Theodor Adorno, Max Horkheimer, Herbert Marcuse, Ernst Bloch, Mark Bloch dhe filozof ose sociolog të tjerë gjerman, ishin figurat ose shtyllat kryesore të Shkollës Elitare të Frankfurtit gjatë viteve ’30 të shekullit të kaluar të mbiquajtura ose paramendura asokohe si ‘vite të dritës dhe të shpresës’. Duke menduar në “epokën e re” të edukatës, kulturës, etikës, etstetikës, disiplinës dhe emancipimit të përgjithshëm global ose universal.
Se këndejmi, Etika dhe Kriticizmi i njohur i Imanuel Kantit së bashku me Idealizmin, Materializmin, Ekzistencializmin dhe Fenomenologjine e Shpirtit dhe Natyrës sipas konceptëve dhe vizionëve të shquara të Hegelit, Husserlit dhe kështu me radhë, ishin në fokusin ose agjendën kryesore të filozofëve të mesipërm të Shkollës Elitare të Frankfurtit.
Ndërkohë që Theodor W. Adorno (1903-1969), ishte njëri ndër aktorët ose protagonistët e shquar ose kryesor të Shkollës Filozofike të Frankfurtit, themeluese i filozofisë kritike në vitet e 30-ta dhe bashkautor me Max Horkheimein i njërit prej shkrimëve më influencues të lëvizjeve sociale në kontekstin global ose universal gjattë vitit 1968 me titull” Dialektik der Aufklarung” si dhe i shumë shkrimëve ose veprave tjera në fushën e filozofisë, sociologjisë etj. Ai njihet botërisht si një ndër mendjet më të ndritura ose gjeniale të mozaikut ose panoramës së gjithëmbarëshme intelektuale dhe kulturore të Europës ose tërë globit tonë tokësorë.
Theodor Adorno më tepër është i njohur dhe i shquar në fushën e filozofisë dhe sociologjisë sociale dhe asaj societale, ku kontributi i tij në teorinë kritike të shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare, mbërthen një shumëllojshmëri ose gamë dhe spektër të gjërë referencash, preferencash, interferencash, ndikimësh ose influencash të ndryshme. Kjo duke filluar që nga neomarksizmi perëndimor ortodoks dhe heterodoks dhe fenomenologjia e Husserl-it, për të arritur tek inteferenca dhe influenca kontradiktore të psikonalizës së njohur frojdiane, adleriane, jungiane etj. Ndërkohë që Adorno ishte edhe eksplorues, florues dhe një kultivues i zelshëm dhe tepër akribik i filozofisë së artit, estetikës dhe sociologjisë shoqërore ose sociale dhe asaj muzikore. Ndërkaq, ‘opus magnum‘ i fundit i tij qe një shkrim i papërfunduar me titull “Teoria estetike“ me 1969. Edukata, kultura, morali, karakteri, disiplina, akribiteti, luciditeti, subtiliteti dhe testamenti i tij intelektual dhe metaestetik, burojnë nga edukimi familjar operistik ose pianiistik i marrë që në fëmijëri nga mësimet ose leksionet që i mori në vitet 20-ta nga pedagogu dhe kompozitori të shquar austriak, Alban Berg, ndjekës i shkollës së famshme vijeneze të udhëhequr nga filozofia e muzikës atonale dhe serializmi i njohur orkestral ose simfoniko-dodekafonik i Arnold Schönbergut etj.
Kjo donë të thotë se Theodor Adorno-ja nuk qe “muzikolog” i mirëfillët, por një studiues, filozof dhe sociolog i muzikës.
Ndryshe nga kjo, sipas Adornos, kritika dhe filozofia e artit në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose filozofike. Kjo është një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të njohura të ‘filozofisë elitare frankfurtiane’ kanë një karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral.
