VOAL

VOAL

Diaspora e Kosovës e pakënaqur me votimin përmes postës

February 5, 2021

Komentet

Diaspora nuk ia fal Ramës shpopullimin, nis fushatën e votimit, ‘edhe unë jam çyryk’

Në rrjetet sociale ka nisur një valë e gjerë reagimi nga diaspora, të cilën kanë nisur procesin e votimit për 11-Majin, kundër Edi Ramës.

Në videot që po bëhen virale në rrjet, diaspora përveçse nuk ia ka harruar Ramës përzënien jashtë Shqipërisë, ka shprehur zemëratën edhe ndaj gjuhës vulgare e fyese që po përdor Rama në fushatën elektorale.
Në video vihet re qartë se diaspora ka regjistruar një pjesëmarrje të lartë dhe ka dhënë mbështetje të fuqishme për opozitën. Sipas videove që po bëhen virale në rrjet, shumica e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit kanë votuar për PD, dhe kjo tregon pakënaqësinë e tyre me qeverisjen aktuale. sn

Vota e Diasporës- Spahiu: Emigrantët po detyrohen të votojnë me presion, kërkohet fotografimi i votës

Kandidati i PD në Qarkun e Dibrës që garon në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Përparim Spahiu ka denoncuar presionesh që, sipas tij, po ushtrohen mbi emigrantët dhe punonjësit në sektorin publik, për t’i detyruar të votojnë për partinë në pushtet. Në një postim në Facebook. Spahiu shkruan se qeveria po përdor frikën dhe varësinë ekonomike për të kontrolluar votën e qytetarëve.

Kandidati për deputet akuzon pushtetin aktual për krijimin e një “ushtrie të tërë të punësuarish” që, sipas tij, jo vetëm detyrohen të votojnë për partinë, por edhe të fotografojnë votën e tyre si provë bindjeje.

Fotografimi i votës nuk ndihmon askënd, as atë që ta kërkon, as vendin. Ai që e bën këtë, bëhet skllav i një rroge të mjerë, shpesh vetëm 40 mijë lekë në muaj”, shkruan Spahiu.

Sipas tij, kjo praktikë është jo vetëm shkelje e parimeve demokratike, por edhe një formë moderne e shantazhit dhe nënshtrimit. Ai paralajmëroi se Shqipëria rrezikon të mbetet peng i një shteti që shtyp më të dobëtit dhe mban pushtetin përmes frikës.

Frika se ‘do të na heqin pensionin’ nuk është demokraci. Është shantazh,” thekson ai.

Spahiu bën thirrje për votë të lirë dhe të ndërgjegjshme, duke theksuar se vetëm një ndryshim i vërtetë, me një ekonomi që vlerëson punën dhe dinjitetin, mund të nxjerrë vendin nga kjo situatë e zymtë.

Vota e lirë është themeli i çdo shteti të drejtë. Pa të, nuk ka demokraci”, thotë ai.

Postimi i plotë në FB:
Emigrantët po votojnë!
Partia në pushtet ka vënë nën presion një ushtri të tërë të punësuarish, duke u kërkuar jo vetëm votën, por edhe provën e saj përmes fotografimit atyre.
Ju them se fotografimi i votës nuk ndihmon askënd — as atë që ta kërkon, as vendin. Ai që e bën këtë, bëhet skllav i një rroge të mjerë, shpesh vetëm 40 mijë lekë në muaj. Ky nuk është thjesht çmimi i një muaji, por çmimi i së ardhmes së Shqipërisë.
Të fotografosh votën nuk është ndihmë. Është dorëzim. Është mbështetje për ata që sot të shtrëngojnë dorën dhe nesër të harrojnë.
Kur vota jepet nga frika, shpresa shuhet. Dhe sa herë ndodh kjo, Shqipëria mbetet peng i një shteti me paga të ulëta, me pak mundësi dhe me presion të vazhdueshëm mbi më të dobëtit – ata që marrin ndihmë ekonomike apo pensionistët. Frika se “do të na heqin pensionin” nuk është demokraci. Është shantazh.
Shqipërisë i duhet një ndryshim i vërtetë. Një ekonomi që vlerëson punën, jo nënshtrimin. Paga me dinjitet dhe investime që sjellin zhvillim – jo thjesht mënyra për të mbajtur një pushtet të kalbur në këmbë.
Votoni të lirë. Votoni sipas ndërgjegjes. Votoni për të ndryshuar këtë realitet të zymtë që e ka zënë Shqipërinë për fyti.
Vota e lirë është themeli i çdo shteti të drejtë. Pa të, nuk ka demokraci. sn

Berisha-diasporës: Refuzoni fotografimin e votës. Votoni ndryshimin për tu ndarë nga e keqja që po zbraz Shqipërinë

Kryetar i PD-së, Sali Berisha i ka bërë thirrje diasporës që të refuzojë fotografimin e votës për zgjedhjet e 11 majit.

