VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Dikur pjesë e mafias më të rrezikshme, deputetja italiane tregon fytyrën pas 27 vitesh

By | June 14, 2018

Komentet

Si u vra Spartak Deliu, dëshmor i Lirisë dhe Demokracisë Nga Saimir MALOKU

Kjo vrasje ndodhi në 6 mars 1991

Një shprehje e vjetër romake thotë ” Një popull, që nuk kujton të kaluarën e tij është i destinuar të shuhet si komb dhe nuk ka të ardhme”. E theksoj këtë gjë se shumë ngjarje të rëndësishme të demokracisë po lihen në heshtje.

6 mars 1991. Kishin kaluar 2 javë nga rrëzimi i monumentit të diktatorit komunist në qendër të Tiranës. Lëvizjet demokratike ishin përhapur në të gjithë vendin. Ëndrra e popullit shqiptar ishte liria dhe demokracia si në vendet perëndimore.

Në ora 16 të kësaj dite marsi në sheshin “Skënderbej”, përballë Pallatit të Kulturës u organizua një miting i madh i Partisë Demokratike ku morën pjesë me qindra e mijëra vetë që brohorisnin në mbështetje të saj. Shoqata e ish-të përndjekurve politikë të rrugës së Kavajës, ku unë, Saimir Maloku, isha kryetar i saj, kishte një bashkëpunim të madh me Partinë Demokratike, që kishte selinë e saj qendrore aty pranë. Të udhëzuar nga Azem Hajdari unë dhe disa militantë aktiv të P.D. mbas mbarimit të mitingut e drejtojmë turmën e protestuesve drejt rrugës së Kavajës për në selinë e P.D. Duhet të theksoj se shokët e mi të ngushtë të fëmijërisë dhe të mëhallës zotërinjtë Sotir Qirjaqi, Maks Konomi dhe Perikli Dhales ishin anëtarë dhe militantë tepër aktiv të kësaj partie.

Turma e protestuesve duke bërtitur me thirrjet: “Liri Demokraci”, “Poshtë diktatura” etj. filloi të marshojë drejt rrugës së Kavajës. Por klika kriminale komuniste kishte përgatitur planin ogurzi duke vendosur disa ushtarë me pushkë snajper në tarracën e godinës dy katesh, që ndodhej pranë xhamisë së Dine Hoxhës. Disa djelmosha 14 – 16 vjeçar duke ngritur dy gishtat lart dhe tepër entuziastë ishin para nesh.

Tre të shtëna pushke drejt turmës sonë të protestuesve bënë që ne të ndalojmë. Një nga ata djelmoshat që ishte para meje në atë çast bie papritur në tokë. Unë dhe disa njerëz të tjerë e mbajmë nëpër duar dhe e çojmë tek ambulanca e lagjes nr.5 (tani Njësia Bashkiake nr. 10), e cila ishte 50 m afër nesh. Sot Ministria e Mirëqenies Sociale është ngjitur me të. Për arsye se shkallët e ambulancës ishin të ngushta unë e mbaj vetë trupin e djaloshit dhe e çoj në katin e dytë ku ishin 2 mjeke; njëra me mbiemrin Galanxhi dhe një ndihmës mjeke me mbiemrin Heta. Njerëzit nuk i lejuam të futen brenda. Djaloshin e mbajta në prehrin tim derisa vdiq mbas 2 – 3 minutash. Dora ime që mbante kokën e viktimës u bë me pak gjak, ndërsa poshtë vetullës së syrit të djathtë ishte një vrimë e vogël. Plumbi i kishte dëmtuar trurin dhe dalë prapa kokës.

Personeli mjekësor u habit kur unë i thashë se na gjuajtën me pushkë snajper. Lot na dolën të gjithëve prej syve dhe rënkonim në vetvete secili si dhe mallkonim kriminelin komunist vrasës. Një banor i mëhallës, Ramazan Bakalli dhe 2 gra kishin dëgjuar aty disa sigurimsa ku njëri prej tyre tha: ” Në vend që të vritej ai derri i madh që është atje lart, u vra ky djaloshi”. Një nga këto gratë vjen te ne lart dhe më thotë që mos dil se duan të të arrestojnë ty.

Unë i hedh xhaketën time viktimës dhe ja jap trupin shokëve të tij, që ishin aty poshtë, të cilët e vendosën trupin te një tricikël kinez transporti me tre rrota dhe nisen në drejtim të qendrës. Unë hipi prapë lart në katin e dytë të ambulancës dhe nëpërmjet një kalimi dal nga mbrapa saj si dhe shkova te shtëpia ime që ishte aty afër (Sot tregu i Çamëve). Për 5 apo 6 ditë nuk dola nga shtëpia ime.

Më vonë gjatë një bisede Azem Hajdari më thotë se kanë dashur të të vrasin ty atë ditë, për të nxjerrë urrejtjen e tyre ndaj teje për kontributin që dhe në rrëzimin e simboleve komuniste në datën 20 dhe 21 shkurt të vitit 1991.

Para dy vitesh, Z. Ervjon Cara, shok i ngushtë fëmijërie me Spartak Deliun, më tregoi se sigurimi komunist edhe gjatë ceremonisë së varrimit të Spartak Deliut qëlluan lart në ajër me armë për të frikësuar pjesëmarrësit si dhe goditën me këmbë edhe arkivolin. Vrasja e këtij dëshmori të Demokracisë 14 – vjeçar bëri jehonë të madhe në të gjithë vendin tonë dhe në opinionin ndërkombëtar. Kujtimi i tij është një akt frymëzimi për brezin e ri dhe dëshmi se sa gjakatare ishte diktatura komuniste që vriste edhe fëmijët e pafajshëm.

Që të përjetësohet kujtimi i këtij “Dëshmori të Demokracisë” 14-vjeçar duhet t’i ngrihet një bust bronzi dhe t’i vihet emri i tij një shkolle 9-vjeçare në Tiranë.

 

 

Visar Zhiti: Papa Françesku me duart e Tij bëri shqiponjën shqiptare, natyrshëm dhe shenjtërisht

Poeti dhe diplomati Visar Zhiti kujton një takim me Shenjtërinë e tji Papa Françeskun. Zhiti shkruan si më poshtë:

“Papa Françesku i qeshur, me kaq shumë dritë në sy, me duart e Tij bëri shqiponjën shqiptare, natyrshëm dhe shenjtërisht, kështu na duket neve, që e duam.

