popullin! Nuk ka regjim që të ndalë popullin të kërkojë drejtësi.”
Tym dhe flakë- Tensione përpara bashkisë, policia nuk lejon sërish këshilltarët e opozitës të futen brenda
Sërish tensione përpara Bashkisë së Tiranës.
Policia e Shtetit nuk ka lejuar këshilltarët e opozitës që të futen brenda.
Në drejtim të godinës janë hedhur tymuese dhe shashka.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt dhe arrestimin e tij për aferat korruptive.
Balliu: Nuk ka diskutim që shefi i organizatës 5D është Erion Veliaj, turp që sot ai është i lirë
Gjatë protestës së mbajtur sot përpara Bashkisë së Tiranës ka folur edhe Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu.
Ai iu kujtoi dhe njëherë qytetarëve që misioni i nisur nuk është politik por një mision për drejtësi të vërtetë.
“Nuk ka asnjë diskutim që shefi i organizatës 5D është Erion Veliaj. Dhe është një turp që sot ai është i lirë, ndërkohë që arrestohen të rinj dhe të reja që denoncojnë korrupsionin e kryehajdutit të Tiranës”, u shpreh Balliu.
Sot vazhdon një mision i nisur jo për çështje politike, por një mision i nisur për një drejtësi të vertëtë, sepse thelbi dhe problem i gjithë çështjeve në Shqipëri sot është mungesa e drejtësisë.
Shikoni pak që sot drejtësia refuzon që t’i hetojë këta hajdutë në këtë bashki si një organizatë kriminale.
Ndërkohë që këta ishin më të organizuar se Ndrangheta, më të organizuar se çdo mafia tjetër që ka qenë në Shqipëri, pse?!
Sepse në krye të tyre ishte dhe qëndron, ai që është kryehajduti i Tiranës , Erion Veliaj.
Nuk ka asnjë diskutim që shefi i organizatës 5D, është Erion Veliaj.
Dhe është një turp që sot ai është i lirë, ndërkohë që arrestohen të rinj dhe të reja që denoncojnë korrupsionin e kryehajdutit të Tiranës.
Të nderuar miq dhe efektivë policie, që sot ndodheni aty, pyeteni pak veten: A jeni në krahun e duhur të kësaj çështjeje?
A nuk jeni ju ata që u vodhët me uniforma 500 euro kapelja nga këta?
A nuk jeni ju ata që keni sot, rrogën më të ulët në rajon sepse lekët i fut në xhep, Erion Veliaj?
Kalaja: Asnjë aksion nuk ka vlerë pa lirimin e kreut të opozitës, Sali Berisha
Adriana Kalaja ka denoncuar në protestën e sotme qytetare përpara Bashkisë së Tiranës skandalet permanente të qeverisë, teksa shprehet se SPAK po amniston kriminelët, duke e konsideruar atë më të rrezikshëm se vetë krimi.
Përpara qytetarëve, Kalaja tha se aksioni opozitar nuk ka vlerë pa lirimin e kreut të opozitës, Sali Berisha, i cili ndodhet padrejtësisht në arrest shtëpie.
“Me dhimbje shoh sot sërish Policinë e Shtetit të kthyer në polici të pushtetit. Me dhimbje shoh sot që nuk ka asnjë reagim nga Policia e Shtetit tek shikon hekurat, zinxhirët e mbyllur të dyerve të Bashkisë së Tiranës. Këto nuk janë dyert e shtëpisë së Erion Veliajt, as mamit të tij që ka bërë dasmën. Kjo është shtëpia e bashkisë së qytetarëve të Tiranës që paguajnë për administrimin e taksave dhe mbarëvajtjen e Tiranës.
Ku është baza ligjore zoti Rrumbullaku dhe zoti Vocaj që ju në mes të ditës, në orarin zyrtar të punës pengoni këshilltarët të futen në godinën e Bashkisë dhe të ushtrojnë detyrën, jo të zgjedhur nga Erion Veliaj dhe Edi Rama?
SPAK-u duke amnistuar vrasësit, kriminelët, të korruptuarit është më i rrezikshëm se vetë krimi.”
Erion Veliaj mbyll derën me zinxhirë për opozitën, godina blindohet me forca të shumta policore
Forca të shumta policie kanë blinduar godinën e Bashkisë së Tiranës.
Ndërkohë, Erion Veliaj ka vendosur edhe zinxhirë në derën kryesore të këtij institucioni.
Këshilltarët e opozitës insistuan që të futen brenda godinës.
Por në shkelje të ligjit, policia nuk ka lejuar hyrjen e tyre brenda.
Këshilltarët e opozitës thanë se mbyllja me ‘zinxhirët e korrupsionit’ e godinës është një shkelje skandaloze e ligjit.
