Në fund të vitit të kaluar, Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi mblodhi së bashku të diplomatët e vendit të tij për një fjalim të shpejtë, duke u thënë atyre se duhej të ishin më agresivë në përfaqësimin e interesave të Pekinit jashtë vendit dhe me të zëshëm në mbrojtjen e qeverisë komuniste kineze nga kritikat.
Ai u ankua se fuqitë perëndimore po ushtrojnë bulizëm ndaj Kinës në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut, dhe ai i udhëzoi ata, sipas njoftimeve të shtypit kinez, të tregonin një “shpirt luftarak” shumë më të fortë.
Dhe që nga dhjetori, trupi diplomatik i Kinës ka bërë pikërisht atë, që zyrtarët dhe analistët perëndimorë e quajnë një fushatë të koordinuar për të lavdëruar Presidentin Xi Jinping dhe duke kërcënuar “masa kundërvepruese” ndaj qeverive të huaja kritike.
Chinese President Xi Jinping learns about the hospital’s operations, treatment of patients, protection for medical workers and scientific research in Wuhan, the epicentre of the novel coronavirus outbreak, Hubei province, China, March 10, 2020.
Ndërsa kritikat ndërkombëtare janë rritur rreth trajtimit fillestar nga Kina të shpërthimit të koronavirusit, dhe mes akuzave në rritje se Pekini mund të ketë shtrembëruar zanafillën e virusit vdekjeprurës, duke mbuluar shkallën e përhapjes në qytetin e Wuhanit, diplomatët e Pekinit janë përplasur me vendet ku shërbejnë në një mënyrë që shihet rrallë në kohë paqeje.
Sipas ekspertit John Seaman nga Instituti Francez, “diplomacia publike e Kinës ka kaluar në një ofensivë. Duket e koordinuar mirë, me shkallë të ndryshme të dogmatizmit, përçarjes dhe moderimit.”
Por, edhe para shpërthimit të koronavirusit, toni dhe temperamenti i diplomacisë kineze filloi të ashpërsohej, me një agresivitet nga të dërguarit kinezë në kryeqytetet perëndimore që zyrtarët perëndimorë thonë se është shumë largë sjelljeve që janë parë gjatë udhëheqjes së Deng Xiaoping-it, i cili njihet si Udhëheqësi suprem i Kinës nga viti 1978 deri në vitin 1992.
Tradicionalisht të konsideruar si ambasadorët më të kujdesshëm të botës, të dërguarit e Kinës kohët e fundit kanë kaluar përmes një ndryshimi të madh.
Ndër të parët nga të dërguarit e Kinës që i kushtuan vëmendje udhëzimeve të shefit të tij ishte Gui Congyou, ambasadori kinez në Suedi. Ai reagoi ashpër ndaj kritikave suedeze për shkelje të të drejtave të njeriut në Kinë, duke paralajmëruar Stokholmin në një intervistë me gazetën Göteborgs-Posten për pasoja të rënda nëse përpjekjet për të fajësuar regjimin nuk do të ndaleshin.
Gui Congyou
“Qeveria kineze nuk mund të lejojë asnjë vend, organizatë ose person që të dëmtojë interesat kombëtare të Kinës. Sigurisht, ne duhet të ndërmarrim masa kundërvepruese,” tha ai, duke përmendur një ndërprerje të mundshme të shkëmbimeve kulturore të Suedisë me Kinën. “Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare gjithashtu do të preken,” tha Congyou, i cili filloi karrierën e tij si studiues i politikave për Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.
Marrëdhëniet e Suedisë me Kinën janë tensionuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit. Ndalimi i qytetarit suedez dhe shitësit të librave në Hong Kong, Gui Minhai, i cili u zhduk ndërsa po pushonte në Tajlandë dhe që po mbahet në Kinë që nga viti 2015, nisi përkqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Që nga publikimi i intervistës së diplomatit Gui Congyou në këtë gazetë, disa të dërguar të tjerë kinezë janë akuzuar nga vendet e tyre pritëse për promovim të ‘lajmeve të rreme’ në faqet e mediave sociale, apo për ato që janë parë si komente ofenduese.
Të përshkruar si diplomatë agresivë nga mediat për ndryshimin e tonit dhe temperamentit konservator, dikur të njohur për shmangie të konfrontimit, të dërguarit e Kinës duket se tani janë të vendosur të shkelin traditat më të vjetra të diplomacisë më të matur të Kinës.
Shumë shpejt pasi Gui Congyou paralajmëroi suedezët për “pasoja të rënda”, homologu i tij në Kanada, Cong Peiwu, kërcënoi Otavën me “masa shumë të forta kundërvepruese”, nëse ligjvënësit kanadezë do të vazhdonin me planet e tyre për të vendosur sanksione ndaj Kinës për shkeljen e të drejtave të ujgurëve dhe pakicës mylimane turqishtfolëse në Kinën veriperëndimore.
