VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Çdo ditë e ka emnin: NANË…! – Nga Ramiz LUSHAJ

By | August 26, 2021
blank

Komentet

blank

PERKUJTIMORE NE DITEN E 35 VJETORIT TE VDEKJES SE BILAL XHAFERRIT – Nga Naum Prifti

 

Shkrimtarin e talentuar Bilal Xhaferri e ndoqën gjithë jetën fatkeqësitë dhe mjerisht vdiq i ri sikur të ishte pjesëtar i një liste fatlume të autorëve që vdekja i rrëmbeu herët si Migjeni, Qemal Stafa, Kristaq Tutulani, pa përmendur gjithë ata që u kositën nga plumbat dhe burgimet e gjata të regjimit komunist, si Nelaj e Blloshmi, apo të tjerë që u etiketuan si kundërshtarë të metodës së realizmit socialist. Partia-shtet i dënonte artistët, shkrimtarët dhe dijetarët, sa herë vërente te veprat e tyre shenja disidente, apo kritika të tërthorta për sistemin e kuq në fuqi. Ndërsa në Bashkimin Sovjetik edhe në Kinë, lavdërohej teoria e njëqind luleve, në realitet demokracitë popullore i përndiqnin me egërsi intelektualët dhe artistët që etiketoheshin antimarksistë. Zhdanovizmi, sic u quajt, kritika publike denigruese për autorët dhe veprat e tyre nga partia dhe fanatikët partiakë ishte shfaqja më tipike e presionit shtetëror për ta mbajtur letërsinë, artet dhe shkencën në binarët marksistë. Censura e rreptë e partisë lindi dhe lulëzoi nën diktaturën e Stalinit, por rrugën e kishte piketuar Lenini, me artikullin famëkeq të botuar më 1916 “Letërsia e partisë”, ku shtjellohej sesi letërsia dhe artet të bëheshin shërbestare të platformës politike dhe zgjatim i krahut të propagandës ideologjike. Pas fitores së Revolucionit të Tetorit, Lenini e jetësoi platformën e tij në program. Komunistët shqiptarë e kopjonin me zell të madh përvojën e Bashkimit Sovjetik dhe utilizonin me fanatizëm të gjitha mekanizmat e diktaturës së partisë – shtet.

Njohja me Bilal Xhaferrin

Në vitet 1964-65 isha redaktor te revista “Ylli” dhe meqë mbuloja sektorin e prozës kisha detyrë t’i sugjeroja kolegjiumit çdo muaj një tregim origjinal të denjë për t’u botuar. Nuk ishte e lehtë sepse tregime të mira vinin rrallë në redaksi. Duhet t’u vardisesha autorëve të njohur për t’u shkëputur ndonjë tregim, pa patur shumë garanci se do ta mbanin fjalën. Madje edhe për tregimet e përkthyera duheshin gjetur krijime që t’u përshtateshin kritereve ideologjike. Për autorët klasikë ishte krijuar nje lloj pakti sipas të cilit ata botoheshin me raste përvjetorësh të rrumbullaktë të lindjes ose vdekjes.

Në redaksine e revistës “Ylli” vinin krijimet e letrarëve te rinj ose amatorë, që shpresonin të debutonin në faqet e revistës. Dorëshkrimet e tyre të padaktilografuara ishin mjaft të vështira edhe për t’u lexuar. Si rregull, ne duhet t’i përgjigjeshim çdo bashkëpunëtori me shkrim. Poezitë i shqyrtonte, i përzgjidhte dhe i redaktonte me kujdes e durim poeti Vehbi Skënderi. Pas një përvoje katër- pesë vjeçare, e kisha bërë zakon t’i grumbulloja dhe t’i lexoja dërgesat javën e fundit të muajit, mbasi rrallë herë kisha gjetur në to ndonjë krijim proze me vlerë. I lexoja të gjitha tregimet e grumbulluara dhe u përgjigjesha autorëve me një letër standard. “Tregimin tuaj e morëm dhe e lexuam me kujdes. Krijimi ka dobësi artistike dhe nuk e arrin nivelin e botimit. Ju falënderojmë për bashkëpunimin. Presim krijime te tjera”. Vetëkuptohej se ishte letër shabllone, por formaliteti ishte pjesë e detyrës sonë si redaktorë.

Një ditë posta solli një zarf, i cili më tërhoqi vëmendjen për peshën e tij. Në zarf, emri dhe mbiemri i dërguesit, Bilal Xhaferri, krejt i panjohur për mua dhe në rreshtin tjetër numri i repartit ushtarak. E hapa zarfin dhe gjeta rreth njëzet faqe, për fat të mirë të daktilografuara. Për arsye të profilit të revistës dhe hapësirës së kufizuar që i kushtohej letërsisë artistike, “Ylli” nuk botonte tregime më të gjata se 10-12 faqe. Kështu e lashë mënjanë zarfin, aq më tepër se për atë muaj e kisha siguruar tregimin për botim. Për ditë me radhë sa herë hapja sirtarin për të stivuar tregimet e tjera që vinin në redaksi, e shihja me bezdi novelën me 23 faqe, dërguar nga një ushtar.

Së fundi, sado i mërzitshëm të ishte leximi dhe sado orë të donte, nisa t’i marr me radhë tregimet duke ruajtur adresën për përgjigjet standarde të redaksisë. Sërish tregimin e daktilografuar e kisha lënë për në fund, dhe kur arrita tek ai e mora në dorë duke ndjerë keqardhje për kohën që do humbja me të. Lexova faqen e parë, pastaj të dytën ku jepej përshkrimi i një udhëtimi me kamion. Kur arrita te faqja e tretë gjeta një pasazh fantastik dhe thashë me mend: “Ky është talent!” E mbarova leximin me kënaqësi, i befasuar dhe i entuziazmuar nga zbulimi i një pene të talentuar. Në vend të një letre formale me stampën e redaksisë më shkrepi në kokë t’i shkruaja letër personale. E përgëzova për tregimin dhe shpreha besimin se me talentin e tij ai do të gjente vend në fushën e letërsisë. E sqarova se tregimi i kalonte numrin e faqeve që lejonte revista por nëse më jepte leje ta shkurtoja tek – tuk, do të botohej numrin tjetër. E lusja të më takonte, sapo t’i binte rasti të vinte në Tiranë.

Pas dy-tri javësh në dhomën e redaktorëve hyri një djalë me uniformë ushtari dhe pyeti nëse mund të takonte Naum Priftin. Kishte trup mesatar, thuajse imcak, me sy bojë qielli, flokë të verdhë, me fytyrë të pjekur nga dielli, ku binte në sy hunda e kuqe pak e rrjepur. Sa e pashë me rroba ushtari u kujtova. “Bilal Xhaferri?” e pyeta. “Po, erdha sipas letrës që më dërguat”, m’u përgjegj. E luta të ulej dhe të priste pak, sa të përcillja bashkëpunëtorin me të cilin isha duke biseduar. Por pas tij erdhi edhe një letrar tjetër dhe m’u desh të humbja pak kohë edhe me të. Së fundi, i kumtova Bilalit se isha krejt i lirë. “E mendoja pak më ndryshe punën e redaktorit. Paske punë të mërzitshme”, qenë fjalët e para të Bilalit. “Nuk kemi përditë kësi ngarkese. Sot qëlloi që erdhën njëri pas tjetrit”, e sqarova. I thashë se tregimi “Në rrugë” më kishte pëlqyer shumë dhe më vinte keq që duhej shkurtuar për arsye vendi. Redaktimin ma besoi me fjalët “Shkurtoje sa të duash”. I thashë se mund ta botonte të plotë në një vëllim dhe për lexuesit do ishte njësoj sikur ta kishte ripunuar. Meqë po vinte ora dy dhe orari zyrtar po mbaronte, e ftova të dilnim së bashku. E pyeta nëse dëshironte të hanim diku jashtë, apo të shkonim në shtëpi. “Si të duash”, qe përgjegjja e tij, por s’ka pse të harxhohesh për mua”.

Sipas traditës, më mirë në shtëpi, veç nuk e di se ç’kemi për drekë…” – i thashë. “S’ka rëndësi”, ma ktheu ai me mirënjohje. Nga biseda rrugës mësova se ishte ushtar në një repart pune. Meqë e dija reputacionin e atij vendi nuk e zgjata më tej, që të mos e lëndoja. Mësova se kishte punuar disa vjet në një kantier ndërtimi në Laç, si hekurthyes, apo hekurkthyes dhe se pas tetëvjeçares kishte vazhduar shkollën e mesme natën. Më tha se pasioni i tij ishte letërsia dhe se lexonte shumë dhe çdo gjë që i binte në dorë.

Pastaj më tha se tregimet e mia i pëlqenin për vërtetësinë dhe lirizmin dhe e habiste freskia që gjente në to. “Në asnjë tregim ti nuk përsërit veten, por sjell gjithmonë diçka të re”. Këtë kompliment nuk e kisha dëguar nga askush tjetër dhe më ka mbetur në mendje. Temat e bisedës sonë parë ishin të kufizuara, sikur të tatonim terrenin e njëri tjetrit.

Djali i Ballistit

E takova disa herë kur punonte për asfaltimin e rrugëve, apo për mirëmbajtjen e tyre. Nuk e di nëse nuk e kishin pranua në kantierin e Laçit, ku ishte para se të shkonte ushtar, apo nuk kishte dashur vetë të rikthehej atje. “Pse ky trajtim?” e pyeta. “Se e kam patur babain ballist dhe ai u vra duke luftuar kundër partizanëve, kur unë isha tre vjeç. A mund të ndikoj një trivjeçar mbi babanë?”. E ashtuquajtura lufta e klasave fshikullonte edhe më rreptësi ata që aspironin të konfirmoheshin në fushat humane. Atëhere ambiciozët, ziliqarët, asetçinjtë, dështakët, suleshin me tërbim mbi të pafajshmit, të lindur e të rritur në atë pushtet që i denigronte.

Poet dhe Tregimtar i Talentuar

Bilal Xhaferri kishte fituar simpatinë e disa rretheve letrare dhe publicistike. Gazeta “Zëri i Rinisë”, ku kishte disa dashamirës të tij, i botonte tregimet e poezitë, qoftë edhe pë ta ndihmuar materialisht me anë të honorareve të vogla. Disa herë arriti të merrte edhe leje krijuese nga Lidhja. Ballkise Halili, gazetare te “Zëri i Popullit” e admironte dhe e përkrahte duke e konsideruar si përfaqësuesin më të talentuar të Çamërisë.

Vëllimi i tij me tregime “Tokë e Lashtë, Njerëz të Rinj” u prit si një eveniment letrar nga lexuesit. Nje prej tregimeve titulluar “Purpuranti” bënte fjalë për një bashkëluftëtar të Skënderbeut që kthehej nga lufta krenar, pa fituar as pasuri as trofe. Ai e preferonte epokën e Skënderbeut të cilës do t’i kthehej më vonë me romanin “Krastakraus” si ekskursion historik për t’i ikur realitetit të zymtë, të cilin ai e njihte aq mirë.

Për emancipimin ai kishte tjeter këndvështrim. Më la shije të hidhur vërejtja e tij se femrat s’kishin fituar asgjë nga emancipimi në shoqëri, përkundrazi ato ishin dyfish të skllavëruara, brenda shtëpisë dhe jashtë saj.

Gëzimi i autorit për botimin e vëllimit me poezi nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” ishte jetëshkurtër dhe u pasua nga një goditje tronditëse. Libri nuk u shpërnda dhe të gjitha kopjet u dërguan në fabrikën e letrës në Lushnje për t’u grirë e për t’u kthyer letër ambalazhi ose karton. Dy pole të skajshme të fatit të librit. Kisha lexuar disa nga poezitë e tij të botuara në gazetë. Njëra prej tyre më kishte mbetur në mend për përshkrimin e tragjedisë së të ikurve çamë nga shtëpitë e tyre të lindjes në 1945. Në vargjet e Bilal Xhaferrit, ata iknin nëpër natë në dritën e flakadanëve të shtëpive të djegura dhe plumbat që u vinin pas u tregonin drejtimin nga duhet të merrnin arratinë. Nuk mund ta them me siguri nëse tema e tragjedisë çame si një temë tabu për vitet 1960 ishte shkaku i fatit të vëllimit me poezi.

Goditja e Pamëshirshme e Fadil Paçramit

Në Klubin e Shkrimtarëve Fadil Paçrami, në vend ta kundërshtonte me argumente diskutimin kritik të Bilal Xhaferrit për vlerat e romanit Dasma të Ismail Kadaresë, e spostoi problemin në sferën politike, duke e bombarduar diskutantin si birin e një ballisti, si armik të maskuar, dhe i kërkoi ta linte sallën menjëherë. Nën vështrimet keqardhëse të shokëve të tij, Bilal Xhaferri doli nga klubi. Diskutantët e tjerë e kuptuan se aty duheshin thënë vetëm lavdërime dhe mbledhja u mbyll me disa diskutime të vakëta. Sipas mendimit të disa shokëve të mi, që ishin pjesëtar të takimit, Bilal Xhaferri bëri gabim taktik pasi u nxitua të diskutonte menjëherë pas referuesit. Diskutantë të tjere që kishin vërejtje më të forta se ai për romanin, e mbyllën gojën pas incidentit me Bilalin. Për emancipimin ai kishte rezervat e tij, ca më shumë për atë që servirte Kadareja si çlirim nga zakonet e prapambetura. Fadil Paçrami po turfullonte duke dëgjuar kritika që nuk i priste e që mund t’i jepnin drejtim të padëshiruar mbledhjes. Ai u ngrit në këmbë dhe duke drejtuar gishtin nga Bilal Xhaferri, u tha pjesëmarrësve: “E dini kush është ky që foli keq për romanin? Ky është Bilal Xhaferri, të cilit ne i kemi vrarë të atin se ishte armik, ballist. Për ty nuk ka vend në këtë sallë dhe që tani kërkoj të dalësh jashtë. Jashtë!” uluriti Fadili. Salla u nemit. Qetë-qetë Bilal Xhaferri u largua i përcjellë nga vështrimet mëshiruese të shokëve të tij dhe ato plot urrejtje të partiakëve.

Nga ai moment jeta u bë edhe më e vështirë për Bilalin. E pushuan nga puna te “Rruga Ura” dhe i bënë presion të punonte në fermë. Ai nuk pranoi se s’kishte asnjë lidhje me fermën. Banonte te e motra në Shkozet përkohësisht, ngaqë ende s’e kishte strehuar asnjë nga ndërmarjet ku ishte punësuar. Laku po ngushtohej çdo ditë dhe s’i mbeti tjetër alternativë, veçse të arratisej me rrezik koke. Për t’i shpëtuar situatës që mund të shkonte drejt dënimit dhe burgosjes, ai gjeti rastin në ditët e festave përkujtimore të verës të mbajtura në fshatin Mërkat të Sarandës të arratisej në Greqi bashkë me kushëririn e tij.

Thashethemet e Kohës

Miqtë, dashamirësit dhe shokët e Bilalit mendonin se shkaktar për arratisjen ishte Fadil Paçrami dhe presioni i egër i tij mbi autoritet e Durrësit për ta dënuar. Mungesa e informacionit në Shqipëri i shtynte njerëzit të besonin lajmet që shkonin “vesh-më-vesh”. U fol se Ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu, qortoi rëndë komandantin e postës së kufirit të Mërkatit dhe ushtarët, duke u thënë se kapnin lepujt, ndërsa luanët u iknin, duke aluduar për Bilal Xhaferrin. Për sistemin ai si njeri i letrave ishte i rrezikshëm mbasi shkrimet e tij do të dëmtonin imazhin e Shqipërisë në botën e jashtme. Më ra rasti të lexoja në gazetën e rezervuar “Dielli” reportazhin e tij tronditës për internimin e një familje nga Shkozeti. Plaçkat e nxjerra në oborr, fëmijë që qanin dhe kamioni që priste t’i transportonte, në orët e muzgut pranë ujërave të detit Adriatik ishin skenat më tronditëse që kisha lexuar për tragjedinë e të internuarve nga regjimi komunist. Për Bilalin, këto krijime buronin nga përjetime personale dhe skena reale që i kish dëshmuar vetë.

U fol se Bilal Xhaferri i dërgoi letër Ramiz Alisë, ku i shkruante se mori rrugën e arratisjes nga atdheu kundër vullnetit të tij, i detyruar nga autoritetet lokale që e lanë pa asnjë mjet jetese dhe nga rreziku se do ta burgosnin pa shkas. U përfol se Fadil Paçrami ushtroi presion mbi prokurorinë e Durrësit, që të urdhëronte arrestimin e Bilal Xhaferrit. Ato lloj urdhrash ata i merrnin nga instanca të tjera, kryesisht nga Dega e Brendshme dhe Komiteti i Partisë së Durrësit. U fol se Bilal Xhaferrin e vrau një nga njerëzit e sigurimit, ndërsa po zbriste nga aeroplani në një aeroport pa emër, sikurse më tha Bedri Myftari, një shoku i tij.

Kur erdha në Amerikë u interesova për të dhe mësova se Bilal Xhaferri vdiq në një spital të Michiganit më 14 tetor 1986, pasi kishte pasur një operacion për t’i hequr tumorin në kokë. Epikriza e tij mund të lexohet në arkivin e spitalit për këdo që interesohet të dijë me hollësi shkakun e vdekjes. A ka vepruar dora e Sigurimit jashtë shtetit? Sigurisht që po, por një pjesë të legjendave i përhapnin vetë punonjësit e sigurimit për të ngjallur frikë e panik te bashkëatdhetarët në diasporë.

