“Reporterët pa Kufij” kanë reaguar mbi deklaratat e kryeministrit Edi Rama për ndërprerjen e financimit dhe të ardhmen e RTSH-së.
Reporterët pa Kufij thonë se janë të alarmuar nga propozimet e Kryeministrit Edi Rama për mbylljen ose privatizimin e medias publike, si dhe nga kërcënimi për të mos financuar transmetuesin publik RTSH derisa ai ta “meritojë” këtë.
“RTSH ndodhet në një krizë të thellë, por duhet të mbrohet nga ndikimi politik dhe të reformohet në përputhje me standardet e Bashkimit Europian”, thuhet në reagim.
Edhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit shpreh “shqetësim për komentet problematike të bëra së fundmi nga Kryeministri Rama në lidhje me financimin dhe të ardhmen e transmetuesit publik RTSH, dhe thekson nevojën për një reformë afatgjatë dhe sistemike të RTSH-së, në përputhje me standardet e #EMFA”. gsh