Një pjesë të objektit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, në Prishtinë e përfshiu zjarri të mërkurën vonë, pasi demonstruesit e sulmuan me mjete piroteknike, teksa protestonin kundër dënimit me burgim për krime të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale e vendit në Hagë, njoftoi policia.
Qindra njerëz ishin mbledhur në kryeqytet qysh të mërkurën në mëngjes për ta përcjellë në ekran shqiptimin e aktgjykimit kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Trupi gjykues i shpalli fajtorë ata për krime lufte dhe i dënoi Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim secilin, ndërsa Veselin me 18 dhe Selimin me 13.
Qytetarë të pakënaqur me aktgjykimin protestuan dy herë pranë objektit të EULEX-it.
Policia tha se rreth orës 22:30, një numër i caktuar i protestuesve, të cilët kishin qenë duke protestuar pranë objektit të Qeverisë së Kosovës, kishin lëvizur sërish në drejtim të bazës së EULEX-it në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Ata e bllokuan rrugën pranë hyrjes në kompleksin e EULEX-it dhe filluan të hidhnin gjësendeve të ndryshme, “mjeteve të forta dhe mjeteve piroteknike, ku si pasojë e këtyre të fundit, një pjesë e objektit është kapluar nga një zjarr i vogël”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia tha se zjarri u shua menjëherë. Nuk pati të lënduar.
EULEX-i ka rol mbështetës ndaj Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilave u ofron mbështetje logjistike dhe operacionale, ndërsa BE-ja është financuesja kryesore e tyre.
Protesta përfundoi pak pas mesnatës dhe kaloi ka ndonjë incident të madh dhe pa lëndime, theksoi policia.
“Zyrtarët policor në vazhdimësi kanë biseduar me protestuesit dhe kanë kërkuar që të protestojnë në mënyrë të qetë, të mos hedhin gjësende dhe mjete të rrezikshme drejt objekteve shtetërore”, thuhet në njoftim.
Policia tha se do t’i vazhdojë praninë dhe patrullimet në terren për të garantuar rend kushtetues dhe siguri publike në gjithë vendin.
Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë bërë thirrje që të respektohet vendimi i gjykatës.
Dënimi me burgim i ish-krerëve të UÇK-së, të cilët pritet të ankohen në Apel, u kritikua ashpër në Kosovë, ku ata shihen si heronj kombëtarë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi aktgjykimin si padrejtësi të papranueshme.
“Edhe pse aktgjykimi mund të jetë shpallur formalisht në emër të popullit të Kosovës, kjo formulë boshe nuk duhet të ngatërrohet me vullnetin e popullit”, tha Kurti në një deklaratë.
Gjykata Speciale është formalisht pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.
Kjo gjykatë është jopopullore në vend dhe kundër saj ka pasur protesta të vazhdueshme qëkurse katër ish-krerët e UÇK-së u arrestuan më 2020.
o mos lesho pe qun lajqi po medet per ne
Zot marroft tradhtaret e kombit cilet do qofshin ata.
Shiko me hype ne maje eshte kollaj se I sillesh leqe leqe.,por me ndejt atje eshte Zor se fryne era NgA nuke e pret
E dhe me u nise shkurte thene qafen e nuk cohesh ma.
Ramush, edhe ne te rrezofshin mos caje koken.
Shqiptaret nuke bashkohen,me kollaj mblesh nje grusht me pleshta se 10 shqiptar NDAc Kosovar ndac arrnaute,sh.vjeter
Boll bane qe e kape me FEMer? mininistrin,e afrrestova,nuk te duhesh gje per turshi,e ktheve.
Ka qene nje fshate qe u shtue shume por s’ kishte vend zgjerimi
Dulen
4-5 famine e u larguane e rane ne rrafsh.
Nje familje Ishin shume njerz por bujq e bark,caban te mire.
Fshati ame I nguxtke keta fushes ,i provokinin , kundershtuane,nje nga lagjet heshti ,kur ju a muren nje pend qe?.
Sillnin qete e vjeter dhe merrinin te rinjet. Pase disa vitesh nje grua nu se e re I chef qe erdhen e murenn penden e qeve dhe lane nje pend te Vejter.nuke foli se mendoj eshte marrveshje.
Ne dark I thote burrit pse u be kjo pune??
Burris I thote edhe te tjeret e dine
Keshtu bejne CdO vite ti I those mos fol
Si puma e vllezerve te kalase se shkoder??.pas nje viti perseritet e njeta scene ..nusja e re NgA shale mere manxerren pushken, der zene pozicionin ne dritare pexhere ,bertet nje here ,ata ndalojn,pas Pak nise,kjo mere ne shejne qe ti tremblin ate afer.shtje me pushek.nje ze o cha eshte pushka??
Ndigjohet nje ze gruaje,o kurgja more kane ngatrruar rrugen do gjinde njerz.
U kthyene burrat e fshatit ame.
Thane me vet burrat e fshatit ”nuke po e bejka pune me shaljanen”.
Kane Kildare 150-200 Vite Kush nuke e ka perserite.
Keshtu qe hajredini beri nje akte ”burrnie” e patriotic,kombetare.
Mr.Lajci mos u merzite,pak loder eshte be ndofta ngjtet CakORr.
po, Po kame frik?se nuke eshtee ”gje cakorri vcka te del me zubin patokun e luginene korotnikut etj
E mbaje?mend kete fjalet ti ose djali:
“‘Nuke eshte gja tashti
Cka te del ma vone”
Shift qysh Venn pun,dikush ka cmire,dikushe per politike etj Allish verishe .
Hajt naten e mire.