VOAL

VOAL

Dështimet e kaluara, si mësim për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi

May 28, 2020
blank

Komentet

blank

Shqipëria “e mprehi shpatën…” – Nga SHABAN MURATI

Pas fjalimit historik në mbledhjen e 81 partive të vendeve të BE në Bruksel në 23 qershor 2022, udhëheqësi i dashur i partisë dhe i popullit ndoshta po bëhet gati t’i futet telajos për variantin e ri të tabllosë së njohur të piktorit Guri Madhi “Mbledhja e 81 partive në Moskë, 1960”. Ndryshimi është i vogël: Enver Hoxha kishte pas vetes Kinën 700 milionëshe, (e cila na lavdëroi dhe na rimbursoi), kurse udhëheqësi i dashur i partisë dhe e popullit tani ka pas vetes Serbinë 7 milionëshe, (e cila na lavdëroi, por që as ka ndërmend të na rimbursojë).
Shfaqja prej vatre kulture në Bruksel në 23 qershor duhet të përjetësohet në një tabllo, që t’u shpërndahet ta kenë si ikonë gjithë ish-kooperativistët, sa herë t’i marrë malli të shohin komandantin e ri “të mprehi shpatën, edhe njëherë o për situtatën”…
blank

Projektligji për ‘çunat e Londrës’, Rama rikthen amnistinë – Nga Gjergj Erebara

Qeveria shqiptare ka rihedhur për diskutim një projektligj që parashikon amnisti penale për personat që deklarojnë paratë e fituara përmes evazionit fiskal apo kontrabandës, ndërsa politikanët dhe zyrtarët e lartë përjashtohen vetëm në familjen e tyre të ngushtë, ‘të certifikatës familjare’. Gjiknuri i cilëson përfituesit potencialë si ‘çunat e Londrës që kanë ndërmarrë rreziqe’.

BIRN

Përkundrejt një tatimi prej vetëm 5 deri në 10% të pasurisë së vënë përmes kontrabandës apo evazionit fiskal, shtetasit shqiptarë apo të huajt me rezidencë fiskale në Shqipëri do të kenë mundësinë të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe t’i shpëtojnë përgjithmonë përgjegjësisë penale apo administrative për krimet e kryera, përfshirë evazionin fiskal, mashtrimin me TVSH-në apo kontrabandën me mallrat e akcizës. Projektligji përjashton si kategori përfituese zyrtarët dhe ish-zyrtarët e shtetit dhe politikanët e ish-politikanët, por vetëm rrethin e tyre të ngushtë familjar ndërsa nuk mbart ndonjë kufizim eksplicit për paratë që mund të jenë fituar përmes ryshfetit.

Qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama publikoi për konsultim publik një draft të ri të projektligjit kontrovers të amnistisë fiskale, pasi u detyrua të tërheqë një projekt të ngjashëm nga shqyrtimi parlamentar vitin e kaluar nën presionin e Komisionit Evropian.

Projektligji i kufizon ndalimet e zyrtarëve aktualë te familja e tyre e ngushtë ‘në përbërje të certifikatës familjare,’ gjë që i jep mundësi përfitimi një numri familjarësh që nuk janë ‘në përbërje të certifikatës’, të tillë si vëllai apo motra apo prindi të ndarë në familje më vete apo vjehrri, vjehrra, kunati, baxhanaku, etj., etj.

Projektligji nuk mbart ndonjë mekanizëm të fortë verifikimi për të dalluar nëse paratë e prezantuara për legalizim vijnë me të vërtetë nga evazioni fiskal apo janë krijuar nga krime të tjera më të rënda si trafiku i drogës apo i qenieve njerëzore. Qeveria kufizohet vetëm duke deklaruar se subjektet e ligjit ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë’ janë të ndaluar të përfitojnë. Ligji në fjalë, i njohur si Ligji Antimafia, i ngarkon poseduesit e pasurive me barrën e provës për të provuar burimin e ligjshëm kur kapen nga autoritetet. Por për sa kohë nuk kapen nga autoritetet, gjithkush mund të deklarojë deri në 2 milionë euro pasuri pa justifikuar burimin dhe pa pasur nevojë që të demonstrojë së paku se paratë e fituara janë rezultat i evazionit fiskal dhe jo rezultat i aktiviteteve të tjera kriminale.

Në mënyrë domethënëse, familjarët e këtyre personave nuk përjashtohen nga mundësia për të përfituar.

Projektligji parashikon amnisti të plotë penale, pra detyrimin e policisë dhe prokurorisë që të mos hetojë pasuritë e legalizuara dhe as të mos përdorë si indicie këto deklarime për hetime të tjera penale ndërsa të gjitha krimet tatimore apo doganore.

‘Subjektet përfituese, ndaj të cilave është lëshuar vërtetimi përkatës i përfundimit të procesit të deklarimit vullnetar, përjashtohen nga ndjekja penale për veprat penale në fushën tatimore dhe e doganave që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me krijimin dhe disponimin e pasurisë së deklaruar,’ deklaruar, shkruhet në projektligj.