Ishte në një takim ndërkombëtar rinor. Ndërkaq kujtojmë porosinë që la gjatë vizitës në Shqipëri: “…mos harroni foletë dhe plagët…”.

Kur shqiponjën tonë e bën me duar dhe Shenjtëria e Tij,

lideri më i madh moral i botës sot, misionari i paqes së popujve,

atëhere ne besojmë ende më shumë se ai gjest është dhe i bukur,

domethënës, shenjë identiteti po se po, miqësor dhe paqësor, në fund të fundit dhe mirënjohje Qiellit të Vendit tonë…”, shkruan Zhiti.

Si bëra Nënë Terezën të fliste shqip, e quanin “bijë jugosllave” Nga Gjekë Gjonlekaj, New York

Gjek Gjonlekaj, ish-gazetar i Voice of America, drejtor i Gjonleka Publishing Company, botues i Kanunit në anglisht tregon takimin para 30 vitesh me Nënë Terezën në Nju Jork

Murgeshat shqiptare ishin shumë të respektuara në shoqërinë tonë. Ato ishin rendi (order) më i nderuar i gjinisë femërore. Ishin të dalluara për kodin e tyre moral dhe për uniformën shumë serioze. Murgeshat ishin të qeta dhe punonin si bleta natë e ditë. Familjet që dërgonin bijat e veta në këto misione ishin shumë të nderuara.

Ato që bënin shërbime në qytete shumë herë punonin nëpër spitale. Për murgeshën tonë të famshme Nënën Terezë kisha dëgjuar nga murgeshat shqiptare të Malësisë dhe Kosovës. Ato flisnin me shumë dashuri e respekt për Nënën tonë të Madhe, siç këndoi më vonë Shkurte Fejza.

Murgeshat shqiptare kishin dëgjuar shumë për Nënën tonë të famshme nga meshtarët dhe murgeshat kroate.

Pavarësisht se Nëna Terezë ishte bërë e njohur botërisht në vitet 60’ informacionet komuniste e kombeve të ndryshme të Jugosllavisë nuk i kishin dhënë ndonjë rëndësi misionit të saj bamirës.

Natyrisht se përkatësia e saj kombëtare mund të kishte qenë një pengesë që ajo të mos bëhej e njohur në Kosovë dhe në trevat tjera shqiptare në ish-Jugosllavi. Në vitet ‘60 dhe ‘70 për Nënën Terezë kishin shkruar gazetat dhe revistat më të mëdha amerikane dhe botërore.

Pastaj ishin transmetuar dokumentare në kanale të mëdha televizive europiane dhe amerikane. Ishte pritur e nderuar nga papët e Romës dhe shumë personalitete botërore.

Megjithatë propaganda jugosllave qëndronte në heshtje për misionin dhe sukseset e saj. Ata filluan të merren më seriozisht me Nënën Terezë vetëm në fund të vitit 1979 kur fitoi Çmimin Nobel për Paqe.

Meshtari i njohur shqiptar Dom Lush Gjergji kishte bërë më shumë se kushdo tjetër për njohjen e saj në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në ish-Jugosllavi. Në rininë time të hershme unë kisha fare pak njohuri për veprimtarinë e saj.

Në vitet ‘70 këtu në Shtetet e Bashkuara shqiptarët nuk kishim pothuajse asnjë personalitet të përmasave ndërkombëtare përveç Nënës Terezë dhe aktorit John Belushi.

Për fatkeqësinë tonë ky yll i shkëlqyer i artit amerikan u shua papritmas në mars të vitit 1982. Mbetëm vetëm me Nënën Terezë.

Tërë jetën prej ditës së parë që kisha dëgjuar e lexuar për murgeshën tonë shqiptare nuk e dija pse por më ishte ngulur në zemër dëshira për ta takuar. Shumë herë të huajt shkruanin se Nëna Terezë ishte jugosllave. Këtë gabim e kishin bërë edhe disa politikanë të njohur të Europës dhe Amerikës.

Bile Presidenti Ronald Reagan më 20 qershor 1985, që i kishte dhënë Medaljen e Lirisë në Shtëpi të Bardhë e kishte quajtur “bijë jugosllave” (Yugoslavian daughter).

Kjo kishte qenë fyerje për kombin tonë në përgjithësi dhe për shqiptarët e Amerikës në veçanti. Unë isha kurioz për takimin me Nënën Terezë dhe për mundësinë e bisedës me të në gjuhën shqipe. Ky kuriozitet më kishte lindur nga një thënie e Martin Camaj: “Pse Shën Jeronimi nuk kishte lënë të shkruara tri katër fjali ilirisht.

Merre me mend thoshte Camaj sa kishin ndihmuar ato fjali për tezën e burimit të gjuhës shqipe nga ilirishtja. Ato fjali ilirisht mbase mund të kishin qenë çelësi i gjuhëtarëve shqiptarë dhe të huaj për lidhjen e këtyre dy gjuhëve”.

Edhe fjalët e Eqrem Çabejt: “Aty ku i thonë bukës bukë, e ujit ujë” kishin qenë për mua si një formulë pagëzimi. Kisha vendosur që në takimin e parë do t’i lutesha me shumë sinqeritet dhe butësi për mundësinë e bisedës ose intervistës në gjuhën shqipe. Kisha dyshime se në rrëmujën e shekujve të ardhshëm do të sajohen trillime për origjinën e saj kombëtare, kështu që fjalët e saj në gjuhën shqipe do të ishin dëshmi e gjallë që kjo ishte bijë e kombit tonë. Më shkonte ndër mend sikur të kishim sot zërin origjinal të Skënderbeut. Ky kishte qenë motivimi im për fjalët e Nënës Terezë në gjuhën shqipe.

Në mesin e qershorit 1988 isha korrespondent i Zërit të Amerikës në New York. Zyra e Zërit të Amerikës është sot e kësaj dite në Federal Plaza. Korrespondenti amerikan i Zërit të Amerikës në Kombet e Bashkuara Michael Dune më bëri telefon atë ditë më 13 qershor 1988 që ishte edhe Dita e Shna Nout dhe më njoftoi se atë ditë Nënë Tereza ishte në Kombet e Bashkuara dhe pas takimit me Sekretarin e kësaj Organizate Javier Perez de Cuellar do të mbante një konferencë për gazetarët. Unë e kisha porositur disa herë në të kaluarën që të më njoftonte për vizitën e saj në OKB.

