Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka thënë se “sot është një ditë tragjike”, por se Ukraina do të mbizotërojë.

Ai po fliste jashtë parlamentit ndërsa deputetët mbanin bisedime për krizën në Kiev. Poroshenko, i cili ishte në detyrë nga 2014 deri në 2019, e krahasoi gjithashtu presidentin rus Vladimir Putin me një Hitler të ditëve të sotme.

Situata në parlamentin e Ukrainës është e tensionuar dhe ka shumë njerëz të armatosur brenda, thotë një gazetar ukrainas në ndërtesë për BBC. bw