VOAL

VOAL

Dekolonizimi i konceptit të dhunës Nga Jeta Mulaj

October 29, 2015
blank

Komentet

blank

Selia e qeverisë italiane “vishet” me ngjyrën e gjakut të grave të vrara, midis tyre vajza e gra shqiptare Nga Alba Kepi

 

 

Selia e qeverisë Italiane, Pallati Chiggi, është veshur mbrëmjen e të enjtes me ngjyrën e gjakut.

Drita të kuqe kanë ndriçuar fasadën e tij për të kujtuar Ditën Botërore të Dhunës ndaj Grave.

104 emrat e viktimave gra të regjistruara nga 1 janari 2022 e deri 20 nëntor 2022, përshkojnë këtë ngjyrë gjaku e mes tyre dhe emrat e historitë dramatike të shqiptareve Nevila Pjetri, Myrevete Karabollaj, Brunilda Halla.

35 nga 104 viktimat gra, kanë moshën nën 64 vjeç. 88 prej tyre janë ekzekutuar në ambientin familjar e afektiv e 52 nga dora e partnerit apo ish-partnerit.

Gruaja e fundit viktimë në Itali është shqiptarja Myrevete Karabollaj, 37 vjeçe, ekzekutuar sëbashku me partnerin e ri, nga ish-bashkëshorti i saj Viron Karabollaj.

Ndër 273 krime vrasjesh të dokumentuara më 2022, në Itali nga të dhënat e Ministrisë së brendshme, 104 prej tyre janë gra të ekzekutuara.

Gra të vrara e të karbonizura në bagazhet e automjeteve, 37 gra të ekzekutuara me thikë, 23 të tjera viktima nga armë zjarri, e të tjera akoma të mbetura viktimë nga dhuna fizike.

57.4% e viktimave janë krim i kryer nga partnerrët e 12.7% nga ish-partnerë.

Vetëm në javën e fundit, nga 14 në 20 nëntor, në Itali janë regjistruar 10 gra viktima të feminicidios.

“T’i jepet fund dhunës ndaj grave, denoncimi është një akt kurajoje”, ka deklaruar Presidenti italian Sergio Mattarella.

“Një veprim efektiv për c’rrënjosjen e këtij fenomeni, duhet të bazohet në parandalimin e shkaqeve strukturore të fenomenit dhe në një kulturë respekti që investon tek të rinjtë përmes edukimit për barazi e refuzimit të çdo forme abuzimi.

Për të qenë më efikas në këtë fenomen dramatik të shoqërisë së sotme, Komisioni i Çështjeve Kushtetuese në Parlamentin italian ka aprovuar një mocion për ngritjen e një Komisioni Hetimor Dy Dhomësh, i cili impenjon qeverinë italiane në vazhdimësinë e politikave për të luftuar dhunën në familje.

E për këtë kërkohet zgjerimi i fondit të politikave të mundësisë e barazisë gjinore, si dhe ngritja e një fondi për viktimat e krimeve të dhunshme ndërkombëtare. E po ashtu një fushatë ndërgjegjësuese tek burrat”.

“Parandalim, mbrojtje e dënim ligjor i fortë, janë tre pilastrat thelbësore ku do të bazohet puna e qeverisë italiane kundër këtij fenomeni”, ka deklaruar kryeministrja italiane Giorga Meloni, e cila ka kujtuar se ndaj kësaj drame nuk ka ngjyra politike, e të gjithë jemi pjesë e një skuadre për të punuar kundër një tragjedie që ka shkaktuar sivjet 104 viktima.

Shqiptarja Myverete Karabollaj (Vera Myrtaj) 37 vjeç, është viktima e fundit grua në Itali, u ekzekutua natën e 20 nëntorit 2022 në komunën e Spinea në provincën e Venecias ku jetojnë rreth 27 mijë banorë e pak a shumë 300 shqiptarë.

U godit me thikë së bashku me partnerin e ri, nga ish-bashkëshorti i saj, i cili më pas u vetëvar.  Vera, siç e thërrisnin të gjithë, ishte nënë e dy vajzave 13 e 15 vjeçe.

Nevila Pjetri, 35 vjeç, u gjet e vdekur mëngjesin e 6 qershorit 2022, në komunën Marinella di Sarzana, pranë shtratit të lumit Parmignola. U ekzekutua me armë zjarri nga një shtetas italian.

Brunilda Halla, 37 vjeç, u godit gjashtë herë me thikë nga një person me probleme psikologjike. Ngjarja ndodhi në provincën e Raguzës në maj të 2022. Brunilda ishte nënë e dy fëmijëve 16 e 14 vjeç.

Në tetor të 2022, në Bolzano të Italisë shqiptari Avni Mecja goditi disa herë me thikë duke e lënë të vdekur partneren e tij, shtetasen rumune Alexandra Elena Mocanu.

Në nëntor të 2022 në komunën Puglieze Cassano delle Murge, shqiptari Oltjon Sallaku qëllon me pistoletë partneren dhe nënën e vajzës së tij disa muajshe, 18 vjeçaren marokene Lamia El Amri, e më pas vetëvritet.

 

blank

Asgjë nuk ndryshoi – Opinion i Laert Pasko, një shqiptaro-amerikan mbështetes i partisë Republikane

Për ata që kanë frikë nga ndryshimi, rezultati i zgjedhjeve te mesmandatit (midterms) në Amerikë, që u zhvilluan me 8 nentor, ishte ai i duhuri. Për ne, shqiptaret e Amerikes, keto zgjedhje ishin te nje rendesie te vecante per shkak te gjeopolitikes dhe miqesise qe kemi me Ameriken cila shpesh here mbron interesat e shqiptareve. Por personalisht mendoj qe ndikon edhe ne politiken per konsum te brendshem ne USA.

Kur u zgjova atë mëngjes, vrapova për të parë pjesëmarrjen në zgjedhje. Vetem 7 milion banore nga 22 milion qe ka Florida ishin pjesemarres. Nuk u befasova kur pashë që shumë nga ata që fituan u rizgjodhën. Mos më keqkuptoni, sado i lumtur te shoh që guvernatori DeSantis u rizgjodh dhe që Kat Cammack – deputetja e Dhomës së Përfaqësuesve të Distriktit 3 të Florides – do të vazhdojë të shërbejë edhe një mandat; sado i qete që partia republikane eshte ende zgjedhja e favorizuar në shtetin e Florides, nuk isha dhe aq i kenaqur

Ndryshe nga fushatat e mëpareshme, çështjet sociale kanë qenë më të përfolurat ne shoqerine dhe zyrat amerikane dhe jane rritur ndjeshem ne vitet e fundit. Ndoshta shume prej nesh nuk i japin rendesine e duhur dhe nuk jemi plotësisht te vetëdijshëm për atë që po ndodh në të vërtetë, mes temave si psh: A jemi koshiente? Nëse po, a jemi koshiente mjaftueshëm? Apo jemi shumë koshiente? Je nje majtist i çuditshem? Një konservator i çmendur? Keni votuar për Trump-in dy herë? Po Obamen e votuat dy herë? Me kë flini? Kujt i lutesh? A falesh perdite? Çfarë banjo përdorni? Cilat vende favorizoni? Cilët i urreni? A kemi ushtri te forte per lufte? A po nuk duhet të kemi fare ushtri? A ju pëlqejnë armët? A e respektoni zbatimin e ligjit dhe sistemin e drejtësisë? A ju pëlqen Gjykata e Lartë? A shikoni FOXNews apo MSNBC apo CNN? Pro apo kundra abortit? Duhet mesuar komunizmi ne shkolla? Etj. etj. Pra këto çështje janë bërë delikate por edhe te rëndësishme për t’u trajtuar nga kandidatët.

Te nominuarit dhe te rizgjedhurit, nuk folen hapur, por përkundrazi e fokusuan fushatën e tyre vetem në retoriken politike per mbrojtjen e demokracise dhe rritjen e ekonomisë amerikane. Por shume pak konkretisht folen per kualitetin e shendetesisë, uljen e varferise, hapsirat ekonomike, shkollimin e perballueshem, çarmatimin e popullsisë, ndërgjegjësimin për shëndetin mendor, borxhet e studenteve, buxhetin e NASA, buxhetin e ushtrise, ndryshime ne legjislacion e te tjera te cilat jane thelbësore për funksionimin tone si qytetare amerikan.

Përtej bërjes së Mr. Pelosit si prioriteti kryesor i problemeve tona ne ditet e fundit ne media ne lidhje me sulmin ne shtepine e tij, duket gjithashtu se Mr. Biden dhe pretorianet e tij si John Fetterman gjoja dëshirojne të vazhdojne të na thone qe po punojne dhe do te vazhdojne te punojne per keto probleme thelbesore shoqerore qe ka Amerika, si psh te drejtat e grave për abortin. Ndërkohë që demokratet kane patur senatin dhe kongresin dhe cdo funksion tjeter per ta zgjidhur kete problem, por Biden vazhdon të dëshmojë mungesën e kujdesit, kujteses, bashkepunimit dhe mirëkuptimit të tij kur bashkangjit deklarata te paqarta dhe i perdor per fushate!

Më duket mjaft konfuz fakti që dikush si Biden, Obama, Pelosi, që duken mjaft te apasionuar për të shtypur recetat që mbrojnë shëndetin dhe sigurinë e një gruaje që është mbarsur pa dëshirë ose është e rrezikuar për shkak të komplikimeve në lindje, nuk kane bere asgje. Paraqitja e çështjes nga demokratet është simbolike; kam frike se është një përpjekje për të manipuluar.

Problemi me Amendamentin e Dytë: shume kandidate nuk përmenden asgjë në lidhje me planet për t’i mbajtur armët të sigurta, dhe per te garantuar siguri ne shkolla dhe per te rritur pergjegjesine institucionale.

Mënyra se si keta politikane planifikojne të heqin financimin e Planned Parenthood, ndërsa promovojne përdorimin e armëve është përtej cmendurise. Republikanet janë pro jetës kur përfshihet fetusi, megjithatë, nderkohe mijëra po vdesin nga të shtënat masive ne Florida dhe SHBA. Si është e mundur që guvernatori DeSantis nuk do të vendosë kufizim funksional në përdorimin e armëve ne Florida? Rritjen e kontrolleve te te dhenave per perdoruesit etj. Duket sikur është pak hipokrite.

Unë besoj në demokracine amerikane për të sjellë ndryshimet qe vertet i nevojiten. Besoj qe amerikanet ne morfologjine e tyre flasin. Por dua qe dhe shqiptaro-amerikanet ta kuptojne me mire politiken amerikane sepse lidhet shume me fatin gjeopolitk shqiptar.