‘Refuzoni fotografimin e votës. Votoni ndryshimin për tu ndarë nga e keqja që po zbraz Shqipërinë’, theksoi Berisha në fund të fjalës së tij me banorët e Njësisë Nr. 15 në Tiranë.

Berisha: Klani i tij, rrethi i tij familjar, është një rreth hajdutësh. Baxhanaku i tij ka fituar 80-100 tendera që ai që quhet AKSH-i. Është një agjenci që merret me digjitalizimin dhe ka zhdukur qindra milionë euro.

Del tjetri duke folur, jo Linda po ndërhyn tek AKSH, për kunatin ajo. Prokurori e ka, guxon ai të thërrasë Lindën? Në asnjë mënyrë se janë paratë e familjes.

Pra, nëse vidhet në këtë mënyrë nuk ngelet gjë për fshatin, për pensionistët, për të sëmurët.

A e dini se në     ç’gjendje e rëndë është problemi i ilaçeve sot. Sot farmacitë tona janë të mbushura me ilaçe të skaduara dhe të vjen keq se, shumica e atyre që kanë një mundësi, gjënë e parë që u kërkojnë njerëzve të tyre jashtë, janë ilaçet.

Kjo do marrë fund.

Tom Doshit dhe Vilma Nushit, dy vampirëve të vërtetë të shëndetit të shqiptarëve do u vihet dylli dhe do bëhen përgjegjës për të gjithë atë që kanë krijuar në shëndetin e njerëzve.

Ne e kuptojmë se ‘Shqipëria Madhështore’ nuk është vetëm dëshmia e dhembshurisë.

Është Shqipëria që prodhon dhe ky prodhim, ju jeni njerëzit që prodhoni. Do bëjmë gjithçka që ju të prodhoni sa më shumë dhe sa më mirë.

Do bëjmë të gjitha kushtet, ekstensionin do e keni falas. Do zgjidhim çdo problem që e keni me pronësinë. Të gjitha lejet e legalizimeve do shndërrohen në tapi legalizimi njëherë e përgjithmonë.

Ju bëj thirrje në emër tuaj, të gjithë vëllezërve në diasporë, të cilët po nisin votimin, të votojnë për ndryshimin, të votojnë këtë vit, që është viti i tyre për tu ndarë me këtë të keqe të madhe, që po e zbraz dhe po e shkreton Shqipërinë.

Ju bëj thirrje, refuzoni dhe mos bëni asnjë fotografi të votës tuaja, sepse ju duhet të jeni qytetarë të mirë të vendeve ku jetoni. Dhe në vendet ku jetoni dënohet me ligj fotografimi i votës.

Prandaj mos zbatoni kodin dhe kërkesën e këtyre mafiozëve të cilët duan të ju kontrollojnë vullnetin tuaj, qëndroni njerëz të lirë, shqiptarë dinjitozë dhe votoni për ndryshimin.

Votoni me 11 maj për të përmbushur atë mision historik që u ka rënë gjeneratës tuaj, përmbysjen e një diktature të dytë.

Miqtë e mi!

Që të gjithë ne në këtë fushatë, mbi të gjitha jemi misionarë.

Secili prej jush me votën tuaj, jeni misionarë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrënim, nga ky pakësim i frikshëm, nga ky shpopullim dhe varfërim

Sali Berisha është një misionar, është njëri prej jush.

Kam marrë këtë mision me vendosmërinë më të madhe, jo për pushtet, absolutisht, as për para. Por kam marrë këtë mision së bashku me ju, për të patur një të ardhme tjetër të re, për ata djem e vajza që janë këtu, që ata të qëndrojnë këtu. Që këta të qëndrojnë këtu.

Ëndërrën e tyre shqiptare ta ndërtojnë në Shqipëri dhe të mos e eksportojnë në dhena të tjera.

Shqipëria është vendi më i bekuar, ka pasuritë më të mëdha, ka potencialet më të mëdha, ndaj le të firmosim me 11 maj ndryshimin në mënyrë që të hapim një kohë tjetër, kohë shprese, besimi, mirëqënie punësimi.

Ju garantoj ju, se rritja e rrogave dhe pensioneve, dalja jonë në krye për rroga e pensione mes vendeve të rajonit, është qëllimi i parë dhe kryesor që do realizohet.

Faleminderit shumë.

sn

“Takim ekskluziv”, BIRN: Edi Rama bën fushatë të financuar nga ‘palë të treta’ me diasporën

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të mbajë të dielën një miting në provincën e Varezes në veri të Italisë, i cili po promovohet nëpërmjet një fushate reklamash në rrjetet sociale pas së cilës qëndron një faqe anonime në ‘Facebook’ dhe një organizatë jo-fitimprurëse italiane.

