VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ç’mësuan psikologët kur studiuan 5000 fëmijë gjeni

By | September 20, 2017

Komentet

Jeta e bilbilit kaloi duke emigruar në Turqi

Një bilbil, jetëgjatësia mesatare e të cilit është 8 vite dhe që peshon 24 gram, nga Afrika ku ka kaluar dimrin për 7 vite, ka migruar në Turqi për shumim duke kaluar mijëra kilometra.

Akademikja nga Fakulteti i Shkencave të Universitetit të Ankarasë, Dr. Arzu Gürsoy Ergen tha se në bashkëpunim me Universitetin e Ankarasë dhe të Universitetit Teknik të Lindjes së Mesme (ODTÜ) po realizojnë punime në lidhje me unazimin e zogjve me qëllim të vëzhgimit të ndikimit të ngrohjes globale dhe përcaktimit të rrugëve të emigrimit të zogjve, të ushqyerit, shumimit dhe vendbanimit të tyre.

Ergen tha se këtë studim janë duke e zhvilluar në Stacionin e Unazimit të Zogjve në Eymir, në koordinim me akademikun në Fakultetin e Shkencave të Universitetit ODTÜ, Prof. Dr. Can Bilgin dhe ekspertin e Pyjeve dhe Çështjet e Ujit, Burak Tatar. Sipas saj, në fazën e parë kanë unazuar 330 zogj të 31 llojeve dhe se pas regjistrimit të gjatësisë së krahëve, bishtit, kërcit, peshës dhe gjinisë i kanë liruar përsëri në natyrë.

Ajo thekson se me unazimin e zogjve në stacion synojnë të kuptojnë më mirë rrugët e migrimit të zogjve, fushat e dimërimit dhe shumimit, kalendarin e migrimit, strategjitë dhe dinamikat e popullatës. Ergen thotë se përveç hulumtimeve të ekologjisë së vendbanimit dhe të strategjisë së migrimit, me mostrat e marra nga zogjtë planifikojnë të bëjnë edhe analiza gjenetike.

Dr. Ergen bën të ditur se ka lloje të ndryshme të zogjve të unazuar, në mesin e të cilëve gjenden edhe lloje të ndryshme të bilbilëve.

“Një nga të dhënat kryesore të arritura në kuadër të punimeve tona ishte për bilbilin. Gjatë unazimit të zogjve, të cilin e realizuam me qëllim të përcaktimit të rrugëve të emigrimit të zogjve dhe të popullatës së tyre, një bilbil të cilin e kemi zënë me rrjetet e vendosura në Liqenin Eymir (në Ankara) zbuluam se ai ishte unazuar përsëri në vitin 2011 në Eymir dhe se që nga ajo kohë e deri në ditët tona në mënyrë të rregullt ka arritur të migrojë nga Afrika Qendrore për në Turqi”, tha Ergen.

Në vijim ajo shton se “Ardhja e një bilbili i cili ka një jetëgjatësi mesatarisht prej 8 vitesh, nga Afrika për në Turqi, me krahët e tij të vegjël duke kaluar një emigrim të mundimshëm prej mijëra kilometrash është një zbulim i rëndësishëm”.

Eksperti në Ministrinë e Pyjeve dhe Çështjeve të Ujit, Burak Tatar tha se punimet për unazimin e zogjve janë realizuar gjatë viteve 2001- 2002 dhe 2011- 2012 dhe se pas një pushimi, këtë vit përsëri kanë rifilluar me punimet.

Tatar tha se Programi Kombëtar i Unazimit të Zogjve do të jetë i dobishëm nga aspekti i përfitimit të të dhënave të rëndësishme dhe për plotësimin e zbrazëtirave në këtë fushë. aa

Anija kozmike e NASA-s e gatshme për në Mars

Lander Mars InSight do të lançohet të shtunën nga baza ajrore ushtarake Vandenberg në Kaliforni

CAPE CANAVERAL – Anija kozmike e Administratës Kombëtare për Aeronautikë dhe Hapësirë në SHBA (NASA) është e gatshme për lançim në Mars.

Lander Mars InSight do të lançohet të shtunën nga baza ajrore ushtarake Vandenberg në Kaliforni. Ky do të jetë misioni i parë ndërplanetar që ndonjëherë është lançuar nga brigjet perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Planifikohet të zgjasë gjashtë muaj nga momenti kur Lander të zbresë në Mars dhe të fillojë gërmim unik gjeologjik.

