Natën e 26 nëntorit 2020, Valbona* u shtang kur hapi derën e shtëpisë dhe pa një grup policësh, të cilët i thanë se ‘çuni është kapur me drogë’.
Nënë e divorcuar e një djali 15-vjeçar, Valbona po përballej asokohe me orare të zgjatura në punë dhe me problemet e të birit me shkollën për shkak të numrit të lartë të mungesave.
Por ajo i tha BIRN se nuk e kishte kuptuar që problemet ishin shumë herë më të mëdha dhe se i biri ishte zhytur dyfish në botën e drogës; si përdorues dhe shitës i hashashit në Tiranë.
“Kam mbetur e habitur, e shastisur. Unë për atë djalë jetoj”, kujton disa muaj më vonë Valbona – emri i ndryshuar i nënës së të miturit. “Frika ime ishin grindjet, por jo droga”, shtoi ajo.
Kur policia trokiti në derën e Valbonës, djali i saj ndodhej në komisariat, i sapoarrestuar me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim. Ai u ndalua nga policia në zonën e quajtur “Katrori” në Laprakë me 3 qese farmaceutike me hashash në xhep dhe 5 qese të tjera, të fshehura në një vazo lulesh në hyrjen e një pallati aty pranë.
Gjatë intervistimit në polici, i mituri pranoi se ishte përdorues dhe shitës i lëndëve narkotike.
Ai rrëfeu gjithashtu se punonte për llogari të një anëtari të një grupi kriminal me rrogë fikse prej 10 mijë lekësh [82 eurosh] në muaj, por nuk pranoi asnjëherë që ta tregonte emrin e tij.
Djali i Valbonës është vetëm një nga minorenët e shumtë që shfrytëzohen nga rrjetet e organizuara kriminale për të shitur drogë në lagjet e mbipopulluara të Tiranës, në këmbim të joshjes me një grusht parash.
Sipas përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë, grupet kriminale po targetojnë gjithnjë e më shumë fëmijë të ngjashëm, duke shfrytëzuar rrethanat e tyre sociale si dhe shmangien nga përgjegjësia penale për shkak të moshës së mitur.
“Kёta të mitur shfrytëzohen për shpërndarjen e drogës, por nё sasi shumë të vogla, siç janë kanabisi dhe heroina, duke i shtyrë edhe t’i provojnë këto lloje drogash,” tha prokurorja Elina Kondi, hetuese prej vitesh në seksionin e të miturve në Tiranë.
“Nëse ai rezulton përdorues, nuk mund të jetë subjekt i veprës penale,” shtoi ajo.
Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes dosjeve gjyqësore dhe intervistave me zyrtarë të agjencisë ligjzbatuese tregojnë se përdorimi në masë i kanabisit nga minorenët dhe adoleshentët në vitet e fundit është një kambanë alarmi dhe faktor kyç në nxitjen e tyre drejt rrugës së kriminalitetit.
Rastet hetimore të analizuara sugjerojnë se grupet kriminale i përdorin të miturit për vjedhje në këmbim të cigareve të hashashit ose shfrytëzojnë varësinë dhe nevojën për para për t’i rekrutuar ata në rrjetet e tyre të shpërndarjes.
Shqipëria është e gjithashtu e papërgatitur për t’u përballur me sfidën e kriminalizimit të të miturve dhe sipas ekspertëve, ndërmerr hetime të cekëta në çështjet ku ata përfshihen.
Në shumicën e rasteve, rrjetet e organizuara të drogës që nxisin dhe shfrytëzojnë përfshirjen e fëmijëve në krim nuk identifikohen dhe as ndëshkohen.
Një trend në rritje
Harta Shperndarja E Droges 566×400
Shqipëria është një prodhuese historike e kanabisit si dhe vend tranzit për drogat e forta si heroina dhe kokaina. Vendi kritikohet gjithashtu për eksportim të krimit të organizuar në Europë, mes së cilëve edhe grupmoshat e reja.
Me zgjerimin e ekonomisë së kanabisit, e cila e arriti kulmin në vitin 2016, një përqindje e konsiderueshme e popullatës u përfshi në krim përmes prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Sipas të dhënave të siguruara nga Policia e Shtetit, në hallkat fundore të ekonomisë kriminale të kanabisit janë përfshirë edhe të miturit.
Në skedarët e policisë, numri i të miturve të arrestuar apo hetuar për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Shqipëri thuajse u dyfishua nga viti 2018 deri në korrik 2021.
Policia arrestoi apo hetoi respektivisht nga 147 minorenë në vitet 2018 dhe 2019, ndërsa ekzaktësisht i njëjti numër u ndalua deri në korrik 2021. Në total, Policia e Shtetit arrestoi apo hetoi 332 minorenë për prodhim dhe shpërndarje droge në katër vitet e fundit.
Rreth 60% e minorenëve të arrestuar apo hetuar për shpërndarje të lëndëve narkotike u identifikuan në Tiranë – tregu më i madh i konsumit të drogave të lehta dhe të rënda në Shqipëri.
Policia e Shtetit i tha BIRN se kishte identifikuar 16 “zona të nxehta” të tregtisë së drogës në kryeqytet, mes së cilave dy gjimnaze dhe sheshin “Nënë Tereza” në bulevardin kryesor të Tiranës.
Shqipëria promovon një drejtësi miqësore me të miturit dhe pak prej fëmijëve të arrestuar apo hetuar nga policia përfundojnë me dënime nga gjykatat.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës, një institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë që kontrollon dënimet alternative, i tha BIRN se kishte trajtuar 705 të mitur në konflikt me ligjin nga viti 2018 deri në korrik 2021, por vetëm 52 prej tyre ishin të dënuar për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Sipas ekspertëve që punojnë me të miturit në konflikt me ligjin në Shqipëri, shifrat zyrtare përfaqësojnë vetëm ‘majën e ajsbergut’.
“Çdo muaj, rreth 70 minorenë përfundojnë në komisariatet e Tiranës si të dyshuar për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga grindjet mes bashkëmoshatarëve e deri tek përfshirja në rrjete kriminale më të zgjeruara si grabitjet apo shpërndarja e drogës,” tha Besmira Muçaj, psikologe pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Sipas Muçajt, të miturit intervistohen në prani të psikologes, një avokati dhe prindërve, por “ata nuk tregojnë se kush i përdor”.
Të dhëna shqetësuese vijnë edhe nga Instituti i Policisë Shkencore, i mbingarkuar në dy vitet e fundit me ekspertime të cigareve të hashashit apo sasive të vogla të kokainës që u kapen të miturve dhe të rinjve në Tiranë.
“Pёrditё, veçanërisht në dy vitet e fundit, nga Policia e Tiranёs dorёzohen mesatarisht katёr deri nё pesё prova pёr ekspertim kimik që janë me peshë të papërfillshme, ku përfshihet edhe ambalazhimi,” tha një punonjës i Institutit në kushtet e anonimatit.
Prokurorët e seksionit të të miturve dhe specialistët e Shërbimit të Provës konfirmojnë gjithashtu se fenomeni i konsumimit dhe shpërndarjes së drogës është një shqetësim konstat, që po prek adoleshentë dhe minorenë deri në moshën 12 vjeç.
Për shkak se legjislacioni shqiptar e ka dekriminalizuar përdorimin e drogës, shumica e çështjeve nuk ndiqen apo pushohen pas konfirmimit të akt-ekspertizave.
