VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Deputetët zviceranë krijojnë grup parlamentar për mbrojtjen e bletëve

By | June 6, 2019

Komentet

Ambasada zvicerane mbështet reagimet kundër deklaratave të Vuçiqit për Reçakun

Një djalosh duke u lutur para varrezave të personave të vrarë në Reçak më 1999.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë kanë përkrahur reagimet e ashpra kundër deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përmes së cilave ai ka mohuar krimet e kryera në Reçak gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Në një deklarate të përbashkët, ato kanë thënë se në shoqëritë pas konfliktit është shumë e rëndësishme që të dënohen krimet e kryera.

“Secila deklaratë për ngjarjet rreth konfliktit duhet të jetë e bazuar në fakte dhe të tregojë respekt për viktimat dhe familjet e tyre. Dënimi i krimeve të luftës duhet të sfidohet, sidomos kur bëhet fjalë për përfaqësues të institucioneve shtetërore”, është thënë në deklaratë.

Më 5 dhjetor të këtij viti, presidenti Vuçiq ka thënë se “krimi në Reçak është i fabrikuar, ku gjithçka është falsifikuar nga ai mashtruesi i botës, hajni dhe gënjeshtari (William) Walker”.

Kjo deklaratë e presidentit serb Vuçiq, ka ardhur si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila ka dënuar me dy vjet burgim ish-ministrin e Qeverisë së Kosovës, Ivan Todosijeviq, nga radhët e Listës Serbe.

Ky i fundit, më 24 mars 2019, në një tubim të qytetarëve serbë në Zveçan kundër intervenimit të NATO-s, publikisht kishte thënë që “masakra e Reçakut ishte trillim” dhe se “terroristët shqiptarë e trilluan gjithë këtë”.

Përveç Ambasadës së Zvicrës dhe Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, lidhur me deklaratat e presidentit serb kanë reaguar ditë më parë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, e cila ka konsideruar se retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë “janë të papranueshme”, derisa Bashkimi Evropian ka cilësuar se ngjarjet e vitit 1999 në Reçak janë “të pamohueshme”.

Në vitin 1999, në Reçak u vranë 45 civilë shqiptarë nga forcat serbe. Masakra e Reçakut njihet si një nga ngjarjet që shënuan kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.

Tërmeti në Shqipëri: Zvicra e zgjeron ndihmën humanitare

Në zonën e Tiranës dhe Durazzo, ekipi i Zvicrës i reagimit të urgjencës humanitare po punon në tre fronte. Ndërsa ekspertët verifikojnë qëndrueshmërinë e shtëpive të dëmtuara, ka nisur shpërndarja e ndihmës dhe po ashtu plani i ndihmës financiare për popullatën e qyteteve të prekura.

Tërmeti i natës së 26 nëntorit 2019, me epiqendrën e tij rreth 10 kilometra në veri të qytetit portual të Durrësit, pati një magnitudë 6.4 dhe shkaktoi  51 viktima e bëri një numër të madh ndërtesash publike dhe private të papërdorshme, edhe një pjesë që kanë mbetur në këmbë, siguria dhe stabiliteti i të cilave është i pasigurt. Mijëra njerëz janë në kushte të pasigurta dhe nuk mund të bëjnë një jetë normale.

Ekipi i reagimit emergjent i Drejtorisë së Zhvillimit dhe Bashkëpunimit (SDC) gjithashtu përfshin personel të aftë në inxhinierinë strukturore dhe civile, të cilët kanë filluar të inspektojnë shtëpitë e dëmtuara tashmë menjëherë një ditë pas tërmetit. Ndërkohë, qytetet e Durrësit dhe Krujës kanë qenë objekt studimesh të shumta në bashkëpunim të ngushtë me inxhinierë shqiptarë. Deri më tani, më shumë se 2.500 njerëz kanë përfituar nga kjo ndihmë, e cila vazhdon dita ditës.

Shumë persona të zhvendosur janë mirëpritur nga të afërmit dhe miqtë, por shumë të tjerë kanë nevojë urgjente për një çati: Prandaj Departatementi Federal i Punëve të Jashtëme ka vendosur të dërgojë nevoja themelore, duke përfshirë 100 tenda dimri, 400 shtretër dhe 1200 batanije  që do të shpërndahen në zona rurale të rajoneve Lezhë dhe Durrës. Për më tepër, shtretër dhe batanije do t’u sigurohen njerëzve që kanë gjetur strehë në strehimin kolektiv. Së shpejti do të fillohet një projekt për të siguruar mbështetje financiare për njerëzit në nevojë në njërën prej komunave më të prekura.

