Një çift, të lodhur nga qyteti, shpërngulen në periferi të një fshati të vogël. Të dielën, ajo shkon në kishë në qendër të fshatit. Është një ditë me diell dhe e ngrohtë, ajo ka veshur një pallto dhe ka me vete një çadër. Ajo mbaron meshën, dhe jashtë bie shi i rrëmbyeshëm e i ftohtë.
Të dielën tjetër, bie shi dhe është ftohtë, ajo shkon në meshë e veshur me rroba të lehta, një fustan me dekolte të thellë. Pas meshës, jashtë bën vapë dhe dielli të përvëlon. Një grup grash nga fshati bisedojnë mes tyre, dhe më e guximshmja (një thashethemexhie) i afrohet, duke i thënë: “Më falni, zonjë, a jeni meteorologe, parashikuese? Si ka mundësi që gjithmonë mendoni veshjen e duhur për motin pas meshës?”
Ajo: “Jo, unë e di motin çdo ditë që nga mëngjesi. E zbuloj burrin tim, dhe nëse ai fle në krah të djathtë, do të bjerë shi; nëse ai fle në krah të majtë, do të jetë mirë!” Thashethemesja: “Po nëse ai po fle në kurriz?” Ajo: “Nëse ai fle në kurriz, do të ketë një stuhi, bubullima dhe vetëtima brenda meje, nuk do të shkoj në meshë për hir të Zotit!!!”



Komentet