Në përvjetor të ditëlindjes tënde
ke plot dhurata mbi tavolinë
e midis tyre një glob të vogël
Shokët e klasës ta kanë sjellë
E midis tyre një glob të vogël
Shokët ta kanë sjellë
Leht’ e leht’ përqark globi rrotullohet
Fluturojnë mbi të gjithë kontinentet
Ja, Atdheu i yn’, ja përmes kaltërsish
Shqipëria ime, ja ku është
Fushës qiellore nëpër kristale
Fluturon globi e mban mbi shpinë
Rrugë edhe pemë, zogj e limane
Zjarre qytetesh që natën ndrijn’
Shpezë edhe njerëz, er’ e tufane
Globi i mban mbi shpinë.
Leht’ e leht’ përqark globi rrotullohet
Popujt anemban gjithë sot po zgjohen
Zemrat ndezur kudo, zjarret sot për liri
Rrugëve qiellore globi çon
Zemrat ndezur kudo, zjarret sot për liri
Rrugëve qiellore globi çon.
Komentet