Angazhimi i ndihmës humanitare në Shqipëri mbështetet nga organizata humanitare Helvetas dhe nga përvoja shumë vjeçare e Ambasadës Zvicerane në Tiranë dhe Zyrës së Bashkëpunimit. Rrjeti i kontakteve dhe marrëdhëniet e tyre me qeverinë shqiptare, bazuar në besimin e ndërsjellë, i lejuan ata të reagojnë shpejt ndaj katastrofës. Nisur nga situata, Zvicra është e gatshme të adaptojë disa aspekte të programit të bashkëpunimit dhe tanimë ka kontaktuar autoritetet shqiptare.

Në krizën e tanishme, Ndihma Humanitare e SDC përqendrohet në ata që preken në bashkitë rurale, jetesa e të cilave është e lidhur me zonat në të cilat ata jetojnë dhe të cilat për këtë arsye nuk kanë zgjidhje tjetër përveç të qëndrojnë atje./Burimi: Komunikatë për shtypin e qeverisë të Zvicrës

Roger Federer do të ketë monedhat me fytyrën e tij

Monedha e argjendit prej 20 frangësh me fytyrën e Roger Federer do të lëshohet në 23 Janar 2020. Janë bërë gati tashmë rreth 55,000 monedha të tilla.

Ëështë hera e parë që Instituti Swissmint ka kushtuar një monedhë në nderim të një personaliteti të gjallë.

Monedha argjendi 20 frangë do të lëshohet në 23 Janar 2020, njoftoi Swissmint në një deklaratë të hënën.

Do të ketë gjithashtu monedhë 30 frankshe e argjendtë me fytyrën e Roger Federer dhe monedhë ari me vlerë 50 franga, që do të jenë gati në majin e 2010.

Monedhat nga njëra në do të paraqesin fytyrën e Roger Federer dhe ana tjetër e monedhave do të ketë motiv tjetër, tha për gazetarët Swissmint.

Ndërmarrja publike që merret me krijimin e monedhës zvicerane zgjodhi të nderonte kampionin e tenisit jo vetëm për shkak të lojës së tij në fushën e tenisit.

Ai është gjithashtu një “ambasadori më i mirë për vendin e tij” për angazhimin e tij shoqëror, veçanërisht përmes fondacionit të tij për të ndihmuar fëmijët duke qenë gjithashtu edhe një ambasador i UNICEF, raporton përsëri Swissmint./Burimi Gazeta 20 minuta Zvicer/ Alfred Papuçiu

Tërmeti- Ekspertët nga Zvicra zbresin në terren, testojnë stabilitetin e banesave

Ekspertët zviceranë vazhdojnë punën në terren. Në  qytetin e Durrësit ata kanë kontrolluar disa nga ndërtesat e prekura nga tërmeti, ndërsa në fund pritet të japin fjalën e tyre nëse janë apo jo të banueshme. Në Krujë ekipi ka testuar stabilitetin e disa ndërtesave që kanë qëndruar për të përcaktuar nëse janë të sigurta për jetën.



 Një ekip me 15 specialistë të mobilizuar nga qeveria zvicerane janë në Shqipëri për të ndihmuar vendin me pasojat e tërmetit më të rënde në dekadat e fundit. Ekipi përfshin ekspertë në dy fusha: (1) inxhinierë që vlerësojnë gjendjen e ndërtesave: (2) ekspertë që vlerësojnë nevojat dhe planifikojnë veprimet në përgjigje të tyre, raporton Albinfo.ch

 “Programi ynë i bashkëpunimit në Shqipëri duhej patjetër të përfshinte një përgjigje ndaj tërmetit tragjik që goditi të martën. Duke parë seriozitetin e gjendjes, qeveri zvicerane zgjeroi përpjekjet duke sjellë misionin e parë me ekspertë, të cilët do të vlerësojnë nevojat, do të japin asistencë të menjëhershme dhe do të propozojnë masa afatgjata pas tërmetit”, tha ambasadori zviceran në Shqipëri, Adrian Maître.

 “Zvicra mbështet Shqipërinë jo vetëm në kohë të mira, por edhe në momente të vështira”, tha Sebastian Eugster, udhëheqës i ekipit të misionit zviceran dhe zv. kreu për ndihmën humanitare në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës.