Veprat penale në fushën tatimore, të cilat amnistohen me këtë ligj, përfshijnë një kapitull të tërë të Kodit Penal. Krijimi i skemave mashtruese me TVSH-në, një plagë e sistemit tatimor shqiptar ku duket se janë përfshirë edhe kompanitë e ndërtimit dhe kromi, është një vepër penale që dënohet me tre deri në dhjetë vjet burg por që falë këtij projektligji, përfituesit do të mund të legalizojnë paratë e tyre përkundrejt një pagese minimale që fillon nga 5% dhe njëkohësisht, të mbyllin telashet me drejtësinë përgjithmonë, pavarësisht se çfarë kostosh i kanë shkaktuar taksapaguesit. Por projektligji duket se amniston edhe kontrabandën, përfshirë kontrabandën e mallrave të akcizës, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.

Procedurë rrufe nën drejtimin e drejtorit të tatimeve

Sipas projektligjit, zbatimi i amnistisë fiskale do të kryhet në një mënyrë jotransparente nga një grup i vogël pune i administratës tatimore drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm.

‘Për zbatimin e këtij ligji, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ngrihet një strukturë e posaçme, e quajtur Njësia për Mbikëqyrjen e Deklarimit Vullnetar të Pasurive (Njësia), në varësi të drejtpërdrejtë të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve,’ shkruhet në projektligj. Sipas projektligjit, procedura e legalizimit të parave duhet të përfundojë brenda pesë ditësh, gjatë së cilës, tatimet duhet të kryejnë verifikimet nëse subjekti është përfitues nga ligji. Krahësimisht me këtë, tatimet kërkojnë ligjërisht 60 ditë për të verifikuar kërkesat e bizneseve për rimbursim të mbipagesave të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pra për t’i dhënë biznesit paratë e veta.

Projektligji parashikon gjithashtu lehtësi më të mëdha në rast se subjektet vendosin t’i përdorin paratë e legalizuara për t’i investuar në borxhin publik të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa për t’i depozituar në bankë pas legalizimit kërkohet një taksë prej 7 deri në 10% të shumës së deklaruar, në rast se këto para investohen për blerje titujsh me afat maturimi më të gjatë se dy vjet, atyre u mbahet 5 deri në 7% tatim i posaçëm, ndërsa mund të përfitojnë interesa nga këto investime.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama publikoi në vitin 2020 një nismë për amnisti fiskale ndërsa u përball me kritika nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i cili theksoi se një amnisti fiskale mund të përdoret për pastrim parash. Në fakt, eksperienca e deritanishme ka demonstruar se strukturat e krimit të organizuar nuk merren vetëm me trafik droge, ato shpesh drejtojnë biznese fasadë, përmes të cilave, mund të deklarojnë si para të fituara në evazion fiskal edhe paratë e fituara përmes trafikut të drogës apo krime të tjera të rënda.

Pak më vonë, nën presion nga ndërkombëtarët, Rama e tërhoqi projektligjin pak orë para datës së përcaktuar për votimin e tij në parlament.

Ndërkombëtarët nuk janë shprehur ende për projektligjin e ri, por presidenti i Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë, një nga kritikët e ligjit të mëparshëm, deklaroi në një konferencë për shtyp se projekti i ri ‘në thelb nuk ndryshon’ nga ai i mëparshmi.

Në Shqipëri qytetarët përballen me një barrë fiskale deri në 40% të të ardhurave, përfshirë Tatim mbi Vlerën e Shtuar në masën 20%, sigurime shëndetësore e shoqërore në masën 25% apo tatim progresiv mbi të ardhurat, përveç akcizave dhe taksave të tjera që mbahen mbi shitjet e karburanteve. Përkundrejt kësaj barre fiskale, qeveria fton zyrtarisht evazorët fiskalë, ndërsa lë mundësi për përfitues të tjerë, të legalizojnë paratë e fituara jashtë ligjit përkundrejt një tarife që fillon nga 5%.

Pak ditë më parë, deputeti socialist Damian Gjiknuri u dëgjua të thotë në një takim me shqiptarë në Britaninë e Madhe se ata do të mund të legalizojnë paratë e tyre në Shqipëri me kosto të ulët dhe pa burokraci. Gjiknuri i cilëson përfituesit potencialë nga amnistia si ‘çunat e Londrës që kanë marrë risqet e tyre’ dhe për të cilët ‘ka paragjykime’.

blank

Genc Burimi: Amnistia Fiskale- “Rama mund të jetë i shantazhuar nga mafia”

Analisti Genc Burimi, në rubrikën “Opinion” në News24, e ka quajtur ligjin për amnistinë fiskale, një mënyrë me të cilën qeveria është duke u përpjekur që të mbledhë të ardhura të cilat i duhen për të paguar borxhet dhe interesat e tyre.

Ai ka shtuar se ky ligj do të ndihmojë të gjithë ata që kanë fituar para në mënyrë ilegale, përfshirë edhe politikanë, ku përmendi rastin e ish- ministrit Lefter Koka.

Sipas tij, me ligjin e ri Koka do t’i kishte pastruar paratë me ndihmën e të afërmve.

“Do e quaja jo rikthim por kalim me forcë në këtë ligj sepse bathët u panë në formularin me 12 pyetje, që e kam thënë që ishin graniturë dhe kryesorja ishte amnistia.

Konteksti dihet se pse qeveria është në pikë të hallit, të ardhurat ka rënë jo vetëm nga lufta pandemia dhe tërmeti. Patëm rënie të rritjes ekonomike sepse ishte ngritur lart në mënyrë fiktive nga punimet në hidrocentrale dhe TAP.