Krahu i Shqiponjës” në Amerikë

Të rrallë janë ata emigrantë politikë që kanë mundur të çajnë aq shpejt rrugën e suksesit sa Bilal Xhaferri. Në SHBA ai botoi revistën “Krahu i Shqiponjës” në Çikago, nga viti 1969 deri më 1986, me 17 vjet jetëgjatësi. Prirja patriotike dhe antikomuniste e revistës tërhoqi mjaft lexues. Bilali shkruante një pjesë të artikujve, redaktonte shkrimet e tjera, korrektonte bocat, e shtypte dhe e shpërndante vetë. Ishte një punë që kërkonte mund, dije, përkushtim, dhe ai ia doli mbanë me sukses. Koleksionisti i njohur i shtypit shqiptar në Amerikë, z. Idriz Lamaj, e ka ruajtur dhe më pas ia ka dhuruar Vatrës koleksionin prej 39 numrave si dhe numrin e 40-të të revistës përgatitur për botim nga Bilali. Z. Lamaj shprehet se nuk ka pasur organ tjetër përpara dhe pas revistës “Krahu i Shqiponjës” që të ketë paraqitur studime, hulumtime dhe ese historike mbi Çamërinë dhe çështjen çame si ato të publikuara në faqet e saj.

Projekti i Bilal Xhaferrit të përkthente vetë në anglisht romanin “Krastakraus” dhe ta botonte në Amerikë nuk u kurorëzua me sukses.

Kthimi në Atdhe – Eklipsimi i Fundit

Eshtrat e tij u kthyen në atdhe në kohën kur ishte Ministër i Kulturës, Teodor Laço, dhe me përkujdesjen e miqve të Bilal Xhaferrit. Fati edhe këtë herë nuk e favorizoi sepse në të njëjtën kohë u kthyen në atdhe eshtrat e kolosit të kulturës shqiptare, Faik Konicës. Për fat të keq, Bilal Xhaferri u eklipsua nga Konica. Ndërsa Konicës iu bënë nderimet e rastit me ceremoni madhështore në Boston, Bilal Xhaferri u zhvarros dhe eshtrat e tij u transportuan në aeroport, pa tubime dhe seanca përkujtimore. Miku i tij, Shefki Hysa u kujdesua për gjithçka. Ai meriton nderime për evidentimin e figurës së Bilal Xhaferrit, për botimin e revistës me të njëtin emër “Krahu i Shqiponjës”, si përlindje e veprës së tij në atdhe dhe për krijimin e Shtëpisë Botuese “Bilal Xhaferri”. Ajo ka riboutuar dhe botuar trashëgiminë letrare të Bilal Xhaferrit, midis tyre vëllimin me vjersha për Çamërinë dhe romanin “Krastakraus”.

Jam i bindur se një ditë krijimtaria e larmishme letrare e Bilat Xhaferrit do të gjurmohet me kujdes e do të studiohet për të zbuluar vlerat e saj, duke i dhënë mundësi lexuesit të njohë shpirtin dhe mendjen e këtij shkrimtari të talentuar me fat tragjik.

blank

“MISIONAR I DIJES” Fiqiri Resuli, matematikani që dashuron edhe letërsinë – Nga Kadri Tarelli

Njerëz të lumtur nuk janë ata që janë të sukseshëm. Njerëz më të lumtrur janë ata që i shërbejnë të mirës.

Artan Mullaj

 

E njoh prej kohësh Fiqiri Resulin, mësuesin e vjetër të matematikës, që kur unë mësues në shkollën e mesme në Katund Ri, e cila sot mban emrin “Jusuf Hoti”, ndërsa Fiqo (kështu e thërrasim shkurt), mësues i matematikës dhe fizikës në Shkollën e Mesme, (gjimnaz), “16 Shtatori”, Shijak. Shpesh takoheshim në rrugë, unë drejt “Katër rrugëve” për t’u kthyer në shtëpi, në Durrës, ndërsa ai me një çantë të madhe, vendosur në një biçiklete të sakatosur, që më ngjante si relike e rrëmbyer në ndonjë muze arkeologjik, shkonte drejt fshatit Sallmone apo më tej, drejt Katund-Sukthit.

Ishte koha kur teknikët ishin të pakët, ndërsa defektet pa numërim. Mësues Fiqo nxitonte për të rregulluar ndonjë televizor apo magnetofon. Ai si njohës i përkryer i fizikës, sidomos i rrymave të ulëta, i lidhur ngushtësisht me laboratorin, ishte bërë mjeshtër i ndreqjes së këtyre aparateve, madje mjaft i kërkuar nëpër familjet e fshatit. Edhe atëherë, ca më shumë sot, e vlerësoj, sepse pavarësisht mundimit e ndalimit nga oborrtarët e shtetit, ishte një gjetje e fisme për të siguruar pak të ardhura, në shtesë të buxhetit familjar. Rrallë shkëmbenim pak muhabet në këmbë, sepse shumicën e herëve vetëm përshëndeteshim kalimthi.

Vitet kalonin, por edhe nderimi për të shtohej, sepse vinin zëra nga kolegë, nxënës, prindër, fshatarë e qytetarë të Shijakut, që e vlerësonin këtë mësues plot dije dhe të përkushtuar ndaj shkollës, punës dhe sidomos nxënësve.

Të dy u kthyem me punë në Durrës, që në ditët e para të ndryshimit të sistemit, më 1992. Unë drejtor në shkollën 8-vjeçare “B. Curri”, në Plazh, ndërsa Fiqo emërohet punonjës pranë kabinetit pedagogjik të Durrësit. Aty së bashku me kolegun e tij Gani Meçe, mbulonin problemet e laboratorëve të fizikës në të gjitha shkollat e rrethit, kryesisht në ndihmë të mësuesit, sidomos të mësuesve të rinj. Një laborator i plotë dhe mjaft modern për kohën ishte vendosur në shkollës 8-vjeçare “Kushtrimi i lirisë”. E kisha vizituar disa herë për nevojat e shkollës sime.

Takoheshim rrallë, secili kishte andrallat e veta, por tashmë me gjuhë të zgjidhur, kujtonim ato vite plot mundim, përkushtim dhe idealizëm misionari, për t’i shërbyer nxënësit. Mbushja e kohës me punë, kishte qenë ngushëllimi dhe qetësuesi më i mirë në ato vite.

Më shumë u njohëm, kur pasi dolëm në pension, të dy punonim në dy shkolla private, po në Plazh, ai në Shkollën e Mesme “Kajtazi”, ndërsa unë në shkollën “Kasa”. Sot këto shkolla janë mbyllur. Fiqon, si mësues shumë i mirë, por tashmë edhe mik, e ftova të jepte disa orë matematikë në shkollën “Kasa”. E admiroja për kujtesën e fortë (Nuk e di, nëse janë të gjithë matematikanët të tillë), por me këtë mësues mund bisedoje lirshëm për fizikë, astronomi, histori e sidomos për letërsi. I pranishëm në takime të nxënësve me shkrimtarë të ftuar, ai merrte fjalën dhe nxënësit mrekulloheshin, kur dëgjonin mësuesin e matematikës, që adhuronte edhe letërsinë, veçanërisht poezinë. Ai me lehtësi mund të recitonte plot vargje nga Pushkini, Majakovski, Esenini, etj, etj. Mund të citonte thënie nga filozofët e lashtësisë, por edhe nga të kohëve moderne. Ishte adhurues i Kadaresë, njohës i veprës së tij, por admironte edhe Bilal Xhaferin, njëkohësisht edhe poetin Trifon Xhagjika, për vargjet e fuqishme dhe guximin e tepruar.

Jeta e profesorit të nderuar nuk ka qenë e lehtë, madje duhet thënë me shume mundime dhe përpjekje të pazakonta, zhgënjim dhe ngadhënjim për t’u shkolluar. Brumë i gatshëm për tregime, novela apo edhe romane, mbase edhe skica për lëndën e leximit letrar, për t’i treguar vogëlushëve se si mund të arrihet mbijetesa dhe suksesi, madje edhe kur pengesat janë të pakapërcyeshme. Nuk ishte e lehtë të ndeshesh me shtetin.

Një jetëshkrim të shkurtë të heroit tonë, natyrisht një përmbledhje, (Aq sa e lejon një libër historik), me data, vende, shkolla e institucione ku ka punuar, e gjejmë të pasqyruar në librin ““Një shekull në udhën e dijes”, Historiku i shkollës së ShënaVlashit”, të autorit Bajram Halil Gashi. Ndërsa unë me njohjen që kam, mendoj se jeta e tij më e plotë, ndahet në dy kohë:

Së pari: Përpjekje për shkollim, sepse mbante mbi shpinë përndjekjen politike të familjes, pavarësisht rezultateve të larta, si në shkollën 7-vjeçare, më pas në gjimnazin “29 Nëntori” të Shkodrës, ashtu edhe “Institutin e lartë pedagogjik” të Shkodrës, dega matematik-fizik. Sinqerisht, por me nota shakaje, ai thotë: – Ishte një lloj “Dhurate”, për të më thënë: “Boll të dhamë, tani mbylle gojën e mos bezdis njeri”. Nënkuptuar kështu, pasi shkova në dhjetor dhe, në muajin Janar fillonte sesioni i provimeve. Ç’ mund të bëja unë student, që nuk kisha ndjekur leksione për katër muajt…..!?”. Talenti fitoi mbi pengesat burokratike dhe politike. Vite më vonë mbaroi studimet e larta në  Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Së dyti: Puna si mësues në disa shkolla të rrethit të Durrësit, që nga fshati Draç i Ishmit, e me radhë, në Vrin, (ShënaVlash), Xhafzotaj, Sallmone, “Katër rrugët”, ‘”lidhja e Prizrenit”, etj, ku vazhdonte edhe detyrën e përgjegjësit të punës metodike të krejt zonës së Shijakut. Më pas emërohet në gjimnazin “16 Shtatori”, Shijak, ku shkëlqeu si mësues metodist në lëndën e fizikës, sidomos në vënien në punë të laboratorit, duke riparuar pajisjet e tij. Kjo punë për problemet e bazës materiale të laboratorit, u përgjithësua në disa artikuj të botuar në gazetën “Mësuesi”. Emri ndoqi emrin, sepse ishte gazeta më e madhe e vendit, “Zëri i popullit”, që më 15 korrik 1984, publikoi artikullin mbi nismën: “Të ruajmë, të mirëmbajmë, ta përdorim me efikasitet dhe ta riparojmë vetë bazën materiale”, nismë që u mbushte nga të gjithë mësuesit e fizikes në shkallë vendi. Nuk është pak ky vlerësim, për një mësues, sidomos me “Njollë” në biografi.

Duke mos ndjekur me fanatizëm renditjen, po vendos edhe disa vlerësime, të vogla në dukje por të rëndësishme për kohën dhe “Heroin” e këtij shkrimi:

Në vitin 1970, merr pjesë në diskutimin e tekstit të algjebrës kl. 7, një veprimtari e organizuar nga Ministria e Arsimit.

Si pjesë e formave nxitëse të kohës, më 1980, nga “Bashkimet Profesionale”, (sot sindikata), në të gjithë rrethin e Durrësit, u organizua anketa: “Mësuesi më i mirë i fizikës”. Puna me përkushtim dhe rezultatet, bënë që mësues Fiqo të zerë vendin e parë.

Më 1987, mbas eksperimentimit të tekstit Fizika IX, “Njohuri për elektronikën”, është i thirrur nga Ministria e Arsimit, të marrë pjesë në diskutimin përfundimtar.

Më 1987, dekorohet me medaljen “N. Frashëri”, kl. III-të.

Ajo që meriton të thuhet me zë të lartë është, se në të gjitha shkollat ku ka punuar është përpjekur, që nxënësit e talentuar të marrin pjesë në olimpiadat kombëtare të matematikës dhe fizikës. Nuk e teproj të them, se nuk ka përtuar që të bëjë konsultime me talentet apo nxënësit më të mirë. I donte, i vlerësonte dhe i ndihmonte të arrinin suksesin.

Ajo që më shtyu më shumë për të bërë këtë shkrim, është se duhen nxjerr në dritë vlerësimet për njeriun e punës, që ndjekin njëri-tjetrin, edhe pas vendosjes së demokracisë. Kështu, bie fjala, më 1997, për gati 8 muaj, çdo ditë marte, ora 20.30’, në “Shijak TV” është zhvilluar biseda e historikut të “Bombës bërthamore”. Kur e dëgjon të flasë për atë periudhë kohe, ndjehet vërtet i lumtur. Ishte magjia e ekranit të vogël dhe përgëzimet që merrte të nesërmen nga kolegët, ish nxënësit dhe miqtë e tij të shumtë. Ai shpaloste dijet e tij mbi këtë problem shkencor që pushtoi botën e asaj kohe, si pikënisje dhe për zbulime të tjera madhore. Unë i kam ndjekur me kërshëri dhe kënaqësi shumë nga këto emisione dhe më vinte mirë për mikun tonë, jo thjesht për dijet, por për oratorinë e përkryer, sepse fliste pa letër, vetëm me kujtesë të fortë.

Në viti 2003, del në pension, por me hapjen e shkollave jopublike, punësohet pranë tyre për disa vite me radhë. Ai nuk e pranonte t’i thërrisje pensionist, sepse ndjehej i fortë dhe plot energji për të qenë kurdoherë pranë nxënësve që kërkonin konsultime të avancuara.

Unë, në rolin e gazetarit, kam bërë disa artikuj për problemin e matematikës dhe mësuesit e Durrësit, publikuar kryesisht në gaztën “Mësuesi”, ku krahas mësuesve, Islam Alikaj, Murat Dervishi, Bardhyl Ballanca, Gjergj Frashëri, Agim Shehu (matematikani), Hilmi Begteshi, Gëzim Hoxha, Tor Çeta, Vera Nuredini, Minella Llufi, Xhavit Dashi, Vangjel Aleksi, Muzemil Osmani, Pertef Zgjanolli, Vasil Zhupa, etj, etj, “Steka të vjetra” të Durrësit, kam përmendur edhe emrin e këtij mësuesi të nderuar, Fiqiri Resuli. Gazeta “Mësuesi”. “Pse je plakur matematikë?”. Tiranë. 05, dhjetor, 2007. Dikujt i kam kushtuar edhe shkrime të veçanta, ndërsa me Fiqon, hasa në një mosdashje për një kohë tepër të zgjatur. Ishte një modesti e tepruar, nuk çuditem, por ja që kështu ndodh.

Këto të dhëna i “grabita” nga një bisedë gjoja e rastësishme, ku unë disa herë e ndërprisja duke i thënë: “Ke pasur një jetë tepër të vështirë dhe mjaft interesante, të guximit e durimit, të mbijetesës dhe suksesit: Pse nuk i shkruan këto kujtime, pasi kanë vlerë mjaft edukuese për nxënësit, pse jo edhe për mësuesit, që kanë pasion këtë profesion të vështirë, por të bukur”. Heshtja ishte kapaku, duke përsëritur fjalinë: “Gjëra të zakonshme, s’ besoj se kanë interes”……‼!?.

Nuk pretendoj se pasqyrova gjithçka nga jeta dhe përvoja e këtij mësuesi të thjeshtë e modest, që unë e quaj me plot gojë, “Misionar i dijes dhe edukimit”. Unë preka vetëm pak gjëra si më të dukshme, nga thesari i kujtimeve, mbresave, ndjesive, gëzimeve dhe trishtimeve, të një jete të trazuar por të fituar. Ai është vlerë e qytetarisë Durrsake.

Urime mësues, miku ynë i nderuar! Jetë, shëndet dhe mbarësi në vitet që vijnë!

 

Kadri Tarelli

Durrës. Vjeshta e parë, 2021.

blank

Arkiv: 11 vjet më parë ish kongresmeni Joe DioGuardi ishte zgjedhja e Republikanëve në garën për senator të SHBA

Rrjeti social Facebook kujton ngjarje të ndodhura vite më parë. 11 vjet më parë ish kongresmeni Joe DioGuardi lobisti absolut më i shquar në komunitetin shqiptar-amerikan do të fitonte garën brënda partisë republikane për të garuar për Senator. Ne e dimë rezultatin. Por nëse Joe DioGuardi nuk fitoi, ky është faji i shqiptarëve. Mjerisht nuk ka reflektime por vetëm një makutëri për t’u bërë të famshëm nga asgjëja. voal.ch po e sjell të plotë lajmin e 11 viteve më parë si më poshtë vijon:

“Në fjalimin e tij të fitores, Z. DioGuardi i pranoi vështirësitë me të cilat është përballur. “Ky është një shtet i vështirë që të fitojë një republikan konservator,” tha ai. Por ai shtoi: “Kohët kanë ndryshuar, njerëzit janë të zemëruar, ata janë të tërbuar, dhe ata duan ndryshim. Ne jemi në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.”

“New York Times” njofton se Joseph J. DioGuardi, ish kongresmeni shqiptar nga Westchester County, është zgjedhja e republikanëve për t’u përballur me Senatoren Kirsten E. Gillibrand në zgjedhjet e nëntorit. Z. DioGuardi fitoi me rezultat të ngushtë, çpër çka analistët vlerësojnë sa seriozisht e kanë republikanët largimin e Zonjës Gillibrand nga Senati, e cila ka fituar deri tani me votat e centristëve. Rivali kryesor i Z. Dioguardi ishte ekonomisti David Malpass.