“Vetëm në dy vitet e fundit, të miturit dalin haptazi të përfshirë në përdorimin e lëndës narkotike, kryesisht kanabis. Kemi patur raste kur janё pёrdorues dhe shpёrndarёs dhe ata mbajnё doza tё vogla qё mos tё zbulohen nga policia dhe tё vlerёsohen si pёrdorues,” tha prokurorja e seksionit të të miturve, Elsa Kareçi.
Sipas specialistes së Shërbimit të Provës, Migena Koçollari, kanabisi nuk është droga e vetme ku përfshihen të miturit.
“Vihet re njё rritje e numrit tё tё miturve, jo vetёm tek nё histori hashashi, por edhe heroine dhe kokaine,” tha ajo.
‘Ata gjejnë më të dobëtit’
Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes dokumenteve hetimore tregojnë se grupet e organizuara kriminale targetojnë të rinj ose të mitur nga familje të varfra ose me probleme sociale dhe i punësojnë ata si çirakë të tyre me pagesa fikse, mujore ose ditore.
Zakonisht, grupe të tilla kontrollojnë shpërndarjen e hashashit në lagjet e kryeqytetit, por nuk mungojnë llojet e tjera të drogës si heroina, kokaina apo ekstazia.
Në një kafene në Tiranë, Valbona përpiqet të kujtojë metamorfozën e shpejtë të djalit të saj, i cili pas arrestimit nga policia nëntorin e kaluar, u dënua me vënie në provë për 2 vjet, me kushtin që të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.
Gruaja dyshon se i biri ka filluar të konsumojë dhe shpërndajë hashash që në moshën 14-vjeçare, kur nisi të bëhej nervoz dhe të qëndronte gjithë kohën me kokën në telefon.
Valbona thotë se u përpoq që të birit të mos i mungonte asgjë dhe përveç punës me orare të zgjatura në një lavanderi në Tiranë, kishte marrë edhe kredi për shkollimin e tij.
“Ata [kriminelët] gjejnë më të dobëtit,” tha Valbona për BIRN, ndërsa shtoi se do të donte shumë që t’i njihte dhe t’i zbulonte ata që e futën të birin në rrugën e drogës.
“E kam pyetur të më thotë emra, por këmbëngul se nuk e njeh atë person,” shtoi ajo.
Edvis Gorishti, avokat i disa të miturve në konflikt me ligjin i tha BIRN se policia mjaftohet shpesh me hetime të cekëta, pa mundur të identifikojë grupet e organizuara kriminale që fshihen pas të miturve.
Një nga shembujt tipikë sipas tij është hetimi i kryer për djalin e Valbonës, rast të cilin ai e përfaqësoi në gjykatë.
“Hetimi nuk ishte i thelluar dhe mund tё ishte bёrё punё mё e saktё me metodat speciale, se cili ishte personi qё e shtyu fёmijёn pёr tё shitur drogё. Fёmija ishte i punёsuar dhe nuk doli personi ose grupi kriminal,“ tha Gorishti.
Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes analizës së dosjeve gjyqësore tregojnë se minorenët prezantohen me rrjetet e shpërndarjes së hashashit fillimisht si përdorues dhe më pas rekrutohen si shpërndarës, të joshur nga mundësia për të bërë para.
Gjatë intervistave me policinë, ata përmendin shpesh si faktorë të nxitjes në krim vështirësitë ekonomike ose sociale të familjeve të tyre.
Një 17-vjeçar me nofkën “Çerri” u arrestua më 30 gusht në afërsi të shkollës “Partizani” në Tiranë, ndërsa shiste hashash i ulur në një karrige ngjitur me murin e shkollës. Ai i tha policisë se punonte për llogari të dy djemve të rritur, të cilët i identifikoi si ‘menaxheri dhe pronari’.
I mituri shiste deri në 500 qese me hashash në ditë dhe bënte një xhiro ditore prej 250 mijë lekësh. Në fund të ditës, ai paguhej me 1% të xhiros ose 2500 lekë/ dita.
Ai i shpjegoi policisë se menaxheri i sillte furnizimin dhe mblidhte lekët në fund të turnit, ndërsa ‘pronari’ rrallëherë shfaqej në zonë. Por asnjëri prej të dyve nuk përfundoi në pranga.
Në dëshminë e tij, ai shtoi se kushtet ekonomike të familjes e kishin shtyrë të bëhej shpërndarës i hashashit në Tiranë.
“Serxhio [menaxheri] mё pyeti nёse doja tё filloja punё dhe duke qenё nё vёshtirёsi ekonomike, mbasi babai nuk punon dhe nёna ime nuk jeton, mё duheshin lekё,” i tha i mituri policisë.
“E kam bërë këtë punë se jam në borxhe si familje dhe më duhej të laja borxhet,” shtoi ai.
Lehtësi ligjore
Kanabis Sativa 1 534×400
Prej vitit 2017, Shqipëria aplikon një kod të ri të Drejtësisë Penale për të Mitur, që mbron të drejtat e minorenëve në konflikt me ligjin, përcakton dënime alternative ndaj tyre dhe e konsideron dënimin me burg si masën e fundit të mundshme.
Kodi i ri promovon gjithashtu rehabilitimin e minorenëve, por Shqipëria nuk ka ende një qendër/institucion që do ta mundësonte këtë proces.
Gjyqtarja Tereza Merkaj, e specializuar në trajtimin e çështjeve të të miturve në Gjykatën e Tiranës i vlerëson ndryshimet ligjore, por thekson gjithashtu se ato po shfrytëzohen nga të rriturit për t’i shtyrë minorenët drejt krimeve të diktuara prej tyre.
“Parashikime të tilla shfrytëzohen nga delinkuentët e rritur, të cilët përdorin të miturit për shpërndarje e shitje të lëndëve narkotike, për kryerje të vjedhjeve të ndryshme, apo krime të tjera, duke iu premtuar fitime,” tha Merkaj për BIRN.
Merkaj shtoi gjithashtu të miturit trajnohen që të mos i identifikojnë bashkëpunëtorët madhorë, të cilët i garantojnë ata se edhe në rast se kapen, nuk do të dënohen me burgim.
“Krimet kanë shtrirje kohore dhe vijojnë të kryhen nga i njëjti i mitur për llogari të një madhori, duke e vendosur në raport varësie. Kjo, sepse të miturit janë lehtësisht të manipulueshëm dhe të kontrollueshëm,” shtoi ajo.
Në raste të përsëritura, personat e liruar si përdorues të drogës janë rikthyer në radarët e policisë si shpërndarës të saj, por edhe si nxitës të të miturve në krim.
Një rast i tillë ishte një çështje hetimore e finalizuar më 16 qershor 2021, kur Policia e Tiranës arrestoi një grup prej 18 të rinjsh, të cilët shpërndanin hashash në zonën e 21 Dhjetorit – fare pranë komisariatit të policisë nr.2.
Ata u akuzuan për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike në bashkëpunim, për shkatërrim prone, moskallëzim krimi si dhe shtyrje e të miturve në krim – pasi dy prej shpërndarësve të identifikuar nga policia ishin nën 18 vjeç.
Sipas dosjes hetimore, i akuzuari kryesor është Arnaldo Cicaj, 27 vjeç, i cili e kishte nisur aktivitetin si një shitës i rangut të ulët të hashashit, por kur u fuqizua, “vendosi djem më të rinj që të shisnin për të”.
Grupi u ekspozua vetëm pasi i vendosi zjarrin makinës së një oficeri policie që banonte në lagjen ku ata shpërndanin –me qëllimin që të hakmerreshin dhe ta trembnin që të mos i denonconte.
