Kosovë dardane, Kosovë e Ilirisë
e djeshme, e tashme, e nesërme
te ti është lindur “Iliada shqiptare”
dhe ëndrra të tëra të këtij populli.
.
Trime, i tëri ky vend quhet këngë
je pjesë e 200 kryengritjeve nëpër
mijëvjeçarë, je Thoti, Aleksandri
je Skënderbeu dhe, Adem Jashari.
Në 55 lufta për qytetari t´ atdheut
lufta më e egër ishte molla sherrit
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës
në 2008, ishte fitore e shqiptarëve.
.
Në Kosovë të gjithë bartim nga
një plagë, nga një dhimbje kohe
Kosova e vogël apo zemra Ilirisë
lëviz për më të bukurën e vetes.
.
Kosovë dardane, Kosovë e Ilirisë
nuk jemi një lum i vetëm që duhet
të bashkohemi, por ne jemi katër
lumenj që do të bëhemi bashkë!…
.
Atdhe Geci – Prishtinë, Nëntor, 2025