VOAL

VOAL

CPJ: 221 gazetarë janë burgosur gjatë vitit 2015

December 15, 2015

Komentet

“BE është standard, jo një flamur”, Demokratët Europianë “shuplakë” Ramës: Evropa s’është dekor për fjalime, por institucione të pastra dhe udhëheqës të përgjegjshëm

“Bashkimi Evropian është një standard, jo një flamur.”

Kjo ka qenë një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen e “Demokratëve Europianë”, të cilët në një postim në rrjetet sociale kanë kritikuar qeverinë lidhur me mënyrën se si trajtohet procesi i integrimit në BE, duke theksuar se Evropa nuk përfaqëson vetëm simbole politike apo retorikë publike.

Sipas tyre, kur këto standarde nuk respektohen, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë ndryshim dhe rikthim të institucioneve në funksion të ligjit dhe transparencës.

“Në ditën e dhjetë të protestave, sheshet e Shqipërisë bënë më shumë sesa thjesht bërtitën: ata shpjeguan. Një pankartë na bëri përshtypje: “Bashkimi Evropian është një standard, jo një flamur.” Pikërisht. Evropa nuk është dekor për fjalime apo sfond për pushtet. Janë media të lira, institucione të pastra, udhëheqës të përgjegjshëm, gjykata që i përgjigjen ligjit, jo pallateve. Kur një qeveri e trajton atë standard si teatër, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë rikthimin e skenës”, thuhet në postim. bw

“Europa është këtu në Shqipëri”- Mesazhi i eurodeputetes Ilaria Salis në protestën për dorëheqjen e Ramës: Këtu po bëhet historia, shembull që na fton të marrin në dorë fatet tona

Eurodeputetja Ilaria Salis ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare, ku ka shprehur mbështetjen e saj për kauzat e ngritura nga protestuesit dhe ka folur për mbrojtjen e pasurive natyrore.


Ajo deklaroi se Shqipëria, toka dhe bukuritë e saj natyrore nuk duhet të trajtohen si pasuri për t’u shitur.

Salis e nisi fjalën e saj me mesazhin se “Europa nuk është në Bruksel, por është këtu në Shqipëri”.

“Europa nuk është Bruksel, por Europa është këtu në Shqipëri.

Populli me inteligjencës dhe të drejtën e vet për të vendosur po ngrihen në këmbë. Sot Shqipëria, toka e vet, bukuria nuk janë një plaçkë për tu shitur tek shitësi më i mirë.

Ishulli i Sazanit dhe Laguna e Nartës duhet të qëndrojnë të mbrojtura. Këto nuk duhet të bëhen park lojërash për pasanike. Ky model duhet që duhet të kundërshtohet sepse bazohet mbi korrupsion dhe privilegjet dhe interesat e më të fuqishmëve. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë dhe Botë.

Këtu po bëhet historia, këtu po hapet rruga për të gjithë popujt. Një shembull që na fton të marrin në dorë fatet tona dhe oligarkët të mos vendosin për ne. Shqipëria nuk është në shitje dhe Evropa nuk është në shitje”, deklaroi eurodeputetja. gsh

Shqiptarët nuk lodhen! Edhe mbrëmë sheshi plot! Mbahet sot protesta e 29, kërkohet dorëheqje e panegociueshme e Ramës

Sot do të mbahet protesta e 29-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 28-të radhazi. bw

Denoncimi i aktivistit Progni: Endri Fuga ka ardhur nga Indonezia për të na përçarë, të hetohet pasuria e tij dhe ta çojmë te vendi! Në podkastin e Ramës kanë folur persona të dënuar për drogë

Aktivisti Gent Progni ka deklaruar se Endri Fuga ka ardhur nga Indonezia dhe po i bën PR kryeministrit Edi Rama me qëllim përçarjen e protestave që prej 4 javësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.


Progni denoncon se Fuga ka vjedhur lekë, ndërsa bën thirrje që pasuria e tij të hetohet.

“Po na thonë që ka ardhur Fuga nga Indonezia dhe po na bën PR e Ramës për të përcarë protestën. Tani kemi informacione që ky ka vjedhur ca lekë, se kot nuk ka ndenj aty, se i dimë edhe ne ca informacione. Por për të qenë edhe më të saktë kush ka informacion i çoni edhe pranë redaksive të lajmeve të gjitha vjedhjet e Fugës dhe familjes së Fugës, që meqë ka ardhur për të në përcare edhe ne ta çojmë aty të vendi. Dosjen e firmos unë”, shprehet Progni në një videomesazh.