Gazeta Zvicerane Blick: Shpërthen zvicerani: Ndertime kriminale !S’keni guxim ta thoni, fajin për viktimat e kanë ndërtimet !

VOAL – Gazeta më e madhe zvicerane, Blick, shkruan se fajin për kaq shumë viktima në tërmetin që ndodhi në Shqipëri e kanë ndërtimet.

Blick ka intervistuar një zviceran që jeton në Durrës me të shoqen, i cili shpërthen me zemërim. Rolf Alther, 77 vjeç, jeton me gruan kosovare në Durrës prej pesë vitesh.

“Kjo nuk duhej të ndodhte, shan ai.

“Ky tërmet nuk është kaq i madh sa të shkaktonte dëme kaq të mëdha”.

Problemi është se askush nuk guxon këtu të thotë se pse ka dëme të tilla. “Shkaku i shembjeve janë ndërtimet e këqija shkel e shko”.

I zemëruar, ai i ka dërguar foto gazetës se si është dëmtuar banesa e tij dhe godina të tjera. Zvicerani, që dikur ka qenë përfaqësues politik në një parlament kantonal, thotë se këto janë ndërtime kriminale.

“Në Zvicër, fitimi i një ndërmarrje ndërtimi për një projekt është gjashtë deri në shtatë përqind, këtu është 70 përqind! Sipërmarrësit këtu fitojnë një qerre me para në kurriz të sigurisë”.

Alther nuk e ndal shpërthimin kur thotë se druhet se kriminelët do të përfitojnë edhe nga tërmeti.

“Shumë shtete dhe individë po dërgojnë donacione për rindërtim, që do të përfundojnë në xhepat e këtyre mashtruesve”, thotë ai.

Teorinë e tij për ndërtimet e dobëta e mbështet edhe profesori i ETH Zyrih, Bozidar Stojadinovic. Ai thotë se pasi sheh me kujdes fotot, e kupton se bëhet fjalë për ndërtime të dobëta. Sipas tij, ato duhen shembur.

“Ata fokusohen tek fitimi afatshkurtër, në vend që të mendojnë për të nesërmen dhe të investojnë në siguri. Ndërtesat moderne duhet të jenë në gjendje t’i rezistojnë një tërmeti si ai i të martës në Shqipëri,” thotë profesori.

« Pse të zgjerohet Europa? » Nga Frederic Koller

Gazeta zvicerane « Le Temps »/Koha/ boton në numrin e saj të datës 25 nëntor 2019 një artikull të gazetarit Frederic Koller, në rubrikën Opinion, me titull :
« Pse të zgjerohet Europa? »

Kufinj të rinj

OPINION. Prej dy vitesh, Europa i ka drejtuar sytë tek Brexit, gjymtimi i saj i parë, me ankthin se mund të shohë një efekt domino që të shkaktojë shpërthimin përfundimtar të Bashkimit. Megjithatë kjo e njëjta Europë, larg shkëlqimit, vazhdon të zgjerohet. Dhe shumë shtete ende trokasin portën e Brukselit për t’u bërë anëtar i klubit. Nëse kandidatura turke duket se për një kohë të gjatë është shtyrë për në kalendrat greke, nuk është e njëjta gjë me Ballkanin Perëndimor. Gjashtë shtete janë në listë: Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Hapja e negociatave të pranimit duhej të ishte e vlefshme muajin e kaluar, me këto dy shtete të fundit. Të paktën ishte plani në dukje i njëzëshëm, përpara se Franca të vinte veton.

Parisi nuk vë në dyshim objektivin, anëtarësimin, por kundërshton metodën për ta arritur atë. Franca ka arsye të forta që do të bëjë një shtyrje: zgjerimi në Lindje nuk është pranuar akoma. Europianët e rinj zgjedhin qeveri që shkelin vlerat e BE-së. Numri i shteteve dhe pesha e tyre relative në mekanikën e Brukselit paralizojnë çdo vullnet të dobët për reformë institucionale. Eshtë koha për të rishikuar formulën për të zgjeruar familjen, mendon Emmanuel Macron. Franca propozon një model me shtatë etapa për anëtarësim të plotë: Shteti i së Drejtës dhe të drejtat themelore; arsimi dhe puna kërkimore; punësimi dhe çështjet sociale; çështjet financiare; tregu i vetëm dhe bujqësia; punët e jashtme; dhe “të tjera”. Një kandidat do të anëtarësohet në BE vetëm në përputhje me këto kritere.