Arritja më e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte kur u njoftua se Dhoma e Perfaqesuesve u rimorr nga republikanet dhe kur guvernatori DeSantis do të mbante sërish detyrën dhe Floriden ne drejtimin e duhur financiar. Florida eshte pothuajse e kuqe keto zgjedhje. Me qindra mijera shqiptare e kombesi te ndryshme qe levizin ne kete shtet per dite fale jetes cilesore dhe mundesive ekonomike qe jane krijuar keto 10 vitet e fundit e bejne Floriden nje supershtet amerikan. Eshtë ngushëlluese kur sheh New York City-n që qëndron ne dhimbje duke duruar edhe nje ehere demokratet me legjislacionet e tyre jo reformiste.

Ndryshe nga shumica demokrate që përdorin termin “demokratë” si një mënyrë polarizimi, për të krijuar një shoqëri kohezive dhe të barabartë, gjë që me ka habitur për një kohë të gjatë, do të doja të mendoja se e drejta mbizotëron gjithmonë. Shpresoj që ngadalë te shkojme drejt nje demokracie përfaqësuese e kushtetuese dhe te distancohemi nga demokracite e monitoruara ku Amerika dhe Shqiperia nuk duhet te bejne pjese.

blank

Berisha për Albin Kurtin: Mbrojti me guxim interesin kombëtar dhe evropian duke refuzuar ‘Ballkanin e Hapur’!

Prishtinë – Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë intervistës së dhënë për televizionin ATV të Kosovës, gazetaren Flaka Vitaku, ka thënë se “Ballkani i Hapur” është projekti i cili pa diskutim vendos hegjemoninë serbe.

“Dhe mendoj se një nga meritat kryesore të Albin Kurtit është refuzimi me guxim i këtij projekti mirëfilltas antishqiptar. Se këtu në këtë gadishull që ka ngelur po të shkojmë në etnicitete kemi të bëjmë me sllav dhe shqiptarë, shqiptarë dhe sllav, ky është realiteti, dhe kundërshtitë historike madhore nuk kanë ekzistuar midis sllavëve, u shfaqën në këto luftërat e fundit, sepse ato kanë ekzsituar vetëm midis shqiptarëve dhe sllavëve”, theksoi Berisha.

Në këtë kontekst, Berisha tha se shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës kryeministrit Albin Kurti që refuzoi këtë projekt.

“Albin Kurti mbrojti me guxim dhe vendosmëri interesin kombëtar të shqiptarëve kundër vendosjes hegjemoniste serbe në rajon si dhe rajonit nën ndikimin rus. Kjo është e vërteta. Duhet t’i jemi shumë mirënjohës në këtë rast duhet ta them këtu”, tha ai.

Berisha mes tjerash tha se me refuzimin e Ballkanit të Hapur, Kosova dhe lidershipi i saj tregoi se mbrojti në rajon interesin kombëtar të shqiptarëve, por dhe interesat evropiane.

“Pardje Parlamenti Evropian në një rezolutë shprehu shqetësim të madh, disaprovim të plotë për nismat të tipit të Ballkanit të hapur, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me parimet e një Ballkani të Procesit të Berlinit, i cili në të vërtetë është thjeshtë një instrument një projekt për të vendosur hegjemoninë serbe në rajon dhe influencën ruse. Në këtë kontekst Albin Kurti me refuzimin e tij të prerë mendoj se mbrojti projektin evropian të Ballkanit perëndimor. Po këtë gjë bënë Mali i Zi si dhe Bosnja e Hercegovina”, tha ai për A23.

Berisha tha se po ashtu Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e këtij projekti, dhe se në cdo formë ai dhe shqiptarët do ta kundërshtojnë.

“Ne do të bëjmë gjithëqka që ky projekt të dështoi. Rama ka thirrur Samitin. Dhe unë i këshilloj të dy vendet e aleancës trilaterale Beograd-Shkup –Tiranë mos të parashikojnë një mbeldhje në Tiranë sepse populli do të jetë në rrugë. Janë të mirëpritur në vizita bilaterale dhe të tjera. Por në projektin e Ballkanit të hapur është një projekt antishqiptarë dhe ne do qëndrojmë dhe Edi Rama nuk është më ai që bënte ligjin këtu. Edi Rama do të marrë përgjigje të fuqishme nga opozita shqiptare poqese guxon të ftojë në Tiranë një samit të tilllë”, tha Berisha duke iu referuar datës 6 dhjetor kur në Tiranë do të mblidhen të gjithë liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, drejtues të ‘Unionit’, me qindra gazetarë etj.

Opozita shqiptare ka paraloajmëruar një protest për të ndaluar mbajtjen e këtij Samiti.

blank

‘Fabrika’ e kokainës në Fier, paralajmëron Artan Hoxha: Në jug të vendit ka tjetër laborator droge! Uroj që SPAK të ketë gjetur fije të tjera

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Fier në kuadër të një operacioni të SPAK me DEA-n amerikane dhe policinë malazeze.

Hoxha tha se ka një laborator tjetër në jug të vendit, i cili është funksional. Ndërkohë, laboratori që u gjet në Fier ende nuk ishte vënë në punë, pasi nuk ishte nxjerrë kokaina nga thasët me pleh kimik.

“Gjatë gjithë këtij viti kamm folur për një laborator tjetër në jug të vendit dhe nuk është ky. Ky nuk u vu në funskion, po të ishte vënë në funksion do të ishte nxjerrë kokainë”, tha Hoxha.

Gazetari shtoi gjithashtu se zona ku u gjet laboratori është mjaft e rëndësishme, pasi Frakulla e Madhe është një nga komunat më të mëdha në vend dhe si rrjedhojë ish-kryekomunari është një personazh i rëndësishëm për zonën.

“Uroj që SPAK të ketë gjetur edhe fije të tjera, kush i ka ndihmruar qoftë me dijeni qoftë pa dijeni, me idenë që po ndihmojnë një personazh të rëndësishëm”, tha gazetari në Abc.

blank

Karakteri politik i drejtshkrimit! – Nga ALBERT DOJA*

Gjatë veprimtarive përkujtimore me rastin 50- vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, shumë zhurmë u bë në rrjete sociale e në media mbi çështjen e standardizimit dhe njësimit të drejtshkrimit të gjuhës letrare shqipe. Me këtë rast po shkëput disa refleksione që kam paraqitur mes të tjerash edhe mbi këtë çështje në fjalën e dhënë në Kuvendin e Studimeve Albanologjike, 25-27 nëntor 2021 (https://youtu.be/ 5buwp-GBJ0M). Standardizimi dhe njësimi i drejtshkrimit të gjuhës letrare shqipe nuk është vetëm çështje shkencore gjuhësore, por para së gjithash një çështje politike e kushtëzuar historikisht nga pikësynimet imperial-kolonialiste austriake dhe nacional-komuniste vendase.

Njësimi dhe standardizimi i gjuhës shqipe ka pasur gjithmonë qëllime të qarta politike. Me fillimet e lëvizjes kombëtare, Kongresi i Manastirit në vitin 1908 u hapi rrugën përpjekjeve të Rilindësve për njësimin e gjuhës e të alfabetit në luftë me administratën otomane, që përpiqej me çdo mjet ta pengonte këtë proces, ndërsa përpjekjet e para shtetërore dhe administrative për njësimin e gjuhës shqipe u kryen nga rrjeti diplomatik dhe administrata ushtarake austriake në kuadrin e asaj që njihet si Komisia Letrare Shqipe e themeluar në vitin 1916 në Shkodër. Ashtu si lëvizja politike e Rilindjes kombëtare apo rrjeti diplomatik dhe administrata ushtarake austriake, edhe fushata e fuqishme e aparatit të propagandës shtetërore nacional-komuniste krijoi kushtet për një standardizim të gjuhës si një domosdoshmëri politike, që u kurorëzua me të ashtuquajturin Kongres i Drejtshkrimit në vitin 1972.

Por asnjë lloj pushteti shtetëror apo administrativ nuk mundet të imponojë kriteret shkencore dhe të përcaktojë se si duhej të ishte dhe as se si u bë standardi i gjuhës letrare. Kështu është dhe kështu ka ndodhur, sepse nuk ka si të jetë ndryshe, edhe me të gjitha gjuhët e tjera të botës, që janë njësuar vetëm në sajë dhe për nevoja të konsolidimit të pushtetit politik, siç është rasti i greqishtes së vjetër nën ndikimin e sundimit politik të Perikliut në Athinë apo rasti i frëngjishtes nën ndikimin e sundimit politik të François I.

Edhe në Shqipëri, pushteti komunist imponoi kushtet për trajtimin shkencor të mbarë çështjeve shqiptare, por cilat teori dhe metoda duhej të përdoren dhe çfarë prurjesh rezultative-koherente ishin të domosdoshme në përputhje me ideologjinë nacional-komuniste, kjo nuk mund të imponohej nga pushteti komunist.

Me fjalë të tjera, standardizimi dhe njësimi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe nuk ka të bëjë me natyrën e regjimit të pushtetit komunist, përkatësisht totalitar e diktatorial, ashtu si dhe nuk ka një “diktaturë” të standardit të gjuhës së njësuar që bën të mundur mbijetesën e dinamikave komunikuese në kushtet e një shoqërie të lirë pa diktaturën shtetërore. Thjesht, drejtshkrimi i një gjuhe letrare të njësuar është detyrimisht pjesë përbërëse e proceseve shtet-formuese dhe komb-formuese që përshpejtohen në kushtet e një pushteti politik të konsoliduar

Në këtë kuptim, jo vetëm është naive të mendohet se gjuha e njësuar është “diktaturë” e një dialekti krahinor mbi një dialekt tjetër krahinor, por edhe orvatjet e moderuara apo të zhurmshme për të vënë në diskutim arritjet e drejtshkrimit të gjuhës së njësuar nuk dëshmojnë vetëm rënien e autoritetit diktatorial e totalitar të regjimit komunist.

Pavarësisht nga forma e regjimit, proceset shtetformuese dhe kombformuese përfshijnë dhe nuk përjashtojnë përpjekjet për ndryshime cilësore të vazhdueshme, që janë pa dyshim të shumta dhe të lavdërueshme, kur synojnë mirëmbajtjen dhe pasurimin e gjuhës së njësuar me prurjet dialektore dhe krahinore. Gjithashtu, përpjekje të tilla përfshijnë dhe nuk përjashtojnë pluralizmin politik, lirinë e shprehjes dhe të fjalës, apo diversitetin social e kulturor, kur synojnë përforcimin e proceseve shtetformuese dhe kombformuese në kuadrin e një forme të re të regjimit politik, përkatësisht demokratik.