Qytetarë të shumtë kanë rrethuar Bashkinë e Tiranës dhe po kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt.
Blushi sfidon policinë: Ngre flamurin kuqezi mbi kokat e tyre
Këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka sfiduar policinë që po mbron me dorë të hekurt godinën e Bashkisë së Tiranës.
Me një flamur kuqezi në dorë, Blushi u nis të futej brenda godinës së mbyllur me zinxhirë.
Blushi arriti të ngrejë flamurin kuqezi mbi kokat e tyre.
Ndërkohë qytetarë të shumtë po tentojnë që të thyejnë rrethimin.
Opozita kërkon dorëheqjen e Erion Veliajt dhe thotë se protesta e tyre nuk do ndalet.
Këlliçi: Javën tjetër do publikojmë dokumentet që e lidhin Bashkinë e Tiranës me vrasjen e Ardit Gjoklajt
Anëtari i kryesisë së PD, Bëlind Këlliçi i ka bërë thirrje policisë që të arrestojë Erion Velinë. Gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës ai kërkoi hetim për vjedhjet që ka bërë Kryebashkiaku i Tiranës
Belind Këlliçi:Ndaloni dhunën ndaj qytetarëve dhe arrestoni hajdutët në bashki. I nderuar drejtues i Policisë së Shtetit që po flet me mikrofon. Merr masa që të arrestosh një hajdut që ka vjedhur 30 milionë euro nga taksat tuaja.
Të nderuar efektivë të Policisë së Shtetit, efektivë të Policisë Bashkiake, askush nga protestuesit nuk ka asgjë me ju, përkundrazi jeni dëshmitarë se si jeni përdorur ndër vite për t’i shërbyer biznesit personal të pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj. Jeni ju që jeni detyruar të rrini natën e të ndaloni pleqtë që sheshin një tufë majdanoz në rrugët e këtij qyteti për t’i shërbyer biznesit privat të drejtorit të Policisë së Tiranës, Ermal Kapllanaj.
U bë e katërta javë që sjell këtu këshilltarët bashkiakë të opozitës, në orar zyrtar pune, ditën e premte, të cilët kërkojnë të futen në institucionin e Bashkisë së Tiranës për të marrë përgjigje për kërkesat që kanë bërë për fondet e Bashkisë Tiranë. Jemi në një ditë rutinë jave, në një ditë pune dhe ju e shihni mjaft mirë që dera e Bashkisë Tiranë është e mbyllur, është e lidhur me zinxhirë….
Ku keni parë ju një bashki tjetër në botë që nuk lejon këshilltarët bashkiakë të futen në institucion për të marrë informacion? Ku keni parë ju një drejtësi, e cila javën e kaluar u paralajmërua nga ky shesh që kryetari i bashkisë dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Eron Veliaj, me datë 25 prill, që ishte dita e djeshme, do të udhëtonte drejt Holandës për të takuar bashkëpunëtorët e tij në inceneratorin e Tiranës. Dhe çfarë ndodhi ditën e djeshme? Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës me një arrogancë të pashoq, postoi vetë nga Holanda, duke i bërë karshillëk gjith qytetarëve, opozitës dhe institucioneve të reja të drejtësisë.
I bëj thirrje SPAK-ut me të gjithë dokumentet që kemi dorëzuar deri tani me të gjithë materialet dhe provat e pakundërshtueshme që provojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Erion Veliajt në aferën e inceneratorit të Tiranës, në aferen e dherave dhe në aferën e 5D, të zbatojë ligjin, të marrë të pandehur dhe të çojë para drejtësisë, pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.
Nëse mendojnë se ne do të ndalojmë, nëse mendojnë se ne do të tërhiqemi e kanë gabim. Do na këni këtu çdo janë në mënyrë permanente deri sa drejtësia të veprojë pa regji. Sot jemi në ditën e 115 që kryetari i opozitës, Sali Berisha, mbahet në arrest shtëpie pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa asnjë akuzë. Ndërkohë një hajdut si Erion Veliaj, i cili është kapur në flagrancë me gjithë shtabin e tij elektoral të 14 majit, ai sot duhej të ishte para drejtësisë e prapa hekurave. Unë i bëj një thirrje të gjithë qytetarëve. Ajo çka keni përjetuar në 14 majin e kaluar, shantazhi, presioni, dhuna që është ushtruar ndaj kujtdo që ka menduar ndryshe dhe ka kërkuar të votojë për ndryshimin do të shpaguhet.
Ne nuk tërhiqemi për të çuar para drejtësisë pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës. Këtë nuk e thotë opozita. Këtë e ka thënë ish-numri 2 i qeverisë, ish-numri 2 i Edi Ramës, Arben Ahmetaj, i cili ka akuzuar drejtpërdrejt Erion Veliajn si pronar faktik të inceneratorit të Tiranës.