Instrumentet e Lander do të mund të gërmojë në Mars më thellë se ndonjëherë më parë, thuajse pesë metra, të masë temperaturën e planetit. Po ashtu, do të tentojë të raportojë matjen e dridhjeve në Mars, duke përdorur sizmometër të vendosur drejtpërdrejt në sipërfaqen e planetit.

Raketat Atlas V, përveç lander, gjithashtu do të mbajnë dy mini-satelitët që duhet të kërkojnë automjete hapësinore në rrugën e tyre drejt Marsit. aa

Nëpërmjet Teleskopit Hubble, zbulohet helium në atmosferën e një ekzoplaneti

Astronomët për herë të parë kanë zbuluar praninë e gazit helium në atmosferën e një planeti jashtë sistemit diellor (ekzoplanet).

Ekipi ndërkombëtar i hulumtuesve, duke përdorur spektroskopin me rreze infra të kuqe të Teleskopit Hubble, ka përcaktuar prani të heliumit në atmosferën e ekzoplanetit WASP-107b, 200 vite dritë larg Tokës.

Jessica Spake, studente e doktoraturës në Universitetin e Exeter-it në Britani, e cila kryesoi hulumtimin, theksoi rëndësinë e gjetjes.

“Heliumi është elementi i dytë më i shpeshtë i universit pas hidrogjenit dhe është gjithashtu një nga përbërësit kryesorë të Jupiterit dhe Saturnit në Sistemin Diellor. Megjithatë, në kërkimet e deritanishme, heliumi nuk ishte zbuluar në ekzoplanetë”, tha Spake.

Deri sot matjet e bëra me gjatësi vale ultravjollce dhe optike nuk kanë mundësuar depërtimin në komponentët e ekzoplanetëve më të largët, tha Spike, duke theksuar se kjo gjë është bërë e mundur me matjet infra të kuqe.

Duke vënë në dukje se heliumi gjendet në pjesët e sipërme të atmosferës së Tokës, Spake tha se matjet infra të kuqe do të ishin të dobishme në studimin e atmosferës së ekzoplanetëve me madhësinë e Tokës.

WASP-107b është një nga planetët me dendësinë më të ulët në mesin e ekzoplanetëve të zbuluar deri sot. Planeti, i cili është në përmasa të njëjta me Jupiterin, ka një masë prej vetëm 12 për qind të tij. Meqenëse atmosfera e planetit është shumë e madhe, supozohet se 0,1 deri në 4 për qind e gazrave atmosferike zhduken në hapësirë në çdo një miliard vite.

Rezultatet e hulumtimit janë botuar në revistën “Nature”. aa

Universiteti i Kembrixhit hap kullën misterioze

Një nga universitetet më të mira në botë ka ekspozuar përzgjedhjen nga koleksioni i kullës, e cila deri më tani kishte qenë e hapur për një numër të kufizuar hulumtuesish

LONDËR – Biblioteka e Universitetit të Kembrixhit ka hapur për vizitorët kullën 17-katëshe në të cilët ka të deponuara afër një milion libra të cilat nga aspekti akademik i konsideronte të parëndësishme ose “problematike” dhe një ekspozitë me këto vepra.

Një nga universitetet më të mira në botë ka ekspozuar përzgjedhjen nga koleksioni i kullës, e cila deri tani kishte qenë e hapur për një numër të kufizuar hulumtuesish.

Sipas një ligji të vitit 1710, nga një kopje e çdo libri dhe reviste që botohet në Britani dërgohet në këtë librari, ndërsa në kullën 17-katëshe të hapur për vizitorët, deponoheshin veprat të cilat konsideroheshin të parëndësishme nga aspekti akademik ose “problematike” për shkaqe të caktuara.

Me 48 metra lartësi, kulla paraqet ndërtesën më të lartë në qytetin e Kembrixhit, ndërkohë që librat në të janë të klasifikuara sipas datës së hyrjes.

Në mesin e veprave që janë sjellë në kullë si të parëndësishme, janë edhe botimet e para të librit “The Hobbit” nga J.R.R. Tolkien dhe “Casino Royale” nga Ian Fleming, krijuesi i karakterit James Bond.

Disa nga veprat prapa dyerve të mbyllura të kullës, të cilat shkaktojnë një mjedis misterioz, presin të zbulohen në raftet në të cilat janë vendosur madje edhe pa u nxjerrë nga pakot.

Liam Sims, eksperti i librave të rralla në Universitetin e Kembrixhit dhe kuratori i ekspozitës, për Anadolu Agency (AA) tha se përmbajtja e pashoqe brenda kullës tregon për historinë e shtypit të Britanisë.