Në këtë kontekst ku përqindja e interesave do të çmenden, ashtu siç po ndodh në Itali, tani paratë e marra borxh do të kushtojnë shumë më shtrenjtë. Një pjesë e mirë do të shkojë për interesat e borxheve. Pra i duhen me doemos para, qoftë edhe ato që vijnë nga punë të pista.

Amnistia bëhet për të amnistuar para të fituar ilegalisht brenda ose jashtë.

Problemi moral është me persona që taksohen 23 përqind sepse punojnë ndershmërisht. Pra krijon çmotivim gjigand tek ata që punojnë me djersën e ballin dhe shohin dikë tjetër që taksohet më pak. Krijon problem moral edhe me institucionet ndërkombëtare, jemi në listën gri me vende që kanë problem me pastrimin e parave. FMN tha në asnjë mënyrë mos krijoni amnisti fiskale.

Krijon edhe problem ekonomik. Amnistia bëhet kur kontrolli fiskal nuk është eficent. Ndaj e ka edhe Franca. Ajo e zgjidh tek baza e deklarimit, ndaj nuk ka nevojë për amnisti. Mjafton që qeveria jonë të bëjë një kontroll të thjeshtë të kontrollojë se cilët janë individët që lëvizin me makina me marka të çmendura dhe që në realitet deklarojnë shumë pak të ardhura. Atë kontroll që e bën sot vetingu bëje në rang kombëtar.

Ka ministra me LV, me Dior, me Chanel me marka që nuk mund ti blesh kurrë me rrogën që merr. Merri kontrolloi. Ky kontrollon aty ku do të bëjë shantazh.

Një amnisti përjashton subjektet në konflikt me administratën fiskale dhe Rama i fut edhe këta brenda, dhe e dyta zyrtarë e politikanë.

Është një tallje. Sot ke një ministër, Lefter Koka psh, nëse nuk do të ishte arrestuar milionat do i pastronte duke ia dhënë familjarëve dhe do ti legalizonte. Për të qarë apo qeshur?

Pse e bën qeveria këtë?

Ai ka nevojë për të ardhura fiskale. Kjo është më e vogla. Mund të jetë edhe vetë i shantazhuar, mund të jetë i kapur nga mafia që i thotë paratë nuk i fus dot më në ndërtime e duhet ti legalizoj.

Rama nuk ka më të ardhura fiskale. Ka kaq shumë borxhe. Me Bechetin që humbi gjyqin, janë 130 milion euro vetëm për të që shtohen çdo vit që nuk paguan. Ku do i gjejë?

Kemi edhe ligjin që e taksimit për profesionet e lira.

Kjo është çmenduri. Në një epokë ku Perëndimi disa profesione mundohet ti joshë e ti mbajë, ky i rrit taksat. Është non sens ekonomik. Një mjek pse do të rrijë tek ne kur Spanja, Franca, Gjermania i hapin dyert?

Është një lloj non sense, nuk ka debat, është kalim me forcë i ligjeve shumë të dëmshme për vendin tonë.
Mos mendoni se me amnisti paratë shkojnë në buxhetin e shtetit, në Tunizi për shembull amnsitia shtoi detyrim që paratë të qendrojnë në banka për një vit, ose të financojnë gjëra të caktuara.

Çfarë fiton Shqipëria për shembull nëse kam bërë para ilegalisht në Francë, i sjell në Shqipëri i pastroj dhe të nesërmen i çoj sërish jashtë.

Çfarë fitoi Shqipëria. Përveçse u bë lavatrice? Vër një kusht për shembull që të qendrojë në vend 5 vite.

Shpresoj opozita të jetë e bashkuar dhe shumë më aktive.

Organizmave ndërkombëtarë ky o thotë doni tu laj borxhet apo do të dish nga vijnë paratë. Ndaj nuk besoj tek presioni i tyre.

Kjo që po bëhet është një gjë e shëmtuar. Pse paskemi nevojë për Ramës kur një amnisti fiskale mund të bëhet çdo vit. Dihet që Shqipëria është kampin për para të pista. Prej si qeveri të më rrisësh ekonominë në mënyrë të pastër e të shëndetshme.

Atyre shoh qeverinë e suksesshme. Por kështu? Ku po tregohet një vlerë e shtuar? Rritje ekonomike ka, mos të fshihet pas pandemisë dhe luftës” është shprehur ai.

Në lidhje me atë se çfarë na pret dimrin e ardhshëm me paralajmërimet e ndërkombëtarëve se do do të ketë kriza të shumta, Burimi tha se situata nuk pritet të jetë aspak e mirë. Ai ka zbuluar se për të parën herë në Francë, tre grupet franceze të gazi, karburanteve dhe energjisë elektrike dhanë mesazh për të kursyer energjinë dhe karburantin sepse dimri do të jetë i vështirë.

“Njerëzit ende nuk po ndërgjegjësohen, jemi në fillim të verës po ndodhi diçka e veçantë që nuk u vu re nga publiku. Të dielën në Francë ka vetëm një gazetë, për herë të parë këtë të dielë pash një letër të përbashkët nga 3 grupet energjitike franceze, për karburantet gazet dhe energjinë elektrike.