Sot ne jemi i vetmi shtet që kemi një kryebashkiak të kapur në flagrancë ne vjedhje dhe me duart në xhepat e qytetarëve dhe askush nuk mban përgjegjësi. Treçereku i kabinetit, një pjesë e kryebashkiakëve, deputetë, sot ndodhen në burg dhe Edi Rama vazhdon tallet e me qytetarët dhe thotë nuk di asgjë kush ka ngrënë dardha dhe mollë prapa kurrizit.
Javën tjetër do të bëjmë publike dokumentet të reja që tregojnë lidhjet e Bashkisë së Tiranës me vrasjen e të miturit Ardit Gjoklaj. Kemi dhënë premtimin tashmë prej 8 vitesh që Ardit Gjoklajn nuk e harrojmë dhe këtë premtim do ta mbajmë …
Regjizori Edmond Budina duke marrë fjalën në tubimin qytetar që zhvillohet në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se nuk është kundër drejtësisë, por kur drejtësia bën padrejtësi, tëherë ne nuk mund të rrimë pa reaguar.
Duke e cilësuar arrestin për Berishën si të burgosur politik, Budina tha se duhet reagim i fortë.
“Si mendoni ju se Edi Rama apo Erion Veliaj do të dorëhiqen? Jo ore jo, ne duhet ti shkulim ato, madje edhe ti marrim zvarrë po të jetë e nevojshme.
Nesër është dita e sulmit kundër hajdutëve, kundër atyre që mbështesin këtë mafia që është instaluar në Shqipëri.
Ne nuk dalim në shesh për Sali Berishën, por dalim për të drejtat tona që na i vjedhin, që na masakrojnë”, tha Budina.
Ai tha se SPAK fle, mbron mafiozët Edi Rama dhe Erion Veliaj, ndaj edhe ne jemi kundër tyre, kundër këtij sistemi drejtësie.
“Edhe mosbindja civile nuk është thjesht të dalim ne këtu, të kryejmë veprime konkrete. Të organizojmë revolt, ku të gjithë tregëtarët të ulin qepenat, të bllokojmë rrugët me makina. Me fjalime këta nuk rrëzohen”, tha Budina. sn
Prej nga do t’ia fillonit ju me rienergjizimin e diasporës shqiptare, do të ishte një pyetje e parë prej UGSHPD-së?
Nga mënyra e renditjes së vendqëndrimeve tuaja të ardhshme si; Athinë, Milano, Londër dhe Mynih (në qoftë se nuk janë takime nga distanca, zoom online), vërejmë se ky rrugëtim i cunguar i hartës tuaj “globaliste apo gjithëpërfshirëse” flet shumë për strategjinë e zgjedhur politike dhe e shpjegon atë disi se përse ende nuk keni parashikuar edhe një ndalesë si SHBA-ja. Mbase mund të jetë edhe një surprizë, por përpara se të jetë një e tillë strategjia dhe trajta ideologjike e juaj për arritur pas 2025 -ës edhe vitin 2030-të me atë korrupsion dhe skandale që shihet qeverisja juaj duket si një tentativë naive. Dëshira të tilla pushtetmbajtëse mund të mbahen vetëm me dhunë dhe kjo shpreh vetëm bindjen tuaj dhe jo respektimin e ligjeve dhe rregullat në demokraci. Kjo do t’ju bënte një diktator dhe nuk besojmë se populli shqiptar diaspora do ta pranonin atë përmes votës e tyre, veç se do të ishin të mashtruar dhe sy errët prej propagandës që ju investoni.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës me shtrirje në Europë dhe SHBA formuar që prej vitit 2021 e ka ndjekur me vëmendje qeverisjen tuaj. Periudha e mandatit të fundit me gafa dhe skandale të pafundme tregon për një dekadencë, një fermentim prej korrupsionit dhe përvetësimeve në një shkallë të atillë që të bën të dyshosh se mund ta prodhojë ndryshimin. Megjithatë pas dhjetë vitesh juve vazhdoni të keni kuraje dhe të udhëhiqni përsëri shqiptarët.
Rienergjizimi që ju pretendoni tashmë edhe jashtë Shqipërisë duket paska vënë fillimisht “panele diellore” dhe “mulli-ere” vetëm në Evropë pasi “kabllo juaj ideologjike” përtej Atlantikut kushton shumë para për t’u bërë edhe më i famshëm. Ai është i shtrenjtë edhe si çmim edhe si sukses sepse që në nisje është një mendim i mbrapshtë. I mbrapshtë moralisht dhe po aq edhe i pafytyrë sepse juve dhe modeli i një shteti që nuk mund t’i shitet diasporës në perëndim dhe SHBA. As leksion demokracie, dhe as të mund t’u flasësh dhe japësh shqiptarëve ide të iniciativës private duke i treguar ato si shembuj personal suksesi sepse qeverisja e juaj i ka përzënë duke ua bërë jetën të vështirë ashtu edhe sikurse nuk mund t’u dalësh në mbrojtje lirive dhe të drejtave të njeriut e mediave dhe shtypit të lirë.