Në fjalimin e tij të fitores, Z. DioGuardi i pranoi vështirësitë me të cilat është përballur. “Ky është një shtet i vështirë që të fitojë një republikan konservator,” tha ai. Por ai shtoi: “Kohët kanë ndryshuar, njerëzit janë të zemëruar, ata janë të tërbuar, dhe ata duan ndryshim. Ne jemi në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.”

Nisur nga shqetësimet ekonomike, të gjithë kandidatët bënë përpjekje të përqëndruara për të dhënë alternativat e tyre në këtë çështje. Z. DioGuardi theksoi gjithnjë besueshmërinë e tij si një financier i famshëm republikan.

(http://www.nytimes.com)

blank

5 shkrimtarë të famshëm toskanë, nga Dante tek Kolodi

Përktheu: Elida Buçpapaj

Toskana, djepi i Rilindjes, është e njohur në të gjithë botën për trashëgiminë e saj të madhe artistike dhe kulturore. Autorët toskanë që kanë ndryshuar përgjithmonë peizazhin letrar ndërkombëtar. Me këtë rast voal.ch po iu sjell 5 shkrimtarë të famshëm toskanë, nga Dante në Collodi

Ka disa emra në historinë e letërsisë që vijnë menjëherë në mendje kur bëhet fjalë për Toskanën si Petrarcha, Dante, Boccaccio … në këtë rajon të shkëlqyer që ka lindur disa nga autorët më të njohur në botë.

Dante Alighieri

 

I konsideruar si babai i gjuhës italiane, Dante Alighieri lindi në zemër të Firences në 1265. Ai u bë pjesë e Stilnovizmit. Një grup poetësh të rinj që krijuan shtigje të reja radikale në poezinë popullore. Në atë kohë, italishtja konsiderohej si gjuhë letrare më e ulët se latinishtja, por përdorimi i dialektit fiorentin nga Dante e ngriti statusin e saj dhe përfundimisht u bë italishtja standarde letrare.

Nga 1295, Dante u përfshi në mënyrë aktive në jetën politike të qytetit dhe mbajti rolin prestigjioz të një prej prijësve në moshën 36 vjeç. Sidoqoftë, ndërsa vizitoi Romën në 1302, ai u dënua me një gjobë prej 5,000 florinë për një seri akuzash të rreme (përfshirë shkëmbimin, zhvatjen dhe mashtrimin) pas një grindjeje të vazhdueshme politike dhe u internua nga qyteti.

Ai ishte i dashuruar me Beatrice Portinari, të cilën e përjetësoi në veprën e tij më të madhe, Komedia Hyjnore, një udhëtim alegorik në 14,233 vargje nëpër Ferr, Purgator dhe Parajsë.

Thuhet se Dante ishte frymëzuar për përshkrimin e tij të Ferrit nga Orrido di Botri, një kanion spektakolar pranë Lucca, të cilin ai e pa kur qëndroi në Montefegatesi, pas internimit të tij nga Firence.

La Vita Nuova është një tjetër vepër e madhe e Dantes, e cila i paraprin Komedisë Hyjnore, dhe është një përmbledhje e poezive lirike (sonete dhe këngë) me komente në prozë, me shumë referenca për dashurinë e tij për

Beatricen.

Dante vdiq nga malaria në 1321 pranë Ravenna, ku u varros.

 

Giovanni Boccaccio

 

Vepra më e famshme e Giovanni Boccaccio, The Decameron, është një koleksion me njëqind tregime të shkurtra dhe një nga veprat e para të prozës të shkruara në italishten vulgare.

I lindur në Certaldo ose Firence në 1313, Boccaccio ishte biri i një marrëdhënieje të paligjshme të tregtarit Boccaccino di Chellino.

I rritur nga babai i tij në Firence, ai u nis për në Napoli në 1327, ku filloi të interesohej për letërsinë, dhe veçanërisht për Danten.

Për shkak të problemeve ekonomike, Boccaccio u kthye në Firence në 1340 dhe u përqëndrua në krijimtarinë e tij letrare, duke punuar për “Commedia delle ninfe fiorentine”, një poemë alegorike-didaktike, dhe pas murtajës së vitit 1348, ai punoi në kryeveprën e tij, The Decameron, të vendosur në një vilë jashtë Firences në vitin 1348, ku dhjetë fiorentinë të rinj (shtatë gra dhe tre burra) u strehuan për të shpëtuar nga murtaja që po shkatërronte qytetin.

Vepra, e ndarë në 100 tregime të rrëfyera nga 10 zëra, dokumenton jetën në Toskanë në atë kohë dhe kishte një ndikim letrar ndërkombëtar, aq sa frymëzoi The Canterbury Tales të Geoffrey Chaucer.

 

Niccolo Machiavelli

 

Diplomati, filozofi dhe shkrimtari i Rilindjes Niccolò di Bernardo dei Machiavelli lindi në 3 maj 1469 në Firence. Duke punuar si diplomat në Republikën e Firences gjatë periudhës së mërgimit të familjes Medici, korrespondenca e tij personale ka një rëndësi të madhe për historianët dhe studiuesit. Në fakt ai ishte sekretar i Kancelarisë së Dytë të Republikës së Firences nga 1498 deri në 1512, ndërsa Medici ishin pa pushtet, duke siguruar kështu një vizion të rëndësishëm të peizazhit politik të asaj periudhe.

Kur familja Medici u kthye në pushtet në 1512, Machiavelli u pushua nga puna dhe u arrestua për pak kohë. Ai më vonë shkroi Princin, në 1513, vepra për të cilën ai është më i njohur, në të cilën ai shpjegon se si sjellja imorale, siç është përdorimi i mashtrimit dhe vrasja e të pafajshmëve, është normale dhe efektive në politikë. Për shkak të këtyre deklaratave, termi makiavelian është bërë sinonim i mashtrimit politik, i paskrupullt dhe realpolitik.
Shpesh i referuar si babai i filozofisë moderne politike dhe shkencës politike, Machiavelli gjithashtu shkroi komedi, këngë dhe poema.

Ai vdiq më 21 qershor 1527 në Firence.

 

Petrarca

 

Francesco Petrarca lindi në 20 korrik 1304 në Arezzo me prindër nga Incisa në Valdarno. Shtëpia e tyre  në via dell’Orto është sot një muze. Më vonë ata u transferuan në Pisa dhe më pas në Carpentras në Provence. Petrarka më pas studioi në Montpelier dhe Bolonjë, duke udhëtuar shumë dhe duke takuar shumë emra të njohur të asaj kohe, përfshirë Roberto d’Angiò, Cola di Rienzo, Visconti dhe Boccaccio.

Ai ishte një klerik dhe diplomat për Kishën dhe kjo i lejoi atij të udhëtonte dhe të vazhdonte studimet e tij për letërsinë e lashtë. Një dijetar dhe poet klasik i përkushtuar, ai konsiderohet babai i Humanizmit, lëvizja që hodhi themelet e Rilindjes. Ai konsiderohet gjithashtu një nga etërit e gjuhës moderne italiane.

Veprat e tij më të famshme i janë kushtuar Laurës, dashuria e tij e idealizuar për të cilën ai shkroi në ditarin intim të quajtur Il Canzoniere, i cili përmban 317 sonete por edhe në poezi të tilla si I Trionfi. Krijimi i tij në latinisht, Afrika, është një nga veprat e tij më të rëndësishme, një poemë epike për Luftën e Dytë Punike, por poezitë e tij  janë ato për të cilat ai mbahet mend më së shumti. Ai u kurorëzua si poet laureat në Romë në 1341, një titull shumë prestigjioz. Ai vdiq në moshën 69 vjeç në Arquà, në provincën e Padovës, në 1374 dhe u varros atje në kishën e Santa Maria Assunta.

 

Carlo Collodi

blank

blank

Carlo Lorenzini, i njohur më mirë me pseudonimin Carlo Collodi, lindi më 24 nëntor 1826 në via Taddea 21, në qendër të Firences. Ajo mori emrin Collodi nga fshati i vogël ku lindi nëna e tij dhe ku ai kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë. Shkrimtar, humorist dhe gazetar, ai është më i njohur për romanin e tij Aventurat e Pinokut i cili ka rrëmbyer zemrat e fëmijëve italianë (dhe më pas të fëmijëve në të gjithë botën) që kur u botua në 1883. Në Collodi, një vend pranë Pistoia, sot ndodhet një park tematik kushtuar shkrimtarit dhe personazheve të tij më të famshëm që nga viti 1956.

Lorenzini studioi në seminarin në Colle di Val d’Elsa nga 1837 deri në 1842, këtu ai mori frymëzim për kukullën e tij të famshme prej druri që ëndërronte të bëhej një djalë i vërtetë. Pasi la shkollën, ai përqafoi idetë liberale të Mazzinit dhe mori pjesë në betejën e Curtatone dhe Montanara në 1848. Pas kthimit në Firence, ai themeloi revistat humoristike dhe teatrale Il lampione dhe La scaramuccia, duke shkruar artikuj mbi politikën dhe kritikën letrare, gjithashtu skica satirike dhe histori si Macchiette në 1880 dhe Occhi e nasi në 1881.

I zhgënjyer nga politika italiane, ai iu drejtua letërsisë për fëmijë, fillimisht përktheu disa përralla franceze në italisht dhe më pas iu përkushtua krijimit të veprave të tilla si Giannettino në 1876, një seri botimesh pedagogjike ku eksploron bashkimin e Italisë. Kryevepra e tij, Aventurat e Pinokut, u botua në episode nga 1881 deri në 1883 në periodikun Giornale per i Bambini dhe është një nga librat më të suksesshëm të fëmijëve në botë.

Ai vdiq në Firence më 26 tetor 1890 dhe u varros në Varrezat Monumentale të Dyerve të Shenjta.

 

blank

VIDEO – IN MEMORIAM I PAVDEKSHMI PAULIN PREKA!

…se thojne masanej se e ka ba Dushi Tushin mlysh…te paperseritshmit Paulin Preka dhe Zyliha Miloti

blank

Çdo ditë e ka emnin: NANË…! – Nga Ramiz LUSHAJ

 

 

1.

Një nanë ka ndrrue jetë në Vuthaj të Plavë-Gucisë, me 24 të gushtit 2021, bash në ditën e lindjes së saj të 84-të. E thonë se këso vdekje me përkim dator ndodhin rrallë dhe vijnë vetëm për njerëzit e mirë, me shpirt të pastër, me botë të madhe. E, tuj e ditë se kjo nanë asht Shiqere Balidemaj-Gjonbalaj, e mora krejt për të vertetë aksiometrike, pasi ajo ishte e mbetet e tillë në jetë të jetëve.

E kishim në projektim që “Takimi i Plavë-Gucisë, 2021” e “Gazeta e Alpeve”, ta nderonin Shiqere Gjonbalaj me Çmimin e Lartë “Nanë Fisnike e Alpeve Shqiptare”, po katër aktivitivete nacionale në ato dy ditë tejet të ngarkuara e me miq të shumtë na e morën kohen përplot pa na lanë hapësirë për me shkue e ma ia dhanë atë Mirënjohje tek kulla e Rexhep Shpend Gjonbalajt, tek kulla e saj. Aty, ku edhe unë, dikur, ma heret, para disa vitesh, e kam pi një kafe ndeje, një gotë qumësht me fli e mjaltë. E sa do të doja që në Fjalën e Lamtumirës të sotme t’i përmendej edhe ky titull, (po, sidoqoftë, nuk muj e la pa e përmend edhe unë në media), të cilin e ka meritue vet me kohë me punërat e shembullin e saj, ia dhanë prej kaherit vet vuthjanët e plavë-guciasit e vendlindjes, si dhe në Amerikë e në Europë.

            E cka asht ajo ma e mendueshmja për mirë: e besonim me bindje të fortë se Nanë Shiqere Gjonbalaj ka me jetue gjatë, ka me e kapërcye dekaden e 9-të, e ka me u ba shekullore. Sikurse i vllau i saj, Rexhep Gali Balidemaj në Amerikë, që është 98 vjeç tuj fol pleqni e histori sikur të ishte në kuvend burrash në Martinaj, tuj ecë sikur të ishte ká shkon në selinë e OKB-së në Nju Jork, të cilit ia kam kushtimue dhe një poezi “Rexhep Gali Balidemaj, tek Statuja e Lirië”.

            Edhe unë fola me Nanë Shiqere Gjonbalaj kah fundi i korrikut 2021. Ishte koha kur po organizonim, me 1 gusht, në shtëpinë e kulturës në Vuthaj: “Takimin e Plavë-Gucisë, 2021” dhe, atëherit, kishte ndonjë ditë e disa orë/dite që ia merrja Esadit nga pushimet e verës, e- tashti, pasi na iku, po them – edhe nga Nana Shiqere!  E, pra, fola atë ditë korriku prej Tirane me Nanë Shiqere Gjonbalaj në Vuthaj: E kishte zanin Gërlë. E kishte Fjalën bjeshkë alpine.

Nuk vdesin nanat, o Esad! As nana e jote Shiqere, ajo Nanëmadhe. Nuk vdes kurrnji nanë, po vecanaraisht ato nana si Nanëmadhja Shiqere Gjonbalaj. Se nanat, nanëmëdhajat, që të mbajnë 9 muaj në barkun e vet, kur ikin nga kjo botë lartësohen në qiell e të yllësojnë në rrugën tande, vijnë e hyjnë në shpirtin tand për 900 vjet, për 9 mijë vjet e të bajën edhe ma të mirë, e të mbajnë edhe ma të fortë.

       Nuk vdesin nanat, o Esad, se çdo ditë e ka emnin: NANË…!

      

       2.

       Sot m’u kujtue diçka që kurrë nuk e dita përveti, në vetveten time: kush ishte i pari në Martinaj që e pagëzoi me emnin Shiqere, kush e thirri i pari në djep me emnin e jetës: Shiqere. Përndryshe, duhet thanë se ai paska ditë shumçka ardhmërie për këtë çikë të Martinajve, se në këtë emën paska pasë edhe diçka hyjnore, se emni i saj është CV-ja e saj kryefjalë, se Nanëmadhja Shiqere, sic e kishte emnin e vet e kishte dhe Fjalën, edhe Punën, edhe Zemrën, edhe Shpirtin, edhe Mikëpritjen e Humanizmin e saj.

Ajo ishte e mbetet një Nanë e Madhe, një Nanëmadhe, se i lindi e i rriti fëmijët e saj të mrekullueshëm, secili ma i mirë se tjetri, secili me emën të mirë e punëra të mira për veti e kombin: Edhe Fazlia. Edhe Zymeri. Edhe Esadi. Edhe Ismeti. Edhe Sulltanja. Edhe Drita e ndjerë, Drita e ylltaë, që iku shumë herët nga kjo botë: 23 vjeçare, tash mbi 35 vite). Ajo i ka lanë Pesë Yje. Dhe plot nipër e mbesa. Një yllnajë e madhe.

            Në koft se lypën poetë e poetesha ato do t’i gjesh si rrallkund në Vuthaj, në Alpet Shqiptare, sepse është vet natyra e mrekullueshme, me njerëzit e saj të mrekullueshëm, që i ban të tillë,  në çdo vllazni e fshat, në çdo shtëpi.

Një prej tyne asht edhe Shiqere Balidemaj-Gjonbalaj. Një poete elegjiane e pazakontë. Në zërin e krijimtarinë e saj qëndron e jashtëzakonshmja, e madhërishmja, tragjikja, heroikja. Ajo ishte një vajtore e rrallë. Shumë e rrallë. E përjetuar. E përjetësuar. E thotë një nga djemtë e çmuar të Kelmendit, një nga shpirtmirët e punëmëdhenjtë e Plavë-Gucisë, Kelmend Ahmetaj i Vuthajve, e thotë në ngushëllimin e tij vetjak e publik, se “Nënë Shiqerja ishte vajtorja e fundit e Plavë-Gucisë”, se ajo “ishte Nënë nga Buka sepse qindra herë hëngrëm bukë nga duart e saj”, se Ne- Vuthajt e Plavë-Gucia: “humbëm një nënë malësore punëtore e burrnore”.

Nanëmadhja Shiqere Balidemaj-Gjonbalaj me vajtimet e saj,me elegjitë e saj, ka hyrë dhe në filma e dokumentarë të regjisorit të madh shqiptar, Isa Qosaj, pedagog, laureat i disa çmimeve në festivale ndërkombëtare, si në Festivalin e Filmit në Kanë (Cannes, Francë), etj, që me filmin “Rojat e Mjegullës”, me fuqinë viziuale, guximin e trajtimin e vuajtjes së jashtëzakonshme të shqiptarëve në kohën e represionit tejet të madh komunist “e tronditi RSFJ”. Në dokumentarin e mirënjohur “Muzgu i trojeve Tona” të regjisorit Isa Qosaj ajo del në një video duke vajtur, ndërsa në një film të tij artistik me metrazh të gjatë ka një sekuencë vajtimi të Nanëmadhes Shiqere Gjonbalaj, ku ajo shfaqet me një vajtim, me një elegji të veçantë “Vajtimi i Emigrimit”, të cilën e këndon me shpirt vajtorje sepse edhe fëmijët e saj i ka mërgimtarë në Amerikë, se Ajo me të shoqin Rexhep Shpendi Gjonbalaj janë trojenik në Vuthaj, që e mbajnë derën e kullës hapë, që e mbajnë sofren e kulllës shtruar, që në oxhak del tym e në dritare ndizen dritat e (mbi)jetetës. Regjisori i madh Isa Qosaj nga Vuthajt, thotë se “më ka frymëzuar edhe Nënë Shiqerja”. E cila ishte e mbetet një Nanëmadhe e Plavë-Gucisë.