Të tre dhanë mesazh për të kursyer energjinë dhe karburantin sepse dimri do të jetë i vështirë, sepse do të ketë probleme, më shumë për Gjermaninë se Francën, për një dimër shumë të vështirë, unë vetë po mendoj të blej dru sepse nuk i dihet me çdo të përballemi. Përtej krizës ekonomike është inflacioni. Shqipëria nuk ka këllqe të forta për të përballuar inflacion që po na troket në derë. Do të kemi shumë shqiptarë që do të vuajmë shumë. Sot kemi 2 kategori biznesesh që janë pasuruar në kohë lufte dhe duhet të taksohen më shumë. Janë karburantet që duhet të marrin taksë lufta. Dhe bizneset e lidhura me vaksinat dhe testet”, u shpreh Burimi.

(BalkanWeb)

blank

Nxënësit shqiptarë janë viktima të sistemit të dështuar arsimor – Nga JETA DEDJA

“Nxënësit shqiptarë kanë probleme serioze me formulimin e mendimit”- shprehet gjuhëtarja Ledi Shamku, referuar testit të letërsisë në Maturën Shtetërore.
Po si të mos kenë probleme nxënësit, kur mësuesve u diktohet pikë për pikë se si duhet ta organizojnë dhe se çfarë duhet të thonë në mësim. Ditari ende është në modë. Metodat bashkëkohore prezantohen nëpër seminare por sa pak zbatohen, e jo për faj të mësuesit.
Mësimdhënësit janë të frustruar dhe frikësuar të shprehen lirshëm e ndryshe nga librat. Po sikur të keqinterpretohen e të kenë pasoja me heqje nga puna? Kështu që më mirë i përmbahen programit rixhid që formon nxënës të ndrojtur e pasivë. Kur një orë mësimi është e mërzitshme, është e pritshme që nxënësi t’i drejtohet pajisjes elektronike e të bojkotojë pjesëmarrjen aktive.
Po t’i pyesësh studentët shqiptarë rishtarë në universitetet e huaja shprehen për vështirësi në hartimin e eseve dhe pjesëmarrjen në diskutime, sepse janë të patrajnuar mirë në këto pika.
Djali im i vogël kur ishte në klasën e parë në Toronto duhej të prezantonte para klasës projekte të ideuara nga ai vetë. Në gjimnaze u jepen libra për të lexuar dhe për të shkruar më pas refleksione të tyret bazuar në idetë e librit. Këto refleksione i paraqesin në klasë për diskutim. Askush nuk gjykon mendimet e tyre sidoqofshin ato. Dhe mësuesit nuk presin përgjigje shabllon që janë të publikuara diku. Politika zero plagjiaturë mësohet që në fëmijëri.
Ja pra, kështu mësojnë fëmijët të formulojnë mendimet dhe të shprehen lirshëm. Shoqëria jonë e ka bërë zakon që të fajësojë viktimën në çdo situatë.
Nuk është faji i nxënësve shqiptarë që dalin dobët në provime. Është faji i sistemit jofrymëzues dhe dekurajues i mendimit të lirë kritik.
Nxënësit shqiptarë janë viktima të sistemit të dështuar të edukimit por fatmirësisht për disa prej tyre, vjen një ditë kur bota jashtë u jep mundësinë të shkëlqejnë. Shpreh simpatinë time për gjithë viktimat e maturës shtetërore.
blank

23 qershori-Dita e të dëbuarve dhe zhvendosurve shqiptarë nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva – Nga Refik HASANI

Në përkujtim të 23 vjetorit,  kur nga disa lokalitete të tri Komunave, banorët shqiptarë u dëbuan dhe i lanë trojet e tyre nga presionet, dhuna, ku kulmi i të zhvendosurve ishte pikërisht në këtë datë.
Disa vendbanime shqiptare të brezit kufitarë u zbrazën tërësisht, nga presionet e shumta të forcave serbe që ti lëshojnë trojet e tyre.
Ndodhi largimi i popullatës autoktone në mënyrën e detyrueshme nga kjo hapsirë, në format më të dhimbshme .
Veçmas disa lokalitetet apo zona kufitare të Komunës së Bujanocit dhe Medvegjës pothuajse u zbrazën tërësisht. Vetëm nga qershori 1999 deri më 31 dhjetor 2002 nga tri Komunat u zhvendosën 11.783 banorë shqiptarë, një pjesë e tyre u kthyen nepër shtëpit e tyre, por se sa u kthyen e sa mbetën nuk ka shenime të sakta. Dita e mërkurë e 23 qershorit 1999, për banorët e shqiptarë të tri Komunave e pësuan dhe mbetën shkretë pa banorëtë e vetë për shkak që në këto anë filluan të arrijnë forca të mdha të ushtrisë, policisë dhe gjandarmërisë që tërhiqeshin nga Kosova.
Deri më sot nuk është bërë asgjë edhe pas 23 viteve, për këto familje, për krijimin e kushteve për kthim. Deri më sot askush nga përgjegjësit institucional qendror të Republikës së Serbisë nuk i ka vizituar e le të afroj ndonjë projekt a program serioz për kthim apo integrim aty ku janë.
Tema për kategorin e të dëbuarve, zhvendosurve dhe të shpërngulurve nuk goxon të jet e anatemuar dhe sikur të jen qytetarë të askujt.
*Autori, ka disa kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe punime të publikuara, për diskriminim, pasivizimin e adresave,formimi i komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë,ka trajtuar e propozur,si: Reciprocitetin, rikonfirmimit të Referendumit datë 1 e 2 mars 1992, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit,rexhistrimin e popullatës,inicimin që të miratohet një rezolut,ngritja e një fondi të përbashkët nga dy qeverit, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, etj.
blank

Ukrainasit përdorin raketën angleze për të rrëzuar nga qielli “Peshkaqenin e Zi” rus me vlerë 12 mln paund

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e një sulmi të luftëtarëve ukrainas ndaj një helikopteri rus, të cilin e rrëzojnë duke e goditur me një raketë tokë-ajër të prodhimit britanik.

