VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

CNN: Ja kush triumfoi në debatin Clinton-Trump

By | September 27, 2016

Komentet

Shteti do të paguajë edhe për vizitat e grave jashtëmartesore të atyre që do të akuzohen nga Specialja

Gratë ose burrat jashtëmartesorë, me para të Shtetit, do të kenë mundësi të shkojnë t’i shohin të dashurit e tyre në Hagë, në rast se ata do të ballafaqohen me akuzat e Gjykatës Speciale. Ky rregull është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ për Mbështetjen e Nevojshme Financiare për anëtarët e ngushtë të familjes së personave të akuzuar potencial për krimet e pretenduara në procesin gjyqësor pran Dhomave të Specializuara. Aty, është paraparë të shkojnë deri në 12 familjarë të ngushtë në kryeqytetin holandez ku është selia e Speciales.

Express

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, është kujdesur edhe për gratë dhe burrat jashtëmartesorë të të gjithë atyre që do të ballafaqohen me akuza nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Express.

Pra, gratë ose burrat jashtëmartesor ndaj të cilëve mund të ngritën aktakuza nga Specialja do të mund të shkojnë t’i vizitojnë partnerët e tyre në Hagë me para të shtetit.

Udhëzimi i nënshkruar nga Selimi parasheh vizita në Hagë për 12 anëtarë të “NGUSHTË TË FAMILJES”.

Në nenin 1, pika 1.1, Udhëzimin Administrativ për Mbështetjen e Nevojshme Financiare për anëtarët e “NGUSHTË TË FAMILJES” së personave të akuzuar potencial për krimet e pretenduara në procesin gjyqësor pran Dhomave të Specializuara, ka paraparë se në kuadër të familjes së ngushtë hyn edhe gruaja ose burri jashtëmartesor.

“Anëtarët e ngushtë të familjes – në kuptim të këtij udhëzimi administrativ janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët, fëmijët jashtëmartesor, fëmijët e adoptuar (birësuar), prindërit, vëllezërit, motrat, njerka, njerku, si dhe bashkëshorti/bashkëshortja jashtëmartesore”, shkruan në Udhëzimin Administrativ.

Kuvendi i Kosovës me rishikimin e buxhetit ka vendosur t’i ndajë 20 milionë euro për përkrahjen e personave që do të akuzohen nga Gjykata Speciale. Më herët ishin paraparë në buxhet 3.5 milionë. Këtë shtim të mjeteve e kishte kërkuar në seancë deputeti i AAK’së, Gazmend Abrashi. Edhe Shefi i deputetëve i PDK’së, Bedri Hamza kishte arsyetuar ndarjen e këtyre mjeteve. Kishte thënë se kjo shumë e ndarë nuk është shpenzim, por është planfikim dhe shpenzimi varet se si ndodhin ngjarjet.

“Kjo nuk është e vullnetit të mirë, urojmë që asnjë cent të mos shpenzohet nga kjo kategori, por me ardhë puna me ndodhë, ky është detyrim ligjor që e ka marrë shteti i Kosovës”, kishte thënë Hamza që ka qenë edhe ish-Ministër i Financave.

Deputetja e VV’së, Mimoza Kusari, kishte thënë në seancë se Kryeministri Hoti nuk ka pranuar të nënshkruajë Udhëzimin Administrativ me të cilin rregullohen pagesat për ata që do të ballagaqohen me Specialen.

Shefi i Qeverisë asnjëherë s’e ka sqaruar një pozicion të tillë pavarësisht se Udhëzimin është në fuqi ndërsa mjetet janë ndarë me vendim të Parlamentit.

Sidoqoftë, Gjykata Speciale ishte themeluar për t’i hetuar pretendimet e senatorit zviceran Dick Marty, i cili kishte hartuar një raport me të cilin i përfshinte ish-udhëheqësit e UÇK’së në krime kundër njerëzimit deri te vrasjet politike të pasluftës.

Nga janari 2019 janë intervistuar më shumë se 200 persona, përfshirë ish-eprorë të UÇK-së, ish-deputetë, kryetarë komunash e qytetarë të thjeshtë.

Madje, ka një njoftim se aktakuzat e para kanë shkuar në Speciale ku janë nëntë ish-udhëheqës të UÇK’së në mesin e të cilëve edhe Presidenti aktual, Hashim Thaçi dhe Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli. Deri në tetor është koha kur do të refuzohet ose konfirmohet një aktakuzë e tillë e Speciales.

Por, pse është themeluar Gjykata Speciale e cila ishte cak i zhbërjes në fund të vitit 2017?

Përgjigja është e qartë: për t’i sqaruar akuzat që janë shkruar nga një zviceran, Dick Martyt, në një raport 27 faqesh, ku i bën përgjegjës udhëheqësit e UÇK’së për krimet e kryera gjatë dhe me krimin e organizuar pas luftës.(raporti shqip: KETU)

Për t’i hetuar këto akuza ishte emëruar edhe Prokurori, Clint Williamson, i cili kishte thënë se do të ngritën përafërsisht dhjetë aktakuza ndaj ish-udhëheqjes së UÇK’së.

Por, kush janë emrat që përmenden në raportin e ish-senatorit zviceran?

Ata janë: Hashim Thaçi, Shaip Muja, Kadri Veseli, Azem Syla, Fatmir Limaj , Xhavit Haliti, Haradinaj janë personazhet kryesorë në Raportin e Dick Martyt.

Këta ish-udhëheqës të UÇK’së, Marty, i ndërlidh me veprime kriminale të kryera gjatë kohës së luftës dhe pasluftës.

Sa herë përmenden emrat e udhëheqësve të UÇK’së në Raportin e Martyt?

Më së shumti përmendet emri i ish-udhëheqësit politik të UÇK’së, Hashim Thaçit. Pra, emri i tij figuron në pothuajse secilën prej 30 faqeve të Raportit. Konkretisht, pesë herë përmendet emri dhe mbiemri, ndërsa, 21 herë të tjerë mbiemri i tij. Në total, emri i Ish-Kryeministrit Thaçi përmendet 26 herë.

Pas tij vjen deputeti tjetër i PDK’së, Shaip Muja, i cili përmendet 20 herë në Raport. Ai ka pasur pozita edhe në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK’së.Pos tyre, në Raport përmendet shtatë herë edhe emri i Kadri Veselit, aktualisht, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Gjashtë herë përmendet edhe emri i Fatmir Limajt, aktualisht, Zëvendëskryeministër dhe udhëheqës i NISMA’s. Azem Syla dhe Familja Haradinaj përmenden nga dy herë në raport.

Emërtimi “Grupi i Drenicës” përmendet pesë herë, ndërsa, udhëheqës i tij, thuhet se është Hashim Thaçi.

“Ky lloj aktiviteti kriminal ka vazhduar të veprojë edhe pas luftës në forma të tjera, të ndërlidhura me krimin e organizuar, derisa Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX­i zbuloi rastin e klinikës Medicus në Prishtinë për trafikim organesh”, thekson raporti.

“Disa anëtarë të tjerë të ‘Grupit të Drenicës’ na janë dhënë indikacione gjatë hulumtimit se kanë luajtur rol vital si bashkë­konspiratorë në aktivitete të ndryshme kriminale. Këtu përfshihen Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Azem Syla dhe Fatmir Limaj. Të gjithë këta janë hetuar vazhdimisht gjatë dekadës së fundit si të dyshuar për krime lufte dhe ndërmarrje të përbashkëta kriminale, duke përfshirë raste të mëdha të udhëhequra nga UNMIK­u, Tribunali i Hagës, dhe EULEX­i. Deri më sot, të gjithë i kanë ikur drejtësisë”, shkruan mes tjerash Marty.

“Burimet e drejtpërdrejta që disponojmë tregojnë në mënyrë të besueshme se Haliti, Veseli, Syla e Limaj, si dhe Thaçi e anëtarët e tjerë të rrethit të bashkëpunëtorëve të tyre të ngushtë, do kenë urdhëruar, e ndonjëherë do kenë ndjekur edhe personalisht, realizimin e një numri vrasjesh, burgosjesh, agresionesh dhe marrjesh në pyetje, në rajone të ndryshme të Kosovës dhe konkretisht, çka na intereson në mënyrë më të veçantë, gjatë operacioneve të kryera nga UÇK-ja në territorin shqiptar, në vitet 1998-2000”, thuhet në raport.

Patrullimet ndër vite në mes të KFOR-it dhe forcave serbe

Mimoza Sadiku

Më 7 gusht, nuk ishte hera e parë që misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, kreu një patrullim të sinkronizuar me Forcat e Armatosura serbe, në vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo është një praktikë, që ky mision ka kryer ndër vite.

KFOR-i nuk deshi të komentojë deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, lidhur me atë nëse patrullimet e sinkronizuara mes KFOR-it dhe forcave serbe mund të quhen të tilla, por të cilësohen si patrullime të përbashkëta, pasi ministrja kosovare ka thënë se për aktivitete të tilla askush nuk ka mandat dhe autorizim.

Nga misioni i KFOR-it megjithatë kanë shtuar se “patrullimet e sinkronizuara në mënyrë rutinore kryhen ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura serbe përgjatë Vijës administrative kufitare”.

“KFOR-i ka kontakt me Forcat e Armatosura serbe dhe bashkëpunimi është i mirë dhe efektiv”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Mario Renna, zëdhënës i komandantit të KFOR-it.

Mediat në Kosovë atë ditë raportuan se forcat serbe u panë në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës. Lajmi se forcat serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës, në këtë “patrullim të sinkronizuar” me KFOR-in, nxitën shqetësime në Prishtinën zyrtare.

Lidhur me atë që ka ndodhur në Karaçevë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin.

Sidoqoftë, KFOR-i sqaroi se në Komunën e Kamenicës kanë zhvilluar një patrullë të sinkronizuar me Forcat e Armatosura serbe, “përgjatë vijës kufitare administrative, në afërsi të fshatit Hodovc”.

Sipas njoftimit të KFOR-it, vija kufitare – që është e gjatë 350 kilometra – nuk është krejtësisht e shenjëzuar dhe e përcaktuar mirë dhe se patrullat e sinkronizuara të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura serbe lëvizin “përgjatë Vijës kufitare administrative me një shkallë përshtatjeje të imponuar nga terreni”.

Megjithatë, KFOR-i tha se në patrullimet që zhvillon me forcat serbe, asnjëherë këto të fundit nuk ndahen nga anëtarët e KFOR-it.

Ky mision theksoi se patrullime të ngjashme ka kryer edhe në të kaluarën.

Ndërkohë, lidhur me këtë në një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralimajorin Michele Risi është njoftuar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, i cili deklaroi se hyrja e forcave të xhandarmërisë̈ serbe në territorin e Kosovës ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët i këtyre forcave me pjesëtarët e KFOR-it.

