VOAL

VOAL

CVP e vetmja parti ne Zvicër që bashkëpunon për integrime me shqiptaro-zviceranët – Nga Saim Tahiraj, Nënkryetari i Degës së LDK Zvicër

September 30, 2015
blank

Komentet

blank

Një mesazh nga mësuesja e shqipes në mërgim Mimoza Qarreti-Elshani Nga Nexhmije Mehmetaj

Në ngulimet shqiptare në Zvicër « Lidhja e Arsimtareve dhe Prindërve Shqiptarë «Naim Frashëri» prej tri dekadash kaformuar rrjetin e shkollave të mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Shkolla të mësimit plotësues të gjuhës shqipe ka në shumë kantone të Zvicrës.
Synimi i këtyre shkollave është që brezi i ri shqiptar të zotërojë  mirë gjuhën amtare në të folur, të lexuar, të shkruar, të njoh në
vija të përgjithshme letërsinë shqipe, historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë, Kosovës e mbarë trojeve kombëtare, pasurinë shpirtërore e kulturore të trashëguar brez pas brezi.
Funksionimi dhe efektiviteti i këtyre shkollave merr një rendësi të madhe për shqiptarët e diasporës, krahas integrimit në
shoqërinë pritëse ata do të ruajnë dhe identitetin kombëtar për mes gjuhës shqipe.
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor biseduam me Mimoza Qarreti-Elshani, mësuese e gjuhës shqipe për fëmijët
mërgimtarë në Llugano të Zvicrës.
1.
Mimoza ku i ka themelet e të parëve?
Mimoza Qarreti-Elshani: Unë kam lindur dhe rritur në Kosovë, kam përfunduar studimet në shkallën Master në gjeografi. Prej disa vitesh
jetoj dhe punoj në Zvicër.
2.
Në ç ‘vend mbahet mësimi shqip dhe a mendoni se prindërit po bëjnë ç ‘mos që fëmijët e tyre ta mësojnë gjuhën amtare shqipe?
Mimoza Qarreti-Elshan: Mësimi mbahet nê Scuola Media në Massagno dhe në Scuola media 1 në Bellinzona. Fatkeqësisht jo të gjithë prindërit e kuptojnë që zotërimi i gjuhës shqipe është i rëndësishëm për fëmijët e tyre. Kam rastisur në prindër për të cilët të folurit pastër shqip  nuk është aq i rëndësishëm, edhe nëse fëmijët e tyre nuk dinë ta dallojnë gjininë mashkullore dhe femërore ka pak rëndësi. Për disa prej tyre ka rëndësi që fëmijët e tyre të dinë mjaftueshëm vetëm të folurit në gjuhën shqipe duke mos llogaritur shprehitë tjera siç është të shkruarit dhe të
lexuarit. Fatmirësisht ka edhe të tillë të cilët bëjnë sakrifica dhe i mbështesin fëmijët e tyre.
Aktualisht kam të bëjë me prindër të mrekullueshëm dhe nxënës të shkëlqyer.
3.
Si e përjetuat ditën e parë të mësimit shqip? Cila është e veçanta e kësaj dite?
Mimoza Qarreti-Elshani: Është ndjenjë të cilën nuk mund ta përshkruaj me fjalë, por thjesht mund të them shumë e gëzuar dhe e plotësuar. Unë jap mësim dhe në shkollat zvicerane dhe pothuajse gjithmonë kam takuar nxënës me origjinë shqiptare. Pyetja e parë e cila më është bëre ka qenë: profesoreshë a mund të bisedoni në gjuhën shqipe dhe të na tregoni diçka për vendin tonë.
Unë e lumtur u tregoja shumë gjëra për atdheun tonë, dhe në ndërkohë që po bisedoja e mendoja: një ditë do të mësoj nxënësit shqiptarë, dhe fatmirësisht kjo ëndërr më është realizuar, prandaj jam e lumtur që tani e kam mundësinë të ua mësoj fëmijëve të bashkatdhetarëve tanë
gjuhën e ëmbël shqipe.
4.
Cilat janë sfidat e shkollës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Lugano?
Mimoza Qarreti-Elshani: Shkolla jonë ka sfida të ndryshme, por me vullnetin dhe dëshirën jemi duke korrur sukses. Numri i nxënëseve dukshëm është rritur, por për hir të korrektësisë, duhet cekur që nuk kemi mbështetje financiare nga institucionet shtetërore, dhe kjo është një ndër sfidat me të cilat jemi duke u ballafaquar.
5.
Çfarë do t’i porositni prindërit shqiptarë?
Mimoza Qarreti-Elshani: Prindërit të përpiqen që fëmijët e tyre të dërgojnë në shkollën shqipe se shkolla për ta është hapur, për ta ruajtur dhe trashëguar gjuhën vendi i duhur është sidomos shkolla.  Mbi të gjitha mësimin e gjuhës shqipe e ka detyrim kombëtar çdo fëmijë shqiptar.
Gjenevë 19. 09.2023 Nexhmije Mehmetaj
blank