Ushtarët nga Brigada e Sulmit Ajror të 95-të, me bazë në Zhytomyr, në veriperëndim të Ukrainës, përdorën një raketë Martlet, të njohur si Starstreak në Mbretërinë e Bashkuar, për të sulmuar helikopterin rus Kamov KA-52 që po fluturonte aty pranë.

Helikopteri sulmues rus me një ulëse është mbiquajtur “Peshkaqeni i Zi” dhe është përshkruar si “helikopteri më vdekjeprurës” i Rusisë për shkak të sistemit të tij të menaxhimit të fushëbetejës, i cili e lejon atë të ndajë të dhëna me avionë të tjerë për të koordinuar operacionet e sulmit.

Pavarësisht çmimit prej 12 milionë paundë, ai nuk ishte në gjendje ta dallonte në kohë raketën ukrainase pasi brenda 30 sekondave nga lëshimi i Martlet, KA-52 duket se është goditur.

Edhe pse në video nuk shihet se helikopteri është dëmtuar, burimet e mbrojtjes ukrainase pohojnë se ai është rrëzuar.

Raketa Martlet është një armë e lehtë tokë-ajër e zhvilluar për Mbretërinë e Bashkuar nga Thales Air Defence, e quajtur pas martletit, një zog mitik anglez që nuk ngrihet kurrë.

Ajo është projektuar për t’u lëshuar nga një sërë platformash ajrore, tokësore dhe detare në një sërë objektivash, me saktësi super të lartë që redukton dëmtimin kolateral, duke e bërë atë “të përshtatshme për operacione asimetrike në breg”.

Në fillim të këtij muaji, Britania u zotua t’i bashkohet SHBA-së në dërgimin e sistemeve të raketave me rreze të gjatë në Ukrainë për të ndihmuar në shmangien e pushtimit rus, duke sfiduar paralajmërimet e Vladimir Putin kundër furnizimit të Kievit me armë të avancuara. bw

blank

Vrasja e Pjerin Xhuvanit- Policët ranë në marrëveshje për të dhënë dëshmi të rreme

Lidhjet me politikën, u ka dhënë përherë terren të lirë bandave në Elbasan, por në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, policët janë futur në lojën e kriminelëve duke manipuluar të vërtetën për një vrasje që shenjoi zgjedhjet e 25 Prillit.

Agjencia për Mbikqyrjen Policore zbuloi se policët që ishin aty, kur u vra Pjerin Xhuvani në datë 21 Prill të 2021 u bënë pjesë e një skeme manipulimi të dinamikës së ngjarjes. Hetimet kanë dalë në përfundimin se dy shefat e policisë në atë kohë, Albert Nushi dhe Nikollaq Papa kanë gënjyer në dëshminë e tyre dhe për më tepër, janë koordinuar me vartësit.

Bashkë me ta, 6 policë të forcave Shqiponja janë bërë pjesë e manipulimit dhe kanë gënjyer para prokurorit të çështjes, njësoj si shefat e tyre.

Për ngjarjen është në burg Arbër Paplekaj, ish-shoqërues i Gazment Bardhit që akuzohet për vrasjen me dy plumba të Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e dhëndrit të tij, Elton Bodinakut.

Në përplasjen me armë, mbetën të plagosur edhe një police e Shqiponjave, Xhensila Sota dhe dy nga personat që ishin të përfshirë në mbrojtjen e votave për PD, Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani.

Mbetet ende mister shkaku që i detyroi policët të gënjenin dhe detajet që janë përpjekur të fshehin.

Por ajo që duhet dalluar në këtë histori është fakti se në manipulim nuk u përfshi vetëm njëri apo dy policë, por i gjithë grupi bashkë. Dy shefa dhe 6 policë të Shqiponjave kanë pasur një marrëveshje me njëri-tjetrin për të dhënë dëshmi të rreme, mbi mënyrën se si mbeti i vrarë Xhuvani dhe si u plagosën të tjerët.

Çfarë fshehën policët pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan? Kush i organizoi të gënjenin të gjithë bashkë? Kë mbrojtën shefat e policisë në vendin e krimit?

Deklaratat e tyre të rreme i shtohen manipulimit publik të ish-prokurorit të çështjes, Alfred Shehu.

Ai deklaroi publikisht se në vendin e krimit nuk u gjetën materiale zgjedhore, por në gjykatë ai pohoi se aty ishin gjetur karta identiteti, lista të tipit të patronazhistëve dhe një sasi parash.

Përveç kësaj, në makinën e njërit prej protagonistëve të ngjarjes, Kelmend Xhaferaj u gjetën postera dhe materiale të fushatës zgjedhore të Taulant Ballës.