Pavarësisht se gjeneratorët tuaj nostalgjikë të së majtës dhe ata më të moderuarit prej globalizmit dhe shoqërisë së hapur sorosiane gjatë tre mandateve në pushtet po e ushqejnë propagandën, juve dhe qeverisja juaj po provoni se jeni një katastrofë dhe degradim vlerash. Strategjia juaj e riciklimit dhe rienergjizimit për të fituar 2025-ën si dhe mandatet në vazhdim është e mangët sepse korrupsioni që ju ka ekspozuar çdo qelizë të parti-shtetit nuk ju jep më besimin shqiptarëve. Të shndërroheni nga artist në politikan dhe prej këtu të ktheheni përmes Akademisë Politike dhe Modulet Ideologjike në një mendimtar dhe filozof, për hir të lirisë së ideve kjo ëndërr dhe përpjekje ju realizoftë, por jo me paratë e shqiptarëve nuk mundet të vazhdojë ky mashtrim dhe ky eksperiment.
Piedestali i ngritur me korrupsion dhe përvetësim ekonomik tregon se keni mbetur në nivelet më mediokre të historisë së shkuar komuniste të Shqipërisë të cilën e ringjallni herë pas here dhe shtetin e drejtoni si dikur Partia e Punës edhe pse Shqipëria prej kohësh ka anëtarësitë në Këshillin e Europës dhe në NATO dhe ku më e bukura është se në to nuk është parë asnjë pjesë e kontributit tuaj personal.
Ashtu siç ju kapët Bashkinë e Tiranës dhe ndërtuat skemën e grabitjes së pushtetit vendor, po ashtu kapët Partinë Socialiste dhe e kthyet drejtimin e saj nga një grusht njerëzish të zellshëm për t’u quajtur elitë dhe të ç’ngjyrosur me vesin e vjedhjes që Rilindja Socialiste. Fatkeqësia e përzierjes me politikën tuaj ka marrë në qafë figura të së majtës të pas viteve ’90-të si edhe të aleancave që juve lehtësisht i keni blerë duke i bërë bashkëfajtorë për ta minuar demokracinë dhe pluralizmin në emër të ngritjes së një shteti autoritar.
Nga leximi i renditjes Athinë, Milano, Londër dhe Mynih, vërejmë se harta juaj globaliste dhe gjithëpërfshirëse nuk e përmban SHBA-në dhe kjo ndjehet që në krye diskriminuese. Shqiptaro-Amerikanët të vendosur në SHBA që prej viteve 1880 janë sot jo thjeshtë për qindra mijë bashkatdhetarë dhe bashkëkombës, shtetas amerikanë që e duan atdheun e tyre dhe ruajnë lidhjet me vendlindjen e të parëve ndjehen të lirë dhe e shprehin me krenari shprehin identitetin e tyre shqiptarë. Ata fillojnë prej arbëreshëve, shqiptarëve në trojet e tyre në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Çamëri dhe që prej gati 150 vitesh janë shembulli i atdhedashurisë, frymëzimi i Shqipërisë së pavarur dhe unitetit, i zgjedhjes së aleatit të duhur të cilin ju keni marrë përsipër ta shkatërroni.
Është e vështirë t’ju drejtojmë një pyetësor për ta përshkruar juve vetë rrugën tuaj politike fatkeqësisht jo shqiptare sepse i mungoni parlamentit për t’u ballafaquar. Mazhoranca në vijë partiake vendos ato që juve kërkoni dhe një nga komisionet hetimore për dezinformimin që juve së fundi propozuat, bashkë me dy të tjerët që bllokohen sepse janë thirrur nga opozita e kanë bërë rilindjen socialiste në parlament si “kare-oke” të hiteve të kryeministrit, një klub ku zhyten në borxh dhe shpërdorohen paratë e shqiptarëve. Kështu juve po e kërkoni që edhe drejtësia të kthehet në shërbimin tuaj pikërisht për ta vrarë pluralizmin dhe dëshpëruar popullin shqiptar.
A është kjo strategji e juaja një rritje e influencës ndërkombëtare apo izolim i Shqipërisë që juve të sundoni më 2025 dhe përtej?