Tashti unë e kuptoj edhe ma shumë e ma mirë se si Esad Gjonbalaj ka arritë të jetë editor i portalit “Plava e Gucia Sot”, të jetë autor i  disa studimeve e dhjetra shkrimeve të ndryshme, të jetë kaq humanist, të arrjë të jetë edhe themelues e nja dy herë dhe President i Fondacionit Plavë-Guci në Amerikë. E ka dhe genetike nga Nanëmadhja Shiqere, e ka dhe në gene të trollit të vet, të fisit të vet, të krahinës së vet të Plavë-Gucisë.

E jashtëzakonshmja Nënëmadhja Shiqere Balidemaj-Gjonbalaj, në 2 nëntorin 2015, në Amerikë, në Institutin me renomene botërore të syve, në Cincinnati Eye Institute OH (Ohajo) sëbashku me djalin e saj, Esadin tonë, kryen një intervenim të planifikuar mjekësor. Asokohe, Nanëmadhja Shiqere Gjonbalaj, 79 vjeçare, kishte ardhë nga Vuthajt e Plavë-Gucisë, për t’i dhuruar djalit të saj qeliza të syrit të vet, apo, ndryshe, siç iu tha mjekëve të atyshëm “për djalin tim jap dhe frymën e fundit të jetës”. I shkëlqyer ishte dhe dr. Edward Holland, me famë botërore në lëmin e oftalmologjisë, të cilit ia pata kushtimue atëherit edhe një poezi mirënjohjeje.

Nanëmadhja Shiqere Balidemaj-Gjonbalaj është çikë e Martinaje e nuse në Vuthaj, është nga këto dy kështjellat shqiptare të mos-asimilimit në krahinën e sotme të Plavë-Gucisë, se edhe në dy kullat e saj- nga fëmijet e deri tek stërnipat- në Martinaj e në Vuthaj të gjithë flasin Shqip, ligjërojnë Shqip, jetojnë Shqiptarisht. Dy bashkësitë Vuthaj e Martinaj janë dy fshatra të mëdha në Malin e Zi ku ende frymohet Shqip, ku në të gjithë territorin e tyre gjeofizik e administrativ jetojnë vetëm shqiptarë, se këto treva shqiptare kanë pasë e kanë Nënëmëdhaja si Shiqere Balidemaj-Gjonbalaj.

Sot, ndjesë, Rexhep Shpendi i Gjonbalajve, edhe ju:- Esad, Fazli, Zymer, Ismet e Sulltane,  edhe ju nipër e mbesa, stërnipër e stërmbesa, sepse nuk mujta me ardhë nga Tirana në Vuthaj në këtë Ditë Lamtumire të 25 Gushtit 2021 për Njeriun Tuaj të Shtrenjtë! Po, siç po e shihni edhe vet, sot,  pikërisht sot, erdhi tek unë, edhe këtu në Tiranë, Nanëmadhja Shiqere Balidemaj-Gjonbalaj dhe u ba pjesë e këtij shkrimi përkushtimor, u ba kryefjala, prologu e epilogu i këtij shkrimi rasti, sepse Nana të Mëdha të Kështjellave Shqiptare si Vuthajt e Martinajt, se Nanëmëdhaja si Shiqere Balidemaj-Gjonbalaj nuk vdesin kurrë, jetojnë gjatë, jetojnë përgjithmonë.

 

E, në përmbyllje të shkrimit tim, po ta them, prapë: Nuk vdesin nanat, o Esad, se çdo ditë e ka emnin: NANË…!

 

Tiranë, 25 gusht 2021

blank

Dr. Gëzim Alpion: Jam i trishtuar të dëgjoj për vdekjen e papritur të mikut dhe kolegut tim të mirë Fran Tanushi (1966-2021).

Jam i trishtuar të dëgjoj për vdekjen e papritur të mikut dhe kolegut tim të mirë Fran Tanushi (1966-2021).
Me origjinë nga Novosellë, Gjakovë, Kosovë, Fran jetonte me familjen e tij në Gjermani.
Kam pasur kënaqësinë të komunikoj rregullisht me Franin që nga viti 2017. Ai ishte gjithmonë bujar me kohën dhe njohuritë e tij, të cilat rezultuan shumë të dobishme për një numër botimesh dhe veprash të mia në progres.
I diplomuar në sociologji i Universitetit të Prishtinës, Frank kishte aftësinë për të kuptuar dhe shpjeguar çështje komplekse historike, etno-kulturore dhe shpirtërore që kanë të bëjnë me Kosovën dhe kombin shqiptar me lehtësi, kompetencë, modesti dhe erudicion shembullor.
Fran ishte gjithashtu një poet i afirmuar dhe i mirënjohur, si dhe një redaktues dhe botues i respektuar.
I dërgoj ngushëllimet e mia më të thella familjes, miqve dhe kolegëve të tij.
RIP miku im.

