VOAL

VOAL

DASH publikon raportin e trafikut të qënieve njerëzore për 2021: Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale

July 1, 2021

Komentet

Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë

Radio Evropa e Lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

Osmani theksoi se kjo ka ndodhur “së voni”, përkatësisht këtë vit, por nuk dha më shumë detaje.

“Nuk po flasim për vitin 2023”, tha ajo, duke iu referuar kohës kur ka ndodhur sulmi i armatosur në Banjskë pranë Zveçanit.

“Meqë ka ndodhur më parë, parandalimi është kyç”, tha Osmani gjatë në ligjërate në Uashington.

“Nuk mund ta mohojmë mundësinë, sepse ka ndodhur më parë”, shtoi ajo.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përmendur disa herë ndërmjetësimin e tij në raportet mes Kosovës dhe Serbisë si shembull të rolit të SHBA-së në parandalimin e konflikteve.

Kosova dhe Serbia, gjatë mandatit të parë të presidentit Trump, në shtator të vitit 2020, nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizim ekonomik, në praninë e tij.

Kjo marrëveshje, e cila përfshinte edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar në tërësi.

Lajmi po përditësohet…

Amarildo është 13 vjeç Nga Osman Stafa

Amarildo është 13-vjeç.

Ai e ka nisur punën 9-vjeç.

Ai shet kalli misri të pjekur në plazh.

Kjo është vera e katërt që ai punon.

“Punoj të mbaj familjen”, me tha.

“Lodhem, është shumë vapë, por ama duhet të punoj verës për të mbajtur familjen. Jam nga Dibra, por jetoj në Manzë. Jam i punësuar. Për çdo kalli misri që shes, fitoj 3 qind lekë (të vjetra). Ndërsa kalliri është 2 mijë lekë.

Ty të kam parë në tik tok, ti mbledh tapa për të ndihmuar njerëz. Ti je gazetar apo jo?”.

I drejtohem me të qeshur.

“Boo, po mendoja se duke qëndruar pa kapele në plazh, s’do më njihnin, por qënka mision i pamundur”. 😅

Unë: A je i kënaqur me pagesën?, e pyes.

Ai: “Mirë. Fitoj më shumë në fundjavë. Kështu 10-15 mijë lekë dita më del. Dhe këto para janë shumë të rëndësishme për familjen time. Nuk ia dalim dot ndryshe”.

Unë: Por t’i s’po jeton fëmijëri në verë, të shkosh në plazh, të kënaqesh. A nuk mërzitesh kështu.

Ai: E vërtetë, por a ka lumturi më të madhe sesa t”i bëhesh krah familjes? Ndoshta s’bëj pushime gjatë verës si bashkëmoshatarët e mi, por ama rrobat në shtator, i blej me lekët e mi. Ndoshta djersij, e bëhem qull nga djersët, por mendoj sakrificën e prindërve të mi, dhe nuk ndjej më gjë.

VIDEO- Përplasja me forcat e policisë – Gruas në Theth i bie të fikët, policët ngelizhojnë t’i japin ndihmë…

Në Theth, fadromat vijojnë aksionin për shembjen e objekteve të ndërtuara pa leje nga banorët. Mirëpo, që nga dita e djeshme forcat e IKMT dhe Policisë janë ndeshur me kundërshtinë e banorëve të zonës.

Në një video të siguruar nga SYRI nga ndërhyrja e kësaj të enjteje, shihet një banore e cila kundërshton shembjen e objektit në pronësi të pas.

 

E penguar nga forcat e policisë, ajo u kërkon këtyre të fundit të mos e prekin…

Pak sekonda më pas, gruaja bie pa ndjenja në tokë. Mirëpo, ajo që bie në sy është neglizhenca e punonjësve të policisë, të cilët edhe pse pranë saj ngurojnë t’i japin ndihëm e parë.

Pranë gruas afrohen banorë e familjarë të saj, të cilët nxitojnë për t’i dhënë ndihëm.

Kujtojmë që prej pak ditësh, në THETH kanë mësyrë fadromat e IKMT, pas urdhrit të dhënë nga Rama për shembjen e objekteve që janë ndërtuar në shërbim të turizmin.