Veliu, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se me KFOR-in janë dakorduar që të rinisin patrullimet edhe me Policinë e Kosovës.

Sidoqoftë, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të dielën deklaroi se ngjarja e 7 gushtit nuk mund të quhet patrullim i sinkronizuar, por “patrullim i përbashkët” ndërmjet KFOR-it dhe Serbisë, pasi sipas saj, një patrullim i sinkronizuar nuk nënkupton që forca të shteteve të tjera, të futen në territorin e Kosovës. Sipas saj, për këtë gjë askush nuk ka mandat e as autorizim.

“Popullit të shqetësuar duhet t’i sqarohet se a e ka shkelur Serbia marrëveshjen me NATO-n që ka hyrë 300 metra brenda territorit të Kosovës, apo këtë e ka bërë me aprovimin paraprak!”, ka shkruar Haradinaj- Stublla në Facebook.

Patrullimet e sinkronizuara, që nga viti 2008

Përveç më 7 gusht, KFOR-i ka kryer edhe në të kaluarën patrullime të sinkronizuara me forcat serbe. Në qershor të vitit 2018, ishin kryer patrullimet e sinkronizuara ndërmjet ushtarëve të KFOR-it dhe atyre serbë. Ky aktivitet ishte zhvilluar në zonën veriore të Komunës së Istogut që gjendet në kufi me Serbinë, dhe siç kishte njoftuar Ushtria sllovene – që kishte marrë pjesë në këtë aktivitet – gjatë këtij patrullimi “nuk u identifikua asnjë aktivitet i dyshimtë”.

Më 27 qershor të 2017-ës dhe më 31 gusht të po këtij viti, ishin kryer patrullime të sinkronizuara. Për këto dyja patrullime, KFOR-i ka thënë se janë bërë me qëllim të “të rritjes së bashkëpunimit në zbatimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjes teknike ushtarake”.

Ndërkaq, në dhjetor të vitit 2016, forcat e KFOR-it po ashtu kishin kryer patrullime të sinkronizuara me forcat serbe, në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Komunën e Leposaviqit.

Më 5 maj, 2010, në ueb-faqen e NATO-s u tha se në pjesën veriore të Kosovës, pranë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, forcave daneze të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura serbe, mbajtën patrullime të sinkronizuara nga shkurti i atij viti deri në muajin mars.

“Këto patrullime janë pjesë e programit të Komisionit të përbashkët për implementim dhe kanë për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë”, thuhej në njoftimin e NATO-s të publikuar në maj të vitit 2010.

Ndërkaq, në një raport të Kombeve të Bashkuara të vitit 2008, njoftohej po ashtu për patrullim të sinkronizuar mes KFOR-it dhe Forcave serbe.

Patrullimi thuhej se ishte kryer më 19 qershor, 2008 – vetëm pak muaj pasi Kosova kishte shpallur pavarësinë.

“Patrullimet e sinkronizuara ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura serbe u kryen sipas planit”, thuhej në një raport të OKB-së, ku theksohej se ky patrullim ishte kryer në Rudare të Serbisë më 19 qershor, 2008.

Më 22 korrik, 2020, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Michele Risi, kishte marrë pjesë në video-konferencën e tetë të “Javës së NATO-s në Beograd”, ku kishte theksuar se bashkëpunimi ndërmjet Komandës së KFOR-it dhe Forcave të Armatosura serbe “është kyç” për partneritetin midis dy forcave.

Risi kishte thënë se patrullimet e sinkronizuara ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të armatosura serbe në vijën kufitare kontribuojnë në mbajtjen e paqes dhe atmosferës pozitive, që sipas tij, janë të rëndësishme për popullatën që jeton në atë zonë.

Në Kosovë, forcat e KFOR-it filluan të vendosen më 12 qershor të vitit 1999. Fillimisht, ishin rreth 50,000 mijë ushtarë nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin nga vendet që janë pjesë e aleancës së NATO-s.

Aktualisht, në Kosovë janë rreth 3,500 trupa të KFOR-it.

Spanjë, e ardhmja e monarkisë pas largimit të ish-mbretit (video)

Alfonso Beato

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos është larguar nga vendi, përballë akuzave të mundshme për shkelje të ligjeve financiare. Monarku, i cili ia kaloi kurorën të birit, Felipe, gjashtë vjet më parë, nuk është zyrtarisht nën hetim. Skandalet e ish-mbretit dhe largimi i tij kanë rindezur debatin nëse Spanja duhet ta mbajë ose jo monarkinë.

Juan Carlos ka qenë mbret i Spanjës nga viti 1975, kur erdhi në fron pas vdekjes së diktatorit Francisco Franco, e deri në vitin 2014.

Ai hoqi dorë nga froni pas disa skandaleve, siç ishin njoftimet se kishte marrë pjesë në gjuetinë e elefantëve në Botsvanë dhe se kishte një të dashur në moshë të re.

Tani ish-mbreti është larguar nga vendi, këtë radhë mes aludimeve për shkelje të ligjeve financiare. Qeveria e Spanjës reagoi ndaj largimit.

“Ne respektojmë në mënyrë absolute arsyet e vendimit të familjes mbretërore, pra krijimi i një distance nga çështjet e pretenduara që sot mund të jenë subjekt i një hetimi gjyqësor”, tha kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Presionet politike dhe juridike që e shtynë ish-mbretin të largohej nga Spanja përsëri kanë ngritur pyetje mbi atë nëse vendit i duhet një monarki.

Për disa banorë të Spanjës, monarkia paraqet një relike të së kaluarës, një tranzicion të domosdoshëm nga diktatura e gjeneralit Franco por që tani ka tejkaluar dobinë e saj.

“Ai u vendos aty (në fron), qëndroi, dhe askush nuk ngriti dyshime për këtë. Unë jam 100 për qind anti-monarkist. Mendoj se (monarkia) është një anakronizëm dhe nuk i përket kohës tonë”, thotë Antonio Carmona.

Të tjerët e shohin ish-mbretin Juan Carlos si një udhëheqës që ndihmoi Spanjën të bëhet një vend modern, demokratik, pas dekadave të diktaturës së gjeneralit Franco.

“Po të mos ishte ai, ne nuk do të kishim demokraci”, thotë Luis Fernando.

Ka edhe nga ata që mendojnë se e ardhmja e monarkisë duhet të vendoset me referendum.

“Nuk ka mënyrë më të mirë për të ecur përpara në 40 vitet e ardhshme sesa t’ua lëmë njerëzve që të vendosin përmes një referendumi”, thotë Jordi Masip.

Ndërsa mundësia e një referendumi po diskutohet në rrugë, ajo deri tani duket e pamundur. Konservatorët e shohin monarkinë si një garantues të integritetit territorial të Spanjës.

“Ekziston frika e madhe se Rajoni Bask dhe Katalonja do të përfitonin nga një situatë e tillë. Ka nga ata që bëjnë thirrje për një referendum mbi monarkinë, ose për një republikë. Ka nga ata që bëjnë thirrje për lloje të tjera referendumesh dhe kjo është arsyeja pse është kaq e vështirë të ecësh përpara me këtë pikëpamje”, thotë Lluis Simon, Gazetar i La Republikës.

Mediat njoftojnë se ish-mbreti vendosi të largohej në Portugali dhe pastaj në Republikën Dominikane, në përpjekje për të mbrojtur djalin e tij, mbretin Felipe. Ditët në vijim dhe rezultati i çdo hetimi mund të përcaktojë të ardhmen e monarkisë, që dikur ishte një nga perandoritë më të mëdha të botës.

S‘ka zgjidhje në Ballkanin Perëndimor pa SHBA – Nga Prof. Dr. Christian Schwarz-Schilling

SHBA në vitet 1990 ndihmoi që t’u jepet fund luftërave në Bosnjë dhe në Kroaci. Edhe sot Amerika e ndërmerr iniciativën në Ballkan. Europa duhet të angazhohet më intensivisht, mendon Christian Schwarz-Schilling.

 

Në fund të korrikut të këtij viti gazeta britanike Guardian botoi artikullin me titull “Bill Clinton pushed ‘appeasement’ of Serbs after Srebrenica massacre”. Gazetari Julian Borger duke u bazuar në dokumentat e hapura për publikun nga Clinton Digital Library lidhur me politikën e SHBA-së ndaj Bosnjë-Hercegovinës arrin në konkluzionin, se presidenti i SHBA-së dhe ekipi i tij synonin me shumë vendosmëri fundin e luftës (1992-95) për ish-republikën jugosllave.

Sipas Borger, Clinton menjëherë pas gjenocidit në Srebrenicë donte t’i kërkonte qeverisë së Bosnjes të drejtuar nga myslimanët, që të bënin lëshime territoriale ndaj serbëve të Bosnjes. Madje një ndarje përgjatë linjës etnike duke përfshirë edhe “Land Swap” si dhe një referndum për shkëputjen e pjesës së vendit të kontrolluar nga serbët, kjo përmendej pas dy tri vjetësh në një dokument strategjik me emërtimin “Endgame”.

Nëse e lexon me kujdes dokumentin “995-07-20A, NSC Paper Bosnia Endgame Strategy”, has në një kontekst krejt tjetër. Këshilltarët e Clintonit  janë përpjekur të paraqesin, se me çfarë masash mund të arrihej paqja në Bosnjë. Këtu të bie në sy, që propozimet e tyre përmbajnë edhe opcione, që kanë qenë të njohura shumë më përpara. Qysh në vitin 1993 Lord Owen, drejtuesi britanik i bisedimeve për Europën, propozoi një plan për një copëzim edhe më të madh të Bosnjës.

Vallë presidenti Clinton e ka vlerësuar vet “Endgame” dhe e ka konsideruar atë si të mirë? Lidhur me këtë nuk shkruhet asgjë në artikullin e Julian Borger e po ashtu asgjë nuk dihet për këtë. Çfarë ndodhi atëherë pas gjenocidit në Srebrenicë dhe përpara bisedimeve në Dejton?

Konferenca në Split

Politika britanike për Bosnjën nuk donte të përzihej më thellë, donte t’i drejtonte bisedimet pas Srebrenicës në të njëjtin stil si edhe më parë – ndonëse sulmet serbe vazhdonin të avanconin dhe me këtë afronte edhe pushtimi i tërë i vendit duke konturuar kësisoj katastrofën tjetër pas Srebrenicës në qytetin perëndimor të Bosnjes, Bihać.

Paqja nuk u arrit prej lëshimeve të përmendura nga Julian Borger, por nga konferenca e Splitit. Më 22 korrik 1995 presidenti i Bosnjes, Alija Izetbegović dhe homologu i tij kroat Franjo Tuđman u takuan në qytetin bregdetar kroat, përë të shpallur një deklaratë të përbashkët mbi bashkëpunimin ushtarak të Kroacisë dhe Bosnjës. Unë vet, autori i këtij komenti, asokohe kam qenë i pranishëm.