Xhaferaj u arrestua nga RENEA disa ditë më parë, por u lirua menjëherë, sepse kishte fituar pafajësinë. Roli i Kelmend Xhaferajt në përplasjen me arm mbeti i paqartë, ndërsa ende nuk dihet se kush i plagosi dy ish-punonjësit e policisë Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani./Lapsi.al

blank

Majlinda Spiropali… ndjesë Bregu – Nga MILAIM NELA

BUKËSHKALËT E SALI BERISHËS – SHËRBËTORET MË TË DEVOTSHËM TË RILINDJES!
Ndërkohë që Çim Peka kishte paralajmëruar intervistën e Albin Kurtit në SyriTV ku priteshin kritika ndaj Edi Ramës…makineria e propagandës së rilindjes kishtë thirrur (nën armë) tek Sokol Balla Majlinda Bregun!
Rama është mjeshtër i luftës mediatike.
Majlinda Spiropali… ndjesë Bregu u kujdes që ta bojatisë edhe njëherë tjetër Procesin e Novi Sadit (Ballkanin e Hapur) sepse sipas saj procesi i Berlinit kishte skaduar bashkë me Merkel-in. Në fakt kjo është hera e tretë që bukëshkelësja e radhēs e Sali Berishës e bën këtë gjë.
E dyta nuk pati asnjë kritikë për gjuhën rrugaçërore të Edi Ramës në samitin e Ballkanit Përendimor përkundrazi nga posti i një zyrtare të lartë të Evropit tha që ato që tha Rama ishin të merituara për Brukselin biles e lavdëroi për guximin naltgjatësinë.
Linda e Integrimit e pyetur me insistim nga Sokol Topi për ndonjë fakt të “korrupsionit galopant” të Sali Berishës ngaqë kishte qenë ministre dhe zëdhënëse e PD-së la të nënkuptojë që Berisha e meritonte “non gratën” apo ishte shpallur si i tillë për faktin se partinë ja kishte dorëzuar Lulzim Bashës.
Nga PD-ja – tha Majlinda Spiropali – duhej të largoheshin të dy, Basha dhe Berisha – duke jua shkelur syrin kështu grupimit “Një hap pas”!
Ahh po… Linda tha që nuk do të tingëllonte mirë që ajo të propozohej si presidente nga PS-ja.
Bile tha që do ti thonte jo propozimit nga PS-ja!
O Zot sa parimore!
Ajo as nuk tha as nuk e mohoi që gjatë kohës që i doli emri si kandidate (para zgjedhjes së presidentit) nëse ishte me dhimbje dhëmbi apo nofulle si Pandush Gjermoni kur u prish teatri!
Hej bela!
Shumë Elisa paske patur o Sali Berisha!
Magnet për dërrasa paske qenë!
Dhe pastaj dëshpërohemi ne se pse u shkërmoq kaq keq PD-ja!
Ata që i ngriti më shumë ja ngulën thikën më thellë e me pabesinë më të madhe!
Meqë ra fjala …akoma nuk kam dëgjuar asnjë fjalë nga Jozi që kur është bërë anëtare kryesie!
A është mirë me shëndet?
PS: Elisës së Skënderbeut i kërkoj ndjesē se nuk do ta kritikoj më. Ajo edhe kur Gjallesa e fshiu nga FRESH-i, nuk u dēshpërua, gur Bulqize hengri ama i qëndroi besnik të Modhit.
Pardon Elisë!✋
blank

Albert Nushi në arrest për vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ Reagon Salianji: Nëse do ishte arrestuar kur ne e dononconim si shërbëtor i fëlliqur i krimit, sot nuk do kishim pasojë të rënda

 

Ervin Salianji: Albert Nushi ish drejtor i policisë Qarku Fier dhe ish zv/drejtor ne Elbasan njihet botërisht për lidhjet me krimin dhe keqpërdorjen që i bën Partia Socialiste si ndërmjetës i krimineleve! Njerez si ai e turpërojnë uniformën e shtetit dhe janë damka më e shëmtuar e saj!

Në përgjimet zyrtare të ish Prokurorisë së Krimeve të rënda, Albert Nushi flet me një të denuar recidivist që u përdor për të mbrojtur ish ministrin e brendshëm Xhafaj. Pas mesit të natës krimineli ordiner telefonon ish drejtorin e Fierit ne ate periudhë dhe e vendos nën urdhera, nën agresion verbal dhe i kërkon lek, drejtori i përulet i premton lek sa herë që telefonohet!

Me pas Nushi gënjen ne deklarimet ne prokurori duke dhenë deklarim të rremë para prokurorit sikur nuk kishte asnjë kontakt apo njohje me dëshmitarin e sajuar Alizoti!

Nesër edhe njehere faktet dhe provat zyrtare të prokurorisë se si përdoret policia e shtetit nga krimi!

Nëse ish drejtori do ishte arrestuar kur ne e dononconim me prova si shërbëtor i fëlliqur i krimit, sot nuk do kishim pasoja të rënda shteti ligjor do ishte në avantazh ndaj llumit të krimit!

Po e ripostoj një prej videove me fjalor +18 biseda në 00:18 pas mesnate mes një drejtori policie dhe një krimineli ordiner, video siç e kemi denoncuar në momentin e inkriminim të tij të plotë, vetëm drejtësia e kapur politikisht nuk mundi të veprojë! Audiopërgjimi është zyrtar nga prokuroria!