Në Lucernë të Zvicrës me rastin e 80-vjetorit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, që me ngulm mbrojti qenien shqiptare u mbajt Akademi solemne

Dje pasdite në amfiteatrin e Misionit Katolik Shqiptar në Lucernë të Zvicrës, janë tubuar veprimtarë dhe krijues fushash të ndryshme nga Zvicra dhe Gjermania.
Ata me këtë rast nëpërmjet një simpoziumi shkencor kanë përkujtuar 80- vjetorin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit.
Në kuadër të këtij sesioni është bërë edhe promovimi i librit në dy vëllime i autorit Mr.sc. Nue Oroshi “Masakrat dhe Krimet Serbe, Malazeze dhe të Tjerëve në Trojet Shqiptare 1912- 1944 dhe 1945 – 1999”
Tubimi u hap me intonimin e himnit tonë kombëtar, nën tingujt e të cilit ata që ishin prezentë nderuan të gjithë të rënët në mbrojtje të
tokave tona Arbërore, që nga periudha e Gjergj – Kastriotit Skënderbeut e deri në ditët e sotme.
Pastaj, përmbajtjen e programit me emrat e ligjërueseve e shpalosi poetja dhe solistja e mirënjohur Fatime Hoti Kalimashi, të cilës organizatorët ia besuan udhëheqjen e këtij simpoziumi historik dhe kulturor.
Me një kumtesë të përmbledhur në katër faqe mbi Lidhen e Dytë të Prizrenit, si organizatë Atdhetare që punoi për Shqipërinë Natyrale u
prezantua Mr.sc. Nue Oroshi, publicist dhe kryetar i Shoqatës “Trojet e Arbërit”. Ai këtë ngjarje e cilësoi si një ngjarje madhore dhe luftë përpjekjesh serioze për çlirim kombëtar nga sundimi i barbarëve serbo-sllavë. Z.Nue Oroshi të gjithë përfaqësuesit e kësaj Lidhjeje, vazhdimësi e të Parës, po ashtu të mbajtur në Prizren, i vlerëson si mbrojtës të vërtetë të ruajtjes së rrënjëve tona puro iliro-dardane. Sipas,z. Oroshi ,që kohë të gjatë ka hulumtuar në Arkiva për zbardhjen e kësaj ngjarje sheshazi shihet që historianë oborrtarë të sistemit komunist si në Jugosllavi, ashtu dhe në Shqipëri, janë munduar me çdo kusht që ndër shqiptarë ideologët dhe përfaqësuesit e kësaj Lidhjeje duke filluar nga Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, Bedri Pejani, Rexhep Krasniqi, Kolë Margjini, Musa Shehzade, Tahir Zajmi, Qazim Bllaca, kolonel Qazim Komoni, Aqif
Blyta, Ibrahim Lutfiu, kolonel Fuad Dibra, Bedri Gjinaj, Qerim Begolli, Jahja Fusha, Asllan Boletini, hoxhë Nuredin Haliti, Shaqir Curri, Esat
Berisha, Faik Okllapi, Shemsi Ferri, Sali Rama, Halim Spahija, Adem Gllavica , Adem Voca, Sali Vala – Siçani, Is’han Taniku, Luan Gashi,
Masar Sopoti nga Tirana me gazetën “Kosova“, Abdyl Henci, Shasivar Aliu, Fuat Muharremi e shumë e shumë të tjerë t’i nxjerrë si
bashkëpunëtorë të fashizmit.
Në emër të këtij etiketimi të sajuar me shpifje nga më të ulëtat nga komunistët kosovarë dhe jugosllavë më 1944 në Taukbahçe të Prishtinës, u ekzekutuan mbi 300 (treqind) Atdhetarë të njohur shqiptarë, në mesin e tyre edhe Jahja Fusha, së bashku me bashkëshorten e tij shtatzënë Lucia Geo- Fusha, minoritare gjermane nga Vojvodina, me të cilën Fusha, ishte njohur në Shkup, në periudhën kur po studionte Filozofinë dhe Jurisprudencën. Gjakpirësit serbo-sllavë të përkrahur edhe nga disa komunistë shqiptarë në Kosovë e Shqipëri ditën kur Jahja Fusha e kishte
ditëlindjen e tij të 25 e pushkatojnë dhe trupin e tij e tretin pa lënë asnjë gjurmë.
Z.Oroshi apelon që këto figura të ndritura të kombit tonë të ekzekutuara nga komunizmi dhe të anatemuara tash e 80-vite, t’i kthehen sa më parë popullit për të cilin u flijuan.
