VOAL

VOAL

Dëbimi i 18 vjeçares shqiptare çështje në Gjermani

February 14, 2016

Komentet

Naser Sopjani u zgjodh kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania Dans” në Eslöv të Suedisë- Nga Hysen Ibrahimi

 

Sot më 11 maj 2025 në Eslöv të Suedisë në praninë e një numri të madh të bashkatdhetarve nga vende të ndryshme të Suedisë u mbajt Kuvendi i parë zgjedhor i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania Dans”.

Kuvendin e udhëhoqën e Znj. Aferdita Hoti Bunjaku dhe Mona Juniku sipa skenarit të përgaditur dhe të miratuar nga Kuvendi. Kuvendin e shpalli të hapur znj. Mona Juniku e cila përshëndeti dhe i falënderojë të gjithë delegatët e këtij kuvendi dhe mysafirët pjesëmarrës dhe prezentoi rendinj e ditës, I cili u miratua unanimisht.

Kuvendin e përshëndetën me nga një fjalë përshëndetëse, Isak Bunjaku, Isuf Bajraktari, Xhevat Isufi, Antigona Osaj dhe Bashkim Jashari.
Këtë Kuvend e kishte përshëndetur po ashtu edhe z. Hysen Ibrahimi përmes një telegram urimi, të cilin telegram e lexoi znj. Afërdita Hoti Bunjaku, ku ndër të tjera shkruan, citat: ”Në pamundësi për të marrë pjesë në Kuvendin Themeltar të Parë zgjedhor të Shoqatës Kulturore Shqiptare “DARDANIA DANS”, në Eslöv të Suedisë (sepse ndodhem në vendlindje), më lejoni të ju përshëndes të gjithëve, duke ju uruar punë të mbarë.

Ti kontribuosh çështjes kombëtare duke themeluar shoqata kulturore shqiptare në mërgatë sikurse Shoqata e juaj Kulturore “DARDANIA DANS”, në Eslöv të Suedisë, don të thot shumë për gjuhën shqipe, kulturën, vallen, poezinë shqipe dhe gjithçka që është shqiptare.

Në të njejtën kohë ju jeni duke u shndërruar në ambasador të vërtet të kombit shqiptar. Sukseset e juaja kanë dhënë tanimë rezultate me nxënësit vallëtarë me koreografin z. Naser Sopjani një atdhetar i vertetë i kulturës dhe çështjes kombëtare, duke dëshmuar se ka një vullnet të madh për të kontribuar në fushën e kulturës”, fund citati.
Kuvendi njëzërit me aklamacion kryetar të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania Dans” në Eslöv të Suedisë zgjodhi z. Naser Sopjanin. Në kryesi u zgjodhën Burim Hykolli, sekretar dhe Arsim Mexhuani arkëtar.
Kuvendin me këngë e valle e përcollën nxënësit vallëtarë të kësaj shoqate dhe me këngë folklorike nga shoqata “Okarina” nga Landskrona, që krijuan atmosferë festive për formimin e kësaj shoqate.

Si hije e rëndë në heshtje të erës- Cikël poetik nga SOKOL DEMAKU

 

 

Themelet e jetës së re

Ishte kohë e ligë,
Shtriga në fuqi,
Çdo gjë shkrumboj
Gjithçka bëri hi.
Ta luftojmë të keqën,
Jetës ti japim vlerë,
Është ideal yni,
Qe të parët na lanë si vlerë.
Ejani me ne,
Të ndërtojmë kullën e shpresës,
Së bashku si një,
Të shtojmë një gur qëndrese,
Në themelet e jetës së re.

Mjerimi

Mjerimi rri te cepi i derës,
Si hije e rëndë në heshtje të erës,
S’ka zë, po klithma i del nga sytë,
Në rrudha fati – rrëfim i shkrytë.
Në sofër boshe me bukë të thatë,
Ai troket si mik i gjatë,
S’pyet për emër, as për shtëpi,
Hyn në zemra që s’kanë fuqi.
Fëmijë pa lodra, gra pa fjalë,
Burra me shpinën të thyer ngadalë,
Kërkojnë diell në mes të shiut,
Kërkojnë drejtësi në heshtjen e zhurmës.
Po mjerimi s’është vetëm varfëri,
Është harresë, është zemër që s’ndi,
Është kur njeriu bëhet i huaj,
Për vëllanë që e sheh dhe s’e ndihmon kurrë.

 

Besa

Besa s’është fjalë që fluturon me erën,
As premtim i lehtë në shtrëngatë të verës.
Është gur i rëndë, në shpirt i gdhendur,
Fjalë që s’thyhet, edhe kur bota tretet.
Shqiptari i vërtetë me besë rron,
Kur thotë “po”, nuk ka kthim, nuk shkon.
Në derë të mikut, në kohë pa shpresë,
Ai jep zemrën, në emër të besës.
S’matet me ar, as me pushtet,
Besa është dritë që ndriçon nderin vetë.
Është rrënjë e lashtë që nuk vyshket kurrë,
Nga malet e thella në fushat e gjëra buron si burim i blertë.
E kush e thyen, e shkel me këmbë,
Sikur zemrën e vet ta ndante më gjëmë.
Se pa besë s’ka njeri të vërtetë,
Vetëm hije që rrinë në jetë.

Xhelozia

Xhelozia vjen pa trokitur në derë,
Si mjegull që ngatërron dritën e vërtetë,
Të bën të dyshosh kur nuk ka asgjë,
Të shtyn të kërkosh hije në dritë të plotë.
Ajo lind nga frika, nga mungesa e besës,
Nga krahasimi i heshtur, që helmon pa shpresë.
Të vret ngadalë me fjalë që s’janë thënë,
Me zëra në kokë që s’i ka thirrur asnjë.
Xhelozia s’është dashuri, por frikë e fshehur,
Nuk mbron, por burgos zemrën e ndjeshme.
Kur ajo flet, shurdhohet arsyeja,
Dhe zemra harrohet pas turmës së errësirës.
Por njeriu i lirë nuk xhelozon,
Ai dashuron pa zinxhir në dorë,
Se dashuria s’është pronë e askujt,
Por frymë që jeton vetëm kur lë të shkojë.

Si erdhën 6 mijë zarfe në një ditë- Problemet e votimit në Greqi, PD kërkon nga KQZ ndërhyrje të menjëhershme

Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë urgjente KQZ në të cilën kërkohet, vendosja e ligjshmërisë në procesin e votimit të diasporës në Greqi.