Turi juaj “Krenar për Shqipërinë” duket një mashtrim i madh. Mes shumë pyetjeve; – Athinës juve do t’ju tregoni vlerën e dhunimit të votës dhe burgosjen e Kryetarit të Bashkisë Himarë, apo do të falenderoni qindra mijë emigrantët që ndihmojnë ekonomikisht prindërit pensionistë? – Milano do të jetë pasarelë e modës, apo shkëmbim përvoje se si kampet e refugjatëve mund të shndërrohen në biznes të ligjshëm ku qeveria përfiton miliona euro dhe ndjenja humaniste shitet si larja e një borxhi të vjetër? Po Londra, jashtë Bashkimit Europian për shkak të krizave që shkakton emigracioni i paligjshëm çfarë eksperience do të marrë prej pushtetit tuaj? Kur të vijë rradha e Munihut me siguri që Shqipëria e Kampionatit Europian të Futbollit do të shitet si sukses i juaj, por të mos harroni se Samiti i Berlinit e mbylli idenë e “Ballkanit të Hapur”
Diaspora shqiptare jeton një krizë të madhe sepse skema juaj e ngritjes së qindra “Ambasadorëve të Kombit” (me VKM # 339 06.06.2018)është një Certifikatë e përzgjedhur nga kriteret tuaja dhe firmosur personalisht prej jush është ndikimi për t’i marrë atyre votën ose për t’i zhgënjyer. Në të rastet rezultati llogaritet si fitore.
Por përpara se të shkojmë kaq larg me analizën ja vlen të ndalemi “Akademia Politike”, propaganda po e shpalos atë ngadalë ashtu sikurse edhe turi juaj “Krenar për Shqipërinë”. Krahasimi tregon deformimin e demokracisë në Shqipëri, rikthimi i partisë-shtet ju bën juve jo vetëm autokrat, por edhe një diktator të ngjashëm me të shumtët e shekullit të kaluar dhe të këtij të riut që bota po e provon.
Nga një shënim i ditëve të fundit ATSH 20 Prill nënvizon; “Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, i bëri apel sot të gjithë të interesuarve, të bëhen pjesë e Akademisë Politike të Partisë Socialiste.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se “255 aplikime deri tani. Ka ende kohë për të aplikuar, ndërkohë që kemi marrë edhe disponimin e disa lektorëve të shkëlqyer ndërkombëtarë”.
“…Partia Socialiste ka hapur më 9 prill aplikimet për regjistrime në Akademinë Politike të saj. Në kuadrin e Rienergjizimit të partisë, pritet të regjistrohen në këtë akademi të rinjtë që duan të mësojnë më shumë për historinë dhe idetë e partive progresiste, por edhe të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Edhe për këto shqiptarët do të paguajnë?
Shikoni përmasat e propagandës dhe nivelin e korrupsionit që ka rënë vendi.
Jeni kthyer në paranojat e ish diktatorit Hoxha i cili shkruante dikur kujtime për internacionalizmën, proletariatin, marksizëm-leninizëm, luftën e klasave, ushtrinë, bujqësinë, rininë, gruan, etj. nënsiglën Shpati, por herë të tjera ai shkroi me dhjetra vëllime e vepra studimore në krye të vijës ideologjike me nënshkrimin Tarasi, ku rrëfeu se si miqtë e afërt ju kthyen në armiq dhe ai i hoqi qafe një e nga një brenda vendit sikurse ju kundërvu revizionizmit dhe imperializmit duke u izoluar dhe rrethuar me bunkerë për vete dhe besnikët e tij fatkeqësisht rrënoi gjithë popullin.
Ndaj të urojmë o kryeministër i tre mandateve që ta vazhdosh rrugën e shkrimeve ideologjike, akademinë politike dhe frymën progresiste me të gjitha modulet. Ta shijoni krijimtarinë e lirë të ideve, të kini edhe simpatizantët tuaj kudo. Krijoni sa më shumë me paratë dhe djersën tuaj, por jo nga ajo zyrë shteti dhe me paratë e shqiptarëve.
25 Prill, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bashkëpilotuar një aeroplan Eurofighter në Gjermaninë veriore, mes tensioneve të rritura me Rusinë.
Në një prononcim për media pas fluturimit, Stoltenberg tha se ishte i impresionuar nga aftësitë e Forcave Ajrore Gjermane dhe Bazës Ajrore Laage në Rostock të Gjermanisë së Veriut.
“Baza Ajrore Laage është e rëndësishme për Gjermaninë, është mbresëlënëse jo vetëm sepse trajnon kaq shumë pilotë gjermanë, por është e rëndësishme edhe për NATO-n sepse këtu trajnohen pilotët më të mirë në botë”, tha Stoltenberg.
Gjithashtu, shefi i NATO-s theksoi se gjatë fluturimit të tij ka vëzhguar stërvitjet e ndryshme të aeroplanëve luftarak dhe vlerëson mbështetjen e tyre për aktivitetet e policisë ajrore të NATO-s, shkruan AA, përcjell Telegrafi.