© Panorama.al

blank

Vdekja e Gështenjës sime… Nga Përparim Kabo

Kur dimri po dilte dhe pranvera ishte nisur të vinte, ashtu si pa u kuptuar, brenda meje, ky kalim stinor, kishte të bënte me jetën dhe bukurinë e gështenjës së vjetër, që prej më shumë se 20 vitesh , është një mikeshë imja. E gjeta të njomë lastare, kur mbërrita në vitin 1999 në këtë shtëpi. Vit pas viti trashi trungun dhe degët, e ngriti kurorën, dhe çdo vit i afrohej dritares sime, saqë një ditë mbërriti deri te ballkoni, si për të më thënë: – Erdha, jemi bashkë!
E prita dhe këtë vit, që gjethet e fundit , të plakura , të iknin me erën dhe pragpranvere të çelnin bisqet, të fryheshin degët me ato gungat ndër nyje dhe pastaj të shpërthenin gjethet. Gështenjat e egra ne rrugën “Sami Frashëri” janë kurora më e bukur natyrore- urbane, që në çdo stinë falin aq shumë bukuri dhe kënaqësi! Edhe gështenja ime bënte pjesë në këtë zbukurim. Të gjitha stinët vinin tek unë edhe nëpërmjet saj. Pranvera , me gjethet që rriteshin si me magji, derisa e tërë pema gjelbërohej dhe une ndiqja sesi zogjtë atje ,mes pemëve, cicëronin herët në mëngjes dhe ,disi të lodhur, në mbrëmje. Nisnin e frutëzoheshin kokrrat brenda asaj kutize sferike me gjemba, ku si nje perlë, rritej kokrra…
Edhe vera e tillë ishte, pasi kishin bujtur bletët ndër lule, stina e nxehte ia shëndoshte frutin. Vera e nxehtë në Tiranë ka një të mirë, sepse pakësohen makinat dhe qyteti të duket se është më shumë i yti… Rrugës, përbri shtëpisë ku banoj, këto pemë më falin shume miqësi dhe dashuri…Kur nisin shirat e vjeshtës, gjethet lagen e pështillen si ai njeriu që ngre qafën nga ajri i ftohtë… dhe kokrrat nisin e bien , ashtu, si pa të keq, me një peshëlëshim krenarie.
Mbrëmjeve të vjeshtës, abazhuri i dhomës sime, përmes xhamit të dritares, pasqyrohej jashtë dhe binte mbi gështenjën time si shandan dhe dritat varen , si në pikturën e Shagalit me orët… Përbri dritares, në kolltukun ku ulem e lexoj, çdo vjeshtë i thosha gështenjës sime: – Ja, ke edhe ti dritë, ti je frymëzimi im, unë jam miku yt… Heshtja e saj natyrale më dërgonte mesazhe…Kështu dialoguam me vite… Por, ahh! Por … këtë vit, Gështenja ime nuk çeli. Fillimisht nuk u shqetësova; mendova se do çelte disi me vonë, kur ta rrihte edhe më shumë dielli. Ndërkohë që pemët e tjera pranë saj ia kishin nisur punës e u gjelbëruan vrullshëm. Pas disa ditësh, u shqetësova… Nisa të mendoja se mos valle punëtorët e bashkisë, që rregulluan trotuarin, kishin bërë ndonjë gjë… sepse diku, mbi dheun, lëkura e trungut ishte zhveshur nga një mjet gërmues, qe u përdor gjatë riparimit. Por jo, kjo lloj plagosjeje kishte ndodhur edhe me trungje të tjere…Po ç’kishte ndodhur atëhere?!
Pyes dikë, qe në katin përdhesë të godinës , ka pikën e shitjes së orendive për shtëpi…
Si është puna me gështenjën tonë, çfarë ka ndodhur?
U pataksa , kur më tha: – E ka goditur rrufeja!
Jo, jooo, i thashë ! U afruam dhe pamë se ishte çarë trungu…
U pikëllova pa masë… kishte vdekur Gështenja ime…
Në shtëpi nisa të meditoja dhe vërtet, në këtë udhëtim që hetonte ditët dhe netët, m’ u kujtua se një natë me shi, kur isha duke lexuar dhe qielli gjëmonte, një rrufe u ndje shumë, shumë afër, aq sa në atë çast, instiktivisht u mblodha kruspull… Atë natë ishte goditur gështenja. Zjarri qiellor kishte mbërritur aq afër dhe përmes trupit të gështenjës ishte strehuar thellë rrënjëve të saj e kishte humbur nëntokë, në një udhëtim krejt të habitshëm… e pothuaj misterioz. Sytë m’u mbushën me lotë… Tashmë stinët nuk do vijnë më tek unë përmes jetës lodruese të Gështenjës sime… Edhe tani që po shkruaj këtë nekrologji, e shoh nga dritarja; degët duken sikur të jetë dimër dhe jo verë… Vdekja është një lloj dimri. Prej disa ditësh, gështenja ka nisur të zhbëhet. Lëkura i është çarë . Gjithandej po del në shesh mishi i vdekur i trupit… ajo qëndron ende në këmbë , me rrënjët e pajeta nën tokë dhe me degët e pajeta mbi tokë, sikur do të thote: – Ja ku jam, nuk dua të iki!
Në vjeshtë do vijnë ta sharrojnë punonjësit e bashkisë, e ai dru kushedi se ku do digjet a do përdoret! Do iki gështenja , bashkë me kujtimet e mia, në një tjetër botë, do shndërrohet në një tjetër materie… Vdekja e Gështenjës sime më ka trishtuar; ajo nuk ishte thjesht një pemë… ishte një mikeshë imja , e pagojë, por shumë bujare, një mike besnike e bukurisë, një nazike, që veç falte, pa kërkuar asgjë si shpërblim… Faleminderit, Gështenja ime, që , për më shumë se dy dekada, krijuam një miqësi kaq të bukur, të çuditshme dhe tejet të sinqertë!…Asnjëherë nuk m’ u ankove apo më kërkove ndonjë shpërblim, por , për çdo vit u dhe kuptim natyror stinëve të mia njerëzore…
Lamtumirë, e dashur!
Nga qielli vijmë e në qiell shkojmë…
P.Kabo, 26 qershor 2022
blank
blank