Përfaqësuesi ligjor i PD-ASHM në KQZ Franci Nuri ka denoncuar  problemet me zarfet e votimit në Greqi, problem për të cilin PD kërkon nga KQZ-ja ndërhyrje të menjëhershme

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore i kanë drejtuar një kërkesë Komisionierit Shtetëror të Zgjedhjeve ne lidhje me votimin e diasporës në Greqi për zgjedhjet e 11 majit. Në kërkesën e PD-ASHM, të përfaqësuar nga Franc Nuri thuhet se ndryshimi i befasishëm i tërheqjes individuale të zarfeve pranë DHL ka ngritur shqetësime serioze mbi transparencën, standardin dhe ligjshmërinë e procesit të votimit.

“Autoritetet zgjedhore garantuan publikisht se çdo zarf me votë do të dorëzohej në adresën e deklaruar të votuesi në PEL, përmes një shërbimi postar të drejtpërdrejt. Por papritur KQZ ndryshoi qasje. Përmes një njoftimi të thjeshtë në rrjetet sociale të KQZ, votuesit shqiptarë në Greqi duhet të paraqiteshin personalisht pranë pikave të DHL-së, për të tërhequr ose dorëzuar zarfin e votimit”, thuhet në kërkesën e PD-ASHM

Sipas PD-së ky ndryshim i befasishëm bie ndesh me rregullat dhe deklarata e mëparshme të KQZ-së.

Në kërkesën që mban datën e djeshme, 4 maj, thuhet gjithashtu se vetëm një javë para ditës së zgjedhjeve janë raportuar nga KQZ mbi 6 mijë zarfe të ardhura nga Greqia, ndërkohë që për disa javë më parë numri total i tyre ishte 17 700.

Sipas PD-së ky fluks i pazakontë përforcon dyshimet mbi integritetin e procesit.

Në këto kushte PD kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të KQZ-së për kthimin në ligjshmëri të procesit të votimit dhe administrimit të votës në shtetin grek, duke garantuar rregullshmëri, siguri dhe besueshmëri për çdo votë të shqiptarëve që jetojnë në Greqi.

Kerkesa e KQZ-se

PËRFAQËSUAR NGA Z. FRANCI NURI.

Kushtetuta e RSH; Neni 123/1 e vijues i Kodit Zgjedhor.

Komisionerit Shtetëror te Zgjedhjeve z. Ilirjan Celibashi

Z. Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve,

Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të Koalicionit PD-ASHM, po ju drejtohem zyrtarisht në lidhje me një situatë tejet shqetësuese që po zhvillohet me procesin e votimit të shtetasve shqiptarë që ndodhen në Greqi, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit 2025.

1. Kur filloi nisma për përfshirjen e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në këto zgjedhje, autoritetet zgjedhore garantuan publikisht se çdo zarf me votë do të dorëzohej në adresën e deklaruar të votuesit në PER, përmes një shërbimi postar të drejtpërdrejtë. Votuesit u siguruan se nuk do të kishin nevojë të dilnin nga shtëpia dhe se procesi do të ishte personal, i sigurt dhe pa ndërmjetës.

2. Por më para pak ditësh, KQZ ndryshoi papritur qasje. Përmes një njoftimi të thjeshtë të publikuar nga në rrjetet sociale të KQZ, votuesit shqiptarë në Greqi, u njoftuan nga KQZ se duhet të paraqiten personalisht pranë pikave të DHL për të tërhequr ose dorëzuar zarfin e votimit. Ky ndryshim i

befasishëm ka sjellë jo vetëm konfuzion mes votuesve, por ka ngritur edhe shqetësime serioze për transparencën, standardin dhe ligjshmërinë e procesit.

3. Ndryshimi i mënyrës së shpërndarjes së zarfeve bie ndesh me deklaratat dhe rregullat e mëparshme të KQZ-së. Sipas kuadrit ligjor dhe rregullator në fuqi, operatori postar ishte i detyruar të dorëzonte fizikisht çdo zarf tek votuesi, kundrejt nënshkrimit dhe paraqitjes së një dokumenti identifikimi. Madje u theksua publikisht se asnjë anëtar familje nuk mund të merrte zarfin në emër të një tjetri dhe do të bëheshin tre tentativa për t’u gjetur votuesi në adresë.

4. Në Greqi prej javësh kemi raportime se zarfat me vota nuk po u dorëzohen qytetarëve në dorë në banesë, por shpesh herë po përvetësohen në mënyrë të organizuar nga individë të caktuar që mund të paraqiten pranë pikave postare (qoftë zyrtare, qoftë nënpagesë si zyra bastesh, apo hyrje pallatesh), duke përdorur makina me qira me targa shqiptare për të shmangur gjurmët. Këta persona, të dyshuar tëlidhur me Partinë Socialiste dhe strukturat e saj, ka njoftime se mund të kenë grumbulluar zarfa me fletët e votimit, cka është totalisht e ndaluar dhe penalisht e dënueshme.

5. Ndërkohë, siç dihet, Shteti shqiptar ka firmosur një kontratë me vlerë rreth 9.2 milionë Euro me kompaninë postare DHL për të garantuar shpërndarjen dhe grumbullimin korrekt të zarfeve kudo të Botë për 246.000 zgjedhës të regjistruar në PER. Ky ndryshim i papritur në mënyrën e dorëzimit – nga “zarfi vjen në shtëpi” në “shko e merre vetë” – jo vetëm që rrit vështirësitë praktike për mijëra votues, por krijon dhe hapësirë për ndërhyrje, parregullsi dhe potencialisht manipulime procesi.

6. Sot më 4 maj 2025, vetëm një javë para ditës së zgjedhjeve, janë raportuar nga KQZ se mbi 6,000 zarfe të ardhura në Tiranë nga Greqia, ndërkohë që për disa javë më parë numri total ishte 17,700.

Si shpjegohet që një e treta e të gjithë zarfave të Greqisë vijnë në një ditë të vetme?

Ky fluks i pazakontë dhe i papritur, në kontekstin e problemeve të raportuara, përforcon dyshimet mbi integritetin e procesit.

7. Shqetësimi ynë është i thellë jo vetëm për integritetin e votës, por edhe për pasoja të rënda që kjo situatë mund të ketë në besimin e publikut te procesi zgjedhor dhe demokracia në tërësi. Nëse kjo situatë nuk korrigjohet menjëherë,procesi i votimit të Diasporës rrezikon të mbetet një eksperiment i dështuar, i shtrenjtë dhe me pasoja serioze për vendin.

8. Dëshirojmë të theksojmë se një pjesë e këtyre shqetësimeve janë ngritur dhe komunikuar prej nesh në mënyrë periodike dhe publike gjatë javëve të fundit, përmes deklaratave për shtyp, denoncimeve zyrtare dhe përfaqësimeve në media. Megjithatë, duke parë përmasat që po merr situata dhe mungesën e ndërhyrjes konkrete nga ana e institucionit tuaj, po ju parashtrojmë këto problematika edhe zyrtarisht dhe të përmbledhura përmes kësaj shkrese, së cilës i bashkëlidhen dokumente dhe raportime ilustruese që vërtetojnë një pjesë të fakteve të përmendura.