Shumë mirë. Por nëse Franca nuk është plotësisht e izoluar në këtë betejë/Hollanda dhe Danimarka i përkrahin argumentat e saj/, ajo po përballet me një numër kritikash që dëshmojnë shumë mbi mënyrën se si Europa e mendon rolin e saj. Dhe nuk është surprizë, Gjermanët janë në vijën e parë. Cilat janë argumentat e tyre për të zgjeruar Europën? Kjo lidhet në radhë të parë me besueshmërinë e saj. Shqipëria dhe më tepër akoma Maqedonia e Veriut i kanë kryer detyrat për reformat e kërkuara nga Brukseli, prandaj nuk bëhet fjalë për të ndryshuar rregullat e vendosura. Do të ishte e padrejtë. Kjo lidhet pastaj edhe me aftësinë e Europës për të krijuar një fuqi me peshë. Nëse BE do të vononte pranimin e Ballkanit Perendimor, këto vende jo vetëm do të humbisnin durimin, por do të ktheheshin drejt “protektorëve” të tjerë. “Të tjerë do të mbushnin boshllëkun », shpjegonte këto ditët e fundit, Ursula von der Leyen, presidentja e re e Komisionit Europian. Cili? « Kina, Rusia, Turqia ose Arabia Saudite ».

Tridhjetë vite pas rënies së Murit të Berlinit, këto debate na kujtojnë arsyet që çuan në zgjerimin europian pas rrëzimit të bllokut sovjetik. Në një kohë që tregohen me gisht të dështuarit e ribashkimit gjerman apo diktatet e Brukselit ndaj europianolindorëve, është mirë të kujtohet se çfarë kërkohet dhe çfarë jepet. Si dje dhe sot, është kërkesa e ngutshme e shteteve të izoluara që të bashkohen me një lloj sigurie, prosperiteti dhe demokracie, për të garantuar paqen. NATO prej një kohe i ka eliminuar zvarritjet e procesit europian. Por zgjerimi drejt Lindjes u realizua në një kohë rekord, duke patur parasysh sfidat që duheshin kapërcyer. Dimensioni gjeopolitik është i dukshëm: nëse Europa nuk shtrin dorën drejt europianolindorëve, këta, të paktën për disa prej tyre, do të ktheheshin drejt protektoratit rus, të krijuar me vlera dhe rregulla të tjera. E njëjta gjë është sot në Ballkan, megjithëse oferta është ndryshuar në mundësi alternative. Ky “boshllëk” për të cilin flet Gjermania është një rrezik shumë real, siç mund të shihet këto ditë në Lindjen e Mesme.

Pohimi rus dhe kinez nuk u lë zgjedhje tjetër europianëve, veçse t’i pranojnë këto shtete.

Përktheu: Alfred Papuçiu

Zvicra pranë Shqipërisë: 15 specialistë të Njësisë Zvicerane të Ndihmës Humanitare mbështesin në terren ekipet shqiptare të shpëtimit

Foto nga Malton Dibra botuar në NZZ

 

Shtypi zviceran ka mbuluar gjeresisht  termetin ne Shqiperi.

Duke shprehur solidaritetin me popullin shqiptar, si gazetat e zones gjermanofone, apo frankofone, si ” Le Temps”, ” Le Matin”, ” Tribune de Genève”, ” 24 heures”.

Po pergatiten te dergohen ndihma per popullsine e demtuar nga termeti.

15 specialistë të Njësisë Zvicerane të Ndihmës Humanitare (SCH) mbështesin në terren ekipet shqiptare të shpëtimit,

në kërkimin dhe shpëtimin e personave nën gërmadha, duke kontrolluar ndërtesat në fjalë për analizën e tyre strukturore dhe vlerësimet e nevojave humanitare.

Kanë arritur gjithashtu edhe dy avionë me ndihma nga Zvicera.

Vdes ish trajneri i Kombëtares zvicerane të futbollit, Köbi Kuhn

Köbi Kuhn fitoi reputacionin më të madh kur ai drejtonte përfaqësuesen nacionale të Zvicrës në periudhën 2001-2008

Ka vdekur sot Köbi Kuhn, ish trajneri shumëvjeçar i Ekipit Kombëtar të Zvicrës. Ai ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila ka vuajtur një kohë të gjatë, në moshën 76 vjeçare në spitalin në Zollikerberg, njofton srf.ch.