Megjithatë, orvatjet që synojnë rishikimin e standardizimit dhe njësimit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe në kushtet e sotme duket se përsëri nuk kanë të bëjnë aspak me ndryshime të karakterit kërkimor e shkencor gjuhësor, por me ndryshime të karakterit politik e ideologjik në përputhje me kërkesat bashkëkohore. Pikërisht pikësynimi kryesor i orvatjeve të tilla është të vënë në pikëpyetje dhe në fakt ato përpiqen të zhbëjnë procesin politik të standardizimit nacional-komunist të gjuhës letrare, që konsiderohet si një rezultat i pushtetit diktatorial e totalitar të kohës. Edhe pse këto paraqiten si orvatje shkencore apo të moderuara, si dhe sado shkencore e të moderuara qofshin, ka gjasa që këto lloj orvatjesh afrohen më shumë me përpjekjet otomaniste për të penguar njësimin e alfabetit dhe mësimin e gjuhës shqipe që përkrahej nga lëvizja politike e Rilindjes kombëtare.

Procese të tilla ndodhin edhe gjetiu, si për shembull në Francë, ku në kushtet e shkërmoqjes së padallueshme të shtetit dhe nën presionin e vazhdueshëm të ideologjive gjinore radikale ka filluar shkatërrimi i drejtshkrimit të gjuhës frëngjishte nëpërmjet një lloj shkrimi të quajtur inkluziv. Në rastin tonë, këto lloj hamendësimesh mund të jenë ekzagjerime të papranueshme, thjesht sepse nuk jemi në gjendje të shohim ndonjë agjenci politike apo ideologjike prapa orvatjeve të tilla. Por procese të tilla tregojnë se deri në çfarë mase studimet shqiptare janë çoroditur sa herë u është dashur ta fillojnë nga e para trajtimin e problemeve të tyre shkencore. Konkretisht kjo duket se po ndodh si rezultat i ndryshimit të kuadrit botëkuptimor për të kaluar nga ideologjia nacional-komuniste tek ideologjia postkomuniste tranzicionale.

Orvatjet për rishikimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe të njësuar, ashtu si dhe bjerrjet e vazhdueshme dhe zvetënimet e praktikimit të gjuhës së njësuar dhe të sjelljes gjuhësore standarde, sidomos në rrjete sociale dhe në mediat televizive, mund të konsiderohen fare mirë në kuadër të anarkisë sociale, kulturore dhe ideologjike, si rrjedhojë e shpërdorimit të lirisë dhe të drejtave themelore demokratike, që në fushë të komunikimit dhe të drejtshkrimit të gjuhës dikush mund ta quajë edhe si “anarki gjuhësore”. Sidoqoftë, të gjitha së bashku, këto nuk mund të jenë gjë tjetër veçse një shprehje e shkërmoqjes së padallueshme por regresive të proceseve shtet-formuese dhe komb-formuese, si dhe të mbarë sistemit politik e ideologjik të vlerave shoqërore e kulturore kombëtare, gjatë kësaj periudhe të ashtuquajtur tranzicionale.

* Anëtar i Akademisë Shkencave të Shqipërisë, Profesor titullar i Antropologjisë në universitetin e Lilës, France

blank

Sfida për paqe edhe mbas 78 vitesh çlirim! – Gjeneral PIRO AHMETAJ

Paraprakisht, dëshiroj të uroj përzemërsisht mbarë shqiptarët: Gëzuar 110-vjetorin e pavarësisë si dhe 78-vjetorin e çlirimit nga okupatorët nazifashistë. Po ashtu, në këtë atmosferë festimesh të përvitshme, dëshiroj të përsëris: “PËRULJEN për martirët që me pushkë dhe me penë janë flijuar për pavarësinë, çlirimin si dhe për vlerat perëndimore; NDERIMIN për gjeneratën e veteranëve dhe familjarëve të tyre që pa dallim feje, bindjesh politike dhe krahine iu bashkuan fitimtarëve të koalicionit antifashist në Luftën II Botërore duke shkruar një histori lavdie për kombin; MIRËNJOHJE për ushtarakët që me përkushtim shembullor vijojnë të sakrifikojnë për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe vlerave euroatlantike”

Nga ana tjetër, e gjej tërësisht të padenjë, në mos cinike, që në vend që kjo ngjarje të shërbente për të mjekuar plagët, ndërtuar paqen dhe pajtimin mes qytetarëve, 78 vjet pas çlirimit dhe 30 në vjet pas përmbysjes së regjimit komunist, shoqëria vijon të mbahet e kacafytur në një betejë me ndasi ekstreme. Ndërsa është e sigurt se shqiptarëve nuk iu ka shërbyer, pyetja mbetet e thjeshtë: “Kujt i ka shërbyer dhe për axhendën e kujt riciklohet çdo fund nëndori kjo luftë bolshevikësh dhe politikanësh zullumqarë”?

Po ashtu, jo pa qëllim sjell në vëmendje qëndrimin e atdhetarit të përkushtuar, shtetarit (ish-Kryeministër) mendjehapur, Mehdi Bej Frashëri, i cili më 7 prill 1939, në Radio Tirana, mbasi i bëri thirrje popullit shqiptar që “të ngrihej me armë kundër pushtimit” iu drejtua Musolinit: “Nga hiri i shpirtit të Skënderbeut, ju bëjmë thirrje mos ta cenoni pavarësinë e Shqipërisë, përndryshe, armata juaj fashiste do të kalojë vetëm mbi kufomat e burrave dhe grave të këtij vendi!”.

Thënë këtë, do të ishte shumë e padrejtë të mos përulemi me të njëjtin nderim edhe para dhjetëra-mijëra shqiptarëve, që po ashtu kanë dhënë gjithçka për pavarësinë, çlirimin dhe vlerat perëndimore, por u vranë, u burgosën dhe u persekutuan brutalisht nga regjimi komunist mbas Nëntorit 1944.

Së dyti, fatkeqësisht 78 vjet mbas çlirimit nga nazifashistët, nuk është gjetur ende paqe mes shqiptarëve. Por, gjithsesi, është besoj e qartë për shqiptarët se edhe 32 vjet pas përmbysjes së komunizmit dhe 13 vjet mbas anëtarësimit në NATO, “beteja e Stalingradit për datën e çlirimit” nuk ka të bëjë me nderimin e dëshmorëve dhe as çlirimtarëve, por vetëm me luftën mes skalioneve/partive politike për të frymëzuar ushtrinë e nostalgjikëve, militantëve dhe sekserëve të pushtetit në betejat elektorale të radhës, për të vjedhur votat si dhe marrë me çdo çmim pushtetin!

Nëpërmjet këtij opinioni, nuk po bëj as historianin, as analistin e gjithëdijshëm, thjesht po përpiqem të kontribuoj me sa mundem për “të zgjuar vetëdijen e shoqërisë rreth të vërtetave dhe vlerave që i bashkojnë dhe pajtojnë shqiptarët mes vedit”.

Thënë sa më sipër, ndërtimin e një platforme të pajtimit, bashkëjetesës mes shqiptarëve, stabilitetit demokratik të shoqërisë, paqes, solidaritetit dhe tolerancës, kurrsesi nuk e gjej të pamundur, por një mision fisnik, përgjegjësi kombëtare dhe detyrim shtetëror njëherësh.

Por insistoj edhe më fort se ilaçi më i mirë për pajtimin dhe paqen janë të vërtetat mbi vlerat që i bashkojnë, jo që i ndajnë shqiptarët.

Së treti, prandaj qëllimi i këtij opinioni është të identifikojë një paketë të vërtetash/ilaçesh dhe vlerash të gjithëpranuara, për sa i përket çlirimit të vendit nga okupatorët nazifashist:

E vërteta/ Ilaçi nr. 1: përtej kundërshtive për detajet (ditën, natën, datën, orën, etj.) çlirimi i vendit nga pushtuesit nazifashist mbetet një ngjarje me peshë në historinë tonë kombëtare. Ende shpresoj se kjo ngjarje do duhej/t të shërbejë jo për të ndarë shqiptarët sipas interesave të politikanëve, por si “ilaç për të mjekuar plagët e luftës, ndërtuar paqen, kohezionin ndërqytetar, si dhe për të ndriçuar arsyen në udhëtimin drejt perspektivës Euroatlantike të Shqipërisë”.

Duke pranuar këtë, duhen mëshiruar mohuesit e luftës NÇL, si dhe çdo shtrembërim që minon përpjekjet për paqe dhe pajtim kombëtar.

E vërteta/Ilaçi nr. 2: besoj mbetet vlerë përbashkuese dhe krenari legjitime që Shqipëria jonë e vogël iu bashkua koalicionit të madh të fitimtarëve, e vërtetë e konfirmuar nga Henry Kissinger në librin Diplomacy: “Shqipëria ishte një ndër të vetmet vende që u vetëçlirua pa prezencën e Ushtrisë së Kuqe, ose aleatëve perëndimorë”

E vërteta/Ilaçi nr. 3: vetëdije kombëtare mbi ekzagjerimet folklorike të historisë së shkruar nga diktatori Hoxha mbi Luftën Nacionalçlirimtare, si dhe pendesë fisnike për vrasjet, burgosjet, denigrimin dhe luftën e klasave ndaj jo vetëm kundërshtarëve, por edhe bashkëluftëtarëve.

E vërteta/Ilaçi nr. 4: përtej vlerave të luftës na duhet ta pranojmë se vendet e vogla si Shqipëria, do vijojnë ta kenë të pamundur të vetëpërcaktojnë fatet gjeopolitike.

Kështu, rreshtimi i Shqipërisë në kampin lindor (nën sundimin Stalinist), nuk u realizua as nga prezenca fizike e Ushtrisë së Kuqe, as nga e drejta e vetëvendosjes, por nga dakordësia e fuqive të mëdha. Si e tillë, rreshtimi me lindjen komuniste as i jep kredite, “as i mitizon, as i fajëson, as i shfajëson” aktorët politikë dhe pushtetarët e kohës.

Shpresoj të gjithëpranohet që kontributi i Shqipërisë ishte modest në pikturën e madhe të Luftës II Botërore, ose më thjesht, Shqipëria do ishte çliruar gjithsesi jo më vonë se 8 maji 1945.

E vërteta/Ilaçi nr. 5: është fakt i hidhur, por do të duhet të pranohet se mbas çlirimit të vendit në nëntor 1944, regjimi komunist që u instalua edhe në Shqipëri: “U mori jetën, pronën, të drejtën e fjalës dhe besimit në Zot shqiptarëve”.

Pa pranuar qetësisht këtë të vërtetë kriminale, pa kërkuar falje shtetërore dhe pendesë njerëzore për vrasjet, burgosjet dhe internimet, ndërtimi i paqes dhe pajtimi kombëtar “mes sho-shoqit” jo vetëm për datën e çlirimit do të vijojë të mbetet mision i vështirë, për të mos thënë i pamundur.