Prokurorja Elina Kondi thotë se policisë shqiptare i mungon eksperienca në trajtimin e rasteve me të mitur dhe se në vend të ndalimeve, do duhej të bënin më shumë punë gjurmuese për të arritur tek organizatorët.
Ajo i tha gjithashtu BIRN se ndonëse e dinë se nuk do të dënohen, fëmijët janë shpesh të frikësuar dhe të kërcënuar kur përballen me policinë.
“Janë të frikësuar nga të rriturit, sepse gjithmonë kur këta i shfrytëzojnë, edhe i kanosin, i kërcënojnë pёr jetёn e tyre, me familjen dhe prandaj është e vështirë që të miturit të tregojnё se kush i shfrytëzon,” tha ajo.
Prokurorja Kondi thotë se ka ardhur koha që shteti t’u ofrojë garanci të miturve si dhe t’u ofrojë atyre mbrojtje reale gjatë proceseve penale.
Migena Koçollari nga Shërbimi i Provës bie dakord, ndërsa shton se Shqipëria nuk është ende gati për zbatimin e detyrimeve ligjore që kanë në fokus rehabilitimin e minorenëve.
Koçollari përmend mungesën e një qendre gjysmë të hapur, që do t’u mundësonte të miturve kryerjen e aktiviteteve edukuese apo kualifikime profesionale, gjatë kohës që gjenden nën shërbim prove.
“Kjo na ka krijuar probleme, se rastet qё ne kemi nёn shёrbim prove ёshtё e vёshtirё tё punosh me ta pa kёtё institucion,” tha ajo.
Edhe Valbona u detyrua të gjejë zgjidhje alternative për ta shpëtuar të birin nga varësia e drogës dhe grupet kriminale, ndërsa vendosi ta largojë atë nga Tirana. Mbështetjen e munguar nga shteti ajo e kompensoi me ndihmën e prindërve të saj.
“Kjo ishte zgjidhja ime,” tha Valbona me shqetësim, ndërsa shtoi: “më tepër sesa ligji them se gjyshërit do të jenë kërkues dhe do ta kontrollojnë”./Reporter.al/
IRAN- Media ndërkombëtare BBC, ka raportuar mbi tensionet dhe qëndrimet e kundërta midis SHBA-së dhe Iranit lidhur me kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, si një pikë kyçe strategjike e konfliktit.
Sipas BBC, presidenti amerikan i ka përshkruar përpjekjet e Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit si të çuditshme, sepse bllokada amerikane e ka mbyllur atë tashmë. Bllokada detare amerikane nuk e ka ndaluar konkretisht kalimin e anijeve në ngushticë prandaj le të analizojmë se çfarë ka thënë secila palë në lidhje me kufizimet e tyre.
Irani
Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit, organi më i lartë i sigurisë në vend, tha në televizionin shtetëror të shtunën se Teherani është i vendosur të zbatojë monitorimin dhe kontrollin mbi tranzitin përmes Ngushticës së Hormuzit deri në fundin përfundimtar të luftës dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme në rajon.
Deklarata thotë se kjo do të bëhet duke mbledhur informacion të plotë nga anijet që kalojnë, duke lëshuar certifikata tranziti dhe duke kërkuar pagesën e tarifave të shërbimit për shërbimet e sigurisë, mbrojtjes dhe mbrojtjes së mjedisit.
SHBA
Kur Trump njoftoi për herë të parë bllokadën amerikane, ai tha se ajo do të zbatohej për çdo anije që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit. Ai tha gjithashtu se i kishte udhëzuar marinën të ndalonte çdo anije në ujërat ndërkombëtare që i paguante një taksë Iranit për të kaluar ngushticën.
Por përshkrimi i ushtrisë amerikane se si bllokada amerikane u formulua ndryshe duke u përqendruar në bllokimin e porteve iraniane dhe jo në kufizimin e kalimit nëpër ngushticë për të tjerët. Ajo tha se nuk do të pengonte lirinë e lundrimit për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit për në dhe nga portet jo-iraniane./Dosja.al
Ish-gazetarja hulumtuese finlandeze, Jessikka Aro, paralajmëron se dezinformimi i organizuar nga Rusia është shndërruar në një kërcënim global pa kufij – me të cilin përballet edhe Kosova, sipas kryediplomatit Glauk Konjufca. Përballë një hapësire të pakontrollueshme, si interneti, përgjigjja më efektive mbetet edukimi medial dhe rritja e rezistencës së qytetarëve ndaj dezinformatave, mendon eksperti Markku Mantila.
Ndonëse e lindur dhe e rritur në Finlandë, interesi i Jessikka Aros për shtetin fqinj, Rusinë, nisi që në fëmijëri të hershme, nga rrëfimet e gjysheve të saj për luftën e ish-Bashkimit Sovjetik në vendin nordik:
“Doja të njihesha me Rusinë. Doja të dija nëse ajo përbënte ende një lloj kërcënimi apo rreziku për Finlandën, sepse ne ndajmë 1.300 kilometra kufi me Rusinë”.
Kjo kureshtje e shtyu autoren finlandeze që të shkonte të studionte dhe të punonte në Rusi, përvojë që thotë se i dha qasje të brendshme në kulturën dhe sistemin mediatik rus.
“Ndjeva se kishte diçka vërtet anormale në ekosistemin mediatik rus, dhe në atë që përhapet nëpërmjet tij”, shprehet ish-gazetarja hulumtuese, e specializuar në dezinformimin e organizuar rus, në një bisedë me Shërbimin e Kosovës të Radios Evropa e Lirë (REL).
Ajo rrëfen se ndryshimi i madh erdhi me ngjarjet e vitit 2014, aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe fillimin e luftës në Ukrainë, kur, siç thotë ajo, “u bë e vështirë të dallohej realiteti nga gënjeshtra edhe në mediat jashtë Rusisë”.
Në atë kohë, disa gazetarë rusë kishin filluar të zbulonin atë që quhej “fabrika e trollëve”, që nënkuptonte njerëz të organizuar dhe të paguar, që shpërndanin informata të rreme dhe komente të orkestruara me një agjendë pro-Kremlinit.
Aro dëshironte të dinte nëse ndikimi i këtyre dezinformatave depërtonte përtej Rusisë, më saktësisht në Finlandë. Kështu, ajo e bëri të hapur për publikun hulumtimin që po niste, dhe kërkoi nga ai ndihmë për ta vërtetuar këtë ndikim.
“Më dërgonin materiale. Materiale ruse në finlandisht. Më tregonin shembuj dhe pamje të ekranit, dhe fotografi të materialeve dezinformuese që qarkullonin në ekosistemin finlandez”, rrëfen Aro.
Hulumtimi saj vazhdoi edhe në terren, ku ajo vizitoi edhe objektin fizik në qytetin e Shën Petersburgut, në Rusi, dhe kontaktoi edhe punëtorë të kësaj fabrike, e cila ishte maskuar me emrin e një kompanie private, që quhej “Agjencia për Hulumtime në Internet”, dhe që pretendonte se nuk kishte të bënte asgjë me strukturat shtetërore ruse.
Hulumtimi i Aros pati reagim të menjëhershëm.
“Ndoshta ishte mes 24 deri në 36 orë. Atëherë u bëra shënjestër. Fillova të merrja telefonata, njerëz shumë të zemëruar nga Rusia dhe vende të tjera të botës rusishtfolëse. Merrja mesazhe dhe emaila, ku më quanin ‘shpifëse’, dhe më kërkonin të shkoja në burg sepse gjoja isha ‘kriminele’”, tregon ajo.