Me vdekjen e tij, futbolli zviceran ka humbur një personalitet të përmasave të mëdha.

Si i ri Kuhn ka luajtur për FCZ me të cilin kishte fituar 6 herë titullin e Kampionit të Zvicrës dhe 5 herë Kupën e vendit, transmeton albinfo.ch. Ai ka zhvilluar 63 ndeshje për përfaqësuesen nacionale të Zvicrës.

Köbi Kuhn fitori reputacionin më të madh kur ai drejtonte përfaqësuesen nacionale të Zvicrës në periudhën 2001-2008. Atëbotë për meritat e tij si kryetrajner ishte mbiquajtur “Köbi National” pasi që kishte arritur që ta çonte Zvicrën në tre kampionate radhazi (Evropiane dhe botërore).

Në vitin 2006  Köbi Kuhn ishte shpallur “Zviceran i Vitit”.

Në kohën kur Kuhn drejtonte “Natin” kanë luajtur nën drejtimin e tij futbollistët shqiptarë  si Milaim Rama, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili.

Zvicra me trena të rinj ndërkombëtarë drejt Gjermanisë, Francës, Italisë

VOAL – SBB, së bashku me partnerët e saj gjermanë (Deutsche Bahn), Francez (SNCF dhe TGV Lyria) dhe Italian (Trenitalia), kanë arritur një marrëveshje për të rritur, duke filluar nga dhjetori, ofertën në trafikun ndërkombëtar të pasagjerëve. Trenat e rinj u prezantuan të Shtunën në Zyrih për një ngjarje të përbashkët.

Një përgjigje e duhur ndaj kërkesës në rritje të klientëve, e cila në vitin e goditjeve klimatike, kërkon më shumë lidhje hekurudhore. Në fakt, midis janarit dhe shtatorit, kërkesa për trafik ndërkombëtar u rrit me 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në boshtin Gotthard, treni i ri SBB “Giruno” do të udhëtojë nga dhjetori, duke lidhur Bazelin dhe Zyrihun me Ticinon dhe më pas, nga pranvera e vitit 2020, me Milanon. Për më tepër, pas vënies në punë të tunelit bazë Ceneri nga viti 2021, SBB dhe Trenitalia do të ofrojnë lidhje të reja më të shkurtra ditore me Italinë, përveç atyre me Milano dhe Venecian.

Sa i përket Francës, nga muaji i ardhshëm TGV Lyria do të rinovojë të gjithë flotën, duke hedhur në qarkullim dy trena me shpejtësi të lartë të prodhimit të fundit: ky rezervë do të lidhë Zyrihun, Lozanën dhe Gjenevën me Parisin.

Në trafikun për në Gjermani, duke filluar nga dhjetori udhëtarët që nisen nga Kuri dhe Zyrihu do të jenë në gjendje të përdorin trenat e rinj ICE 4, një gjeneratë të re të materialeve që do të zëvendësojnë ICE në shërbim për rreth 30 vjet dhe do të rrisin kapacitetin me rreth 20%.

Më në fund, SBB tha që ata ishin të interesuar të vazhdojnë të zhvillojnë ofertën e trenit të natës në bashkëpunim me Hekurudhat Austriake (BBB).

Zyrih: Kisha merr çmimin Diellor Evropian 2019

VOAL – Kisha Katolike e Shën Françeskut në Ebmatingen, në kantonin e Zyrihut, mori çmimin Diellor Evropian 2019. E ndërtuar në vitin 1989, ndërtesa fetare u rehabilitua për 1.2 milion franga, gjë që e bëri atë shembullor si nga profili ekologjik (emetimet zero) dhe nga energjia.

Ngrohja me naftë, e cila harxhonte 7.000 litra në vit dhe lëshonte 21 ton CO2, është eleminuar dhe kërkesa vjetore prej 84.400 kWh u zvogëlua në 54.700 me një izolim më të mirë të çatisë, një pompë ngrohje e nxehtësia gjeotermale që funksionon me energji diellore, ndriçim LED dhe 161 metra katror panele fotovoltaike.

Këto të fundit sigurojnë 78.900 kilovat-orë, kështu që kisha prodhon shumë më shumë energji sesa konsumon.