Të dielën në orën 15:00, në qendrën e kongreseve ‘Malpensa Fiere’ në Busto Arsizio të provincës së Varezes në Itali, kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një miting të madh elektoral, me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve me banim në vendin fqinj.

“Ky është një moment unik për t’u lidhur me rrënjët shqiptare dhe për të diskutuar perspektivat e ardhshme të Shqipërisë,” shkruhet në një reklamë të postuar në rrjetet sociale ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, ndërsa theksohet se hyrja është falas.

“Një mundësi e veçantë për të takuar personalisht Kryeministrin dhe për të ndarë ide mbi të ardhmen e komunitetit shqiptar jashtë vendit,” shton reklama.

Edhe pse eventi cilësohet si një takim kulturor, ai zhvillohet në mes të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri dhe reklama mban një ‘hashtag’ të sloganit të përdorur nga Partia Socialiste, “#Shqipëria2030”.

Fushata e reklamave është postuar në platformat e kompanisë ‘Meta’ nga një faqe anonime në ‘Facebook’, në bashkëpunim me një organizatë në Itali të quajtur ‘E20Italia Associazione Culturale’, e cila drejtohet nga juristja dhe sipërmarrësja me origjinë shqiptare me aktivitet në Milano, Vasenka Rangu Leka.

E pyetur nga BIRN nëpërmjet një zëdhënësje, zyra e shtypit në Kryeministri i drejtoi pyetjet tek Partia Socialiste, e cila nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ndërkohë, sipërmarrësja Vasenka Rangu tha se nuk e kishte të mundur të komentonte deri në javën e ardhshme “për mungesë kohe”.

Partia Socialiste e Shqipërisë, e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, po kërkon një manadat të katërt në krye të vendit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të parat prej rënies së regjimit komunist në Shqipëri, ku mund të votojë edhe diaspora.

Prej gati një viti, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë Socialiste – në nivel qendror dhe vendor, kanë nisur një seri të ngjeshur takimesh elektorale me shqiptarët që banojnë jashtë vendit, i njohur si ‘Turi i Diasporës’.

Takimi i së dielës në Busto Arsizio është i pari që mbahet brenda afatit 30-ditor të fushatës zgjedhore. Kryeministri Edi Rama e shpalli këtë takim nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ të mërkurën.

“Me shqiptarët e Italisë, Milano, 13 korrik, ora 15:00,” shkroi Rama me gërma të mëdha shtypi, duke ndarë një poster ku flamuri kombëtar dhe ai i BE-së rrethojnë një pëllëmbë dore të hapur, ku është shkruar numri ‘5′, i cili përfaqëson numrin rendor të PS-së në fletën e votimit.

Ky postim u shoqërua nga një fushatë reklamash në Instagram dhe Facebook, në italisht dhe shqip, ku i bëhej thirrje komunitetit shqiptar në Itali që të marrë pjesë ‘në një takim kulturor’ me kryeministrin.

Nga data 4 prill, në Facebook dhe Instagram janë shfaqur 16 reklama për këtë ngjarje elektorale, e cila prezantohet si një: “Takim Ekskluziv me Kryeministrin Edi Rama!”

“Merr pjesë në një event të jashtëzakonshëm me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, një ditë e dedikuar diasporës shqiptare,” bën thirrje reklama.

Pjesëmarrësit ftohen të regjistrohen nëpërmjet një formulari, ku i kërkohen të dhëna personale si emri, mbiemri, numri i telefonit dhe email-i.

Shqipëria miratoi dhjetorin e kaluar një ligj të ri për të dhënat personale, që e përafron legjislacionin shqiptar me direktivën e BE-së, të njohur si ‘GDPR‘, ndërkohë që institucionet publike kanë shprehur shqetësim për administrimin e të dhënave personale nga partitë politike gjatë fushatës.

Në një deklaratë për mediat në prag të hapjes së fushatës zgjedhore, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale së bashku me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve i bënë thirrje partive dhe organizatave politike që të respektojnë ligjin dhe rregulloret mbi përpunimin e të dhënave personale të votuesve.

“Konsiderojmë si detyrë tonën parësore të garantojmë që të drejtat themelore të shtetasve të respektohen në çdo hap, duke zbatuar Kodin Zgjedhor, ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe Rregulloren e Përgjithshme GDPR të Bashkimit Europian”, shkruhet në deklaratën e përbashkët të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, Besnik Dervishi dhe Komisonerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Shkelje e Kodit në fushatën dixhitale

Sipas të dhënave të bëra publike në bibliotekën e reklamave ‘Ads Library’ nga kompania Meta, fushata e reklamave është paguar nga një organizatë jofitimprurëse e quajtur “E20Italia Associazione Culturale”, e cila kishte shpenzuar deri të premten të paktën 866 euro.