Siç rrëfen Aro, fushatat shpifëse e paraqitën si “agjente të huaj”. U publikuan të dhënat e saj të kontaktit, dhe u organizuan grupe urrejtjeje, që u shndërruan edhe në presion fizik në jetën e përditshme të saj.
Aro më vonë paraqiti kallëzime penale, dhe disa prej të dyshuarve u dënuan për përndjekje dhe shpifje. Pas tronditjes që kishte marrë nga kjo fushatë, ajo mori një pushim dyvjeçar nga puna, dhe u përqendrua në shkrimin e librit të saj “Trollët e Putinit”.
Por, fabrikat e dezinformimit nuk u ndalën. Ato, sipas Aros, u sofistikuan, dhe tani po përdoren si modele edhe jashtë Rusisë.
“Ishte shumë specifike, dhe ishte diçka e re në vitin 2014. Atëherë nuk e dinim të paktën që vendet e tjera do të kishin fabrika të tilla trollësh, që në fakt punësonin njerëz, për të pretenduar se ishin njerëz të vërtetë, me fakte dhe opinione të vërteta”, thotë ajo.
Aro beson se “shumë udhëheqës autoritarë e kanë ndjekur këtë shembull”.
Sa është e rrezikuar Kosova nga “fabrikat e gënjeshtrave”?
Për Aron, hapësira e internetit është e përkryer për shpërndarjen e dezinformatave, dhe tejkalon çfarëdo kufij në gjeopolitikë:
“Pra, askush nuk është i sigurt, në esencë. Shumë nga këto materiale dezinformuese ruse thjesht janë lokalizuar në gjuhë [të ndryshme] lokale”.
Në përvojën e saj, edhe njerëz të miredukuar kanë rënë pre e këtyre manipulimeve.
“Do të doja të theksoja se pjesërisht ajo që trollët ishin në gjendje të bënin, mënyra se si ishin në gjendje të ndikonin te njerëzit e vërtetë në Finlandë, ishte të mbillnin frikë, sepse këta trollë në fakt do të sulmonin qytetarët individualë që thjesht komentonin”, shton ajo.
Aro erdhi në kryeqendrën kosovare, Prishtinë, këtë javë, për të marrë pjesë në një konferencë në lidhje me dezinformimin, të organizuar nga Ambasada e Finlandës në Kosovë.
Në këtë konferencë, të mbajtur më 15 prill, Ministri kosovar i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, vuri në dukje pasojat konkrete për Kosovën dhe nevojën për një përgjigje të koordinuar:
“Për Kosovën, kjo nuk është brengë e largët. Vazhdojmë të ballafaqohemi me fushata dezinformimi që vijnë kryesisht nga Rusia dhe Serbia, të cilat përpiqen ta cenojnë shtetësinë tonë, ta keqpërfaqësojnë realitetin tonë, dhe perceptimin vendor e ndërkombëtar”.
Ai, megjithatë, argumentoi se si reagim ndaj kësaj, “asnjë institucion i vetëm nuk mund të ofrojë përgjigje të plotë”.
Sipas Konjufcës, “ndërtimi i aftësisë përballuese kërkon një përpjekje gjithëpërfshirëse e të mbështetur, që bën bashkë institucionet publike, mediat e pavarura, shoqërinë civile dhe qytetarët. Në këtë drejtim, përvoja e vendeve nordike ofron udhëzime të rëndësishme në gjithë rajonin”.
Hulumtime të Radios Evropa e Lirë kanë gjetur në disa raste shpërndarje të narrativit të Kremlinit, të ndërlidhur me ngjarjet në Kosovë, sidomos përmes grupeve në platforma si Telegram-i.
Po ashtu, në raportet mujore në lidhje me dezinformimin, që i publikon organizata kosovare Hibrid.info, Rusia shpesh është protagoniste, si një ndër burimet e këtyre dezinformatave.
“Gjatë marsit është vërejtur edhe qarkullimi i narrativëve serbë dhe rusë, që synojnë rishkrimin e ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999”, thuhet në raportin e marsin të sivjetmë.
“Gjithçka është më e lehtë tani me inteligjencë artificiale”
Sipas ekspertit të komunikimeve strategjike, gazetarit dhe autorit finlandez, Markku Mantila, përpjekjet për përgënjeshtrimin e secilit lajm të rremë janë jofektive në botën e sotme:
“Besoj që është e domosdoshme të kuptohet që: Në hapësirën e pakufishme të internetit, askush nuk mund të kontrollojë informacionin, e në këtë rast as dezinformatat”.
Në një fjalim që ai mbajti në konferencën e 15 prillit në Prishtinë, Mantila ngulmoi se edukimi medial është i domosdoshëm për të përballuar veçanërisht periudhën e përhapjes së inteligjencës artificiale.
“Është gjë e lehtë, gjë e lirë, dhe çdokush mund t’i përdorë këto vegla. Asnjëherë nuk kanë qenë më të pajisur se sot”, tha ai.
Aro, po ashtu, mendon se “gjithçka është më e lehtë tani me inteligjencë artificiale”.
Autorja finlandeze konsideron se hulumtuesit në të gjithë botën duhen të përgatiten se angazhimet në këtë fushë “thuajse në çdo rast mund t’i bëjnë shënjestër të fushatave të gënjeshtrave”.
“Duhet të pranosh që kjo ndodh… Është puna jote që të bën shënjestër të profesionistëve që janë trajnuar për të të heshtur. Pra, ka të bëjë me rezistencën personale dhe ndërtimin e saj”, thotë ajo për REL-in.
Jessikka Aro.
Aro, megjithatë, ka disa këshilla praktike për të minimizuar dëmet nga këto sulme:
“Ajo që dikush mund të bëjë për të mbrojtur veten është ta bëjë çdo gjë private, çdo gjë sekrete, si informacionin e adresës ose informacionin familjar, të mos ndajë shumë gjëra rreth anëtarëve të familjes në internet”.
Sipas Aros, është mirë që gazetarët të konsultohen edhe me “zyrtarë dhe ekspertë të sigurisë”.
“Dhe, gjithashtu, është një ide e mirë të negocioni me punëdhënësin se sa larg do të shkojnë për t’ju mbrojtur”, përfundon ajo.