Që nga viti 2015, më shumë se 1 milionë ujgurë janë arrestuar dhe vendosur në ato që zyrtarët kinezë i përshkruajnë si “qendra të arsimit profesional” për trajnime punësimi, por që kritikët i përshkruajnë ato si kampe internimi apo kampe përqëndrimi.
Security cameras are installed above the perimeter fence of what is officially known as a vocational skills education center in Dabancheng, in Xinjiang Uighur Autonomous Region, China, Sept. 4, 2018.
Cong Peiwu paralajmëroi se nëse Kanadaja vendos sanksione ndaj Kinës “kjo papritmas do të ishte një ndërhyrje shumë serioze në punët e brendshme kineze.” Ambasadori i Kinës në Shtetet e Bashkuara, Cui Tiankai, gjithashtu lëshoi paralajmërime për sanksionet që po propozohen, edhe në Uashington, duke thënë: “disa njerëz në këtë vend drejtojnë gishtin nga partia qeverisëse dhe sistemi kombëtar i Kinës, duke u përpjekur të rindërtojnë Murin e Berlinit mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara në fushën ekonomike, teknologjike dhe atë ideologjike.”
Por që nga shpërthimi i koronavirusit, toni kinez i diplomacisë agresive është bërë edhe më i rrëmbyer, sipas diplomatëve perëndimorë dhe analistëve.
Ata presin që reagimi i tyre me sa duket do të intesifikohet ndërsa shtohen kërkesat ndërkombëtare për hetime të pavarura lidhur me origjinën e virusit vdekjeprurës dhe mbi bllokimin e njoftimeve nga atutoriteteve kineze rreth kapaciteteve të COVID-19 për transmetimin mes njerëzve.
Disa udhëheqës dhe zyrtarë perëndimorë, megjithëse jo të gjithë, kanë sugjeruar se patogjeni mund të ketë dalë nga një laborator kërkimor në Wuhan, qyteti ku u zbulua për herë të parë virusi vitin që kaloi.
Në Paris, autoritetet franceze qortuan muajin e kaluar ambasadorin kinez Lu Shaye, si reagim ndaj një postimi në internet nga ambasada e tij, ku thuhej se Franca kishte braktisur qytetarët e saj të moshuar, duke i lënë ata “ të vdisnin nga uria dhe sëmundja”.
Ministria e Jashtëme e Francës tha përmes një deklerate: “Disa deklerata të fundit publike nga përfaqësuesit e ambasadës kineze në Francë nuk përputhen me cilësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona”.
Nën udhëheqjen e 55 vjeçarit Lu Shaye, ish i dërguar në Kanada dhe dikur zëvendës kryebashkiak i qytetit Wuhan, ambasada kineze në Paris i ka bërë jehonë asaj që e përshkruan si sukses të Pekinit në ndalimin e përhapjes së koronavirusitdhe ka përçmuar mënyrën e trajtimit të pandemisë nga vendet perëndimore.
Sulmet i befasuan diplomatët francezë. Franca ka punuar shumë në përmirësimin e marrëdhënieve me Kinën, ndërsa nëntorin e shkuar Presidenti Emmanuel Macron bëri një vizitë shtetërore në Pekin. Vizita u pa gjerësisht si nënvleftësim i stategjisë së fortë të Bashkimit Evropian ndaj Kinës, për të cilën ishte rënë dakord muaj më parë.
Edhe në Qipro, i dërguari kinez Huang Xingyuan nxiti pakënaqësinë e vendit pritës ndërsa u shpreh se, bota ishte e turpëruar nga shpejtësia me të cilën Kina zgjidhi shpërthimin e virusit dhe po “gënjente dhe shfajësohej.”
Postimet në rrjetin Tweeter dhe deklerata nga diplomatët kinez kanë nxitur reagime jo vetëm në Evropë ndërsa vende si Kazakistani, Irani, Pakistani, Brazili dhe Singapore kanë patur argumente të ashpëra ndaj tyre.
Ambasada kineze në Sri Lanka postoi në rrjetin Tweeter: “Kur perëndimorët publikojnë opinionet e tyre, quhet liri e shprehjes, sado të rreme. Kur kinezët thonë diçka ndryshe nga ata, quhet fushatë dezinformimi. Standarde qesharake të dyfishta.”
Diplomatët kinezë po ashtu kanë reaguar ashpër ndaj Indisë lidhur me kërkesën ndaj Pekinit për të ofruar dëmshpërblime për pandeminë e koronavirusit, duke thënë se kërkesat për kompensim janë “marrëzi dhe dukshëm të pakuptimta”.
Në Venezuelë, një vend të cilin Pekini e shikon si “aleat socialist” diplomatët kinezë postuan në rrjetin Tweeter se zyrtarët në Karakas duhet të “vënë maskat në fytyrë dhe të mbyllin gojën”.Kjo përgjigje ishte si reagim ndaj venezuelasve që i referoheshin COVID-19 si “virusi kinez” apo “virusi i Wuhanit”.
Publikimet zyrtare të Kinës tregojnë diplomacinë luftarake që po përdorin. “Hidhni iluzionet tuaja dhe përgatituni për një luftë”, shkruhej së fundmi në gazetën “People’s Frontline” të publikuar nga Ushtria Çlirimtare e Popullit kinez.
“Bota dhe diplomatët kinezë kanë ndryshuar” shkruhej në “Global Times”, organ i shtypit të Partisë Komuniste të Kinës. Në një koment politik të publikuar muajin e shkuar thuhej se, “kanë marrë fund ditët kur Kina mund të vihej në një pozicion nënshtrues. Statusi në botë i Kinës në rritje kërkon që ajo të mbrojë interesat e veta kombëtare në një mënyrë të qartë.”
“Populli kinez nuk është më i kënaqur nga një ton i dobët diplomatik. Kina nuk ka braktisur parimet e udhëheqësit Deng Xiaoping për diplomaci – fshihe fuqinë dhe prit kohën tënde”, thuhej në gazetën Global Times, ndërsa theksohej se “diplomacia agresive nuk e kundrështon këtë parim, veçse është më pak delikat”.
Tre persona, përfshirë dy oficerë policie, janë vrarë në një shpërthim në Moskë, thanë autoritetet ruse.
Dy oficerët e policisë rrugore panë një person të dyshimtë pranë një makine policie në rrugën Yeletskaya të qytetit dhe, kur iu afruan të dyshuarit për ta ndaluar, u shpërtheu një pajisje shpërthyese, tha Komiteti Hetues i Rusisë.
Dy oficerët e policisë vdiqën nga plagët e marra, së bashku me një person tjetër që ndodhej aty pranë.
Shpërthimi ndodhi pranë vendit ku një gjeneral i lartë rus u vra në një shpërthim me makinë-bombë në kryeqytet të hënën.
Gjenerallejtnant Fanil Sarvarov vdiq pasi një pajisje shpërthyese – e cila ishte vendosur nën një makinë, shpërtheu.
Zëdhënësja e Komitetit Hetimor, Svetlana Petrenko, tha në një deklaratë se një çështje penale po hetohej në Moskë “lidhur me një përpjekje për të vrarë oficerët e policisë së trafikut”. gsh
Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe një stacion të përbashkët kërkimor ruso-kinez, teksa fuqitë e mëdha po nxitojnë të eksplorojnë satelitin e vetëm natyror të Tokës.
Që nga koha kur kozmonauti sovjetik, Yuri Gagarin, u bë njeriu i parë që shkoi në hapësirë më 1961, Rusia e ka paraqitur veten si një fuqi udhëheqëse në eksplorimin e hapësirës, por në dekadat e fundit ka mbetur prapa Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim, dhe gjithnjë më prapa edhe Kinës.
Ambiciet e Rusisë pësuan një goditje të madhe në gusht të vitit 2023, kur misioni i saj pa ekuipazh Luna-25 u përplas me sipërfaqen e Hënës gjatë përpjekjes për t’u ulur, teksa miliarderi Elon Musk ka revolucionarizuar lëshimin e mjeteve hapësinore, gjë që dikur ishte një specialitet rus.
Korporata shtetërore ruse e hapësirës, Roscosmos, njoftoi se planifikon të ndërtojë një central energjetik në Hënë deri në vitin 2036, duke shtuar se ka nënshkruar një kontratë me kompaninë e industrisë hapësinore, Lavochkin Association për ta realizuar këtë projekt.
Roscosmos tha se qëllimi i centralit është që të furnizojë me energji programin hënor të Rusisë, përfshirë automjetet robotike, një observator dhe infrastrukturën e Stacionit e Përbashkët Ndërkombëtar Kërkimor Ruso-Kinez.
“Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një stacioni të përhershëm hënor dhe kalimin nga misionet që zhvillohen vetëm një herë në një program afatgjatë të eksplorimit të Hënës”, tha Roscosmos.
Roscosmos nuk tregoi në mënyrë eksplicite nëse centrali do të ishte bërthamor, por njoftoi se ndër pjesëmarrësit në projekt janë korporata shtetërore ruse e energjisë bërthamore Rosatom dhe Instituti Kurchatov, që është instituti kryesor i Rusisë për kërkime bërthamore.
Kreu i Roscosmos, Dmitry Bakanov, tha në muajin qershor se një nga synimet e korporatës është të ndërtojë një central bërthamor në Hënë dhe të eksplorojë Venerën, që njihet si “planeti motër” i Tokës.
Hëna, e cila ndodhet 384.400 kilometra larg nga Toka, ndikon në stabilizimin e lëkundjes së Tokës rreth boshtit të saj, duke siguruar një klimë më të qëndrueshme. Ajo po ashtu shkakton baticat dhe zbaticat në oqeanet e botës.
Tronditje ka shkaktuar rrëzimi i një avioni, në të cilin udhëtonte Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Libisë, gjenerali Mohammed al-Haddad, gjatë kthimit të tij nga një vizitë zyrtare në Turqi. Qeveria e Tripolit ka konfirmuar vdekjen e gjeneralit, si edhe të katër personave të tjerë që ndodheshin në bord.
Mohammed al-Haddad ishte një nga figurat më të rëndësishme të udhëheqjes ushtarake libiane në vitet e fundit. Ai lindi në vitin 1967 në qytetin Misrata dhe u diplomua në Akademinë Ushtarake të Libisë në vitin 1987.
Gjatë luftës civile të vitit 2011, al-Haddad iu bashkua forcave revolucionare që luftuan kundër regjimit të Muammar Gaddafit, duke u afirmuar si një komandant me ndikim në Libinë e pasluftës.
Pas rënies së regjimit, ai mbajti poste të rëndësishme në strukturat ushtarake të vendit dhe në vitin 2021 u emërua Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Libiane.
Në këtë rol, al-Haddad ishte një nga arkitektët kryesorë të përpjekjeve për riorganizimin dhe ribashkimin e forcave të armatosura nën Qeverinë e Unitetit Kombëtar.
Gjatë mandatit të tij, ai u fokusua në forcimin e kapaciteteve ushtarake, integrimin e grupeve të armatosura në një strukturë të vetme shtetërore dhe në zgjerimin e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas mediave libiane, strategjia e tij konsiderohej kyçe për përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend, si edhe për bashkëpunimin rajonal me vendet e Afrikës së Veriut dhe Evropës.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet e rrëzimit të avionit, ndërsa priten hetime zyrtare për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Panorama
Gjenerali rus, Fanil Sarvarov është vrarë të hënën si pasojë e shpërthimit të një bombe në makinën e tij, kanë bërë të ditur zyrtarët rusë.
Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se gjenerali ushtarak ka vdekur në mëngjesin e së hënës pas shpërthimit të pajisjes shpërthyese që duket se i ishte vendosur nën makinë.
Sarvarov, 56 vjeç, ka qenë udhëheqës i Departamentit të stërvitjes operative të forcave të armatosura, ka bërë të ditur Komiteti.
Sipas tij, një teori që po hetohet është që bomba është vendosur me përfshirjen e shërbimeve ukrainase të inteligjencës. Ukraina nuk ka komentuar ende në këtë drejtim.
Hetuesit janë në vendin e ngjarjes, afër makinës, e cila gjendet në qoshen e parkut të një blloku banesash në jug të kryeqytetit të Moskës.
Nga fotografitë që janë bërë në vendin e ngjarjes shihet një makinë e bardhë e dëmtuar rëndë.
Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, në Moskë janë shënjestruar një numër zyrtarësh ushtarakë rusë.
Gjenerali Yaroslav Moskalik është vrarë në një sulm me makinë në prill të këtij viti, derisa gjenerali Igor Kirillov ka vdekur në dhjetor të vitit 2024 kur një pajisje e fshehur në skuterin e tij është aktivizuar prej distance.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Një cisternë nafte 58.000 tonë, e quajtur Mikati, ishte duke lundruar mbi ujërat e Oqeanit Indian një ditë kur mori lajme të këqija nga Brukseli i largët: ishte shtuar në listën e anijeve të sanksionuara të flotës në hije të Rusisë.
Historia e Mikatit, e cila tani po kalon përmes Kanalit të La Manshit, pasqyron pikat e forta dhe të dobëta të regjimit të sanksioneve të Bashkimit Evropian, i cili ka goditur tashmë rreth 600 anije.
BE-ja e përfshiu Mikatin në listën e sanksioneve në korrik, pas një vendimi të ngjashëm nga Britania në nëntor të vitit të kaluar. E ndërtuar në vitin 2003, mosha e saj e bën atë anije tipike të flotës në hije – njëlloj siç e bën edhe sjellja që i parapriu sanksionimit.
Sjellje e dyshimtë
Sipas të dhënave që Radio Evropa e Lirë i siguroi nga Windward – një kompani e inteligjencës detare – Mikati e ndryshoi emrin disa herë, iu shit një pronari anonim dhe e fikte vazhdimisht sistemin e identifikimit automatik (AIS) të vendndodhjes në periudhën para se të sanksionohej.
Kjo e fundit konsiderohet një praktikë e rrezikshme e transportit detar nga Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) dhe lejohet vetëm në rrethana të veçanta. Mikati gjithashtu ndryshoi flamurin nën të cilin ishte regjistruar, duke kaluar në Sierra Leone.
“Qeveria e Sierra Leones ia ka deleguar menaxhimin e regjistrit të anijeve një kompanie private me bazë në Qipro”, i tha REL-it analistja e Windward, Michelle Bockmann, duke shtuar se ky vendi ishte “i preferuari” i anijeve të flotës në hije për t’u regjistruar.
Këta tregues ishin prova të mjaftueshme që Mikati të futej në listën e zezë. BE-ja e përfshiu anijen në paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë më 18 korrik. Kjo pati ndikim të menjëhershëm.