Draghi: Nëse humbet Ukraina, humbin të gjitha demokracitë

Kryeministri italian Mario Draghi ka thënë se vendet e G7 janë të bashkuara me Ukrainën sepse një humbje në luftën e saj kundër Rusisë do të ishte një humbje për të gjitha demokracitë.

“Ne jemi të bashkuar me Ukrainën, sepse nëse humbet Ukraina, humbin të gjitha demokracitë. Nëse Ukraina humbet, do të jetë më e vështirë të argumentohet se demokracia është një model efektiv i qeverisjes”, citohet të ketë thënë Draghi në komentet e dërguara nga zyra e tij.

Deklarata e kryeministrit Italian u bë në samitin e vendeve të G7, ku mori fjalën edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, Zelensky kërkoi nga liderët system të mbrojtjes ajrore, më shumë sanksione për Rusinë dhe armatime të rënda për Kievin. Lapsi

blank

Të legalizohen risqet e paligjshmerise! – “Te legalizojne poundet çunat e Londres”, tha Ministri Gjiknuri Nga Alba Kepi

“Çunat e Londres kane marre risqet e tyre, duan te ndertojne jeten e tyre e kane nje mundesi te mire te legalizojne poundet e (RISQEVE te tyre)”- u shpreh Damian Gjiknuri ne Londer.Se per cfare risqesh flet ky Minister shqiptar duhet patjeter nje mocion parlamentar per ta zbardhur.

Emigrantet qe punojne ndershmerisht nuk hasin risqe ne vendet ku emigrojne, por hasin sakrifica, veshtiresi jete, larg prinderve, larg femijeve dhe shpesh me pune mjaft te thjeshta e larg formimit te tyre shkollor, per te ndihmuar familjet e zgjidhur hallet!

Per risqe flasin kontrabandieret, trafikantet, korrieret e trafiqeve ilegale, killer/at, mafiozet, grabitesit e hajdutet e xhepave!
Risku i tyre eshte te ia hedhin ligjshmerise, drejtesise e cdo njeriu normal e emigranti te thjeshte, qe cdo dite djeresit te pakten 8 ore ne pune per te siguruar capen e gojes per familjen e femijet!

Gjuha shkon aty ku dhemb dhembi, thote proverbi, e gjuha e ministrit leshoi fjalet qe i c’maskeruan qellimin!

“Te legalizojne poundet cunat e Londres”, tha Ministri!

Por parate nuk legalizohen!

Parate deklarohen, motivohen, regjistrohen, e cdo kush qe firmos mbi faturimin e tyre ne sistemin fiskal ligjor, ka te njejten pergjegjesi si pronari per prejardhjen e tyre.

Parate nuk legalizohen!
Kullat, vilat, pronat qe financojne keto para, dhe mund te legalizohen perkohesisht nga pushteti i promovuar nga mafia, e i perket organeve kompetente, me hetime sekrete o publike, te vertetojne deklarimin e prejardhjes se tyre!

Marijuana, hashashi po kerkohet te legalizohet ne Shqiperi.
Apo ndoshta Ministri shqiptar fliste per parate e fituara nga tregtia e paligjshmeria e tyre?

Kjo deklarate me ze e figure ne Londer eshte nje autogol ne skandalet dite pas dite te qeverise shqiptare.
Kudo tjeter ne bote do te conte ne nje hetim parlamentar, politik e denoncim publik nga forcat opozitare me kerkesen e doreheqjes se ketij ministri!

Kjo deklarate e tij eshte fyerje per cdo emigrant shqiptar qe punon ndershmerisht ne Londer, ne Angli e kudo tjeter neper bote!

Keto fjale jane venia ne loje per cdo shqiptar te ndershem ne Shqiperi e jashte saj, e zbardh se amnistia fiskale ndaj emigranteve nuk eshte ajo qe thuhet por ajo qe degjohet nga fjalet e ministrit; LEGALIZIMI I RISQEVE!

Ky video mesazh qe perfaqesuesi i qeverise shqiptare deklaroi ne Londer eshte nje tjeter e vertete lakuriq se kjo qeveri merr ne mbrotje paligjshmerine!

“Cunat e Londres” nuk i quajtem ne shqiptaret, por mediat britanike pas cdo operacioni policor qe hetonte bandat e kokaines e parate lume qe keta cuna trafikonin neper bote!

Dy here autogol Minister!

Dhe e treta e verteta, eshte se keni arken e shtetit bosh, e po kerkoni ta mbushni me risqe paligjshmerie!

Pamjet/ Gjiknuri fton ‘çunat e Londrës’ të legalizojnë paundët në Shqipëri


Send this to a friend