Dialogu maratonik Kosovë –Serbi i imponuar nga Bashkësia Ndërkombëtare për normalizim të mardhënjeve të ndërsjella nuk solli rezultatet e pritura , jo me fajin e Kosovës.Serbia përdori gjithë kohën obstrukcione politike për të zhagitur këtë proces, për të krijuar situata politike në favor të saj.Këtij shteti bisedimet e ndërprera dhe të zhvilluara kohë pas kohe , me shumë I sollën favore si një shtet gjenocidial , më krye më kriminelin e luftës presidentin e saj, Aleksander Vuqiq, një prorusi të thekur se bashku më shumicën e popullit serb, që rusët I konsiderojnë vëllezër.Qe bisedimet të futën në qorrsokak kontribut në këtë drejtim, pos Serbisë dhanë edhe ndërmjetësit e BE-së, në bisedime Lajqak, Borell dhe amerikani, Eskobar.Ishin shumë të njëanshem në bisedime , duke e faktorizuar Serbinë thua së ajo ishte viktima e jo xhelati, që ka vrarë më mijëra boshnjakë dhe shqiptarë më rastin e shpërbërjës më dhunë të ish-Jugosllavisë të Titos.Kurrë nuk kërkuan në bisedime që Serbia paraprakishtë të pranon pavarësinë e Kosovës.Kjo u bë gjoja më motivacion se mos ndoshta do të largojnë Serbinë nga ndikimi I politikës pro-ruse.E dihet mirëfilli se klika e ish kriminelëve të luftës në pushtetin actual të këtij vendi janë mbështetësit e Rusisë diktatoriale të Vlladimir Putinit.Presidenti serb, rrallë zbatojë ndonjë marrveshje të mbajtur në Bruksel dhe se fundi nuk nënshkroj as aneks marrveshjën e Ohrit.Nuk e zbatojë se ndëmjetësit e lartëpërmendur në bisedime nuk kërkuan më ngulm kurrë nga Serbia që kjo të ndodhë.BE-ja dhe Amerika e Bajdenit dështuan në avansimin apo përfundimin e dialogut më sukses, për shkak të tolorancës që ju bë Serbisë, e cila gjithë kohën destabilizojë më aktët e dhunës veriun e Kosvës, përmes bandave terroriste te Vuqiqit dhe Radojqiqit.Madje quditërisht pse Qeveria e Albin Kurtit vendosi për herë të parë pas përfundimit të luftës, në veri rend dhe ligj, Kosova u ndëshkua më masa të embargos ekonomike, që tash vonë kan filluar të hiqën nga BE-ja.U dënua vetëm verbalisht rasti terrorit të Banjskë , por jo edhe më ndonjë masë konkrete që edhe ishte formuar një komision i posaqem.Kjo është një temë e gjerë që edhe është elaboruar shumë herë për opinion e gjerë public.Sa I përketë deklaratës të përfaqësuesës së SHBA-së në OKB, Tammy Bruce në fjalën e saj të rastit në seancën për Kosovën, ku u kërkua që Kosova dhe Serbia të zotohen për të punuar bashkë drejt të ardhmës, kemi një qasje krejt ndryshe se deri më tash, karshi dialogut, që nuk e favorizon në asnjë mënyrë Serbinë.Amerika përmes Bruce dhe një mesazh që rruga e vetme e qëndrushme përpara është normalizmimi I marrdhënjeve të ndërsjella.Serbia nuk vuri masa të embargos të kërkuar nga Bashkësia Ndërkombatere ndaj Rusisë për shkak të luftës okupuese ndaj Ukrainës.Edhe në këtë sitautë të luftës ndërmjet Amerikës dhe Iranit, sërish Vuqiqi ju doli në krah aleatave të Rusisë në luftë,duke adresuar kritika ndaj Amerikës.Administrata e presidentit, Donald Trump nuk do të pranon qasjën pro-ruse të Serbisë, I cili në një letër deklarim para disa kohësh , e kishte bërë të ditur Serbinë hegjemoniste ,së nuk do të këtë ndryshim kufijsh në Ballkan.Kosova është vendi më pro -amerikan dhe pro perëndimor në botë, pro NATO, kurse Serbia është aleati besnik i Rusisë.Mendoj së Serbia do të ballafaqohet më presion të madh, që nuk ka kah tia mbaj më.Ajo duhet të njehë pavarësinë e Kosovës, ose do të përballët më masa serioze ekonomike dhe masa të tjera.Madje nese tenton që të shfrytëzon krizën globale në botë më disa luftëra që po zhvillohen, do të përballët sërish më NATO-në.Mendoj së rendi I ri botëror që po formohet nuk do të jetë I favorshem për Serbinë më logjikë luftënxitëse në rajon.Besohet së Trump do të veproj konkretisht ne vendimet e tij.Kosova duhet të qajë bllokadën politike dhe institucionale në këtë moment delikat gjeopolitik dhe gjeostrategjik në botë.Kërkohet një qasje uniteti të brendshem të spektrit politik, përballë një shteti, që nuk po pajtohet që e ka humbur luftën ,dhe nuk po pajtohet së Kosova që 26 vite është shtet sovran dhe i pavarur.Armiku gjithmonë mbetet armik.Mobilizimi në politikat e jashtme duhet të jëtë në nivelin më ta lartë kur dihet së ende katër shtete të BE-së, nuk e kan njohur pavarësinë e Kosovës.Ne këtë drejtim nevoitet që edhe shtetet tjera të BE-së, dhe Amerika të bëjnë presion më të madh në këtë drejtim, që këto vende të njohin pavarësinë e vendit tonë.Gjithashtu është momenti vendimtarë në shpërthimin e këtyre luftërave, që edhe Kosova të bëhët pjesë e NATO-së dhe të gjitha strukturave relevenate te BE-së…
I prirë nga dashuria për atdhe, me zemër dhe shpirtë të mbushur plot mall dhe dashuri për vendin tim, jam munduar për më tepër se tre dekada rresht nga perëndimi të bëjë diçka të mirë për vendin tim!
Ëndërr që nuk shuhet asnjëherë
Ishte kjo një ëndërr e mbushur plot shpresë dhe nostalgji, me besim në respektim të vlerave dhe në meritokraci!
Por sot, ajo ëndërr e imja është duke u venitur dhe kthyer në iluzion, për shkak se ata për të cilët bëra më së shumti, më harruan dhe anashkaluan në çdo proces të jetës dhe shtetndërtimit!
Ajo (veprimtaria ime) që dikur më bënte të ndjehesha kreanr, sot po shndërrohet në mashtrim dhe zhgënjim!
Megjithatë, ende besoj në një të nesërme më të mirë për vendin tim.
Por, ajo shpresë e mirë dhe dëshirë fisnike po pengohet nga njerëz të pashpirtë dhe pa ndjenja kombëtare!
Pasi, padrejtësitë tashmë ka marrë përmasa alarmante për të gjithë veprimtarët dhe çlirimtarët e këtij vendi!
E mira pengohet dhe luftohet ngado dhe kudo me të gjitha mjetet (anti)ligjore, kurse e keqja gjen mbështetje të masave të gjëra popullore!
Kjo prapësi nuk ka ndodhur asnjëherë në trojet tona shekullore!
Por, unë prapë se prapë do të vazhdoj të qëndroj vertikalisht me të drejtën dhe të vërtetën e përjetshme.
Pasi vetëm e vërteta qëndron përjetësisht, kurse gënjeshtarët dhe mashtruesit, hipokritët dhe zuzarët do të largohen një ditë dhe harrohen që ishin në këtë botë!
Prandaj, unë nuk do të ndalem së punuari për të mirën e vendit dhe qytetarëve deri në frymën e fundit, pavarësisht se ku ndodhem; në vendlindje apo emigrim!
Vendlindja është ‘alfa dhe omega’ e çdo inspirimi, kurse puna në emigrim mbetet i vetmi burim ekzistencial dhe suporti material në angazhimin tim atdhetar, publicistik dhe intelektual!
Deri në këto momente kur po i shkruaj këta rreshta, edhe pse kam bërë jo pak për shtetin e Kosovës, nuk e kam as më të voglin satisfaksion material dhe as moral!
Përderisa subjektet tjera politike i ofruan rreth vetes veprimtarët e mërgatës, intelektualët dhe publicistët e niveleve mesatare, subjekti politik, të cilin e mbështeta për dekada me mijëra shkrime autoriale nuk u kujdes as për një falenderim publik, e lërë më të mendoj për ndonjë mirënjohje apo satisfaksion tjetër moral.
Megjithatë, ëndrra për kthim në vendlindje (riatdhesim) vlon si vullkan i pashuar në shpirtin, t’a shijojë së paku në vitet e pleqërisë aromën e vendit tim të lirë, ta ndjejë nga afër dorën e shtetit të pavarur dhe sovran për të cilin nuk e kurseva as një minutë të jetës sime!