Sipas faqes së saj të internetit, ajo merret me organizimin e eventeve sociale dhe kulturore, si iniciativa bamirësie dhe evente sportive. Një nga eventet e listuara prej saj është një turne futbolli, i cili do të mbahet në korrik në Tiranë, në bashkëpunim me Albitsol Foundation dhe Universitetin e Sporteve.

Pas këtyre dy organizatave qëndron juristja dhe sipërmarrësja me origjinë shqiptare, Vasenka Rangu Leka, e cila ka gjithashtu një kompani komunikimi të quajtur ‘Dora Communications’ dhe boton një revistë elektronike.

Ajo është gjithashtu themeluese dhe drejtuese e Qendrës Shqiptare në Itali, një prej organizatave më aktive të diasporës shqiptare. Në vitin 2023, Rangu garoi në zgjedhjet për Parlamentin e Lombardisë si pjesë e Listës ‘Moratti’.

Reklamat në Facebook dhe Instagram për të promovuar mitingun e kryeministrit në Busto Arsizio janë bërë nga një faqe në Facebook e quajtur ‘Shqiperia në BE’, e cila është themeluar me 31 mars dhe numëronte 58 ndjekës të premten pasdite.

Në një foto të postuar në rrjetin social ‘X’, ajo shfaqet duke shoqëruar zyrtarë shqiptarë, si kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në takime me zyrtarë dhe homologë në Itali.

Takimi i së dielës pasdite nuk është i pari i organizuar nga Partia Socialiste në Busto Arsizio. Një turbim i ngjashëm u zhvillua edhe më 26 maj 2024, në pallatin e sportit të këtij qyteti, i cili u shoqërua gjithashtu me një fushatë të ngjashme reklamash në ‘Facebook’ nga palë të treta.

Kuadri ligjor shqiptar nuk e rregullon aktivitetin e ‘palëve të treta’, siç është shoqata e sipërpërmendur gjatë fushatës elektorale, edhe pse partitë politike kanë detyrim të deklarojnë vlerën e dhuratave në natyrë ose para që marrin prej tyre.

Megjithatë, në prag të zgjedhjeve, partitë politke garuese nënshkruan një instrument vetërregullues – Kodi i Etikës për Fushatat Dixhitale në Shqipëri, ku angazhohem të mos bëjnë fushata reklamash jotransparente nëpërmjet ‘palëve të treta’.

“Ky kod u shkel që ditën që u nënshkrua,” tha Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”, një organizatë që monitoron sjelljen e subjekteve zgjedhore, duke iu referuar sulmeve me gjuhë denigruese midis palëve në prag të fushatës. “Pa pasur rregullim ligjor është vështirë të arrijmë korrigjimin e sjelljeve të tilla,” shtoi ai./ BIRN

Banka e Shqipërisë: Reminitancat u rritën me 12.5%, kalojnë për herë të parë kufirin e 1 miliard eurove

Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëri kanë arritur një nivel rekord gjatë vitit 2024, duke e kaluar për herë të parë kufirin e 1 miliard eurove.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 1.05 miliardë lekë në 2024-n, me një rritje prej 12.5% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht, duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.

Të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se ritmet e emigracionit të shtetasve shqiptare në vendet e Bashkimit Europian janë përshpejtuar vitet e fundit dhe kjo reflektohet në numrin e lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna nga shtetet e BE-së. Në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të pare.

Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë.

Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.

Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë.

I gjithe ky fluks i ri të ikurish është reflektuar në zgjatjen e ciklit të emigracionit. Vlerësohet se në 10-15 vjet lidhjet me vendim amë fillojnë e zbehen, teksa emigrantët krujojnë një jetë të re, në shtetin ku kanë emigruar. Kjo ndodhi me valen e parë të emigracionit të pas viteve ’90, që çoi në një rënie të prurjeve pas vitit 2008.

Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e treguesit të remitancave eshtë dhe ekonomia informale. Prurjet e emigrantëve llogariten nga Banka e Shqipërisë si një zë në total që mbulon të hyrat e ndryshme në bilancin e pagesave, që mund të jetë formale apo jo formale dhe si rrjedhojë këtu mund të përfshihet edhe ajo pjesë e parasë informale që hyn nga burime jo të ligjshme e hidhet në ekonomi, si në ndërtim, apo blerje pasurish të paluajtshme në bregdet./ Monitor

Oligarkia e librit shkollor ose tregtarët e librave shkollorë që me liçencë shtetërore vjedhin dijen e fëmijëve shqiptarë në Diasporë- Nga ARDI OMERI