“Oluja” çliron edhe Bosnjën perëndimore

Ofensiva kroate që pasoi “Oluja” (Sulmi, më  4 deri më 8  gusht 1995) solli kthesën ushtarake dhe ishte një ndër çastet më të rëndësishme në luftën për ish-Jugosllavinë. Ushtria kroate çliroi pjesët e Kroacisë deri në atë çast të pushtuara prej serbëve, ajo boshnjake mundi të rimarrë territoret boshnjake në perëndim të Bosnjës.

Jo NATO -ja, por “Oluja” i dha fund luftës në dy ish-republikat jugosllave. Prej “Oluja-s” u shmangën të gjitha rezervat, që ekzistonin deri në atë çast në radhët e bashkësisë ndërkombëtare dhe në NATO kundër një ndërhyrjeje më të fuqishme në luftë; prej “Oluja-s” ndryshoi tërësisht situata e luftës.

Europa mbeti pasive

Ndërkohë në NATO dhe veçanërisht nga Britania e Madhe dhe Franca pati një angazhim me insistim kundrejt presidentit të SHBA-së, Bill Clinton për të ndalur këtë kundërofensivë, duke argumentuar se kjo mund të nxisë Serbinë e madhe të pushtojë nga ana tjetër… “to stop this counteroffensives, arguing that they may incite greater Serbia to invade from the other side, but Clinton said he refused.” (The Clinton Tapes von 2009, 277). Clinton refuzoi.

Sidoqoftë me sukseset ushtarake boshnjake dhe kroate dolën jashtë loje si strategjia ashtu edhe opcionet e dokumentit “Endgame”. Serbët e Bosnjës erdhën në tryezën e bisedimeve në Dejton. Mundësia e një shkëputjeje të “Republika Srpska” – pjesës së Bosnjes, që në luftë u „spastrua etnikisht” dhe ku tani jetojnë kryesisht serbë – në asnjë çast nuk ka qenë temë në tryezën e bisedimeve të paqes në qytetin e SHBA-së në fund të vitit 1995.

Injorim për SHBA-në

Se çfarë roli ka luajtur Europa që nga fillimi i luftrave në Ballkan në vitet 1990, kjo mundi të shihej qartë qysh në maj 1993. Asokohe presidenti Clinton dërgoi ministrin e tij të Jashtëm Warren Christopher në Europë, për të diskutuar mbi planet e ndërhyrjes të përpiluara në Amerikë – por politikanët europianë e injoruan të dërguarin e SHBA-së.

Vetëm aleanca e krijuar në Split mes Bosnjës dhe Kroacisë dhe faktit, që amerikanët i dhanë ndihmë ushtarake Kroacisë, bëri t’i jepej fund luftrave në Kroaci dhe në Bosnjë. Ne vetëm mund t’i jemi mirënjohës presidentit të atëhershëm amerikan Clinton, që të dy popujt i trajtoi me seriozitet dhe u ndihmoi atyre.

Appeasement? Një akuzë e padurueshme

Pikërisht Clintonin ta akuzosh tani për politikë appeasement kundrejt serbëve pas Srebrenicës, kjo shkon në kufijtë e deformimit të hitorisë. Artikulli anti-amerikan i gazetës, Guardian i ndihmon sot në radhë të parë separatistëve të përjetshëm, si p.sh. anëtarit aktual të presidencës boshnjake Milorad Dodik. Ai menjëherë në agjencinë boshnjako-serbe “Srna”, kërkoi që të „rehabilitohet ideja e SHBA-së për një secesion të Republika Srpska.”

Fakt është, që SHBA i ka ndihmuar për paqen asokohe Bosnjë-Hercegovinës, në një kohë kur Europa nuk donte të vepronte me vendosmëri. SHBA-ja vazhdon të jetë e angazhuar në Ballkanin Perëndimo – pavarësisht që nismat si ajo aktuale e të ngarkuarit të posçaëm të SHBA-së për Kosovën Richard Grenell mund të cilësohen si dritëshkurtër dhe të rrezikshme. SHBA-ja mbetet një aleate e fortë në Ballkanin Perëndimor, që ndërmerr iniciativën. Edhe rezoluta e senatit të SHBA-së në jubileun e 25 vjetorit të gjenocidit Srebrenicës deri më sot nuk është ndërmarrë nga asnjë shtet europian.

Ku ka mbetur Europa? Europa duhet sërish të angazhohet më intensivisht në Ballkanin Perëndimor, për të zhvilluar atje shtetin ligjor, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Artikuj si ai i Julian Borger në Guardian janë kthim në një shablon, që nxiti atëbotë luftrat e Ballkanit. Nuk është mirë për Guardian me të tilla rishkrime të nxituara të historisë.

*Prof. Dr. Christian Schwarz-Schilling ka qenë nga viti 1982 deri 1992 ministër federal i Postës dhe Telekomunikacionit nga partia CDU. Ai e dorëzoi postin në shenjë proteste kundër qendrimit të qeverisë gjermane në luftën e Bosnjës. Në vitet 2006/07 ka qenë Përfaqësues i Lartë i BE në Bosnjë-Hercegovinë.

Isabel Allende: Jam 77 vjeçe dhe e di që nëse virusi më kapë, do vdes

Mbi pandeminë dhe frikën

Nga Isabel Allende

Meqenëse Paula (vajza ime) vdiq 27 vjet më parë, unë kam humbur frikën e vdekjes. Para së gjithash, sepse e pashë të vdiste në krahët e mi dhe e kuptova që vdekja është si lindja, është një tranzicion, një prag dhe kam humbur frikën e saj personalisht.

Tani, nëse virusi më kap, unë i përkas popullatës më të rrezikuar, të moshuarve, unë jam 77 vjeçe dhe e di që nëse e marr, do të vdes. Kështu që mundësia e vdekjes është shumë e qartë për mua tani, e shoh atë me kuriozitet dhe pa frikë.

Ajo që më ka mësuar pandemia është të kuptoj se sa pak më duhen. Nuk kam nevojë për të blerë, nuk kam nevojë për më shumë rroba, nuk kam nevojë të shkoj diku apo të udhëtoj. Unë mendoj se kam shumë. Shikoj përreth në shtëpi dhe pyes veten përse.më duhen të gjitha këto. Pse më duhen më shumë se dy pjata?

Po zbuloj se kush janë miqtë e vërtetë dhe njerëzit me të cilët dua të jem.
Virusi po na mëson përparësitë dhe na tregon një realitet. Realiteti i pabarazisë. Si disa njerëz e kalojnë pandeminë në një jaht në Karaibe dhe njerëz të tjerë vdesin nga uria deri në vdekje.

Ai gjithashtu na mësoi që ne jemi një familje. Dmth ajo që ndodh me një qenie njerëzore në Wuhan, ndodh me planetin, ndodh për të gjithë ne.

Nuk ka më asnjë ide të tillë fisnore që ne jemi të ndarë dhe se ne mund të mbrojmë grupin ku bëjmë pjesë ndërsa pjesa tjetër e njerëzve nuk na intereson. Nuk ka mure, nuk ka mure që mund të veçojnë njerëzit.

Krijuesit, artistët, shkencëtarët, të gjithë të rinjtë, shumë gra, po e konsiderojnë një normë të re. Ata nuk duan të kthehen në atë që ishte normale.
Ata pyesin veten se çfarë botë duam.

Kjo është pyetja më e rëndësishme tani.
Kjo ëndërr e një bote tjetër: ne duhet të shkojmë atje.

Dhe unë reflektoj: në një moment të caktuar kuptova se njeriu hyn në botë për të humbur gjithçka. Sa më gjatë të jetoni, aq më shumë humbni. Në radhë të parë, ju po humbni prindërit tuaj, ndonjëherë njerëz shumë të dashur përreth jush, kafshët shtëpiake, vendet dhe madje edhe fakultetet tuaja.

Ju nuk mund të jetoni në frikë, sepse kjo ju bën të imagjinoni gjëra që nuk ndodhin dhe vuani dy herë më shumë.
Ne duhet të pushojmë pak, të përpiqemi të shijojmë atë që kemi dhe të jetojmë të tashmen”.

Vetëdijësimi i qytetarëve, e vetmja mundësi për ndryshim! – Nga Florim Zeqa

Përçarja e skenës politike e nisur ne fillet e saj po vazhdon edhe në ditët e sotme. Shkaktimi i krizave të njëpasnjëshme institucionale në vend janë produkt i kësaj klase politike, e cila asnjëherë nuk u muar seriozisht me problemet e qytetarëve, por vetëm për interesat e tyre personale.

Rënja e paralajmëuar e ‘Qeverisë Hoti’ nuk është e para dhe as që do të jetë e fundit. Sikurse qeveria paraprake edhe kjo do të rrëzohet nga brenda e jo nga jashtë.

Humbja e fuqisë politike të një lideri partiak në koalicionin qeverisës po bëhet shkaktar i rënjes së qeverive, madje kjo tashmë është bërë dukuri e zakontë.

Uniteti i brishtë qeveritar dhe opozicioni i liderëve partiak po bëhet shkas i rënjes edhe i kësaj qeverie, e cila deri më tani, në mos për suksese, është shquar për urtësi dhe maturi politike.

Me rrëzimin e ‘Qeverisë Hoti’, po bëhemi shëmbulli më i keq në rajon i rrëzimit të dy qeverive brenda gjashtë muajve me pandeminë si “senduiq” në mes!
Rënjen e ‘Qeverisë Hoti’ nuk mund ta parandaloj as shkopi magjik i zgjidhjes së të gjitha problemeve.

Pavarësisht faktit, se sa gjatë do të mbetet në pushtet, ‘Qeveria Hoti’ shënoi rekordin e parë të zgjedhjes së dy qeverive brenda një legjislature të Kuvendit!

Se a do të thyhet ky rekord apo do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, sërish varet nga dakordimi i krerëve të këtyre partive politike, të cilët përafërsisht janë bërë të gjithë të njëjtë.

Pavarësisht se kush do të vie nesër në krye të ekzekutivit, përseri do të përballet me të njëjtat probleme dhe vështirësi. Me vete do ta ketë edhe “Lista Srpska”, si një të keqe të domosdoshme, që kjo klasë politike e pranoi si kategori kushtetuese me vende të rezervuara në Kuvend.

Bashkëjetesa me virusin do të jetë një e keqe shtesë, e cila i ka sfiduar edhe qeveritë e vendeve më të fuqishme, e lërë më neve se jemi ende në margjinat e ndërtimit të shtetit.

Shihet qartë se partitë aktuale nuk janë të afta të përballen me problemet madhore që ka vendi, e aq më pak me menaxhimin e pandemisë.