Për të gjitha sa më sipër, kërkojmë ndërhyrjen tuaj të menjëhershme për kthimin e menjëhershëm në ligjshmëri të procesit të votimit dhe administrimit të votës në shtetin grek, duke garantuar rregullshmëri, siguri dhe besueshmëri për çdo votë të shqiptarëve që jetojnë atje.

ImageImageImage

 

 

Skandal në Athinë- Fizi: Procesi i votës së emigrantëve po degradohet, zarfet lihen në pika bastesh dhe hyrje pallatesh

Kryetari i Partisë Demokratike në Athinë, Alfred Fizi, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së procesit të votimit të emigrantëve shqiptarë jashtë vendit, konkretisht në Athinë. Në një deklaratë publike, Fizi e ka cilësuar këtë proces jo vetëm si të dështuar, por si pjesë të një skeme të mirëorganizuar për manipulimin e votës.

Të përfundojnë zarfet me fletët e votimit të emigrantëve në pika bastesh e të braktisur në hyrje pallatesh, dhe aq më keq që mos të dijë askush se kush i merr e kush i dorëzon, nuk është vetëm dështim i këtij procesi por një plan i studiuar nga mëndje perverse që e kanë zakon vjedhjen e votës”, shkruan Fizi në FB.

Sipas tij, kjo situatë është alarmante dhe përbën një kërcënim serioz për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Sipas tij, mungesa e transparencës dhe kontrollit në menaxhimin e zarfeve po minon besimin te procesi zgjedhor dhe po shkel të drejtën kushtetuese të qytetarëve emigrantë për të votuar lirshëm dhe të sigurt. sn

Papa Françeskun e nderoi e gjithë bota- Emine S. HOTI Norvegji

Ne shqiptarët kemi qenë gjithmonë pranë Vatikanit dhe papëve të tij
të nderuar, jo thjeshtë se jemi gjeografikisht shumë afër, por sepse lidhja
me Vatikanin dhe me papët katolikë ka qenë e ngushtë që në lashtësinë
tonë ilire, ku disa nga papët kanë qenë ilirë e shqiptarë. Këto lidhje u
forcuan edhe më shumë në periudhën e lavdishme të Gjergj Kastriotit –
Skënderbeut. Ishte atëherë, Papa Kalisti III, i cili pati marrëdhënie të
ngushta me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Papa dhe
Skënderbeu donin të organizonin një Kryqëzatë kundër Perandorisë
Osmane (1455-1458). Ishte koha kur rreziku osman kërcënonte jo vetëm
Shqipërinë, por të gjithë Evropën. Por për shkak të ndarjeve politike
Kryqëzata nuk u realizua.
Ne kujtojmë Papa Klementin XI Albani (1469-1721)
, papa i 243 i kishës
katolike, i cili
udhëhoqi Selinë e Shenjtë për 21 vjet resht, që nga zgjedhja
e tij, më 23 nëntor 1700 deri më 19 mars 1721. Ai e kishte prejardhjen
nga Laçi i Kurbinit, nga ku rrodhën edhe kardinalë të shquar, diplomatë
të mëdhenj dhe burra shteti. Gjatë gjithë jetës së tij, por veçanërisht me
zgjedhjen Papë, ai u interesua shumë për atdheun dhe mbajti me krenari
mbiemrin Albani
.
Janë disa papë, që kanë ardhur në Shqipëri dhe e kanë nderuar dhe
respektuar popullin shqiptar. Madje, më 17 janar 1968,
Papa Pali VI, me
rastin e 500 -Vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti –
Skënderbeu, tha:
“Ndër ata, që hipën mbi katedrën e Shën Pjetrit, me
kënaqësi po e kujtojmë paraardhësin tonë Klementin XI-Albani, i cili
mburrej për rrjedhën e tij të moçme shqiptare.”
Kurse Papa Gjon Pali II,
gjatë vizitës që bëri në Shkodër, më 25 Prill 1993, si dhe në intervistat e tij
e ka përmendur disa herë emrin e Papa Klementit XI, Albani, duke
theksuar lidhjet e ngushta dhe të mira që kishte në kohën e tij Vatikani
me Shqipërinë e asaj kohe.
Na e shton krenarinë edhe fakti se Papa Klementi XI, Albani
konsiderohet Papë “i Madh”, që ka lënë gjurmë të thella në Kishën
Katolike dhe në jetën politike evropiane. Prandaj dhe portretet dhe bustet
e tij janë të shumta, në Romë, në Urbino dhe në vende të tjera.
Marrëdhëniet e shqiptarëve me Vatikanin
u gjallëruan edhe më shumë
kur në Shqipëri erdhi demokracia, ku Vatikani mbështeti fort Shqipërinë
demokratike,
mbështeti me përkushtim të plotë
popullin heroik të
Kosovës (Dardanisë) dhe tregoi me vepra një miqësi të madhe e të rrallë.
Më 25 prill të viti 1993, në Shqipëri erdhi
Papa Gjon Pali II, i cili pasi
përshëndeti të pranishmit me dorë, u ul në gjunjë dhe puthi tokën
shqiptare. Në Shkodër ai shuguroi katër ipeshkvë të rinj shqiptarë. E para
që u kungua nga Papa Gjon Pali II, nën tingujt e muzikës kishtare, ishte
humanistja shqiptare Nënë Tereza. Në mitingun madhështor të organizuar
në Tiranë, Papa Gjon Pali II iu drejtua popullit shqiptar me fjalët:
“Vëllezër
dhe motra shqiptarë dhe fort të dashur! Zoti e ruajtë atdheun tuaj. Zoti e
mbrojtë popullin shqiptar në mbarë botën. Në emër të Zotit ju përqafoj
dhe ju bekoj!”
Papa Françesku në Tiranë, më 22 shtator 2014
21 vjet pas vizitës së Papa Gjon Pali II, vendi ynë u vizitua nga Papa
Françesku, më 21 shtator të vitit 2014, vizitë kjo e cila ishte e para e Tij
në një vend evropian. Ai zgjodhi për vizitë Shqipërinë, sepse siç u shpreh
ai
“është ndër më të vuajturat e edhe ndër më të mbruajturat me gjak
martirësh, që dhanë jetën për fe, për liri, për demokraci, për bashkëjetesë
shembullore paqësore…”
Ngjarjet dhe lidhjet e ngushta të Vatikanit me shqiptarët do të
vazhdonin me shenjtërimin e Nënë Terezës, nëntëmbëdhjetë vjet pas
vdekjes së saj. Nga Nënë Tereza ajo u shndërrua në Shën Tereza.
Shenjtërimi u bë nga Papa Françesku në Vatikan, ku në atë ceremoni
merrnin pjesë dhjetëra mijëra njerëz.
Gjatë historisë së marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe Vatikanit, ka
pasur shumë vizita delegacionesh, ka pasur shumë takime të shqiptarëve
të Shqipërisë, të Kosovës, të trojeve shqiptare, si dhe të mërgatës
shqiptare në botë. Marrëdhënie të tilla të ngushta ka pasur edhe mes
shqiptarëve dhe Papa Franceskut, i cili gjithnjë e ka pasur në vëmendje
dhe e ka bekuar popullin tonë si rrallë kush.
Madhështinë e Papa
Françeskut e tregoi edhe funerali i Tij, ku morën pjesë mbi 400 mijë
njerëz, të cilëve iu bashkuan udhëheqës botërorë dhe anëtarë të familjeve
mbretërore. Në funeral morën pjesë 160 delegacione që përfaqësonin
shtete, familje mbretërore dhe organizata ndërkombëtare.
Shqipëria dhe Kosova e ndiejnë shumë ndarjen nga jeta të Papa
Franceskut. Të gjithë shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, në trojet shqiptare
dhe në mërgatë u dëshpëruan së tepërmi, teksa emrin dhe veprën e tij do
ta ruajmë në zemra gjithnjë të shenjtë.
Në ditën e funeralit të Papa Franceskut, shqiptarët të bashkuar,
Shqipëri e Kosovë dhe të gjitha fetë shqiptare në harmoni dhe në dashuri
mes tyre nderuan bashkërisht mikun e shquar, Papën e Madh, Françeskun,
njeriun e dashur dhe të mrekullueshëm, njeriun e paqes dhe të begatisë,
njeriun e thjeshtë, i cili ka qenë kurdoherë mbështetje për paqen dhe
harmoninë e dashurinë mes të gjithë popujve të botës, ai ishte Njeriu i
Madh, i cili
e vuri jetën e tij në shërbim të dashurisë për njeriun dhe të
vlerave humane kudo në botë.
I paharruar qoftë emri dhe vepra madhështore e Papa Françeskut!

