Plani i ri kombëtar antikanabis ka mbledhur bashkë me një takim kryeministrin Rama, ministrin e Brendshëm Tahiri, krerë të lartë të policisë dhe kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Gjatë fjalës së gjatë mbajtur para të pranishmëve, teksa ka numëruar akuzat e radhës për qeverisjen e shkuar dhe mënyrën se si e katandisi vendin, me drogë, mjerim, varfëri e korrupsion, kryeministri Rama ka thënë se me planin e ri do të korret fitorja e radhës në luftën kundër kanabisit.
“Falenderoj Prokurorin e Përgjithshëm dhe drejtorin e Shërbimit Informativ që janë këtu dhe pas një pune të përbashkët për të hartuar një plan të ri kombëtar për luftën kundër kanabisit. Ishte vetëm para 3 vjetësh kur në këtë godinë formuloheshin komunikata sekrete për publikun dhe median, sot jemi krejt ndryshe”- tha Rama.
Rama ka theksuar vendosmërinë për të luftuar korrupsionin dhe përsëriti thirrjen drejtuar krerët të policisë e çdo polici për të zbatuar vetëm ligjin dhe për të refuzuar çdo telefonatë nga lart.
“Sa policë janë larguar pse guxuan të bezdisin një deputet, apo një të fortë që i kërkonte llogari për parkimin, dokumentacionin. Sa drejtues unë njoh këtu, disa prej tyre kur isha kryetar bashkie që janë ndjerë të lënduar deri në palce së kanë qenë në prag dorëheqjes për shkak të telefonatave që vinin nga kjo godinë për të mos i bërë karshillëk x apo y. Ditën e parë më shikonin dhe nënqeshnin pa besim kur u thosha që kërkesa e parë për ju është të bëni drejtuesin e policisë në bazë të ligjit dhe të refuzonin nënshtrimin ndaj cdo telefonate që ju vjen nga lart. Drejtori i Akademisë më tha: nëse kjo që ju thoni bëhet atë policia e shtetit është e bërë, se në atë ka njerëz me aftësi dhe eksperiencë që shërbejnë me dinjitet në cdo polici të BE”- tha ai.
Kjo edsht e dhta here qe llalla nenshtrohet ekzekutivit Behet pale me ”krimin”.deri dje e kemi mbrojte por tani ja bark fora. fora.ai servili sherbimit informative c Desha apo ka Marr aksione transamsione?????