I suksesshëm në drejtimin e shtetit do të jetë një lider apo një subjekt politik që është i gatshëm t’i merrë jo vetëm meritat, por edhe të gjitha përgjegjësitë për dështimet gjatë rrugëtimit politik.

Krijimi i blloqeve të reja politike, jo vetëm që nuk paraqet shpresë dhe shpëtim për vendin, do ta zgjasë “Status Quon” politike si dhe do t’ua shtojë vuajtjet qytetarëve të vendit dhe brengat e mërgimtarëve.

Për shkak se këta politikan, jo vetëm që s’dinë dhe s’kanë kapacitet, nuk mund as të zhveshen nga interesat personale, gjegjësisht nga zhvatja dhe grabitja e posteve, gënjeshtrat dhe mashtrimet e përditshme.

Shpresa mbetet tek ngjizja e një alternative të re politike dhe tek vetëdijësimi i qytetarëve, me mosvotimin e politikanëve mashtrues si e vetmja mundësi për largimin e kësaj klase të papërgjegjshme nga skena politike.

PËRGATITJA E MËSUESIT SI EDUKATOR I NXËNËSIT. SYNIMET E EDUKIMIT – Nga MSc. Albert Habazaj*

 

Përmbledhje/ Abstrakt

Me këtë kumtesë mbi procesin e edukimit kulturor në shkollat tona, do të përqëndrohemi në ecurinë e zhvillimit të arsimit të fëmijëve tanë, që natyrshëm kalojnë me botën e librave në vend të parë dhe me botën e lodrave në vend të dytë. Nxënësi ynë përparon kur funksion si duhet edukimi në familje dhe në shkollë, nëpërmjet raportit të drejtë të trekëndëshit: prind – nxënës – mësues, sa klasik aq dhe bashkëkohor, për nga dobia e rezultateve që ka sjellur, kur ka funksionuar sipas standardeve të kërkuara. Synimet e edukimit arrihen me ndershëmëri profesionale, me kulturë qytetare, me dashuri ndaj nxënësit, si ndaj fëmijës tënd dhe me vlerësimin e punës në grup, duke e konsideruar veten si pjesë e së tërës. Që udhëtimi i edukimit të vijojë përditshmërisht normalisht, ndër tre hallkat e zinxhirit të artë, gjykojmë se parësore del përgatitja e mësuesit si edukator, jo thjesht si teknicien, ekspert mësimor, por sidomos zotërues i metologjisë në procesin mësimor dhe edukativ të klasës e shkollës sonë. Nuk mund ta quajmë të drejtë që përgatitja e mësuesit si edukator të shikohet si ishull më vehte, e shkëputur nga dy hallkat e tjera të rëndësishme të sistemit: prindi dhe nxënësi. Secili ka vendin dhe rolin e tij në këtë proces, ku mësuesi jep dije e kulturë, nxënësi merr dije dhe edukohet, ndërsa prindi vijon me format e tij etiko-morale edukimin në familje, duke qenë hallka e ndërmjetme midis dhënësit – mësues dhe marrësit – nxënës.

Fjalët çelës/ kyçe: edukimi, shkolla, përgatitja, raporti mësues – nxënës – prind

  1. Hyrje

Në rrafshin e pedagogjisë, kur flasim për edukimin, kuptojmë procesin e gjerë të formimit tërësor të personalitetit të njeriut, zhvillimin e tij gjatë gjithë jetës. Edukimi është një veprimtari e organizuar, e vetëdijshme, për të ndikuar mbi njerëzit, sidomos mbi brezat e rinj, për t’i formuar ata sipas një synimi të caktuar. Hapësirat e edukatës, ose përmasat e saj janë shumë të gjera. Ato shtrihen në tërë jetën tonë. Ndër fushat më kryesore, kryesisht në kuptimin, brendinë, rrugët kryesore të edukimit, prof. Musa Kraja ndërton këtë pemë pedagogjike të hapësirave të edukatës: “1. Edukata mendore, 2. Edukata morale, 2.1 Rrugët kryesore të edukimit moral, 2.2. Dy fushat konkrete të edukimit moral, 3. Edukata e punës, 4. Edukata teknike, 5. Edukata fizike, 6. Edukata shëndetësore, 7. Edukata estetike”[1]. Çdo mësues e ka të qartë se ato zhvillohen në harmoni me njëra-tjetrën dhe jo të shkëputura, pra, edukata mendore zhvillohet në harmoni me edukatën fizike, edukatën e punës, morale, estetike, teknike, nëpërmjet veprimtarisë arsimore, edukative të shkollës, të institucioneve të tjera, të medias, familjes etj. Nxënësi formohet në dy hapësira të tilla që cilësohen si makromjedis dhe mikromjedis. Mikromjedisi përfaqëson ato rrethana dhe kushte konkretet në të cilat nxënësit tanë sillen ditë për ditë, kalojnë sidomos një pjesë të kohës së lirë. Këto mjedise i ndeshim kudo, si në krye të ndonjë rrugice, në sheshe, në oborrin e shkollës, në rrugë, në varësi të lagjeve të vjetra dhe tradicionale të qytetit, në një shesh fshati, tek furra, klubi, fusha e lojës etj. Ndërsa makromjedisi përfshin gjerësisht mjedisin e qytetit, të zonës, lagjes apo fshatit. Ka efekt shumë të madh në edukim. Makromjedisi i Dukatit, Nartës apo Kaninës nuk mund të jetë si në një zonë në Dibër, Elbasan apo Korçë. Shkolla është institucioni i mësimit dhe edukimit, shtëpia e dritës së dijes, vatër e edukimit kulturor. Edukimi i nxënësve kërkon marrëdhënie të shëndosha të trekëndëshit mësues – nxënës – prind. Po bëjmë një paralelizëm jo thjeshtë për ilustrim figurativ. Nuk mjafton që pema të mbillet për t’u rritur e shëndetshme, duhet të ujitet, të krasitet, të punohet toka rrotull pemës (të prashitet, të plehërohet) etj. Agronomët, fermerët, bahçevanët i njohin mirë këto procese jetike për pemën dhe ia bëjnë me përpikmëri dhe në kohën e duhur. Kështu funksionon edhe puna me fëmijën, me nxënësit tanë. Falë përvojës shumëvjeçare në arsimin e cilkit të ulët, kemi vënë re që ka prindër që thonë: “Unë të dorëzoj fëmijën, ti, zotni mësues apo zonja mësuese je përgjegjës/ e për gjithçka ndaj tij”. Nuk mendojmë se është i drejtë një qëndrim i tillë i papërgjegjshëm, sepse fëmija vërtet në shkollë merr bazat e arsimimit dhe edukimit qytetar, por fëmija, që na është besuar, ka prindërit e tij, babën e nënën, që janë të pazëvendësueshëm, jo vetëm se është krijesa e tyre, por është edhe vijimi i jetës së tyre, kopja e tyre në kohë të re. Nga ana tjetër, në jo pak raste, mësuesi shfajsohet: “Është fëmijë me problem filan nxënës, s’merrem me të”. Edhe në këtë rast kemi mungesë përgjegjësie dhe aq më keq pandershëmri profesionale. Në qoftë se prindi, vërtet është babai apo nëna e nxënësit, ai në jetë mund të ketë profesion tjetër që ushtron, (jo detyrimisht mësues); mësuesi është në profesion mësues dhe detyrimisht duhet ta bëjë shumë mirë, sepse paguhet për ta ushtruar këtë profesion të nderuar me fëmijët, me brezat. Fëmijët vijnë në shkollë që të mësojnë lëndët sipas programit mësimor orë pas ore, ditë pas dite, semestër pas semestri e vit pas viti. Ata vijnë po aq të edukohen sipas normave qytetare dhe këto mesazhe edukimi t’i mishërojnë në jetë, të formësojnë shprehitë e kulturës qytetare dhe të rriten të shëndetshëm fizikisht, shkollarisht dhe qytetarisht. Në qendër të vëmendjes është nxënësi/ nxënësja. Që ai/ ajo të rritet dhe të bëhet i denjë për shkollën, familjen e shoqërinë, prindi dhe mësuesi duhet të bashkëpunojnë papushim, pa u lodhur, pa lozur “hidh e prit” “kungulleshkën” në kurriz të edukimit të nxënësit, por, në kuptimin më të mirë të fjalës, duhet të jenë shokë të ngushtë, sepse kanë një qëllim: edukimin e fëmijës/ nxënës. Nuk është objekt i kësaj kumtese puna e prindit me fëmijën e tij, por objekt kemi punën tonë si mësues me nxënësit tanë. Me kohë ka fituar qytetari shprehja “Mësuesi është prind i dytë për nxënësin” dhe popullariti i saj është mbushmendës, i motivuar. Kyçi për suksesin në punën me nxënësit është: mësimdhënia. Nuk është fjala vetëm tek spjegimi i duhur për dhënien e dijeve të mjaftueshme nxënësit hap pas hapi, por së pari komunikimi me ta, mënyra e të sjellurit, se, siç na kujton fjala e urtë e popullit: “Ç’të mbjellësh, do të korrësh”. Komunikimi është art më vete, art i bukur i fjalës së shprehur, ndëraq më i vështiri, po sa fisnik. Me fjalën e ngrohtë e bën për vete nxënësin e ai të do si prind; me fjalën e ftohtë, e largon, e humbet respektin e mundshëm të tij. Nxënësi vjen në shkollë të mësojë, të nxëjë, se ka nevojë të mbushet me dije. Ai vjen në shkollë të formohet, të edukohet, të zbatojë normat, rregullat, rregulloret, ligjet, kodet etike dhe estetike të jetesës. Nuk janë të gjithë nxënësit të mirësjellshëm në shkollë, se, po themi, ashtu janë mësuar në jetën parashkollore. Mësuesi prandaj është mësues, që t’i mësojë dhe edukojë, me qetësi e dashuri, pa i fyer, pa i prekur në personalitet, sepse temperamentet e tyre përbëjnë variante mozaikore, që nuk mund t’i imagjinojmë. Këtu ne na vjen në ndihmë pedagogjia dhe psikologjia. Prapë urtësia popullore na sjell në kujtesë fjalën e rrallë: “Gjuha hekur s’ka e hekur thyen”. Mësimdhënia nuk është abstrakte: nuk do të thotë të përvetësosh veç disa rregulla, ndërtime fjalish, pra nuk bëhet fjalë vetëm për lëndën në vetvete në lidhje me nxënësin. “Gjuha dhe kultura ndikojnë pareshtur mbi njëra-tjetrën”[2]. Misioni ynë realizohet përditshëm në punën tonë me nxënësit e vështirë, të zgjuarit dhe nxënësit me kufizime të lehta. Thuhet se nxënësit me dhunti, një dorë të ngrohtë mësuesi duan dhe ecin. Vullneti, dëshira dhe ndershëmëria profesionale shfaqem më dukshëm në punën e diferencuar me nxënësit me probleme, apo të vështirë si quhen ndryshe.