E vërteta/Ilaçi nr. 6: për hatër të së vërtetës, duhet “ rikthyer shiriti i kujtesës”, se aplikimi i modelit bolshevik të diktaturës së proletariatit, sigurisht nuk ishte vetëm në dorën e aktorëve lokalë të Partisë Komuniste. Kështu, diskutimet histerike mbi historinë: “sikur Balli të kishte bashkëpunuar me partizanët apo Mukja të ishte e suksesshme ..?!” dhe përralla të tilla, nuk do kishin ndryshuar as kufijtë, as rreshtimin e Shqipërisë në Lindje dhe as krimet e regjimit përgjatë 45 viteve.

E vërteta/Ilaçi nr. 7: shpresoj të njihet gjerësisht fakti se, në shumicën dërrmuese të vendeve të sunduara nga “modeli stalinist” u aplikua dënimi i krimeve të komunizmit, i udhëheqësit suprem dhe aktorëve të kohës në: “Byronë politike, drejtuesve të Hetuesisë dhe Sigurimit kriminal të Shtetit”. Me apo pa të drejtë, Shqipërisë, si vend i vogël i’u imponua një qasje, më e butë nga rasti i Rumanisë etj, ndoshta pasi vëllavrasja nuk do t’i shërbente askujt. Gjithsesi, mësimi i përbotshëm i historisë është se ngjarjet makabre që lihen në harresë, rrezikojnë të përsëriten. (Forgive, but do not forget)!

E vërteta/Ilaçi nr. 8: konflikti 30- vjeçar, gati banal: “Për ditën dhe orën që ushtari fundit nazist kapërceu kufirin në këmbë ose me zvarritje në Hanin e Hotit…”, nuk riciklohet për të respektuar luftën, por për të shtrënguar radhët e votuesve kamikazë rreth partisë dhe Pushtetarëve të radhës.

Vetëm kështu mund ta justifikosh këmbënguljen për 29 Nëntorin, datë e cila për 78 vjet, por edhe pas 30 vitesh, vijon t’i mbajë të ndarë dhe duke u kacafytur shqiptarët.

Për më keq, kjo datë, qoftë edhe rastësisht mbart simbolike antishqiptare, pasi ishte një “provë” e luftës për pushtet dhe vasalitetit të diktatorit E. Hoxha, për të njehsuar ditën e çlirimit të Shqipërisë me festën e Federatës së Jugosllavisë (shpallur nga Marshalli Tito, më 29 nëntor 1943).

Në përmbledhje, me përulësinë e një eksperti për Sigurinë Kombëtare, Rajonin & NATO-n, në vend të një date që 78 pas çlirimit nuk prodhoi paqe por thelloi konfliktin mes shqiptarëve, do të sugjeroja:

Opsioni 1 – data 17 nëntor 1944 (çlirimi i Tiranës), e cila besoj do të gjente kohezion qytetar dhe konsensus të gjerë. Për më tepër, me definicion ndërkombëtar: “Dita zyrtare e çlirimit të një vendi është data kur është ulur flamuri i pushtuesit në kryeqytet dhe institucionet qendrore dhe në vend të tij është ngritur zyrtarisht flamuri kombëtar”!

Opsioni 2 – Data 8 maj 1945, ose bashkimi me ditën e fitores mbi fashizmin nga koalicioni i fitimtarëve. Nënvizoj se këtë datë çlirimi e kanë aplikuar më shumë se gjysma e vendeve të tjera të lindjes, mbasi ato u anëtarësuan në NATO.

Në shtesë, besoj fortë se secila nga këto dy data, jo vetëm do të mjekonte plagët e konfliktualitetin dhe bënte nder luftës NÇL, por do të kontribuonte për ndërtimin e paqes së munguar për 78 vjet si dhe pajtimin kombëtar rreth datës çlirimin dhe jo vetëm.

Për të qartësuar keqkuptimet dhe qetësuar (nëse ka) të lënduarit nga ky këndvështrim, dëshiroj të përsëris përuljen për dëshmorët që në shekuj kanë dhënë jetën, për pavarësinë, çlirimin nga pushtuesit si dhe që kontribuuan me sakrifica dhe përkushtim shembullor për ndërtimin e paqes dhe mbjelljen e vlerave perëndimore edhe në Shqipëri.

 * Ekspert për Sigurinë Kombëtare & NATO-s,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut, si &

Ish: Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSH;

Zv/SHSHPFA & Përfaqësues i RSH në NATO.

blank

Prokurori dhe gjyqtarja që zhdukën përgjimin e Taulant Ballës

Përgjimet që implikonin Taulant Ballën në biseda si ndërmjetës mes njerëzve të botës së errët, me ministra socialistë janë azgjesuar me një vendim të përbashkët të gjykatës dhe Prokurorisë së Elbasanit. Me kërkesë të prokurorit Pertef Asllani, gjykatësja Zamira Vyshka ka vendosur në 17 shkurt 2016, që të gjitha ato përgjime, në rrjetën e të cilave kishte rënë politikani me emrin Taulant të prisheshin.

Lapsi.al ka arritur të ‘zhvarrosë” vendimin e gjykatës, ku nga numri i celularit që përfundon me “399” kuptohet se bëhet falë pikërisht për politikanin e lartë të PS.

Po si u përfshi Balla në këtë ngjarje dhe përse prokuroria vendosi ta përgjojë?

Gjithçka lidhet me një ngjarje e rëndë që ndodhi në Elbasan më 3 shkurt 2016. Aty u vranë tre persona, Agron Çapja, Enver Sinakoli, Eno Bedalli dhe u plagosen 7 të tjerë. Veprimi i parë i hetuesve ka qenë të vënë në përgjim telefonat e të dyshuarve dhe të gjithkujt që komunikonte me ta. Njëri me sa duket ka qenë “politikani Taulant”, numri i të cilit si rrjedhojë është vënë edhe ai në përgjim. Sipas burimeve të pa konfirmuara, që përsërisin atë që thonë vetë pjestarët e njërës prej bandave, Balla ka dashur të ndihmojë në mjekimin, ndoshta duke i çuar edhe helikopterin njërit prej pjestarëve të grupit Çapja. Pikërisht për këtë çështje ai ka folur edhe me ministra të tjerë të kabinetit Rama.

Se çfarë ka folur Balla me ata për të cilët u vu në përgjim dhe se ç’biseda të tjera ka bërë ai me shokët e lartë të partisë kjo nuk dihet. Por dyshimi është se në disqet e regjistrimeve të prokurorisë janë thënë gjëra të rënda, pasi vetëm pak ditë më pas e gjithë kupola e pushtetit u vu në alarm. Urdhri me sa duket ka qenë i prerë: nuk duhet të ekzistojë asnjë provë për këto biseda. Dhe shumë shpejt, në datë 6 shkurt 2016 nga drejtoria e policisë Elbasan, oficeri Edvin Ndreu i çon një shkresë të çuditshme prokurorisë. Ai pretendon se me numrin e telefonit të shtetasit me emrin Taulant është bërë një lapsus. Pra ndonëse e përmendin vetëm me emër (ndoshta nga frika), ata bëjnë sikur e kanë ngatëruar gabimisht numrin e Ballës. Nga ky moment, menjëherë prokuroria ndërpret përgjimet, që imagjinohet se ç’duhet të kenë qenë deri sa ngjallën gjithë këtë pështjellim dhe i drejtohet menjëherë gjykatës.

blank

Por, historia nuk përfundon këtu, sepse nuk mjafton që përgjimi vetëm të ndërpritet, por bisedat duhet të jenë aq kompromentuese sa edhe ato që tashmë janë të regjistruara duhet të shkatërrohen si prova. Dhe mjafton një ‘lapsus” që gjithë ingranazhi të vihet në punë.

Në datën 17 shkurt, pra me një shpejtësi maramendëse, gjykatsja Zamira Vyshka merr vendimin që çdo provë duhet të zhduket.

blank

Në vendimin e saj prej 5 faqesh, që Lapsi.al arriti ta sigurojë thuhet shprehimisht se azgjesimi duhet bërë menjëherë pasi vendimi të marrë formë të prerë. Ironia më e madhe e vendimit është se ai shprehet se personi që është përgjuar, pra Taulanti, nuk duhet të njoftohet që është përgjuar. Pra me demek ai nuk dinte gjë.

Po me kë ka folur dhe çfarë ka thënë Taulant Balla tre ditë pas vrasjes në intervalin nga data 5 shkurt 2016 deri në mesditën e së nesërmes? Ndoshta kjo nuk do të merret vesh kurrë, pasi policia e Elbasanit, prokuroria dhe gjykata e këtij rrethi bashkëpunuan me shpejtësi për të zhdukur çdo provë. Ato morën vendim për asgjesimin e CD-ve të atyre afrove 23 orëve në të cilat celulari i Taulantit u përgjua. Dhe nuk u mjaftuan me kaq. Aq rëndë do ketë qenë situata, sa gjykatësja Zamira Vyshka, urdhëroi edhe fshirjen e përgjimeve nga serverat që gjenden në prokurorinë e Përgjithshme Tiranë.

Requested 400,000 ALL for shortening the sentence of a prisoner, GJKKO's appeal does not change the measures for Elbasan judge Zamira Vyshka and 4 others - Aktualitet

Gjyqtarja Zamira Vyshka qe mori vendimin

Pra gjithçka duhej zhdukur pas bisedave që Taulant Balla kishte bërë menjëherë pas ngjarjes së rëndë me 3 të vdekur dhe shtatë të plagosur. Dhe ndoshta kështu do të kish ndodhur sikur tre ditë më parë, i ndodhur para gjykatës ku po gjykohet për vrasje, Ardian Çapja mos fliste për faktin se politikani i lartë ishte përgjuar nga prokuroria. Pas masakrës së 3 Shkurtit 2016 unë nuk kam dalë më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmënd sepse më rrezikohet familja” deklaroi ai. Përpos zhdukjes së përgjimeve edhe avokati Ravik Gurraj nuk jeton më.

©Lapsi.al

blank blank blank blank

blank

BE pro protestës së 6 dhjetorit- Berisha: Përshëndes deklaratën e tyre

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi në konferencën e përjavshme, qëndrimin e Komisionit Europian pro protestës së 6 dhjetorit.

“Siç keni ndjerë dhe konstatuar, protesta e 6 dhjetorit ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm në Shqipëri, emigracion, diasporë dhe kudo.

Por, para se të adresoj thirrjen time, kam një falënderim të përzemërt për Komisionin Europian, përfaqësinë e tij, me deklaratën e djeshme, u dëshmuan shqiptarëve se ata vijnë këtu për mbështetjen e popullit shqiptar, vijnë këtu për mbështetjen e demokracisë në Shqipëri dhe natyrisht vijnë këtu, kanë përzgjedhur Tiranën edhe për qëllimet e tyre gjeostrategjike.