Këtë ngjarje të rëndësishme historike nëpërmjet një trajtese të bazuar në fakte e shtjelloi edhe z,Abas Fejzullahu, veteran i Arsimit
në Kosovë dhe Diasporë, njëherit edhe kryetar i Bashkimit të Intelektualëve Shqiptar në Zvicër. Fejzullahu kureshtar për të ardhur deri tek e vërteta e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, përveç studimeve të publikuara në gjuhën shqipe ka gjurmuar edhe shkrime të kronistëve të huaj sidomos të atyre kroatë e boshnjakë. Po ashtu ka botuar edhe një seri artikujsh në shtypin tonë mbi krimet serbe e malazeze që nga vitet 1877 e deri më 1999 , të kryera ndaj shqiptarëve.
Fejzullahu gjatë diskutimit mbi këtë temë ka kritikuar edhe mosunitetin ndër shqiptarë, përballë armiqve duke e ilustruar edhe me thëniet e popullit “Lisin e qanë vetëm pyka e vet “ S’ është fajtore sëpata që e sakatoi pyllin por pylli që i dha bishtin”. Fejzullahu në prag të 80- tave, pjesëmarrës dhe përjetues i shumë ngjarjeve dramatike aludon në grupe dhe klane të ndryshme që për interesa personale prishën shumë marrëveshje dhe thyen unitetin e arritur në popull në fillim të viteve të 90-ta.
Sipas Fejzullahut po të mbretëronte harmonia dhe bashkëpunimi i pa hile në radhët e shqiptarëve, serbo-sllavët dhe aleatët e tyre as në të kaluarën e as sot nuk do të turreshin si bisha të egra ndaj tyre. Ai si një plagë që ende dhemb kujton edhe Masakrën e Kabashit të Prizrenit ,kur në pranverën e vitit 1913 në Manastirin e Shën Markut, u vranë dhe masakruan 90-shqiptarë. Dyshohet se në këtë krim të llahtarshëm morën pjesë edhe disa shqiptarë të serbizuar të fisit Bytyçi. Fejzullahu në fund të diskutimit të tij e përgëzoi shoqatën “ Trojet e Arbrit” për punën e mirë. Kjo shoqatë jofitimprurëse ka organizuar sesione të shumta dhe tryeza ku kanë marrë pjesë mbi 300 (treqind) studiues dhe janë botuar rreth 30 vepra me temë nga historia jonë e lavdishme.
Në skenë me vargjet e shkruara të Ernest Koliqit, kushtuar kapedan Mark Gjon Markut, sërish doli zonja, Fatime Hoti Kalimashi. Ajo me një leximi origjinal dhe të artikuluar bëri që këto vargje të përjetohen nga të gjithë të pranishmit.
Ndërkaq, Z.Nue Zalli, kryetar, i shoqatës bamirëse “Nënë Tereza” në Zvicër në studimin e tij të shkurtër por përmbajtjesor konstaton që Ballkani përherë ka qenë vatër trazirash, sepse sllavët si ardhacak në këto vise kanë synuar nëpër shekuj asgjësimin e shqiptarëve. Zalli një humanist i madh dhe adhurues i zjarrtë i veprës së Nënë Terezës, popullin shqiptar e vlerëson si një popull me vetëdije të lartë dhe shumë aktiv. Ai thotë” përveç shqiptarëve stuhive të njëpasnjëshme të pushtuesve popujt tjerë s’do t’u kishin rezistuar. Ata do të ishin shkrirë dhe do ta kishin humbur njëherë e përgjithmonë përkatësinë e tyre”
Pjesa tematike e kësaj Akademie u mbyll me fjalën e z. Saim Tahiraj, bashkëveprimtar i ngushtë i heroit Sali Çeku,dhe kryetar i shoqatës
Atdhetare me të njëjtin emër. Tahiraj mendon që kjo temë e një rëndësie të veçantë duhet të trajtohet edhe nga ekspertë të historisë që veprojnë brenda Akademive të Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë të Veriut. Kurse bashkëpunimin me shoqatën“ Trojet e Arbrit “ e quan si bashkëpunim në mes vëllezërish të mbarë.
Në mënyrë që të interesuarit mbi fatet e popullit tonë ta kenë një pasqyrë sa më reale mbi Lidhjen e Dytë të Prizrenit u shfaq edhe një