Ndersa lexoja Abetaren e gjuhes shqipe, e unifikuar per te gjithe kombin shqiptar, smund te me anashkalonte çmimi. 820 leke ose 8.5 €
Ka qe ne 2013 qe shtepia botuese Albas ka monopolin e librit shkollor qe ne pergatitjen e librave, shtypin dhe shitjen. (Ne bashkepunim me MA dhe Drejtorine e Botimeve te Diaspores)
Ne nje tirazh minimal 2 milion kopie per furnizim me tekste shkollore mbare kombetar, vetem me abetare x çmim 8.5€ jane 20 milion €. Dua te jem favorizues edhe une(se “gjynah”) e do zbrez 10 milion € shpenzime, duke futur qokat per Mimoza Hysaj(drejtoreshen e Botimeve te Diaspores, “mon kukaleshet” e Manasterliut apo kush ishte me pare, per qokat ne tv lokale e kombetare per promovim personal, per pekthimin frengjisht nga Vrima ne “l’origine” nga Luan Rama, ne qokat e promovimeve ne ambasadat shqiptare ne Eu dhe panairet e librave (si e ftuar privatisht nga Alda Bardhyli e QKLL), perseri Rites i mbeten neto 10 milion € qe ne 12 vite bejne 120 milion vetem per Abetaren. (Tani bejeni vete shumen per te gjithe librat dhe tekstet shkollore)
Keto abetare jane me ligj qe duhen shperndare falas per femijet e diaspores. Ne ligj te dashur miq shkruhet e zeza mbi te bardhe, financohen nga buxheti i shtetit. Por Mimoza Hysa nuk eshte dakort. Ajo do pjesen e saj dhe e ndan me Riten. (Nese sjane dakort te me denoncojne per shpifje)
Ne rastin e Shkollave te shoqates Ardhmeria ne Londer, 600 abetare dhe tekste shkollore per femijet e shkollave kane kushtuar 10 mije £.
Fale donatorit Kadri Morina u be e mundur blerja cash, dhe parate i mori Albas e natyrisht “ndermjetesja” Mimoza Hysa qe nuk pranoi t’ia paguaj shteti femijeve ne Diaspore. (Me teorine se ishte kerkese e vonuar dhe se kerkesa behet nje here ne vit! Pra femijet per tu shkolluar ne gjuhen shqip duhet te pyesin Mimoza Hysa-n dhe Rita Petron se kur do te regjistrohen ne shkolle per te mesuar gjuhen shqipe. Dikur atdhetaret tane i shtypnin librat me kontribute te diaspores dhe i dergonin fshehurazi ne Shqiperine e okupuar nga Otomanet dhe e kercenuar nga kisha greke e serbe qe digjte librat dhe vriste mesuesit shqiptare. Po sot, perse qeveria lejon keta oligarke te librit te perfitojne ne kurriz te femijeve te diaspores?
Tani e kuptoj perse Ambasadat promovojne Mimoza Hysa e Rita Petro per librat e tyre private a thua se jane Nobel i kombit shqiptar, kur ne fakt jane dy mediokre dhe perfituese, perpos qe jane edhe kuçedrat e dijes se femijeve shqiptare. Ato kane “shpellen e drites se dijeve” dhe femijet perballe ketyre “kuçedrave” qe kerkojne te “lirojne” germat shqip te kyçura me çmime te shtrenjta abuzivisht dhe me leje te qeverise Shqiptare!
Kush do fitoje ne kete lufte titanesh ku ne kete rast- Davidi eshte populli, femjet, e ardhmja dhe Golia: Albas(Rita Petro), Qendra e Botimeve te Diaspores (Mimoza Hysa), Ministria e Arsimit, QKLL, Ministria e Jashtme, Ambasadat e RSh neper bote?
Pa dyshim perkohesisht Golia eshte fitues por Davidin historia e nxjerr fitimtar e keshtu duhet te jete. Ashtu sikunder historia e popullit shqiptar rilindasit e vertete ne shekullin e 19 i beri heronj te kombit.
Kembanat bien per ata qe kane vesh te degjojne, mendje te kuptojne dhe guxim te reagojne.
Diaspora Shqiptare

Britania po shqyrton dërgimin e azilkërkuesve në Ballkan, BBC: Kampe dhe në Shqipëri

Britania e Madhe po risheh mundësinë e dërgimit të azilkërkuesve në Ballkanin Perëndimor. Propozimet aktuale janë të fokusuara në vendet që përfshin ky rajon si, Shqipëria, Serbia apo dhe Bosnjë-Hercegovina.

BBC shkruan se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë nisur të diskutojnë planin për të strehuar azilkërkuesit, të cilëve u janë refuzuar kërkesat dhe apelimet.

Sipas një burimi qeveritar cituar nga BBC, do të paguhet vendi pritës për çdo person që do të largohet.

Qendrat jashtë shtetit do t’i mundësonin qeverisë të largojë azilkërkuesit që vijnë nga vende që konsiderohen të pasigurta për ta për t’u kthyer, si Irani dhe Somalia.