‘Administratës po i bëhet presion për vota’- Cami: Më shumë se 70% e votës së diasporës është pro opozitës

I ftuar në një intervistë për Syri TV, me moderator Bled Marku, aktvisti i PD për diasporën në Itali, Klodian Cami, denoncoi  tentativat e PS për manipulimin e votës së diasporës.

Cami theksoi se punojëse të administratës këtu i bëhët presion psikologjik për të marrë vota nga familjarët e tyre në diasporë dhe përsa i përket shifrave më shumë se 70% janë në kuadër të opozitës.

“Kam riardhur sot në mbështetje të opozitës së bashkur dhe jam vënë në shinjestër të disa portaleve të majta. Mua më kanë thënë që po blej votat dhe më kanë dizinformuar për lidhjet e mia të pavërteta në raport me krimin zgjedhor. Ndërkohë që më rezulton të jëm ndër të pakët denoncues të paheshtur të manipulimit që po bën administrata qeveritare tek njerëzit që duan të blejnë vota.

Çdo  njeri në diasporë ka dikë këtu që është në administratë të shtetit dhe në këmbim të presioni psikologjik që mos të humbet vendi i punës, i kërkohet që njerëzit që janë atje të deklarojnë votën. Vota e diasporës është masivisht e orientuar kundër qeverisë. Dhe kjo për shkak se diaspora është një zë më i ndjeshëm ndaj atdheut, ndoshta e shohim më nga larg situatën. Ndërsa për shifra tejkalon 70% të votës në kuadër të opozitës.” – tha Cami.

Emigrantët shqiptarë të Italisë denoncojnë probleme me zarfet e skedave të votimit

Janë mbi 50 raste emigrantësh që jetojnë e punojnë në rajonin Toskana që kanë probleme me marrjen o me dorëzimin e zarfeve me skedat e votimit.

Disa emigrantë në provincën e Pizës, Lukës e Firenzes, denoncojnë se pas marrjes së posta DHL e dakortësimit për dorëzimin e zarfeve të plotësuara, operatorët e saj nuk kanë respektuar datën e orën e tërheqjes së tyre.

Për Syri Tv, Alba Kepi raporton se emigrantët thonë se prej ditësh telefonojnë numrin e kontaktit telefonik të postës DHL që ju ka ardhur në mesazhet telefonike o në adresën elektronike por nuk marrin përgjigje. Një operator automatik i regjistruar përgjigjet pa u dhënë mundësi të komunikojnë e të gjejnë përgjigje.

Në disa komuna të tjera të Toskanës emgirantët shqiptarë thonë për Syri Tv se po përpiqen të organizohen vetë për të gjetur pikat më të afërta të Postës DHL, por ka shumë emigrantë të tjerë që jetojnë në zonat më të thella e që për pamundësi kohe e largësie nuk munden ta bëjnë këtë, e zarfet me votën e tyre po u mbeten në shtëp.

Sinjalizohen gjithashtu se ka dhe raste që dhe pse mesazhi telefonik apo posta elektronike e ardhur nga DHL ka informuar se do të kalojnë për të dorëzuar zarfet, kjo gjë nuk ka ndodhur. Posta DHL nuk ka mbërritur e ata janë ende në pritje të marrjes së skedave të votimi.

Shqetësimi i emigrantëve të Italisë është se e drejta e tyre për të votuar në zgjedhjet e 11 majit po has pengesa konkrete me riskun se nuk do munden të shprehin në kohë votën e tyre. sn

NË SHQIPËRI PO RILINDË SERISH DEMOKRACIA NË KRYE ME PROF. DR. SALI BERISHËN- Intervistë me Dr. Nikollë Shabanin, nga Ulqini me banim në Gjermani

Intervistoi: Rexhep Elezaj Dr. Jur Nikollë Shabanin

Kësaj radhe Dibra dhe mbarë dibranët janë bastion i demokracisë

Kështu tha Dr. Nikollë Shabani, kryetar i Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim (BISHM) me seli në Gjermani në intervistën që zhvilluam me të lidhur me fushatën zgjedhore në Shqipëri.