Thirrja dhe kërkesa që liritë e të drejtat e qytetarëve të respektohen, ishte përgjigjja më e shkëlqyer që morën Edi Rama dhe tellallët e tij, të cilët në reagimin e tyre të tmerruar nga protesta, të krijonin përshtypjen se në këtë vend, se në Tiranë nuk po mblidhen kryeministra dhe presidentë të vendeve të lira, të zgjedhur me votën e lirë, por po mblidheshin diktatorët e të gjithë botës.

Kjo mori përgjigjen përfundimtare me deklaratën e tyre,” tha Berisha.

“Sikundër, garantoj dhe siguroj se PD vendosmërisht, përcaktohet për një tubim, i cili ka synim më madhor paraqitjen më dinjitoze dhe civile dhe ka në konsideratë të plotë garancinë e sigurisë së miqve që vijnë, respektin e hekurt dhe rigoroz të rregullave të mirëpritjes shqiptare,” theksoi Berisha. syri.net

blank

U mbajt në Pejë ‘Kuvendi Kombëtar i Alpeve’ – Nga RAMIZ LUSHAJ

“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” në Pejë, për traditat e trashëgiminë kombëtare shqiptare në etno-histori e bashkëkohësi, në integrimet ndërballkanike dhe euro-atlantike, në turizëm, kulturë e sportet
blank
RAMIZ LUSHAJ
1.
Peja, përndryshe “Kryeqyteti i Alpeve”, i mikëpriti në hotelin pesëyjesh “Dukagjini”, 256 të Ftuar Nderi, pjesmarrës në “Kuvendi Kombëtar i Alpeve” (për Kosovën Dardane, Sanxhak, Luginën e Preshevës) me tematikë: “Traditat e Trashëgimi Kombëtare Shqiptare” në etno-histori e bashkëkohësi, në integrimet ndërballkanike dhe euro-atlantike; në bashkëpunimet e shumanshme e të përditshmërisë lokale, kombëtare e rajonale; në të tilla fusha sikurse dhe Turizmi malor/alpin, Sportet, Kultura, etj.
Ky Kuvend PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, i organizuar nga “Gazeta e Alpeve” (media PanShqiptare e NdërBallkanike) në bashkëpunim me Komunën e Pejës (Kosovë) dhe në bashkërendim me disa personalitete të Mërgatës Shqiptare, kishte të ftuar nderi, pjesmarrës, nga Kosova, Shqipëria, Sanxhaku e Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut, nga Amerika (Teksasi e Nju Jorku), Europa (Gjermania, Zvicra, Italia, Norvegjia, Franca, Turqia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia) dhe Australia.
Kuvendi Kombëtar i Alpeve, në qytetin e Pejës, vinte pas dy Kuvendeve të tilla në Vermosh të Malësisë së Madhe (për Shqipërinë) dhe në Vuthaj të Plavë-Gucisë (për Malin e Zi) dhe do të vazhdimojnë drejt “Kuvendit Ballkanik të Alpeve”, në Tiranë, në Nëntor 2023, në “Tirana International Hotel & Conference Center” të Ram Gecit.
2.
“Kuvendi Kombëtar i Alpeve”, filloi me Hymnin Kombëtar Shqiptar, të cilin e deklaroi të hapur, me një fjalë rasti, Kryeredaktori i “Gazeta e Alpeve”, Ramiz Lushaj, Tiranë.
Kjo ditë e “Kuvendit Kombëtar të Alpeve”, përndryshe: ishte dhe “Ditë e Ndarjeve të Mirënjohjeve”.
3.
Në këtë Kuvend të Madh të Alpeve, të 12 nëntorit 2022, nderonin me praninë e tyre: Gazmend MUHAXHERI- kryetari i komunës së Pejës, Rozeta HAJDARI- Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë të Republikës së Kosovës; Harry BAJRAKTARI- “Nderi i Kombit” (Nju Jork-SHBA), personalitet i shquar shqiptaro-amerikan, një nga lobuesit e kontributorët e mëdhenj të Lirisë, Pavarësisë e Shtetësisë së Kosovës dhe të Demokracisë së Shqipërisë; Akademik Mentor PETRELA- Antar i Jashtëm i ASHA të Kosovës, personalitet i shquar me disa tituj e grada shkencore shqiptare e ndërkombëtare, antar i disa shoqatave të neuro-kirurgjisë në Amerikë dhe Europë, i shpallur një nga 100 kirurgët më të mirë në botë nga “Ëorld Academy of Neurological Surgery”; Ramiz TAFILAJ- (Teksas-SHBA), Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”, biznesmen në tre kontinente, filantropist i njohur në fushën e arsimit, botimeve, kulturës, pronar i SHB “Jalifat Publishing” (Huoston-Teksas), i dekoruar nga Presidenti Amerikan Donald Tramp dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, “Qytetar Nderi” në Vushtri (Kosovë) e në Pukë (Shqipëri); Selma KUÇEVIQ- deputete e Partisë së Aksionit Demokratik (SDA e dr. Sulejman Ugljaninit), e krahinës së Sanxhakut në Kuvendin Popullor të Serbisë, antare e disa Komisioneve Parlamentare të këtij Kuvendi, kryesuese e Delegacionit të Sanxhakut në Kuvendin Kombëtar të Alpeve; Armend ZEMAJ – deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ish Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, nipi i kolonel Tahir Zemaj-“Hero i Kosovës”; Ana VERUSHI- Kryetare e Këshillit të Qarkut të Korçës; Et’hem FEZOLLARI- personalitet i shquar shqiptaro-australian, ish deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë; Dr. Shpëtim AXHAMI- kryetar i Partisë parlamentare “Lëvizja e Legalitetit” në Shqipëri; Mentor ARIFAJ- Zv/Ministër i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë të Republikës së Kosovës; Dr. Islam LAUKA- ish ambasadori i parë i Shqipërisë në shtetin e ri të Kosovës, ish Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Organizatave Ndërkombëtare në MPJ të Shqipërisë, “Qytetar Nderi” i Deçanit (Kosovë), Bytyç e Bajramcurri (Tropojë); Av. Rasim HASANAJ- ish Kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve të Shqipërisë, vllau i Azem Hajdarit-Liderit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90; Prof. dr. Nestor TERESKA- ish Rektor i Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe ish kryetar i KQZ të Shqipërisë dhe shumë personalitete të tjera.
4.
Gazmend MUHAXHERI, Kryetari i Komunës së Pejës e mbajti kumtimin kryesor: “Peja: Qeverisja Vendore, Infrastruktura, Turizmi, Kultura e Sportet”, ku u evidentuan disa arritje e vizione, të cilat, pamëdyshje, sipas vlerësimeve elitare e popullore, e kanë kthye Pejën komunare në një shembull të mirë kombëtar shqiptar të qeverisjes vendore në gjithato fusha të përditshmërisë e ardhmërisë.
5
Kuvendin e Madh të Alpeve në Pejë e përshendetën personalitetet e larta, të ftuarit e nderit: * Harry BAJRAKTARI-“Nderi i Kombit”, në emrin e Tij dhe të Shqiptarëve të Amerikës;
* Rozeta HAJDARI- Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë në Qeverinë e Kosovës;
* Et’hem FEZOLLARI- në emër të Shqiptarëve të Australisë;
* Selma KUÇEVIQ- deputete e Sanxhakut (SDA e dr. Ugljaninit) në Kuvendin e Serbisë (në gjuhë boshnjake, me përkthim të lirë e direkt nga historiani e veprimtari Ismet Azizi).
6.
Në/për Kuvendin Kombëtar të Alpeve i kishin dërguar Përshendetjet e Tyre:
* Besa TAFILAJ-PINCHOTTI nga Ushington D.C.- Drejtore Ekzekutive e Organizatës Kombëtare të Familjeve të Ushtarakëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (me video-mesazh, u shfaq në Vidio-Projektorin e sallës së madhe të Kuvendit);
Joe DIOGUARDI nga Nju Jorku-SHBA- President i LQSHA (AACL) dhe Shirley CLOYES DIOGUARDI – Këshilltare për Çështje të Ballkanit, në emër të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (të cilën e lexoi: dr. Islam Lauka, ambasadori i parë i Shqipërisë në Kosovën e pavarur e sovrane);
Artistja me famë botërore, me origjinë nga Peja, Rita ORA, Familja e Saj, nga Londra (e lexoi: Ana Verushi- Kryetare e Këshillit të Qarkut të Korçës);
Mark GJONAJ- nga Nju Jorku-SHBA- Kryetari i Këshillit Kordinues të Diasporës Shqiptare në Botë, ish Asambleisti i parë shqiptaro-amerikan në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut (2018-2021), (e lexoi: Ali Daci-“Qytetar Nderi” i Pejës, kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak).
7.
Ramiz Tafilaj- Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve” e paraqiti kumtesën e tij: “Haxhi Zeka (Byberi) dhe Lidhja Shqiptare e Pejës”, e cila, sipas referuesit, ishte vazhdim i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ishte një organizatë me karakter të trefishtë: politik, ushtarak, mbarëkombëtar.
Gjithashtu, në përmbyllje të kumtesës së tij, e tërhoqi vëmendjen që historiografia shqiptare, historianët shqiptarë e të huaj, ende duhet të studiojnë në arkivat e huaja të Turqisë, Austrisë, Francës, Anglisë etj. për të pasqyruar në gjithanshmëri, në thellësi e lartësi, Lidhjen Shqiptare të Pejës e Kryetarin e saj, Haxhi Zekë Byberi, këtë figurë të madhe të Kombit Shqiptar, i cili mirëpritet nga Tirana e Prishtina zyrtare të ketë më shumë mirënjohje të larta e maë të mëdha dhe së bashku me Lidhjen Shqiptare të Pejës të zënë më shumë vend në tekstet e veprat zyrtare akademike, universitare, shkollore në Shqipëri e në Kosovë.