Komisioni Europian paraqiti në fillim të muajit maj një propozim për vendet anëtare që të marrin si shembull marrëveshjen mes Shqipërisë e Italisë duke e konsideruar si inovative për çështjen e menaxhimit të migracionit.

Vitin e kaluar, autoritetet britanike kthyen 9.151, 36% më shumë se në vitin 2023. Më shumë se 5,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka këtë vit.

Politikani konservator Chris Philp thotë se fakti që laburisët po shohin këtë alternativë për t’i dhënë zgjidhje problemit të emigracionit tregon se ata e kanë pasur gabim kur kundërshtuan skemën Ruanda dhe tregon se përpjekjet e tyre për të luftuar bandat kriminale kanë dështuar.

Në artikull theksohet se ngritja e qendrave jashtë Britanisë së Madhe ka të ngjarë të përballet me sfida ligjore si dhe kundërshtime të forta nga organizatat që mbrojnë të drejtat e refugjatëve.

BBC sjell si shembull Italinë ku marrëveshja me Shqipërinë është bllokuar nga gjykatat. sn

Sot isha i ftuar nga Drejtori i shkollave shqipe në Londër, në shkollën shqipe në Hillingdon- Nga ARDI OMERI

Sot isha i ftuar nga Drejtori i shkollave shqipe ne Londer, ne shkollen shqipe ne Hillingdon.
Takova 100 femije shqiptare qe mesonin shqip me mesues shqiptare. U mrekullova dhe gezova pak kohe me ta, por u trishtova kur mesova qe Shoqata Ardhmeria, librat shqip, abetaret i kane blere leke (Donacion i z. Kadri Morina).

Librat me ligj financohen nga buxheti i shtetit por Mimoza Hysa, drejtoresha e Botimeve te Diaspores dhe Rita Petro, Albas, iu kane marre 10 mije £. Nuk di çfare emra ti ve por eshte turp.
Ne libra lexova (me shikim te pare) gabime gramatikore: qe ne faqe te pare, poezia e Naim Frasherit eshte shkruar “Istoria” dhe nuk shpjegohet qe duhet Historia dhe Naimi e ka bere ate poezi kur nuk ishte unifikuar alfabeti.
Ne nje poezi ilustruese shkruhet “ca copa” kur duhet “disa copa”.
Une gjithsesi u kenaqa me deshiren e femijeve per te mesuar shqip dhe me devotshmerine e mesuesve dhe te z. Lutfi Vata per te ngritur shkolla shqipe, qe femijet shqiptare te mesojne te shkruajne e lexojne gjuhen e bukur shqipe.
Prinderit shqiptare te diaspores e kane detyre te investojne per mesimin e gjuhes amtare te femijeve te tyre dhe une u mrekullova me prinder e femije shqiptare sot.
Zoti i bekofte te gjithe.
Zoti e bekofte Shqiperine dhe gjuhen shqipe.
Ftoj te gjithe miqte e mi shkrimtare e poete te me ndihmojne me tekste shqip, libra per femije, libra perrallash te motçme shqiptare etj. Çdo kontribut eshte i vyer.
Ju faleminderit
Ps: nese ndokush mund ta informoje ministren Manasterliu qe abetaret jane falas do me bej nder.
Po ashtu edhe drejtoreshen e Botimeve te Diapspores Mimoza Hysa dhe “poeten e madhe kombetare” Rita Petro.
Ligji i detyron t’ua japin falas femijeve shqiptare ne diaspore dhe ky faj, kjo vjedhje duhet te kthehet “korrigjohet”

Berisha fton emigrantët të votojnë: Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD ‘Diaspora Voton’

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar emigrantët që të angazhohen në procesin zgjedhor dhe të votojnë.

Ai ka shprehur mirënjohje për vendimin e një emigranti, zoti Matraku, dhe ka kërkuar që ata të verifikojnë emrin në qendrën e votimit të qytetit ose fshatit nga janë larguar.

Berisha theksoi se në rast se ndonjë emigrant ka vështirësi gjatë procesit, mund të drejtohet në faqen e PD-së, “Diaspora Voton”, për të marrë udhëzime të hollësishme dhe ndihmë të mëtejshme.

 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:

Unë shpreh mirënjohje të pakufishme zoti Matraku për vendimin që keni marrë.

Vetëm të verifikoni emrin në qendrën tuaj të votimit të qytetit apo të fshatit nga jeni larguar.

Po të kesh ndonjë vështirësi, ju lutem telefononi në faqen e PD, Diaspora Voton, dhe do marrësh edhe udhëzime më të hollësishme që mund t’u duhen.bw

Votat e diasporës- Përfundon shqyrtimi i kërkesave në PER, 245.975 qytetarë mund të votojnë më 11 maj

Ka përfunduar shqyrtimi i aplikimeve të shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë vendit për votën e diasporës, proces i cili nisi më 11 janar dhe u mbyll më datë 4 mars.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ, nga 365,166 kërkesa janë miratuar 245.975 aplikime, ndërsa u refuzuan 119,139 pre tyre.

