Deklarata e Pragës për Ndërgjegjen e Europës dhe Komunizmin, e cila u nënshkrua më 3 qershor 2008. Deklarata e Pragës për Ndërgjegjen e Europës dhe Komunizmin, ishte një deklaratë e iniciuar nga ana e qeverisë çeke dhe të nënshkruar nga politikanë të shquar evropianë, ish të burgosur politikë dhe historianëve, në mesin e tyre Václav Havel dhe Joachim Gauck, presidenti aktual i Gjermanisë, i cili bëri thirrje që “Evropa e gjerë t’i dënojë krimet e komunizmit dhe dënimi ndaj tyre të edukohet.”Kjo Deklaratë po ashtu është e firmosur nga rreth 50 anëtarë të Parlamentit europian.
Konferenca për Ndërgjegjen e Europës dhe Komunizmin u përshëndet me letra mbështetëse Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy , Zonja Margaret Thatcher, Sekretari i Shtetit i Kanadasë Jason Kenney dhe ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA Zbigniew Brzezinsk.
Deklarata u parapri nga një sencë Dëgjimi Publik Evropian për Krimet e Kryera nga Regjimet Totalitare. Deklarata është pjesë e një procesi më të gjerë në nivel evropian dhe ndërkombëtar, me qëllim arritjen e objektivave të ngjashme me ato që thuhen në deklaratë.
Propozimi i dukshëm i përcaktuar nga deklarata ishte miratimi i Ditës Evropiane të Përkujtimit për Viktimat nga Stalinizmi dhe Nazizmi (i njohur si Dita Ndërkombëtare Shiritit të Zi në disa vende), miratuar nga Bashkimi Evropian dhe Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunim në Evropë, si dita zyrtare e kujtesës ndërkombëtare për viktimat e regjimeve totalitare. Më 14 tetor 2011, Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjes Evropiane është një projekt edukimi i BE-së për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me krimet e regjimeve totalitare dhe për të luftuar intolerancën, ekstremizmi dhe lëvizjet anti-demokratike lëvizjet, është themeluar nga qeveritë e Grupit të Vishegradit dhe një numër i institucioneve të qeverive të Evropës si dhe OJQ-ve, si një iniciativë e presidencës polake të BE-së me mbështetjen e projektit nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Europës.
DEKLARATA
Deklarata bën thirrje për :
1. “duke arritur një mirëkuptim të gjithë-evropian se dy regjimet totalitariste ai nazist dhe ai komunist duhet të gjykohet seicili për krimet e tmerrshme, për politikat e tyre destruktive sistematike duke aplikuar format ekstreme të terrorit, duke shtypur të gjitha liritë qytetare dhe njerëzore, duke filluar luftëra agresive dhe , si pjesë e pandashme e ideologjive të tyre, ishte asgjësimi dhe deportimi i kombeve të tërë ose grupeve të popullatës; mjaftueshëm për t’u konsideruar si fatkeqësitë jryesore që e kanë qërruar shekullin e XX- “
2. “njohja që shumë krime të kryera në emër të Komunizmit duhet të vlerësohen si krime kundër njerëzimit që shërbejnë si një paralajmërim për brezat e ardhshëm, në të njëjtën mënyrë si krimet e Nazizmit që u dënuan nga Tribunali Nurembergut”
3. “formulimi i një qasje të përbashkët në lidhje me krimet e regjimeve totalitare, inter alia të regjimeve Komuniste, si dhe ngritjen e një vetëdije të Europës-gjerë ndaj krimeve komuniste në mënyrë që të përcaktojë qartë një qëndrim të përbashkët ndaj krimeve të regjimeve Komuniste”
4. “futja e legjislacionit që do të mundësojë gjykatat e të drejtës për të gjykuar e dënuar ekzekutorët e krimeve komuniste dhe për të kompensuar viktimat e komunizmit”
5. “sigurimin e parimit të trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit të të gjitha viktimave të gjithë regjimeve totalitare”
6. “presion evropian dhe ndërkombëtare për dënimin efektiv të krimeve të të kaluarës komuniste dhe luftën efikase kundër krimeve komuniste në vazhdim”
7. “njohja e komunizmit si një pjesë integrale dhe e llahtarëshmetë e historisë të përbashkët të Evropës”
8. “pranimi i përgjegjësisë pan-Evropiane për krimet e kryera nga komunizmi”
9. “caktimi i 23 gushtit, si dita e nënshkrimit të Paktit Hitler-Stalin, i njohur si Pakti Molotov-Ribentrop, si një ditë të përkujtimit të viktimave të regjimeve totalitare naziste dhe komuniste, në të njëjtën mënyrë Evropa kujton viktimat i Holokaustit në 27 janar “
10. “qendrime të përgjegjëshme të Parlamenteve Nacionale në lidhje me njohjen e krimeve komuniste si krime kundër njerëzimit, duke udhëhequr në legjislacionin e duhur, si dhe në monitorimin parlamentar tëkëtij legjislacioni”
11. “debati efektiv publik rreth keqpërdorimit komercial dhe politik të simboleve komuniste”
12. “vazhdimi i seancave të dëgjimit në Komisionin Evropian në lidhje me viktimat e regjimeve totalitare, me qëllim hartimin e një Komunikate të Komisionit”
13. “ngritja në shtetet evropiane, të cilat kanë qenë e sunduar nga regjimet totalitare komuniste, të komiteteve të përbëra nga ekspertë të pavarur me detyrën e mbledhjes dhe vlerësimit informacion mbi shkeljet e të drejtave të njeriut nën regjimin totalitar komunist në nivel kombëtar me synimin për të bashkëpunuar ngushtë me një komitet ekspertësh të Këshillit të Europës “
14. “garantimi i një kuadri të qartë ligjor ndërkombëtar në lidhje me një qasje të lirë dhe të pakufizuar nëj arkivat që përmbajnë informacione mbi krimet e komunizmit”
15. “krijimi i një Instituti i Kujtesës dhe Ndërgjegjes Evropiane”
16. “organizimin e një konference ndërkombëtare mbi krimet e kryera nga regjimet totalitare komuniste me pjesëmarrje të përfaqësuesve të qeverive, parlamentarë, akademikë, ekspertë dhe OJQ-të, ku rezultatet të publikohen në mbarë botën”
17. “hartimi dhe përpilimi i teksteve të historisë evropiane në mënyrë që fëmijët të mund të mësojnë dhe të jenë të paralajmëruar rreth komunizmit dhe krimeve të tij në të njëjtën mënyrë si ata kanë qenë të mësuar për të vlerësuar krimet naziste”
18. “një debat të plotë gjithëevropian rreth historisë komuniste dhe trashëgimisë të regjimit totalitarian”
19. “përkujtim i përbashkët vitin e ardhshëm i 20-vjetorit të të rënies së Murit të Berlinit, i masakrës në sheshin Tiananmen dhe vrasjet në Rumani”
Deklarata citon Rezolutën 1481 të Këshillit të Evropës, si dhe “rezolutat mbi krimet komuniste të miratuara nga një numër i parlamenteve kombëtare”. [2] Deklarata u parapri nga Dëgjimi Publik Evropian për Krimet e Kryera nga Regjimet Totalitare./Përktheu: Elida Buçpapaj


Komentet