Krejt në fund të këtij shkrimi të shkurtër, për lexuesit e rregullt dhe besnik ndaj atdheut, po e ndaj këtë poezi të shkruar 10 vite më parë, e cila shërben si testament për shumë atdhetar në emigrim.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja, i cili u dhunua nga policia gjatë protestës së djeshme në Tiranë, ka ironizuar policinë.
Në një njoftim të saj, Policia e Tiranës sot shkruante se Aulon Kalaja ishte procedura për ‘goditje për shkak të detyrës’ dhe këtij njoftimi i është përgjigjur vetë Kalaja.
Reagimi i Aulon Kalaja:
Mora vesh nga mediat se jam proceduar nga Policia e Shtetit për veprën penale:
Kreu i PD, Sali Berisha shprehet se policia konfirmon përdorimin e verbuesit të ariut kundër demonstruesve paqësorë.
Lideri i opozitës reagoi pasi Policia e Shtetit shpërndau për mediat foton e spray-t që përdori kundër protestuesve mbrëmjen e kaluar.
Në reagimin e tij, Berisha thekson se policia mashtroi, duke shtuar se foto e spray-t nuk është e njëjta me mjetet e përdorura nga efektivët gjatë protestës. “Nga shikimi i vëmendshëm konstatohet se mekanizmi i hedhjes së spray-t i bombolës në dorën e narkopolicit është mekanizmi tipik i bombulave të spray-t të verbuesit të ariut dhe është krejt tjetër nga mekanizmi i bombulës të shpërndarë për mashtrim nga policia”, shprehet ai.
Reagimi:
Të dashur miq,
për të përgënjeshtruar deklaratat e PD për përdorimin e verbuesit të ariut nga narkopolicia dje kundër protestuesve, sot pasdite ajo ka shpërndarë foto të spray-t që përdoret nga policia kundër protestuesve.
Por cilido që shikon me vëmendje foton e bombulës së spray-t në dorën e policit, konstaton se ajo është krejt tjetër nga bombula që ka shpërndarë në media policia, gjoja të përdorur prej saj. Nga shikimi i vëmendshëm konstatohet se mekanizmi i hedhjes së spray-t i bombolës në dorën e narkopolicit është mekanizmi tipik i bombulave të spray-t të verbuesit të ariut dhe është krejt tjetër nga mekanizmi i bombulës të shpërndarë për mashtrim nga policia.
Dënoj me forcën më të madhe këtë mashtrim publik të ulët të narkopolicisë, e cila pasi ka kryer krimin kërkon të fshihet. Përdorimi i verbuesit të ariut kundër njerëzve është një vepër me pasoja të rënda kriminale, e ndaluar nga konventat ndërkombëtare. bw
Media spajolle ABC ka ndarë pamje nga protesta e mbajtur në kryequytetin shqiptar.
Në artikull theksohet se menjëherë pas përfundimit të kreut të PD Sali Berisha, shpërtheu dhunë policore ndaj protestuesve.
“Protestuesit dolën në rrugë këtë të premte për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama, të cilin e akuzojnë për një sërë aktesh armiqësore kundër sundimit të ligjit dhe demokracisë në Shqipëri. Dhuna shpërtheu pas një fjalimi të politikanit Sali Berisha”, thuhet në artikull. bw
Televizioni gjerman ZDF i ka kushtuar një kronikë protestës së 17 prillit në Tiranë, duke theksuar akuzat e opozitës ndaj kryeministrit për korrupsion dhe përplasjet me policinë.
Sipas raportimit, protesta u shoqërua me tensione, ku pati përleshje mes protestuesve dhe forcave të rendit në kryeqytet.
ZDF raporton se policia ndërhyri duke përdorur ujëhedhës dhe spraj piper për shpërndarjen e turmës, ndërsa nga ana tjetër protestuesit hodhën mjete zjarrvënëse drejt godinës së Kryeministrisë.
Në kronikë theksohet se opozita, organizatore e protestës, “akuzon kryeministrin për korrupsion dhe kërkon dorëheqjen e tij”. bw
Protesta kombëtare e organizuar nga Partria Demokratike ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.
Media italiane TGCOM shkruan se gjatë protestës u përdorën topa uji dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë qytetarët, ndërkohë që theksohet se qëllimi i protestave është largimi i kryeministrit Edi Rama, pas skandalit “Balluku”.
Artikulli:
Kokteje Molotovi u hodhën nga qeveria e Tiranës , gjatë një proteste të organizuar ngë opozita e drejtuar nga Sali Berisha. Protesta kishte si kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama. Policia reagoi me topa uji dhe më pas me gaz lotsjellës, duke arritur të shpërndajë turmën brenda sekondave dhe të ndalojë grupin e protestuesve që kishin hedhur koktejet molotov. Një deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, dhe një person tjetër u dërguan në urgjencë. Disa minuta më vonë, tensionet u përshkallëzuan pranë ndërtesës së Parlamentit, ku disa protestues u përpoqën të thyenin kordonin e policisë, por u sprapsën nga përdorimi i topave të ujit.
Protesta të këtij lloji kanë ndodhur periodikisht në Shqipëri që nga fillimi i vitit: demonstruesit dhe Partia Demokratike, partia kryesore e opozitës, po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama për shkak të skandalit të korrupsionit që përfshin Belinda Ballukun, aleaten e tij të ngushtë. bw
5 pyetje është podkast i Radios Evropa e Lirë, ku një temë sqarohet me ndihmën e profesionistëve dhe ekspertëve, përmes përgjigjeve që kapin thelbin. Nga shëndeti e ekonomia, deri te politika dhe ligji, çdo episod sjell bisedë të qartë, verifikim faktesh dhe sqarime të nevojshme.
Zyrtarëve publikë në Kosovë, që dyshohen për pasurim të jashtëligjshëm, pritet t’iu verifikohet pasuria, e cila në raste të caktuara mund të përfundojë edhe në konfiskim nga Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Projektligji i ri për këtë mekanizëm kaloi në lexim të parë në një seancë të Kuvendit të Kosovës më 17 prill, pasi versioni paraprak ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
Byroja parashihet të ketë departamente të veçanta dhe zyrtarë që do të verifikojnë pasuritë për të cilat ka një dyshim se janë fituar jashtëligjshëm nga zyrtarët publikë.
Nëse pasuria përcaktohet si e pajustifikueshme, projektligji parasheh konfiskimin e pasurisë nga gjykata.
Por, mënyra se si do të funksionojë Byroja ka ngritur pikëpyetje.
Vullnet Bugaqku, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë se drejtori i Byrosë parashihet të zgjidhet me votat e shumicës parlamentare, dhe të ketë kompetenca të plota në inicimin e procedurave për verifikim të pasurisë.
▶️ Shiko podkastin:
🎧 Dëgjo podkastin:
I njëjti drejtor, sipas Bugaqkut, mund të vendosë edhe që të ndalet verifikimi i pasurisë së një zyrtari, me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme. Kjo, konsideron ai, mund të përdoret politikisht, pasi më asnjë institucion i drejtësisë nuk do të mund ta trajtonte atë pasuri.
“Askush nuk mund ta kontestojë më atë pasuri, dhe ky lloj mekanizmi mund të shërbejë si një mekanizëm i legjitimimit të pasurisë, që potencialisht nëse do të shkonte në gjykatë ndoshta do të vërtetohej se është e paligjshme”, thotë ai.
Bugaqku pohon se në kuptimin e konfiskimit civil të pasurisë, Byroja do të jetë mbi organet e tjera të sistemit të drejtësisë.