Po ashtu aktivisi komentoi edhe sulmin që kryeministri Rama i bëri një qytetari, i cili foli me mikrofon në protestë, duke thënë se ai ka qenë i dënuar në Belgjikë.

Progni sfidoi kreun e qeverisë, madje tha se do ti publikojë edhe me emra se disa nga të ftuarit në podkasin e kryeministrit kanë folur persona  të dënuar për drogë, madje kanë marrë edhe fonde.

“Sot kishte nxjerrë që një i dënuar në Belgjikë paska folur në mikrofon. Kjo tregon atë që ne po mundohemi të bëjmë, që aty të flasin të gjithë, edhe të dënuarit që kanë shlyer dënimin. Spo i heqim të drejtën e votës edhe po i heqim të drejtën për të folur në mikrofon.

Ne jemi populli i thjeshtë që nuk kemi akses në dokumente apo informacione dhe po lëmë njerëzit të flasin lirshëm.

Po te podkasti i Ramës, kryeministër i Shqipërisë që ka të gjitha të dhënat e Interpolit, të policisë, informacione sekrete etj. Si ka mundësi që kanë folur disa të dënuar për drogë. Që kanë marrë edhe fonde pa fund. Si thoni ju, duhet apo nuk duhet ai mikrofoni, sepse vetëm Rama po thotë nuk duhet”. gsh

Sot protesta kombëtare kundër Ramës- Eurodeputetja italiane Cristina Guarda mbërrin në Tiranë, i bashkohet “Revolucionit të Flamingove”

Eurodeputetja italiane Cristina Guarda, pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar “Revolucionit të Flamingove”, protesta qytetare që këtë të shtunë ka hyrë në ditën e saj të 27-të.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Guarda njoftoi se fundjavën do ta kalojë mes protestuesve dhe aktivistëve që janë pjesë e kësaj lëvizjeje.

“Sapo mbërrita në Tiranë. Këtë fundjavë do të jem në demonstratë dhe do të takoj njerëzit dhe aktivistët që po i japin jetë kësaj lëvizjeje fantastike popullore,” shkroi eurodeputetja.

Ndërkohë, organizatorët kanë bërë thirrje për një protestë kombëtare, duke ftuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria t’i bashkohen manifestimit antiqeveritar, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Më herët, edhe eurodeputetja gjermane Jutta Paulus bëri të ditur se do të marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë. Në një postim në Instagram, ajo theksoi se mbrojtja e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mjedisit është një kauzë me rëndësi të veçantë.

Paulus u shpreh se synon të dëgjojë nga afër shqetësimet e qytetarëve shqiptarë dhe t’i përcjellë ato në Bruksel, me synimin për të rritur vëmendjen dhe presionin ndërkombëtar ndaj vendimmarrjes së qeverisë shqiptare. bw

“Rama, jepe dorëheqjen!” Protesta e 28 kombëtare mbahet sot, diaspora i bashkohet tubimit në Tiranë

Sot, të shtunën, do të mbahet protesta e 28 kombëtare kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë. Në protestë pritet të marrin pjesë edhe shumë emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme.

Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 28-të radhazi. bw

UGSHPD: PROVOKATORI KRYEMINISTËR

(“Manifesti i (s)dorëheqjes” Edvin Kristaq Rama, vendlindja Tiranë më 4 Korrik, 1981?!)

Protesta qytetare në në Ditën e 27 tashmë i ka të zëna të dy rrugët që Rama po ju paraqet me “Manifesti i (s)dorëheqjes”.

As lart dhe as poshtë siç ai po sugjeron dhe kërkon lëmoshë apo lutet që kjo fantazi që vetë shtyn të mund të mos realizohet.

Holliwood-i* vendos ‘pllaka me yje’, ‘pllaka me gjurmë pëllëmbësh apo shpute këmbësh’ shoqëruar me emrat e njerëzve të mirënjohur dhe që kanë bërë emër. Ka gjithashtu shumë mirënjohje dhe kontribute të tjera ku publiku blen një tullë apo pllakë me emrin e vet për të kontribuar modestisht apo për të dhuruar e duke u bërë kështu mbështetës i një nisme.

Rama-kryeministër 13 -14 vjeçar pikërisht ka bërë duke mos mirënjohur popullin shqiptar dhe shpalljen e investitorëve strategjik.