blank

DITËLINDJA E PARË PA PETRIT RUKËN – Nga NDUE LAZRI

Miku dhe vëllai im i dashur Petrit. Sot është Ditëlindja jote. Është e para Ditëlindje që e kujtojmë pa praninë tënde fizike, sepse ti kohët e fundit ndërmore udhëtimin drejt qiellit dhe drejt pavdeksisë. Unë dua të të kujtoj gjithmonë si në ato ditë kur të kisha mysafir në Bolonjë, para 6 vjetësh. E dua t’i kujtoj ashtu siç i ka përshkruar pena jote në këtë shkrim që ti e shkrojte sapo arrite në Shqipëri. Po sjell disa fragmente që përshkruajnë ato ditë që ishim kudo bashkë, të pandarë për asnjë çast, në Italinë e bukur.
blank
NUK ISHIN MË KOT DITË PASHKE…
-Mbresa nga udhëtimi në Itali, tek im vëlla, Ndue Lazri-
Nuk kam shkruar kurrë shënime udhëtimi.
S’e kam bërë edhe pse fati i punës si kineast më ka nisur shpesh në rrugë të gjata gati në të gjitha kontinentet e kësaj bote. Nuk kam shkruar as kur për xhirime kam mbrritur deri në Kalkutën e largët të Indisë, tek varri i Nënë Terezës, duke ndenjur sipër në qiell “një gjysëm jete” në New York, Kajro, Moskë, Berlin, Gjenevë, Stamboll, Paris, pa përmendur këtu pothuajse të gjitha vendet e tjera të Europës. Sepse në të gjitha këto vende kam shkuar me filmin dhe mendja ka qënë gjithmonë tek puna, tek ankthi për të kapur kohën e paktë të xhirimeve.
Dhe ja, “e prisha” zakonin, po shkruaj më në fund për rrugën më të shkurtër dhe të fundit që kam bërë në jetë, atë Tiranë- Bolonja, sepse është hera e parë që udhëtoj thjesht për një rrugë përmallimi, të takoj një nga miqtë e mi më të dashur në jetë, Ndue Lazrin.
Ka tre vjet që shoku dhe vëllai im mirditor, njohur këtu e 40 vjet më parë, nëpër atë moshën e artë kur vetëm dashuria njerëzore i jep dritë jetës tënde, më lutet t’i shkoj për një vizitë gjatë ditëve të Pashkëve në Bolonja, ku jeton prej 19 vitesh.
Hallet si hallet!
Çdo vit gjeja ndonjë justifikim dhe nuk shkoja, edhe pse thellë në zemër kisha aq mall të rrija ca ditë me të e të çmallesha me një nga njerëzit e mi më të dashur të kësaj jete. E dija që nuk qe thjesht një ftesë kortezie, po një dëshirë prej zemre që ma përsëriste çdo vit. Takoheshim rrallë, shumë rrallë këtyre viteve, po midis qëndronte një dashuri që dukej sikur kish mbetur ashtu, e pa drobitur kurrë, njësoj si në atë kohën kur unë isha student 19 -vjeçar e ai një riosh dy a tre vite më i madh , i sapo pagëzuar gazetar në Shkodër.
Verën e kaluar erdhi në Shqipëri dhe unë dola ta prisja në Rinas. Kishim kaq vite pa u parë kësaj radhe e duke ndenjur ashtu të përqafuar në sallën e pritjes nuk ndaheshim dot që mos t’ia shihnim sytë e përlotur njëri – tjetrit. Një natë, gjatë një darke, me një gotë verë përpara në Tiranë ai na i përsëriti sërish refrenin e tij mua dhe sime shoqeje. I thashë një Po! Dhe e ndjeva sakaq, që nuk mund ta gënjeja më tej tani që shiheshim sy më sy. Në telefon ishte ndryshe, isha i fshehur paq pas distancës.
Më 4 prill, ime shoqe, që më lë në aeroportin e Rinasit më thotë: S’të kam parë kaq të qetë dhe kaq të gëzuar asnjëherë në asnjë përcjellje. Unë s’ e jap veten, sepse ndihem “pak mëkatar” që, (për shkak të punës së saj,) nuk e marr dot me vete, siç ka këmbëngulur Ndue Lazri të jemi mysafirët e tij sëbashku.
Bëj një gjest me supe si për t’i thënë se është një udhëtim më shumë dhe kaq, por ajo që më njeh me rrënjë e me dhëmballë dhe di të hyjë në çdo skutë të shpirtit tim, e di që jam i emocionuar.
-Të kam zili, – thotë që nga timoni, duke ndezur makinën.
Në avion kam aq kohë sa të rishikoj edhe njeherë si në një film të përshpejtuar kohën kur me Nduen dhe 4-5 shokë të tjerë, sot poet të njohur, flinim në një dhomë, në konviktin studentor me ato krevatet dysh që quheshin krevate marinari. Gjithmonë të hirtë prej batanijeve të leshit që prodhonte kombinati i famshëm tekstil “Mao Ce Dun” në Berat. Mbase nuk gaboj që prodhoheshin aty, por mbaj mend mirë që me ato batanije ushtarake flinin në front edhe “vëllezërit” tanë, luftëtarët e Vietnamit të Jugut. Nuk di pse më kujtohet ky fakt, që ne në Vietnam për çudi dërgonim vetëm dy gjëra, batanije dhe fidanë ulliri. Mbase më është dukur shumë poetike “kjo ngarkesë” që po e mbaj mend ende një gjë të tillë.
Kujtoj se si më zgjonte mua gjumashin, që flija gjithmonë e më vonë duke lexuar me urinë e babëzitur deri afër mëngjezit. Ngulte këmbë të kapja leksionin e parë, duke më thënë njëzet herë: çohu vëllaçko! E duke më fërkuar shpatullat si një vëlla i madh.
Pastaj mbrëmjet tona aq të bukura, rastin se si “më vodhi” një cikël poezish dhe i çoi e u botuan tek Zëri i Rinisë, ku ai kish ca shokë të tij shkolle. Gëzimi im i rrallë që e pashë veten “poet” në gazetë dhe që s’ e harrova kurrë se ai është botuesi im i parë zyrtar. Po se mos kaq. Kur u ndamë dhe unë shkova në Tepelenën time, ne shkëmbenim letra kilometrike që unë i ruaj edhe sot e kësaj dite si ndër gjërat më të vyera që kam në shtëpi. Letra me aq shumë dashuri prej vëllezërish, aq ëndrra, aq shpresë. Si nuk përtonim, ku e gjenim aq shumë gëzim, aq gëzim sa unë i mbaja në xhep dhe i rilexoja pas mësimit nëpër shkollat malore ku jepja gjuhë dhe letërsi shqipe, duke besuar se bëja punën më të bukur dhe më të shenjtë në botë, mësuesinë. Të gjitha këto, kur i thua sot, ke drojën se mos ngjan ca i marrë dhe demodé. Sikur një ditë t’i botoja ato letra dërguar njëri- tjetrit, për lexuesin e sotëm do të duheshin poshtë tyre më shumë faqe spjegimesh soc-psikologjike për atë kohë e shokëri, se sa vetë lënda e tyre.
Por kujtimet tona janë më të gjata se sa rruga e shkurtër prej më pak se sa një orë e 20 minuta dhe mua më zgjon nga ato thirrja e tij në aeroport: “ Ja ku jam, Petja!”
I ndrisin ata sytë e tij të kaltër prej deti të kulluar.
Dhe sapo hipim në makinë nis axhendën e tij katër ditore, ku me sa duket ka vendosur të ma marrë shpirtin deri në fund. Ka llogaritur që çdo orë të jetë rrugë dhe muzè. Nuk shkojmë në shtëpi, po në qytetin fqinjë në Ferrara, për të parë Keshtjellën e princërve Estense, ose ndryshe kështjellën e Shën Mikelit në Ferrara. Pasionant i thekur pas vendeve të rralla historiko – kulturore, tani do të vijnë katër ditë të çmendura, ku nuk do të kem kohë të marr frymë. Dhe për kë, për mua përtacin që njeri gju më nxhehet e më kërcet në çdo hap, nga që “vaji hidraulik” i tij kushedi kur i ka rrjedhur.
Guidator më të mirë nuk do të gjeja dot edhe sikur ta kërkoja me qiri në tërë Italinë.
Biseda jonë ngjan si dialogjet absurde. Midis pyetjeve për fëmijët dhe hallet futen princër të lajthitur që kanë bërë kryevepra të tilla, kështjella luksoze si kjo, ku edhe burgjet poshtë në bodrume janë më të mira se sa burgjet e sotme në Shqipëri, me atë sistem të përsosur ajrimi, të menduar prej arkitektësh mendjehollë.
– Vajza i mbaroi studimet?
– Po, dhe këtu në këtë sallë me piktura të Tizianos ecte ajo, e bukura dhe e famshmja Lucrezia Borgia, gruaja e princit Alfons d’ Estè.
Çdo gjë është kaq mahnitëse kur mendon se kjo ngrehinë e vuri gurin e parë të saj më 29 shtator 1385, pikërisht në ditën e Shën Mikelit, që konsiderohet shenjti mbrojtës i portave dhe kështjellave urbane.
Në ato tavane të larta me kube gjigande, të pikturuara vetëm ashtu si në rilindjen italiane, të merren mendtë sa prej madhështisë, po aq prej pyetjeve të ankthshme që të vijnë padashur në kokë vetvetiu. “Ç’bënim ne dhe princërit tanë, ndërsa këta Estensë-t u sillnin çdo mëngjez tekat e tyre të reja arkitektëve dhe piktorëve që buisnin këtu midis mureve? Princërit tanë grindeshin për ca rripa tokash më shumë dhe ftonin turqit selxhukë në ndihmë për të mundur fqinjin e babëzitur për dy kodra më shumë?!
Si për të më zbutur këtë ankth e xhelozi vrastare për vendin tim, Ndueja më fut në katedralen e Shëngjergjit. A thua se e di që më duhet ca paqe qirinjsh dhe ajër temjani, aty ku të merret mendja prej një tjetër bukurie.
Italia, Italia ku kam qënë shumë herë për punë, tani më shfaqet ndryshe. Italia, muzeu i botës mbarë, romanët, muratorët e gjithë botës, ata që edhe sot zotërojnë gjashtëdhjetë përqind të gjithë të vlerave kulturore botërore. Se mos të thotë gjë përqindja?! S’kemi shkuar akoma në Firencen e Da Vincit dhe Mikelangelos së Davidit, ku duket se është dendësuar si në një Big Bang tërë arti i planetit.
Ndue e ndjen se jam i lodhur nga tërë ato “çudi” që të mahnisin e të trishtojnë njëkohësisht nga ajo e pashmangshmja ndjenjë trishtimi prej “të huaji”. Po ne, po ne që nuk kemi asgjë të ruajtur edhe nga ato të pakta gjëra të bukura që duhet të kemi pasur dikur?!
Dhe më thotë: Tani do të bëjmë pak pushim me një gotë verë.
Por aty ku futemi nuk është një restorant banal, ku mund të shuash urinë. Aty uria të kap me lemeri akoma më shumë. Pijetorja ku ulemi është e ngrirë si në ditën e parë kur u hap, para gati 1000 vjetësh.
Njihet me emrin “Al Brindisi” (Tek Dollia). E dokumentuar si pijetorja më e vjetër në botë, më 1435, ajo bash për këtë ka fituar çmimin Guinnes dei Primati në vitin 1984. Por ka dokumente që thonë se ajo ekzistonte prej vitit 1100 si mensë e punëtorëve që ndërtonin katedralen e Shën Gjergjit.
E di që e ka menduar për mua këtë surprizë. I thotë djalit të na bierë një menu- reklamë të lokalit dhe ma vë përpara. E lexoj dhe ndjej mornica. Po rri në të njëjtin lokal dhe mbase në të njëjtën karrike ku janë ulur Nikolla Koperniku, poetët Torkuato Tasso e Ludoviko Ariosto, kompozitori Cellini, piktori i famshëm Tiziano e të tjerë.
Të merret fryma nga mendimi se je në një vend kaq të shenjtë. Ngre kokën dhe shikoj sipër ca trarë të stërvjetër të kapur me kapanxha hekuri të ndryshkur. Dhe tyli shekullor i merimangave që varet nëpër to i pafshirë prej shekujsh, ashtu si mbi shishet e verës anash që janë mijëvjecare. Disa prej shisheve të verës janë tre shekullore dhe nuk i pi dot sikur të kesh me vete tërë bankat e Zvicrës, së bashku.. Thjesht sepse nuk kanë asnjë lloj çmimi dhe nuk shiten. Edhe ato kanë rrjeta merimangash sipër. Dreqi e mori! Edhe unë i kam trutë plot me rrjeta merimangash dhe nuk di çfarë të them, derisa Ndue Lazri porosit për mua një pjatë të madhe me proshutë dhe një shishe vere të vjetëruar Sangiovese, tipike e zonës së Emilia Romanjës.
Me aq sa unë marr vesh, ajo më duket e mrekullueshme, megjithëse në një tempull të tillë verërash mua edhe një shishe uthull të më jipnin, e hatashme do të më dukej…
Të nesërmen marrim mbarë e prapë Bolonjën, aty ku Ndue Lazri nuk ka nevojë të shohë tabelat, e kthen makinën në çastin e duhur, nga që rrugët i di përmendësh. Vërtitemi nëpër qendrën e qytetit, me shatrivanin e Neptunit dhe me Piazza Grande, së cilës i ka kushtuar një këngë Lucio Dalla i famshëm, që ishte prej këtij qyteti dhe shtëpia e tij nuk është veçse disa hapa larg piazzes. Hyjmë në katedralen San Petronio. E bukur si tërë katedralet italiane. Dhe e veçantë për fatin e saj të mbarë, nga që nën dyshemene e tempullit bolonjez kalon një meridian që zgjatet i shënuar me një vijë metalike dhe me gradët përkatëse mbi dysheme. Ndueja më tregon një vrimë sipër në çati, nga e cila, në një orë të caktuar, dielli dhe rrezet e tij janë “porositur” të ndriçojnë pikërisht shenjën e meridianit.
Dita tjetër është vrapim për në Firence dhe nga që janë ditë pashke duket sikur tërë Italia vrapon drejt saj . “Shoferi im” i ka menduar të gjitha, mbrrin dhe parkon tek sheshi Mikelanxhelo, sipër qytetit të famshëm, një shesh shumë i bukur, nga ku hapet panorama mahnitëse e qytetit. Rrugës deri aty, përmes një gjelbërimi të pafund, syri më kap vilat e mrekullueshme të pasanikëve të Firenzes, mbase më të bukrat që më kanë parë sytë deri tani në këtë jetë. Shije përrallore në stilin e tyre dhe nuk dua ta kuptoj se ç’janë në të vërtetë, shtëpi për të banuar apo albumi i madh i historisë së arkitekturës botërore?!
Rrugën deri në qytet e bëjmë në këmbë duke iu avitur urës së lumit që është një tjetër vepër e madhe. Mbrrijmë në mes të sheshit derisa shfaqet një version i monumentit të Davidit, punuar nga Mikelanxhelo.
Djaloshi i përbotshëm është aty prej shekujsh, i parë nga miliona njerëz që i ka fanepsur të gjithë me magjinë e tij. Tani është radha ime të më marrë për ca caste gojën. E kam parë qindra herë nëpër katalogje artesh, në filma dokumentarë, ngado. Por ndryshe është me sy të gjallë. Nuk di fare se ç’të thuash. Thjesht të vjen edhe ty t’i thuash njësoj siç i tha Mikelanxhelo Mozesë së tij kur e mbaroi:- Fol, pse nuk flet, apo nga që nuk ke vetëm zemrën.
Jam djalë muratori dhe gurin e kam dashuri qysh fëmijë kur i shkoja pas babait tim të ndjerë dhe shihja pluhurin e gurit të thyer mbi skelat ku ai punonte. E dua gurin shumë prej këtij emocioni fëminor. Po se me gurin mund të bëhen gjëra të tilla që të bëjnë edhe ty gur, këtë e kuptoj vetëm tani.
Eh!
Një mëndim i marrë më kalon vetëtimthi deri sa m’i ngjeth trutë. Sikur të mundja e ta kisha babanë gjallë. Sikur të mundja e ta bija deri këtu për t’i thënë si një fëmijë i habitur: – shihe se çfarë bëhet me gurin, o ba!… Edhe ta shihja në sy se si do të dridhej ai burri prej dy metrash, ai muratori im i shtrenjtë, që bënte shtëpi të vogla, të vogla si prej kartoni për të futur njerëzit kokën. Se Shqipëria ime e shkretë tërë jetën ka punuar e jetuar sa për të futur kokën brenda në të gjallën e saj…
Sikur t’i shihte ai këto pallate të ndërtuara para 800 vjetësh, këto bina, ku stolitë e gdhendura të një dritareje kushtonin sa tërë shtëpitë e krahinës sime. Dhe po kështu them me vete:- sa mirë që nuk i pa si unë. Sepse boll helme kish mbledhur zemra e tij e plasur në varfëri…
Për t’ u futur në muzeun “Galleria degli Uffizzi”, ne rrimë në këmbë me orë të tëra dhe çmallemi duke folur për kohët tona të arta. Vargu i turistëve është i gjatë dhe me bisht.
Më në fund ia dalim mbanë.
Është një nga muzetë më të pasur në botë për fondin e madh e të mrekullueshëm të veprave.
Vepra thashë? Këtu s’ka vepra, ka vetëm kryevepra.
Pallati është ndërtuar nga Cosimo de Medici në vitet 1559-1585. Sapo futem brenda prapë më viziton ajo pyetja e mallkuar… Ç’dreqin bënin stërgjyshërit e mi këta 26 vjet sa mbaroi ky pallat? Me siguri shtegtonin kopetë e tyre nga mali në fushë në dimër dhe anasjelltas gjatë verës. Ah, po! Ëndërronin edhe që ata selxhukët e mallkuar t’ia mbathnin nga kishin ardhur, se po kërkonin t’u prishnin kishëzat e tyre të vogla në fshat, se kërkonin t’u ndërronin emrat nga Kostandin dhe Kristina në Hysen dhe Qefsere, se…
Dreqin, lere këtë mesele, se je në një nga muzeumet më të famshme të kësaj bote dhe shiko këto gratë perri të Sandro Botiçelit tek veprat e famshme “Pranvera” dhe “Lindja e Veneres”. Janë kaq mahnitëse sa ta thartojnë gjakun në trup, edhe pse janë gra prej kanavace! Kështu kanë qënë edhe ato stërgjyshet e tua para se t’u vinin atë shaminë e zisë 500- vjeçare në kokë.
Janë 45 salla dhe duhet një jetë t’i shikosh të gjitha. Salla e Rembrandit, ajo e Karavaxhios, e Rubensit e shume të tjera.
Një skulpturë mermeri, ajo e Arianës në mes të një salle më mbërthen e mi mpin këmbët deri në thembra. I vij rreth e rrotull e nuk u besoj syve. Shtrirë, hijerëndë dhe madhështore. Nuk është një vepër, është një grua e gjallë, më e bukura grua që më kanë parë sytë deri më sot. Nuk di se si mund të jetë bërë me duar. Kam idenë që ka qënë e gjallë dhe është mermerizuar prej vetë bukurisë së saj. Dhe duke qënë për fat të keq burrë, të ndizet gjaku prej një bukurie të tillë, kur mendon, padashur as vetë, si çdo burrë, se ç’mund të të ngjante sikur të flije me të një natë, një të shkretën të vetme natë?!
“S’dua dua tjetër-ë.
Veç një natë të fle me të
Vallë se i bëja gjë…”
– më ulërijnë në këngë lebërit e mi, që nuk më lenë rehat me ububutë e tyre poetike edhe këtu në Firence.
Ke një dhembje gati biblike që s’ e ke takuar dot një grua të tillë në jetë, të kishe patur fatin diku e të ishe këmbyer në ndonjë udhë ca sekonda ballë për ballë… Dhe të rroje me gëzimin që e pe dhe që je duke jetuar bashkë me të në të njëjtën jetë.
Mermeri, aty ku takohen kofshët e saj të plota e gjysëm lakuriqe dhe mbi njërin nga gjinjtë e mbuluar, pikërisht aty ku një gruaje i plasin hiret e saj drithëruese plot vuajtje të pafundme, është i tejdukshëm. Nuk është një figurë letrare. Mermeri është ashtu, transparent. Këtu ose ndodh ndonjë iluzion optik, ose diçka e turbullt prej botës së autosugjestionit a magjisë bën trillet e veta. Por unë jam i bindur se kjo copë mermeri, mbase e vetmja në botë, është tejet trasparente.
Nuk ka asnjë dobi ta fotografoj. Është e fotografuar deri përtej varrit.
Kjo është një bukuri që vret. Është aq e dendësuar nga salla në sallë, sa vjen një moment që ndjehesh i lodhur e të janë nxehur trutë. Nuk mund të shihet dot pa pushime të gjata midis, që të mbledhësh një çikë shpirtin.
Dalim dhe pas muzeut shkojmë në sheshin më të vjetër e më të bukur mbase të gjithë botës, Piazza della signoria. (Sheshi i zotërinjve)
Prapë të pafundme skulpturat madhështore. Prapë ai i famshmi në mermer, Davidi, përpara Pallatit të vjetër.
Fol, pse nuk flet, apo….?
Shkojmë tek Duomo, katedralja e madhe që mban emrin “Shën Maria e lules”, që simbolizon zambakun e Toskanës. Eshte kisha e tretë në botë për nga madhësia pas asaj të Shën Pjetrit në Romë e të Shën Palit në Londër. E filloi Giotto dhe e përfundoi Brunelleschi, që i ndërtoi kupolën e famshme me ngjyrë të kuqe. Se ku del një jetë artisti për katedrale të tilla?!
Ditën tjetër në rrethinat e Bolonjës ia mësyjmë një qyteti të vogël mbi një kodrinë, me emrin Dozza. I vogël vetëm me dy rrugë, plot me piktura murale nga piktorë që kanë zënë me qera një sipërfaqe në fasadat e shtëpive për të lënë aty artin e tyre. Është një qytet kështjellë, i rrethuar i tëri me mure mesjetare. Në bodrumet e saj ndodhet kantina e verës e Emilia Romanjës. Një vepër tjetër arti. Ndue Lazri ngul këmbë se unë si poet duhet të provojë verën e sjellë nga vreshtat e Duçes dhe blen një shishe.
-Nuk ka aspak shije fashiste,- më thotë me atë humorin e tij të pashtershëm prej mirditori të zgjuar. Dhe më ngjit më lart tek restoranti “Monte del re” (Mali i mbretit), ku pimë një kafe nga ata që kanë shpikur kafenë ekpres për këtë botë, nga ato që s’ua harron dot shijen kurrë.
Prapë më zbret në kantinën e këtij restoranti, sepse pasioni i tij për verërat nuk ka të mbaruar. I kërkon menazheres të na tregojë çfarë ka hoteli dhe ajo nuk përton. E merr seriozsht dhe bukuroshja na baret nëpër tërë ambientet, sallat e promovimit të librave e filmave, pishinat jashtë etj.
-Ja në një sallë si kjo duhet bërë një promovim libri, – më thotë kur shikojmë një sallë mahnitëse në gjysëm errësirën e saj aristoktratike.- E pse jo, – shton ai?
I them se me çmimin e kësaj salle për një promovim, në Shqipëri botohen shtatë libra dhe qeshim një copë herë.
Në kthim devijon rrugët që i di përmendësh dhe futet midis ca zabeleve. Më tregon shtëpinë private të Gianni Morandit. E me që bëmë tërë atë mundim për të parë vendin e tij, fati të nesërmen do të tregohej zemërbardhë.
Si për çudi, atë natë, një ditë para kthimit tim, Ndueja, na çon për një darkë ne restorantin “Smeraldino” në periferi te qytetit, që cilësohej si pizzeria më e mirë e Bolonjës. Në të mbaruar të darkës, kamarieri, një napolitan i thekur plot shaka gazmore, na thotë: – Ej, poshtë, në katin e parë kini Gianni Morandin. Pse nuk tentoni ta takoni? Ndue nxiton dhe zbret aty. Këngëtari i madh ishte duke dalë dhe një minutë më vonë nuk do ta kishim patur atë fat. Jo vetëm që pranon të na takojë, por edhe na pret sa zbresim aty poshtë. I zgjas dorën dhe ai bën edhe një hap e përqafohemi, ndërkohë që Ndue më prezanton si poet dhe kineast para tij. Buzëqeshja e tij është si një diell. Bëjmë fotografi, kërkon t’i shohë si kanë dalë, bën shaka dhe i premton Ndues se do t’ia japë patjetër atë intervitën që i ka kërkuar ca kohë më parë. I thjeshtë, ka ardhur i veshur me tuta dhe kaq njerëzor si të gjithë artistët e vërtetë e të plotësuar të kësaj bote.
Ja këto ishin pesë ditët që kalova me Ndue Lazrin, shokun e një jete, në Itali. Por ndërsa fola për aq vende dhe muzeume, lashë pa treguar atë më të bukurin, dhe jo pa qëllim e shtyva për në fund, muzeun e madh të kujtimeve tona.
Ajo ishte dita më e bukur dhe ndodhi një mbasdite, në një kafene krejt të zakonshme të lagjes së tij, madje në një lloj bari gjysëm dru e gjysëm xham, nga ato që gjen rëndomtë kudo në botë, edhe këtu tek ne. Dhe ishte bosh, krejt bosh. Kishim shkuar të blenim ca yje fosforeshente prej plastike, të cilët m’u bënë fiksim sepse shkëlqenin natën kur flija në tavanin e dhomës së gjumit. I pashë që natën e parë në njërën nga dhomat e shtëpisë së Ndues ku fjeta ato ditë. As që e dija se egzistonin, ishin prej vitesh aty në atë dhomë ku kishin fjetur vajzat e vogla të tij dhe u fiksova pas tyre. Kam një kokëshkrepje të pakuptimtë prej fëmije për ca sende e vogëlima si këto dhe shkuam t’i blinim. Doja t’i ngjisja në tavanin e shtëpizës sime prej druri në Shën Pjetër, aty ku besoj se do të shkoj pleqërinë, aty ku dua të shoh yjet prapë si në fëmijëri, derisa të një ditë të më zërë gjumi njëherë e mirë. Ai i madhi, i pafundmi…
I blemë dhe, në kthim, duke ecur në këmbë, u ulëm në atë kafe të vetmuar buzë rruge. Nuk di pse filluam të flisnim për fëmijëritë tona aq të ngjashme. Për varfërinë tonë dhe për të vdekurit tanë të mëdhenj, baballarët dhe nënat tona, për shkollat plot vuajtje, për vajzat e para që na tundën themelet e burrërisë së papjekur, për librat, shokët, pengjet, darametet, për… Për plot të tjera punë shpirti, që deri në varr do t’i dimë vetëm ne të dy dhe asnjë i tretë…
Dhe aq u desh, folëm e folëm deri vonë si asnjëherë, në një rrëfim të madh për jetët tona. Mbase kishim nevojë të rrëfeheshim edhe njëhërë pas gjithë atyre vizitave nëpër tërë ato katedrale të mëdha romane.
Nuk ishin më kot ditë pashke…
Kurrë në jetën tonë nuk e kishim bërë një bisedë të tillë aq shpirtërore prej dyzet e ca vjetësh vëllazërie. Në fillim u përpoqëm të mbaheshim si burra, por më vonë aq na bënte. Unë shihja si plasën lotët në sytë e tij të kaltër tek fliste për fëmijërinë e tij të mjerë dhe mallin për babanë. Dhe ai shihte të njëjtën gjë në të mitë. Ca kohë më ndihmuan syzat e mia të errta, po kur lotët dolën poshtë tyre, ishte e kotë e mua aq më bënte.
Nuk e di ç’patëm, por vetëm tek vëllai mund të flasësh ashtu. Vetëm ai, vëllai ka shenjtërinë të ta japë atë mrekulli, të ndjehesh i tëri shpirt dhe t’ia falësh jetën tënde si t’ia vije në pëllëmbë të dorës… Mbase mosha jonë tani në prag pleqërie, ku thonë se zemra zbutet e zbutet si brumë perëndie.
Kisha një jetë të tërë murgërie pa folë ashtu me ndonjë njeri dhe nuk di në se do të më ndodhë më në këtë jetë. Por Ndue Lazri ma dha këtë mundësi. E po kështu unë atij. Dhe kjo ishte “Firencia jonë”, vendi ku dendësia e tërë asaj vallazërie të gjatë plasi e shpërtheu deri në lotë. Kushedi, mbase kishim një jetë që e prisnim, pa e ditur as vetë atë ditë, ato orë dhe ja, u lëshuam të mundur prej mallit aty në një yrt të shkretë, diku në periferi të Bolonjës.
Ndërsa avioni ngrihej lart në qiell drejt Tiranës, unë e dija se prapë atë e kishte zënë malli.
Si të mos e dija, kur e kisha mu në mes të gjoksit të njëjtën gjë.
Dhe më kot isha betuar se nuk do të shkruaja kurrë “shënime udhëtimi”, megjithse asnjëherë nuk duhet thënë kurrë.
Lart, aty në qiell malli duket edhe më i dendur, nga që beson se je më afër zotit…
Tiranë, maj 2015.
PETRIT RUKA
blank

LAMTUMIRË KAPEDANI YNË – Nga Bashkim Saliasi

(Njazi Luan Saliasi; lindur më 4 qershor 1981… vdekur më12 gusht 2021)

Data 12 qershor 2021, për familjen e Luan Saliasit do mbahet mend si një nga ditët më të errëta të jetës së tyre.

Më 12 qershor 2021 u nda nga jeta djali i madh, gëzimi i parë i familjes së  Luan Saliasit, Njazi Saliasi, babai i dy fëmijve, Ergit dhe Kejsit.

Pas një lufte të “ashpër” me sëmundjen prej nëntë muajsh në spitalet e Italisë, më në fund Njaziu kthehet pranë familjes dhe mbylli jetën. Një humbje e madhe për Luanin dhe Sërman. Në moshën 41 vjeç Xiku largohet nga kjo botë për në botën e amshuar duke lënë në pikëllim të thellë prindërit, vëllezërit dhe bashkëshorten Eldën dhe dy fëmijët, Ergin dhe Kejsin.