dokumentar kushtuar kësaj ngjarje dhe bartëseve të saj. Në këtë manifestim filloi edhe konkretizimi i nismës që në Shkodër të vendoset shtatorja e Kapedan, Mark Gjon Markut,i cili ra heroikisht në luftë me forcat pushtuese serbo- malazeze. Ideator i kësaj nisme është z.Nue Oroshi, dhe anëtarësia e shoqatës “Trojet e Arbrit”- Nisma shpresohet se do të realizohet me sukses ngase brenda gjysmë ore nga njerëz humanistë e Atdhedashës u realizua shuma prej 2- 3 mijë CHF, të Zvicrës. Aksioni do të vazhdojë deri në plotësimin e kuotës së nevojshme.

Vullnetmirët dhe të interesuarit për të ndihmuar jetësimin e kësaj vepre me vlerë kombëtare mund ta kontaktojnë në çdo kohë z.Nue Oroshi, kryetar i shoqatës “ Trojet e Arbrit”
Para përfundimit të kësaj Akademie për të gjitha ata që kanë ndihmuar në botim librash dhe promovim shtatoresh, si në atë të kryeheroit tonë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u ndanë mirënjohje të shoqëruara me fjalë miradije .
Tubimin me pjesëmarrjen e tij e nderoi edhe Dr.Nikë Gjeloshi, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes i Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil, gjatë viteve të ‘90-ta.
ARIF EJUPI
blank

BLIC E ZYRIHUT VAZHDON AVAZIN E VJETËR- Nga ARIF EJUPI

 

Gazeta Blic një e përditshme bulevardeske e Zyrihut, kur janë në pyetje futbollistët me origjinë shqiptare që luajnë në reprezentacionin e Zvicrës, përherë kërkon gjetjen e “qimes në vezë”
Kjo gazetë edhe në ndeshjen e zhvilluar pardje në stadiumin “Fadil Vokrri”të Prishtinës, ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, që përfundoi me rezultat të barabartë 2:2, e vlefshme për kualifikime në Kampionatin “Euro 2024 “ që do të mbahet në Gjermani, pa kurrfarë shkasi shigjetoi sulmuesin dhe futbollistin më të mirë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri.
Sipas mendimit tim kjo gazetë me politikë redaktuese të njëanshme po e tregon haptas urrejtjen e saj ndaj lojtarëve shqiptarë që prej vitesh janë shtylla kryesore të skuadrës së Zvicrës.
Kësaj radhe stafin e“Blic” e paska zemëruar momenti kur Xherdan Shaqiri, përshëndetet nga mijëra bashkombës të tij me duartrokitje. Ai në shenjë mirënjohje këtë gjest të tyre e miraton me dorën në zemër.
Ky akt krejt i natyrshëm u përshëndet edhe nga tifozët zviceranë që në Prishtinë, kishin shkuar së bashku me shumë shokë e shoqe shqiptarë për ta përcjellë nga afër këtë ndeshje të cilësuar si takim në mes miqsh.
Blic edhe në korrik të vitit 2018,kur Zvicra e pati gjunjëzuar Serbinë 2 me 1 me golat e Xhakës dhe Shaqirit,në kuadër të botërorit “Rusi 2018” pati vjellë helm e vrer ndaj futbollistëve Shaqiri e Xhaka.
Ata “mëkatuan dhe shkelën bibël e kuran “vetëm pse gëzimin e tyre pas shënimit të golave e shfaqen me simbolin e shqiponjës dykrerëshe.

blank

Blic-un nuk e patën penguar thirrjet fashiste ndaj futbollistëve shqiptarë të huliganëve serbë të cilët si në kor korbash kërkonin vrasjen e shqiptarëve, e as kokarda në kokat e tyre relikt i kriminelit famëkeq Drazha Mihajloviq.
Spekulimet dhe sajimet e pakripë të kësaj gazete janë të kota, sepse yjet Xhaka e Shaqiri,në historinë e futbollit zviceranë do të konsiderohen thesar i patjetërsueshëm.
Ata përherë do të adhurohen dhe çmohen nga të gjitha shtresat e qytetarëve të Zvicrës.
Pa pikëdyshimi ata dhe bashkëlojtarët e tyre si: Milaim Rama, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Medmedi, Frederik Veseli, Albian Ajeti, Shani Tarashaj, Florent Hadergjonaj etj, janë ambasadorët e parë dhe më të mirë të Republikës së Kosovës në Zvicër.
ARIF EJUPI

blank

Shaqiri Blickut: Unë i kam rrënjët këtu, e bëra për Kosovën

Xherdan Shaqiri ka përjetuar një pritje emocionuese në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë nga tifozët kosovarë.

Pritja që i është bërë sulmuesit gjilanas ka qenë e jashtëzakonshme me duartrokitje, por edhe ai në disa raste është kthyer ka publiku dhe ka përshëndetur të pranishmit.

Pritja që i është bërë nga Kosova yllit të saj Xherdan Shaqirit nuk i ka pëlqyer mediumit zviceran ‘Blick‘.

Image

 

“Para ndeshjes, Shaqiri mban dorën në zemër gjatë himnit kombëtar të Kosovës, më pas i jep fanellën e kombëtares një djali në karrocë dhe pozon për selfie. Ju vështirë se e shihni atë në fushë”, e nis kështu shkrimin e tyre gazeta zvicerane.