Konkluzionet e përkthyera me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prizrenit janë të shtrembëruara e nuk duhet të citohen nga askush – Nga Bardhyl Mahmutaj

 

Pas publikimit të raportit të ekspertizës zvicerane për rastin “Astrit Dehari”,  emisioni “Pressing” i T7, i datës 24 tetor 2019, iu kushtua këtij raporti. Të ftuar të drejtuesit të emisionit, z. Leonard Kërquki, ishin prindërit e Astrit Deharit (Avniu dhe Xhemilja) dhe avokati që përfaqëson familjen Dehari, z. Tomë Gashi.

  1. Leonard Kërquki ma mundësoi të lidhem drejtpërdrejt nëpërmjet telefonit dhe të jap disa sqarime lidhur me përkthimin skandaloz të konkluzioneve të këtij raporti.

Përkundër asaj se disa medie në Kosovë publikuan përkthimin tim të këtyre konkluzioneve, ende vazhdohet të citohen konkluzionet e shtrembëruara nëpërmjet përkthimit, të cilat u shpërndarë zyrtarisht nga Prokuroria Themelore e Prizrenit dhe u publikuan në faqen zyrtare të internetit të Prokurorit të shtetit. E shoh të udhës t’i kthehem edhe një herë kësaj çështjeje.

T’i marrim konkluzionet një nga një.

Në tekstin origjinal në gjuhën frënge thuhet:

                                                    CONCLUSIONS

Sur la base de l’ensemble des éléments à notre disposition et suite aux analyses effectuées dans nos laboratoires, nous pouvons admettre les conclusions suivantes:

  1. Comme indiqué dans notre expertise EI 180001, nous avons des doutes concernant les circonstances du décès de M. DEHARI Astrit. En effet, l’hypothèse d’un suicide de M. DEHARI Astrit par le moyen avancé par les médecins légistes parait peu vraisemblable et l’intervention d’une tierce personne dans le processus fatal doit être évoquée”.

 

Në variantin zyrtar të përkthimit në gjuhën shqipe, hyrja dhe konkluzioni i parë është përkthyer kështu:

Në bazë të të gjitha elementeve që kemi në dispozicion dhe në vazhdimin e analizës së kryer në laboratorët tona ne mund të pranojmë konkluzionet e më poshtme:

  1. Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”.

Përkthimi që kam bërë unë:

Duke u mbështetur në tërësinë e elementeve që na janë vënë në dispozicionin tonë dhe pas analizave të bëra në laboratorët tanë, ne miratojmë konkluzionet që vijojnë:

  1. Siç është theksuar në ekspertizën tonë EI180001, ne kemi dyshime sa i përket rrethanave të vdekjes së Z. Astrit Dehari. Në fakt, vërtetësia e hipotezës së vetëvrasjes së Z. Astrit Deharit, me mjetet që thonë mjekët ligjorë, duket e vogël dhe ndërhyrja e një personi tjetër në procesin fatal duhet të përmendet”.

Nga përkthimi zyrtar i konkluzionit të parë  krijohet përshtypjen se gjoja ekspertët zviceran e lënë si diçka subjektive prezencën e personit tjetër (“personit të tretë” siç është përkthyer “une tierce personne”), të cilën “duhet ta kemi parasysh”.

Realisht ekspertiza vjen te konkluzioni se ndërhyrja e personit tjetër duhet të përmendet, që do të thotë se ai objektivisht ka qenë prezent. Ky objektivitet bazohet në rezultatet e ADN-së që ekspertët zviceran kanë gjetur në mostrat që janë marrë nga ora e Astrit Deharit.

Objektiviteti i personit tjetër në procesin fatal lidhet edhe me konkluzionin e dytë.

Në tekstin origjinal në gjuhën frënge, në konkluzionin e dytë thuhet:

2. Les analyses ADN effectuées dans notre laboratoire ont permis de mettre en évidence un profil ADN sur un échantillon décrit par les experts au Kosovo comme contentant trop peu ou pas d’ADN”.

Në variantin zyrtar të përkthimit në gjuhën shqipe, konkluzioni i dytë është përkthyer kështu:

2. Analizat e ADN-së të kryera në laboratorët tona kanë mundësuar të vejnë në dritë një profil të ADN-së mbi mostrën e përshkruar nga ekspertët e Kosovës siç thuhet se përmbanë pak ose shumë pak ADN”.

Ky përkthim, me një sintaksë që nuk përkon me sintaksën e gjuhës shqipe, krijon huti.