Njaziu lindi më 4 qershor 1981 në Dobrushë të rrethit Skrapar dhe ndërroi jetë më 12 gusht të vitit 2021, në Durrës. Lajmi i zi u mësua që në orët e para të mëngjesit, ku Luani në faqen e tij të facebookut lajmëronte miqtë, shokët dhe dashamirësit me këto rreshta;

 

-“Me hidhërim, me dhimbje të pashtershme dhe me lot në sy  njoftojmë ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të djalit tonë Njazi Saliasi”.

Nuk besoj se nga ju që jeni present sot në këtë cermoni përcjelljeje dhe nga ata që kanë mësuar lajmin e zi mos t’a kenë lexuar me lot në sy këtë përshkrim me fjalë zemre të një babai që me të ndjerin  ishin jo vetëm babë e bir, por edhe shokë e vëllezër që këshilloheshin vazhdimisht midis tyre për çdo lloji  problemi.

– “I dashur biri im…plaga e dhimbja që na shkaktove do jetë e pashtershme, deri sa të vijmë pranë”…

Janë fjalë zemre të një babi të plagosur, që  rriti me mundime dhe i edukoi me ndjenjën e punës. Vështirë e kemi të gjejmë fjalë për t’a ngushëlluar familjen e Luanit për këtë humbje të madhe, të njeriut të shtrenjt të tyre, por ajo që dua të shpreh para jush  dhe dashamirësve pjesëmarrës në këtë cermoni mortore është:

 

Të gjejmë forcë dhe t’i japim kurajo prindërve, vëllezërve dhe bashkëshortes së tij. Kurajo me fjalë zemre… jeta vazhdon dhe Njaziu do kujtohet gjithmonë. Shpirti I tij është pranë jush. Shpresa, vetëm shpresa na mban gjallë… Luani dhe Sërmaja humbën dritën e syve, gëzimin e parë të jetës bashkëshortore. Vëllezrit humbën vëllan dhe shokun e tyre që e donin dhe respektonin shumë njëri-tjetrin. Kudo ishin bashkë të pandar në të gjitha hapat e jetës së tyre.

E shoqja dhe dy fëmijët humbën njeriun e shtrenjt të zemrës, bashkëshortin dhe babain shëmbullor.

Lamtumirë kapedani ynë! Lamtumirë miku dhe shoku i mirë i të gjithëve, miqësisë dhe shoqërisë. Lamtumirë bashkshorti shëmbullor i Eldës, e cila si një trimëresëh do të gjej kurajo e ta kthej dhimbjen në forcë, duke patur mbështetjen e pakufishme të prindërve të Njaziut, Luanit dhe Sermasë, të kunetërve dhe gjithë rrjetit shoqëror që e rrethojnë. Lamtumirë babai i mirë i Ergit dhe Kejsit që për asnjë moment nuk rreshtën së puthuri dhe përkdhelur deri në momentet e fundit të jetës. Lamtumirë vëllai i Ervisit dhe bashkëshortes së tij, që për nëntë muaj rresht i shërbyen me devotshmëri në spitalet e Italisë ditën dhe natën, në shi e në të nxehtë, duke u gëdhir disa net rresht në spital bashk me të. Lamtumirë vëllai i Valit dhe Gimit që për asnjë moment nuk e ndat nga ana financiare duke e llogaritur në punë çdo ditë, pavarësishtë se Ti vuaje pasojat e sëmundjes në Itali.  Bravo…!

Duke lexuar këto fjalë që burojnë nga zemra të gjithë ne pjesëmarrësit në këtë cermoni mortore i themi Luanit dhe Sermasë të bëheni të fortë, të gjeni forca dhe ktheni dhimbjen në forcë, sepse ju dhe djemtë tuaj ia bëtë të gjitha shërbimet njeriut të shtrenjtë të familjes tuaj, qoftë nga ana mjeksore apo dhe mirësit që na vijnë nga Zoti në çdo ditë të jetës së Njaziut gjatë kohës që ai luftoi si një dragua me sëmundjen e pashërueshme… por nuk nuk ia doli të mbijetonte…

Hedhim sytë dhe shikojmë një numër të pafund dashamirësish, miqsh, shokësh dhe të afërm që gjenden sot në këtë cermoni mortore madhështore përcjellëse për t’iu gjendur pranë familjes së Luanit. Kjo na e lehtëson dhimbjen, sepse tregon që Njaziu ka lënë pas një emër të mirë që nderohet dhe respektohet nga të gjithë personat që e kanë njohur. Nuk janë të paktë ata që në faqet e facebookut shprehin ngushëllimet e tyre me fjalë zemre për këtë humbje të shokut dhe mikut të tyre. Në emërin tuaj të nderuar pjesmarrës i shpreh publikisht ngushëllimet tuaja dhe të miat familjes së Luanit dhe Sermasë. Bëhuni të fortë! Gjeni forca dhe kthejeni dhimbjen në force, se jeta vazhdon me të mirat dhe të këqiat e saj. Lamtumirë Njazi në botën e Parajsës. Shpirti yt u preft në paqe.

Pas shtatë ditësh në faqen e facebookut Luani shkruan:

7 ditë sot, që ke ndërruar jetë shumë para kohe biri ynë!

7 ditë nga mëngjesi deri në darkë nuk kanë pushuat vizitat pranë familjes tonë për të na ngushëlluar dhe për të na dhënë kurajo. Nuk kanë pushuar telefonatat për të na përcjellë fjalë zemre ngushëlluese dhe kurajuse. Nuk kanë të sosur komentet dhe mesazhet ngushëlluese në rrjetet sociale nga shumë miq, shok dobrushallinjë dhe skraparas banor të zonës, biznesmen dhe ndërtues, inxhinier dhe arkitekt, pronar lokalesh dhe pronar shtëpishë që nga Durrsi dhe Tirana, nga Korca dhe Saranda, nga Shkodra dhe Tropja, sepse Ti, së bashku me vllezërit tënd u bëtë mjeshtëra duarartë shëmbullor, me mendje të ndritur dhe duar të arta, latë shijen e mirë, latë virtutet e mira që u karakterizonin kudo që punuat.

 

Punove dhe luftove. Grumbullove dhe rezervove, por nuk i gëzov, nuk gëzove prindërit tend, nuk gëzove vllezërit dhe kunatat, nipat dh mbesat. Nuk gëzove dhe shijove bashkëshorten tënde të mrekullueshme, nuk gëzove dhe shijove djalin shëmbullor dhe vajzën bukuroshe.

Ti biri ynë ike, por zemra jote është në  shpirtin tonë. Shpirti ytë është në zemrën tonë. Ti je midis nesh, në çdo hap të jetës tonë. Ti je i treti në familjen tonë te madhe që humbe jetën para kohe. Ne jemi 16. Ti je pa zëvendësueshëm për ne. Ti je ëngjëlli ynë mbrojtës. Ne kemi 4 djem. Ti je zëvendësi im i parë. LAMTUMIRE BIRI IM……..

blank

 

blank

U END NË PYJE, HUMBI NËPËR YJE – Përkushtim kujtimit të inxhinierit dijetar Skënder Dëshnica – Nga Auror Destrani

Në ditët me vapë të gushtit shumë vetë kujtojnë shqetësimet dhe përpjekjet e inxhinierëve të përkushtuar për mjedisin e gjelbëruar. Por, vapa u kujton atyre edhe 6 gushtin e vitit 1998, kur dielli prush si rrallë ndonjëherë përvëlonte gjithçka. Atë ditë papritur në oborrin e Spitalit të Tiranës, larg vëmendjes së mjekëve, u shua nga një pushim i beftë zemre, njeriu i mirë i luleve dhe i pyjeve, inxhinieri Skënder Dëshnica. Largimi i tij nga jeta ndodhi para kohe, pasi ai ishte endur si zog i lirë, i dashuruar me natyrën shqiptare, në pyje e parqe, në Pukë, Peshkopi, Mirditë, Lurë, Elbasan, Korçë, Bozdovec, Vithkuq, Vlorë, Llogara, Tiranë, Dajt, etj.

Duke u kthyer prapa në kohë, vërejmë se janë mjaft ndodhira, që hedhin dritë mbi jetën e Skënder Dëshnicës si nxënës, student dhe inxhinier.

Në vitin e gjyqeve vrastare 1948, një djalë në moshë njëmbëdhjetë vjeç, me kasketë në kokë, i veshur me rroba të vjetra, por të pastra, e me këpucë si të Lulit të vocërr, ulur buzë trotuarit, diku afër sheshit “Skënderbej”, lexonte gazetën “Bashkimi” për një gjyq, ku përmendej emri i atit të vet, patriotit demokrat Xhevdet Dëshnica. Ishte dënuar me burg ai, me akuzën si bashkëpunëtor i opozitës demokratike, pasi qe torturuar në mënyrë shtazarake, i varur tetë muaj me radhë në qeli. Siç dukej, pesha e fatit të familjes së mbetur në mes të udhës pa asnjë të ardhur, kishte rënduar edhe mbi djalin njomëzak. Nënës së tij ia kishin hequr triskën e Frontit dhe familjen ia patën larguar dhunshëm nga Pallati i Aviacionit nr.10 pranë Fushës së Agait, tek ngrihet sot Stadiumi “Selman Stërmasi”, e ia kishin çuar në ish-hotelin pothuaj të pabanueshëm, ku kryqëzohen rruga e Fortuzit me atë Mine Peza. Në ato çaste një reporter hungarez kaloi atypari dhe e fotografoi lexuesin fëmijë të përkulur mbi gazetë. Pas një viti, u hap në sallën përbri Teatrit Kombëtar, një ekspozitë hungareze me pamje edhe nga Shqipëria e re “e begatshme” me artikuj ushqimorë, në një kohë kur dyqanet ishin pa mallra të atillë ose krejt të zbrazët. Në ballë apo në hyrje të ekspozitës varej një portret i madh, tek dukej një djalë i vogël me kasketë, i veshur me rrobe të vjetra, por të pastra, e me këpucët si të Lulit të vocërr, ulur në trotuar, duke lexuar gazetën “Bashkimi”. Nën të lexohej në dy gjuhë: “Edhe brezi i ri, i lumtur ndjek me vëmendje përparimet e Shqipërisë së Re…” Djali ishte nxënësi Skënder Dëshnica, i cili e kishte lënë shkollën për t’u larguar nga Tirana në Berat, pranë njerëzve të afërt.

Nxënës në Tiranë, student në Brashovë të Rumanisë

 

Skënder Dëshnica, pas mbarimit të shkollës 8-vjeçare me ndihmën e miqve, do të pranohej vetëm në Shkollën e mesme bujqësore në Kamzë dhe në konviktin e saj. E megjithëse më 1957 e kreu atë për silvikulturë me përfundime të shkëlqyera, ai jo vetëm që nuk u dërgua me studime jashtë shtetit, por edhe u caktua me punë shtetit në Ndërmarrjen Pyjore të Pukës, tek u end jashtë qytetit në mbrojtje të pyjeve nga dëmtuesit e nga zjarret. Në shtator të atij viti, ndoshta për shkak të njëfarë tërheqjeje të diktaturës ndaj patriotëve të vjetër, befas shkoi në familjen e vet një njoftim i vonuar e i pabesueshëm, që Skënder Dëshnica duhej të bëhej gati për t’u nisur menjëherë për studime të larta në Rumani! U deshën disa ditë që ai të kapej me telefon, sepse kishte humbur në pyje me sëpatë në dorë, duke u prirë punëtorëve për shuarjen e zjarreve, që ishin përhapur në disa zona. Së fundi, me një avion rumun të rastit, i ngritur në qiell nga aeroporti i vjetër i Tiranës, tok me aviatorët fluturuan vetëm dy pasagjerë, të dy studentë, një prej të cilëve ishte Skënder Dëshnica. Në përfundim të studimeve, ai u diplomua inxhinier për pyje e parqe, pasi mbrojti me sukses projektin për Parkun e Dajtit.

Kthimi në Atdhe

 

Pas kryerjes së studimeve të larta më 1962, i kthyer në atdhe me veprimtarinë e tij projektuese e praktike, ky njeri i mirë, lumturohej larg qyteteve në gjirin e natyrës shqiptare, i ngazëllyer nga ndjenja e lirisë, tok me kolegët e vet në ekspeditat disamujore për mbarështimin e pyjeve, duke e kaluar natën nën çadër, thellë në pyjet e Pukës, të Mirditës, të Peshkopisë, etj. Trishtohej, kur me urdhër nga lart hapeshin të ashtuquajturat toka të reja, që zhvishnin malet, duke sjellë erozione të frikshme e zymtim të asaj natyre aq të bukur të vendit tonë. Zemërohej, kur me prerjen e drurëve, përveç ndërmarrjeve industriale shfarosëse të sharrave, merreshin edhe ndërmarrjet e ndërtimit, madjé edhe nëpër zona piktoreske si Lura. Djaloshi i lindur në një familje me tradita patriotike s’mund të ndihej ndryshe nga prindët e vet. Së fundi, Skënder Dëshnica, pas një shërbimi të frytshëm në rrethe, kthehet në Tiranë dhe punon si drejtues teknik pranë Ndërmarrjes Ndërtim – Gjelbërim. Atje, ai qe një nga hartuesit dhe zbatuesit e projektit për gjelbërimin me drurë halorë të brigjeve të Lanës, siç është edhe sot, pasi më në fund prerja e plepave të rrezikshëm që ndotnin ajrin e bulevardin nuk u pengua më nga lart. Skënderi u përpoq me këmbëngulje edhe për pasurimin e Parkut të Madh me pishat e shëndetshme. Mbrojti mjediset e gjelbëruara nga kërkesat e gabuara të urbanistëve për rrallimin e drurëve edhe në Parkun Rinia. Ndërsa priteshin plepat e kalbur në Pallatin e Zogut mbi kodër, të quajtur ndryshe Pallati i Brigatave, bllokmenë të paaftë, ndërhynin në programet e inxhinierëve, si Skënder Dëshnica, për ndërprerjen e punës. Por, ai nuk dinte të tërhiqej. Këmbëngultë për t’u arritur gjithmonë çfarë ishte e dobishme,duke u sjellë me urtësi e i dashur me bashkëpunëtorët, specialistë të gjelbërimit, shpesh duke mbajtur në punë, në laboratore e zyra, edhe intelektualë të përndjekur.

Çdo banor i kryeqytetit mban mend se Tirana, qysh nga vitet e paraluftës, ka qenë një nga qytetet më të bleruara të Ballkanit. Nga fotot e rralla të viteve 20-40, bien në sy kurorat e gjera të gështenjave në oborrin e ish Centralit elektrik, në hyrje të Rrugës së Durrësit, ato prapa Bashkisë që u shemb për Muzeun Kombëtar dhe selvitë pas Bankës Kombëtare. Në Rrugën e Kavajës, krahas pemëve gjelbëronin breza të gjatë me ligustra. Në zonën e Rrugës së Elbasanit shtrihej parku me drurë gjithëfarësh i ish-selisë së Mbretit Zog, ku sot është Akademia e Shkencave dhe pak më tej, afër Kuvendit, parku me shatërvan dhe Namazgjaja. Mbi Urën e Tabakëve dhe Urën e Terzive, lartësoheshin lisa të dendur. Qindra shtëpi tiranase, apo vila private, kishin kopshte me drurë frutorë, si mani, caraca e hurma dhe oborre me lulishte të pasura. Në maj qyteti mbulohej pothuaj i tëri nga një blerim i këndshëm. Në Bulevardin me emrin Zog I, i përuruar në vitin 1930, deri në ndertesën e Maternitetit, zgjateshin kuadratet e krasitura me ligustra plot hije që nuk i rrëzojnë gjethet as në dimër. Ky varg i blertë u mirëmbajt dhe u ripërtëri nën kujdesin e inxhinier Skënder Dëshnicës, si vazhdues i traditës së herëshme. Madjé, gjatë krasitjeve të domosdoshme, në gazetën “Zëri i Popullit” u botua një shkrim i mefshtë kundër kësaj pune me vlerë. Pas shumë viteve, nga Bashkia e E.Ramës në vend të ligustrave u mbollën shëmtueshëm pemë frutore. Edhe rreshtat e pishave në qendër dhe gjatë unazës, të mbjella sipas projektit e kujdesit të inxhinier Skënder Dëshnicës, u rrafshuan pa mëshirë. Skënderi u kujdes edhe për pishat e buta të njëtrajtshme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, vepër e inxhinierit të shquar Vasil Shqau, të sjella nga fshati Rrilë i Kavajës, të cilat tani janë çrregulluar e kanë marrë përpjetë. Po ashtu, Parku Rinia i krijuar nga nxënësit e shkollës bujqësore Kamëz qysh më 1947, u mirëmbajt prej tij. Me ardhjen në krye të Bashkisë të E. Ramës, ky park u reklamua me bujë, pasi u rralluan drurët e vendet për pushuesit dhe mori pamjen e një mjedisi pothuaj privat për Bar – Kafen Tajvan. Kush do të veprojë më tej për ripërtëritjen e tyre?

Për mbrojtjen e zgjerimin e gjelbërimit të Tiranës një ndihmë të çmuar kanë dhënë Skënder Dëshnica, Vasil Shqau, inxhinierët e agronomët si Hasan Metuli, Orhan Sakiqi, Tomson Nishani, Azis Marku, Abdyl Harizi, Teuta Preza, Mustafa Zekthi e shumë të tjerë.