Vajtja ime atë ditë ishte shumë e vështirë për shkak të disa normave burokratike. Në dhomën e Konferencës për gazetarët në OKB ishin ulur shumica e korrespondenteve. Pas pak hyri Nëna Terezë me një përfaqësues të lartë diplomatik amerikan.

Unë iu luta diplomatit amerikan të më jepte mundësinë për të bërë një pyetje dhe shtova se isha korrespondent i Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe. Ai e priti mirë kërkesën time, vazhdo tha ai (go ahead). Vura re se Nëna Terezë u gëzua kur mori vesh se isha shqiptar.

Nuk bëri asnjë koment por u duk qartas në fytyrën e saj një buzëqeshje. Pyetja ime ishte: “Nënë Terezë, ju keni vizituar shumë vende komuniste në Lindje, siç ishte Bashkimi Sovjetik, Vietnami dhe Kina, pastaj Kuba.

Çka mendoni për mundësinë e një vizite në Shqipëri në atdheun e të parëve tuaj?”. Gazetarët qeshën pothuajse të gjithë njëzëri lidhur me pyetjen time hipotetike siç e cilësoi njëri nga ata.

Ajo nuk bëri asnjë koment për komentet e tyre. Nëna Tereza tha: “Disa herë kam bërë përpjekje për të shkuar në Shqipëri, por nuk më kanë lejuar. Lus Zotin që një ditë do të ma plotësojnë këtë dëshirë. Unë dua ta vizitoj Shqipërinë. (I love to visit Albania)”.

Pasi mbaroi konferenca më bëri me dorë për t’u ulur pranë saj dhe biseduam vëllazërisht për punë personale dhe për shqiptarët e New York-ut. Në fund të bisedës iu luta për mundësinë e takimit me shqiptarët e këtij qyteti. Ajo tha: “Jo nesër, jo pasnesër, por një ditë tjetër. Më dha telefonin e zyrës dhe m’u lut që t’i bëja telefon mundësisht pas mesnatës, duke ma shpjeguar se kishte disa takime me autoritetet e qytetit dhe më vonë do të shkonte për vizita në dy spitale.

Pak pas mesnate e thirra në telefon dhe pyeta “a mund të flas me Nënën Terezë?”.

Ajo tha: “Unë jam Nëna Terezë”. Kërkova falje që thirra tepër vonë, por kjo thirrje kishte qenë porosia e saj. Jo jo tha: “Mos u shqetëso se Unë nuk fle vetëm dy ose tri orë në natë”. E pyeta për mundësinë e takimit me shqiptarët?

Ajo tha pasnesër në ora 7 të mëngjesit si zakonisht do të shkojmë në kishën Shën Ritas në East 145 street dhe pas meshës mund të bisedojmë me shqiptarët e këtij komuniteti. Të nesërmen gjithë ditën bëra thirrje shqiptarëve nga zyra ime e Zërit të Amerikës për takimin me Nënën Terezë.

U bëra telefon edhe dy klerikëve shqiptarë: Dom Rrok Mirëditës dhe Dom Pjetër Popaj.

Ata bashkëmeshuan atë ditë me meshtarët amerikanë. Pas meshës në oborrin e asaj kishe shqiptarët biseduan dhe u fotografuan me Nënën Terezë.

Ndërkohë të gjithë së bashku mblodhëm nja 10.000 (dhjetë mijë dollarë) për të varfrit e saj, dhe ia dorëzova Motrës Nirmala.

Nëna Terezë u gëzua shumë për dhuratën tonë dhe shtoi: “E dija që shqiptarët janë bujarë, por nuk e kisha menduar kurrë se janë kaq bujarë”. Motra Nirmala tha shpresoj që nuk ke bërë fushatë për këtë kontribut sepse ne e kemi të ndaluar fushatën për kontribute financiare. Nuk bëra asnjë koment për këtë çështje.

Nëna Terezë u gëzua për këtë kontribut, ngase ishte nga vëllezërit e saj shqiptarë. Në atë moment iu luta për një bisedë ose intervistë në gjuhën shqipe? Ajo tha nuk kishte folur shqip për pothuajse 60 vjet dhe e kishte shumë të vështirë. Por tha, prit pak. U mendua nja 30 sekonda dhe filloi: “Unë lutem për Ju, Zoti kjoft me Ju”. Pas pak filloi uratën e mirënjohur shqiptare “Puna e Pendimit”.

Puna e pendimit

O Zoti em

Po më vjen keq

Me gjithë zemër

Për gjithë mëkate

Që kam ba

kam bjerrë parisin

kam meritua ferrin

por ma fort se të kam fye ty

O e mira e pamarueme

Që kaq fort më ke dasht

Mëshirë o Zot

Më fal o Zot

Po të jap fjalën

Me nimë tande

S’kam me të fye ma kurrë.

E tha këtë uratë pa asnjë vështirësi. Të gjitha këto i regjistrova dhe një ditë më vonë u transmetuan në Zërin e Amerikës. Pas dy tri ditësh mora një letër falënderimi që e ruaj me shumë dashuri tash 30 vjet:

E dashur Ndërmarrja Gjonlekaj

Lavdi Jezusit Shpëtimtarit tonë të Kryqëzuar dhe të Ringjallur. Faleminderit për dhuratën tuaj për Jezusin, i cili jeton me të varfërit e të varfërve.

Lutja ime për ju është që ju të ruani në zemrat tuaja gëzimin e dashurisë për Krishtin.Ndani këtë gëzim me gjithë ata që i takoni. Ju lutem, që të mbani ne lutje mua dhe motrat e mia, dhe gjithë të varfërit që ne u shërbejmë.

Zoti u bekoftë.

Nëna Tereze shkruante dhe poezi, ne këtë rast nën fotografinë e saj shkruajti këto vargje:

“Çdo punë dashurie, e bëre me zëmër te plotë, gjithmonë sjell njerëzit më afër të Madhit Zot”. Fotografia e madhe e shqiptarëve me Nënë Terezën pas meshës është sot në Muzeun e saj Tiranë.