Ai thotë se ka kundërthënie në ligj sa i përket periudhës kohore të verifikimit ta pasurisë, pasi, sipas tij, qëndron dispozita që parasheh verifikimin e pasurisë që është fituar nga 17 shkurti 2008, por edhe tjetra që thotë se zyrtarit publik mund t’i verifikohet pasuria vetëm deri në 10 vjet pasi ta ketë përfunduar mandatin.
“Nëse një zyrtari publik, ta zëmë i ka pushuar mandati në vitin 2010, afati maksimal që atij mund t’i verifikohet dhe konfiskohet pasuria është viti 2020”, thotë Bugaqku, duke sqaruar se asnjë institucion bankar apo tatimor nuk obligohet të ruajë të dhëna më gjatë se dhjetë vjet, që do të shërbenin si prova.
Projektligji i ri për Byronë u përcoll me vërejtje të opozitës parlamentare, ashtu sikurse edhe versioni paraprak, të cilin Partia Demokratike e Kosovës e kishte dërguar në Gjykatë Kushtetuese.
Janë identifikuar emrat e 11 anëtarëve të dyshuar të grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepaj alias Jetmir Marashi.
Këta persona akuzohen për trafikimin e mbi 7 tonëve kokainë.
Kujtojmë që ditën e djeshme (17 prill) Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) la në fuqi masat e arrestit në burg për tre anëtarët e grupit kriminal të Jetmir Pepës.
Emrat e grupit
1-Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj
2-Jetmir Pepaj alias Jetmir Marashi
3-Albert Pjetri
4-Fatjon Marku
5-Anton Marku alias Anton Tamure
6-Florjan Vuka alias Vathaj
7-Kristjan Lleshi
8-Klevi Leka
9-Lulzim Pepa
10-Anton Kola
11-Ilir Lazri
Jetmir Pepa është një emër i njohur për blutë, pasi në janar 2025 u shpall në kërkim pasi qëlloi me armë në një koncert festiv të organizuar ‘Cinco Cavalli’ në Parkun Olimpik të Tiranës.
HETIMET E SPAK
Sipas SPAK, hetimet kanë dokumentuar aktivitetin e grupit gjatë viteve 2019–2021 në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë, ku janë evidentuar 8 episode të trafikut të kokainës në sasi të mëdha.
Sipas SPAK, grupi kriminal ka realizuar disa episode të trafikut të kokainës, kryesisht nga Amerika Latine drejt porteve europiane, veçanërisht në Roterdam dhe Amsterdam.
8 EPISODET E TRAFIKUT TË LËNDËS NARKOTIKE
Episodi 1 – Janar- Mars 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike kokainë gjatë periudhës Janar-mars 2020. Nga kjo sasi, më 21.03.2020 u sekuestrua një sasi prej 8.5 kg në qytetin e Amsterdamit të Mbretërisë së Holandës.
Episodi 2 – 7-8 Prill 2020 – Trafikimi i një sasie prej 1,018 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Peruja drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Ngarkesa kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije kolumbiane ndërsa lënda narkotike ishte fshehur në një enë frigoriferike që përmbante lëng frutash të ngrira. Vlera e shitjes ishte mbi 1.3 milionë euro.
Episodi 3 – 6 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 2020 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador dhe ishte e destinuar për një kompani në Hungari. Një pjesë e kësaj ngarkese i përkiste këtij grupi kriminal.
Episodi 4 – 26 Qershor 2020 – Tentativa e trafikimit të një sasie prej 516 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Terminalin Portual Muelle Sur, DP World Callao, Peru, si dhe e destinuar për në Mbretërinë e Hollandës.
Episodi 5 – 30 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 500 kg lënde narkotike kokainë më, e sekuestruar në Portin e Roterdamit, që kishte ardhur në një kontejner nga Kolumbia që përmbante konserva me peshk ton dhe ishte i destinuar për një kompani në Gjermani.
Episodi 6 – 7 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë, e llogaritur në rreth 1600 kg, prej së cilës është sekuestruar një sasi prej 104 kg po në të njëjtën datë në autostradën nr A2 pranë qytetit Abcoude të Mbretërisë së Holandës.
Episodi 7 – 16 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie rreth 1100 pako me peshë bruto 1238,39 kg lënde narkotike kokainë, e cila ishte ishte fshehur në një ngarkesë me banane në një kontenier që vinte nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit në Hollandë dhe kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare e ardhur nga Porti i Antwerp, e destinuar për një kompani në Hagë.
Episodi 8 – 1 – 2 Tetor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 531 kg lënde narkotike kokainë në Portin e Roterdamit, Hollandë, sasi e cila është kapur nga autoritetet holandeze, e fshehur në një kontenier të ngarkuar me rrush të thatë, i destinuar për në Suedi.
PASURITË E SEKUESTRUARA
Me një tjetër vendim GJKKO ka vendosur sekuestro preventive ndaj 232 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë totale rreth 12 milionë euro. Panorama
Tridhjetë e pesë zyrtarë nga institucione të ndryshme pritet të gjobiten nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit për mosdeklarim me kohë të pasurisë, ndërkaq ndaj pesë prej tyre, agjencia do të dorëzojë kallëzim penal për mospërmbushje të obligimit ligjor, sipas udhëheqësit të këtij institucioni, Yll Buleshkaj.
Në listën që e posedon Radio Evropa e Lirë, në mesin e zyrtarëve publikë që pritet të gjobiten figurojnë edhe disa hetues dhe një komandant i Policisë së Kosovës, oficerë doganorë, mjekë, profesorë, zyrtarë të Bankës Qendrore e inspektorë tatimorë.
Nga pesë zyrtarët ndaj të cilëve pritet të paraqitet kallëzim penal nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, tre (një polic, një mjek e një profesor) nuk e kanë deklaruar fare pasurinë, ndërkaq dy të tjerë (mjekë) e kanë bërë jashtë afatit të përcaktuar.
Sipas Ligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, zyrtarët publikë janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e rregullt të pasurisë nga 1 deri më 31 mars çdo vit, për vitin paraprak.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit thotë se këtë vit 10 mijë e 372 zyrtarë publikë ishin të obliguar që ta deklaronin pasurinë. Brenda afatit, 10 mijë e 337 zyrtarë, e kanë përmbushur këtë obligim.
Për drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, deklarimi i pasurisë paraqet një nga shtyllat kryesore të transparencës dhe llogaridhënies në sektorin publik.
“Shkalla e lartë e përmbushjes së këtij obligimi tregon rritje të vetëdijes institucionale, por çdo rast i mosdeklarimit apo vonesës do të trajtohet me seriozitet të plotë dhe në përputhje me ligjin”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkaq, hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gzim Shala, thotë se deklarimi i pasurisë është mjet drejt parandalimit e luftimit të korrupsionit, por që deri më tani nuk është shfrytëzuar si i tillë.
“Fatkeqësi, nga ajo çka kemi parë deri më tani, është se deklarimi i pasurisë më tepër është përdorur si qëllim përfundimtar, në kuptimin që në momentin e deklarimit të pasurisë ka përfunduar çdo gjë, sesa si mjet përmes së cilit kalojmë te aspektet e tjera: te hetimi apo zbulimi i veprave të tjera penale”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Vitin e kaluar, sipas organizatës Transparency International, Kosova ka bërë njëhap prapa në luftën kundër korrupsionit.
Buleshkaj thotë se procesi nuk përfundon vetëm e deklarimin e pasurisë dhe publikimin e tyre në ueb-faqen e Agjencisë, pasi pasuria e deklaruar më pas i nënshtrohet verifikimit.