  1. Procesi i të nxënit, një proces i motivuar

Procesi i të mësuarit, në të cilin marrin pjesë mësuesit dhe nxënësit, përbëhet nga mësimdhënia, që realizohet kryeshisht nga mësuesi si organizator dhe drejtues i procesit mësimor, si dhe nga të nxënët, proces që e realizon nxënësi, fillimisht nën drejtimin e mësuesit dhe, gradualisht, drejt një të nxëni të pavarur. Ndodh që konceptet “të nxënit” dhe “të mësuarit përdoren në vend të njëri-tjetrit. Në fakt, ekzistojnë edhe kuptime të tjera.

Të nëxënët është një proces, nëpërmjet të cilit çdo nxënës dhe çdokush tjetër fiton njohuri, shkathtësi dhe shprehi. Njeriu gjatë gjithë jetës është nxënës. Edhe mësuesi mëson për vete, freskon njohuritë e fituara dhe aftësohet më tej, që të jetë mbushmendës, i plotë dhe jo i cunguar në dijet që u jep nxënësve, në përputhje me grupmoshën, programin mësimor – edukativ etj. Pra, kur themi që njeriu mëson gjatë gjithë jetës, kemi parasysh gjithë periudhën jetësore të tij, që sa lind, gjatë foshnjërisë, fëmijërisë e deri në pleqëri; mëson në shtëpi, në shumë fusha; mëson në shkollë, madje me synime të caktuara, sipas planeve dhe programeve të përcaktuara nga organizmat kompetente, për një vëllim të caktuar informacioni, njohurish, dhe arrin në përvetësimin e mënyrave të reja të zgjidhjeve, të kuptuarit, zbatimit të tyre në praktikë. Në këtë rrafsh, duke bërë dhe lidhjen e mikromjedisit me makromjedisin, njeriu mëson në shkollë, por mëson edhe në shoqëri, në libra, nëpërmjet burimeve të tjera të informacionit, duke mbetur të nxënit një proces i pandalshëm; mëson edhe në mënyrë të organizuar (në shkollë dhe në institucione të tjera që punojnë me plane dhe programe të caktuara), por ky proces, jashtë shkolle është edhe i rastësishëm. Ne përpiqemi që ky organizim të bëhet edhe në shtëpi. Në të nxënët nuk mund të kërkojmë receta absolute, pasi tek çdo nxënës ka edhe diçka origjinale në të nxënit e tij. Kjo nuk do të thotë që nxënësi të mos marrë në konsideratë përvojën e të tjerëve, kur ajo jep rezultate të mira. Ne mund të ndihmojmë nxënësin që të zgjedhë metodën më të mirë të të nxënit. Ky proces realizohet në mënyrë individuale. Prindi i cakton fëmijës një kënd të nxënies, por mbajtjen, shfrytëzimin e bën vetë nxënësi. Ai zgjedh mjetet shumë të domosdoshme, të cilat i përdor jo vetëm njëherë, por i ka mjete pune të përhershme, si fjalorë, atlasë, libra ushtrimesh, veç teksteve bazë të lëndëve. Të nxënit, si proces, nuk ndalet vetëm në kapjen e informacionit, edhe pse shfaqja e një modeli mund të thjeshtësojë përpunimin e përgjigjes. Përvetësim të vërtetë të informacionit do të vëmë re vetëm nëse kjo do të ketë një përgjigje të subjektit ndaj situatës dhe sipas konstruktivizmit (frytshmërisë, dobishmërisë; shën. im – A. H), nëse do të ketë kuptim apo ndërgjegjësim të kësaj sjelljeje të re, gjë që çon në një konceptim nga ana e nxënësit.

Si rrjedhojë e re e të nxënit, nga faktorë objektivë dhe subjektivë, nga familja, shkolla, shkolla, shoqëria, media, nga studimi individual, vetëedukimi, vetëveprimi, vetëarsimimi, këmbëngulja, ambicja nga nxitja dhe stimulimi i përdorur prej mësuesve, shkollës, institucioneve të specializuara, etj., sigurohet një përvetësim aktiv, nxitet më tej mendimi dhe veprimi i nxënësve. Ky është edhe synimi i punës sonë si mësues. “Shkolla nuk është as vend i “pavarësisë së nxënësit” nga mësuesit, por as fushë beteje, për të treguar “Unin” apo egocentrizmin pedagogjik të mësuesit”[3]. Një vëmendje e veçantë ndaj teknikave të informacinit, teknikave të të nxënët shkollor ka dhënë rezultat, si një veprimtari me karakter të thelluar individual, prej nga rrjedh edhe domosdoshmëria e njohjes dhe e zotërimit të teknikave për ta realizuar atë si një rrugë që lehtëson shumë përqëndrimin e forcave dhe energjive tek nxënësi. Në aparatin pedagogjik të tekstit mund të formulohen pyetje nga vetë nxënësi. Pas pyetjeve shtrohet problemi i vetëkontrollit, leximit aktiv me theksime të veçanta në pauzat domethënëse dhe në të menduarit gjatë asaj kohe, në shënimet gjatë të lexuarit, në nxjerrjen e çështjeve kryesore, në formulimin e një skeleti etj., aty zënë vendin edhe riprodhimi i informacionit, zbatimi i tij si efektshmëri e të nxënit. Niveli më i lartë i veprimtarisë është zgjidhja e problemeve me ndihmën e njohurive të reja të përvetësuara. Provimi është metodë e të nxënit intensive. Kur flasim për teknikat e të nxënit, kujtojmë skemën e thjeshtë që përfshin:

  • Të dëgjuarit
  • Të lexuarit
  • Të shënuarit
  • Riprodhimi i pavarur
  • Diskutimi
  • Zgjidhja e problemeve.

Është thënë që të nxënit është një proces i motivuar. Nxënësi mund të mësojë nga që i pëlqen të nxënit. Është e nevojshme të theksohet se në organizimin e mësimit, nëse duam të kemi pjesëmarrjen e nxënësit duhet të fillojmë të sigurohemi që rezultati i pritur të integrohet midis projekteve të subjektit, domethënë të merret nga ai si një kontribut për realizimin e objektivave të tij. Mësuesi mund të ruajë procedurën e tij vetëm pasi të jetë informuar mbi gjuhën, konceptet, aftësinë e funksioneve mendore dhe stilet e njohjes së nxënësit. Në praktikë, njohja e nxënësve duhet të jetë objekt i vazhdueshëm i kërkimit nga ana e tij. Në këtë kuadër, është me interes të shihet se ç’vend i lihet motivimit, nevojave dhe interesave të nxënësit, cilët janë funksionet mendore të nxitura, cilat janë modelet e propozuara dhe cili është qëllimi për të cilin i vendosim nxënësit:

– Sepse do të marrë fillimisht nota të mira dhe më tej një dëftesë, diplomë a çertifikatë;

– Sepse nuk do të përsërisë vitin shkollor;

– Sepse ngulmojnë prindërit dhe nxënësi nuk do t’ua prishë atyre. Në këtë pikëpamje, ndeshim dhe alternativë të kundërt. Ajo që është themelore për ta kuptuar është se fëmijët mësojnë në mënyrë të pavarur, jo në grupe (siç ndosh me konviktorët – nxënës të shkollave të mesme apo studentët e universiteteve); ata mësojnë nga interesi dhe kureshtja që kanë, jo nga tendenca për të kënaqur të rriturit.

– Sepse dëshirojnë të përmbushin një ego personale;

-Sepse kërkojnë të arrijnë synime personale në gjuhë të huaj, në matematikë etj., nëpërmjet të cilave të arrijnë objektiva të domosdoshme për vetveten.

Të nxënit mund të udhëhiqet nga qëllime të çastit ose nga një gjerësi e qëllimit të tij në të mësuar. Gjithashtu, të nxënët është rezultat i aftësive të shumta: lidhet me aftësinë për të planifikuar kohën, për të mos pranuar ndikimin e elementëve irelevantë (të panevojshëm, të tepërt, të pavend; shën. im – A. H) të nxënit, për të shmangur tërheqësit e vëmendjes, për të zotëruar veten, për t’u mbështetur në forcat e tij, për të bashkëpunuar në grup.

  1. Përgatitja e mësuesit si mësimdhënës, si edukator i nxënësit

Në punën e përditshme me nxënësit, me klasat, mësuesi nuk mund të shfaqet thjesht si një profesionist i aftë dhe aq. Për profesionin mësuesi ka marrë diplomën. Siç u shprehëm edhe më lart, mësuesi punën e ka me nxënësit dhe me librat, me tekstet mësimorë dhe ato ndihmëse të edukimit të nxënësve të tij. Si frymën që merr, mësuesi duhet të përditësojë njohuritë bashkëkohore. Aq më tepër rritet përgjegjësia e tij për thithjen e materialit të nevojshëm nga bota e informacionit, sidomos sot kur fëmija është më i zgjuar dhe, të paktën, ka njohuri më të shumta se bashkëmoshatarët e tij para 10 vjetësh. Përse mos të shtrojmë pyetjen: a është i aftë mësuesi të ndjekë prurjet e reja nga bota digjitale? A është zoti t’ua transmentojë në mënyrën e duhur dhe në masën e caktuar fëmijve që prindërit i kanë dërguar në shkollë për të nxënë? Mos vallë ka edhe raste kur mësuesi sfidohet nga nxënësi për mikrobotën e dijeve të marra nga libri dhe interneti? Si përballohet kjo gjendje? Së pari, një gjendje e tillë as që nuk duhet të mendohet nga askush prej armatës së mësuesve, sepse nuk jemi thjeshtë mësimdhënës, por misionarë të dritës diturore.  Një mësues i paplotësuar me dije të përditësuara ndoshta do të ishte më mirë të bënte diçka tjetër më të dobishme për vete e për familjen e tij se sa të futej në klasë, në auditoret e shkollës dhe të ndjenjte skuqje në ndërgjegjen profesionale, kur intuita, memoria e mbushur nga të dhënat që na “bombardojnë” nëpërmjet celularit, laptopit, kompjuterit e mjeteve të tjera të “qelqit digjital” apo freskia informative e ndonjë nxënësi me prirje apo kushdo qoftë tjetër ta zinte “gafil”…, domethënë të papërgatitur!…