BIRN: Parlamenti Evropian kundër Aeroportit të Vlorës dhe HEC-it në Skavicë: Projekte që dëmtojnë mjedisin

Rezoluta e Parlamentit Europian për procesin e zgjerimit thekson nevojën për tërheqjen e ligjeve dhe projekteve kontroverse që cënojnë mjedisin dhe biodiversitetin në Shqipëri.

Rezoluta më e fundit e Parlamentit Europian lidhur me procesin e zgjerimit – specifikisht mbi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor – dërgoi një sinjal të qartë lidhur me masat për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit në Shqipëri, të cilat sipas BE-së janë të panegociueshme kur bëhet fjalë për procesin e integrimit.

Sipas eurodeputetëve, Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të mbrojtur trashëgiminë natyrore, duke përfshirë edhe qytetarët në vendimarrjen mjedisore, sipas detyrimit për t’ju përmbajtur konventave ndërkombëtare të Aarhus dhe Espoo.

“Teksa negociatat intensifikohen, progresi në mbrojtjen e mjedisit duhet të vendoset në qendër të reformave të këtyre vendeve,” u shpreh Viktor Berishaj, oficer i politikave në organizatën mjedisore gjermane EuroNatur.

Në vitet e fundit, organizatat mjedisore kanë kritikuar ashpër ndryshimet ligjore që prekin zonat e mbrojtura në Shqipëri, si edhe projektet kontroverse si Aeroporti i Vlorës në peizazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë apo planet e hidrocentraleve në Vjosë dhe Skavicë.

Edhe pse përshëndeti vendimin e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, Parlamenti Europian i bëri thirrje Shqipërisë të tërheqë ligjet dhe projektet kontroverse që rrezikojnë mjedisin.

Rezoluta e Parlamentit Europian shpreh shqetësime lidhur me ndryshimet e fundit ligjore përsa i përket Ligjit për Zonat e Mbrojtura në Shqipëri, që sipas tyre i hap rrugën infrastrukturave të mëdha turistike në zona të ndjeshme ekologjike.

“Deputet e PE bënë thirrje që këto ndryshime ligjore të tërhiqen menjëherë në mënyrë që të sigurohet një përputhje me standardet mjesdisore të BE-së”, shkruhet në një përmbledhje të rezolutës të publikuar nga organizata EuroNatur.

“U bëhet gjithashtu thirrje autoriteteve shqiptare të menaxhojnë habitetet për speciet e rrezikuara, në vecanti Rreqebullin e Ballkanit, dhe të heqin dorë nga planet për hidrocentralin e Skavicës mbi lumin Drin, që do kishte pasoja të mëdha ekologjike dhe sociale sipas tyre”, citohet më tej në përmbledhjen e rezolutës lidhur me mjedisin.

Dokumenti vë në pah gjithashtu shqetësimin lidhur me ndërtimin e Aeroportit te Vlorës në peisazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Gabriel Schwaderer, drejtues ekzekutiv i organizatës mjedisore EuroNatur u shpreh se është pikërisht koha që qeveria shqiptare të tregojë sa seriozisht e ka marrë anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke marrë parasysh kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.

“Ne mbështesim fuqimisht mesazhin e Parlamentit Europian për Shqipërinë. Qeveria duhet të tregojë seriozitetin lidhur me anëtarësimin në BE, duke ndaluar projektet që shkelin ligjet e mbrojtjes dhe që dobësojnë ruajtjen e zonave të mbrojtura”, tha Schwaderer.

“Progresi në negociata është i mundur vetëm nëpërmjet progresit konkret në mbrojtjen e natyrës”, vijoi ai.

Rezoluta thekson se mbi të gjitha këto masa kanë si qëllim mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit, dhe jo sakrifikimin e saj për zhvillime të përkohshme./Reporter.al

Shqipëria po plaket, grup-mosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë më 2024

Trendet demografike po përkeqësohen nga viti në vit, me rënie të fortë të popullsisë së re në moshe dhe rritje të numrit të pensionistëve.

Të dhënat më të fundit nga INSTAT për vitin 2024 tregojnë një rritje të konsiderueshme të numrit të qytetarëve mbi moshën 60 vjeç, ndërkohë që numri i përgjithshëm i popullsisë është me rënie.

Grup-mosha mbi 60 vjeç ka arritur në 691,788 persona, ose 30% e popullsisë totale prej 2.36 milionësh më 2024. Vetëm një vit më parë, në vitin 2023, kjo përqindje ishte 28.15%, ndërsa popullsia mbi 60 vjeç përbëhej nga 673,037 persona. Në vitin 2011 popullsia mbi 60 vjeç ishte sa 15% e totalit të popullsisë.

Në grup- moshën 65–69 vjeç, janë shtuar me mbi 5,800 persona në vitin 2024 në krahasim me 2023. Në grup-moshën 75–79 vjeç, ka rritje prej më shumë se 7,300 personash.

Grup-mosha mbi 85 është rritur nga 36,840 mijë në 2023 në 39,996 mijë, një tregues i rritjes së jetëgjatësisë.

Në të kundërt, popullsia e përgjithshme u tkurr me mbi 27 mijë banorë në vetëm një vit, nga 2,390,942 në 2,363,314 me rënie 1.2 %, ndërsa grup-mosha 0-29 vjeç u tkurr tre herë më shumë me 30 mijë persona ose mbi 4%.

Me një numër më të madh pensionistësh dhe një numër potencialisht më të ulët kontribuesish (për shkak të emigrimit dhe rënies së lindshmërisë), qëndrueshmëria financiare e skemave të pensioneve është në pikëpyetje, ndërsa sistemi shëndetësor do të përballet me ngarkesë.

Ekspertët paralajmërojnë se në mungesë të politikave të qarta për përballimin e plakjes, Shqipëria mund të përballet me pasoja të pakthyeshme në zhvillimin e saj ekonomik dhe social. Ndër masat që rekomandohen janë nxitja e lindshmërisë përmes mbështetjes për familjet, kthimi i emigrantëve të rinj dhe investime në teknologji dhe kujdes për të moshuarit.

Shqipëria është tashmë në fazën e tranzicionit demografik drejt një shoqërie me përqindje të lartë të të moshuarve. Politikat publike duhet të përshtaten me këtë realitet të ri, duke garantuar mbrojtje sociale për të moshuarit dhe një sistem ekonomik që e përballon këtë tranzicion./ Monitor

UGSHPD: ME JU QESHËM,NDAJ JU DESHËM (Farsa e premtimeve të rilindësve)

 
 

Qytetarja e Vlorës Katina Thanasi ka qenë 70 vjeçe kur Rama u bë kryeministër dhe ringjalli tek  vlonjatët edhe Ismail Bej Qemalin, thuhej në bisedat që ushqenin ndryshimin dhe zhvillimin e qytetit jugor të Shqipërisë.

Tani pas tre mandateve zonja Thanasi 82 vjeçare dhe gati 22 vite diferencë me kryeministrin, rend në sheshin thuajse bosh përpara Bashkisë duke thirrur “Edi…Edi… Mos ik Edi…”.
Thirrje me gulçe shkaktuar nga  shtyrja e truprojave, pasi në atë pik-vape të mesditës me grykën e tharë nga mungesa e ujit dhe tymi ne atmosfere i plehrave qe Vlora djeg çdo behar, ajo duhej të vraponte e të thërriste njëkohësisht për t’i tërhequr vëmendjen kreut të qeverisë se mbase po ta dëgjonte do t’ia kish zgjidhur disi shqetësimin që kishte mbi dy vite që ajo ankohej.
Falë YouTube-it dhe jo edicioneve të lajmeve duke e rikthyer shikimin e ngjarjes, dinamika e zhvillimit të skenave në më pak se 100 metra të krijonte mospërfilljen dypalëshe.
I pari ishte ai qe kryeministri as shihte dhe as dëgjonte për interesin e tij, por edhe qytetarja Thanasi që nuk ishte e vetme në atë lloj zgjidhje situate për t’u dëgjuar nga ana kryeministrit.
Truprojat dhe punonjës të administratës u bënë pengues edhe për dy qytetare të tjera të moshuara që i kishin zënë “pusi” kryeministrit. Ishte ndoshta kjo shmangie dhe shtytje që e bënë 82 vjeçaren të thërriste e në atë mënyrë dhe të bëhej e dëgjueshme nga distanca për kryeministrin.
“Çfarë ke ?! çfarë ke… çfarë ke që bërtet”- ishte reagimi I kreut te shteti.
Për një qytetare diku tjetër nga ekrani përgjigja u kuptua.
Ky njeri ka nisur “Fushatën e re te lirimit të hapësirave publike”, me aksionin politiko administrativ që ka ndërmarrë pas zgjedhjeve që ende nuk e kanë dhënë rezultatin përfundimtar. Kjo gjithnjë e më shpesh po i bashkëngjitet pandershmërisë së garës dhe farsës* zgjedhore duke prodhuar pas tyre një shtet mashtrues dhe komik, një shtet absurd i cili i bën veprimet hapur dhe nuk arrin të mbulohet dot as nga mediat pranë qeverisë.
Farsa si zhanër i teatrit ka dalë vetë me gjithë përmbajtjen në rrugë.
Ka nisur prej sheshit të Vlorës, aty ku pak më tutje ndodhet edhe muralja e “Parodistëve të Vlorës” me diçiturën; “Me ju qeshëm Ndaj ju deshëm”.
Një farsë që po Vazhdon me Fierin, Durrësin dhe ka mbërritur në Theth si shfaqje politike e stinës dhe e turizmit.
______________
*Farsa – është një punim artistik një zhanër i dramës komike, i satirës, i situatave absurde, i humorit me gjeste fizike, ku personazhet ekzagjerohen natyrshëm nga përmbajta që përfaqësojnë. Herë-herë edhe një marrëzi argëtuese me realitet të hidhur që mund të përshkruajë gjithashtu veç absurditetit, boshllëkun dhe pasinqeritetin.

7 Korrik, 2025

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Para zgjedhjeve Rama u premtoi falje gjobash banorëve të Thethit, pas zgjedhjeve u dërgoi fadromat

Banorët e Thethit, të cilëve sot po u shembet me fadroma mundi i një jete, janë jo vetëm të gënjyer, por edhe të tradhtuar nga kryeministri Edi Rama. Pak kohë para zgjedhjeve, Rama shkoi pikërisht në këtë zonë, duke u premtuar banorëve se do t’u falte gjobat për ndërtimet pa leje, pasi ata kishin ndërtuar në tokën e tyre. Por sapo kaluan zgjedhjet, jo vetëm që nuk ua fali, por u dërgoi policinë dhe IKMT-në për t’ua shembur.

SYRI TV

Sot banorët e Thethit po përballen me forcën e policisë dhe fadromat që po u groposin të gjitha kursimet e jetës së tyre — siç iu kërkoi kryeministri Edi Rama në dy vitet e fundit: të mos iknin në emigracion, por të investonin në zonat e tyre.

Sot këta banorë nuk janë vetëm të gënjyer, por edhe të tradhtuar nga vetë Edi Rama, i cili para fushatës elektorale shkoi në zonën e Thethit, duke u premtuar banorëve parajsën. Gjatë vizitës në Theth, Rama u premtoi banorëve se do t’u falte çdo gjobë për ndërtimet që kishin bërë, pasi kishin ndërtuar në tokën e tyre, madje fajësonte shtetin dhe bashkinë që nuk u kishin krijuar kushtet për të marrë pronësinë.

Por jo vetëm kaq — Rama u kërkoi që të vijonin të investonin edhe më shumë, sepse do t’i favorizonte me faljen e taksave dhe madje duke u krijuar edhe infrastrukturën.

Por sot, pasi mori mandatin e katërt, Edi Rama, ndryshe nga sa u premtoi, u dërgoi fadromat, duke e kthyer në ferr këtë zonë dhe duke u shkatërruar investimet e gjithë jetës. sn

Protestë në Theth, banorët bllokojnë urën e fshatit. Përplasen me policinë: S’kemi bërë asnjë krim, shteti po na masakron!

 

Banorët e zonës së Thethit janë përplasur verbalisht me efektivë të policisë së shtetit në tentativën e këtyre të fundit për t’u futur në zonë.

Ata kanë bllokuar rrugën hyrëse të Thethit duke protestuar kundër aksionit të lirimit të hapësirave publike, prej të cilit janë prekur edhe disa prona në zonë.

Ata janë shprehur të revoltuar duke thënë se këto prona përfaqësojnë mundin dhe punën e gjatë të tyre dhe se pa to nuk mund të sigurojnë dot jetesën.

“Nuk kemi bërë asnjë krim, vetëm kemi ndërtuar në shtëpitë e të parëve tanë për të ofruar një shërbim. Kjo që po bën shteti shqiptar është një masakër ndaj nesh. Ne po kërkojmë gjënë më minimale dhe po na mohohet. Nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër”, u shpreh një prej protestuesve.

Nga ana tjetër policia ka paralajmëruar se ndaj tyre do të ketë penalizime për bllokimin e rrugës për automjetet, por ka hasur në rezistencën e banorëve gjithsesi.bw

Banorët e Thethit bllokojnë hyrjen e fshatit, turistët i bashkohen protestës: Jemi me ju!

Vijon sërish protesta e banorëve të Thethit kundër shembjes së kabinave për pritjen e turistëve.

Banorët kanë bllokuar sot rrugën që të çon në hyrje të fshatit, ndërkohë që në mbështetje të tyre kanë dalë edhe turistë që ndodheshin në Theth.

Dy turiste italiane kanë deklaruar se i janë bashkuar qytetarëve pasi nuk duan që bukuritë e Thethit të mbulohen nga betoni.

“Marrim pjesë me ju në protestën tuaj, sepse ajo që është e juaja duhet të mbetet e juaja.
Kemi mbetur pa fjalë nga kjo bukuri e kësaj zone, e cila duhet të mbetet në këtë shpirt që përçon.
Nëse luftoni me ata që sjellin beton, jemi në anën tuaj”, kanë deklaruar ata.bw

“Investuam çdo gjë siç na thanë, s’ka beton”! Banori i Thethit në lot: Ikën kursimet e një jete! Ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar

Vijon protesta e banorëve të Thethit kundër prishjeve të kabinave të ndërtuara për të pritur turistë në këtë zonë.

Një nga banorët, ka shpërthyer në lot përpara kamerave, duke u shprehur se të gjithë kursimet e një jete, para të marra edhe borxh, janë derdhur pikërisht në këtë biznes, i cili sipas tij ishte e vetmja mënyrë që ai dhe familja e tij të mbijetonin.

 

“Shpenzimet e gjithë jetës, jam mbytur në borxhe e tashmë po na i prishin të gjitha. Kam shtëpi druri pa beton pa asgjë. I kam vendosur tokën time. Kemi kërkuar leje por na kanë thënë të presim,. Toka është e imja, e trashëguar,. Kërkojnë ndihmë nga shteti që të mos na i prishë. Unë jam i pamundur për të jetuar, kjo ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar. Na ka mbetur veç të vdesim. Nëpërmjet protestës kërkojmë që shteti të na lërë të jetojmë. Kanë thënë vetë që të investojmë, tani nuk na lënë.
Këtu nuk ka asnjë beton, siç kanë thënë ashtu kemi investuar. Tani nuk kam më asnjë para për të investuar”, tha ai.

Banorët e Thethit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të ndalur prishjet, duke theksuar se kanë investuar në përputhje me kërkesat për ruajtjen e natyrës dhe pa cenuar peizazhin.

Ata e shohin këtë aksion si i padrejtë dhe shkatërrues për jetesën e tyre, në një zonë ku alternativa ekonomike është e kufizuar. Protesta pritet të vijojë, ndërsa tensioni në zonë mbetet i lartë.bw

 

Aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje, banorët e Thethit bllokojnë urën e fshatit, policia pengohet të afrohet

Situata në Theth është tensionuar këtë mëngjes, pasi banorët kanë bllokuar urën në hyrje të fshatit, duke penguar hyrjen e forcave të Policisë së Shtetit.