Pyetje: Si e vlerësoni rrjedhën e fushatës zgjedhore në Shqipëri dhe sa janë gjasat që PD-ja në krye me Prof. Dr. Sali Berishën t’i fitojë zgjedhjet me 11 maj ?
Dr. Nikollë Shabani: Fushata zgjedhore në Shqipëri kësaj here ka marrë një kahje të re, sepse e djathta shqiptare është bashkuar si asnjëherë më parë, dhe Prof. Dr. Sali Berisha kësaj radhe kryeson jo vetëm Partin Demokratike, por edhe koalicionin e 26 partive të cilat duan ta marrin timonin e Shqipërisë në duart e veta. Me këtë koalicion Dr. Berisha e ka fituar besimin e mbarë potencialit kombëtarë shqiptarë, andaj beteja kryesore i mbetet që t’i çlirojë ata votues të cilët u viktimizuan nga korrupsioni dhe që u morën peng për t’u punësuar dhe mbijetuar.
Është për çdo respekt angazhimi i Prof. Dr. S. Berishës që po bënë për të mirën e tërë popullit shqiptar, duke u sakrifikuar në pleqërinë e tij për shpëtimin e popullit të vetë nga ideologjia moniste, dhe dhashtë Zoti që të jetë kjo beteja e fundit e tij me këtë përkushtim. Mendoj se kësaj radhe do jetë më vështirë për te sesa dy herët e kaluara, por me shpalosjen e platformës së re demokrate në Dibër, me 19.04.2025, ma kujtoj Dibrën e Rilindasëve tanë në vitet e pavarësisë, Dibrën e Sait Najdenit (Hoxhe Voka), At Dom Nikollë Kaçorrit, Atit Ortodox Josif Bagerit, Dervish Himës, Elez Isufit Ndreu, Murat Kaloshi, Haxhi Vehbi Dibra (Agolli), Hafiz Sherif Langut, Izet Dibrës, Ibrahim Temos e shumë e shumë të tjerëve, burra të kësaj ane me autoritet kombëtarë, si udhërrëfim për nipërit dhe mbesat e tyre të cilët kanë kandiduar për deputet në Parlamentin e Shqipërisë. Nga fjalimet e tyre ma kujtuan thënien e kamotshme të Konsullit austriak në Manastir, Ekselenca August Ritter von Kral: “Sytë e gjithë shqiptarëve janë drejtuar kah Dibra, dhe në të vërtetë këtu gjendet pika e gravitetit të situatës në Shqipëri”, i cili në atë kohë veçoj faktin se Konferenca e Londrës i futi thikë mbas shpine shqiptarëve, derisa sot Dibra mori thikë mbas shpine nga pushteti aktual, duke ja mbyllur Universitetet, duke ja cunguar zhvillimin ekonomik etj. Populli i Dibrës në mënyrë të veçantë e ka mbështetur shpresën e tij në Doktor Berishën, duke e pritur në hyrje të qytetit me kilometra në radhë, dhe ky është një mesazh shumë shpresëdhënës nga Dibra për tërë demokracinë e shqiptareve, siç u mund dikur enverizmi diktatorial nga Shkodra.

Pyetje: Pse ju si intelektualë në mërgatë e keni përkrahur gati gjithherë të djathtën, gjegjësisht Partinë Demokratike të Shqipërisë ?
Dr. Nikollë Shabani: Për arsye se në Shqipëri asnjëherë nuk e kishim një të Majtë të mirëfilltë, dhe se ne si veprimtarë atdhetarë, intelektualë neutralë ndaj partive politike shqiptare, nuk kemi mundur me përkrahur ideologji të ardhura nga Rusia, në fakt e kemi përkrahur rrëzimin e sistemit monist-komunist në Shqipëri, ngase ai sistem ishte diktatorial i cili shtetit tonë amë i solli dëme tepër të mëdha për afër 50 vite, duke e shkëputur Shqipërinë nga demokracitë perëndimore. Prandaj PD-në e kemi parë si subjekt politik që ndërton demokracinë në vend me koncepte pro-perëndimore, siç edhe ka ndodhur kur gjatë qeverisjes së Prof. Dr. Sali Berishës Shqipëria me 1 prill 2009 u bë anëtare e NATO-s derisa anëtarësimi në BE është plan primarë i koalicionit demokratik, “Shqipëria madhështore”.

Pyetje: A do të thotë kjo se Partia Socialiste (PS) është më pak pro-perëndimore, madje edhe më pak nacionaliste sesa PD-ja ?
Dr. Nikollë Shabani: Partia Socialiste ka po ashtu patriotë në radhët e saj, por roli i saj veçanërisht në mandatin e fundit për t’i mbrojtur Kullakët komunist devijuan nga platforma e saj socialiste për ta ndërtuar një shoqëri sociale të mirëqenë në Shqipëri. Profilizimi partiak si masë që saktëson përgjegjësinë vazhdon të mungon në Shqipëri, gjë të cilën tentuan ta bëjnë socialdemokratët, por nuk ia dolën, ndaj socialistët duhet t’i mbesin besnik profilizimit të tyre statusor. Ndoshta një subjekt politik social-liberal mund t’i plotësojë zbraztësitë e mbrojtjes të parimit social pa elemente të ish komunizmit, sidomos pa ato të cilët mburren se i kishin etërit në anën e vërtetë të historisë.
Pastaj, ne mërgimtarët në fund të shekullit 20 dhe në fillim të shekullit 21 jemi gdhendur si pionerë të UÇK-së – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe çdo hap i pamatur nga Tirana zyrtare në bashkëpunim me Serbinë, qoftë “Ballkani i Hapur”, apo këmbimi i territoreve Kosovë-Serbi (2017), na ka bërë që ta humbin simpatinë ndaj tyre, te cilët si pushtetarë shqiptarë ndërmorën hapa të tillë të bashkëpunimit me Serbinë armike. Ne shqiptarët ende i kemi plagët e hapura nga krimet dhe gjenocidi serb i bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë në vitet 1998/99. Pardje me 18.04.2025 u mbushën 25 vite kur në Mal të Zi vendi “Kaludjerski Laz” në afërsi të Rozhajës, ushtria paramilitare serbo/malazeze vrau dhe masakrojë civilët e pafajshëm shqiptarë nga Kosova, ku më i riu ishte Labinot Bekë Kastrati 13 vjeç, dhe ende deri sot nuk u dënua askush për këtë krim, dhe as shteti serb ende nuk ka kërkuar falje për këto krime. Për fat të keq, qeveria shqiptare në Tiranë ka vite që po flirton me Beogradin, dhe kjo na e kujton krushqinë e komunistëve shqiptarë me Milladin Popoviçin, Dushan Mugoshën, etj., kjo na e kujton edhe masakrën e Tivarit, dhe në fund na bënë skeptik për integrimin tonë në familjen evropiane, ku ne shqiptarët jemi të parët që i kemi vu themelet kulturës evropiane, ku veprat shekullore dhe antike shqiptare janë më të lashtat në Evropë. Në kohën kur Beogradi është dora më besnike e Rusisë në rajon, Tirana zyrtare nën qeverinë aktuale po i hapë vakuum kësaj rryme në Shqipëri, duke kurdisur plane të bashkëpunimit me Serbinë, dhe ky qëndrim paradoksal i jep shqetësim çdo shqiptari për të ardhmen tonë në BE.
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është foleja amë e çdo shqiptari në botë, derisa këto ditë Ulqini po rënkon nga halli, okupimi ekonomik të cilit duan t’i marrin tokën-plazhin e Shtojit 12 km pa i pyetur pronarët e saj. Me një kontratë për 99 vjet, ka gjasa që mbas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje do iu hapet rruga ish kriminelëve të luftës së fundit në ish Jugosllavi dhe Kosovë, të cilët për qëllim kanë futjen e kapitalit të tyre në investim uzurpues të tokave shqiptare. Zëri i Tiranës zyrtare duhet të dëgjohet urgjentisht, por aktualisht gjasat janë të dobëta që nga andaj të vijnë reagime zyrtare.