Mësuesi, qoftë tek nxënësi, qoftë tek prindi, është imazhi i edukimit të fëmijës që vjen në shkollë të pajiset me dije e kulturë qytetare. Kujtojmë dijetarët e periudhës së lashtësisë, që nga Soktrati, Platoni, Aristoteli, Demokriti e Kuintiliani, të cilët që ndikuan fuqishëm në edukimin e brezave, i mësuan ata dhe i pajisën me dituritë e duhura, hodhën themelet e veprimtarisë mësimore, edukative, duke i pasuruar proceset e teknikat deri tek përcaktimi i tri shkallëve të të mësuarit: intuitën, mësimin teorik, ushtrimet. Mësuesit e sotëm nuk kanë se si mos të kujtojnë me nderim personalitetet pedagogjike në nivel botëror për Mesjetën, të cilët i dhanë një frymë të re pedagogjike dhe të virtytshme arsimit, që nga pedagogu i shquar italian Vitorino de Feltre (1378-1446), që themeloi shkollën e tij “Shtëpia e gëzuar” ku krijoi mjedis tërheqës. Veç letërsisë, në atë shkollë mësohej algjebra, astronomia, dituri natyre etj. Kujtojmë humanistin anglez Tomas Mor (1478-1535), pedagogun dhe reformatorin çek Jan Amos Komenski (1592-1670), mendimtari tjetër anglez Xhon Lok (1632-1704) si dhe pedagogun dhe filozofin e madh zvicerian Zhan Zhak Ruso (1712-1778), i cili gabimisht ka hyrë në një pjesë të mirë të literaturës shqipe si autor francez. Pa u futur në rrjedhën e figurave të shumëfuqishme të arsimit dhe edukimit, do të kishte më shumë dobi për formimin tonë si mësues njohja dhe homazhi për personalitetet që u shquan në mendimin pedagogjik të Kohës së Re, si Johan H. Pestalocin, Johan F. Herbartin, Fridrih Frebel, Adolf Disterveg, K. D. Ushinski, Xhon Djui, Georg Kershenshtajner, A. S. Makarenko dhe William Killpatrirk. Po ndalojmë pakëz tek personaliteti i Johann Heinrich Pestalocit (1746-1827), mësues i shquar zvicerian, studiues, filozof e shkrimtar i përmasave botërore, i cili vuri bazat didaktikën e arsimit fillor. Tek ai spikatën idetë e mëdha për personalitetin e mësuesit, për rolin e tij në të gjithë veprimtarinë mësimore – edukative, për rolin e jashtëzakonshëm të nënës, si edukatore natyrore e fëmijës, për lidhjen e mësimit me praktikën, me prodhimin e jetën, si dhe në fusha të rëndësishme të edukimit moral, të edukatës së punës, etj. Idetë e Pestalocit ushtruan ndikim të madh mbi arsimin amerikan të shek. XIX. Pa e quajtur të nevojshme përmendjen nderuesve ndaj rilindasve tanë, që luftuar për liri dhe arsim kombëtar, duke u përulur para tyre, para pishtarëve të arsimit shqip në shekullin XX dhe dritanëve të dijes në periudhat historike vijuese, mendojmë të përmendim një përkufizim klasifikues të historianit të arsimit, profesor, akademik, Mësues i Popullit Hamit Beqja (1929-2011): “Në pedagogji ka dhe dy ndarje të mëdha-didaktikë dhe edukatë, më konkretisht teori dhe metodologji e të mësuarit (pra didaktikë). Didaktika është shumë konkrete, është shumë aplikative, shumë eksperimentale. Por edhe shumë normative. Dhe kur ka normativitet nuk mund të mos ketë edhe doza pedantizmi dhe pak formalizmi, qoftë edhe “sui generis”[4] (i llojit të vet, lloj më vete, i veçantë; shën. im – A. H). Jemi ndërgjegjësuar për misionin e gjerë socio-edukativ që ka marrë shkolla jonë në ditët e sotme dhe që me sa duket ka për të qenë një konstante që do ta theksojë këtë fizionomi edhe për të ardhmen. Roli i ri i shkollës në formimin qytetar dhe intelektual të nxënësit (brenda hapësirave diturore të grupmoshës) në shoqërinë tonë moderne kërkon një këndvështrim konkret të trekëndëshit mësues, nxënës, “fryma e shkollës” (nga mjediset familjare dhe sociale, gjeografia prej nga vjen kontingjenti nxënësve). Në procesin mësimor edukativ, motivimi i mësimnxënies ka dhënë rezultat kur është parë i pashkëputur pa motivimin optimal në rritjen e efektivitetit të mësimnxënies. Forma më elementare e mësimnxënies konsiston në krijimin e stadeve të nevojës, ku bashkëveprojnë situata “presion – barrierë’ dhe situata “shtrirje – tendencë”. Është i përhapur në shumë vende koncepti i një dinamike si një faktor motivues i shkollarit. Më 1970, Arnold përpunoi modelin teorik të motivimit të mësimnxënies, duke vënë në raport vertikal faktorët: “tension emocionues” – E, “intensitet i impulsit shtytës” – I dhe Frenimi” – R, pra I=E/R. Është pikërisht mësuesi që duhet të jetë mjeshtër i motivimit të mësinxënies, që mësimdhënien e trajton si harmoni e shëndetshme të dy këndvështrimve: mësimdhënia si art dhe mësimdhënia si shkencë. Në arsim roli kryesor është i mësuesit, vështruar në shërbim të bashkëpunëtorit të tij të pandarë dhe të përjetshëm: nxënësit. Kur diskutohet për tekstin është fjala e mësuesit ajo që i jep forcë e jetë. Kur flitet për metodat mësimore, është mësuesi që zgjedh; për edukimin, është mësuesi edukator; për marrëdhëniet mësues-nxënës është pikërisht ai që u jep tonin pozitiv ose dhe për shqetësime të këtyre marrëdhënieve; pra është mësuesi një figurë e pazëvendsueshme, personaliteti i të cilit është i lidhur me tërë problemet mësimore-edukative në shkollë.

Përfundime

Përvoja e punës dhe sidomos ballafaqimi me tekstet e fushës, që e trajtojnë pedagogjinë si shkencë mbi edukimin, edhe ne mund të shprehemi se mësuesi është hallka kryesore e veprimtarisë në shkollë. Ai është drejtues, organizues i procesit mësimor, interpretues i dokumentacionit shkollor, nga puna e të cilit varet veprimtaria e të tërë hallkave që veprojnë në shkollë ose në lidhej dhe bashkëpunim me të. Vetë natyra e punës së mësuesit kërkon që personaliteti i tij të përfshijë:

– Paralelisht vijmë tek idea e parë “lind”. Normalsht pamja e tij të jetë normale. Kjo është e dëshirueshme, kur është e bukur është edhe më mirë.

– Një përgatitje të përgjithshme shkencore dhe kulturore.

– Mësuesi duhet të jetë i thelluar në lëndën e tij, në profilin e ngushtë, duke ndjekur dijet bashkëkohore, informacionin  e ri që sjellin shndërrimet e vrullshme në disiplinën e tij, përvojat e reja, duke zgjeruar dhe aktualizuar në mënyrë të pandërprerë dijet në dispilinën  e tij shkencore.

– Mësuesi duhet të ketë përgatitje pedagogjike, didaktike dhe metodike.

– Mësuesi duhet të dallohet nga pasioni për punën me fëmijët, dashuria dhe respekti për personalitetin e nxënësit.

-Është e domosdoshme që mësuesi të ketë një figurë shoqërore dhe morale të rregullt.

Vetëm kështu, i veshur me këto cilësi e virtyte, mësuesi realizon 5 rolet e tij në shërbim të nxënësve në shkollë si ekspert mësimor, drejtues dhe udhëheqës i klasës së tij, si këshilltar, si model dhe si motivues i nxënësve për një të mësuar aktiv, për të pasur interesim dhe logjikë nga nxnësit e tij.

 

Bibliografia:

  1. Beqja, Hamit: “Gjurmë jete. Vepra 7”, Tiranë, Neraida, 2016.
  2. Buletini shkencor, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, nr. 3/ vol. 2, 2015.
  3. Kraja, Musa, “Pedagogjia”, Tiranë, Migreeralb, 2009.
  4. Tushi, Gëzim: “Edukimi në familje dhe në shkollë: kontekste të reja të marrëdhënieve prind-mësues-nxënës”, Tiranë, Toena, 2017.

[1] ) Kraja, Musa, “Pedagogjia”, Tiranë, Migreeralb, 2009, f. 147.

[2] ) Buletini shkencor, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,  nr. 3/ vol.2, 2015, f. 186.

[3] ) Tushi, Gëzim:  “Edukimi në familje dhe në shkollë: kontekste të reja të marrëdhënieve prind-mësues-nxënës”, Tiranë, Toena, 2017, f. 276.

[4] ) Beqja, Hamit: “Gjurmë jete. Vepra 7”. Tiranë, Neraida, 2016, f. 146.

 

*Përgjegjës i Bibliotekës shkencore “Nermin Vlora Falaschi”,

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, ALBANIA

“Key of Montevergine” vepra monumentale më e madhja në Europë do të jetë e artistit shqiptar Milot – Nga Albina Shkreli, Firenze

 

“Çelesat e artistit italo-shqipetar Milot” dëshirojnë të jenë një simbol universal i lirisë kundër sistemit te veshtire politik të shoqërisë bashkëkohore, dhe veçanërisht kundër sistemit internacional të komplikuar burokratik i cili paraqet një kufizim të madh të sistemit ndërkombëtar kapitalist.  Artisti e ka provuar në lëkurën e tij dhimbjen bashke me te afermit  e familjes, kane qene te etiketuar, në Shqipërinë komuniste, si “Kulak”, dhe sapo mbërriti në Itali mbas shume sakrificash kur (ai studionte në Akademinë e Brera në Milano) e gjeti veten duke u përballur me situatën e vështirë  e të quajturit “emigrant”.  “Në përpjekjet e medhaja që bëjmë çdo ditë – shpjegon Milot – për të realizuar ëndrrat tona, pa dashur , gjejmë shumë barriera, paragjykime dhe mekanizma të një sistemi burokratik, ku është shumë e vështirë të plotësosh enderrat tona”.  Çelesi si objekt, ka qëllimin e “hapjes”, dhe për këtë arsye paraqet mjetin për të gjetur “mënyrën” e duhur për çdo qenie njerëzore.  Në këtë shoqëri moderne  të bombarduar dhe deformuar nga imazhet virtuale, te manipoluara me cdo lloj forme , njeriu detyrohet të mos komunikojë, rrjedhimisht edhe artistët contemporan duhet  te “kërkojnë” për një identitet të ri, në përpjekje për t’i bërë njerëzit të reflektojne e mendojnë për  kete moment te pasigurte që jetojmë sot.  “Çelesi”është thelbi i gjuhës, pragu i komunikimit, një tufë kohe dhe e mitit që na çon atje ku ne do të tregojmë tashmë nga njëra anë keqësinë e shoqërisë sonë dhe njëkohësisht aftësinë tonë për të ruajtur, madje edhe në mbledhjen e figurës  kontakti teknologjik me rrënjët tona parësore.  Konceptualisht ” Çelesi”, një objekt i përditshëm bëhet një mjet për të rimarrë të kaluarën e dikujt me gëzimin e së tashmes për të parë të ardhmen.  Dimensioni filozofik i Milotit është përfundimisht një denoncim i vërtetë i rreziqeve të shkaktuara nga humbja e vlerave njerëzore të hipnotizuara nga sistemi shtypës i jetës bashkëkohore, skena e dhimbjes dhe e dhunës, vende të ndotura nga mitologjitë mbizotëruese masive.  Presidenti i Provincës së Avellino , Avv. Domenico Biancardi, e ka  ftuar artistin famos shqipetar Milot të realizoje vepren monumentale  “Key of Montevergine”, një vepër unike në botë: një skulpturë monumentale me shume se 40 metra, qe do te vendoset në hapësirën e hapur para daljes nga autostrada perballe qytetit te  Avellinos si simbol i mireseardhjes ne qytetin irpin   .