Në “Manifesti i (s)dorëheqjes”, gënjen jo se do ta shtysh moshën për t’u ndier i ri, por hyn tek Baby Boomers(1946 – 1964) dhe nuk je ai :-“… unë si ‘Millennials’ me shpresën që “Gen Z” nuk do më denigrojë me komente.”

Gjithashtu pavarësisht se jeni kryeministër jeni po ai që i keni mashtruar sidomos pensionistët e çfarë gjeneratash vijë pas duke i marrë votë me premtime boshe të atyre që u drejtohesh që ke:-” me vete (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.”

Por në të vërtetë meqenëse jeni ky që e keni shkruar manifestin tuaj pas një “fitoreje” pa program në Zgjedhjet e 11 Majit 2025 dhe vazhdoni të drejtoni me një kabinet që e ndryshoni sa herë që SPAK i afrohet tani vërtetë duhet me i kushtuar vëmendje asaj se çfarë shkruani:

“Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).

Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.
Dorëhiqu për aeroportet!
Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!
Dorëhiqu për negociatat që u hapën!
Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.
Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!
Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.
Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!
Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.
Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.
Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.

Ose mendoje kështu: Dorëhiqu… në 2030!

Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri.”

I ke 13-fishuar kërkesat kundër një të vetme që Protesta qytetare kërkon dhe mbetet e panegociueshme:-“Dorëheqje sa më parë”.

Ke shitur gjithçka dhe e ke të dokumentuar dhe keni bërë gati pllakën tuaj “The Hall of Shame” në Bulevard aty poshtë dritares së zyrës që ke pushtuar sepse jeni arkitekti i të shëmtuarës atë që vjedhja dhe përvetësimi përfaqësojnë.

Nuk bëhet shaka me popullin, ose të paktën kuptoje nga filozofia e thjeshtë e tij:-“Hajde baba të të tregoj arat”.

Me që e ule moshën dhe u bëre Millennials, ashtu siç hyre në PS duke ndërruar emrin, tani mos i thuaj popullit se paske lindur në 1981, kur PPSH ishte në kulmin e egërsisë së saj.

____________

*ATSH-Rama publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu në 2030-ën sepse sot protestohet paqësisht.

* The Hollywood Walk of Fame në Los Angeles California.

*The Hall of Shame-

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

26 Qershor, 2026

27 ditë revoltë! Sot, protesta e radhës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të Edi Ramës

Protesta qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë ka hyrë sot në ditën e saj të 27-të, me pjesëmarrje masive në qendër të Tiranës.

Qytetarë të shumtë pritet të mblidhen si çdo ditë në sheshin para Kryeministrisë, duke kërkuar jo vetëm largimin e qeverisë aktuale, por edhe ndryshimin e asaj që e cilësojnë si “kastën e vjetër politike” dhe reformimin e establishmentit që ka dominuar jetën politike të vendit prej 36 vitesh.

Protestat zhvillohen çdo mbrëmje, ku qytetarët fillimisht grumbullohen para godinës së Kryeministrisë dhe më pas marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke shprehur pakënaqësitë e tyre përmes pankartave, thirrjeve dhe fjalimeve publike.

Pjesëmarrësit theksojnë se tubimet kanë karakter paqësor dhe i konsiderojnë ato një shembull të angazhimit qytetar dhe të ushtrimit demokratik të së drejtës për të protestuar.

Qytetarët kërkojnë një ndryshim të thellë politik dhe institucional, duke argumentuar se vendi ka nevojë për një model të ri qeverisjeje dhe përfaqësimi. bw

“Do të jem me ju në shesh! Europa duhet t’ju dëgjojë” Një tjetër eurodeputete i bashkohet protestës ku kërkohet dorëheqja e Ramës: Po na mësoni shumë!

Eurodeputetja Cristina Guarda ka njoftuar se pas pak ditësh do të vijë në Tiranë ku do të bëhet pjesë e protestave masive, ku qytetarët në mënyrë paqësore kanë kërkuar prek 26 ditësh dorëheqjen e pa kundërshtueshme të kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Guarda shprehet se me protestat jo të dhunshme, shqiptarët po I mësojnë diçka Europës, ndërsa shton se Europa duhet të dëgjojë zërin e protestuesve.