Bashkëkohësit për Skënder Dëshnicën

 

Dr. Orhan Sakiqi kujton se si Skënder Dëshnica, luftonte me gjithë shpirt për gjelbërimin e kryeqytetit kundër maniakëve të sëpatës, për prerje drurësh monument në qendër të Tiranës. Në shkrimin “Dy selvitë dhe shoku im Skënder Dëshnica” ai kujton: “Nga Skënderi mësova ta dua pemën, ta dua drurin, sepse ai ishte i apasionuar pas tij. Pranë ndërtesës së projektuar nga Kolevica duhet të kalonin disa linja kabllore elektrotelefonike dhe për këtë u vendos menjëherë prerja e selvive. Skënderi kundërshtoi me vendosmëri. Zgjidhja u gjet, duke e kaluar një pjesë të kabllove në krahun tjetër. Skënderi pati guximin të thoshte në mbledhjen e komitetit, se për të prerë dy pisha simbol në Napoli, ishte bërë referendum popullor. E kush guxonte të thoshte në atë kohë gjëra të tilla! Selvitë shpëtuan, por kalimi pranë tyre i kabllove duhet t’u ketë shkaktuar tharjen. Këto pemë janë shumë jetëgjata dhe tharja nuk ka tjetër arsye. Edhe ashtu të thata ato duhet të qëndrojnë dhe të mirëmbahen me shumë lloje mënyrash. Ato hyjnë në simbolet e çdo vendi, po ashtu edhe të Tiranës. Skënderi kundërshtoi edhe prerjen e disa gështenjave mbas bashkisë, kur u ndërtua Muzeu Kombëtar, por zëri i tij nuk u dëgjua. Kush i mban mend ato gështenja, e di se përbënin një ishull të gjelbër, ndaj në kopshtin mbas Muzeut mund të ishin sot e kësaj dite. “Një pemë do dhjetëra vite që të rritet, – thoshte Skënder Dëshnica, – kurse një godinë bëhet për pak kohë!”

Nga libri “Njerëzit e mirë të luleve”, të agronomit Tomson Nishani, për Skënder Dëshnicën citojmë shkurt: “Studioz, punëtor, i gatshëm për të ndihmuar këdo, i ndershëm dhe gjithmonë i komunikueshëm me të tjerët. Ai me të drejtë kuptoi se vetëm tek fidanishtet ishin më të shumta hallkat e një pune të suksesshme në mbarëvajtjen e gjelbërimit të Tiranës, si dhe të rrethinave të saj. U mor me fidanishtet e florës dekorative, të cilat ishin të shpërndara në pika të ndryshme të qytetit. Këto fidanishte i pasuroi me lloje bimësh të reja të sjella nga jashtë Tirane. Kualifikoi grupe punëtorësh si mjeshtra, siguroi për këto qendra prodhimi, mjete pune, zyra, pajisje teknike, mjete të lehta transporti, bazë materiale, literaturë tekniko-shkencore, organizoi seminare etj. Ngriti një laborator studim-eksperimentimi, etj.”

Në librin dokumentar “Rumani-Studentët Shqiptarë” botim i vitit 2009, me autor Eqrem Becin dhe Zhani Cancon, jepen disa fakte: “Skënder Dëshnica, inxhinier pyjesh, specialist gjelbërimi e projektues. Lindi në Katerini të Greqisë më 17 prill 1937.

Arsimimi: kreu Teknikumin Bujqësor në Tiranë në vitin 1957, tek u diplomua ndihmës-inxhinier pyjesh. Më pas shkoi për studimet e larta në Institutin Politeknik të Brashovës në Rumani, ku fitoi specialitetin e inxhinierit të pyjeve, me temën “Parqe pyjore”, (1957-1962). Gjatë periudhës që ka punuar në Drejtorinë e Pyjeve në Peshkopi, përveç hartimit të projekteve pjesore të pyllëzimeve dhe të sistemimeve pyjore bëri edhe studime për mbarështimin pyjor në disa zona të Burrelit, Kukësit, Peshkopisë, Dibrës, etj. Më vonë punoi për rreth 14 vjet në Ndërmarrjen e Ndërtim – Gjelbërimit të Tiranës si kryetar për gjelbërimin e kryeqytetit. Dhe më 1992 – 1998 si inxhinier projektues gjelbërimi pranë Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike.

Aktiviteti kryesor dhe më i gjatë i Skënder Dëshnicës është specialist në fushën e gjelbërimit. Kështu, gjatë periudhës 13-14 vjeçare për gjelbërimin e Tiranës ai organizoi në tërësi poblemet e gjelbërimit në kryeqytet dhe hartoi projekte zbatimi për një numër parqesh e lulishtesh, edhe në rrethe të tjerë, si në Durrës, Berat, Vlorë, Skrapar…

Kreu mjaft studime në këtë fushë, nga të cilët përmendim: “Studim dentrologjik i Parkut të Madh – Tiranë”, “Studim i Kopshtit Zoologjik – Tiranë”, “Studim për desiptimin e florës spontane me vlera dekorative në rrethin e Tiranës”, “Studim për rikonstruksionin e gjelbërimit të Lanës”, Studim në shetitoren bregdetare dhe në plazhin e Durrësit”, “Projekt gjelbërimi në Varrezat e Dëshmorëve, pranë Universitetit, për qendrat spitalore në Tiranë, në disa shkolla, si në Akademinë Ushtarake, në Institutin e Lartë Bujqësor, në Qytetin Studenti, etj., si edhe “Studimin e planit perspektiv të gjelbërimit të Tiranës (1980-1990)”.

Në Intitutin e Studimeve e Projektimeve Urbanistike (1990-1998) ka marrë pjesë në grupe pune për hartimin e planeve rregullues në Tiranë, Vlorë, Korçë, Pogradec, në studimin e gjelbërimit për disa zona bregdetare, për rajonin Tiranë-Durrës-Elbasan, për vijën bregdetare turistike të Shqipërisë, për disa parqe kombëtare, etj.

Ka qenë pedagog i jashtëm në Fakultetin e Pyjeve për problemet e gjelbërimit, po ashtu në Shkollën Komunale për teknikë të mesëm gjelbërimi. Ka qenë udhëheqës projekt-diplomash për gjelbërimin në Fakultetin e Pyjeve, etj.

Ka qenë bashkëpunëtor në RTV për problemet e gjelbërimit, ka shkruar në revista e gazeta për to.

Ka marrë pjesë në oponenca, kumtesa në konferenca kombëtare e ndërkombëtare të organizuara në vendin tonë dhe në Rumani për problemet e ruajtjes dhe të mbrojtjes së mjedisit, duke qenë edhe anëtar i disa shoqatave të kësaj fushe.”

Skënder Dëshnicës në kohë të reja

 

Skënder Dëshnica, bir i një atdhetari demokrat, qoftë si student apo si inxhinier i përkushtuar në punën e vet fisnike në shërbim të Shqipërisë, ëndërronte për një jetë më të mirë, me liri e demokraci. Ndryshimet e mëdha në kampin socialist i ndoqi me shpresë për shembjen e diktaturës komuniste në vendin e vet. Pas vitit 1990, krahas punës krijuese në Instituitin S. P.Urbanistike, mori pjesë edhe në shoqata mjedisore me bindje të djathta. Vepra e inxhinier Skënder Dëshnicës, sado e dëmtuar në vitet e fundit, nga paksimi i parqeve, prishja e fidanishteve, për shkak të betonimeve pa plan, është e gjallë edhe sot. Projektet e dokumentet teknike në arkiva dhe në bibliotekën e tij vetiake, tashmë vlejnë për ekipin e specialistëve, që merren me hartimin e planit rregullues të Tiranës. Në këto çaste shpresash për një Tiranë metropol e të begatë, për një Tiranë të gjelbëruar e të bukur, të duket sikur ende ndihmon gjallërisht e i lumtur edhe inxhinieri i paharruar Skënder Dëshnica.

blank

In Memoriam – Sot më 13 Korrik, në ditëlindjen e Babait – Nga Florian Vlashi

Ba….

Mundohem të gjej kujtimin e parë që kam ruajtur në vetëdije. Dhe është një humbje. Kam qenë me ty në bulevardin e Durrësit, diku aty nga fillimi i tij kur, nuk e di si por humb mes njerëzve dhe kap për dore një burrë duke menduar se ishe ti. Ai ndalon, më flet. Unë trëmbem e filloj të qaj derisa ti mbërrin e më merr në krahë duke qeshur. E kam parasysh skenën me një kthjelltësi të habitshme.

Po kaq qarte shikoj një tjetër skenë të hershme sa vetëdija: mbrëmje, dhoma e gjumit me tim vella, nën dritën e abazhurit, ti na tregoje çdo natë një përrallë. Më kujtohen si në mjegull disa copëza e personazhe por nuk i lidh dot tani. Vite më vonë, në një ditar të vjetër që ti mbaje në sirtaret e tryezës së punës, ndër të tjera lexoj se ti na tregoje përnatë një perrallë me “kushtin” që unë me tim vëlla të tregonim përrallën tonë të dielave. Perrallat tona ti i kishe shkruar në atë fletore. Historia ime ishte me tren, se si kisha hipur në tren për diku larg dhe treni pësoi një defekt tek frenat dhe nuk mund te ndalonte, ndersa shpejtesia shtohej e shtohej,..

Për çudi të gjitha këto më vijnë ndër mend me një ngjyrim që është drita e abazhurit. Abazhurin e vjeter e kam prej kohësh tek koka e shtratit. Dhe, që natën e 4 tetorit, aty është një libër i yti nga i cili lexoj disa faqe para se të fle. Atë mbremje lexova tregimin “Muzikë nate”.

Secili mban tek kryet e shtratit “Biblën” e tij.

Me një dritë tjetër, me dritën e bardhë të së dielave, kujtoj leximin e librit të parë, Jule Verne “Fari në fund të botës”. Ti më lexove faqet e para e un vazhdova deri në fund pa e ditur se kisha hyrë kështu, për të mos dalur më kurrë, në botën e librit, në atë realitet paralel që quhej bibliotekë e që do më shpëtonte nga mediokriteti që na rrethonte. Po me këtë dritë të bardhë kujtoj disqet e Bahut nga Ida Heandel, shkëlqimin e violinës së Ivry Gitllys tek Koha e dytë e Koncertit të Paganinit apo Isac Shtern me Beethoven-in qe e degjoja sa herë isha sëmure i bindur në efektin shërues të Guarnerit të tij. E takova pas disa dekadash Shternin në Spanjë dhe ja tregova këtë histori të feminisë por ai vazhdoi të pinte qetësisht kafenë pa kurrfarë reagimi.

Atë që nuk kam kuptuar asnjëherë ka qenë lidhja jote me shahun. Një dashuri e rrallë. Kishe të gjithë librat mbi shahun, ruaje të gjitha ndeshjet e shahistëve të mëdhenj, na e mesove edhe mua e vellait, merreshe me zgjidhjen e problemeve të shahut deri në fund të jetës. Por, kurrë nuk luaje me njeri tjetër. Nuk kishe kundërshtare. Nuk deshe të kishe. Nuk e shikoje shahun si sport për të treguar se cili ishte më i zoti, më i mençuri, më i përgatituri. Nuk të interesonte kampioni. Ti e shikoje shahun si inteligjenca e ftohtë superiore e njeriut nga e cila mesoje. Ti e shikoje shahun si art të mirëfillt të cilin e shijoje njesoj si një pikturë të Kandinsky-t apo një fugë të Bahut.

Por ka dhe diçka tjetër që më bën të mendoj, diçka që kurrë nuk të kam pyetur: a mos ishte tek marredhenia me shahun spjegimi pse nuk krijoje armiq? Sepse ti nuk dije të plagosje e jo më të mundje. Sepse ti nuk i meritoje armiqtë ose nuk ishe krenarë për to, ndaj i shmangje. Të pelqente shumë thënia e një tjetër Gjergji (Borges) “Duhet pasur
kujdes kur i zgjedhim armiqtë sepse, vjen një moment që i ngjajmë atyre.”

Kështu kuptova se ndeshja me mediokritetin është një dëshpërim i madh por edhe mundim i madh, një humbje e jashtëzakonshme kohe dhe energjie. Këtë kohe do ishte më mirë t´ ja dhuroje gjërave me vlerë. Krijimit. Perkthimit. Edukimit. Familjes. Bibliotekes…

Një bibliotekë gjigande, një jetë duke lexuar 4-5 orë në ditë në shtatë gjuhë. Spanjishten e fillove kur erdhe në Spanjë, pra 63 vjeç, vetëm autorë spanjollë që ke perkthyer në shqip janë mbi 30. Po Kafkën? Perkthyesi i parë i Kafkës në shqip. Në 1989 publikove tek “Bota Letrare” kryeveprën e tij “Metamorfoza” dhe “Kolonia ndeshkimore”. E po ashtu librat e Buxatit, Saramagos, Pirandelos, Kristi… Dhe me çfarë gjuhe! Një shqipe e kulluar. Mledhjen e fjalëve të rralla shqipe e pate filluar që kur ishe 19 vjeç me nje perkujdesje prekse. Aty janë dosjet. Kur i dhurove shkrimtarit të shquar spanjoll Manuel Rivas librin me tregime spanjolle të shekullit XX, ai u befasua me numrin e autorëve dhe përzgjedhjen e veprave. Të pyeti a ke pasur ndonjë financim nga Ministria e Kulturës spanjolle apo ajo shqiptare. Pergjigjja jote e la pafjalë.

Dhe une pyes tani për të njëmijtën herë: për çfarë gjithë kjo punë, dedikim, lexime, seleksionime, perkthime, botime, pa kurrfare interesi tjetër veç kënaqësisë për dije? Për çfarë ishte ajo etje për të mesuar deri ditën e fundit? Mendoj Sokratin që një ditë përpara ekzekutimit, studjonte një pjesë të vështirë në flaut. Dhe kur e pyeti shoku i tij pse po e mëson këtë vepër kur nesër do të vdesësh, ai ju pergjigj “Desha ta mësoja para se të vdisnja.”

Nuk e din se sa herë kam menduar se ti ishe si një “lamed wufniks”, një nga 36 Të Drejtët për të cilët flitet që në Shkrimet e Shenjta. 36 njerëzit e drejtë, të urtë e modeste qe bëjnë vetëm mirë duke ndihmuar të tjerët pa rënë në sy. Ata kishin për mision të justifikonin botën përpara Zotit duke ruajtur kështu boshtin sekret të universit. Dhe në Bibël flitet se, shkatërrimin e qytetit të Sodomas, qytet parajsë i denuar si mëkatar, mund ta shpetonte vetëm një gjë: nëse aty do gjindeshin disa njerëz të drejtë. Por qyteti u shkatërrua nga zjarret, permbytjet dhe tërmetet. Dhe unë pyes veten: po në Durrësin tonë sa njerëz të drejtë kanë mbetur?

Kurrë nuk më fole për ato katër muajt në qeli. Di vetëm që shikoje nga qelia nënën Vitoren e cila të sillte me ngënë. Ditën që e morën vesh që ti mund të shikoje rrugën, të dërguan në tjetër qeli në bodrum. Por nuk të pëlqente të flisnje as për burgun tjetër ku shkoje për t´i dërguar libra mesuesit tënd të letërsisë, Arshi Pipës. Nuk flisnje as për burgun e xhaxhait e as për vetëvrasjen e gjyshit.

Duket se nuk doje të helmoje askënd me këto kujtime. Madje bëje humor duke thënë “Kanë dalë kaq shumë disidente, sa habitesh si paska qëndruar kaq gjatë në këmbë dikatura”. Por ajo që më pat goditur më shumë ishte ajo ditë në fillimet e demokracisë që, me dosjen tënde përpara nuk pranove të mësoje emrat e personave që patën shkruar letrat anonime për ty.

Teatri ishte vazhdimi i shtëpisë. Sikur të kish ndodhur dje, ruaj që fëmijë aromën e tij, ekon e koridoreve, ngjyrat e skenës, studjon e piktorit dhe skenografit Zef Ujka ku rrija e vizatoja. Para disa kohësh gjeta një dosje ku ti me pate ruajtur vizatimet që bëja tek ajo studjo. Pastaj me vijnë parasyve të gjithë aktorët, humori, ethet pas kuintave në provat e pergjithshme ku çdo premierë kalonte në një “skaner të rrezikshëm” që kontrollohej nga disa burra në gri. Në imazhin tim të fëminisë më është fiksuar në retinë se teatri ishte i dyzuar: ajo që ndodhte në skenë dhe ajo që ndodhte në lozhën qëndrore. Të dyja kishin aktorët dhe regjizorët e vet. Por me një ndryshim; në skenë behej humori ndërsa në lozhë, drama. Edhe këto të fundit kishin “lozha” të tjera nga pas, akoma më të errëta. Pra, ishte teatri i teatrit të teatrove, një lojë pasqyrash aq e thellë sa, duke kaluar nga Teatri nëpërmjet ndërtesës së komitetit, përfundonte 300 metra më larg, tek anfiteatri, atje ku 2000 vjet më parë, ndesheshin njerëzit me bishat.

Unë në atë kohë nuk i njihja këto “pasqyra”. Ti asnjëherë nuk më fole për to. Por i zbulova vetë kur nuk m´u dha e drejta për të ndjekur studimet e larta. Dhe më e keqja ndodhi më vonë. Pasi punova nje vit duke hapur kanale në Spitallë, dy ditë përpara se të mblidhej “lozha” për të drejtat e studimit, para teatrit vejnë një fletërrufe të madhe për mua pse kisha lënë punën në prodhim.