Skulptura do te jete e perhershme ne  territorin e qytetit të Mercogliano, afer kishes famose  shekullore  te Montevergine  qe eshte simbol i tolerances ne mesdhe .

Skulptura monumentale e Milotit do te vendoset  ne hyrjen e qytetit, një rrethrrotullim, rrethi pa fillim ose fund, sikur të simbolizojë rrethin e jetës, një rilindje të një shoqërie të lirë, të hapur për gjithçka dhe të gjithë, të hapur për dialog.

Kjo jo vetem do te jete skulptura me e madhe qe ka realizuar artisti shqipetar  ne karrieren e tij artistike ,por do të jetë skulptura më e madhe e realizuar ne çelik, korten në Evropë, një material që preferon prej shum vitesh Milot.  Në një moment kaq të vështirë për të gjithë botën, artisti dëshiron të japë një mesazh shprese që synon të zgjojë mendimin kolektiv të një shoqërie që kohët e fundit ka humbur vetëvlerësimin.

Çelesi i Montevergine vjen me nje mesazh , dëshiron të jetë një “britmë” universale e respektit të ndërsjellë midis njerëzve, në mënyrë që ata të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin dhe të mos ketë më vende të mbyllura dhe të largëta.

Artisti Milot e simbolizon  jetën në një mënyrë të thjeshtë, ashtu si mesazhi që ai dëshiron të lëshojë me skulpturën e tij është i thjeshtë:

“Hiqni frikën individuale dhe kolektive që na rrethon ,  kjo veper dëshiron të jetë mbi të gjitha një mesazh pozitiv shprese, sepse të gjithë ne kemi të drejtë t’i realizojmë ëndrrat tona, dhe të gjithëve duhet tu garantohet të njëjtat mundësi për te jetuar ne menyre dinjitose “.

Vitet e fundit “çelësi” është bërë një emblemë referimi për Milot, një simbol i të gjitha veprave të tij, si në pikturë ashtu edhe në skulpturë, dhe në instalime të mëdha.  Një veper kaq gjigande , me e madheja realizuar deri tani ne Europe , Jep një mesazh,te madh  një emocion shume te forte.

Drejtor artistik i projektit “Key of Mercogliano” eshte artisti Michele Stanzione.

Skulptura monumentale “ Key of Montevergine”e artistit italo-Shqipetar Milot do të realizohet nga “ndërmarrja Metalzurlo”ne Çervinara te Avellinos.

Inaugurimi është caktuar për muajin tetor 2020.

 

Artisti italo-shqipetar , Alfred Mirashi Milot jeton e punon ne Firenze te Italise, i diplomuar ne Akademine e arteve te bukura ne Brera te Milanos , nga viti 2016 eshte emeruar profesor ne Universitetin Arte&design ne Jinan , Shandong , Cina

Ne vitin 2020 eshte emeruar drejtor i museut te artit modern , DODO ne Beijing.

 

 

Zyra e shtypit:

Provinca e Avellino

Gianluca Galasso ggalasso@provincia.avellino.it +39 338.4605297

Annalisa Tirrito tirrito.annalisa@gmail.com +39 335.5289607

Daniela Ricci

dricci62@gmail.com +39 347.0824165

milot alfred mirashi

 

www.milot.it

Babai i Elizabetës kërkon kujtimin e saj

Taulant Qenaj

Mosvendosja e emrit të Elizabeta Hasanit në pllakën përkujtimore në Mitrovicë, në vendin ku ajo humbi jetën më 13 mars 1999 gjatë një shpërthimi granate në tregun e qytetit, për babanë e saj, Rrahimin, është e dhimbshme.

“Më dhemb zemra, beso. Duhet të dihet kush është duke pushuar aty. Duhet t’ia vendosin emrin dhe mbiemrin, të dihet kush është duke pushuar, se kështu pa emër, si e panjohur. Kur e ka emrin aty, edhe mua zemra më pushon, më vjen më lehtë. A kështu po më duket keq, shumë keq”, thotë Hasani në një bisedë për Radion Evropa e Lirë.

Më 13 mars të këtij viti, Komuna e Mitrovicës ka zbuluar pllakën përkujtimore për viktimat që pësuan pas shpërthimit në treg në vitin 1999. Aty vdiqën 7 persona dhe u plagosën 128 të tjerë. Në pllakën përkujtimore u shkruan vetëm 6 emra të viktimave shqiptare, por jo edhe emri i shtatë, që ishte vajza 5-vjeçare e një familjeje rome. Nga komuna kanë deklaruar se ky lëshim ka ndodhur për shkak të mungesës së informatave.

Babai i saj, Rrahimi, në atë kohë ishte në Itali. Tash është pensionist dhe jeton në Podgoricë. Pos Elizabetës, gjatë këtij shpërthimi ishte lënduar rëndë edhe vajza tjetër.

“Bashkëshortja, e cila ndërkohë ka ndërruar jetë, më ka treguar se ajo ka dashur të blejë djathë dhe i ka lënë fëmijë aty në një qoshe. Njëra vajzë ishte e plagosur në të dy këmbët prej asaj bombe, ndërsa Elizabeta ka vdekur në vend”, tregon Hasani.

Viktimat po harrohen në mungesë të dokumentacionit

Dy dekada pas luftës së fundit në Kosovë, vërehen pasojat e dëmshme të mungesës së dokumentacionit të duhur për viktimat e luftës së viteve 1998-1999.

Elizabeta Hasani e lindur më 4 maj 1994, është vetëm një nga viktimat që është harruar.

Vendi ku shpërtheu bomba më 13 mars 1999.

Vendi ku shpërtheu bomba më 13 mars 1999.

Me mosdokumentimin e ngjarjeve të luftës, sipas analisti ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare, Amer Alija, ekziston rreziku të harrohen edhe raste të tjera.

“Normalisht që një harresë e tillë ka të bëjë me dokumentimin e mangët dhe në këtë mënyrë krijohet një narrativë jo e saktë dhe gjeneratat e reja nuk do të kenë informatat sakta së çfarë ka ndodhur në atë rast nëse bazohen vetëm në përshkrimin e pllakës”, thotë Alija.

Sipas tij, shteti asnjëherë nuk është marrë me këtë masakër që kishte ndodhur në Mitrovicë.

“Familja sigurisht kërkon edhe drejtësi. Duhet të hapet edhe një procedurë gjyqësore nëse Prokuroria arrin të zbulojë personat që e kanë vendosur atë eksploziv në treg. Sipas informacioneve tona, dy dekada nga përfundimi i luftës, nuk ka pasur një procedurë gjyqësore lidhur me këtë ngjarje”, thotë Alija.

Komuna e Mitrovicës zotohet se do të shkruhet edhe emri i Elizabetës

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, thotë për Radion Evropa e Lirë se emri i Elizabeta Hasanit do të shkruhet në pllakën përkujtimore.

Kjo do të ndodhë, sipas tij, pasi të kontaktojnë familjen e saj dhe të shikojnë nëse ka edhe ndonjë viktimë që të mos përsëritet gabimi dhe të harrohet dikush tjetër.

“Gabim ka qenë, por i paqëllimshëm. Në mungesë të informatave, në mungesë të shënimeve zyrtare ka ndodhur shtypja e gjashtë emrave që kanë figuruar në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Mitrovicë dhe në Zyrën Rajonale për viktimat e luftës. Bazuar në të dhënat e tyre, ne kemi shtypur këta gjashtë emra”, thotë Mujka.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Albert Kinolli dhe Veton Berisha, që vijnë nga radhët e komunitetit rom dhe egjiptian, kanë thënë se është e papranueshme mospërfshirja e emrave të komunitetit rom dhe egjiptian në pllakat përkujtimore.

Gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13,500 persona, ndërsa 1,600 ende konsiderohen të pagjetur.

Matthew Palmer: SHBA duan një marrëveshje gjithëpërfshirëse në bisedimet Kosovë-Serbi

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer shprehet entuziast për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një bisedë me portalin Balkan Insider me fokus mbi lajmet për Ballkanin, përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor flet për një numër zhvillimesh pozitive në rajon që i përshëndet si hapa përpara në rrugën drejt integrimit gradual euroatlantik. Duke u ndalur tek Kosova, Zëvendës Ndihmës Sekretari Palmer thotë se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një zgjidhje gjithëpërfshirëse që do t’i shërbejë jo vetëm vendeve në dialog, por të gjithë rajonit:

“Një zgjidhje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve do të kishte ndikim të madh për stabilitetin në rajon dhe do të nxiste të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit evropian”.

Shtetet e Bashkuara duan njohjen dypalëshe, tha zoti Palmer, duke iu kundërvënë zërave se ka pasur diskutime për shkëmbime territoresh:

“Ne jemi të përqëndruar tek mbështetja e një procesi të udhëhequr nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që çon në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës që, më idealja, do të kishte në thelb të saj njohjen e ndërsjelltë. Ngritja e idesë së shkëmbimit të territoreve, mendoj unë, e heq vëmendjen nga synimi qendror, i cili është që palët të ulen, të diskutojnë këto probleme dhe të identifikojnë rrugën përpara drejt normalizimit. Ne e mbështesim këtë proces. Prandaj mendoj se është jashtë teme dhe thjesht shpërqëndruese të diskutohen ide si shkëmbimet territoriale. Me rëndësi është që palët të ecin përpara për një marrëveshje që sjell zgjidhje përfundimtare”.