Në këtë frymë Adornoja gjeti mënyrën për t’ia bashkëngjitur kërkimit social aspiratat e veta krijuese ose artistike. Në këtë rrafsh gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin “marksist” të kërkimeve sociologjike ose sociofilozofike të Adornos. Nga Marksi ai mori shumë koncepte ose definicione si atë të fetishizmit, tjetërsimit, interferimit dhe reifikimit (verdinglichung). Por, Adornoja nuk nuk ishte një marksist i tipit ose formatit ortodoks: kundërshtar i çdo forme të totalitarizmi, apo të socializmit real dhe kapitalizmit shtetëror perëndimor, të cilët i bashkon karakteri i “një bote të administruar”, ku objekti individual reduktohet në një qenie “mono-dimensionale“
Për t´u shërbyer me shprehjen ose formulën e famshme të Herbert Marcuses: Adorno shihte një potencial liberal ose liberator në shumë koncepte dhe paradigma marksiste ose klasore dhe sindikaliste. Ishtë një tentativë e qartë për t´i ilustruar ose saqruar marëdhëniet dhe raportet e ndryshme që qëndronin në mes artit, kulturës, shkencës, teknikës, ideologjisë dhe klasave të ndryshme sociale ose politike.
Ideologjia sipas Adornos dhe filozofëve të tjerë të Shkollës Elitare të Frankfurtit, është reflektimi i një realiteti artificial i cili ka një karakter totalitar që mbështjell ose mbulon tërësinë e marrëdhënien njerëzore ku “ tërësia është false” ose artificiale.
Ajo mëse miri mund të vërehet në shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste ku e bukura bëhet konkubinë e industrisë kulturore. Mbase, kundërshtare e çfarëdollojë teorie që krijon vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore. (Shënimi im, A.Sh.)
Se këndejmi, ajo çfarë mendohet, thuhet dhe shkruhet për artin, kulturën, letërsinën, shkencën, teknikën, politikën ose diplomacinë, shpesherë është shumë larg nga funksioni dhe ndikimi i saj real në jetën e njerëzve, në ndërgjegjen dhe jondërgjegjen e tyre. Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte apo edhe të shtrembëruar në mendimin dhe opinionin e njerëzve, ku anasjelltas ka edhe pasoja ose reperkursione të shumëta eksterne ose eksplikative. Duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.
Në një shoqëri moderne, ku aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere dhe fenomeni shoqëror, politik, kulturor ose artistik përmes ndërmjetësimit gazetaresk (medial) ose propagandistik, duhet pasur parasysh që eksperienca kolektive e opinionit publik mbështetë një moral, karakter ose ndërgjegje të tjetërsuar. Duke u mbështetur kështu tek një mendim i diskutueshëm dhe i delegjitimuar i një grupi ose individi të caktuar shoqëror ose politik të mbrojtur ose privuar nga psikoanaliza, gjegjësisht, nga anamnezat ose ekzaminimet e preferuara shpirterërore, emocionale, mentale ose psikologjike. E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare totalitariste, ku cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik reduktohet në favor të masës ose sasisë konsumuese.
Padyshim, se një pjesë e madhe e politikës së sotme moderne ose bashkohore është pezhorativë ose prototip i borgjezisë revolucionare, gjegjësisht, industriale dhe kapitaliste e cila vazhdimisht i referohet, zhvatet dhe imponohet tutelës sociale të borgjezisë së lartë industriale ose kapitaliste. Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubioz, arti, kulutura, letërsia, filozofia, sociologjia, psikologjia, etika, estetika dhe disiplinat tjera shkencore ose metodologjike bëjnë të mundur që të shpërthejnë skemat e komunikimëve ose ekskomunikimëve realiste dhe surealiste në mes njeriut, shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare. Në këtë prizëm edhe natyra dhe karakteri i ndërlikuar ose kompleksivë i shtetit dhe shoqërisë transformohet në bashkësi globale ose universale dhe përkthehen në kategori të ndryshme sociale ose politike.
Ndërkaq, përmes shtresave ose kategorive të ndryshme sociale ose societale, vijjnë në shprehje teoritë e njohura etike
dhe estetike në kuptimin e një modeli paradigmatik të dialektikës së njohur jetësore ose qytetare. Duke e bërë dallimin, por edhe bashkimin e të së veçantës me të përbashkëten, gjegjësisht, globalen ose universalen.
Në këtë sfond aftësia e komunikimit (dialogut), konsenzusit dhe kompromisit të njohur shtetror, nacional, partiak ose politik konsistojnë në veçantinë e të qenit udhëheqës ose lider i lartë shtetror, nacional dhe politik i cili ia delë ose arrinë t´i bashkojë ndjenjat, emocionet, pasionet, dëshirat, dashuritë, nevojat dhe kërkesat e ndryshme individuale dhe kolektive. Duke e bërë çlirimin e subjektivitetit nga objektivitetit ose të objektivitetit nga subjektiviteti dhe kështu me radhë…Duke i lidhur ose tejkaluar detërat ose oqeanet e ndryshme në kohë dhe hapësirë përmes urave të ndryshme, për të gjetur kështu lidhjen bashkuese midis poleve, blloqëve, kampëve ose elementëve rivale dhe antagoniste me njera tjetrën që përbëjnë tërësinë e plotë të popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë. Kjo mbase është edhe vlera globale ose universale e politikanit intelektual ose intelektualit politik.
Konstrukti dhe kompozicioni i njohur shtetror, nacional dhe politik në instancë të fundit janë fryt dhe rezultat i arsyes dhe ndërgjegjës së lartë njerëzore ose qytetare, ndërsa vetë arsyeja njerëzore është konstruksion i njohur antropokulturor ose antropohistorik i historisë së përgjithshme të shtetit dhe shoqërisë njerëzore ose politike.
Në të kundërten, sipas shkencave politike, çdo llojë konceptimi ose përceptimi i artit apo kulturës politike që harron origjinën e vet përmes formave ose metodave të korruptuara të pabarazisë sociale ose politike, është e denuar (ndëshkuar) për të deshtuar që në embrion.
Në një shoqëri teknologjikisht dhe ekonomikisht të avancuar, ku puna intelektuale dhe ajo manuale ose mekanike i bashkëngjitën dominimit të kapitalit mbi primatin ose autoritetin e njohur global ose universal të arsmit, shkencës dhe teknikës përmes proceseve të ndryshme neutralizuese,- si puna e transformimit të levizjeve të ndryshme punëtore ose sindikaliste në një diçka të pavarur dhe të jashtme nga çdo lloj obligimi, marrëdhënie ose raporti të mundshëm me të tjerët, e bën të pamundur integrimin dhe interferimin e edukatës, kulturës,emancipimit, moralit, karakterit dhe disiplinës së njohur shkencore ose akademike në të gjitha poret e shtetit dhe shoqërisë.
Roli, statusi dhe pozicioni i njerëzve të artit, kulturës, arsimit, shkencës dhe teknikës kuptohen nëpërmjet rubikonit ose grafikonit të‘plleshmerisë’ ose aktivitetit të tyre krijues ose inovatorë. Formulimi i një ideje ose teorie dialektike të kulturës dhe jetës materiale dhe asaj idealiste përmes mohimit ose injorimit të dallimëve ekzistuese, të duket absurd ose abstrakt. Në këtë rast në mes motiveve të njohura të kritikës së kulturës së njohur intelektuale ose politike, një vend të veçantë zë motivi i gënjeshtrës. Kultura paraqet imazhin e një shoqërie njerëzore ose qytetare që i mbulon dhe harmonizon rrethanat ose kontraditat e njohura materiale, sociale, ekonomike ose politike me anë të ngritjes ose afirmimit të çdo gjëje që është morale, humane ose njerëzore, duke i mbajtur në jetë strukturat ose superstrukturat e ndryshme politike, intelektuale, ekonomike etj.
Ndryshe nga kjo, çdo retorikë ose fjalim i ashpër kundër mashtrimit ose gënjeshtrës, ka një tendencë të hetueshme për t´u transformuar në kauzalitet ose ideologji të lartë shkencore, intelektuale, kulturore ose politike.
Ndaj, nëse e quajmë realitet material botën e vlerës së shkëmbimit të mallrave e kapitalit dhe kulturë ideale ose idealiste çdo gjë që refuzon të pranojë dominimin e saj, ky refuzim është padyshim aparent për aq kohë sa ai realitet dominon ose mbizotëron. Ndërkaq, përderisa shkëmbimi i lirë dhe i barabartë i mallrave dhe kapitalit është në vetvete vetëm një gënjeshtër e stisur ose rimuar, ajo që e mohon atë në ndërkohë flet dhe deshmon edhe për të vërtetën e saj. Kështu që përballë gënjeshtrës së njohur të botës së mallrave dhe kapitalit, bëhet korrektuese ajo “gënjeshtra tjetër” që e denoncon këtë fundit.
Për më tepër ndërkaq, detyra ose obligimi kryesor i një intelektuali të lartë kulturor dhe politik ose e një kritiku të autorizuar dhe dialektik të kulturës, moralit, disiplinës dhe emancipimit,, nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, zemrës nga shpirti, të artit nga administrimi, të kulturës nga qytetërimi dhe aq me pak t´i mohojë ose prolongojë ato sikur të mos ekzistonin fare. Jo. Por, detyra e tij konsiston në detektimin (deshifrimin), shquarjen dhe artikulimin e forcës dhe energjisë së njohur kritike, respektivisht, shkencore, intelektuale ose politike në kuader të konceptëve ose definicionëve të ndryshme elitare, egalitare dhe të tjera të pranishme kudo në botë.
Shih për këtë, Theodor Adorno në bashkëpunim me kolegun e tij superlativ, Max Horkheimer e shkrojten (shkruan) edhe ” Dialektikën e Iluminizmit” me një tentativë të qartë për të gjetur ose zbuluar shkaqet racionale të një katastrofe humanitare si tmerri totalitar etj. Aty ata i gjetën ose zbuluan disa nga shkaqet ose motivet kryesore të arsyes instrumentale dhe asaj subjektive. Ata gjetën ose zbuluan se Iluminizmi, i cili do duhej të përshtaste ose adaptonte njeriun me dialektiken dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive), domethënë duhet të ishte një proces çmitizues, prodhoi të kundërtën e tij. Një mitizim të ri ,më të qëndrueshëm(rezistent) dhe më të rrezikshëm se sa ai tjetri. Atë të arsyes instrumentale. Këtu zatën qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo llojë racionalizmi.
Në pasuesin që flet për “Industrinë kulturore“,- koncepte që Adorno dhe Horkheimer i favorizonin më tepër në krahasim me atë të “kulturës masive“, përthithja e kulturës, reduktimi dhe monodimensionaliteti i saj, shihen si rrjedhojë e një administrimi negativë nga ana e totalitetit ose diktaturës së njohur sociale ose ekonomike . Përkatësisht, si “ripushtim” ose një “blasfemi e re” industriale ose teknologjike në funksion të logjikës së fitimit, në mundësinë për t’iu përgjigjur nevojave të shoqërisë së lartë industriale, teknologjike ose kapitaliste.
Zbulimi ose zëvendësimi (determinimi) aparent dhe perm,anent i një metode të njohur shkencore ose humaniste që e ruan dhe siguron (garanton) në esencën (substancën) dhe tërësinë e tij sistemin e marëdhënieve ose raportëve të njohura klasore, sociale ose politike së bashku me paqën sociale, drejtësinë, barazinë dhe harmoninë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare, është në të vërtetë një riprodhim ose reprodukimi i po atyre marrëdhënieve themelore që ruajnë sistemin në tërësinë e tij.
Do shtuar në fund se Adorno, Horkheimeri, Marcuse, Blochu, Foucaulti, Deleuze, Derrida etj., janë shembujt konkretë i orvatjeve ose tentativave serioze për të kthyer vlerën dhe tërësinë e mendimit kritik në instancë morale dhe në një institucion të fuqishëm mendor dhe humanist gjë që do kishte bërë të mundur përthithjen e tyre si vlerë shkëmbimi ndëmjet komercializimit dhe vet kritikës së njohur shkencore, kulturore ose humaniste.
Bota nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për “profetë” të rendëve ose sistemëve të pandryshuara natyrore ose ordinare. Dhe, aq më pak për koncepte, ideologji ose për bindje të palëvizshme dhe të pandryshueshme. Bota ka nevojë për arsye, moral, ndërgjegje dhe të vërteta relative.
Komentet