Pas aktivitetit, Stoltenberg falënderoi shefin e Forcave Ajrore Gjermane, gjeneralin Ingo Gerhartz dhe personelin e tij ushtarak, për shërbimin e tyre dhe kontributin në misioniet e aleancës.
“Unë do të doja t’ju falënderoja për atë që bëni për Ukrainën, sepse Gjermania është një nga vendet evropiane që ofron mbështetjen më të madhe për Ukrainën dhe tani po ofron edhe sistemin Patriot”, tha shefi i NATO-s.
“Dhe me sa e di, ju aktualisht edhe po trajnoni personelin për përdorimin e sistemit Patriot, gjë që tregon se forcat gjermane po kontribuojnë në mënyra të ndryshme në NATO”, shtoi ai. sn
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, i ftuar në ‘Panorama TV’, u ka bërë tirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës dhe Aleancës për Teatrin para bashkisë së Tiranës, ditën e nesërme.
Teliti u shpreh se protesta duhet të zhvillohet në të gjithë vendin dhe se njerëzit e strukturat lokale duhet të reagojnë.
Ai theksoi se qytetarët duhet të bashkohen në tubim, jo për opozitën, por për të mbrojtur interesat e tyre.
“Të na bashkohen nesër në orën 10 për interesin e vet jo të opozitës. Unë besoj se Tirana meriton më shumë, më e mirë seç është sot dhe kjo do ishte bërë nëse të gjitha burimet financiare do ishin investuar siç duhet”, tha ai
Teliti: Protesta duhet të kishte në të gjitha bashkitë në vend. Strukturat lokale dhe njerëzit duhet të reagojnë. Konstatojmë se në këto ditë që janë nevrikosur metë drejtë profesionistët e lirë, dhe po reagojnë sot që i ka ardhur fatura. Duhet të jetë ata që ta shtyjnë shoqërinë. Janë shtresa që kanë mundësinë që të ngrenë zërin dhe të krijojnë frymë, e politikë.
I bej thirrje qytetarëve të mos reagojnë vetëm kur vjen problematika në shtëpi. I bej thirrje të na bashkohen nesër! 8 tendera për ujësjellësin kanë shkuar për 5D. Sot vijojnë kostot e depozitave, pompave, nuk ka ujë 24 orë. Qyteti është ndotur, problematika me parkimet dhe transportin urban skandaloz.
Të na bashkohen nesër në orën 10 për interesin e vet jo të opozitës. Unë besoj se Tirana meriton më shumë, më e mirë seç është sot dhe kjo do ishte bërë nëse të gjitha burimet financiare do ishin investuar siç duhet.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës ndaj Gazment Bardhit, duke konstatuar se nuk ka asnjë shpifje dhe asnjë kallëzim të rremë.
Për këtë arsye, Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, më datë 17 prill, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur nga Olsi Rama. Olsi Rama kallëzoi Gazment Bardhin me pretendimin se ka shpifur ndaj tij, duke e akuzuar si të përfshirë në Laboratorin e drogës në Xibrakë.
Lidhur me këtë vendim të SPAK ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, që ka kërkuar që Edi Rama të shpjegojë çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain e tij Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet me targa AA 653 DM, në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Edi Rama nuk mund të fshihet më! Pretendimi i tij se nuk jep shpjegime në Kuvend, sepse kërkuesi i interpelancës është kallëzuar në SPAK, është rrëzuar më 17 Prill.
Nuk ka ndodhur kurrë të kem bërë denoncim të pabazuar në të dhëna konkrete, fakte konkrete apo dokumente zyrtare. Prandaj, pasi u fsheh pas Olsit për 1 muaj, fitoi kohë për të gjetur alibi e gënjeshtra, sot Edi Rama ka detyrimin të shpjegojë çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain e tij Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet me targa AA 653 DM, në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë?
Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj ripërsëris kërkesën për heqjen e pezullimit ndaj procedimit penal nr. 335/1-2016. SPAK duhet të na provojë që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit. Prova janë aty, duhet vetëm të hiqet pluhuri që ka zënë atë dosje të lënë në harresë. Kaq duhet dhe më pas zotimi i Edit të vogël, “ose unë ose ai në burg”, merr përgjigje vetiu!/sn
Ukraina ka filluar të përdorë për herë të parë raketa balistike me rreze të gjatë veprimi të siguruara nga Shtetet e Bashkuara në fshehtësi. Zyrtarë amerikanë thanë të mërkurën se ushtria ukrainase goditi javën e kaluar një aeroport ushtarak rus në Krime si dhe forcat ruse gjatë natës në një zonë tjetër të pushtuar.