Zyrtari i lartë amerikan nënvizoi mbështetjen dhe besimin që kanë treguar vazhdimisht Shtetet e Bashkuara ndaj institucioneve ndërkombëtare të angazhuara për të vënë në vend drejtësinë për Ballkanin Perëndimor. Zoti Palmer u ndal tek Gjykata Speciale për Kosovën:

“E mbështesim gjykatën dhe mendojmë se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë bashkëpunimin me këtë gjykatë. Shpresojmë se këto institucione të drejtësisë të arrijnë të përmbushin misionin dhe mandatin e tyre dhe përfundimisht të shpërbëhen në të ardhmen dhe drejtësia dhe shteti ligjor të jenë në duar e institucioneve të shteteve përkatëse”.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer përshëndeti zhvillimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje procesin e krijimit të koalicionit qeverisës:

“Për ne ka rëndësi që të gjendet një partner i mirë në qeveri, të krijohet një qeveri që është e angazhuar për të shfrytëzuar sa më mirë dhe sa më shumë avatazhet e antarësisë në NATO, një qeveri që është e angazhuar për ta çuar Maqedoninë e Veriut përpara në rrugën e antarësimit në Bashkimit Evropian, e angazhuar për ët zbatuar Marrëveshjen e Prespës dhe për të avancuar paqen dhe begatinë për të gjithë qytetarët e vendit. Pavarësisht se çfarë qeverie del nga këto diskutime, nëse kjo qeveri është e angazhuar ndaj këtyre synimeve, do të gjejë tek Shtetet e Bashkuara një partner besnik”.

Duke folur për zgjedhjet e fundit në Serbi, zoti Palmer shprehu keqardhjen që opozita e pa të pamundur të përfshihej në zgjedhje. Megjithë këmbënguljen e Shteteve të Bashkuara, tha ai, “opozita argumentoi se kushtet për zgjedhjet nuk ishin të tilla që të lejonin një konkurrencë të drejtë“ që të mundësonte pjesëmarrjen e tyre. Zyrtari amerikan vuri në dukje me shqetësim shënjestrimin kohët e fundit të politikanëve të opozitës, organizatave mediatike dhe të shoqërisë civile në Serbi:

“Duam të shohim reforma që krijojnë kushte të barabarta dhe të drejta për angazhim; që i japin mundësi publikut në Serbi të ushtrojë të drjtat e tij të përligjshme për të zgjedhur nga një numër alternativash në fletëvotime”.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj një të ardhmeje euroatlantike për Serbinë, por shtoi se Serbia duhet të përmbushë standardet për këtë të ardhme, përfshirë reformat demokratike. “Shpresojmë se Beogradi dhe qeveria serbe do të vazhdojnë t’i shohin Shtetet e Bashkuara si partnere në këtë proces, por nuk diskutohet se kanë përpara goxha punë,” tha Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqëues i Posaçëm i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. zëri i amerikës

Shpërthimi në Bejrut shkatërroi veprën e inxhinierit Filip Shiroka (video)

Shpërthimi në Bejrut shkatërroi veprën e inxhinierit Filip Shiroka, i cili projektoi skelën e portit të kryeqytetit libanez, që ishte nga më të mëdhatë në Lindjen e Mesme.

Shqiptarë të tjerë kanë hise të madhe në modernizimin e shtetit, shkruan Klan Kosova.

Nuk ka forcë në botë që mund ta copëtojë e ta rikolonizojë Kosovën- Një Komb 10-të milionësh do të sakrifikohet për të – Nga Azgan Haklaj

 

Harroje ëndrrën neokolonialiste të Kosovës z Miroslav Lajçak dhe njihu me Çeshtjen Çame, dosja e të cilës njihet ndërkombëtarisht nga Brukseli në Washington.

I thuaj Qeverisë së Greqisë, anëtare e BE-së t’i rikthejë çamët në trojet e veta, të shpërngulur me dhunë, në qoftë se deshiron ta fillosh betejën me të vertetën historike.

Sistemi kolonial i shembur pas Luftës së Dytë Botërore rustrukturoj marrdhëniet ndërkombëtare, e këtij qëllimi i sherbeu themelimi i OKB-së, Organizatës Botërore të Paqes e Sigurisë, ngritur mbi parimet e sovranitetit të kombeve, që kishte për bazë Kartën e Atlantikut, të drejtën e vetëvendosjes, liritë politike, diversitetin kulturorë dhe të drejtën universale për lirinë e besimit.
OKB-ja si pasardhëse e Lidhjes së Kombeve i sanksionon parimet e veta bazë në dekleratën e OKB-së, për të drejtat e njeriut të vitit 1948-të.
Kjo dekleratë kishte fuqi ligjore e morale për çdo shtet anëtar të OKB-së
Ish Jugosllavia Titiste pasardhëse e Mbretërisë Serbo-Kroato- Sllovene ishte i vetmi shtet shumëkombësh, i cili shkelte e dhunonte të drejtat e liritë e qytetarëve të saj shqiptarë.
Ushtronte dhunë e spastrim etnik ndaj tyre.
Kishte hartuar e adaptuar një politikë kolonizuese e aparteijdi ndaj Kosovës, sipas doktrinës fashiste të frymëzuar nga ideologjia e Serbisë së madhe dhe projektit famëkeq të Akademisë së Shkencave Serbe.
Lajçak, kryesues i bisedimeve Kosovë – Serbi, i njohur botërisht për qëndrimet e tij antishqiptare sot ka veshur mantelin e diplomatit, madje të përfaqësuesit të BE-së për zgjidhjen e problemeve mes Republikës së Kosovës e Serbisë, probleme të shkaktuara që prej një shekulli nga politika shoviniste serbomadhe, të shtetit dhe makinës ushtarake të këtyre barbarëve që u dyndën në Kosovë e viset e tjera të Ballkanit në shekullin VI-VII-të, duke shkatërruar me egërsi çfarëdo që gjenin nga gjurmët e Qytetërimit lliro-Dardan.
Z Lajçak “propozon”, as më shumë dhe as më pak, kur këmbëngulë në kthimin e 250000 serbëve të larguar nga Kosova që në vitin 1976-të, veçse një rikolonizim të ri të Kosovës.
A është në vete ky dishepull i Jovan Hixhivasileviçit, Jovan Cvijiçit, Pashiqit, Çubriolloviçit, Qosiçit, Andriçit, Millosheviçit, Vuçiçit?!!
A njeh sadopak parimet mbi të cilat është themeluar BE-ja, të cilën mjerisht, në mënyrë paradoksale ky zotëri e përfaqëson?!!
A ka lexuar dy rreshta nga historia e shteteve për të cilat është caktuar arbitër??!!
A e din Lajçak se Serbia, të cilës ai i mban anën hapur e padrejtësisht është përgjegjëse për vrasjen barbare të mbi 850000 shqiptarëve të pafajshëm e të paarmatosur, të pleqve e të rinjëve, grave dhe femijëve, deri të klerikëve myslimanë e katolikë, gjatë viteve 1913-1999-të, vetëm për faktin se ishin shqiptarë dhe nuk donin të largoheshin nga trojet e tyre të lashta etnike.
Të braktisnin gjuhën, kombësinë, besimin fetar, Flamurin Kombëtar Kuqezi.
Shteti fashist serbomadh përgjatë Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllove e Jugosllavisë Titiste është përgjegjës për shpërnguljen nga vatrat e tyre të mbi 500000 shqiptarëve përmes marrveshjeve të nënshkruara me Qeverinë Turke në vitet 1937-38- 1952.
Qëllimi i kësaj politike shfarosëse ndaj shqiptarëve etnikë të Kosovës, që gjeti përkrahjen e shtetit turk ishte ndryshimi i strukturës etnike në Kosovë, pra zbrazjes së këtij territori shqiptar nga banorët e saj autoktonë prej mijëra vitesh dhe kolonizimin e trojeve të begata dardane me popullsi serbe e malazeze.
Pas politikës “Liberale” të Jugosllavinë Titiste e parullës “Bashkim- Vllazërim” fshihej ëndrra e Serbisë së madhe, lindur qysh me projektin Naçertanija të Ilia Garashaninit, kurban i të cilës ishte planifikuar të ishte Kosova dhe viset e saj të begata.
Jo rastësisht presidenti serb Millosheviçi ëndrrën e tij të Serbisë madhe e shpalli pikërisht në FushëKosovë, në vitin 1989 në Jubileun e 600- vjetorit të betejës mes Koalicionit Ballkanik dhe ushtrisë së Sulltan Muratit të Parë.
Lajçak kërkon të kthehen me çdo kusht serbët e larguar në trojet dardane të cilat përgjatë një shekulli të pushtimit barbarë i kthyen ato në tokë të djegur duke shfrytëzuar mizorisht pasuritë e tyre.
Po për shqiptarët e dëbuar me forcën e bajonetave drejt Anadollit e shkretëtirave turke nga operacionet spastruese të frymëzuar nga elaboratet “Pyka Shqiptare”, “Problemi i pakicave në Jugosllavi” të Çubriolloviçit përse nuk këmbëngulë që të kthehen ky kolonialist, që në xhaketën e tij mban siglën e BE-së??!!
A e dini mirë zotëri Lajçak se nuk ka ekzistuar kurrë çeshtja për riatdhesimin e serbëve në Kosovë??!!
Përkundër kësaj ekziston një çeshtje e pazgjidhur shqiptare.
Një Komb Shqiptar i ndarë padrejtësisht, kundër ligjeve të Drejtës Ndërkombëtare, Kartës së Atlantikut e parimeve mbi të cilat është themeluar OKB-ja, e vetë Bashkimi Europian të cilin ti e perfaqësoke denjësisht me projekte neokolonialiste.
Ju e dini se kjo ndërmarrje donkishoteske do të deshtojë me turp z Miroslav Lajçak, ashtu si operacioni “Patkoi” i dirigjuar nga miqtë e t’u në Beograd.
Nuk ka forcë në këtë botë, mbitokësore as nëntokësore që ta copëtojë Kosovën e ta rikolonizojë atë.
Një Komb 10-milionësh do të sakrifikohet për të.
Për mbrojtjen e trojeve të tyre etnike shqiptarët e kësaj treve kanë derdhë lumenjë gjaku, kundër romakëve, bizantinëve, serbëve të vjetër e të rinjë, otomanëve.
Shqiptarët janë tashmë një Komb i vetëdijësuar e më një qëndrim unik.
Ata do të flasin me një zë të vetëm kur është fjala për të mbrojtur të ardhmen historike, lirinë e vatrat e tyre prej projekteve të dalura nga arkivat e errta të historisë jo shumë të largët, të hartuara nga kancelaritë e armiqve të tyre shekullorë.
Harroje ëndrrën neokolonialiste të Kosovës z Lajçak dhe njihu me Çeshtjen Çame, dosja e të cilës njihet tashmë ndërkombëtarisht nga Brukseli në Washington.
I thuaj Qeverisë së Greqisë, anëtare të BE-së të rikthejë çamët në trojet e veta, të shpërngulur me dhunë, nëse deshiron ta fillosh betejën me të vertetën historike.