Në atë fotografi shihen shumica e shqiptaro-amerikanëve që morën pjesë në meshë dhe takim. Kjo është fotografi historike. Nëna Terezë ishte pritur me nderime në mesin e viteve ‘70 në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Meshën dhe pritjen për Nënën Terezë i kishin organizuar Dom Zef Oroshi dhe Dom Rrok Mirdita. Kishin marrë pjesë disa autoritete fetare midis tyre edhe At Arthur Liolini nga Bostoni. Nënë Tereza kishte vizituar edhe Komunitetin e Detroitit dhe ishte pritur mirë në atë qytetet.

Por nderën më të madhe ia kishte bërë Rustem Kupi, djali i Abaz Kupit, sepse i kishte siguruar udhëtimin pa pagesë (gratis) në ndërmarrjen e fluturimeve ajrore PAN-AM më vonë UNITED kudo në botë, bile në klasin e parë. Rrustem Kupi kishte qenë njëri prej drejtorëve ekzekutivë i kësaj ndërmarrje ajrore amerikane.

Thënia e saj në Oslo atë ditë që kishte marrë Çmimin Nobel për Paqë: “se me gjak jam shqiptare”( by blood I’m Albanian) e bëri të dashur për popullin shqiptar përgjithmonë.

Që prej 15 qershorit të vitit 1988 e deri atë ditë që u largua nga kjo jetë më 5 shtator 1997, kisha mbajtur lidhje telefonike, takime dhe korrespondenca, por jo aq shumë sepse Nëna Terezë ishte tepër e zënë. Ajo ishte super korrekte mbase njeriu më korrekt që kisha parë ose dëgjuar në jetë kur është fjala për saktësi dhe përgjegjësi.

Ajo të falënderonte me shkrim edhe për dhuratën më të vogël. Në një rast më kishte falënderuar nga India për një fotografi të saj që ishte botuar në gazetën shqiptaro-amerkane “Ilyria”.

Për korrespondencën e saj prej dhjetëra-mijëra letrash nuk kishte sekretare. Ajo vetë i shkruante të gjitha. E bënte këtë për të treguar respektin dhe përzemërsinë e saj. Letrat e saj ishin si letrat e Shën Palit. Ishin ungjillore me një frymë gëzimi, bekimi e optimizmi. Në një rast më shkruante se lutet për mua dhe për qëllimet e mia (I pray for you and your intentions). Shumë herë në vështirësitë e jetës dhe rrëmujat e ndryshme i lutesha në vetmi “O Nënë Terezë lutu për ne”.

Pavarësisht se emri Terezë tani në këtë kohë nuk është modern, për dashurinë e saj u kisha dhënë emrin e Nënës Terezë tri vajzave të lindura në familjen time. Bile edhe vajzës sime i kisha dhënë emrin Terezë.

Për mrekulli të tria këto vajza kanë pas fatin e mirë. Në vitin 2010 i kisha dërguar meshtarit përgjegjës për shenjtërimin e saj Dom Brian Kolodiejchuk një ese prej 10 faqesh në mbështetje të shenjtërimit të saj. E bëra këtë pasi që njerëzit kishin dërguar dhjetëra-mijëra faqe në përkrahje të shenjtërimit. Desha që të jem dëshmitar i kësaj kauze të shenjtë.

Në atë shkrim e kisha lidhur me emrin e saj me shpëtimin e popullit shqiptar të Kosovës në fund të viteve ‘90. Bile i kisha dërguar edhe lutjet e uratën e saj në gjuhën shqipe “Puna e Pendimit”. Ai e kishte dëgjuar dhe më kishte dërguar një letër falënderimi ku mes tjerash thoshte se kjo do të ruhet në arkivat e Vatikanit atje ku ruhet i gjithë dokumentacioni për shenjtërimin e saj. Më 13 të këtij muaji pikërisht Ditën e Shna Nout u bënë 30 vjet qysh se e kisha takuar për herë të parë në Organizatën më të madhe diplomatike të botës.

Sekretari i kësaj Organizate e kishte krahasuar Nënën Terezë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Atë ditë isha ndjerë si njeriu më i lumtur dhe i nderuar në botë.

Më 13 të këtij muaji u mbushën 10.850 ditë (dhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë ditë) qysh se isha takuar për herë të parë me këtë titane të mirësisë njerëzore dhe asnjë ditë nuk e kisha kaluar pa menduar për mirësitë dhe mrekullitë e saj.

Mijëvjeçari i tretë dhe shekulli 21 filluan me emrin e kësaj hyjneshe shqiptare. Lajmin për largimin e saj nga kjo jetë e kisha pritur me lot, ashtu siç e kisha pritur edhe për nënën time.

Për dashurinë dhe respektin që kisha gëzuar për këtë shenjtëreshë shqiptare, vendosa të marr pjesë në varrimin e saj në Kalkutë më 13 Shtator 1997. Nëna Terezë ishte krijesa më e përsosur në historinë njerëzore.(mapo)

Kryeministrja e Zelandës se Re lind vajzë

Kryeministrja e Zelandës se Re, Jacinda Ardern

Kryeministrja e Zelandës se Re, Jacinda Ardern, lindi fëmijën e saj të parë: vajzë.

Kjo e bën atë udhëheqësen e dytë në histori që lind derisa është në detyrë.

Ardern i ka kaluar tani detyrat te zëvendësi i saj, Winston Peters.

Ajo tha se do të marë gjashtë javë pushim.

Ardern, e cila është zgjedhur kryeministre në muajin tetor, ka njoftuar në janar se ajo dhe partneri i saj, Clarke Gayford, presin fëmijë.

Në vitin 1990, Benazir Bhutoo ka lindur një vajzë derisa ka qenë duke shërbyer si kryeministre e Pakistanit.

Kinezët irritohen nga përshkrimi i Ajnshtajnit

Përshkrimi që bën Albert Ajnshtajni për kinezët si një vend punëtor, të ndyrë dhe të trashë ka shkaktuar irritim në vendin aziatik nga ku vërshuan të gjitha komentet në rrjetet sociale.

“Kinezët nuk ulen në tavolina ndërsa hanë, por në bisht siç bëjnë europianët kur kryejnë nevojat fiziologjike në pyje”. Kështu shkruante Ajnshtajni në ditarët e udhëtimeve të tij.

“Do të ishte për të ardhur keq nëse kinezët do të zëvendësonin raca të tjera,” – shton ai.- “Kur shoh fotot e asaj periudhe duken të ndyrë.”

Ajnshtajni shkroi situatën e vërtetë të asaj epoke. Ditarët habitën për përmbajtjen raciste dhe misogjene të shumë observimeve të fituesit të çmimit Nobel si dhe të një ikone të humanizmit. (Lexo KËTU)

Disa përdorues bënë thirrje për “bojkotim të Ajnshtajnit”, ndërsa të tjerë thanë se komentet tregojnë se si të gjitha qeniet njerëzore, përfshirë edhe Ajnshtajnin, kanë një dell budadallëku dhe sipërfaqësor. Pjesa më e madhe i doli në mbrojtje shkencëtarit, autorit të një prej përkufizimeve të racizmit si një sëmundje e njerëzve të bardhë dhe ishin të idesë se Kina e asaj kohe ishte shumë ndryshe nga kjo që është sot.

-Ai ndodhej aty gjatë viteve të para të Republikës të vendosur pas 1912, pas një regjimi perandorak. Uria, lufta dhe varfëria kishte pllakosur në vendin kinez. Si mundet që në këtë periudhë kinezët të kishin fituar respektin e Ajnshtajnit?- shkruan një përdorues i The Guardian.

Kjo është fyerje ndaj Kinës? Kjo është qesharake.

Të tjerë e krahasuan Ajnshtajnin me LU Xun, autor i konsideruar si babai i letërsisë kineze moderne dhe i njohur për satirën e tij ndaj shoqërisë kineze në fillim të shek XX.

-Kemi përgëzuar Lu Xun, sepse zbuloi disavantazhet tona. Pse duhet të fajësojmë Ajnshtajnin për këtë, – shkruan një përdorues.

Ky është racizëm i pastër. Ditarët tregojnë që Ajnshtajni është i mirë në fizikë, por i nuk kupton njerëzit në mënyrë absolute.

Edhe televizioni shtetëror kinez në gjuhën angleze “Global Times” foli për këtë temë. Në një editorial të publikuar të premten njoftoi përgjigjen e kinezëve:

“Kemi kuriozitetin se çfarë do të shkruante Ajnshtajni sot, nëse do të shihte sjelljen e hapur të pjesës më të madhe të kinezëve ndaj ditarëve të tij.”

Ky editorial provokoi më shumë se 2000 komente. Një nga përgjigjet që mori më shumë pëlqime thoshte: “Dinjiteti fitohet vetë, nuk ta japin të tjerët.”

Ajnshtajni ishte racist? Ja çfarë ka shkruar për kinezët!

Albert Ajnshtajni ka qenë një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të historisë. Iu kundërvu publikisht regjimeve despotike të viteve 30 si dhe doli kundër racizmit. Mbështeti lëvizje të të drejtave civile në Amerikë dhe deklaroi në ndonjë rast se racizmi ishte një sëmundje e të bardhëve.

Për këtë arsye kanë shkaktuar një habi disa komente që përmbajnë ditarët e tij, të cilët sapo janë publikuar për herë të parë.

Nga tetori i 1922 dhe marsi i 1923 Albert Ajnshtajni udhëtoi në disa vende aziatike dhe hodhi përshtypjet e tij në një seri ditarësh që ruheshin në Universitetin e Prinstonit. Në to ka shkruajtur gjëra që sot do të etiketoheshin si raciste.

Për kinezët thotë për shembull se u ngjajnë më shumë automatëve sesa personave dhe se ata që punojnë si kafshë duken se nuk vuajnë në formë të ndërgjegjshme. Komenton se në vend që të ulen në stola për të ngrënë e bëjnë të ulur në bisht në të njëjtën mënyrë sikur defekojnë.

Dhe si kulm thotë se është e vështirë të dallosh meshkujt nga femrat dhe se nuk e kupton sesi meshkujve u duken tërheqëse femrat kineze për t’u riprodhuar.

Me japonezët është disi më i butë, sepse vlerëson shpirtin e tyre të lartë dhe ndjeshmërinë artistike, por thotë se duken pak inteligjentë.

Ka komente të ngjashme edhe për indianët. Të gjitha komentet duhen vendosur në momentin në të cilin janë bërë dhe nuk mund të gjykohen me të njëjtën ashpërsi që do të përdornim në ditët e sotme, por edhe pse kështu ato reflektojnë një fytyrë tjetër të shkencëtarit që konfirmon se si të gjithë njerëzit kishte edhe ai komplekse dhe ishte kontradiktor.

Gjurmë të racizmit në ditarët e Einsteinit

Instituti Teknologjik i Kalifornisë ka përmbledhur ditarët e fizikantit që i përkasin udhëtimit të tij me anije në Lindjen e Largët dhe Mesdhe në periudhën tetor 1922-mars 1923

Albert Einstein, fizikanti austriak me origjinë hebreje dhe një ndër shkencëtarët më të shquar të historisë i cili më së miri njihet për teorinë e relativitetit, ka shkruar përshtypjet e tij me pikëpamje që janë vlerësuar si raciste, mizogjiniste dhe ksenofobe në lidhje me popujt aziatikë në ditarët që ka mbajtur gjatë udhëtimit në Lindjen e Largët dhe Mesdhe në fillim të viteve të 20-ta të shekullit të kaluar.

Instituti Teknologjik i Kalifornisë ka përmbledhur ditarët e fizikantit që i përkasin udhëtimit të tij me anije në Lindjen e Largët dhe Mesdhe në periudhën tetor 1922-mars 1923 nën titullin “Ditarët e udhëtimit të Albert Einsteinit: Lindja e Largët, Palestina dhe Spanja 1922-1923”, thuhet në një lajm të gazetës Washington Post.

Në shkrimet në fjalë, vëmendje tërheq përdorimi i fjalëve të ftohta dhe poshtëruese nga ana e Einsteinit. Megjithatë, siç thuhet, këto përshtypje të Einsteinit janë shkruar para se ai të njihej me persekutimin nazist dhe me lëvzijet shoqërore për ngritjen e vetëdijes rreth racizmit në vitet pas luftës në SHBA.

“Gratë japoneze janë shumë të zbukuruara dhe të hutuara”

Një japonez mesatar, shkruan Einstein në ditarin e tij rreth udhëtimit në stacionin e parë, Japoni, “është joproblemike, jopersonale, me gëzim e përmbush funksionin shoqëror pa pritshmëri, por krenar për bashkësinë dhe kombin e tij. Lënia e mënyrave të tij tradicionale në favor të atyre evropiane nuk e minon krenarinë e tij kombëtare”.

Gjersa për meshkujt japonezë Einstein ka përdorur shprehje më të distancuara dhe përgjithësuese, shkrimet e tij shihen të jenë më të pamatura dhe mizogjiniste kur bëhet fjalë për femrat.

“Gratë japoneze duken të zbukuruara dhe të hutuara … Me sy të zinj, me flokë të zeza, me kokë të madhe, me hapa të shpejtë”, ka shkruar Einstein.

“Kinezët më shumë i ngjajnë automatit sesa njerëzve”

Në shënimet e Einsteinit nuk kanë kaluar pa u përmendur as kinezët.

Einstein i përshkruan kinezët si “të çuditshëm dhe popull si kope”.

“Më shumë i ngjajnë automatit sesa njerëzve”, shkruan Einstein.

Duke cituar një mësues portugezë që kishte njoftuar gjatë udhëtimit, Einstein shkruan se kinezët nuk mund të mendojnë logjikisht dhe nuk janë të talentuar për matematikë.

“Do të ishte e dhimbshme sikur kinezët të ishin rasa e vetme në botë. Për ne, madje vetëm një mendim i tillë është i frikshëm”, ka shkruar Einstein.

“Indianët dhe srilankanët punojnë pak, kanë nevojë për pak gjëra”

Në përshtypjet e shkruara rreth popullit indian dhe atij srilankat gajtë udhëtimit në Sri Lankë, Einstein ka shkruar edhe për simpatinë ndaj lypësve në rrugë.

Edhe pse për ta ai ka shkruar se ndihet “i turpëruar nga të qenët bashkëpunëtor në trajtimin e neveritshëm ndaj një trajtimi të këtillë të neveritshëm ndaj njerëzimit”, shprehjet e tij shfaqin një poshtërim ndaj tyre, kur shkruan se ata “jetojnë në pisllëk dhe erë të keqe dhe punojnë pak dhe kanë nevojë për pak gjëra”.

“Mesdhetarët e lindjes janë grup që bërtasin”

Në pjesën e fundit të udhëtimit të tij, Einstein viziton Mesdheun Lindor dhe në territorin e Palestinës së sotme. Ai shkruan se tregtarët arabë kishin rrethuar anijen që ishte ndalur në port dhe për një çast e kishin “shndërruar në treg” kuvertën.

Sipas tij, mesdhetarët lindorë janë “grup njerëzish me ngjyra të ndryshme që bërtasin dhe gjestikulojnë”.

Ndërkaq, Einstein i konsideron edhe të “neveritshëm” por edhe “të bukur” njerëzit e Lindjes së Mesme, ndërkohë që i përshkruan me fjalët “sikur hajdutë” dhe “të pistë”, por në të njëjtën kohë “të bukur dhe të hijshëm”.

Përshtypjet reflektojnë pipëpamjet e intelektualit evropian të kohës së kolonializmit

Publikuesit e librit janë shprehur se ditarët e Einsteinit janë shkruar para Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit dhe para se ai të njihej me grupet shoqërore që mbrojtën të drejtat e afroamerikanëve në SHBA pas luftës dhe se ato reflektojnë pikëpamjet e intelektualit evropian të periudhës së kolonializmit.

Dhjetë vite pas këtij udhëtimi, Einstein në vitin 1932 u nis me anije për një vizitë tremujore në SHBA së bashku me bashkëshorten e tij. Një muaj pas largimit nga Gjermania, në pushtet erdhi Partia Naziste, me ç’rast Einstein më asnjëherë nuk u kthye në Gjermani. Ai i vazhdoi aktivitetet shkencore në SHBA deri në fund të jetës.

Në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, Einstein mbështeti lëvizjet e të drejtave civile kundër racizmit dhe diskriminimit ndaj afroamerikanëve në SHBA, për çka ai madje ishte përcjellur nga ana e Byrosë Federale Investigative (FBI). aa

Hiri i fizikanit Stephen Hawking varroset në Londër

Hiri i fizikanit britanik Stephen Hawking është varrosur afër shkencëtarëve më të famshëm britanikë, në një ceremoni me rreth 1,000 persona në Londër.

Mbetjet e Hawking, që ka vdekur në muajin mars në moshën 76 vjeçare nga një formë të rrallë e sëmundjes së qelizave nervore, janë vendosur afër varrit të Charles Darwin dhe atij të Isaac Newton.

Fizikani ka kaluar jetën e tij në karrocë duke studiuar origjinën e universit derisa për të folur ka përdorur sintetizues të zërit.

Një ceremoni private e funeralit të tij është mbajtur në Kembrixh në muajin mars.

Ndahet nga jeta ish-byroisti Rita Marko

Është ndarë sot nga jeta në moshën 98 vjeçare, Rita Marko, një prej njerëzve të rëndësishëm të regjimit komunist.

Gazetari i Panorama, Afrim Imaj, raporton se Marko ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit. Ceremonia mortore mesohet se do te zhvillohet neser ne oren 11.00.

Rita Marko ka qenë një nga byroistet me besnike të diktatorit Hoxha dhe me pas i Ramiz Alise. Ai i ka mbijetuar të gjitha goditjeve brenda kupolës komuniste duke marrë pjesë në pushkatimin dhe dënimin e shokëve të tij si dhe krimeve ndaj kundërshtarëve të regjimit.

Ai ka qenë një prej drejtuesve të luftës në qarkun e Korçës dhe në vitin 1950 u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga korriku 1950 deri në mars 1951 ai shërbeu si Ministër i Industrisë.

Në vitin 1952 ai u bë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Sindikatave të Shqipërisë dhe shërbeu si Kryetar i saj në vitet 1970-82.

Në prill të vitit 1950 ai u bë anëtar kandidat i Komitetit Qendror të Partisë, anëtar në Kongresin e Dytë të Partisë në vitin 1952 dhe anëtar i Byrosë Politike në Kongresin e Tretë më 1956. Ai shërbeu si Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në rrethin e Korçës nga 1949-50. Në mars 1951 u bë sekretar i Komitetit Qendror të Partisë.

Në dhjetor të vitit 1991 ai u arrestua së bashku me disa drejtues te PPSH-se, duke u dënuar me tetë vjet burg, pasi u akuzuan për shpërdorim të pushtetit. Ai u lirua në korrik 1995.