8.
“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” (i Pejës) dhe “Gazeta e Alpeve” (media PanShqiptare e NdërBallkanike, Tiranë) e kishin cilësuar këtë event edhe si “Dita e Mirënjohjeve”: ku u nderuan me Mirënjohje të larta, me çmimet përkatëse:
* Me Çmimin e Madh “Dardania”, ma i larti çmim i Kuvendit, u nderua Harry BAJRAKTARI, personaliteti i shquar shqiptaro-amerikan;
* Me Çmimin e Lartë “Krenaria e Alpeve Shqiptare” u nderua Gazmend MUHAXHERI, kryetar i komunës së Pejës;
* Me Çmimin e Lartë “Elena Gjika” u nderua Rozeta HAJDARI, ministre e Qeverisë së Kosovës,
* Me Çmimin e Lartë “Haxhi Zeka Byberi” u nderuan dy vëllezërit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare (në Strugë-Maqedoni e Veriut), dr. Ibrahim TEMO- politikan, intelektual, humanist, publicist atdhetar shqiptar, doktor i shkencave në mjekësi, themelues i Shoqërisë “Bashkim e Përparim”, kryesues i Delegacionit të Shqiptarëve të Rumanisë në Konferencën e Paqes në Paris (1919-’20) dhe Nuri SOJLIU- politikan, veprimtar atdhetar i kulturës, arsimit, i shoqatave e klubeve shqiptare, delegat i Strugës në Kuvendin e Pavarësisë në Vlorë (1912) dhe një ndër 40 nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë Kombëtare Shqiptare;
* Me Çmimin e Lartë “Dr. Bilal Golemi” u nderua akademik, prof. dr. Mentor PETRELA nga Tirana.
9.
Ismet Azizi- Drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Sanxhakun me rrethina dhe Kryetar i Organizatës “Kosova për Sanxhakun”, paraqiti temën: “Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe personalitetet historike shqiptare të tij”.
Historiani Ismet Azizi, ndër të tjera, kumtoi se: “Sanxhaku ka një sipërfaqe prej 8.687 km², ku jetojnë mbi 400.000 banorë. Nga kjo sipërfaqe e përgjithshme, 4.504 km² i përkasin Serbisë, ndërsa 4.183 km² Malit të Zi. Mbi 60% e banorëve të dy pjesëve të Sanxhakut janë myslimanë (boshnjak e shqiptarë).
Ai, ndër personalitetet më të shquara të Sanxhakut, përveçoi: shqiptarët patriuotë: Ajdin Draga (Dragë-Tutin, 1864-1914), përfaqësues i Mitrovicës në Kuvendin e Pavarësisë në Vlorën e 1912-tës; Nexhip Draga (Dragë-Tutin, 1867-1921), deputet i Vilajetit të Kosovës në Kuvendin (Mexhlisin) e Perandorisë Otomane; Ferhat Draga (Dragë-Tutin, 1873-1944), ndër themeluesit e Xhemijetit (organizatë në mbrojtje të interesave kombëtare shqiptyare); Aqif Blyta (Pazar i RI, 1887-1945), me akademi ushtarake krye në Manastir, Sekretar i Xhemijetit, deputet, personaliteti përfaqësues e veprimtarues më i rëndësishëm i Sanxhakut mes Dy Luftërave Botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, e mbrotji nga gjenocidi e spastrimi etnik serb dhe kryeqendren e Sanxhakut, Pazarin e Ri, sëbashku me vullnetarët e Kosovës e shaban Polluzhën prijtar. Në Pazar të Ri u ekzekutua me pushkatim nga serbët, më 21 janar 1945. Ahmet Daci (Rozhajë, 1896-1945) ish kryetar komune i Pazarit të Ri (Novi Pazar), dhëndër e bashkëluftëtar i Aqif Blytës. Ia pushkatuan dy djemtë dhe e ekzekutuan me pushkatim në Pazar të Ri më 1945, nga OZN-a Jugosllave. Mulla Jakup Kardoviq- Kombi (Rozhajë, 1869-1945), një nga personalitetet më të shquara të Sanxhakut në mbrojtje të tij në Tregu i Ri, Tutin, Sjenicë, Rozhajë, kryetar komune i Tutinit në dy mandate, bashkëluftëtarë i Aqif Blytës, i vrarë tradhtisht nga komunistët në vitin 1945. Dervish Mitrovica (Pazar i Ri, 1885-Zarë, 1935), një ndër Delegatët në Kuvendin e Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë (1912). Xhelal Mitrovica. (Mitrovicë, 1916-Toronto, 1974), i origjinës familjare nga Pazari i Ri, nëpunës i lartë, drejtor i Radio Prishtinës, deputet i Mitrovicës gjatë Mbretërisë Shqiptare, ushtarak, veprimtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.
10.
“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” (i Pejës) dhe “Gazeta e Alpeve” (media PanShqiptare e NdërBallkanike, Tiranë), në këtë “Ditë të Çmimeve”, u nderuan me Mirënjohje të larta, me çmimet përkatëse:
* Me Çmimin e Lartë “Elena Gjika” u nderua Selma KUÇEVIQ- deputete e Tutinit e krahinës së Sanxhakut- një nga 6 deputetet e Sanxhakut e Luginës së Preshevës në Kuvendin Popullor të Serbisë, që e njohën zyrtarisht e botërisht vitin e kaluar (2021) Pavarësinë e Kosovës.
* Me Çmimin e Lartë “Pjetër Bogdani” u nderua Et’hem FEZOLLARI- Australi.
Një ditë më herët, pikërisht me 11 Nëntor 2022, në qytetin e Gjakovës u nderua me “Mirënjohje” 101 vjeçari Haxhi Beqë Syla, veteran e invalid i Luftës së Dytë Botërore, lexues e abonuyes në tre vitet e fundit në “Gazeta e Alpeve”, pjesmarrës në “Takimi i Gjakovës” me 24 qershor 2021 dhe në “Takimi i Madh i Prishtinës” më 13 maj 2022, ku – në këtë të fundit- pati dhe një Përshendetje për të pranishmit. “Mirënjohjen” ia dorëzoi Halil Ahmeti – Drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Kosovën, duke shënuar me këtë veprimtari edhe fillimin e punimeve të Kuvendit Kombëtar të Alpeve të 12 nëntorit 2022 në qytetin historik, kulturor, sportiv e turistik të Pejës.
11.
“Kuvendi Kombëtar i Alpeve”, në Pejë, pati edhe tri përshendetje të tjera në foltore:
* Hysen ZEQAJ- në emër të Shqiptarëve të Teksasit të Bushëve të Amerikës, ish kryetar (e tani) antar i Komunitetit Shqiptar në Dallas (2009-’11), aktor, publicist, veprimtar aktiv e kontributor për interesat kombëtare shqiptare, për shkollën shqipe në Dallas, për aktivitetet kulturore, mediatike etj.;
* Fazqet KRASNIQI i Pejës, biznesmen, humanist, pronar i firmës së riciklimeve “REC PLAST”, Kryetar i Shoqatës së Ricikluesve të Kosovës (shoqatë e formuar me ndihmën e Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (GIZ));
* Arianit SALIHI dhe Artur BERISHA- studentë elitarë e veprimtarë të Diasporës Shqiptare në Gjermani (universitarë në administrim-biznes në Frankurt), të cilët kishin pergaditur për video-projektor dhe një program të detajuar të Kuvendit, si dhe i kishin sjellë me vehte edhe 200 blloqe shenimesh (me 50 faqe) me tematikë mbishkrimore për Kuvendin Kombëtar të Alpeve /për “Gazeta e Alpeve”.
12.
Në/për Kuvendin Kombëtar të Alpeve i kishin dërguar Përshendetjet/Mesazhet e Tyre, edhe:
* Shaip KAMBERI- deputet i Luginës së Preshevës, i vetmi deputet shqiptar në Kuvendin Popullor të Serbisë, një personalitet i shquar kombëtar shqiptar, i cili së bashku me Partinë e Veprimit Demokratik (PVD), si kryetar i saj, me ekpin e tyre trekomunar, ishin të angazhuar në ditën e Kuvendit për votimet për Këshillin Kombëtar Shqiptar të Luginës, ku kryetar i tij u zgjodh Ragmi Mustafi, edhe për një mandate të dytë. Në rregjistrimin e fundit të popullsisë në Republikën e Serbisë, të dhënat paraprake, flasin për mbi 100 mijë shqiptarë në këtë shtet, kryesisht në Luginën e Preshevës, me të tri komunat e saj. Kumtesa e tij: “Lugina e Preshevës mes aspiratave dhe mundësive” nuk u lexua nga dikush tjetër në Kuvend, pasi kumtesa do të botohet në “Gazeta e Alpeve” dhe në Librin e Kuvendit të Pejës;
* Dr. Faton BISLIMI në/nga Kanada- Antar Ekzekutiv i Bordit të LQSHA/AACL, ish deputet i Kuvendit të Kosovës (LDK), ligjërues në universitete amerikane e kanadeze, lobues e kontributor për Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, si dhe për Çështjen e Luginës së Preshevës; * Xhevit HYSENAJ- nga Afrika e Jugut (ku ndodhej në një udhëtim turistik e pune), Kryetar i Shoqatës së Prodhuesve e Eksportuesve të Bimëve Mjekësore të Shqipërisë; Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “AlbKalustyam” në Durrës; “Qytetar Nderi i Durrësit” e i Tropojës; ish pedagog në UBT, Antar i Bordit Botues të “Gazeta e Alpeve”, si dhe shumë të tjerë.
* Lumnie TERAKU- psikologe e mirënjohur e klinikës “Anim” në Prishtinë.
13.
Një nga pikat kulmore të “Kuvendit Kombëtar të Alpeve” ishte momenti i vlerësimit me Çmimin e Lartë “Cucë Avdyl Ulaj” (luftëtare qëndrestare në luftëra me sllavët, ku merr dhe plagë në trup, ndërsa gjatë LDB i dha çlirimit të Shqipërisë djalin e saj) për dy nëna gjakovare:
* Ferdonije QERKEZI, “Grua e hekurt e Luftës së Kosovës”, një nanë shqiptare dëshmi e gjallë e krimeve serbe në Kosovë (1999), forcat serbe ia rrëmbyen katër djemtë e bashkëshortin.