Ukraina kishte kërkuar prej kohësh furnizimin me raketat e reja që dyfishojnë rrezen e veprimit në një gjatësi deri në 300 kilometra. Tetorin e shkuar Shtetet e Bashkuara i dhanë Ukrainës raketa me rreze më të shkurtër veprimi. Një nga zyrtarët tha se Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë Ukrainës më shumë raketa me rreze të gjerë veprimi në bazë të një pakete ndihme të nënshkruar nga Presidenti Joe Biden të mërkurën.
Në muajin shkurt, Presidenti Biden miratoi planin për t’i dhënë Ukrainës një sistem raketash taktike, të njohura si ATACMS. Në muajin mars Uashingtoni përfshiu një numër të konsiderueshëm sistemesh të tilla në një paketë ndihme prej 300 milionë dollarësh, tha një zyrtar.
Dy zyrtarët amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti përpara se dërgesa për Ukrainën të bëhej publike, nuk pranuan të jepnin numrin e saktë të raketave të dërguara muajin e kaluar, apo në paketën e fundit të ndihmave.
Për muaj të tërë, Uashingtoni nuk e pajisi Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi si rezultat i drojës se Kievi mund t’i përdorte ato për të goditur në brendësi të territorit rus, çka do ta zemëronte Moskën dhe do të çonte në përshkallëzim të konfliktit.
Kjo ishte arsyeja kryesore pse Uashingtoni i dha Ukrainës në tetor raketa me rreze të mesme veprimi, që kapin një distancë prej rreth 160 kilometrash.
Admirali Christopher Grady, nënkryetar i Shtatmadhorisë amerikane, tha të mërkurën se Shtëpia e Bardhë dhe planifikuesit ushtarakë shqyrtuan me kujdes rreziqet e ofrimit të raketave me rreze të gjatë dhe vendosën se tani ishte koha e përshtatshme.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press, ai tha se armët me rreze të gjatë veprimi do ta ndihmojnë Ukrainën që të eliminojë nyjet e logjistikës ruse dhe përqendrimet e trupave që nuk janë në vijën e frontit. Zoti Grady nuk pranoi të identifikonte se çfarë armësh specifike po i dërgoheshin Ukrainës, por tha se ato do të jenë “shumë shkatërruese nëse përdoren siç duhet, dhe unë kam besim se do të përdoren siç duhet”.
Të mërkurën, Presidenti Joe Biden miratoi projektligjin që parashikon 95 miliardë dollarë në ndihma për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.
Zyrtarët ukrainas nuk kanë pranuar publikisht se kanë marrë apo kanë përdorur raketat me rreze të gjatë veprimi ATACMS. Por duke falenderuar Kongresin amerikan për miratimin e paketës së ndihmës të martën, Presidenti Volodymyr Zelenskyy vuri në dukje se “pajisjet ushtarake ukrainase me rreze të gjatë, artileria dhe mbrojtja ajrore janë mjete jashtëzakonisht të rëndësishme për rivendosjen e paqes”.
Një zyrtar i Shteteve të Bashkuara tha se administrata e Presidentit Biden e kishte paralajmëruar Rusinë se nëse Moska blinte ose përdorte raketa balistike me rreze të gjatë, Uashingtoni do ta furnizonte Kievin me raketa të të njëjtit lloj.
Rusia mori raketa të tilla nga Koreja e Veriut dhe i ka përdorur ato në fushën e betejës në Ukrainë, tha zyrtari, duke e nxitur administratën e Presidentit Biden që të jepte miratimin për dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.
Telefonata e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, me drejtuesin e rrjetit publik italian RAI, ka skandalizuar jo vetëm gazetarët, por edhe politikën e këtij vendi.
Komisioni parlamentar i medias, që njihet edhe si Komisioni për Mbikëqyrjen e RAI-t, e quan këtë telefonatë të Ramës, një ndërhyrje të papranueshme dhe flagrante në lirinë e medias.
Për kryetaren e Komisionit Mbikëqyrës të Rai-t, Barbara Floridia, “është paradoksale që një shef i huaj qeverie ndërhyn drejtpërdrejt tek një menaxher i shërbimit publik pasi është përmendur në një investigim gazetaresk. Edhe nëse kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të besonte se ai ishte dëmtuar në një farë mënyre nga investigimi i ‘Report’, kjo nuk mund të justifikojë në asnjë mënyrë ndërhyrjen e tij të drejtpërdrejtë te Rai”.
“Shpresoj që të ketë një konsensus të gjerë të të gjitha forcave politike në luftën kundër ndërhyrjeve të jashtme në informacion në mënyrë që të mbrohet pavarësia e medias”, shtoi ajo.
Akoma më të ashpër ishin tre anëtarë të këtij komisioni, Dario Carotenuto, Dolores Bevilacqua dhe Anna Laura Orrico.