Pyetje: Pra, ju mendoni se ardhja në pushtet e PD-së në vitin 1990 ishte shpëtim për Shqipërinë në atë kohë, ndërsa ardhja e saj sot në pushtet a mund ta nxjerr Shqipërinë nga korrupsioni ?
Dr. Nikollë Shabani: Po, korrigjimet janë gjithmonë frytdhënëse dhe të mundshme. Njëkohësisht është e vërtetë se ardhja e PD-së në pushtet në vitin 1990-të në krye me Prof. Dr. Sali Berishën, Pjetër Arborin, Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Besnik Mustafain, Ali Spahiun, Aleksander Meksin, si dhe shumë figura tjera të përsekutuara nga regjimi ish komunist, ishte një fitore e madhe e mendimit dhe fjalës së lirë në Shqipëri, sepse këto figura ishin truri dhe ajka e inteligjencës kombëtare, e cila popullit shqiptar i solli lirinë, demokracinë si dhe mirëqenien sociale dhe ekonomike, një vendi të shkatërruar dhe të izoluar nga tëre bota. Pra, në Shqipëri erdhi në pushtet klasa intelektuale dhe më patriotike, e cila madje i rriti shpresat dhe sigurinë edhe tek shqiptarët në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë e Bujanovc dhe Çamëri, për një mbështetje më të fuqishme të kauzës gjithëkombëtare shqiptare jashtë shtetit amë.
Pyetje: Çfarë prisni nga zgjedhjet e 11 majit, a besoni se PD-ja në krye me Prof. Dr. Sali Berishën do t’i fitojnë shumicën e votave ?
Dr. Nikollë Shabani: Pres që procesi zgjedhor në Shqipëri të rrjedhë i qetë, në frymën demokratik dhe pa ndonjë parregullsi ligjore dhe keqpërdorim të votave dhe duke marrë parasysh se Dr. Sali Berisha gjithmonë u ka qëndruar pranë zëmrave të popullit shqiptar, se ka qenë figurë e pranuar brenda Shqipërisë, por edhe në arenën ndërkombëtare, i cili e ka vlerësuar lartë Nënë Terezën, Papa Gjon Palin e dytë, dekoroi me merita të veçanta të torturuarit në komunizëm të cilët u flijuan për atdhe dhe fe, ku me rënien e sistemit komunist-monist i ktheu identitetin shqiptarisë, dhe këto ndryshime demokratike reflektuan pozitivisht edhe në trevat mbarëkombëtare, siç edhe u trasua rruga për pavarësinë e Kosovës.
Shfrytëzoj rastin ta falënderoj Doktor Berishën për sakrificën e tij që po e bënë në këtë moshë për t’i siguruar brezave të ardhshme ditë më të mira në demokraci, duke bëtë përpjekje që Shqipërinë ta pastrojë nga krimi dhe hajnia, që t’ia kthejë shqiptarisë besën dhe nderin.
Ne si komb i vogël në Evropë, nuk e kemi luksin që të humbim asnjë shqiptar, por është e udhës që secili nga ne t’i tregojmë botës vlerat shqiptare, me të cilat jemi mburrur dhe krenuar gjatë gjithë shekujve.
Me këtë rast, i uroj gjithë shqiptarët që e festojnë Ditën e Pashkëve, sot me 20.04 2025, ditën e ringjalljes së Krishtit, Zoti ju begatoftë me gjithë të mirat siç iu dëshirojnë zemrat tuaja!
Uniteti ynë kombëtar mbi të gjitha, rroftë Shqipnija, rroftë kombi shqiptar !
Intervistoi: Rexhep Elezaj

Skuqi: Ma sollën si plaçkë, jo si postë zyrtare. DHL nuk merr përsipër ta kthejë fletën e votimit në Shqipëri

I ftuar në një intervistë në Edicionin e Mesditës në SYRI TV, gazetari Telnis Skuqi, ka ngritur një shqetësim në lidhje me votën e diasporës dhe problemet po hasen me dërgimin e saj në Shqipëri, pasi të plotësohet.

Gjatë bisedës me moderatoren, Armela Ferkon, Skuqi ngriti problemin e shërbimit postar në lidhje me letrën e votimit që vjen nga DHL-ja, që sipas tij, po e trajtojnë si një plaçkë dhe jo një postë zyrtare.

‘Unë këtë gjë e shoh si një plaçkë që ma kanë sjellë nga Shqipëria dhe jo si një postë zyrtare. Këtu në Norvegji privatësia e çdo individi është shumë e shenjtë.

Unë nuk kam asnjë keqkuptim që shërbimi i DHL-së është shumë i mirë, po DHL-ja në vetëvete funksionin si dërgesë. Posta që vjen tek unë duhet të jetë postë dhe këta duhet të ndajnë postën nga dërgesa.

Postieri i DHL-së nuk merr përsipër të kthej letrën e votimit në Shqipëri. Postierët e Norvegjisë kanë koncept tjetër nga postierët e Shqipërisë. Nuk mendoj që këtu është siguria e fletës së votimit. Ky shërbim do ishte më i qartë dhe më e thjeshtë me postën zyrtare shqiptare, sepse ky është një zarf me vlerë’, tha Skuqi.