“Pas pak ditësh do të jem ne Shqipëri, në shesh me ju. Falë dhe amendamentit të propozuar nga ne ” Të Gjelbërit”, Evropa i thotë Edi Ramës që nuk mundet të autorizojë Rezort extra lluks pa vlerësime ambientale dhe ligje të cilat respektojnë standartet Evropiane. Me delegacionin e “Të gjelbërve” të parlamentit Evropian do të vijmë për të takuar “Shoqërinë Civile”, “Ong” dhe “Qytetarët” tashmë ne ditën e 24 të protestës, jo të dhunshme, më te cilën po na mësoni shumë edhe neve. Është një mobilizim i pa precedentë i cili kërkon më shumë demokraci, transparencë dhe të drejta. Dua të jem aty me ju. Evropa duhet t’ju dëgjoje. SHIHEMI NË SHESH”, shprehet ajo.bw

BIRN: Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

Nëpërmjet një letre publike në mbështetje të protestave masive që po zhvillohen së fundmi në Shqipëri, 260 akademikë, studentë dhe profesorë ndërkombëtarë nga e gjithë bota u solidarizuan me kërkesat e shqiptarëve për mbrojtjen e mjedisit, llogaridhënie të qeverisë dhe vendosjen e shtetit të së drejtës.

 

“Qytetarët e vendit si edhe diaspora janë mobilizuar për të kundërshtuar miratimin e planeve të zhvillimit të turizmit luksoz në ishullin e Sazanit, brenda zonës së mbrojtur të Karaburun-Sazan si edhe asaj të Vjosë-Nartës,” shkruhet në letrën publike.

Nëpërmjet kësaj letre, akademikët e cilësuan këtë lëvizje si një moment kritik për Shqipërinë, kur protestat po zgjerohen përtej kauzës mjedisore.

Përgjatë 25 ditëve të fundit, ajo që filloi si një protestë në kundërshtim të projektit në Zvërnec, tashmë është shndërruar në një lëvizje antiqeveritare, të njohur ndryshe edhe me emrin “Revolucioni i Flamingove”.

Letra e akademikëve thekson faktin se për të parën herë në dekada, qytetarë me bindje të ndryshme politike dhe me formime të ndryshme sociale janë bashkuar pavarësisht idealeve, në përgjigje të mungesës së transparencës, korrupsionit, dobësimit të institucioneve demokratike, kapjes së shtetit dhe mungesës së shtetit ligjor.

“Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë për të diskretituar këtë lëvizje, ajo ka qëndruar paqësore, jo militante dhe qytetare, duke bërë së bashku aktivistë mjedisorë, akademikë, studentë, aktorë të shoqërisë civile dhe qytetarë të shqetësuar për kauzën”, citohet në mesazhin e akademikëve ndërkombëtarë.

Akademikët shprehin mbështetjen e tyre lidhur me kërkesat e protestuseve, duke shkruar se këto kërkesa përkojnë me mbrojtjen e mjedisit, llogaridhënien demokratike, ligjshmërinë si edhe mbrojtjen e interesit publik.

Letra liston gjithashtu specifikisht kërkesat e protestuesve të cilat artikulojnë qartazi thirrjet për anulimin e projektit të Sazanit dhe Vjosë-Nartës, dorëheqjen e kryeministrit, tërheqjen e Ligjit për Investitorët Strategjikë, tërheqjen e Paketës së Maleve, tërheqjen e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, si edhe tërheqjen e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

“Edhe hajdut edhe arrogant” Sot protesta e 26, qytetarët kërkojnë dorëheqje të panegociueshme të Edi Ramës

Mbahet sot protesta e 26 masive ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.

Ditën e djeshme në orën 19:00, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë.

Pas tubimit, protesta vijoi me marshime në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, ku edhe pas reshjeve të dendura të shiut që “pushtuan” Tiranën, rrugët ishin plot. bw

UGSHPD: TË DHËNAT NË KOHË REALE TË PARTI-SHTETIT DHE TRANSPARENCA

Në qoftë se infrastruktura digjitale në Shqipëri mbështetet në përqendrimin e shërbimeve publike në një platformë të vetme qeveritare si e-Albania   thelbi i saj kupton sisteme dhe data-baza të ndryshme shtetërore të komunikojnë dhe të shkëmbejnë të dhëna në kohë reale.

Të dhënat në kohë reale janë suksesi i komunikimit, por për qeverinë shqiptare kohë reale janë influenca e mesazhit propagandistik i cili  përpunohet nga qeverisja qendrore dhe lokale dhe shpërndahet copy paste nga mediat pranë qeverisë dhe trafikut në rrjetet sociale prej patronazhimit të shtetit me idenë e zgjidhjes së punëve për qytetarët.