* Nesrete Kumnova, Kryetare e Organizatës qëndrestare e aktive “Thirrjet e Nënëve”, një misionare simbol në veprimtaritë për zbardhjen e fatit të mbi 1.600 të pagjeturëve prej nga Lufta e fundit në Kosovë.
Çmimet ua ndanë personalitetet e larta: Harry Bajraktari nga Amerika dhe Et’hem Fezollari nga Australia.
Nëna gjakovare, Nesrete Kumnova, Kryetare e Organizatës “Thirrjet e Nënëve” e përshendeti “Kuvendin Kombëtar të Alpeve” dhe apeloi për vazhdimin e punës në kërkim të të pagjeturve Luftës së fundit të Kosovës dhe Serbia të ndëshkohet për Krimet e Luftës, Krime kundër Njerëzimit, për gjenocidin në Kosovë.
14.
Kuvendi Kombëtar i Alpeve” mban Një Minutë Heshtje në nderim të dy personaliteteve: Ymer MUHAXHERI i Pejës, 93 vjeçar,atdhetar e intelektual i shquar i kohës kur Kosova kishte ma së shumti nevojë për Liri e Pavarësi, ish deputet i Pejës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, një ndër bashkëveprimtarët e afërt të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova. Enver DEDUSHAJ, 63 vjeçar, Sekretar i Këshillit komunal të komunës së Gucisë, një veprimtar i shquar i krahinës së Plavë-Gucisë, nga Vuthajt, në dekadat e fundit ishte një ndër zyrtarët e lartë të krahinës në funksione e detyra të larta lokale. Këto dy personalitete u ndanë nga jeta këto ditët e fundit dhe ishin të Ftuar Nderi në “Kuvendin Kombëtar të Alpeve”.
15.
“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” (i Pejës) dhe “Gazeta e Alpeve” (media PanShqiptare e NdërBallkanike, Tiranë) nderuan me Çmimin “Mikpritja Alpine”: Fatbardha LAUKA- Administratore e Bar-Restorantit “Mrizi i Zanave” në Tiranë (përurue qysh në vitin 2004); Hotel “Magra Austria”- eko-hotel natyror në Bogë të Rugovës (Pejë) dhe Bar-Restorant-Hotel “Dukagjini” në qytetin e Pejës, çmime të cilat u ftua t’ua dorëzojnë në mënyrë ceremoniale e nderuara Rozeta Hajdari- Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë të Republikës së Kosovës.
16.
“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” (i Pejës) dhe “Gazeta e Alpeve” (media PanShqiptare e NdërBallkanike, Tiranë) akordoi e nderoi me Mirënjohje të larta personalitete të mirënjohura të historisë e aktualitetit shqiptar:
* Me Çmimin e Lartë “Ali Ibër Nezaj” i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u nderua Shaban POLLUZHA (1871-1945), veprimtar i madh atdhetar, ushtarak, politik, juridik, i qeverisjes vendore, me veprimtari në Kosovë, Shqipëri, Sanxhak e Malin e Zi, një nga komandantët tribunal përgjatë LDB në Kryengritjen e Drenicës dhe në Sanxhak.
* Me çmimin “Kolonel Ahmet Krasniqi” u nderua Smajl HAJDARAJ (1951-2002), ish Komandant i UÇK-së në Rugovë, deputet i LDK në Kuvendin e Kosovës, vrarë tradhtisht në Kodër të Zahaqit në Pejë;
* Me Çmimin e Lartë “Zhuj Selmani”- legjendar i mbrojtjes së kufirit e kombit, u nderua Abedin MULOSMANAJ (Tropojë,1938- Nju Jork, 2000), veprimtar atdhetar, politik e diplomatik i kauzës së Shqipërisë Etnike, pasardhës genetik i Binak Alisë e Shaban Binakut, ish mësues i dr. Ibrahim Rugovës në Istog të Kosovës;
* Me Çmimin e Nderit “Lavdi Kombëtare” u nderuan Bajraktarët e Rugovës, Sali JAHA dhe Sak FASLIA
“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” ndau dhe Mirënjohje e çmime të tjera, të ndryshme.
blank
17.
Kuvendin Kombëtar të Alpeve e përshendeten me këngët e tyre: këngtari Shaban DEMAJ i Rugovës të Pejës me këngën-hit-hymn për legjendarin Zhuj Selmani, këngtarja Rugova (Govi) REKA në Dibër të Madhe të Maqedonisë së Veriut me një këngë për dr. Ibrahim Rugovës- Presidenti historik i Kosovës, këngtarja e re, 11 vjeçarja Ergisa Hajdinaj nga Tropoja me këngë për UÇK-në.
Aktorja Muradije Muriqi, mbesa e Zhuj Selmanit të historisë kombëtare shqiptare, interpretoi një poezi të poetit gjakovar, Ali Podrimja.
18.-
Në kuadrin e “Kuvendit Kombëtar të Alpeve” u kryen Homazhe Nderimi…Fjalë Homazh…Foto-kujtime në disa vende historike, për disa figura historike, në krahinën e Rugovës, qytetin e Pejës, Istog, Skënderaj, Drenas, si tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz (Skënderaj), tek Kompleksi Memorial “Dr. Ibrahim Rugova” në qytetin e Istogut dhe në Malaj të Rugovës, Shtatorja e Zhuj Selmanit në Pejë, Varri i heroit Shaban Polluzha në Drenas, varret e Bajraktarëve të Rugovës në Koshutan të Rugovës, varri i heroit Smajl Hajdaraj në Kodër të Zahaqit në Pejë, Shtatorja e heroit Shkëlzen Haradinaj dhe Obelisku i 183 Dëshmorëve të Komunës Pejë, Shtatorja e heroit Ardian Krasniqi, Shtatorja e Haxhi Zekë Byberit të Lidhjes Shqiptare të Pejës, Memoriali “Kujtim dhe Miqësi” në nderim të viktimave të 11 Shtatorit në ShBA-Pejë, e të tjera.
Në organizimin, drejtimin e kryerjen e këtyre Homazheve Nderimi u dalluan përveçëm disa nga kryetarët e Komisioneve Organizatore, si Hilmi Gashi në Prekaz, Polluzhë e Kodër të Zahaqit; Selman Zogaj në Istog e Vrellë; Mustaf R. Lajçi në Malaj të Rugovës, Fazli Muriqi në Koshutan të Rugovës e shtatoret e Zhuj Selmanit e të Kadri Bajrit në qytetin e Pejës, etj.
19.
Fjalën e mbylljes së “Kuvendit Kombëtar të Alpeve” e mbajti Ramiz Tafilaj- Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve” (media PanShqiptare e NdërBallkanike).
Në restorantin e hotel “Dukagjinit”, në dy mjedise të tij, u shtrua Dreka e Kuvendit Kombëtar të Alpeve nga Komuna e Pejës dhe Drejtori i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve:” në bashkërendim (ulje çmimore përqindore) nga hotel “Dukagjini”, me përplot 189 të pranishëm nga të ftuarit e nderit të Kuvendit.
Kordinator i Përgjithshëm i “Kuvendit Kombëtar të Alpeve” ishte Arbër Lushaj, i cili mbajti një peshë të madhe e kreu punëra të mira në organizmin, zhvillimin e mbarëvajtjen e suksesshme të Kuvendit.
Në tërësinë e angazhimeve e kryerjes së detyrave për suksesin meritor të “Kuvendit Kombëtar të Alpeve” dhanë kontributin e tyre organizator edhe Ali Daci i Rozhajës e “Qytetar Nderi’ i Pejës- Nënkryetar i Këshillit Organizator të Kuvendit; Kastriot Belegu-komuna Pejë; Krenare Gashi-përgjegjëse e hotel “Dukagjinit”-Pejë; Agim Krasniqi-Kordinator i GA-Pejë; Ardita Lushaj-Tiranë (Power-Point në Vidio-Projektorin e Kuvendit etj.); Altiana Zogaj- moderatore e Kuvendit, studente e gazetarisë, Prishtinë; Elmedina Belegu-menaxhere e eventeve në hotel “Dukagjini”-Pejë; Ibrahim Gashi- Prishtinë; Fitim Xh. Radoniqi i Dekorit të Pejës (baneri i madh dhe i vogël i Kuvendit); Halil Ahmeti i Gjakovës; Shpend Nikoçi i Tropojës; Mevlyde Mezini Saraçi-Gjakovë; Adem Lushaj i Deçanit; Mehmet Mjeku-Prishtinë; Hilmi Gashi- Gjermani; Ismet Azizi i “Kosova për Sanxhakun”; ambasador Mal Berisha-Tiranë-Amerikë; dr. Shpëtim Axhami- kryetar i PLL-Tiranë; Esad Gjonbalaj në Amerikë; Faton Bislimi në Kanada; Rasim Hasanaj në Tiranë; Xhevdet Muriqi në Gjermani; ambasador Islam Lauka-Tiranë; Rexhep Dedushaj-Pejë; Selman Zogaj- Istog; Xhina Palko-(grafika për banerat e Kuvendit)-Tiranë; Masar Grezda-Gjakovë; Manushaqe Hajdinaj- Tropojë.
“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” u ndoq e përcoll nga disa televizione si RTV Fontana në Istog (e përhershme në veprimtaritë e “Gazeta e Alpeve”, RTV “Dukagjini” Pejë-Prishtinë, portali kombëtar Limit.al, gazeta-portal “Bota Sot” në Zvicër, etj.
Me ftesë të personalizuar të Këshillit Organizator të Kuvendit Kombëtar të Alpeve ishin pjesë e pasqyrimit të Kuvendit tre fotoreporterë e kamaremanë si Shkelzen Rexha i Gjakovës, Kristaq Janushi i Korçës dhe Dorian Zanaliu i Tiranës, të cilët kanë rregjistruar të plotë Kuvendin dhe realizuar mbi 2 mijë foto nga punimet e Kuvendit dhe veprimtaritë e tjera të tij.
20.
Me përmbylljen e suksesshme të Kuvendit Kombëtar të Alpeve në Pejë, tashma ka nisur puna e madhe për organzimin e “Kuvendit Ballkanik të Alpeve” në Tiranë, pikërisht në “Tirana International Hotel & Conference Center”, në nëntor 2023.
Gjithashtu do të përgaditet e botohet edhe libri “Kuvendi Kombëtar i Alpeve” – Pejë: 12 nëntor 2022, ku do të përfshihen kumtesat e Kuvendit, përshendetjet drejtuar Kuvendit, Mirënjohje e Çmimet e Kuvendit, veprimtaritë e Kuvendit, si Homazhe Nderimi në vende historike/për figura historike etj., i cili do të dalin në qarkullim vitin e ardhshëm, 2023
blank
blank

