VOAL – Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset, bëri apel për solidaritet reciprok, të vetmen mënyrë për t’i zgjidhur problemet e botës. Është e rëndësishme “të mendojmë së bashku për të ardhmen e shoqërisë sonë dhe të lëvizjeve që na ndikojnë e na pasurojnë,” deklaroi Berset, duke hapur të martën (sot) Forumin e 48 Ekonomik Botëror (WEF) të Davosit, tema e të cilit sivjet është “të krijojmë një të ardhme të përbashkët në një botë të fragmentuar”.
Berset theksoi se 2018-a duhet të jetë viti i riafirmimit të rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe multilateralizmit. Sfidat e shoqërisë janë të panumërta e të vështira; ka jostabiliteti në shumë anë të botës, rikujtoi Berset, duke përmendur konfliktet e armatosura aktuale, shpërnguljet masive, terrorizmin dhe shndërrimet klimatike.
Për t’i përballur këto probleme,”kemi nevojën e vullnetit politik në të gjitha nivelet”, deklaroi ai. Siguria, paqja dhe të drejtat njerëzore kërkojnë një përkushtim të madh nga instituzionet ndërkombëtare. Në vende të ndryshme, megjithatë, tenda është në drejtimin e kundërt: “Jemi duke pritur një revansh të nacionalizmit dhe një ngushtim të horizontit të politik, shoqëruar me një goditje të fortë ndaj multilateralizmit dhe ndaj shkëmbimit të lirë,” deklaroi Berset. Këto zhvillime nuk ndikojnë në thelliin dhe jo në ngushtimin e hendekëve.
Komentet