Dy ditë më vonë, anija mbërriti në ujërat pranë Koçit, ku ndodhet një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Indi. Por, ajo nuk e shkarkoi të gjithë ngarkesën që kishte marrë një muaj më parë në portin rus të Murmanskut, në Detin Barenc.
Anija Mikati ndalet pranë brigjeve të Indisë më 29 korrik.
Mikati ndaloi në brigjet e Indisë më 29 korrik. “BE-ja tani ka aftësinë të sanksionojë porte në vende të treta për atë që ata e quajnë pengim të masave kufizuese të BE-së”, tha ekonomisti Benjamin Hilgenstock.
Nuk është e qartë nëse pati ndonjë problem apo nëse Mikati po ndiqte plane të paracaktuara.
“Ndonjëherë anijet sanksionohen kur janë në lëvizje, ndaj dikush duhet t’i telefonojë blerësit dhe ta pyesë nëse marrëveshja qëndron ende”, i tha REL-it Benjamin Hilgenstock, ekonomist në Institutin KSE me bazë në Kiev.
“Ata mund të thonë: ‘na duhet ta sqarojmë këtë fillimisht, kështu që mbase prisni pak’, ose ‘do ta marrim naftën, por vetëm nëse na e jepni për më pak para’”, shtoi ai.
Lidhja me Samoan
Sidoqoftë, diçka po ndodhte prapa skenave.
Më 25 korrik, Mikati ndryshoi pronarin e regjistruar dhe menaxherin tregtar, duke kaluar nga Azerbajxhani në Samoa – një shtet me rreth 200.000 banorë në Paqësorin Jugor, i cili nuk njihet për industri të zhvilluar të transportit detar.
Kompania e listuar, Alga Oceanic Ventures, duket se nuk është fare e pranishme në internet.
Adresa e saj është një kompleks biznesi i quajtur La Sanalele, ku fqinjët e saj kanë përfshirë një tjetër menaxher anijesh, Faleola Nexus Ltd, operator i një cisternë nafte të quajtur Orion, e cila është e sanksionuar nga Britania dhe Ukraina për tregti të paligjshme me naftë ruse.
Një fqinj tjetër ishte një kompani tajvaneze, Pro-Gain Group Corporation, e cila u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2018 në lidhje me marrëveshje të paligjshme për qymyr dhe naftë nga Koreja e Veriut.
Ndryshimi i papritur i pronësisë së Mikatit u pasua nga një udhëtim i ri, drejt veriut përgjatë bregdetit deri në Mangalore. Atje, më 3 gusht, anija sinjalizoi se kishte shkarkuar ngarkesën.
“Vonesa prej 11 ditësh mund të jetë për shkak të sanksioneve dhe nevojës për të gjetur një sigurim të ri”, tha Bockmann. “Ky është një shembull shumë i mirë se si sanksionet e BE-së janë penguese. Por, ato kanë shumë pak ndikim”.
Në të vërtetë, pavarësisht sanksioneve, Mikati shkarkoi naftën dhe vazhdoi të ishte në shërbim. Anijet e sanksionuara nuk mund të vizitojnë porte të BE-së, nuk mund të marrin sigurim perëndimor dhe e kanë të vështirë të gjejnë ekuipazh profesional. Por, ato ruajnë “të drejtën e kalimit të pafajshëm” nëpër ujëra ndërkombëtare.
Një studim i tetorit nga kpler, një kompani për analizimin e tregtisë, zbuloi se “Rusia ka ruajtur eksportet e saj të naftës së papërpunuar, pavarësisht sfidave logjistike të shkaktuara nga përshkallëzimi i fundit i sanksioneve që synojnë tonazhin e flotës në hije”.
Sanksionet e BE-së kundrejt atyre të SHBA-së
Sanksionet e vendosura nga Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit të SHBA-së u vlerësuan si dukshëm më efektive se ato të BE-së.
“Kjo bazë të dhënash tregon se India është në rregull me pranimin e anijeve të sanksionuara nga BE-ja dhe Britania, por nuk dëshiron të pranojë anije të sanksionuara nga OFAC”, i tha REL-it analisti i kpler, Panagiotis Krontiras.
“Kjo ndoshta tregon se India është më e kujdesshme për të mos u përballur me rrezikun e sanksioneve dytësore nga SHBA-ja”, sipas tij.
Të dhënat e kpler tregojnë ulje të produktivitetit, të matur përmes rënies së kilometrave të përshkuar dhe tonazhit të ngarkesës së transportuar, për anijet nën secilin regjim sanksionesh. Për SHBA-në, rënia mesatare ishte 70 për qind; për BE-në ishte 30 për qind.
I dërguari i BE-së për sanksionet, David O’Sullivan, i tha REL-it se “sanksionet janë gjithmonë paksa të përshkueshme” dhe se gjithmonë është e mundur të gjenden “shembuj të një anijeje që megjithatë ka vazhduar” të punojë.