“Kjo përmbajtje në të njëjtën kohë është një arkiv me rëndësi globale”, tha Sims.

“Librat ushqimore të periudhës së Mbretëreshës Victoria ose romanet e shtypura nga Penguin, të cilat u vendosën në kullë pasi u konsideruan të parëndësishme në kohën kur hynë në bibliotekë, aktualisht janë në mesin e koleksioneve më të rëndësishme të botës perëndimore”, shtoi ai.

Sims tha se me hapjen e ekspozitës, vizitorëve u mundësohet të shohin koleksionin e pashoq të veprave dhe korridoret misterioze të kullës.

Raftet me gjatësi totale 200 kilometra

Biblioteka kryesore e Universitetit të Kembrixhit është një nga bibliotekat më të mëdha në botë, në saje të afër tetë milionë librave dhe historinë prej rreth 600 viteve.

Gjatësia totale e rafteve në bibliotekë arrin deri në 200 kilometra. Krahas librave, në bibliotekë gjenden edhe afro një milion harta dhe mijëra dorëshkrime. Biblioteka zgjat raftet e saj çdo vit me nga dy kilometra për të krijuar hapësirë për koleksionin në rritje.

Në bibliotekën kryesore gjenden një varg veprash që radhiten nga eshtrat e përdorura për parashikim nga kinezët në vitin 2000 para erës sonë, e deri në dorëshkrimet e Mesjetës.

Koleksioni në të njëjtën kohë përfshin shkrimet e Sir Isaac Newton, letrat e Charles Darwin dhe dokumentet personale të shumë shkencëtarëve të tjerë.

Universiteti i Kembrixhit, i cili daton që nga viti 1209, nën ombrellën e saj posedon 31 kolegje të pavarura dhe 150 departamente, fakultete dhe institute. 98 persona të diplomuar në këtë universitet janë nderuar me Çmimin Nobel, ndërsa studimet ndjekin 19 mijë studentë, prej të cilëve 3.700 të huaj nga 120 shtete.

Shkencëtarët prodhojnë struktura të ngjashme me embrionin

Nicolas Rivron i cili po ashtu është udhëheqësi i ekipit hulumtues, tha se me këtë hulumtim do të ndriçohen të panjohurat në shtatzaninë e hershme

Shkencëtarët holandezë në ambiente laboratorike me qelizën bërthamore të miut kanë prodhuar struktura të ngjashme me embrionin, pa përdorur spermë apo vezore.

Shkencëtarët të cilët embrionin sintetik të përfituar nga qeliza bërthamore e vendosën në murin e mitrës të minjve femra vëzhguan rritjen e këtyre embrioneve.

Njoftohet se embrionet e përfituara nga bërthama qelizore në laborator do të përdoren për të kontribuar në kuptimin e aborteve që ndodhin në fazat e para të shtatzanisë, e jo për klonimin e njerëzve apo të kafshëve.

Nicolas Rivron nga institutet MERLN dhe Hubrecht në Utrecht, i cili po ashtu është udhëheqësi i ekipit hulumtues, tha se me këtë hulumtim do të ndriçohen të panjohurat në shtatzaninë e hershme.

Ai tha se embrionet kanë të gjitha llojet e qelizave të nevojshme për një organizëm. Sipas tij, ky studim do të ndihmojë për të dhënë më shumë informacione në lidhje me fertilitetin dhe abortimet në shtatzaninë e hershme.

Clemens van Blitterswijk nga Universiteti Maastricht thotë se studimi do të mundësojë testimin e teknikave dhe ilaçeve të reja për infertilitet.

Rezultatet e studimit u publikuan në revistën “Nature”. aa

Merr fund trafiku i rënduar, shumë shpejt transporti me dron

Studim britanik: Ngjyrën e flokëve e përcaktojnë mbi 100 gjene

Siç thekson “Science Daily” shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e AND-së të më shumë se 300.000 personave me origjinë nga Evropa

LONDËR – Rezultatet e një hulumtimi të ri tregojnë se 124 gjene kanë rol kyç në përcaktimin e ngjyrës së flokëve të njeriut.

Siç thekson “Science Daily” shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e AND-së të më shumë se 300.000 personave me origjinë nga Evropa.

Të dhënat janë marrë nga disa organizata mes të cilave janë ato britanike Biobank, 23andMe dhe të tjera.

Hulumtimet paraprake vërtetuan më pak se 100 gjene që ndikojnë në pigmentimin e flokëve.

Tim Spector, nga Universiteti Kings College në Londër, tha se ky studim do të ketë rëndësi të madhe në mjekësi dhe biologji.

“Deri tani studim më i madh gjenetik mbi pigmentimin, do të kontribuojë në kuptimin më të mirë të sëmundjeve si melanoma, formën agresive të kancerit të lëkurës”, tha Spector.

Studimi është publikuar në revistën ”Nature Genetics“.

Ngrohja i ndryshoi dinosaurët

Fosilet e gjetura në Dolomite (Itali) zbulojnë informacion të ri mbi origjinën e këtyre kafshëve

VOAL – Diversifikimi i parë i dinosaurëve ndodhi pas një krize ekosistemike të shkaktuar nga ngrohja e shpejtë globale. Kjo tregohet nga fosilet e gjetura në Dolimitet, të cilat për këtë arsye luajnë një rol themelor në kuptimin e evolucionit të këtyre kafshëve. Studimi u botua të hënën në revistën Nature Communications.

Kjo trazirë klimatike, e quajtur “Reshjet e Karniçit” ndodhi rreth 232 milionë vjet më parë, në periudhën Triasike. “Ne kemi arritur të demonstrojmë se dinosaurët, të rrallë dhe të shpërndarë pikë e pesë deri në krizë, pas kësaj trazire kanë shpërthyer në numër dhe janë përhapur në shumë pjesë të botës”, tha një nga studiuesit. “Askund në botë nuk është një krizë karniake aq mirë e dokumentuar si në Dolomite”, shtoi një shkencëtar tjetër. Shkurtimisht, hulumtimet u mundësuan studiuesve të rindërtojnë në detaje përgjigjet e mjediseve dhe ekosistemeve të ndryshme ndaj ndryshimeve klimatike, me një fjalë, diversifikimin e dinosaurëve.

 

ATS

Teleskopi Hubble zbulon yllin më të largët

Teleskopi Hapësinor Hubble i NASA-s gjatë vëzhgimeve të thella në hapësirë ka regjistruar një yll i cili është 9 miliardë vite dritë larg Tokës

WASHINGTON – Teleskopi Hapësinor Hubble i Agjencisë Amerikane të Aviacionit dhe Hapësirës (NASA), gjatë vëzhgimeve të thella në hapësirë ka regjistruar një yll i cili është 9 miliardë vite dritë larg Tokës.

Gjatë ekzaminimit të një shpërthimi supernova nga hulumtuesit e NASA, ylli i kaltër gjigand nga i cili arritën të marrin pamje falë një efekti optik të veçantë që doli rastësisht, u bë ylli më i largët që është regjistruar deri më tani.

Ekipi hulumtues në krye me Patrick Kelly nga Universiteti Minnesota i SHBA-ve, yllin e sapozbuluar e emërtuan “Ikarus”, duke u frymëzuar nga heroi në mitologjinë greke.

Shkencëtarët të cilët vëzhgonin një shpërthim të supernova në afërsi të galaksisë “MACS J1149+2223” që është i largët 5 miliardë vite dritë nga Toka në vitin 2016 brenda kësaj galaksie kanë vërejtur një ndriçim që më parë nuk ishte i pranishëm atje.

Hulumtuesit pas analizave të ngjyrës gjetën se ndriçimi në fjalë është një ylli i kaltër gjigand në një largësi. Ata theksojnë se ylli në fjalë ka mundur të vëzhgohet pasi që një yll i madh përafërsisht sa Dielli ka ndryshuar vendin e tij.

Udhëheqësi i hulumtimit, Kelly tha se “Për herë të parë mund të shikojmë se një yll i vetëm del në pah me efekte zmadhuese. Ky yll i vetëm është rreth 100 herë më larg nga ylli i vetëm që mund ta shohim jashtë shpërthimeve supernova”.

Nëse merret parasysh se mosha e universit është rreth 13.7 miliardë vite dritë, shkencëtarët thonë se ylli i zbuluar në një largësi prej 9 miliardë vite dritë është një zbulim i mrekullueshëm në aspektin e hulumtimit të fazës së parakohshme të universit.

Ndërkohë me aktivizimin e Teleskopit James Webb të NASA në vitin 2020, ky teleskop me pajisje optike më të sakta, parashihet të bëhen zbulime më të hollësishme. Teleskopi Hapësinor Hubble që nga viti 1990 është duke bërë vëzhgime në hapësirë. aa

 

Space X çon në hapësirë 10 satelitë të rinj

Kompania private e lëshimit të raketave në hapësirë SpaceX, të premten nisi drejt hapësirës një raketë të tipit Falkon 9, me 10 satelitë. Raketa u nis nga Baza Ajrore Vandenberg në Kaliforni.