“Loja në Prishtinë është një lojë e madhe, sidomos për të. Nuk mund të ishte më emocionale. Është beteja e rëndë kundër Kosovës, kundër vendit të lindjes, atdheut të prindërve të tij. Por Shaq mbetet i zbehtë. Një goditje e dështuar pas nëntë minutash bëri rezultatin 2-1 – nuk kishte më shumë për të ardhur të shtunën në mbrëmje. Të paktën jo gjatë lojës”.

Shaqiri ka dhënë përgjigje se pse mbajti dorën në zemër gjatë himnit kombëtar të Kosovës. “Të gjithë e dinë që kam lindur këtu, se i kam rrënjët këtu. E bëra këtë gjest për respekt për Kosovën”, i tha Shaqiri gazetës Blick pas ndeshjes.

“Ai fitoi duartrokitje nga tribuna për gjestin e tij. Duartrokitje edhe më të mëdha pati kur ai u zëvendësua në minutën e 84-të. Ndoshta nga pala kosovare edhe pak për mirënjohje që nuk shkëlqeu në sport”.

 “Veprimi i tij pas fishkëllimës së fundit ishte zemërthyes. Shaqiri i jep uniformën e kombëtares një adoleshenti me karrocë me rrota anash dhe e përqafon për një selfie. Pastaj sigurisht që ai bën të lumtur çdo djalë të vetëm. Edhe pse kombëtarja pranoi rezultatin 2-2 sekonda para fishkëllimës së fundit, ai ka pozuar me durim për të fotografuar”, shkroi Blick.

31-vjeçari edhe njëherë tregoi se sa shumë e do Kosovën dhe të gjitha duartrokitjet për të dhe Granitin ishin mëse të merituara pasi janë dy futbollistë ambasadorë të Kosovës nëpër botë. syri.net

  • blank
blank

“Privilegj që luajta në stadiumin Fadil Vokrri”, Shaqiri: Nuk do ta harroj kurrë këtë ndeshje në Prishtinë

Kosova barazoi 2-2 ndaj Zvicrës, teksa për helvetët në fushë ishin edhe Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Ky i fundit, pas ndeshjes, është shprehur i nderuar që ka luajtur në stadiumin që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri”.

“Ka qenë nder i madh me ardhur këtu dhe të luaj në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Me të ndjerin Vokrri kam pasur raporte të mira. Nder i madh që luajta sonte këtu. Që gjithë fansat ishin përkrah nesh. Është privilegj i madh që kurrë nuk do ta harroj. Është nder që jam këtu, që ndjeva himnin e Kosovës.

Privilegj i madh të luaj në stadiumin me emrin e legjendës. Ishte speciale për mua, që nuk do ta harroj. E kam pasur ëndërr të luaj këtu dhe këtë ëndërr e realizova. Njerëzit e dinë që kam pasur kontakte me Fadil Vokrrin, me federatën. Ishim në kontakte me Fadilin, me trajnerin. Më pas erdhi 2016 dhe e kemi kuptuar pas ngjarjes që nuk mund ta ndërrojmë më përfaqësuesen”, ka thënë ai.

Shaqiri ka lavdëruar edhe lojtarët e Kosovës. “Jam shumë i kënaqur si po luajnë djelmoshat e ri për Kosovën. Shpresoj se do të kualifikohen në ndonjë ngjarje të madhe. Loja ishte shumë e vështirë për ne. Kosova luajti shumë defensiv.

Kemi krijuar disa shanse, shënuam golin e parë, më pas edhe të dytin. Kosova luajti mirë në kundërsulm dhe shënoi golin e dytë. Respekt për Kosovën, pasi ka kualitet. Edhe mund të shënojë në çdo moment”, ka shtuar ai.bw

blank

“Ishte natë e vështirë”, Granit Xhaka: Shumë krenar që kam qenë këtu

Kosova arriti të merrte një pikë të rëndësishme në minutat shtesë në duelin ndaj Zvicrës, që përfundoi në barazim 2-2. Në lidhje më këtë duel foli edhe kapiteni shqiptar i zviceranëve, Granit Xhaka, i cili në prononcimin e dhënë pas këtij dueli u shpreh: 

“Një ndeshje jo e mirë. Hera e dytë që pësojmë gol në minutat shtesë. Një lojë jo shumë e mirë nga Zvicra. Ishte natë e vështirë.

Emocione sa të duash. Nuk ka qenë një lojë me shumë rritëm, me duele. Nuk mundëm të jepnim maksimumin. Përqendrimi nuk ka qenë shumë i lartë. Ndihem shumë krenar që kam qenë këtu. Tifozët na kanë pritur shumë mirë. Besoj se Kosova ka më shumë kualitet sesa tregon tabela”, tha Xhaka. 