Përkthimi që kam bërë unë:

2. Analizat e ADN-së, të kryera në laboratorët tanë, kanë mundësuar të nxjerrin në pah një profil të ADN-së në një mostër, të cilën ekspertët e Kosovës e përshkruajnë sikur të përmbante pak ose aspak ADN”.

Fillimisht duhet të theksohet se nëpërmjet përkthimit të shtrembëruar (“pak ose shumë pak ADN”) është munduar të fshihet fakti që Agjencia e Kosovës për Forenzikë nuk kanë bërë analiza të ADN-së në mostrën e marrë nga ora e Astrit Deharit, me arsyetimin fse gjoja mostra ka përmbajtur “pak ose aspak ADN”.

Në batë të rezultateve të analizës së ADN-së (Nr. Labo: 19-T03497, të përfshira në ekspertizën plotësuese EI 190001, të datës 9 shtator 2019) ekspertiza zvicerane thekson se “Nga mostra që kemi marrë prej të njëjtës orë, ne kemi mundur të nxjerrim profilin e ADN-së së një burri të panjohur, i emëruar në raport si H1. Ky rezultat lë të nënkuptohet se, sigurisht mund të nxirren profile të ADN-së edhe nga gjurmët e tjera që nuk janë analizuar nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë. Analiza të tilla mund të bëhen edhe nga ADN-ja, që tanimë janë nxjerrë nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë ose nga mostrat që ka realizuar Qendra Universitare Romande e Mjekësisë Ligjore në Lozanë, për aq kohë sa ruhet materiali”.

Për këtë arsye kemi konkluzionin e tretë të ekipit mjeko-ligjor zviceran, nëpërmjet të cilit ata shprehin gatishmërinë e tyre të kontribuojnë në ndriçimin e rastit “Astrit Dehari”.

Në tekstin origjinal në gjuhën frënge, në konkluzionin e tretë thuhet:

3. Au vu de ce qui précède, nous estimons qu’une nouvelle enquête est nécessaire afin de clarifier les circonstances du décès de M. DEHARI Astrit. Nos équipes et nos laboratoires sont à disposition des enquêteurs en charge de l’affaire.

Le matériel mis à disposition du CURML va rester préservé en attendant de nouvelles instructions de la part de notre mandant”.

 

Në variantin zyrtar të përkthimit në gjuhën shqipe, konkluzioni i tretë është përkthyer kështu:

3. Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Ekipet tona dhe laboratorët tona janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen.

Materiali që është vënë në dispozicion nga CURML do të ruhet në pritje të udhëzimeve të reja nga ana e mandatit ton”.

Përkthimi që kam bërë unë:

3. Duke pasur parasysh atë që u tha më lart, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i domosdoshëm për të ndriçuar rrethanat e vdekjes së z. Astrit Dehari. Ekipet tona dhe laboratorët tanë janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me këtë çështje.

Duke pritur udhëzime të reja nga ana e atyre që na e kanë dhënë mandatin për këtë hulumtim, materiali që është vënë në dispozicion të Qendrës Universitare Romande të mjekësisë ligjore në Lozanë do të ruhet”.

Siç shihet, kur kemi të bëjmë me materialet që do të ruhen nga ana e Qendrës Universitare Romande të mjekësisë ligjore në Lozanë, përkthimi është tërësisht i gabuar. Në tekstin frëngjisht thuhet qartë se kemi të bëjmë me materialet që i janë vënë në dispozicionin e kësaj qendre nga ai që u kanë dhënë mandatin të bëjnë ekspertizën. Për të ngatërruar çdo gjë, në përkthim pohohet se gjoja këto materiale “do të ruhet në pritje të udhëzimeve të reja nga ana e mandatit ton” që do të thotë mandatit të Qendrës Universitare Romande të mjekësisë ligjore në Lozanë.

Nuk mund të pritej konkluzion tjetër nga ata që kanë filluar t’i ngatërrojnë gjërat që në fjalinë e parë të përkthimit të ekspertizës së 14 qershorit 2019.

Paragrafi i parë i ekspertizës EI180001 sqaron se kush, kujt i jap mandat të bëjë këtë hulumtim.

Në tekstin origjinal në gjuhën frënge, në paragrafin e parë sqarohet:

Nous avons reçu de M. Metush Biraj, Procureur national de la République du Kosovo, un mandat daté du 05 février 2018, dans le cadre d’une demande d’entraide internationale. Ce mandat est adressé au Centre Universitaire Romande de Médecine Légale avec la demande d’entreprendre toutes les investigations indépendantes nécessaires pour faire la lumière autour du décès de: M. DEHARI Astrit, né le 26 février 1990”.