Numrin më të lartë të kërkesave të miratuara e ka qarku i Tiranës me 52 425 shtetas shqiptarë të regjistruar në PER, i ndjekur nga qarku Fier me 32 559, më pas qarku Elbasanit me 25 196, qarku i Durrësit me 25 034 dhe qarku Korçë me 20 638 kërkesa të miratuara.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave të miratuara është nga Italia me 91 223, e ndjekur nga Greqi me 68 223, Gjermania me 25 499 si dhe nga SHBA me 20 653 e Britania e Madhe 17 227.

Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 212 982 kërkesa, ndërsa femrat janë 152 184.

Brenda datës 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë listën paraprake të këtyre zgjedhësve. Emrat e tyre do të hiqen më pas nga lista e votuesve në Shqipëri.

Capture

“Efekti më i Madh në Tiranë, Fier dhe Durrës”- U mbyll dje regjistrimi, ekspertët: Votat e diasporës ndikojnë afro 20 mandate në zgjedhjet për Kuvendin

 

VOA

Në Shqipëri, u mbyllën të martën regjistrimet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për emigrantët, që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Nga fillimi i janarit deri sot u regjistruan 234 mijë zgjedhës nga jashtë vendit, (një proces ky që kryhet për herë të parë), ndërsa 43 mijë të tjerë iu refuzua kërkesa për pasaktësi në dokumenta. Ekspertë të pavarur pohuan për Zërin e Amerikës se votat nga jashtë Shqipërisë do të ndikojnë mbi së paku 19 deri 20 mandate të Kuvendit të ri.

Ekspertë të pavarur dhe me përvojë në vëzhgimin e proceseve zgjedhore pohuan për Zërin e Amerikës se votimi i shqiptarëve nga jashtë shënon arritjen më në fund, e një standarti dhe një të drejte qytetare, për mosplotësimin e të cilës Shqipëria dallohej deri dje nga vendet e tjera.

Shifrat i kanë edhe ato të dy anët e medaljes: nga një anë 234 mijë votuesit nga jashtë të regjistruar janë më shumë se dyfishi i parashikimeve fillestare, por nga ana tjetër ata përbëjnë vetëm 15 -20 për qind të zgjedhësve shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit.

Drejtuesi i Institutit për Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore, Kristaq Kume, thotë për Zërin e Amerikës se që zgjedhësi nga jashtë ka një sjellje tjetër ndaj votës dhe një mënyrë tjetër se si e përdor atë.

“Votat e shtetasve nga jashtë territorit të vendit do të kenë efekt më të ndjeshëm në shpërndarjen e mandateve midis subjekteve veçanërisht në ato njësi zgjedhore ku numri i mandateve është tek. Në të tilla njësi zgjedhore, sipas formulës që bëhet ndarja e mandateve lëvizet ngandonjëherë edhe me shumë pak vota, edhe me 100 vota, edhe me 50 vota ka kaluar mandati nga një subjekt në tjetrin”, thotë zoti Kume.

Në Koalicionin për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara ekspertët besojnë se votat e shqiptarëve që jetojnë jashtë do të ndikojnë në afro 19- 20 mandate të Kuvendit të ri në të 12 Qarqet e vendit.

Sipas studimit të kësaj organizate, që e bën me dije për Zërin e Amerikës Dritan Taulla, qarku që do të ndikohet më shumë nga votat e jashtme është Tirana me 4 mandate, Fieri me 3 mandate, Durrësi, Elbasani, Vlora, Shkodra me nga 2 mandate, Berati, Korça, Gjirokastra, Lezha me nga 1 mandat, ndërsa ndikimi pritet të jetë i papërfillshëm në Dibër e Kukës.

“Besoj se me këto ritme shifra përfundimtare do të shkojë rreth 250 mijë. Duke vlerësuar se ky proces u bë për herë të parë, gjykoj që është arritje që një numër kaq i lartë shqiptarësh që jetojnë jashtë vendit u regjistruan për të votuar, për të thënë fjalën e tyre dhe për të përcaktuar se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend”, tha zoti Taulla.

Llogaritjet mbi votat e shqiptarëve nga jashtë vendit mbështeten në besimin që fletët e tyre të votimit do të kthehen të gjitha, por ekspertët besojnë se pjesëmarrja e tyre në zgjedhje do të rritet ndjeshëm nëse partitë politike do të futin në listat emërore të kandidatëve për deputetë figura të njohura nga diaspora, në mënyrë që ata të sjellin drejtpërdrejt në sallën e Kuvendit zërin dhe problemet e emigrantëve shqiptarë.