“Sikur të mos mjaftonte presioni i qeverisë së Melonit ndaj transmetimeve të ‘Report’, tani janë përfshirë edhe krerët e qeverive të shteteve të huaja si kryeministri shqiptar Edi Rama. Le t’i bëjmë Giorgia Melonit një pyetje të thjeshtë: a është normale sipas jush që një drejtues i televizionit publik të kontaktohet drejtpërdrejt nga kryeministri shqiptar për t’u ankuar për një raport gazetaresk? A nuk mendoni se duhet të ndërhyni personalisht për të shmangur atë që duket si një ndërhyrje e panevojshme e kryeministrit shqiptar në lirinë e shtypit dhe pavarësinë e gazetarisë italiane? Nëse i intereson vërtet, siç pëlqen ta thotë shpesh, “sovraniteti i kombit”, le t’i flasë mikut të tij Rama dhe t’i thotë se Italia nuk duron dot ngjarje të tilla. Sa i përket RAI-t, kërkojmë që të zbardhet çdo detaj i kësaj çështjeje”, thuhet në deklaratën e tyre.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden miratoi të mërkurën projekt-ligjin që parashikon 95 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.
Ai tha se ligji për ndihmën do ta bëjë Shtetet e Bashkuara dhe botën më të sigurt dhe se dërgimi i paisjeve ushtarake për Ukrainën do të fillojë brenda disa orëve.
Presidenti Biden tha se me miratimin e kësaj ndihme Shtetet e Bashkuara rikonfirmojnë rolin udhëheqës të Amerikës në botë.
“Ajo i jep mbështetje jetike partnerëve të Amerikës që mënyrë që ata të mund të mbrohen përballë kërcënimeve ndaj sovranitetit të tyre, jetës dhe lirisë së qytetarëve të tyre. Dhe është një investim në sigurinë tonë, sepse kur aleatët tanë janë më të fortë, ne jemi më të fortë”, tha presidenti Biden.
Ai falenderoi anëtarët e Kongresit dhe udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve, si demokratë edhe republikanë për miratimin e ndihmës.
Nënshkrimi nga presidenti u bë pasi Senati votoi me shumicë dërrmuese të martën në mbrëmje në favor projekt-ligjit.
Pas votimit me 79 pro dhe 18 kundër, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha se Amerika po i dërgon një mesazh mbarë botës.
“Sot, pas më shumë se gjashtë muajsh pune të palodhur, shumë vështirësish dhe pengesash, Amerika i dërgon një mesazh mbarë botës: Ne nuk do t’ju kthejmë shpinën. Ne u themi aleatëve tanë se jemi me ju. Ne u themi kundërshtarëve tanë, mos u ngatërroni me ne. I themi botës se do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur demokracinë dhe mënyrën tonë të jetesës. Ky projektligj i sigurisë kombëtare është një nga masat më të rëndësishme që ka miratuar Kongresi për të mbrojtur sigurinë e Amerikës dhe sigurinë e demokracisë perëndimore”, tha zoti Schumer.
Miratimi i pjesës së ndihmës prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën vjen ndërsa Kievi ka nevojë të jashtëzakonshme për furnizime të reja ushtarake dhe presidenti rus Vladimir Putin ka intensifikuar ofensivën.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderoi Presidentin Biden, udhëheqësin e shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer dhe udhëheqësin e pakicës, Mitch McConnell pas miratimit të projekt-ligjit nga Senati, duke thënë se votimi “përforcon rolin e Amerikës si një model i demokracisë dhe udhëheqëse e botës së lirë”.
Zyrtarët amerikanë thonë se Pentagoni është gati të dërgojë 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake në Ukrainë, pjesa më e madhe pas javëve të ardhshme.
Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi ndihmën të shtunën.
Ligji parashikon gjithashtu 26 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin, si edhe ndihmë humanitare për qytetarët e Gazës, si edhe 8 miliardë dollarë për përforcuar mbrojtjen ndaj Kinës në Tajvan dhe Indo-Paqësor.
Më herët të martën, presidenti i sapozgjedhur i Tajvanit Lai Ching-te vlerësoi veprimin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
Lai Ching-te, Zëvendëspresident dhe president i zgjedhur i Tajvanit
“Ky veprim jo vetëm që do të forcojë qëndrimin kundër autoritarizmit mes aleatëve të Perëndimit dhe Paqësorit, por gjithashtu do të ndihmojë në sigurimin e paqes dhe stabilitetit përgjatë ngushticës së Tajvanit, si edhe do të rrisë besimin në rajon lidhur me vendosmërinë e SHBA-së për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në rajon. Pra dëshiroj të shpreh edhe një herë mirënjohjen time të sinqertë për Kongresin amerikan për miratimin e këtij legjislacioni, për të përmbushur angazhimin e tij ndaj sigurisë së Tajvanit.”
Zoti Lai i bëri komentet në një takim me një delegacion nga SHBA.
Komentet