 

Në variantin zyrtar të përkthimit në gjuhën shqipe, ky paragraf është përkthyer kështu:

Në kemi pranuar nga z. Metush Biraj, Prokuror kombëtar i Republikës së Kosovës, një pako të datës 5 shkurt 2018, në kuader të një kërkese të ndihmës së ndërsjellë ndërkombëtare. Kjo pako i është drejtuar Qendrës Universitare Romand të Mjekësisë Ligjore me kërkesë për të ndërmarrë të gjitha hetimet e pavarura të nevojshme për të ndriçuar vdekjen e : Z. DEHARI Astrit, I lindur me 26 shkurt 1990…”.

Përkthimi që kam bërë unë:

Nga z. Metush Biraj, prokuror shtetëror i Republikës së Kosovës, kemi marrë mandatin që mban datën 5 shkurt 2018.

Në kuadër të një kërkese për ndihmë reciproke ndërkombëtare, nga z. Metush Biraj, prokuror shtetëror i Republikës së Kosovës, kemi marrë një mandat, që mban datën 5 shkurt 2018. Ky mandat i është drejtuar  Qendrës Universitare Romand të Mjekësisë Ligjore me kërkesë që të ndërmerren të gjitha hulumtimet e pavarura, të nevojshme për të hedhur dritë rreth vdekjes së Astrit Deharit, i lindur më 26 shkurt 1990…”.

Nuk është për t’u habitur nga ata që ngatërrojnë “mandatin” me “pako”, të kenë “paketuar” fjalitë që nuk u kanë konvenuar atyre që janë përpjekur të fshehin vrasjen e Astrit Deharit.

Në përfundim të këtij shkrimi por sjell në tërësi konkluzionet e përkthyera nga unë:

Konkluzione

Duke u mbështetur në tërësinë e elementeve që na janë vënë në dispozicionin tonë dhe pas analizave të bëra në laboratorët tanë, ne miratojmë konkluzionet që vijojnë:

  1. Siç është theksuar në ekspertizën tonë EI180001, ne kemi dyshime sa i përket rrethanave të vdekjes së Z. Astrit Dehari. Në fakt, vërtetësia e hipotezës së vetëvrasjes së Z. Astrit Deharit, me mjetet që thonë mjekët ligjorë, duket e vogël dhe ndërhyrja e një personi tjetër në procesin fatal duhet të përmendet.
  2. Analizat e ADN-së, të kryera në laboratorët tona, kanë mundësuar të nxjerrin në pah një profil të ADN-së në një mostër, të cilën ekspertët e Kosovës e përshkruajnë sikur të përmbante pak ose aspak ADN.
  3. Duke pasur parasysh atë që u tha më lart, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i domosdoshëm për të ndriçuar rrethanat e vdekjes së z. Astrit Dehari. Ekipet tona dhe laboratorët tanë janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me këtë çështje.

Duke pritur udhëzime të reja nga ana e atyre që na e kanë dhënë mandatin për këtë hulumtim, materiali që është vënë në dispozicion të Qendrës Universitare Romande të mjekësisë ligjore në Lozanë do të ruhet.

ATP Masters Londër 2019: Federer eleminon Gjokoviçin dhe arrin në gjysmëfinale

VOAL – Nuk do të shërbejë për të fshirë të mallkuarin 8-7 40-15 nga mendjet e tifozëve të tij dhe nuk do të shërbejë as për rikthimin e titullit Wimbledon 2019, por ndërkohë Roger Federer (ATP 3) ka kryer një hakmarrje të rëndësishme ndaj Novak Djokovic (2 ). Në ndeshjen kundër Nole, e vlefshme për ditën e tretë të Borg Group, King Roger mbizotëroi 6-4 6-3 duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e finaleve të ATP në Londër dhe duke ndalur në të njëjtën kohë edhe ngjitjen e serbit për numrin në renditje si dhe rekordin e tij të 6 fitoreve të Masterit.

Seti i parë i 38-vjeçarit nga Bazeli ishte një kryevepër: i mbështetur nga një shërbim shumë efektiv, Federer mori 3-1 dhe nuk la asnjë shans që kundërshtari i tij të rikthehej.