PANORAMASPORT.AL

blank

Xhaka para ndeshjes në Kosovë: “Çdo ndeshje që luaj me Zvicrën është e veçantë”

VOAL- Gjithçka është gati në Prishtinë për Kosovë-Zvicër, ndeshja që shënon efektivisht pikën e kthesës së Grupit I në kualifikueset e Euro 2024. Për Granit Xhakën, ndeshja e sotme në orën 20:45 (drejtpërdrejt në LA2 dhe në transmetim) sigurisht që do të jetë një ndeshje speciale.  “Ndihem si në shtëpinë time, kam respekt të madh për këtë tokë dhe jam shumë krenar që mund të luaj këtu – deklaroi kapiteni në konferencën për shtyp – Çdo ndeshje që luaj me Zvicrën është e veçantë, kështu që nuk ndihem veçanërisht nervoz, përkundrazi, trajneri na përgatiti mirë.”

Do të jetë një moment i këndshëm familjar për mua

Më pas fjala i kaloi Murat Yakinit, i cili menjëherë bëri të qartë se lojtarët duhet të jenë profesionistë. “Kosova ka një ekip të motivuar për të lënë përshtypje të mirë, por ne duam të fitojmë duke treguar lojën tonë”. Edhe nëse nuk dëshiron të zbulojë ende kartat e tij, përzgjedhësi ka bërë të ditur të vetmen siguri të formacionit, pikërisht që Granit Xhaka do të jetë titullar, ashtu siç do të jenë në dispozicion edhe Remo Freuler dhe Nico Elvedi, të cilët pavarësisht se nuk kanë luajtur me klubet, megjithatë “e meritojën të jenë pjesë e ekipit kombëtar”.

Bislimi? Të luajë për Zvicrën ishte zgjedhja e Amir Rrahmanit.

blank

Nesër ndeshja në Kosovë, Shaqiri: “Nëse do të shënoj, nuk do të festoj”

VOAL- Ndeshja e së shtunës kundër Kosovës, siç është vërtetuar tashmë, është një ndeshje plot emocione për shumë lojtarë. Xherdan Shaqiri deklaroi se është gati për sfidën dhe se objektivi i skuadrës është i qartë për të gjithë: “Ndihem mirë dhe mezi pres ta luaj këtë ndeshje, do të jetë një sfidë e veçantë për të dyja skuadrat, nëse shënoj, nuk do të festoj. Ajo që ka rëndësi është fitorja dhe ne duam t’i sjellim në shtëpi tre pikët.”

Do të jetë një sfidë intensive me shumë emocione, por ne jemi gati për ndeshjen

Sa i përket të ardhmes, 31-vjeçari lë të hapur çdo mundësi, por Lugano zë një vend të veçantë në zemrën e tij. “Çdo fundjavë kontrolloj rezultatet e Bianconerëve për të gjetur se çfarë po bëjnë, ishte e mrekullueshme të stërvitesha me ta para Kupës së Botës së fundit. Ka shumë njerëz nga Tiçino që më kërkojnë të shkoj të luaj në Cornaredo: Chicago dhe Lugano. kemi një partneritet të shkëlqyer, kush e di se çfarë të pret në të ardhmen,” përfundoi ai.rsi-eb

blank

Më 9 shtator Zvicra ndeshet me Kosovën: “Shumë lojtarë do të ndjejnë emocione të forta”

VOAL- Në kuadër të Euro 2024, zviceranët do të përballen me Kosovën të shtunën më 9 shtator dhe Andorrën të martën më 12 shtator. “Për disa lojtarë, kthimi në atdheun e tyre mund të zgjojë emocione të veçanta”, kjo është ideja e Pierluigi Tamit në kuadër të ndeshjes në Prishtinë. Ndeshja finale kundër Rumanisë është ende në mendjen e drejtorit të ekipeve kombëtare: “Shpresoj që kjo të jetë një alarm zgjimi që do të na thërrasë në përqendrim gjatë gjithë lojës”. Nga ana tjetër, për thirrjet: “Mund të interpretojmë më shumë sisteme taktike”, kjo është arsyeja kryesore e përzgjedhjes së kaq shumë qendërmbrojtësve në dëm të mbrojtësve të krahut.

“Të rinjtë duhet të vendosen në Zvicër përpara se të bëjnë kërcimin jashtë vendit”

Tami vazhdoi: “Pjesëmarrja e përhershme në turnetë e mëdhenj është e jashtëzakonshme dhe nuk duhet interpretuar si normale, por ka ende shumë punë për t’u afruar me ato të mëdha europiane”. Lojtari i Ticino-s foli gjithashtu për rritjen e sektorit të të rinjve zviceran: “Duhet të marrim rezultate për të fituar kredibilitet në Evropë që ka rëndësi dhe fut lojtarët e rinj në ligat më prestigjioze”.rsi-eb

blank

Vepra e piktorit zviceran Sam-Samedin ASLLANI shtrihet midis vizioneve, universeve dhe delireve ëndërrimtare

blank

SAM-Samedin ASLLANI është një piktor zviceran i lindur në vitin 1969 në Mitrovicë (Kosovë).