Ai tregoi se, zyrën më të afërt postare të DHL-së e kishte 120 kilometra larg banesës së tij, dhe kishte vështirësi në dërgimin e zarfit me votën, pasi nuk ishte i sigurtë se si do të funksiononte ky proces. sn

“Gazeta Arbèreshë ” on line…nje gazete e re, SERIOZE E SHKENCORE…

https://www.gazetaarbereshe.it/…/la-genetica-e-le…/
Tagarelli: la genetica e le comunità Italo-Albanesi della Calabria- di  Adele Filice

Una vita spesa per la ricerca condensata in volumi e faldoni, che raccolgono risultati di indagini biologiche, storico-sociali e antropologiche, donati alla Biblioteca Comunale affinché possano diventare un patrimonio fruibile non solo per la comunità locale ma per ogni studioso, ricercatore, appassionato che vogliano fare tesoro di questo grande scrigno per aggiungervi le proprie gemme.

È questa la sintesi dell’evento che si è svolto domenica 16 febbraio a San Benedetto Ullano, presso lo storico e suggestivo Palazzo Bisciglia, Casa della Cultura e sede della Biblioteca Comunale, dove si è svolto il convegno “Arberia di Calabria. Patrimonio di radici antiche e rami nuovi” durante il quale il professor Antonio Tagarelli, Primo Ricercatore del C.N.R. di Pian del Lago, Mangone, in provincia di Cosenza ha fatto ufficialmente dono alla comunità sanbenedettese del suo patrimonio librario riguardante l’Arberia italiana. Al tavolo dei lavori, oltre la prima cittadina Rosaria Amalia Capparelli, anche Salvatore Maria Mattia Giraldi, Rettore della Federiciana Università Popolare di Roma, vice presidente di Retewebitalia, nonché vice direttore del Corriere Nazionale e di Gazeta Arbereshe.
A moderare i lavori Adele Filice, coordinatrice editoriale di Terredamare e mediatrice culturale nell’occasione, avendo fatto da tramite per la volontà del professor Antonio Tagarelli di donare i frutti delle sue ricerche e l’Amministrazione di San Benedetto Ullano di accettarli.
Quanto mai in tema, a segnare la conclusione dell’evento, il momento musicale con un gruppo di cantori che hanno intonato canzoni della tradizione arbereshe,
Il Professor Tagarelli, dottore in Scienze Biologiche, specializzato in Patologia Generale, si è occupato per decenni di studi sulla talassemia, il favismo, il daltonismo, la malaria.
Avendo effettuato numerosissimi screening presso le scuole medie di Calabria e Lucania e avendo notato alcune particolarità genetiche presso le comunità italo-albanesi della Calabria, ha deciso di approfondire le ricerche, indagando sulla paternità e la maternità di questi ragazzi, con la conseguenza di aver dato corso a profondi studi anche nell’ambito socio-antropologico. Ne è scaturita una mole incredibile di dati, che abbracciano vari secoli , desunti da ricerche presso l’Archivio di Stato di Napoli, che fotografano la condizione delle famiglie in quanto a composizione del nucleo, attività lavorative e professioni, situazione economica.
Uno spaccato di storia, anzi microstoria, racchiusa nelle asettiche annotazioni del Catasto Onciario ma che, a saper leggere, rivela preziose informazioni su diversi aspetti della società. Un interessantissimo dato che racchiude storia, sociologia, antropologia, demografia e quant’altro, è quello che riguarda la composizione del nucleo familiare, visto che dalla registrazione dei cognomi risultano anche la tradizione e la pratica dell’esogamia e dell’endogamia, cioè i matrimoni tra persone di comuni diversi o dello stesso comune, o fra italiani e italo-albanesi o entrambi i coniugi arbereshe, pratica quest’ultima molto in uso fino al secolo scorso nelle comunità della Calabria, e del Meridione in genere, che ha consentito conservazione e preservazione della cultura soprattutto per quanto riguarda lingua, rito religioso e tradizioni.
L’autentico patrimonio che va a costituire il Fondo Tagarelli presso la Biblioteca Comunale, fà di San Benedetto Ullano un rinnovato centro propulsore di cultura. Rinnovato poiché qui vi sorse la sede primigenia di quell’ormai mitico Collegio Corsini (1732- 1794) poi trasferito a San Demetrio Corone (1794-1923) che nacque in origine come istituto per gli studi teologici e che col tempo ed una progressiva laicizzazione, divenne anche autentica fucina di menti eccelse, statisti, patrioti, letterati, poeti, che scrissero pagine memorabili della storia e della cultura italiana, soprattutto nel periodo del Risorgimento. Ora, con l’acquisizione di questo cospicuo bene librario, San Benedetto Ullano, può puntare ad essere un vero e proprio centro di cultura e ricerca, in senso letterale e metaforico, dove la Cultura si conserva, si preserva e si coltiva, permettendo che da antiche radici possano crescere nuovi germogli. Malgrado le differenze culturali, o forse proprio grazie ad esse che hanno mantenuto viva e salda l’identità arbereshe, l’esempio di integrazione che rappresentano le comunità italo-albanesi in Italia, sono un modello quanto mai interessante da studiare e su cui riflettere per avviare, consapevolmente e con decisa volontà, quei processi di accoglienza, inclusività e contaminazione che la società con i suoi fenomeni sociali e non solo, oggi, richiede.
Anche per la costruzione di un nuovo Umanesimo.

Berisha: Toto Rina i Shqipërisë u braktis nga socialistët në shesh. Pasaporta evropiane e Ramës ka fytyrën e Taulant Ballës dhe shokëve të tij të krimit

Nga Italia, në takimin me shqiptarët në Breshia, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se PS bëri hapjen e fushatës më të shkretë që kjo forcë politike ka bërë ndonjëherë, duke theksuar se Toto Rina shqiptar, personazhin famëkeq të mafies italiane me të cilin etiketoi Ramën, e braktisën edhe vetë socialistët në shesh.

Ndërsa e cilësoi mashtrim të kryesocialistit Rama, pasaportën evropiane, slogan të cilin e përdor për të marrë një mandat të 4-ët , Berisha tha se kurrsesi nuk mund të ndodhë, sa kohë ajo pasaportë evropiane që premton, mban fytyrën e Taulant Ballës dhe shokëve të tij të krimit.

Me thirrjen që Ramës t’i japin përgjigjen që meriton më 11 maj, kryedemokrati Sali Berisha ftoi bashkë-atdhetarët në Itali që ‘të votojnë ndryshimin, të votojnë rotacionin dhe të votojnë 1-shin’.

Të dashur miq!

Dje Toto Rino i Shqipërisë, paraqiti programin.

Ai hapi fushatën më të shkretë që ka hapur ndonjëherë ajo parti, që nga koha e Partisë së Punës, gjer sot.

Dua të falënderoj në emër tuaj, socialistët e Tiranës dhe qytetarët e Tiranës.

Të falënderoj punonjësit e administratës që e lanë atë në vetminë më të madhe.

Jeni treguar patriotë, ju garantoj se programi ynë është program për të gjithë shqiptarët.