“Verifikimi i deklarimeve kryhet përmes një procesi të strukturuar që përfshin: kontrolle administrative dhe logjike të deklarimeve, krahasimin e të dhënave me institucione të tjera publike [si administrata tatimore, kadastra, bankat, etj.]”, thotë ai.
Procesi i verifikimit pritet të nisë në qershor dhe, sipas Buleshkajt, mund të zgjasë deri në shtatë muaj, varësisht nga natyra e rasteve.
Përmes verifikimit, Buleshkaj thotë se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit synon të “forcojë besimin publik dhe të garantojë integritet në ushtrimin e funksioneve publike”.
Shala nga IKD konsideron se masat sanksionuese, në rastin konkret gjobitja e zyrtarëve, e ul numrin e inkriminimit të tyre, në rastet e mosdeklarimit të pasurisë brenda afatit të përcaktuar kohor.
“Mirëpo, mund të shërbejë edhe si një aspekt tjetër, se zyrtarët në fjalë nisur nga fakti se i është shqiptuar gjoba, e kanë ditur se e kanë për obligim deklarimin e pasurisë dhe kjo e përforcon elementin e dashjes për mosdeklarimin e pasurisë dhe mbetet të shihet se si do të veprohet tutje nga ana e prokurori të shtetit”, shprehet ai.
Çfarë ndëshkimesh parashihen?
Ligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave dhe Kodi i Procedurës Penale parashohin gjoba dhe burgim për mosdeklarimin e pasurisë.
Sa u përket gjobave, në ligj thuhet se ajo vendoset në shkallën prej 30 për qind të pagës mujore neto të zyrtarit që nuk e deklaron pasurinë, por “në asnjë rast kjo shumë nuk do të kalojë pragun prej 500 eurosh”.
Ligji u mundëson zyrtarëve, që nuk e deklarojnë pasurinë deri më 31 mars, të kenë edhe 15 ditë shtesë që ta bëjnë këtë – afat që përfundoi mesnatën e së mërkurës – në të kundërtën, Agjencia paraqet kallëzim penal te prokuroria përkatëse, e cila më pas vendos për këtë çështje.
Ndërkaq, sipas Kodit Penal të Kosovës, zyrtarët që nuk deklarojnë pasurinë mund të dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Për deklarimin e rremë të pasurisë po ashtu parashihet dënim me gjobë ose me burgim nga gjashtë deri në pesë vjet.
Deri më tash, në Kosovë asnjë nga zyrtarët që nuk e ka deklaruar pasurinë, nuk është dënuar me burgim.
Për Shalën nga Instituti i Kosovës për Drejtësi mungesa e dënimeve me burgim efektiv mbetet problematike.
“Politika ndëshkimore që e kemi parë është një politikë që përkundër faktit që përcaktohet edhe mundësia e dënimit me burgim efektiv nuk kemi pas dënime të tilla. Pothuajse të gjitha dënimet kanë qenë dënime me gjobë që definitivisht nuk janë dënime adekuate”, thotë Shala për Radion Evropa e Lirë.
Pasuria e deklaruar nga krerëve shtetërorë
Pas përfundimit të afatit për deklarim, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, pasditen e 17 prillit, publikoi regjistrat e deklarimeve të pasurisë nga zyrtarët publikë, në mesin e tyre edhe krerëve shtetërorë e atyre partiakë.
Sipas të dhënave të publikuara nga ky institucion, kryetarja e Kuvendit, njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, në deklarimin vjetor të pasurisë ka bërë të ditur se në pronësi të përbashkët ka një banesë në vlerë prej 128 mijë e 740 euro, të blerë këtë vit, dhe një veturë në vlerë prej 9 mijë e 700 euro.
Në bankë ka deklaruar se ka 1 mijë e 531 euro, derisa ka 160 mijë euro kredi.
Haxhiu ka deklaruar se vitin e shkuar ka pasur të ardhura vjetore në vlerë prej 22 mijë e 658 euro, 1 mijë e 140 euro shtesa dhe kompensime të tjera, e 234.99 euro mëditje.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka 16.41 euro para të gatshme në llogari bankare derisa të ardhura vjetore në vlerë prej 21 mijë e 315.76 euro. Kurti ka deklaruar se paguan 350 euro qira në muaj për shtëpi.
Ndërkaq, ish-presidentja Vjosa Osmani, mandati i së cilës përfundoi në fillim të muajit prill, ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët banimi në vlerë prej 208 mijë euro. Osmani ka deklaruar se ka në pronësi të saj 5.10 ari arë në vlerë prej 35 mijë euro.
Ajo ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin ka detyrime financiare në vlerë prej 29 mijë e 500 euro e para të gatshme në llogari bankare ka deklaruar se i ka 3 mijë e 115 euro. Osmani ka deklaruar se vitin e shkuar ka pasur 33 mijë e 248.58 euro të ardhura vjetore nga paga, derisa 10 mijë e 305.12 euro mëditje nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit.
Çfarë pasurie deklaruan opozitarët?
Deklarimin e pasurisë e kanë bërë edhe krerët e partive opozitare.
Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, subjektit më të madh opozitar, ka deklaruar se ka në pronësi dy banesa, njëra në vlerë prej 70 mijë eurosh dhe tjera në vlerë prej 46 mijë eurosh, 1 hektar tokë në vlerë prej 50 mijë euro, tri garazhe në vlerë prej 14 mijë e 700 eurosh dhe shtëpi në vlerë prej 25 mijë eurosh. Hamza ka deklaruar 10 mijë e 765.35 euro para të gatshme e 1 mijë e 356.77 euro kredi. Ai ka deklaruar të hyra vjetore në vlerë prej 19 mijë e 694.99 euro.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në pronësi ka një shtëpi në vlerë prej 150 mijë eurosh, një tjetër shtëpi në pronësi të përbashkët në vlerë prej 200 mijë eurosh e një banesë në pronësi të përbashkët në vlerë 265 mijë eurosh.
Abdixhiku ka deklaruar se ka 5 mijë e 301.36 euro të gatshme në bankë. Detyrime financiare ka deklaruar se ka 2 mijë euro, e kredi të përbashkët në vlerë prej 92 mijë e 527.34. Kurse të hyra vjetore ka deklaruar 40 mijë e 889 euro.
Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ka në pronësi disa pasuri të paluajtshme, në mesin e tyre edhe tri shtëpi: njëra në vlerë prej 340 mijë eurosh, tjera në vlerë prej 300 mijë eurosh dhe shtëpia e tretë në vlerë prej 202 mijë eurosh. Ai ka deklaruar edhe një shtëpi, si pronë të përbashkët, në vlerë prej 270 mijë eurosh.
Haradinaj ka deklaruar se ka edhe tokë në vlerë prej 60 mijë e 740 euro, truall në vlerë prej 13 mijë e 760 euro si dhe një tokë tjetër në vlerë prej 14 mijë e 259 euro.
Në pronësi të përbashkët ka deklaruar banesë në vlerë prej 524 mijë e 603.82 euro dhe vilë në vlerë 120 mijë eurosh. Haradinaj, në regjistrin e deklarimit të pasurisë së tij, ka bërë të ditur se posedon një veturë në vlerë prej 19 mijë euro e se është bashkëpronar në një kompani, vlerën e aksioneve të së cilës e ka përshkruar me 500 euro.
Para të gatshme ka deklaruar se ka 23 mijë e 625.58 euro, kurse detyrime financiare në vlerë prej 78 mijë e 54.3 euro. Kryetari i AAK-së ka deklaruar se ka të ardhura vjetore në vlerë prej 112 mijë e 473.23 euro.
Komentet