Diku pas vitit 1993 ai zbarkoi në brigjet e Liqenit të Gjenevës në Lozanë.

Që në moshë shumë të re, i pajisur me një prirje të vërtetë artistike, Asllani ishte i mahnitur nga bota e vizatimit.

Në shkollë, fletorja e tij e shkrimit ishte e mbushur me skica që për temë kishin mjedisin që e rrethonte.

Ai u dallua shumë herët për talentin e tij si vizatues: skicat dhe satirat e tij u botuan rregullisht në gazetat kryesore ditore të vendit.

Sapo u fut në botën e Arteve të Bukura, Asllani braktisi karikaturën për t’iu përkushtuar tërësisht pikturës.

I frymëzuar nga surrealizmi, vepra e tij shtrihet midis vizioneve, universeve dhe delireve ëndërrimtare.

Pëlhurat e tij do të rikthejnë në jetë një botë të harruar, atë të përrallave, miteve dhe legjendave popullore.

Depërtues përmes reflektimeve të thella artistike dhe morisë së ndjenjave të ekzaltuara bën që çdo pikturë e tij të jetë si një pikë kulmore, një ndalje momentale e rrjedhjes së kohës.

Çdo pikturë është një psherëtimë e thellë gëzimi, zemërimi ose trishtimi.

Saktësia dhe rregullsia e vijës së tij të zezë zbulon në mënyrë delikate dritë-hijen e pikturave të tij. Pena e tij përvijon njëkohësisht dhe bukur fuqinë e një peizazhi ashtu edhe butësinë e formave të një gruaje.

Kur Asllani prek pafundësisht imtësitë, ai sjellë në rezonancë gjurmët e së kaluarës.

Tablot e mëdha akrilike me ngjyra të shndritshme, të pasuruara me një mori arabeskash me ngjyrë të zezë, e karakterizojnë këtë evolucion. Peizazhet ndonjëherë të trazuara apo personazhet dhe objektet e përshkruara në mënyrë realiste ose alegorike përmes shumëllojshmërisë së subjekteve të paraqitura ngjallin emocione të mëdha te shikuesit .

Gjithnjë i udhëhequr nga ndjenjat e tij, periudhat e ndryshme të jetës së tij janë paraqitur në pëlhurë. Rrethanat e jetës në rininë e tij ndikuan në paraqitjen e hijeve të errëta dhe të ftohta në veprën e tij, por që me kalimin e kohës vijnë duke u bërë më të kthjellëta, për të na dhënë edhe piktura më të lehta dhe të ndritshme, por gjithnjë me filigran, një stil krejtësisht të njohur.

Vepra e tij është ekspozuar në galeri të shumta në Zvicër, e poashtu në Itali, Francë, Luksemburg, Gjermani dhe USA.

Kritikët e artit e përshkruajnë Sam – Samedin ASLLANIN si një piktor „me stil unikal“.

blank

blank

blank

Doli nga shtypi një libër me vlera për historinë e Shkollës Shqipe ”Guri i rëndë peshon në vend të vet” Nga Nexhmije Mehmetaj

 

Doli nga shtypi një libër me vlera për historinë e Shkollës Shqipe në Engelholm të Suedisë ”Guri i rëndë peshon në vend të vet ” –

Monografi

Në korrik 2023 u botua në Prishtinë monagrafia ”Guri i rëndë peshon në vend të vet”, i autorit Prof. Mr. Nuhi Gashi, është vëllimi i dyti i veprës që mban titullin ”Seria shkollë dhe etnicitet’ (2), është përmbledhur veprimtaria studimore e Shkollës Shqipe në Engelholm të Suedisë në 222 faqe. Nisma e veprave të tilla është një kontribut me rëndësi për historikun e zhvillimit të mendimit pedagogjik shqiptar.

Tematika, që pasqyrohet në këtë botim është e gjer dhe e pasur, ka një vlerë të madhe, sepse hedhë dritë mbi traditën e arsimit shqip jashtë trojeve shqiptare, është nderimi i tij për mësuesit dhe mësueset e Shkollës Shqipe, ku pasqyrohet angazhimi i tyre i shumanshëm për edukimin e brezit më të ri të mërgimtarëve shqiptarë me dashuri për gjuhën amtare e për atdheun prindëror, për vlerat kulturore të popullit shqiptar, për rolin e shqiptarëve në historinë e atdheut të dytë të gjitha këto me qëllim që ky brez të mos humb identitetin e vet kombëtar, të mos mbetet pa rrënjë kulturore e shpirtërore, si i huaj në dhe të huaj.

Duke e lexuar këtë libër dhe shkruaj këto radhë, mund të them se vëllimi i pranishëm është me interes nga përmbajtja për një rreth të gjerë lexuesish jo vetëm të fushës së arsimit, por edhe të interesuar për çështje të tjera të kulturës kombëtare, të jetës intelektuale dhe të shqetësimeve për rrjedhat e zhvillimeve historike të diasporës tonë të re.