Por, shtoi ai, “shifrat tona tregojnë se sapo një anije sanksionohet, mundësia e saj për të transportuar naftë ruse bie për rreth 73 për qind.”
Për më tepër, ndërsa O’Sullivan vlerëson se BE-ja tani ka sanksionuar dy të tretat e flotës në hije të Rusisë, OFAC ka goditur rreth 40 për qind, sipas të dhënave të kpler. Ndërkohë që BE-ja ka shtuar vazhdimisht anije të reja në listën e zezë këtë vit, OFAC nuk ka shtuar asnjë që nga janari.
Departamenti i Thesarit i SHBA-së nuk iu përgjigj kërkesës për koment.
Megjithëse Mikati ka vazhduar të lundrojë, ajo nuk ka qenë shumë frytdhënëse. Të dhënat e Windward tregojnë se pas shkarkimit në Mangalore, ajo kaloi përmes Kanalit të Suezit dhe u ankorua në Port Said për një javë në gusht, ku mori naftë përmes një transferimi anije-me-anije (STS) nga një tjetër cisternë e futur në listën e zezë, Noctis.
Këto transfere nuk janë të paligjshme, por janë një praktikë e shpeshtë për shmangien e sanksioneve.
Mikati përfshihet në transferimin e naftës nga një anije në tjetrën me një tjetër anije të sanksionuar, Nocturnis, pranë brigjeve të Egjiptit më 22 gusht.
“Qëndrim pezull” pranë Kinës
Mikati e çoi naftën në Ningbo të Kinës, duke mbërritur më 29 shtator, por nuk e shkarkoi deri më 15 tetor. Sërish, arsyeja e vonesës nuk është e qartë. Bockmann vuri në dukje se anija “qëndroi duke u endur rreth zonës së portit për një periudhë të zgjatur”, pjesë e një modeli “sjelljeje shumë joekonomike”.
Edhe kjo është tipike për anijet e sanksionuara.
“Sapo sanksionohesh, ke dy zgjedhje: ose Rusi–Indi, ose Rusi–Kinë. Dhe kjo është arsyeja pse e ka këtë rënie të madhe të produktivitetit”, tha analisti i kpler, Krontiras.
Një anije e pasanksionuar do të përpiqej të merrte një ngarkesë të re diku tjetër, në vend që të kthehej bosh në atë që njihet si “udhëtim ballast”.
“Por tani ata nuk e kanë këtë mundësi… ata duhet të kthehen në Rusi, të marrin një tjetër ngarkesë, dhe ky është një udhëtim ballast shumë i gjatë”, tha Krontiras.
Mikati bëri pikërisht këtë. Të dhënat e Windward tregojnë gjithashtu se ajo e fiku sërish sistemin e saj të transmetuesve midis 10 dhe 12 dhjetorit, pranë portit kryesor rus të eksportit të naftës së papërpunuar në Baltik, Ust-Luga. Më 18 dhjetor, ajo po lëvizte drejt jugperëndimit përmes Kanalit të La Manshit.
“Destinacioni ka të ngjarë të jetë India ose Kina, ose edhe një transferim STS. Nuk ka asnjë tregues”, theksoi Bockmann.
Dronët ukrainas goditën një anije luftarake ruse dhe një strukturë shpimi nafte të operuar nga Lukoil në Detin Kaspik gjatë natës.
Mediat e Kievit raportuan këtë, duke cituar Shtabin e Përgjithshëm.
Anija që u godit ishte 22460 “Okhotnik”, e cila po patrullonte një zonë pranë një impianti nafte dhe gazi.
“Disa dronë goditën anijen; shkalla e dëmit po përcaktohet aktualisht”, tha ajo. Një platformë shpimi në fushën e naftës dhe gazit Filanovsky, në pronësi të Lukoil, u godit gjithashtu. bw
Ky informacion gjithashtu kundërshton pretendimet e Putinit se ai nuk përbën kërcënim për Evropën.
RUSI- Gjashtë burime për Reuters kanë deklaruar se CIA vazhdon të paralajmërojë se Presidenti rus Vladimir Putin synon të pushtojë të gjithë Ukrainën dhe të rimarrë pjesë të Evropës që i përkisnin ish-Bashkimit Sovjetik.
Sipas njërit prej burimeve, raporti më i fundit daton që nga fundi i shtatorit dhe është diametralisht i kundërt me pamjen e paraqitur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe negociatorët amerikanë, të cilët kanë deklaruar se Putini dëshiron t’i japë fund konfliktit në Ukrainë. Ky informacion gjithashtu kundërshton pretendimet e Putinit se ai nuk përbën kërcënim për Evropën.
Në të kundërt, raportet e CIA-s pajtohen kryesisht me udhëheqësit evropianë dhe agjencitë evropiane të inteligjencës se Rusia dëshiron të gjithë Ukrainën dhe territoret e ish-shteteve të bllokut sovjetik, përfshirë anëtarët e aleancës së NATO-s, sipas burimeve.