Ai u përpoq të mbulojë dështimin me vallen e ministreshave të tij, të stolisura sikur të ishin sulltanesha të Zululandit me aksesorë e xhingla mingla nga më të kushtueshmet.

Shifni vetë.

Në të gjithë fjalën e tij, fjala qytetar nuk ekziston. Hallet e qytetarëve nuk ekzistojnë. E mbyllën programin me vallen e hajdutit duke u thënë shqiptarëve, se u kemi vjedhur dhe do tu vjedhim dhe u them unë sot, 11 maji po vjen, është fundi juaj, ligji ju pret.

Të dashur miq!

U tundi dje shqiptarëve dje dhe sot, pasaportën evropiane.

Pasaporta evropiane e Edi Ramës ka fytyrën e Taulant Ballës, ka fytyrën e tij, ka fytyrën e Erion Veliajt, fytyrën e Lefter Kokës, fytyrën e Irgys Çyrbes, ka fytyrën e Safet Bajrit, ka fytyrën e Suel Çelës, ka fytyrën e bandave, e hajdutëve më të mëdhej në Europë.

Pasaporta e tij është mashtrimi i fundit që nuk shqiptar që e beson.

Mos harroni kurrë se në këto 10 vite, 1 mln shqiptarë morën pasaportën Europiane, por vetëm duke u larguar nga Edi Rama dhe Shqipëria.

Ndaj dhe ti japim atij përgjigjen që meriton me 11 maj.

Ju bëj thirrje ju që jeni në këtë sallë, të gjithë qytetarëve shqiptarë në Itali dhe kudo që janë, të ulen të bisedojnë me çdo shqiptar që është regjistruar për të votuar, të votojnë ndryshimin, të votojnë rotacionin, të votojnë 1-shin.

Ne jemi 1-shat. (Noi siamo uno)

Është numri i diellit!

Është numri i fitimtarëve,

Është numri i atdhetarëve,

Është numri i shqiptarëve,

Është numri juaj,

Është numri i fatit të Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Berisha në Breshia: Pas hapjes epike të fushatës, takimi i parë me ju, shqiptarë të sakrificës që nuk e harruat kurrë vendin tuaj

2025, Viti i Diasporës – Berisha në Breshia: Pas hapjes epike të fushatës, takimi i parë me ju, shqiptarë të sakrificës që nuk e harruat kurrë vendin tuaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falënderuar shqiptarët e diasporës në Itali, për takimin dhe pritjen madhështore që i rezervuan me takimin e sotëm në Breshia.

‘Pas hapjes epike të fushatës, takimi i parë me ju, shqiptarë të sakrificës që nuk e harruat kurrë vendin tuaj’, u shpreh Berisha gjatë fjalës hapëse të tij me diasporën në Breshia.

Berisha: Të dashur bashkëatdhetare dhe bashkëatdhetarë të mi, të pranishëm në këtë sallë, në Breshia, në Itali dhe kudo që ndodheni sonte, përshëndetjet e mia më të përzemërta.

Të dashur Bardhor, Edmir, organizatorë të këtij takimi të jashtëzakonshëm.

Kandidate dhe kandidatë të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore të pranishëm në këtë sallë.

I dashur Cris, i dashur Paul mirënjohjen më të pakufishme për praninë tuaj.

I nderuar miku i shqiptarëve, përfaqësuesi i partisë aleate në të gjitha kohërat, Forza Italia, i nderuar Maurizio Cazargo, kryetar komisioni i dy dhomave në parlamentin Italian.

Mirënjohet më të madhe për praninë tuaj sot në këtë sallë.

Ju falënderoj për këtë pritje madhështore, ju falënderoj për frymën e fitores që krijuat, ju shqiptarët e diasporës në këtë fushatë historike. Nderimet më të mëdha për të gjithë ju që shndërruat vitin 2025, në vitin tuaj, në vitin e Diasporës shqiptare.

Në vitin e fitores shqiptare mbi diktaturën, krimit dhe vjedhjes së tyre, në vitin e shpëtimit të Shqipërisë.

Miq, stacioni i parë që nisa pas startit epik të fushatës elektorale dy ditë më parë në Tiranë, jeni ju, është Breshia, sepse kjo fushatë që kemi nisur është një fushatë madhështore, është shpresëdhënëse, falë jush, falë diasporës shqiptare, ndaj jam sot shumë i frymëzuar, shumë i nderuar të ndodhem midis jush.

Sepse vetë historia juaj është burim frymëzimi. Ju jeni shqiptarët e sakrificave të mëdha, takimi me ju është takimi me sakrificën më fisnike të njeriut.

Por ju jeni shqiptarët e suksesit, e arritjeve të mëdha, sepse ju erdhët në Itali në këtë vend mik të Shqipërisë, si njerëzit më të vuajtur nga diktatura komuniste në Europë.

Ju erdhët në Itali si njerëz para të panjohurave të mëdha, ashtu siç është udhëtimi i një emigranti dhe populli italian, Italia mike ju ofruan ju bujarinë, mikpritjen, njerëzinë e tyre.

Ndaj dhe një falënderim i madh shkon për miqtë tuaj italianë, për kombin italian, Viva Italia.

Këtu në Itali në qytetin e bukur të Breshias dhe kudo, ju e provuat veten shqiptarë të vërtetë. E them këtë sepse kapërcyet çdo vështirësi, tejkaluat çdo pengesë, arritët të ktheheni në qytetarë dinjitozë, njerëz punëtor, njerëz që e nisët jetën nga zero në këtë vend të bekuar.

Në pak vite, u bëtë pjesë jetike në ekonominë e Italisë.

Si çdo popull emigrant u përballët me paragjykime, por ja ku jeni sot më të mirë, më të fortë, më të mirë se kurrë.

Ju punuat me ndershmëri dhe me këtë punë ju fituar respekt dhe mirënjohje. Por ndonëse sot ju keni ndërtuar një jetë dinjitoze këtu në Breshia, ju kurrë nuk e harruat  vendin tuaj, kurrë nuk e braktisët me shpirt dhe zemër atdheun tuaj, familjet tuaja.

Ju e provuat veten shqiptarë të vërtetë, sepse të jesh shqiptarë do të thotë të kalosh çdo pengesë.

Të jesh shqiptarë do të thotë të bësh të pamundurën të mundurën, dhe mbi të gjitha shqiptar të bën dashuria e pashuar për Shqipërinë, dheun tënd.

Ja se pse takimi me ju është takimi më frymëzues, sepse është takim me sakrificën, me arritjen dhe suksesin, me shpirtin e pamposhtur shqiptar.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet e emigrantëve shqiptarë kudo që janë.


Send this to a friend