Enver Sazani, mjeku i shkolluar në Francë që u dënua me vdekje nga diktatori Enver Hoxha

Enver Sazani ishte vetmë 38 vjec kur u dënua me pushkatim nga regjimi komunist, më 10 tetor 1947.  Bashkëshortja e tij franceze, bashke me bashkeshorten e Irfan Majunit, e bija e Tefik Deliallisit, e gjeten vendin e pushkatimit ne breg te lumit (afer Uzines Dinamo) . Ato germuan derisa ndeshen ne rrobat e tyre, futen letrat me emrat e tyre ne shishe, por me kot… buldozeri me vone zhduku cdo gjurme… mbas 6 muajve te pushkatimit, gruaja franceze e Enver Sazanit dhe vajza e tij u kthyen ne France, ndërsa familja e të vëllait dhe e të motrës u përndoqën gjithë jetën nga regjimi diktatorial.

Kur Ramiz Alia shkoi ne Paris me 1991 per te nenshkruar “Karten e Parisit”, gruaja e Dr. Sazanit me telegram i kërkoi pafajësinë e të shoqit. Pergjigjja ishte : “Kërkesa juaj është zgjidhur juridikisht nëpërmjet ligjit nr. 7514 date 30 .9 . 1991. Një gënjeshtër pra e paturp, një fakt sa cinik aq dhe mashtrues, kur dihej se pafajësia e grupit të Dr. Sazanit, ende nuk ishte dhënë!

Doktor Enver Sazani, Lindi në Gjirokastër në vitin 1909. Përfundoi  shkelqyeshem Liceun e Korçes më pas ka kryer studimet e larta, dy vjet, ne Monpelie, pjesën tjetër në Lion. Është specializuar dy vjet të tjera për pathologji – radiologji.

Enver Sazani ishte anëtar i Degës së Clirimit Nacional të shqiptarëve të Francës (Lion 1933).  Ai ishte gjithashtu edhe partizan i çetës në Kruje – Ishëm dhe i çetës së Pezës. U zgjodh deputet në vitin 1945 deh u bë pjesë e grupit të deputetëve që u shpallën armiq nga diktatori Enver Hoxha. Enver Sazani u pushkatua më 10 Tetor 1947./Kujto.al

Dikur pjesë e mafias më të rrezikshme, deputetja italiane tregon fytyrën pas 27 vitesh

Piera Aiello, deputete e parlamentit italian e zgjedhur në radhët e Lëvizjes 5 Yjet, ka treguar fytyrën për herë të parë para publikut. Për 27 vjet ajo ka jetuar nën mbrojtjen e policisë pasi është një dëshmitare e drejtësisë.

Aiello ka qenë pjesëtare e familjes mafioze Atria në Catania, ku bos është as më shumë e as më pak, por vetë kreu i Cosa Nostra-s, Matteo Messina Denaro. Ajello është kunata e Rita Atria-s, e cila në vitin 1992 u bë e famshme se shpalli distancimin nga mafia pikërisht pas vrasjes së Paolo Borsellinos.

Pas këtij akti, Rita u vetëvra tragjikisht(të paktën zyrtarisht) ndërsa Piera vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë për të denoncuar krimet e familjes së saj mafioze.

Në zgjedhjet e 4 marsit ajo garoi si kandidate për deputete direkte pikërisht në zonën zgjedhore më të “nxehtë” të Catania-s që është feud i Messina Denaros.

Gjatë fushatës, Aiello nuk doli kurrë në publik për motive sigurie, kurse zyrtarët e partisë shpallën si kandidate për deputete duke folur në distancë për të. Piera fitoi zgjedhjet dhe vetëm dje doli në një manifestim publik. Pikërisht në përkujtimoren e vrasjes së kapitenit të policisë, Mario D’Aleo, në Valderice të Trapanit, zonë shumë e njohur e ku në vite janë rritur killerat e Cosa Nostra-s.

Më 14 qershor 1946 lindi Donald Trump, presidenti i 45-të i SHBA

Donald Trump (lindi më 14 qershor 1946) është biznesmen dhe presidenti i 45-të i SHBA-së.[1]

Në qershor të vitit 2015, ai vendosi të kandidojë si presidenti i ardhshëm i SHBA-ve. Më 8 nëntor 2016, ai u shpall si presidenti i 45-të i SHBA-ve duke mposhtur kandidaten demokrate Hillary Clinton. Mori postin më 20 janar 2017. Për nga mosha, Donald Trump është presidenti më i vjetër i ShBA-ve.

Jeta personale dhe familja

Ai lindi dhe u rrit në New York dhe morri diplomën Bachelor në ekonomi në shkollën Wharton në Universitetin e Pensilvanisë në vitin 1968.

Donald Trump ka pesë fëmijë prej tri martesave dhe tetë nipa dhe mbesa.[2][3] Së pari u martua me modelen çeke Ivana Zelníčková më 7 prill 1977. Ata kishin tre fëmijë Donald Trump, Jr., Ivanka Trump dhe Eric Trump, të cilët janë \ zv.presidentët ekzekutiv në ”The Trump Organization”. Ata u divorcuan në vitin 1991.

Pas divorcit, Donald u martua me aktoren amerikane Marla Maples në vitin 1993. Ata kanë një vajzë Tiffany Trump. Ata u ndanë në maj 1997[4] dhe u divorcuan në qershor 1999.[5][6]

Donald Trump u fejua me Melania Knauss në prill 2014[7] dhe u martua me të në vitin 2015.[8][9][10] Së bashku kanë një djalë, Barron Trump.\

Karriera

Trump e filloi karrierën e tij në biznes, si trashëgimtar i pronave të lëna nga babai i tij, atij dhe vëllezërve të tjerë e fëmijëve të tyre. Në një deklaratë ka thënë se e ka filluar karrierën e tij me një borxh prej 1 milion dollarësh[11] prej babait të tij. Në momentin e kandidimit për president, pasuria e tij e deklaruar zyrtarisht arrinte në 8,737,540,000$.[12]

Asetet kryesore të pasurisë së tij përfshijnë godinat e shumta dhe pasuri të patundshme. Pothuaj në cdo qytet kryesor të Shteteve të Bashkuara ndodhet një godinë e lartë e organizatës Trump, e cila drejtohej prej Donald Trump që prej viti 1971. Organizata e tij  zotëron gjithashtu dhe një numër të madh objektesh të tjera luksi si kazino, fusha golfi etj.

Trump është angazhuar dhe në fushën e medias, duke qenë ideator i një reality show të quajtur “The Apprentice” dhe gjithashtu përmes zotërimit të të drejtave të transmetimit të programit “Miss Universe”, të drejtat e së cilit i shiti në vitin 2015.[13]

Pas zgjedhjes si president, fëmijët e tij drejtojnë organizatën Trump.

Presidenca[

Trump gjatë betimit si president

Në ditën e inaugurimit të tij si president, kundërshtuesit e politikave të Trump, duke pretenduar se Rusia dhe forca të tjera të huaja kishin ndikuar rezultatin e zgjedhjeve, organizuan protesta mbarëkombëtare, që u ndoqën dhe nga përkrahës në vende të ndrysme te botës. Protesta më e madhe, e organizuar në formën e një marshimi ishte ajo që u quajt “Women’s March” (Marshimi i Grave), e cila mblodhi mbi mbi 3.5 milion protestues.[14] vetëm në Shba dhe mendohet se rreth 5 milion protestues në të gjithë botën. Temë kryesore e protestës ishtë kundërshtimi i ligjeve që ndalonin të drejtën e abortit apo që pendonin hyrjen e emigrantëve dhe familjarëve të tyre në ShBA.[15]

Në 100 ditët e para në zyrë Trump filloi presidencën e tij duke hedhur poshtë dekrete të rëndësishme të firmosura nga paraardhësi i tij Barack Obama. Dekrete që kishin të bënin më shëndetësinë dhe tregtinë, ku më i rëndësishmi ishtë dekreti që nxorri ShBA-të jashtë bashkimit tregtar me shtetet e Paqësorit.

Trump në takimin me liderët e G7

Ai  dha urdhër për rifillimin e punimveve për dy naftësjellës shumë të kundërshtuar, të cilët kalojnë në tokat dhe rezervatet e indianëve të amerikës.[16] Përmes dekreteve që pasuan Trump ndaloi hyrjen e emigrantëve që vinin nga shtete promovese apo bashkëpuntore me terroristët.[17][18] Dekret ky që solli shumë konflikte politike por edhe institucionale dhe që u kundërshtua e u bllokua nga shumë gjykatës federalë , gjë që bëri që edhe të shtyhej miratimi i tij nga Kongresi amerikan.[19] Vendimet e tij hasën kundërshtim nga organizata të ndryshme civile dhe grupe që prekeshin nga vendimet e tij, kryesisht emigrantët dhe gratë.

Në 1 Qershor 2017 Presidenti Trump njoftoi tërheqjen e SHBA-së nga ”Marrëveshja e Parisit për Klimën”, sikurse kishte premtuar gjatë fushatës së tij në emër të mbrojtjes së punësimit amerikan dhe të sloganit të tij “Amerika në fillim”.[20]

Në politikën e jashtme ai i kushtoi rëndësi të madhe luftimit ë militantëve terrorist të SHtetit Islamik, ku autorizoi dhe fushata ushtarake kundrejt tyre.  Rëndësi të vecantë i kushtoi dhe konfliktit me Korenë e Veriut, duke u përpjekur përmes sanksioneve të shtuara ndalimin e zhvillimit të mëtejshëm të programit nuklear të Koresë së Veriut. Përmes një turi diplomatik në Azi, sekretari i shtetit dhe zv.Presidenti, siguruan mbështetjen e fuqive aziatike në luftën kundër Koresë së Veriut.

Referencat

  1. ^ http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=340093
  2. ^ Michaud, Sarah (October 3, 2011). “Donald Trump, Jr. Welcomes Son Tristan Milos”. People. Marrë më October 5, 2011. 
  3. ^ “Trump’s daughter, Ivanka, gives birth to third child”. Fox News Channel. March 27, 2016. Marrë më March 28, 2016. 
  4. ^ Arena, Salvatore; Baker, K. C. (June 9, 1999). “Marla caves on prenup battle, takes $2 million in divorce”. Daily News. New York. Marrë më January 9, 2016. 
  5. ^ “Marla Maples Still Loves Donald Trump”. People. August 2013. 
  6. ^ “Trump always says ‘I do’ to having a prenup”. Chicago Tribune. January 21, 2005. 
  7. ^ “The Donald is getting married – again”. CNN. April 29, 2004. Marrë më January 10, 2016. 
  8. ^ Gillin, Joshua (July 21, 2015). “The Clintons really did attend Donald Trump’s 2005 wedding”. PolitiFact.com (Tampa Bay Times/Miami Herald). Marrë më August 21, 2015. 
  9. ^ Krueger, Alyson (June 27, 2011). “Top 12 May–December Romances: Donald Trump and Melania Trump & Ivana Trump and Rossano Rubicondi (24 years)”. Time. Marrë më August 29, 2015. 
  10. ^ Brown, Tina (January 27, 2005). “Donald Trump, Settling Down”. The Washington Post. Marrë më May 22, 2008. 
  11. ^ https://www.cnbc.com/2015/10/26/donald-trump-my-dad-gave-me-a-small-loan-of-1-million-to-get-started.html
  12. ^ https://www.washingtonpost.com/politics/exclusive-trump-will-declare-9-billion-net-worth-as-he-reveals-2016-plans/2015/06/15/a00e74c0-137c-11e5-9ddc-e3353542100c_story.html?utm_term=.ce77b32617fb
  13. ^ https://www.nytimes.com/2015/09/15/business/media/trump-sells-miss-universe-organization-to-wme-img-talent-agency.html
  14. ^ https://www.theatlantic.com/technology/archive/2017/01/womens-march-protest-count/514166/
  15. ^ http://aa.com.tr/en/europe/european-women-march-against-trump/732213
  16. ^ http://www.botasot.info/amerika-bota/644781/presidenti-trump-nenshkruan-urdher-ekzekutiv-per-naftesjellesin/
  17. ^ https://www.evropaelire.org/a/28268468.html
  18. ^ https://sot.com.al/bota/urdh%C3%ABr-ekzekutiv-i-presidentit-trump-t%C3%AB-ardhurit-nuk-hyjn%C3%AB-dot-gjykata-bllokon-deportimin
  19. ^ https://www.theguardian.com/us-news/2017/jan/28/airports-us-immigration-ban-muslim-countries-trump
  20. ^ http://www.trt.net.tr/shqip/bota/2017/06/02/trump-njofton-terheqjen-e-amerikes-nga-marreveshja-per-klimen-744236