Raketat u nisën pa ndonjë incident, duke kaluar mbi Oqeanin Paqësor, në perëndim të Los Anxhelosit.

Satelitët e kompanisë Iridium Communications, u vendosën në orbitën e ulët të Tokës, rreth gjysëm ore pas nisjes.

Ata janë grupi i pestë i 10 satelitëve të firmës Iridium, që është duke zëvendësuar të gjithë rrjetin e satelitëve të botës.

Ky projekt me vlerën e 3 miliardë dollarëve është në plan të përfundojë këtë vit, kur numri i satelitëve që do të çohen në hapësirë të arrijë në 75 të tillë.

Kompania Iridium, me bazë në McLean të Virxhinias, siguron komunikim me të dhëna, me celular dhe me zë.

Vitin e ardhshëm fillojnë testimet për udhëtim në Mars

Themeluesi i kompanisë amerikane për prodhimin e mjeteve kozmike dhe raketave SpaceX, Elon Musk, njoftoi se vitin e ardhshëm do të fillojnë testimet e para për udhëtimin në Mars

NEW YORK – Themeluesi i kompanisë amerikane për prodhimin e mjeteve kozmike dhe raketave SpaceX, Elon Musk, njoftoi se vitin e ardhshëm do të fillojnë testimet e para për udhëtimin në Mars.

Musk, drejtori ekzekutiv (CEO) i SpaceX, e cila muajin e kaluar lançoi me sukses në hapësirë raketën më të fuqishme komerciale Falcon Heavy, mbajti një fjalim në një aktivitet të organizuar në qytetin Austin të Teksasit.

Duke folur në lidhje me planet e SpaceX, Musk tha: “Jemi duke ndërtuar anijen e parë ndërplanetare e cila do të shkojë në Mars. Fillimisht do të ketë fluturime të shkurtra. Mendojmë që testimet të fillojnë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm”.

Musk bëri të ditur se në kuadër të testimeve fillimisht do të bëhen provat për ulje dhe ngritje, duke shtuar se në fluturime ende nuk do të marrin pjesë njerëz.

Ai tha se shpreson që testimet e SpaceX të jenë frymëzim për hulumtime nga kompanitë e tjera kozmike dhe raketore dhe veçanërisht shtetet.

Ndryshe, raketa Falcon Heavy, pjesët e së cilës mund të ripërdoren, kishte spikatur me kapacitetin e ngarkimit dhe koston e lirë prej 90 milionë dollarësh.

Falcon Heavy ishte raketa më e fuqishme komerciale e dizajnuar deri më sot me kapacitet ngarkimi prej 63.8 tonësh. aa

Zbulohet një diamant, që fsheh një nga sekretet më të thella dhe më të vjetra të Tokës

Minatorët e minierës së diamanteve të Cullinan në Afrikën e Jugut kanë gjetur një gur të çmuar që e mbante mineralin në brendësi dhe është gjetur në një kilometër thellësi. Elementi në fjalë perovskit i silikatit të kalçiumit (CaSi03), normalisht gjendet në 650 kilometra thellësi sepse më afër sipërfaqes bëhet i paqëndrueshëm. Nuk ishte parë kurrë në koren e tokës. Lajmi u shfaq në revistën “Nature”.

Graham Pearson, një nga gjeokimikët tha se askush nuk ka arritur ta mbajë këtë mineral të qëndrueshëm në sipërfaqen e tokës dhe se e vetmja formë e mundshme për ta ruajtur në sipërfaqe është ta mbash në një kontenitor infleksibël.

Si një diamant. Në një proces prej miliona vitesh besohet se diamanti është formuar 700 km larg nga sipërfaqja, përreth një pjesë të vogël të këtij minerali që ka pothuaj 0,031 milímetra gjerësi. Kjo zonë e planetit ka një presion prej 240.000 herë më të madhe sesa presioni atmosferik në nivelin e detit. Këtu është formuar ky gur i çmuar që me kalimin e kohës u ngrit deri në zbulimin e tij në Afrikën e Jugut.

CaSi03 është një mineral, ekzistenca e të cilit ishte një hipotezë, derisa u bë i ditur zbulimi. Për Pearson përfshirja e perovskitit në këtë diamand të veçantë tregon një riciklim të kores oqeanike në shtresën e poshtme të tokës dhe jep një provë thelbësore për atë që ndodh me fatin e pllakave oqeanike kur zbresin në thellësi të planetit. /bota.al/