Mbetet për t’u parë se çfarë emrash do të dorëzojnë partitë politike, sidomos në pjesën e sipërme të listave të sigurta, thotë zoti Kume, por nëse do të bëheshin të ditur emrat e kandidatëve nga diaspora më herët se sa regjistrimi i votuesve nga jashtë, atëherë edhe numri i tyre do të ishte shumë më i lartë.

Të gjitha partitë e kanë bërë këtë premtim, edhe dy partitë e mëdha edhe partitë e reja, theksoi ai.

“Faktori i dytë për mua do të jetë edhe fakti se sa partitë politike do të përfshijnë në listat e tyre të kandidatëve, veçanërisht në një të tretën e sipërme të listës, kandidatë nga diaspora. Unë do të votoja shumë më tepër një kandidat bashkëqytetari im në emigrim, se sa dikë që jeton në Shqipëri. Varet se si do ta përdorin partitë politike këtë faktor”, tha zoti Kume.

Edhe zoti Taulla thotë për Zërin e Amerikës se edhe tek veprimtarët e Koalicionit KRIIK gjithëmonë ka mbizotëruar ideja që ashtu si shtresat shoqërore ashtu votat e emigrantëve tani të mos shpërndahen në rezultatet e përgjithshme të partive të mëdha, por ato të përqëndrohen tek përfaqësues të tyre, në mënyrë që edhe pikëpamjet e tyre në Kuvend të shfaqen qartë dhe fort.

“Mbetet për t’u parë emrat e kandidatëve, që do të sjellin partitë politike deri në 12 mars, që është afati i fundit. Idealja do të kishte qenë sipas KRIIK-ut, që shqiptarët jashtë vendit të kishin një përfaqësim të dedikuar; pra që të kenë deputetë të vetët, që të sjellin zërin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë”, tha zoti Taulla.

Ekspertët besojnë se më të favorizuarat për të marrë më shumë vota nga jashtë do të jenë në zgjedhje ato parti, që do të kenë më shumë emra kandidatësh nga diaspora. Madje më pas deputetët nga jashtë vendit mund të krijojnë edhe një grup parlamentar të diasporës, pohuan ata, por këto vëzhgime dhe zhvillime pritet edhe së paku një javë afat tjetër kur të publikohen listat e kandidatëve për deputetë.

Pasi numërohen të gjitha votat e diasporës, si pritet të duket legjislatura IX e Kuvendit të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur numërimin e votave nga diaspora gati një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Certifikimi i plotë i rezultateve pritet të ndodhë sot, pasi të përfundojë edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, por ato nuk pritet të ndryshojnë shpërndarjen e mandateve.

Sipas të dhënave përfundimtare të KQZ-së për votat me postë:

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 31.963 vota, që përbëjnë 51.57 për qind të totalit.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka dalë e dyta me 18.933 vota apo 30.55 për qind.

Në vendin e tretë është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 5.878 vota, që përfaqësojnë 9.48 për qind të numrit total.

Ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka arritur të mbledhë 2.000 vota ose 3.23 për qind të votave me postë.

Me përfundimin e numërimit të votave nga diaspora, përfshirë ato të dërguara me postë dhe ato në përfaqësitë diplomatike, tashmë kemi një pasqyrë më të qartë rreth përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës.

Sipas përllogaritjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 44 mijë e 224 vota, apo 57.31 për qind të totalit, LDK-ja 20 mijë e 42 vota apo 25.97 për qind të totalit, PDK-ja 7 mijë e 53 apo 9.14 për qind dhe AAK/Nisma 3 mijë e 552 apo 4.6 për qind.

Pas përfshirjes së këtyre votave në përllogaritjen përfundimtare, sipas Eugen Cakollit nga KDI, ndarja e mandateve në Kuvend pritet të duket kështu: Vetëvendosje 48 deputetë, PDK 24, LDK 20 dhe koalicioni AAK/Nisma 8.

Cakolli theksoi se e vetmja mundësi për ndryshim të konfigurimit parlamentar do të ishte nëse LDK arrin të sigurojë mbi 20 për qind të votave me kusht, çka do t’i mundësonte të fitonte një mandat shtesë në dëm të PDK-së.

Megjithatë, ky skenar kërkon një ndryshim të theksuar në trendin e votave. Sipas Cakollit, një skenar i tillë mbetet pak i mundshëm.

“E vetmja rrethanë, e cila mund të prodhojë lëvizje në (një të vetëm!) mandate, është nëse LDK arrin të marrë mbi 20% të votave me kusht, duke fituar një mandat nga PDK. Por për këtë, do të duhej një ndryshim i dukshëm i trendit, që nuk ka ndodhur më parë.” – tha ai. sn


Send this to a friend