Me këtë sy publiku mund ta ndjekë takimin e kryeministrit Rama për “shoqëria gigabit” ose “Infrastruktura Digjitale- Zhvillimi i Rrjeteve të Komunikimit me Standarde të Larta” i përqendruar tek rezultati që do të sjellë teknologjia 5G tek përdoruesi fundor.

Një marramendje e shpejtësisë në komunikim me shumë përfitime.

Një standard i lartë, por edhe një investim shumë i shtrenjtë pasi nënkupton shtimin e kabllove optikë nëntokësorë, që njihet edhe si autostrada optike.

Disa pika kryesore si kostoja e projektit, afati, çështjet e pronësisë në territoret ku autostrada-optike do të shtrihet, mirëmbajtja e rrjetit, siguria e shumë anë të tjera deri tek çmimi që do të paguaj abonenti shtetëror dhe privat janë çështje të rëndësishme mes asaj që qeveria/shteti kërkon dhe taksapaguesit që bën shlyerjen e vlerës së projektit.

Një fjalë për bashkuese mes tyre është transparenca.

Si do të jetë e besueshme kjo qeveri, kur i ka vënë syrin marrjes së 61 Bashkive nën logon e socialistëve?

Përgjigja është parti-shteti dhe kontrolli absolut.

Sa do të realizohet shkëmbimi i të dhënave në kohë reale, në një kohë kur data-baza ka kontrolluar dhe ka bërë presion mbi çdo votues në Shqipëri dhe Diasporë përmes e-Albania?

Përgjigjja dhe rezultati po ashtu dihet. Janë rezultatet e zgjedhjeve vendore 2023 dhe zgjedhjeve të përgjithshme 2025. “Fitore” me shumicë e parti-shtetit socialist.

Përsëri pyetja se si dhe kujt i shërben shkëmbimi i të dhënave në kohë reale, kur përditësimi i të dhënave në qeverisjen qendrore dhe vendore është i mangët?

Përgjigjen e gjeni me një ‘click’.

Klikoni çdo institucion .gov.al dhe do të gjeni njoftime dhe lajme të prapambetur me përjashtim të mediave zyrtare dhe ato pranë qeverisë që janë të parat që i përcjellin për të ushqyer propagandën ditore të partisë shtet dhe të kryeministrit mbi partinë-shtet.

Provuam, për Shkodrën, Kukësin, Durrësin, Vlorën, përditësimet e njoftimeve janë me ditë pas.

Gjëra që kanë ndodhur.

Provuam Librazhdin, përditësimet janë të ngrira ose mund të shihen në disa vendime që prej Tetorit të 2025-ës. Librazhdi është pjesë e Qarkut Elbasan, i cili përditësimin e ka të freskët të një dite më parë 23 Qershorin ku njoftohet një fitues me 76.,6 pikë Z. Aranit Çela për pozicionin Përgjegjës i Zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës-Gramsh, në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës.

Pas këtij shembulli mund të ndiqni Kryeqytetin, përditësimi në Faqen e Bashkisë Tiranë ka ngecur në 16 Maj, 2026 pa anash kaluar se faqja e bashkisë mban ende një veprimtari të Erion Velisë  me “Botërorin e Mundjes” që prej Tetorit 2024, apo me të tjera si “Bukë e Kripë e Zemër” dhe “Giro d’Italia” të 2025-ës.

Ju dhamë disa shembuj që të shihni të rejat digjitale, por “nuk guxojmë” t’ju rekomandojmë që të klikoni për t’u përditësuar me faqen online të kryeministrit. Duke e prishur surprizën po tregojmë paraprakisht se qeveria ka përditësuar vetëm fotot dhe CV e kabinetit të Rama IV.

Ndërsa në thelb dhe si vazhdimësi një datë që duhej t’i mbetej historisë me kabinetin e 19 Shtatorit, 2025, nuk përmban kabinetin e tanishëm. Në https://www.kryeministria.al/historia/ gjen ende në formacioni Znj. Belinda Balluku – Kryeministër dhe ⁠Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Eja e shpjegoje edhe këtë detaj?!

Edhe sot në Ditën e 25 të protestës, ku kërkohet Dorëheqje për mungesë të transparencës, kryeministri vijon e flet për investime strategjike dhe standarde të larta.


24 Qershor, 2026

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Send this to a friend