Tregtia e armëve lulëzon ndërsa Evropa Lindore armatos Ukrainën

VOA/Marrë nga Reuters

Industria e armëve në Evropën Lindore po prodhon armë, predha artilerie dhe furnizime të tjera ushtarake me një ritëm që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë, ndërsa qeveritë në rajon udhëheqin përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Lufta në Ukrainë ka ndikuar kryesisht për të keq në ekonominë e Evropës. Por një sektor po lulëzon në heshtje.

Prodhuesit e armëve në Evropën Lindore po prodhojnë armë dhe municione me një ritëm të paparë që nga Lufta e Ftohtë.

Shumë qeveri në rajon ndonëse të kujdesshme ndaj udhëheqësit të tyre të vjetër sovjetik, Rusisë, janë të etur për të ndihmuar Kievin që t’iu rezistojë forcave ruse.

Kompanitë e armëve po shfrytëzojnë mundësinë që iu është ofruar nga lufta.

Firma shtetërore polake “PGZ” prodhon gjithçka, nga dronët tek automjetet e blinduara.

Shefi i saj, Sebastian Chwalek thotë se pothuajse janë dyfishuar planet e tij të investimeve gjatë dekadës së ardhshme:

“Ne jemi duke u zhvilluar, duke zgjeruar aftësitë tona. Ne po përgatitemi për dërgesa të shtuara jo vetëm në tregun polak, dhe jemi të vetëdijshëm për këtë. Kemi shumë diskutime me klientë potencialë nga vendet e treta që dëshirojnë të pajisin ushtritë e tyre me armatime polake”, tha zoti Chwalek.

“PGZ-ja” thotë se ka dorëzuar të gjitha llojet e pajisjeve në Ukrainë, duke përfshirë mortaja, armë të vogla dhe municione.

Ajo pret që të ardhurat e vitit 2022 të tejkalojnë objektivin e paraluftës prej gati 1.5 miliardë dollarësh.

Një histori e ngjashme po ndodh edhe në Republikën Çeke.

Vendi ka furnizuar Ukrainën me armë në vlerë prej 2.1 miliardë dollarëve ndërsa eksportet e armëve janë duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 1989.

Kështu thotë zëvendësministri i Mbrojtjes, Tomas Kopecny.

“Për industrinë çeke të mbrojtjes, konflikti në Ukrainë dhe ndihma që industria u ofron forcave të tyre, është qartësisht një shtysë që nuk e kemi parë në 30 vitet e fundit. Nuk është vetëm se ky vit do të jetë një rekord absolut në eksportin e materialit ushtarak, por ka të bëjë edhe me cilësinë”, tha ministri Kopecny.

Industria e armëve në Evropën Lindore lulëzoi fillimisht nën komunizëm, duke prodhuar armë për bllokun sovjetik.

Lufta në Ukrainë ka bërë që këto fabrika të rrisin punën sërish, por kësaj radhe jo më në shërbim të Kremlinit.

blank

Vogel: Qëllimi i fazës së re është diçka më pak se njohja

Die Morina van Uijtregt

Rëndësia e vërtetë e dakordimit të Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave është se e lë mënjanë çështjen e ndezur aktuale dhe i angazhon palët të përqendrohen në perspektivë të gjerë, thotë për Radion Evropa e Lirë, Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit nga Brukseli.

“Kjo është një marrëveshje e përkohshme. Kjo, thjesht, ndihmon tani në shmangien e një përshkallëzimi, por padyshim nuk është zgjidhje, sepse Kosova në fakt duhet të pezullojë zbatimin e të drejtave të saj sovrane në veri të Kosovës, që natyrisht në një kohë afatgjatë dhe afatmesëm është i papranueshëm për Prishtinën”, thotë ai.

Kosova dhe Serbia u pajtuan më 23 nëntor në Bruksel për çështjen e targave ilegale serbe, të cilat përdoren në veri të Kosovës, ku jeton shumica serbe.

Kosova është pajtuar të mos vazhdojë zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në RKS, të nisur nga 1 nëntori, kurse Serbia që të mos lëshojë targa të reja serbe, sikurse ato KM (Kosovska Mitrovica – Mitrovica e Kosovës).

Çështja e targave ka ngritur tensionet në veri që nga vera. Popullata lokale, e cila e kundërshtoi një gjë të tillë, e mbështetur nga Serbia, me herët e paralajmëroi rezistencën në rast se Kosova do të fillonte t’i gjobiste ngasësit e automjeteve me targa të tilla. Shqiptimi i gjobës parashihej të niste nga 21 nëntori si fazë e dytë e vendimit të Qeverisë së Kosovës.

BE-ja tha se dakordimi në Bruksel shmang përshkallëzimin e mëtejmë të situatës, si dhe kontribuon në përqendrimin te “propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, siç u prezantua këtë shtator nga lehtësuesi i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania”.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten se me këtë dakordim do t’i jepet hapësirë negocimit të “propozimit evropian, që më herët quhej franko-gjerman”.

“Dakordimi i mbrëmshëm ka një target kryesor dhe kohor për negocim dhe pajtueshmërinë e palëve lidhur me propozimin e BE-së të mbështetur nga Franca dhe Gjermania, e ajo është sa më shpejt dhe jo më vonë sesa fillimi i pranverës së vitit 2023”, tha Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targa, është një fitore e vogël taktike, e cila, tha ai, “do të na çojë në presion edhe më të madh”.

Vuçiq përsëriti se Serbia nuk do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe se zyrtarët serbë nuk duan të diskutojnë për këtë. Ai, po ashtu, shtoi se Beogradi nuk është i interesuar për njohje reciproke me Prishtinën.

Eksperti për Ballkanin, Toby Vogel, thotë se mbetet për t’u parë nëse marrëveshja e targave realisht do të përkthehet në negociata, për çka shton se ka shumë hapësirë për “manipulime të mundshme”.

“Mendoj se interesi themelor i Serbisë është t’i vonojë sa më shumë që të mundet [negociatat] dhe nuk kam dyshim se do ta bëjë këtë”, thekson Vogel.

Vogel shton se është në fuqinë e lehtësuesit nëse dëshiron që palët të përqendrohen në marrëveshjen përfundimtare. Por, ai nuk beson që Serbia do të negocionte me mirëbesim.

“Besoj se Kosova është shumë entuziaste për ta bërë këtë dhe Serbia jo. Dhe, tejkalimi i këtij hendeku mes palëve do të bjerë mbi lehtësuesin [kryediplomatin evropian, Josep Borrell], autoriteti i të cilit mendoj se ra në masë të madhe nga ajo që ndodhi këtë javë në Bruksel”, vlerëson Vogel.

Dakordimi mbi targa është arritur dy ditë pas dështimit të negociatave ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kurti nuk pranoi propozimin e Borrellit të tërhiqet nga zbatimi i vendimit për targa, me arsyetimin se në takim nuk ishte planifikuar edhe negocimi për një marrëveshje finale me Serbinë.

Pak orë më vonë, Kurti u pajtua të shtynte zbatimin e vendimit për targat për 48 orë, pasi këtë e kërkoi ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Brenda këtyre orëve, marrëveshja në Bruksel është arritur mes kryenegociatorëve të të dyja vendeve. Zyrtarët e Kosovës falënderuan ambasadorin e SHBA-së, Hovenier, për rolin dhe mbështetjen e tij për arritjen e marrëveshjes.

Vogel thotë se në negociatat për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, roli i SHBA-së është “absolutisht vendimtar”.

“Kur gjërat bëhen vërtet të vështira, do të kërkohet ndoshta një ndërhyrje shumë e drejtpërdrejtë nga Uashingtoni. Dhe, ajo që më shqetëson është se qëllimi i fazës së re, fazës përfundimtare të negociatave, duket se është diçka më pak se njohja”, thotë Vogel.

Ai shton se faza e re e negociatave për të është edhe shqetësuese.

“Sepse propozimi i Francës dhe Gjermanisë […] është diçka që i mungon njohja e plotë dhe më duket e çuditshme që në fillim të një faze që supozohet të fokusohet në një marrëveshje përfundimtare, tashmë të vendoset standard më i ulët se sa mund të ishte”, thekson Vogel.

Sipas tij, Serbia “tani realisht nuk ka ndonjë interes të veçantë për të bërë lëshime drejt njohjes”.

Sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian, dokumenti i mbështetur nga Franca dhe Gjermania, të cilët ata e quajnë “Propozimi i Brukselit”, ka për qëllim normalizimin e raporteve mes të Kosovës dhe Serbisë. Ky dokument nuk është publikuar zyrtarisht, megjithatë zyrtarë në Kosovë dhe Serbi kanë dhënë disa detaje.

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë për Klan Kosova se “[Propozimi] ndërtohet mbi tri principe. E drejta e barabartë mes shteteve, respektimi reciprok i sovranitetit dhe është e drejta e palëve për vetëvendosje”.

Ndërsa në tetor, president serb, Aleksandar Vuçiq, tha se Franca dhe Gjermania, kishin propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Kjo do të bëhej në këmbim të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha me 6 nëntor se propozimi franko-gjerman “parasheh që pavarësia e Kosovës është tashmë një punë e kryer”.

blank

Porti i Durrësit- “Nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë”, Fuga: Në lojë janë raporte gjeopolitike globale

Akademiku Artan Fuga, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 , ka folur mes të tjerash edhe mbi Portin e Durrësit, çështjes që po diskutohet edhe sot në seancën parlamentare.

Fuga u shpreh se sa i përket asaj që pritet të ndodhë në Port, nuk ka të bëjë vetëm me Durrësin apo Shqipërinë, sipas tij në lojë janë interesa gjeopolike globale.

“Problemi fillestar është eficenca ekonomike. Investimi bëhet i domosdoshëm sepse sot për sot ka kërkesa në navigacion, transportin ujor, në mallra e lëndë të para apo udhëtarë që porti i vjetër nuk i plotëson dhe shoqëria shqiptare mund të humbë. Në opinionin publik nuk qarkullon kjo ide.

Investimet a i mban dot mbi supe ekonomia ia shqiptare? Të gjithë duam rrugë porte aeroporte por cili është prioriteti? nuk i zgjidh dot një debat dhe një seancë në Parlament. I zgjidh vendosja në strategjinë qeveritare kur kërkohet vota e popullit. Investime të jashtëzakonshme. Kemi edhe ndërhyrje madhore në mjedis e natyrë, ndryshim të zhvillimit strategjik të të gjithë zonë, që veç Durrësit mund të kapë Tiranën e Kavajën.

Mund të ndryshohet rrjedha natyrore që vijon prej miliona vitesh. Hyn në një program qeverisës është një gjë madhore.

Sa forca pune do lidhen aty? Dikush thotë këto të hidhen në bujqësi apo për të zhvilluar turizmin rural, të zhvillohet një flotë anijesh apo të tjera. Janë ato që quhen kosto oportune, dmth mund ti hedhësh diku tjetër të fitosh më shumë.

Projekte gjigande që kalojnë arsyetimin e qytetarit.

E treta, kemi një ndërhyrje shumë të madhe në mjedisin natyror. Ambientalistë e inxhinierë nuk shoh të paraqesin raporte të hollësishme.

Një studim mund të ndryshonte fatet kombëtare në shumë drejtime.

Kantieri që nuk ka të bëjë vetëm më Durrësin dhe as vetëm me Shqipërinë, ndoshta ka të bëjë me terminalet energjitike në rang global, qarkullimit të lëndëve dhe madje edhe me raporte gjeopolitike të politikës globale që mund të jenë në lojë.

Fjalimi i kryeministrit me terma që e injorojnë opozitën dhe e fyejnë apo opozita që bën akuza që ne si qytetarë nuk jemi në gjendje të dimë gjë për të, çështja është shumë më e madhe se një debat i ashpër në parlament, kur ka një debat të tillë nuk më mbush mendjen që po diskutohet seriozisht”, tha Fuga.

(BalkanWeb)


Send this to a friend