Diplomati dhe publicisti Shaban Murati i është rikthyer sot temës së rishkrimit të historisĕ, një projekt i shpallur pak kohë më parë nga Akademia e Shkencave.
“Në bazë të së drejtës kushtetuese të qytetarëve për informim u drejtohemi rishkruesve të historisë zyrtare shqiptare që të mos harrojnë që në tekstin e tyre të ri t’u paraqesin shqiptarëve ndonjë dokument zyrtar lidhur me aktet dhe masat qeveritare në fushën ushtarake, diplomatike, politike, ekonomike, organizative, etj. që ka miratuar dhe ka ndërmarrë qeveria e Ismail Qemalit në periudhën dhjetor 1912-prill 1913 në ndihmë të Shkodrës së rrethuar prej disa muajsh nga trupat pushtuese malazeze dhe serbe”, – shkruan Murati në profilin e tij në FB.
Më herët, diplomati i njohur ka qenë kritik mbi disa deklarata të deritanishme të grupit që ka marrë përsipër këtë projekt.