“Informacionet e inteligjencës kanë qenë gjithmonë se Putini dëshiron më shumë. Evropianët e besojnë fuqimisht këtë. Polakët janë absolutisht të bindur. Vendet baltike besojnë se do të jenë të parat,” tha në një intervistë për Reuters, Mike Quigley, një anëtar demokrat i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve.
Rusia kontrollon rreth 20% të territorit ukrainas, duke përfshirë pjesën më të madhe të rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut, të cilat përbëjnë zemrën industriale të Donbasit, pjesë të rajoneve të Zaporizhias dhe Khersonit, si dhe Krimenë, gadishullin me rëndësi strategjike në Detin e Zi.
Putini pretendon se Krimea dhe katër provincat i përkasin Rusisë. Trump po i bën presion Kievit që të tërheqë forcat e tij nga pjesa e vogël e Donetskut që ende e kontrollon si pjesë e një marrëveshjeje paqeje të propozuar, sipas dy burimeve të njohura me çështjen, një kërkesë që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe shumica e ukrainasve e refuzojnë.
“Ekipi i presidentit ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në përfundimin e luftës dhe Trump ka thënë se një marrëveshje paqeje është më afër se kurrë”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, pa komentuar mbi raportet e inteligjencës, raporton Reuters./Dosja.al
Presidenti rus tha se Moska nuk beson se Ukraina është gati për bisedime paqeje.
RUSI- Zhvillimet e fundit nga fronti në Ukrainë u diskutuan nga Vladimir Putin në intervistën e tij vjetore. Presidenti rus tha se Moska nuk beson se Ukraina është gati për bisedime paqeje. Rusia, nga ana tjetër, është “e gatshme dhe e gatshme” të përfundojë luftën në Ukrainë bazuar në parimet që i paraqiti Ministrisë së Jashtme ruse në vitin 2024.
Mediat shkruajnë se, ndërsa Putini po fliste, ambienti përfshinte mesazhe shumë të synuara për Ukrainën dhe aleatët e saj. Konkretisht, në murin pas presidentit rus ndodhej një hartë e madhe e Rusisë, e cila përfshinte, përveç skicës së Krimesë, katër rajonet lindore të Ukrainës që Moska aneksoi në vitin 2022: Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson. Forcat ruse mund të mos i kenë pushtuar ende plotësisht këto rajone, por kjo nuk e ka ndaluar Putinin t’i pretendojë ato si territor rus.
Projeksioni i këtyre territoreve në sfondin e paraqitjes së sotme duket se dërgon një mesazh të qartë nga Kremlini: se nuk ka ndërmend të braktisë pretendimin e tyre. Vërehet se territori është pika kryesore e mosmarrëveshjes në negociatat për një marrëveshje paqeje, dhe kjo sugjeron se do të mbetet kështu, pasi Moska ende nuk ka treguar ndonjë gatishmëri për të bërë kompromis për këtë çështje./Dosja.al
Një raketë hipersonike ruse, e quajtur Tsirkon, duke u lëshuar nga një luftanije. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Radio Evropa e Lirë
Udhëheqësi bjellorus, Aleksandr Lukashenko, njoftoi se raketa e re e zhvilluar nga Rusia, që është armë hipersonike me kapacitet bërthamor, që njihet me emrin Oreshnik, është dislokuar në Bjellorusi.
Vitin e kaluar, Rusia bëri publike se e ka zhvilluar këtë armë, pasi e përdori atë gjatë sulmeve në qytetin ukrainas të Dnipros, në një përshkallëzim të konfliktit që tani po i afrohet përvjetorit të katërt.
Moska ka dislokuar në Bjellorusi më 2023 armë bërthamore taktike dhe kishte deklaruar më herët se mund ta dislokonte Oreshnikun në këtë shtet në fund të vitit 2025.
“Orshenik është në Bjellorusi që nga dita e djeshme. Dhe është vënë për detyrë luftarake”, tha Lukashenko gjatë adresimit vjetor më 18 dhjetor.
Bjellorusia, ish-republikë sovjetike, është aleate kyç e Rusisë. Moska përdori territorin bjellorus për të nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Në muajin gusht të këtij viti, Misku tha se do të praktikojë dislokimin e raketave Oreshnik gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake Zapad-2025 (Perëndimi-2025), pranë kufirit me Bashkimin Evropian dhe krahut lindor të NATO-s.
RUSI- Tre persona, përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit të një anijeje mallrash, u vranë në sulmet me dronë ukrainas gjatë natës së shkuar në portin rus të Rostov-on-Don dhe qytetin e Bataysk në rajonin jugor të Rostovit, tha të enjten guvernatori lokal.
Zjarri u shua, shkroi Yuri Slyusar në kanalin e tij të aplikacionit të mesazheve Telegram. Reuters shkruan,Kreu i Rostov-mbi-Don, Alexander Skryabin, tha më parë se ishte shmangur një rrjedhje e produkteve të naftës.
Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulm të qëllimshëm ndaj anijeve civile. Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar ta “ shkëpusë Ukrainën nga deti” pasi sulmet e Kievit dëmtuan tre cisterna të “flotës në hije” që po shkonin drejt Rusisë për të eksportuar naftën e saj në fillim të këtij muaji.
Një person u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën në qytetin Bataysk, ku dy shtëpi private u përfshinë nga flakët si pasojë e një sulmi me dron, tha gjithashtu Slyusar./Dosja.al
Këto janë të ardhurat nga shitja e klubit Chelsea FC, të cilat miliarderi rus kishte premtuar t’ua paguante viktimave ukrainase – Kryeministri Starmer kërcënon: “Respektoni premtimin tuaj dhe paguani.”
VOAL- Kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi, gjatë Kohës së Pyetjeve të fundit në Dhomën e Komunave para pushimeve të Krishtlindjeve, vendimin e tij për të transferuar 2.5 miliardë paund (2.66 miliardë franga zvicerane) nga fondet e ngrira te oligarku rus Roman Abramovich për të ndihmuar Ukrainën e shkatërruar nga lufta. Ish-pronari i Chelseat, kur shiti klubin në vitin 2022, ishte zotuar t’ua paguante të ardhurat viktimave të pushtimit rus.
“Sot,” tha Starmer, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një anëtar i Parlamentit që i kërkonte të përsëriste mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për ukrainasit, në sfondin e luftës së ndezur nga Rusia e Vladimir Putinit, “mund të njoftoj se kemi ndërmend të lëshojmë një licencë për transferimin e 2.5 miliardë paundëve të ardhura nga shitja e Klubit të Futbollit Chelsea, të ngrira që nga viti 2022.”
“Mesazhi im për Abramoviçin,” vazhdoi ai, “është ky: ora po ecën, respektoje premtimin që bëre [lidhur me ndarjen e aseteve të tij britanike për rindërtimin e Ukrainës] dhe paguaje tani. Nëse nuk e bën, ne jemi të përgatitur të shkojmë në gjykatë për t’u siguruar që çdo qindarkë të shkojë për ata që janë shkatërruar nga lufta e paligjshme e Putinit.” ATS/RSI
Donald Trump ka njoftuar një “bllokadë totale dhe të plotë” të të gjitha cisternave të naftës që transportojnë naftë për në dhe nga Venezuela , duke pretenduar se vendi është i rrethuar nga forca më e madhe detare e vendosur ndonjëherë në Amerikën e Jugut dhe duke akuzuar regjimin e Nicolas Maduros për terrorizëm, trafik droge dhe trafikim qeniesh njerëzore. Në një deklaratë, Donald Trump pretendon se Venezuela është “plotësisht e rrethuar” nga një forcë ushtarake detare e paparë, e cila, siç vëren ai, “do të vazhdojë të rritet”. Sipas tij, presioni me të cilin do të përballet Karakasi do të jetë “siç nuk e ka përjetuar kurrë më parë” derisa “e gjithë nafta, toka dhe asetet” që, sipas tij, janë marrë në mënyrë të paligjshme nga interesat amerikane t’u kthehen Shteteve të Bashkuara.
Trump e përshkruan regjimin e Nicolas Maduros si “të paligjshëm” dhe e akuzon atë për përdorimin e të ardhurave nga “fushat e vjedhura të naftës” për të financuar, ndër të tjera, “narkoterrorizmin, trafikimin e qenieve njerëzore, vrasjet dhe rrëmbimet”. Për këto arsye, si dhe për “terrorizëm, trafikim droge dhe trafikim qeniesh njerëzore”, siç pohon ai, qeveria venezueliane është përcaktuar nga SHBA-të si një ” Organizatë e Huaj Terroriste “.
Në këtë kontekst, Donald Trump njofton se po urdhëron një “bllokim total dhe të plotë të të gjitha cisternave të naftës nën sanksione” si kur hyjnë ashtu edhe kur dalin nga Venezuela, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi metodën e zbatimit ose kohëzgjatjen e masës.
Në të njëjtën kohë, ai i referohet çështjes së imigracionit, duke pretenduar se “emigrantët dhe kriminelët e paligjshëm” të cilët, sipas tij, u dërguan në Shtetet e Bashkuara nga regjimi i Maduros gjatë periudhës së administratës së Joe Biden, tani po kthehen “me një ritëm të shpejtë” në Venezuelë.
“Amerika nuk do të lejojë që kriminelët, terroristët ose shtetet e tjera të grabisin, kërcënojnë ose dëmtojnë kombin tonë”, thotë Trump, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë “një regjim armiqësor” që, siç thotë ai, përvetëson naftën, tokën ose pasuritë e tjera amerikane. Së fundmi, ai bën thirrje për kthimin “e menjëhershëm” të të gjitha pasurive të kontestuara në Shtetet e Bashkuara. bw
Komentet