Ky veprim vjen në kuadër të kundërshtimit të aksionit të IKMT-së, e cila edhe sot ka planifikuar prishjen e disa ndërtimeve pa leje në zonën turistike.

Pa praninë e forcave të rendit, inspektorët e IKMT ndodhen në pritje, pasi nuk mund të vijojnë me veprimet pa mbështetje policore.

Banorët e Thethit kanë kundërshtuar me forcë prishjen e objekteve, duke e konsideruar aksionin të padrejtë dhe të papërshtatshëm për një zonë që varet nga turizmi. bw

“Nuk pi ujë diploma”- INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025

Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025.

Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të rinjve tregojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024, shkalla e përgjithshme e papunësisë tek grup-mosha 15-24 vjeç ishte 24.0%, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ajo ra në 22.3%, por tek te të rinjtë me arsim të lartë norma e papunësisë erdhi në rritje.

Në 2024, ky grup kishte shkallën më të ulët të papunësisë, 18.6%, por në 2025 ajo u rrit në 22.9%, duke tejkaluar edhe ata me arsim bazë dhe të mesëm. Kjo rritje sugjeron një përkeqësim të ndjeshëm në mundësitë e punësimit për të rinjtë e diplomuar në universitet, si pasojë mbingopjes me diploma në disa fusha, mospërputhjes me nevojat e tregut të punës apo mungesës së programeve efektive të integrimit profesional.

Për të rinjtë me arsim 8/9-vjeçar, shkalla e papunësisë është rritur nga 19.8% në 2024 në 22.1% në 2025.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, personat me arsimim bazë kanë pasur më pak mundësi punësimi krahasuar me një vit më parë. Një rritje e tillë po reflekton zhvendosje të kërkesës së tregut të punës drejt punonjësve më të kualifikuar ose dobësimin e sektorëve që zakonisht punësojnë fuqi punëtore më pak të arsimuar.

Ndërkohë, për të rinjtë me arsim të mesëm, papunësia ka pësuar një rënie të ndjeshme nga 28.5% në 22.1%. Ky është një ndryshim pozitiv, që e vendos këtë grup në të njëjtin nivel papunësie me ata me arsim bazë.

Ulja e fortë e papunësisë për këtë kategori tregon që individët me arsim të mesëm kanë përfituar nga një përmirësim i tregut të punës, ndoshta si rezultat i një rritjeje të kërkesës për punonjës me trajnim teknik apo profesional.

Të dhënat e tregut të punës për të rinjtë tregojnë një ulje të përgjithshme të papunësisë, por me tendenca të ndryshme sipas nivelit të arsimit. Ndërsa ata me arsim të mesëm kanë përfituar më shumë nga përmirësimi i tregut të punës, ata me arsim të lartë përballen me sfida të reja që kërkojnë vëmendje të veçantë nga politika publike dhe sistemi i arsimit të lartë.

Papunësia e të rinjve me diploma është një sinjal i keq për vendin, pasi përvoja ka treguar se shumë prej tyre në vend që të përpiqet të ndërtojnë jetën në vendin e tyre zgjedhin të emigrojnë. Largimi i të rinjve është përforcuar edhe më shumë pas pandemisë dhe kjo është alarmante në kohën kur numri i tyre po ulet me shpejtësi.

Grup-moshat e reja të popullsisë tonë po tkurren me ritme rekord më shumë se kudo tjetër në Europë. Nga viti 2011 në vitin 2023 grup-mosha 0-29 vjeç është reduktuar me 44 për qind sipas të dhënave nga censet.

Mosha mesatare në Bashkimin Evropian në Janar 2025 ishte 44.7 vjeç, ndërsa në Shqipëri sipas të dhënave të INSAT, mosha mesatare e popullsisë ishte 44.3 vjeç, ndërsa në 2015 mosha mesatare në Shqipëri ishte 27.2 vjeç./ Monitor


Send this to a friend