Me objektivitet shkencor, në përmbajtjen e kësaj monagrafie, është konceptimi i autorit që zhvillimin e arsimit shqip ndonëse në një hapsirë të caktuar e pasqyron si pjesë e një të tëre, që përfshihet në historinë e një kombi, kombit shqiptar.

Lënda e këtij vëllmi paraqitet e ndarë sipas gjinisë së shkrimeve në gjashtë krerë: parathënie e recensione, hyrje studimore, ese, mirënjohje dhe shkrime tjera.

Libri ”Guri i rëndë peshon në vend të vet” i kushtohet historisë së Shkollës Shqipe në Engelholm të Suedisë ku mësimi i gjuhës shqipe ka filluar që në vitet ’90 deri në shtrirjen e madhe në sistemin arsimor suedez nga viti ’95 dhe rrugëtimi i saj vazhdon me sukses; deshmohet se ka një përfshirje të lartë të nxënësve, pothuajse 99 përqind të fëmijëve janë aktiv në mësimin shqip, një shkollë dhe komunitet shëmbull.

Në historinë e kësaj shkolle zë një vend të nderuar mësuesi i dalluar Xhevat Isufi, por krahas tij radhiten edhe mësuesja e parë e kësaj shkolle Hamide Murati-Vllasa, Beqë Shala, Adem dhe Nesrije Rukiqi, Qerim Kryeziu, Florinda Kumnova-Fejza dhe Zonjë Skenderaj që punuan pa u ndalur para vështirësive e mungesave të ndryshme.

Në këtë studim tërhiqet vëmendja se në Suedi mësimi plotësues i gjuhës shqipe është i integruar brenda sistemit shkollor suedez financohet nga shteti suedez dhe mësimi shqip mbahet në kushte tepër cilësore.

Në kreun e tretë në vijim: Po ashtu me interes autori vlerëson rëndësinë e zhvillimit të ekskursioneve në atdhe që ka organizuar kjo shkollë. Pjesëmarrjen aktive të nxënësve për ta njohur vendlindjen e prindërve që u japin atyre përshtypje të reja e të forta.

Në shkrimet e këtij vëllimi zbulohet hap pas hapi kultura e gjerë e autorit: njohës i thelluar i organizimit të shkollave shqipe dhe përfaqësuesve të saj, njohës i thelluar i zbatimit të shkollave shqipe në sistemin arsimor suedez; njohës i thelluar i qytetërimit shqiptar në diasporën e re shqiptare, i kulturës kombëtare dhe i përfaqësuesve të shquar të saj; vlerësues objektiv dhe admirues i veprimtarisë atdhetare e arsimore – kulturore të një vargu mësimdhënës/se fisnik/e që punuan me përkushtim për të ndriçuar mendjet e për të fisnikëruar emrin e shqiptarisë.

Leximi i këtyre para parathënieve dhe recensioneve ka jo vetëm një vlerë njohëse për historinë e shkencës e të kulturës sonë, por është një shkollë e vërtetë që të mëson si duhen hartuar monografi të tilla.

Jam e bindur se shkrimet e këtij vëllimi përmbajnë aq shumë informacion shkencor si dëshmi e zhvillimit të mendimit pedagogjik shqiptar saqë e bëjnë këtë libër një dhuratë të mirëpritur që na sjell me modestinë dhe dijen e thellë të këtij autori.

Në ketë kuptim dalja në dritë e monografisë ”Guri i rëndë peshon në vend të vet” të prof. Nuhi Gashit do zë një vend të merituar e të qëndrueshëm në bibliotekën e pasur të shkollës shqiptare.

blank
Gjenevë, 28.08. 2023 Nexhmije Mehmetaj

blank

Granit Xhaka shkëlqen sërish në Gjermani

VOAL- Rikthimi në Bundesligë po i bën mirë kapitenit të Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka. 30-vjeçari u përfshi edhe një herë në 11-shen ideale të revistës Kicker pas një paraqitjeje magjepsëse pasi Bayer Leverkusen mposhti Borussia Mönchengladbach, skuadrën e tij nga viti 2012 deri në 2016 gjatë periudhës së tyre të parë në Gjermani, 3-0.

I vetmi lojtar që u shfaq në të dy formacionet tipike për dy ditët e para, mesfushori frymëzoi veprimet që çuan në dy golat e parë dhe gjithashtu shënoi me një goditje të shkëlqyer në breshëri një gol i cili më vonë u anulua për pozicion jashtë loje. Në total ai preku 187 topa për një pasim prej 92%. Jo keq për shkak të angazhimeve të radhës të Zvicrës të planifikuara pas dy javësh kundër Kosovës dhe Andorrës.rsi-eb


Send this to a friend