Më mbuloi turpi sepse ajo fletërrufe ishte vënë para teatrit “tend”…

Në vitin 2003, kur pashë afishen e e madhe të Bienales, mbeta para saj pa levizur: ishte në të njejtin vend ku 20 vite më parë pat qenë vënë fletërrufeja.

Sjell ndër mend koleksionet e tua: atë të pikturave, të pullave që nga koha e Mbretit Zog, të karikaturës, të stilografëve, pipave, të shahut, të disqeve të muzikës klasike, të gazetës Drita, të revistës franceze “Les lettres française” apo asaj për fëmijë “Vallantes”…librat. Kur dirigjenti, pianisti e profesori i jashëzakonshëm Daniel Barenboim luajti në Madrid “Das wohltemperierte Klavier” të
Bahut, pianisti Joaquín Achúcarro tha: “nuk ka mundësi, ose është një jashtëtokësor ose janë trinjakë. “

Po ti sa persona kishe brënda?

Kam bërë një llogari të thjeshtë mbi leximin: më e pakta, ti lexoje 4 orë në ditë. Me nje ritëm prej 25 faqesh në orë më del 100 faqe ditore, 3000 në muaj, 36 000 në vit dhe, të themi, në 70 vjet janë 2 milion e gjysëm faqe të lexuara. Me mesataren 1 liber 250 faqe, del që ke lexuar të paktën… 10.000 libra. Dhjetë mijë libra dhe, çfare është më e habitshmja, të memorizuara në mënyrë të jashtëzakonshme. Një bibliotekë lëvizëse? Ndoshta, por një bibliotekë me pjesën me nobël të saj. Sepse “Njeiu nuk është ai që është për atë çfarë ka shkruar, por për atë çfarë ka lexuar”(Borges).

Por, këto tre milion faqe t´i lodhën sytë. 91 vjeç të kushtonte të shihje gërmat. Në kopshtin e shtepisë në Spanjë, në muajt e fundit, rrinje me një libër në dorë që nuk e lexoje. Mami, e `pandare nga ty në 63 vite jetë, ishte ajo që të lexonte librat tani. Sa bukur lexon mami. Çfarë zëri, sikur cicëron, po ai zë si atëherë kur e njohe 19 vjeçe e punonte cicerone tek Muzeu Arkeologjik në Durrës…

Tani mami, nën pemët e limonit, lexonte me zë për ty librat e tu. Ndërsa ti shikoje i përhumbur oqeanin… Këtë skenë nuk do ta harroj kurrë. Është nga momentet më mallëngjyes që kam provuar në jetë…

Kovidi, me gjithë dramën e madhe që solli, duket se pati edhe bekimin e tij; për Vitin e Ri erdhi Bepi me familjen për të kalur festat bashkë. Pas dy muajsh, vjen mbyllja e madhe që na mblodhi të gjithëve në shtëpinë tonë në La Coruña bashkë me dy djemt. Ishin 24 orë bashkë: kafja e mëngjesit, filmat dokumentarë, shëtitja, leximi, studimi, biseda me një gotë ven apo filmat e mbremjes… Laura Garcés, mikja jonë e afërt, ish drejtoresha e bibliotekës, kur i thashë se Martini e Danieli patën fatin e keq qe iu ndërpre shkolla, më tha diçka që nuk do ta harroj: Po pse, Florian, a ka fat më të madh se të kalojnë disa muaj me gjyshin dhe gjyshen e të bisedojnë gjatë me to për aq shumë gjëra të cilat jeta e perditshme nuk na ka lejuar? Po pse, a ka shkollë më të madhe për dy djemtë sesa bisedad me gjyshin Gjergj?” Ishte e vertete. Ato muaj bashkë ishin “koda e simfonise tënde”, një ngjeshje intensive, e denjë për një lamtumirë që po afronte.

I tillë ishte dhe udhetimi nga La Coruña për në Durres. Ndenjëm një natë në Biarritz, qyteti aristokratik i zonës baske franceze që ti e adhuroje; Hotel Anjou, shtëpia e Stravinskit, ajo e Sarasates, pastaj Espace Culturel në Pau e, ne mbrëmje, në Nice. Tek Porti i Nicës, pas kefes së mëngjesit tek “Duchesse” fole me një peshkatar me mjekërr të bardhë. Duket si Hemingway, më the. Pasditen e fundit, nuk e di pse, por bashkë me mamin shëtitëm ngadalë me veturë përgjatë gjithë Bregut Blu Nicë – Monaco nga La Basse Corniche. Ishte i njëjti udhëtim që bënim gjithmonë kur vinim në Nice, i njëjti që herën e parë kur erdhëm në këtë vend për 70 vjetorin tënd; një vend me të cilin ti ishe i dashuruar kohë e kohë më parë, çuditërisht, pa e shkelur ende. E njihje veç nga librat dhe nga ëndrrat. Ai udhetim ishte, siç e quan Maupassan-i, paradhoma e Parajsës.

U ndamë në aeroportin e Nicës të mërkurën me 8 korrik, ora 10:00. Duke dale nga Terminali 2, në mes shkallëve dhe kristaleve gjigante, pashë një fotografi të madhe të një syri të bukur.

Ngadalësova hapin. Se si m´u duk ai sy… I bëra një fotografi për ta “lexuar” më vonë atë shikim. Gjithmone më dilte përpara teksa shikoja fotot dhe ndaloja, por duhet të kalonin 88 ditë që ta kuptoja…
*

Aeroporti i Madridit T4, mëngjesin e 5 tetorit, ishte bosh. Unë, Rediana dhe Martini lexonim të tre nga një libër tëndin. Kur të lexoj është e pamundur mos të më tingëllojë zëri yt. Nga altoparlanti degjoj “El avión para Milán…” dhe me vjen ndërmend një tregimi shkurtër i yti ku flet për një zonjë e cila shkonte çdo ditë në stacionin e metrosë për të dëgjuar zërin e burrit që jepte këshilla udhëtarëve; ishte zëri i të shoqit që kishte humbur para pak kohësh… Kujtimi i zërit është nga gjerat më sublime të memories së njeriut.

Durrës. Për ceremoninë e Lamtumirës të vendosën te holli i teatri. Teatri, ku tjetër?! Nuk pati fjalime. Heshtje. Heshtja është nderimi më i bukur. Një heshtje e bardhe, si skulptura e Aleksandér Moisiut që të rrinte mbi krye. Pas bekimit nga Padër Martini, u nisem per tek Varrezat e vjetra. I mrekullueshëm vendi ku do pushosh, në krah të prindërve dhe nën një pemë dafine.
Në momentin e fundit nuk u dëgjuan as zogjtë. Asnjë fjalë. Asnjë zhurmë.

Vetëm tingulli i një violine.
Ishte Danieli që luante Bah.

Rrugës në kthim në avion mendoja për pemën e dafinës që ke tani mbi krye. Ti më thoje se emri në latinisht është Laurus nobilis, Laurel, me të cilën bëhej kurora e poetëve, filozofëve, fituesve, laureatëve, apo të Perandorëve. Legjenda thotë se ninfa Dafne u shndërrua në Laurel. Ndaj në Greqinë dhe në Romën e lashtë u be simboli i njohurisë, i frymezimit dhe i poezisë, siç e quajti perëndia Apollon.

Kemi dhe ne një pemë dafine në hyrje të shtëpise në Spanjë. Ka disa kohë qe u sëmur. Kopshtari më tha se duhet të presim deri në pranvere sa të marrë veten por ajo vazhdon njësoj. Pemët kanë gjuhën e tyre. Në librin “Jeta sekrete e pemëve”, Peter Wohlleben thotë se pemët komunikojnë ndërmjet tyre nëpermjet rrënjëve ndaj kur një pemë është vetëm, është më e dobët, më e rrezikuar, më e brishtë… Nuk e di nëse rrënjët komunikojne edhe në distanca mijra kilometrash, por ajo çuditerisht po e merr veten ngadalë. Ashtu, gjysëm e tharë e gjysëm e lulëzuar, më duket si dy maskat greke që simbolizojne teatrin: e qeshura dhe e qara, komedia dhe drama.

Ditën që u ktheva në Spanjë pas lamtumirës tënde, violina më dha ngushëllimin më prekës: e mora në dorë, e përkëdhela, e vura në qafë dhe, kur kalova harkun mbi tela, ajo nuk tingelloi. I kishte rënë “shpirti”… Qava. Nuk ishte hera e parë që ajo më shikonte ashtu, por kësaj rradhe ishte ndryshe. Nuk qaja nga deshtimet e mia. Qaja si atëhere kur të humba në bulevardin e Durresit.

Por, nuk vonon shumë dhe ti vjen e më merr hopa duke qeshur, e bën shaka, e unë qesh e dua të them diçka, por ti vazhdon me rrotullon; shikoj drita, njerëz që më përshëndesin, të shikoj në publik me mamin; dua të them diçka por ti nuk më len, të shikoj duke më mësuar notin në Teuta, biçikletën në Agip, duke bërë figura me plastelinë, të shikoj tek guret e shahut, duke vizatuar tek studjo e Zefit dhe Nikoletit, duke lexuar Jule Verne-in, Hemingway, Hugo, Marquez, Kafka; të shikoj në partiturat që më tregoje, në telat e violines, tek koncertet e Sinfonikes, tek ato të Grupo Instrumental Siglo XX dhe të Bienales, te Stravinksy, Schoenberg, tek Strauss i koncerteve të Vienës me 1 janar, te kuartetet e fundit të Beethoven-it, Suitat e Bahut, Stabat Mater e Pergolesit; të shikoj në Louver, në Prado, në Vatikan, Orsay, Reina Sofia, Guggenheim, Musée Picasso, Forum Grimald, ne kuadrot e Chagall, Klimt, Velazquez, Goya, El Bosco, Caravaggio, Da Vinci; të shikoj tek biblioteka, shkolla e muzikes, Vollga, Vila e Zogut, amfiteatri, te kafja me Gezimin, Tanin, Pirron të rrethuar me miq e shokë, e pastaj në La Coruña, tek Fari më i vjetër i botës, tek Playa de las Catedrales, tek vreshtat e Ribera Sacra, tek venat e Galicias, Douro e Saint Emilion; të shikoj tek lulet e limonit në oborr, tek disqet e vjetër, tek vibrato e Martinit, tek gishtat me gjak të Danielit duke studjuar, tek kuarteti i Bahut në shtëpi duke luajtur gjatë pandemisë me Redin e dy djemtë per ty dhe mamin, – per ty dhe mamin – për dy spektatorët e vetëm, dy, por sa e gjithë Rruga e Qumështit. Dua të të them diçka për gjithë Të Bukurën që më zbulove e që më mesove ta dua. Papritur ti ndalon në mes të bulevardit… Dhe une, duke qeshur e me lot në sy, të them:

-Ba…Faleminderit!

Florian Vlashi.

Nicë, 13 korrik 2021 (sot në datëlindjen tënde)

blank

Gruaja e Komandat Drinit: E vranë tek dera e oborrit!

Ekrem Rexha me zonjën e tij Hajrie Millaku Rexha, kur thurnin ëndërra për të ardhmen në Kosovën e çliruar!

 

Bashkëshortja e Ekrem Rexhës – komandant “Drinit, zonja Hajrie Millaku-Rexha, tregon se me Ekremin është njohur pesë vjet para se të martoheshin.

Ekremi ka qenë një njeri i formuar, inteligjent dhe shumë i afërt. U martuam dhe u kurorëzuam në flakët e luftës. Edhe në luftë jeta jonë vazhdoi, të bindur se nëse e mbijetojmë luftën, në liri do ta gëzojmë jetën me fëmijët tanë.

Por ja fati e deshi, Ekremit ia morën jetën në moshën më të mire, kurse unë mbeta në gjysmë të rrugës, pa më të dashurin tim – shokun e jetës sime.

Jam krenare që pata një njeri e bashkëshort të tillë. Edhe pse me zemër të thyer përsëri jam e kënaqur se Ekremi m’i la dy djem sokola, Drinin dhe Ekremin, të cilët do t’i ruaj, do t’i rris e edukoj ashtu siç dëshironte bashkëshorti im-Ekremi.

“Në mëngjes unë dola për t’i kryer punët e mëngjesit, kurse Ekremin e lashë duke lozur me Drinin.

Ai orët e para të mëngjesit ia kushtonte Drinit, luante me të, sepse gjatë ditës nuk kishte kohë, ishte i zënë me punë.

Edhe atë ditë që e vranë e mori Drinin në krah dhe duke e përqafuar doli në ballkon.

Më tha thirre Naimin (Naim Malokun) se rreth orës 10.00 duhet të shkojmë në Pejë, në tubimet përkujtimore të dëshmorëve të fshatit Radavc e Tërstenik.

Duke e shikuar ftesën me fotografi të dëshmorve, si në kujtim tha: “Kjo është hera e fundit që do të marr pjesë në tubuimet përkujtimore. Nuk po mund t’i shikoj fëmijët e dëshmorëve, zemra po do të më plas.”

(Pasi do të nisej së shpejti për në Kanada për të ndjekur studimet për Doktoraturë – shënim i redaksisë voal.ch)

Pasi pimë kafe, u nis drejt te vetura, por u kthye menjëherë shumë i mërzitur.

Tha përsëri ma kanë shpuar gomën e veturës.

Posa doli nga dera e oborrit u dëgjuan rafalet, ndërkaq një veturë e kuqe iku me të shpejtë.

Mua më lëshuan këmbët dhe e luta Zotin të mos jetë e vërtetë ajo që po mendoj.

Ruzhdiu e kishte kapur Ekremin dhe mundohej t’i jepte ndihmë.

Me një veturë e dëguan në ambulancën e KFOR-it gjerman. Pas një ore erdhi kunati Ruzhdiu dhe na njoftoi e na shprehu ngushllime se Ekremi vdiq nga plagët e marra. Përfundimisht i humbëm shpresat se Ekremi do ta mbijotojë këtë atentat. Ekremin nga afërsia e kishin goditur me 17 plumba, 3 në kokë e 14 në trup.”

 

blank

 

blank

Komandant Ekrem Rexha luajti edhe atë mëngjes me Drinin e vogël, 10 muajsh, që mbante emrin e luftës të të jatit, ndërsa Ekremi do të lindte tre muaj pas vrasjes të të jatit dhe mban emrin Ekrem Rexha!

 

Më 8 maj 2000 ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha-‘Drini’, qe vrarë para shtëpisë së vet në Prizren

Më 8 maj 2000 ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha-‘Drini’, qe vrarë para shtëpisë së vet në Prizren. Kjo vrasje pati ndodhur në rrethana misterioze. Drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, edhe pas angazhimit, ka dështuar për gjetjen e vrasësve të tij.

20 vjet pas vrasjes së tij, familjarët ende kërkojnë zbardhjen e vrasjes së “Drinit”. Ruzhdi Rexha, vëllai i “Drinit”, tregon se dëshira e familjes është që kjo vrasje të ndriçohet sa më shpejt. “Ne ua kemi lënë institucioneve të drejtësisë që ta zbardhin këtë vrasje”, thotë Rexha, shkruan “PrizrenPress”.

Ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha-‘Drini’, u vra para shtëpisë së vet në lagjen “Bazhdarhane”, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, sa po punonte drejtor për Emergjencë në Komunën e Prizrenit. Sapo kishte dalë në oborr ta ndezte veturën për të shkuar në punë dhe po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit e cila ishte shpuar qëllimisht, ishte qëlluar me armë automatike.
Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren, janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar. Procesi për ta zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e Dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren që, siç është thënë, në mungesë provash liroi të akuzuarit.

Gjykata Speciale pritet ta rikthejë rastin e vrasjes së “Drinit”. Ajo në dhjetor të vitit 2018 ka ftuar dëshmitarin kryesor të këtij krimi, Remzi Shalën. Ai nuk i ishte përgjigjur ftesës. Në vitin 2002 Shala ishte dëshmitari kryesor në gjykimin e kësaj vrasje, ku i dyshuari kryesor kishte qenë një komandant, gjithashtu i njohur i luftës, Sali Veseli.

Shala gjatë luftës kishte bashkëvepruar me Veselin, ndërsa pas luftës ishte bërë shofer i tij. Pas vrasjes së komandant “Drinit”, Shala u bë dëshmitari kryesor kundër mikut dhe shefit të tij. Remzi Shala nga Suhareka u pat vetëdeklaruar se është ftuar nga Gjykata Speciale për të shkuar në Hagë.

Njëra nga vrasjet më misterioze që pati tronditur Prizrenin pas luftës ka qenë vrasja e komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha-‘Drini’.

Vëllai i “Drinit”, Ruzhdi Rexha, ka humbur besimin në drejtësi. “Në atë kohë ishte UNMIK-u. Edhe pse i mbajti dy procese, dështoi në zbardhjen e vrasjes së ‘Drinit’. Ne jemi djegur dhe nuk e di a mund t’i besojmë më profesionalizimit të drejtësisë ndërkombëtare”, shprehet ai për “PrizrenPress”.

Ai thotë se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar dy herë në gjetjen e vrasësve të “Drinit”. “Ne kemi pasur dhe kemi dëshirë që kjo vrasje të zbardhet nga organet tona. Ne ua kemi lënë institucioneve të drejtësisë që ta zbardhin këtë vrasje. Për ne është e rëndësishme që të zbardhet vrasja, pavarësisht se kush e bënë, vendorë apo ndërkombëtarë“, shprehet ai.

 


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend