VOAL

VOAL

BYROJA KOMBËTARE E HETIMIT – BKH

November 25, 2019

Komentet

Berisha: Një gjykatës guximtar urdhëroi SPAK-un të hetojë Ramën për vilën në Surrel

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarë dhe mbështetës në Krujë, deklaroi se një gjykatës ka urdhëruar SPAK të nisë hetim ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimin e shtëpisë së tij në Surrel.

Berisha akuzoi Ramën për shkelje të ligjit dhe fshehje të vërtetës mbi mënyrën e ndërtimit dhe regjistrimit të pronës. “Vila e tij në Surrel ka themele dy herë më të mëdha se sarajet e Enver Hoxhës. Ai e ka regjistruar në emrin e tij, ndryshe nga diktatori që i la si pronë shteti,” u shpreh Berisha.

 

Ai shtoi se kryeministri ka deklaruar një vlerë prej vetëm 3800 eurosh si pasuri në kohën e ndërtimit, ndërkohë që oborri i pronës arrin në 8300 metra katrorë dhe sipas tij, toka është marrë në kundërshtim me çdo ligj.

“SPAK ia kaloi çështjen Prokurorisë së Tiranës për ta shpëtuar, por kjo e fundit e refuzoi, duke e rikthyer sërish në SPAK. Një gjyqtar i guximshëm urdhëroi që SKAP-i ta hetojë Ramën,” vijoi Berisha.

Ai theksoi se çështja ka sjellë tronditje brenda institucionit të SPAK dhe është shoqëruar me mbledhje emergjente. “Dy ditë më parë janë bërë mbledhje urgjente. Ka rënë bomba në SPAK,” përfundoi kreu i PD.

“Një gjykatës guximtar… Rama ka ndërtuar vilën, vila e tij në Surrel janë me themele dy herë më të gjata se sarajet e Enver Hoxhës. Diktatori nuk i regjistroi në emrin e tij ato, por pronë shtetërore. Nuk e bëri. Ky jo që e ka në emër të vetë, dhe e ka ndërtuar duke deklaruar 3800 euro, por ka një oborr 8300 metra katrorë dhe jo vetëm kaq, por tokën e ka marrë në kundërshtim me cdo ligj. Këto janë kapur tani. SKAP-i ja kaloi për ta shpëtuar prokurorisë së Tiranës, kjo tha me të drejtë nuk është puna ime kjo. I përket SKAP-it të merret me të. E ktheu prapë. Shkoi në gjykatë çështja, një gjykatës guximtar e urdhëroi SKAP-in ta hetojë. Dy ditë më parë në SKAP janë bërë mbledhje emergjente. Ra bomba! Ky dilte pasdite dhe thoshte burrë më të mirë se Altin Dumani nuk ka Shqipëria”, tha Berisha. bw

Xhixho: 12 vjet krim, korrupsion dhe shpopullim duhen ndëshkuar masivisht më 11 maj! Programi i opozitës, e vetmja zgjidhje

Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi sot se të dhënat e fundit të OKB-së flasin për përgjysmim të numrit, të lindjeve në 30 vitet e ardhshme.

Shqipëria, tha ajo, renditet krah Porto Rikos dhe Xhamajkës, me rënien më të fortë të lindjeve në rang global deri në vitin 2054.

Deklarata e Xhixhos:

Të dhënat e fundit të OKB-së flasin për përgjysmim të numrit të lindjeve në 30 vitet e ardhshme. Shqipëria renditet krah Porto Rikos dhe Xhamajkës, me rënien më të fortë të lindjeve në rang global deri në vitin 2054.

Në krahasim me 10 vjet më parë, lindjet janë përgjysmuar. Për vitin 2024, në Shqipëri lindën vetëm 22 mijë bebe, ndërkohë që 10 vite më parë lindnin pothuajse dyfishi. Pse numri i lindjeve po bie me një ritëm të frikshëm? Sepse çiftet e reja nuk kanë më siguri për të ardhmen! Sepse kostot e jetesës janë rritur disafish dhe pagat janë më të ulëtat në rajon. Sepse një çifti të ri i duhen 60 vjet në blejë një shtëpi në Tiranën me 54 mijë apartamente bosh, ku pastrohen paratë e krimit dhe korrupsionit.

Shqipëria ka sot normat më të ulëta të lindshmërisë në Europë, duke lënë pas vetëm Spanjën dhe Maltën. Popullsia e vendit po plaket në mënyrë të menjëhershme sepse të rinjtë po emigrojnë dhe ata që nuk munden të ikin, nuk kanë asnjë siguri për të ardhmen.

Shpopullimi masiv i vendit ka qenë alarmi i ngritur prej presidentit Ilir Meta disa vite më parë, por qeveria nuk ka marrë kurrë asnjë masë, nuk ka hartuar kurrë politika incentivuese, madje e ka inkurajuar largimin e shqiptarëve përmes keqqevrisjes dhe korrupsionit. Pasoja janë mbi 1 milion shqiptarë të larguar nga vendi gjatë qeverisjes së tij. Aq sa sot, tregu i punës po kërkon punonjës të huaj.Më 11 maj, vota për opozitën është votë për Shqipërinë madhështore!

Qeverisja e mbrapshtë e Edi Ramës u ka hequr të rinjve cdo shpresë për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri. Ne kemi detyrimin t’u kthejmë shpresën.

Programi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore do të mbështesë familjet e reja, duke u krijuar atyre mundësinë të ndërtojnë një jetë dinjitoze në vendin e tyre.

● Çdo çift i ri i martuar pas vitit 2019, ku një nga partnerët është në martesën e tyre të parë, përfiton 30 mijë euro kredi me interes zero nga qeveria për të plotësuar minimumi 20% të depozitës për apartamentin/shtëpinë e parë që do të blejnë, në mënyrë që të kenë mundësi të marrin deri 80% kredi nga bankat e nivelit të dytë.

● Shteti do të mbulojë tërësisht shpenzimet për fëmijën e tretë deri në moshën 18 vjeç.

● Shteti do të ofrojë mbështetje mujore prej 60 euro për fëmijën e parë dhe 70 euro për të dytin.

● Do të mbështesim me kuponin 250 euro çdo fëmijë në lagjet ku mungon shkolla derisa qeveria të hapë aty shkollën e re. Qytetarët paguajnë taksa dhe shërbimin duhet ta marrin ose të kompensohen në mënyrë që ta përdorin në arsim privat.

● Do të implementojmë sistemin e kateringut në kopshte dhe shkolla, sipas modelit europian.

● Do të rrisim pagat, do të ulim taksat, çmimin e naftës dhe energjisë, dhe do të rikthejmë lirinë ekonomike.

12 vjet krim, korrupsion dhe shpopullim duhen ndëshkuar masivisht, ndaj programi i opozitës është e vetmja zgjidhje per problemet e cdo familje shqiptare.

Më 11 maj, vota për opozitën është votë për Shqipërinë madhështore! sn

‘U dënuan sikur vodhën një pulë’- Lala për inceneratorin e Tiranës: Miliona në offshore, peshku i madh mbeti Koka

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për dënimin e disa zyrtarëve për aferën 130 milionë euro të inceneratorit të Tiranës, që sipas saj ‘janë dënuar sikur vodhën një pulë’.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se nuk u hetuan peshqit e mëdhenj të aferës, ndërkohë që sot jemi në emergjencë mjedisore dhe se inertet po depozitohen nëpër lumenj.

Lala: Janë miliona euro të hedhura dëm, incenerator nuk ka. Jemi në emergjencë mjedisore. Agjencia e pasurive të sekuestruar ka informuar se duhet bërë ndarja në burim e mbetjeve sepse nuk ka vend. Ndërkohë që dënohen shtatë vetë, sikur të vidhnin një pulë, jo që janë shpenzuar miliona euro, ndërkohë një pjese prej tyre iu shua masa, problemi bëhet më i rëndë sepse vijon edhe sot afera korruptive.

Dilni në lumenjtë rreth e rrotull Tiranës dhe me dakordësinë e policisë Bashkia po hedhin inertet. Dherat nuk depozitohen në landfill sepse nuk ka kapacitet, po ndosin shtratet e lumenjve. Duhet hetim emergjent.

Nuk ka përgjigje se kush është kreu i aferës. Lefter Koka nuk kishte mundësi të jepte 3 koncesione, pa bashkëpunimin dhe dakordësinë e ministrave të tjerë, deri te kryeministri.

Emërimi i Kokës si peshku i madh është minus i madh që i shkon prokurorisë dhe gjykatës.

Është dosje e pahetuar. Duhej hetuar si grup i strukturuar dhe të zbardhej. Kemi dhjetë procese. Mërtirin dhe Zoton në kërkim, kemi një sërë personazhesh në kërkim, zyrtarë të ministrive duke u gjykuar me procese të zakonshme, dhjetëra fraksione.

Nuk janë dënuar dhe marrë përgjegjësi penale kokat që e ideuan dhe vodhën paratë dhe i çuan në offshore. Nuk ka as incenerator. Për t’u ndërtuar incenerator duhen po aq para sa janë vjedhur, pra do të shkojë dora më thellë në xhepat e shqiptarëve. Mjafton të shkosh në Sharrë dhe mali i plehrave është i tmerrshëm. sn

Berisha paralajmëron: Organizatat që kryejnë krime zgjedhore do të shpallen terroriste

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë të fortë gjatë një konference me gazetarët të mbajtur në selinë e PD-së, ku foli për zgjedhjet vendore të 11 majit dhe garancitë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Berisha theksoi se vëmendja ndërkombëtare është përqendruar tek Shqipëria: “Nuk ka më sy të mbyllur për zgjedhjet këtu. Prozhektorët e Evropës dhe miqve tanë kudo janë përqendruar në këto zgjedhje.”

Ai njoftoi se Partia Demokratike ka dorëzuar një listë me emra konkretë të individëve që, sipas tyre, janë përfshirë në krime zgjedhore, duke kërkuar që veprimet e tilla të konsiderohen si krime të rënda.

Më tej, Berisha paralajmëroi një ofensivë të gjerë politike dhe diplomatike ndaj atyre që cilësoi si organizata kriminale të angazhuara në manipulimin e votës:
“Do të bëjmë çdo gjë për t’i shpallur organizata terroriste jo vetëm në Shqipëri, por edhe duke lobuar në Evropë dhe SHBA që të konsiderohen të tilla edhe atje.” bw

Berisha prezanton programin për bimët medicinale: Do negociojmë për zero tarifa me SHBA!

Teksa ka prezantuar programin e PD-ASHM për bimët medicinale me prodhuesit, kryedemokrati Sali Berisha ka premtuar kompensim për eksportet.

Gjatë bashkëbisedimit me prodhuesit, teksa u pyet nga këto të fundit për tarifat globale të presidentit amerikan, Donald Trump,Berisha tha se qëndrimi i PD në raport me tarifat, janë negociatat me qeverinë amerikane për zerim të tyre.

‘Supozojmë se qeveria amerikane për arsyet e veta nuk e adapton këtë, ne do u kompensojmë plotësisht tarifën e eksportit të vendosur nga vendet ku ju eksportoni’, u shpreh Berisha.

E shtruat cështjen e tarifave. Shumë e drejtë!

Cili është qëndrimi ynë ndaj tarifave?

Qëndrimi ynë ndaj tarifave është negociata me qeverinë e SHBA për zero tarifa.

Ne do vendosim zero tarifa me kërkesën që qeveria amerikane të na përgjigjet edhe ne me zero tarifat.

Supozojmë se qeveria amerikane për arsyet e veta nuk e adapton këtë, ne do u kompensojmë plotësisht tarifën e eksportit të vendosur nga vendet ku ju eksportoni.

Ne do bëjmë gjithçka me grante, siç thashë për çdo njësi prodhimi dhe ato nuk do i merrni mbi bazën e burokracisë, por me dokumentacionet më të thjeshta.

Ju do merrni të gjithë mbështetjen bazuar në faturat që shisni.

Bazuar në dokumentet që sillni.

Bazuar në punën që harxhoni në proceset e trajtimit të këtij sektori.

Shqipëria ka pasur dhe ka institucione në këtë sektor, por ne do fuqizojmë krahas studimeve për bimët frutore, bimët e arave, krahas studimeve për bimët arrore, bimët e tjera, ne do fuqizojmë shumë sektorin e studimeve të bimëve aromatike.

Do angazhojmë ekspertizën shkencore më të mirë në këtë sektor.

Kudo Shqipëria është me një pasuri të madhe natyrore në këto bimë.

Kredi të buta në të cilat qeveria do të mbulojë 80 përqind të interesit, do ofrohen për ju sipas sektorëve.

Për të gjithë proceset që nevojiten në këtë fushë.

Ne duam ta bëjmë sektorin e bimëve eterovajore, ta shumëfishojmë në prodhim, në të ardhura, në punësim, në eksport.

Ju keni bërë shumë dhe e keni bërë pa ndonjë ndihmë. Pa ndihmën që meritoni.

Injorimi juaj dhe injorimi në tërësi i eksportit nga kjo qeveri, i ka kushtuar vendit një çmim më të rëndin, shpunësim dhe largim të shqiptarëve nga Shqipëria.

Ne do kemi një politikë shumë të vendosur për popullimin dhe ripopullimin e Shqipërisë.

Ne do bëjmë që ata që u larguan, të cilët në të shumtën punojnë në bujqësi, të kthehen dhe të punojnë në sektor bujqësie në Shqipëri.

T’u krijojmë ato kushte që kanë në vendet ku punojnë dhe të vijnë të ndërtojnë ëndrrën e tyre në këtë vend.

Do përpiqemi të mbështesim edhe sezonalitetin. Sot një punëtor sezonal është një punëtor shumë i pasigurt. Qoftë në sektorin tuaj, qoftë në turizëm, qoftë në çdo fushë.

Shteti, në bashkëpunim me ju, do vendosë disa paga bazë, në mënyrë që punëtorët në periudhën që nuk kanë punë, të marrin një shpërblim, një pagë bazë, të marrin minimumin jetik ose më shumë dhe të mos largohen, por të presin sezonin e ri të punës. sn

Berisha: Bima e vetme aromatike për Ramën është droga! Ne do e subvencionojmë fuqishëm sektorin e bimëve mjekësore

Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi gjatë ditës së sotme një bashkëbisedim, me Prodhuesit e Bimëve Medicinale. “Shqipëria ka një pasuri shumë të madhe tek bimët eterovajore, bimët mjekësore, aromatike, që kanë një treg të pashtershëm, të garantuar dhe që nuk ka pasur mbështetjen e duhur nga shteti”, tha Kreu i PD.

Berisha: Të dashur përfaqësues të njërit prej sektorëve më të rëndësishëm do ta quajë të Shqipërisë natyrale, sektorit të bimëve medicinale të vendit.

Së pari, u përshëndes shumë përzemërsisht ju dhe të gjithë fermerët, grumbulluesit, përpunuesit, eksportuesit të bimëve mjekësore, bimëve eterovajore të Shqipërisë.

Shpreh vlerësimin tim më të madh për punën që ju bëni, kontributin shumë të çmuar që jepni në ekonominë e këtij vendi.

Shqipëria është ndoshta për sipërfaqe, kilometër katrorë, vendi më i pasur që mund të ekzistojë në bimësinë e saj, në biodiversitetin e saj.

Shqipëria ka një pasuri shumë të madhe tek bimët eterovajore, bimët mjekësore, aromatike, që kanë një treg të pashterrshëm, të garantuar dhe që nuk ka pasur mbështetjen e duhur nga shteti.

Është injoruar në një mënyrë ose në një tjetër.

Përveç kësaj, këtij sektori, që është sektor eksporti, këto vitet e fundit i ka ndodhur edhe një goditje shumë e rëndë nga narkoeuro.

Sepse ju jeni sektor eksporti dhe natyrisht transaksionet janë në dollarë dhe euro.

Krijimi i narkoeuros, zhvlerësimi i saj nga euro e bimëve helmuese, drogave, ka bërë që me qindra e qindra sipërmarrje eksporti të falimentojnë dhe me dhjetëra mijëra shqiptarë të humbasin vendet e punës.

Ne në projektin tonë për Shqipërinë Madhështore, ne konsiderojmë sektorin e bujqësisë një sektor të rëndësisë parësore për realizimin e këtij projekti.

Dhe jemi zotuar për një përmbysje të plotë të sistemit aktual, të qëndrimit të këtij sistemi ndaj bujqësisë, blegtorisë, bimëve aromatike, etj.

Ne do të dyfishojmë buxhetin për këtë sektor dhe do të katër ose pesëfishojmë subvencionin për fermerët.

Do të subvencionojmë çdo hektar të mbjellë, çdo kokë bagëti dhe çdo fidan të mbjellë.

Për ju si sektor i veçantë do të subvencionojmë çdo përpjekje tuajën për kultivimin, për mbledhjen, për grumbullimin, për përpunimin dhe eksportin.

U garantoj se do jeni një sektor me përparësi absolute.

Kjo përputhet 100 përqind me filozofinë tonë Made in Albania, prodhimi shqiptar.

Sepse ne këtë Made in Albania e konsiderojmë levën e Arkimedit për të rritur rrogat, për të rritur pensionet, për të begatuar familjet, për të rritur prodhimin, për të konsoliduar ekonominë si ekonomi prodhuese.

Ne shpallim prodhimin si udhëheqës të ekonomisë sonë.

Sepse Shqipëria ka mundësi të jashtëzakonshme prodhimi dhe prodhimi po bie prej disa vitesh.

Janë krijuar mangësi të mëdha në krah pune. Ikni u thoshte ky narkodiktatori, që siç keni dëgjuar ju, nuk e ka shqipëruar njëherë fjalën sherebelë, por ka shqipëruar qindra mijëra herë fjalën kanabis. I ka mbetur shpirti në drogë të ziut, paçka se droga është shkatërrim, është rrënim, droga merr jetë, droga shkatërron shëndet, shkatërron familje, shkatërron komb.

Dhe ky, që kur ka ardhur në pushtet, nuk ka folur njëherë për ullinjtë, për vreshtin, për mollët, për arrat, për gështenjat, për bimët mjekësore, për bimët aromatike.

Bima e vetme aromatike për narkodiktatorin është droga.

Dhe cilido që do të njohë tjetrin, duhet ta gjykojë nga fjalori, nga ato që flet.

Nuk i nxjerr dot goja dhe shpirti fjalë tjetër përveç kanabisit, në një kohë kur kemi bimë të mrekullueshme.

Prodhimet më të famshme tonat janë bimët aromatike dhe eterovajore, më të pëlqyerat, më të preferuarat në tregjet ndërkombëtare.

Kjo nënkupton që ne këtij sektori do i vëmë një rëndësi shumë të madhe.

Do subvencionohet fuqishëm i gjithë procesi gjer në eksport.

Do krijohen lehtësi të mëdha logjistike të grumbullimit të këtyre bimëve.

Do krijohen lehtësi të mëdha për industrinë e përpunimit të tyre në vend.

Ish-prokurori Muçi: Kur krimin zgjedhor e bën qeveria, si mund t’i ruajë SPAK zgjedhjet?

A mund të hetojë krimet zgjedhore Prokuroria e Posaçme? Ish prokurori, juristi i njohur Besnik Muçi e sheh me skepticizëm ndërsa pyetja retorike që ngre flet vetë: Nga kush SPAK do i ruajë zgjedhjet, kur shumicën e krimeve zgjedhore e bën qeveria?

Në një lidhje me skype me emisionin Kafe Shqeto’ në Syri TV, Besnik Muçi  jep dy arsye thelbësore pse SPAK do të dështojë.

“Kjo strukturë do të dështojë në hetimin e krimeve zgjedhore se ka dështuar gjithmonë për dy arsye thelbësore.

Sepse është jashtë funksionit të saj kushtetues. Në të gjithë veprimtarinë që bën SPAK vetëm në një përqindje të vogël është në funksion kushtetues  në atë që ka të bënjë me hetimin e veprave penale, dhe çuarjen e personave në gjyq, pjesa tjetër është përgjegjësi e qeverisë. Pra që të marrësh informacion dhe përpunosh informacionin është detyrë e policisë së shtetit dhe institucioneve të tjera. SPAK nuk ka kapacitet. Është e pamundur që 20 prokurorë e 40 oficerë të policisë gjyqësore të ndjekin në terren krimet zgjedhore.

SPAK nuk është strukturë që mbulon territorin. Krimet zgjedhore ndodhin çdo cep të Shqipërisë. Të jeni të sigurtë që ndodhin në çdo fshat e qytet të Shqipërisë.  Nuk janë vjedhje, vrasje, aksidente. Nuk ka vendngjarje në këto krime. Pavarësisht situatës shumë të rëndë të krimeve zgjedhore do të jetë e pamundur”

Rastin e dy ditëve më parë në Fier, kur agjentët e BKH-së u grushtuan me njerëzit e Agron Kapllanajt nxjerr zbuluar realitetin se nëse SPAK nuk mund të hetojë krimet zgjedhore pasi është vetë policia që i fsheh.

“Ndërsa bëhen protokolle bashkëpunimi krimi elektoral vazhdon. Ne jemi në kulmin e fushatës e krimit zgjedhor. Unë jam i sigurtë nëse policia nuk dëshiron të luftojë krimin zgjedhor, e ka të pamundur se nuk bashkëpunon me SPAK e BKH.

Rasti i Fierit është rast i pastër ku u tregua mungesë bashkëpunimi. Është e pamundur që një oficer i BKH-së që shkon të kryejë veprime hetimore të përplaset me personat në terren. Oficeri gjyqësor nuk është person që ushtron dhunë por merr provat e policia e shtetit duhet të sigurojë kushtet.  Pra nëse prokurori apo oficeri rrihet me grushta me personat. Na ka ndodhur një rast kur një prokuror vajti në një parcelë me kanabis se policët ikën. Pra është e pamundur ta marrë përsipër këtë detyrë.

Një tjetër arsye themelore është dhe fakti që ne parashikojmë krimin zgjedhor. Po kush e bën krimin zgjedhor? Nga kush SPAK do i ruajë zgjedhjet?

Në Shqipëri zgjedhjet sipas të dhënave mediatike e zyrtare shumicën e krimeve zgjedhore e bën qeveria. Pra ne caktojmë roje për të ruajtur pronarin, se qeveria ka detyrim kushtetues e ligjor për mirëfunksionimin e zgjedhjeve. Ne themi vjedh qeveria, por a e ka të mundur SPAK që të ruajë zgjedhjet nga pronari ose roja?

Prandaj e shoh me skepticizëm. Edhe përvoja e rasteve dhe hetimeve tregon se SPAK nuk ka pasur efektivitetin e cilësinë dhe vullnetin e duhur për ti shkuar në fund krimeve zgjedhore”

tha Muçi.sn

Petro Koçi: Ajo që ndodhi me Veliajn ishte eliminim politik

Ish-deputeti socialist Petro Koçi ishte i ftuar pasditen e sotme në News 24 ku foli edhe për arstimin e Veliajt, edhe nëse ka në PS ndonjë përçarje të mundshme.


Koçi thekson për Ola Brukon se arrestimi i Veliajt përbën një eliminim politik ndaj tij. Më tej shton se nuk ka pasur përçarje më herët brenda PS-së mes Ramës dhe Veliajt.

Koçi thotë se të gjithë i duhen PS-së, por njeriu i vetëm i domosdoshëm është Edi Rama.

Petro Koçi: Ajo që ka ndodhur me Veliajn, është një eliminim politik. Se sa përgjegjësi reale ka ai, e dinë ata që merren me këtë punë. Ajo që e rëndon më shumë Veliajn në pikëpamjen morale, është historia e 5D se sa këto historitë e tjera me bashkëshorten. Nga një konsideratë nga përvoja, gjykoj që kjo e ngarkon më shumë moralisht Veliaj, sidomos përballë socialistët. Pastaj diksutimi tjetër për paraburgimi, apo akuza se fsheh prova. Këtu ka pikëpyetje. Gjithsesi nuk ekziston kjo lloj ndarje në PS. Kur u caktua si kandidat është propozuar nga Edi Rama. Nuk ka patur përplasje politike.

Të gjithë në PS janë të nevojshëm. Por njeriu i vetëm i domosdoshëm është Edi Rama. E them me bindje, jo për servilizëm. Mund të ketë shumë kandidatura që nuk janë në lista dhe ka keqardhje. Fakti që nuk kisha zonë elektorale, ishte shtysë e madhe për të marrë një vendim të tillë. Nuk mund të startoja garën me shtab elektoral privat. Nuk kam patur klan rrotull meje. Kam patur bindjet e mia dhe hapur i kam shfaqur. Nuk jam shqua për miqësi me X apo Y. Kjo krijon një lloj konflikti interesi.

Berisha: Të rinjtë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë fushatë, për të rrëzuar këtë diktaturë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me të rinjtë e FRPD, ka nënvizuar rolin dhe rëndësinë e tyre në fushatën elektorale, duke i quajtur ata faktor kyç për arritjen e fitores dhe rrëzimin e regjimit aktual.

Ai theksoi se sa më shumë që të rinjtë angazhohen dhe përfshihen në fushatë, aq më të mëdha bëhen shanset për sukses.

Pjesë nga komunikimi me të rinjtë:

Sa më shumë që tregoni veten tuaj te qytetarët, aq më të mëdha do të jenë shanset tona për fitore. Ju thashë, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kavajës ishte në një zonë që ndonjëherë voton për ne, ndonjëherë jo. Dhe çfarë bëra, më tregoi ai.

Mora gjithë stafin tim, të rinj. Punova vetëm me të rinj. Të rinj në çdo cep, në çdo detyrë, kudo. Dhe jo vetëm zona ime doli fituese, por edhe zonat fqinje u ndikuan aq shumë nga fushata e të rinjve.

Sepse sa më shumë që takoni njerëzit, sa më shumë që lëvizni, ju jeni reklama më e mirë për këtë fushatë. Ju bëni një kontribut të vërtetë dhe të jashtëzakonshëm. Keni një moment në jetën tuaj për të kontribuar në rrëzimin e kësaj diktature. Ne do ta rrëzojmë atë.

sn

Chris LaCivita: Për 12 vite, qeverisja e të njëjtit person quhet diktaturë

‘Për 12 vite, qeverisja e të njëjtit person quhet diktaturë’. Kështu u shpreh drejtuesi I fushatës elektorale të demokratëve, strategu amerikan Chris LaCivita në takimin me të rinjtë e FRPD, këtë të mërkurë në Tiranë.

Sipas LaCivita, Rama ka dështuar në 12 vite, dhe kjo duket qartë dhe në shtrenjtimin e kostove të jetesës në Shqipëri.

‘Duhet t’ua tregoni si janë rritur çmimet dhe si është ndërtuar programi për t’i ulur ato. Dhe po e shohim këtë tani në Shtetet e Bashkuara. Inflacioni ka rënë. Punësimi është rritur. Inflacioni ka rënë. Kostoja e jetesës ka rënë. Të gjitha këto po ndodhin. Absolutisht!’, u shpreh LaCivita, gjatë takimit me të rinjtë demokratë.

Belind Këlliçi: Chris, a mund të të bëj një pyetje lidhur me rolin e të rinjve? Sepse, ashtu si në SHBA me fushatën tënde, edhe këtu ne kemi median kryesore kundër nesh, e cila kontrollohet nga e majta. Këta të rinj janë shumë aktivë në rrjete sociale, kryesisht në Facebook, Instagram dhe platforma të tjera. Si mendon ti, cili duhet të jetë mesazhi kryesor i të rinjve këtu? Si në kuptimin e një fushate pozitive dhe negative, por edhe në kuptim strategjik? A duhet të fokusohet te programi? Apo te rikthimi i shpresës? Apo ndoshta si një thirrje për miqtë e tyre që të punojnë në këtë fushatë, që të sigurohen që të qëndrojnë këtu dhe të kenë një jetë më të mirë? A ke ndonjë ide?

Chris LaCivita: Po, në fakt kam.

Para së gjithash, nuk është e gabuar të tregosh dështimet e Edi Ramës. Kjo nuk është negativitet. Kjo është thjesht e vërteta. Dhe ata duan ta përdorin këtë dhe të thonë që është… Mendoj se është e rëndësishme t’u komunikoni miqve tuaj jo vetëm çfarë jeni kundër, por duhet të dini t’u tregoni edhe çfarë përfaqësoni. Duhet t’i bëni të dyja. Dhe Edi Rama ka dështuar në 12 vitet e fundit sepse çdo gjë është bërë më e shtrenjtë. Korrupsioni, krimi. Dhe përgjigjja ndaj kësaj është programi dhe pikat specifike të programit. Kur postoni diçka në Facebook apo jeni online në rrjete sociale, politika është një medium shumë vizual, njerëzit vizualizojnë. Duhet t’u bëni të qartë njerëzve ndikimin që ka pasur çmimi i vezëve, çmimi i bukës, çmimi i qumështit, dhe sa shumë është rritur gjatë 12 viteve të fundit. Duhet t’ua tregoni. Nuk mjafton t’ua thoni. Duhet t’ua tregoni si janë rritur çmimet dhe si është ndërtuar programi për t’i ulur ato.

Dhe po e shohim këtë tani në Shtetet e Bashkuara. Inflacioni ka rënë. Punësimi është rritur. Inflacioni ka rënë. Kostoja e jetesës ka rënë. Të gjitha këto po ndodhin. Absolutisht!

Dhe kanë kaluar vetëm 100 ditë. Po imagjinoni ndikimin që mund të ketë kur ndërron qeveria. Keni pasur të njëjtin person për 12 vite. E dini si e quajmë ne këtë në Amerikë? Diktaturë. E quajmë kështu edhe këtu. E pra, ky është fundi i saj. sn

‘Politikat e 12 viteve të fundit kanë vështirësuar qëndrimin e rinisë në Shqipëri’, LaCivita: Berisha siguron që të gjeni suksesin këtu

Strategu i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ishte në takimin me të rinjtë e FRPD, duke i inkurajuar ata të angazhohen aktivisht në procesin politik dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij, LaCivita theksoi se kjo fushatë është tërësisht e fokusuar në ekonominë dhe mundësitë për të rinjtë, duke u bërë thirrje atyre të ngrihen dhe të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet.

LaCivita i inkurajoi të rinjtë të përdorin fuqinë e rrjeteve sociale për të përhapur mesazhin dhe për të angazhuar edhe miqtë dhe familjarët e tyre në këtë fushatë vendimtare.

Pjesë nga fjala e Lacivita-s:

Faleminderit për ftesën tuaj!

Është një ditë e bukur!

Unë mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që në politikë, qoftë në Shtetet e Bashkuara apo këtu në Shqipëri, të rinjtë dhe votuesit e rinj të përfshihen dhe të marrin në dorë fatin e qeverisjes së tyre, sepse e ardhmja jeni ju.

Unë mendoj se politikat e 12 viteve të fundit e kanë bërë shumë vështirë të ardhmen dhe për mundësitë për të rinjtë. Por shumë nga politikat që sjell Dr. Berisha, synojnë pikërisht që ju të mund të qëndroni këtu, të gjeni mundësi, të keni sukses, dhe të ndihmoni në ndërtimin e vendit.

Prandaj është shumë e rëndësishme, dhe ju e dini. Për fushatën është thelbësore që t’i japë mesazhet aty ku ndodhen votuesit. Shumica prej jush nuk e merrni informacionin nga burimet tradicionale, si media klasike. Ju informoheni përmes rrjeteve sociale, përmes internetit dhe platformave të ndryshme. Kështu që, është shumë e rëndësishme që ne të komunikojmë me të gjithë ju.

Por po aq e rëndësishme është që edhe ju të angazhoheni, të shprehni mendimin tuaj, dhe të siguroheni që miqtë dhe familjarët tuaj të dalin dhe të votojnë.

E gjithë kjo fushatë ka të bëjë me çështjen më të rëndësishme: ekonominë dhe të ardhmen. Dhe ju djema, e keni plotësisht në dorë ta ndryshoni të ardhmen dhe drejtimin e këtij vendi. Por nuk mund ta bëni këtë nëse nuk ngriheni.

Ka një shprehje të vjetër në Amerikë: “Bota drejtohet nga ata që ngrihen.” Dhe është shumë, shumë e rëndësishme që ju të merrni pjesë dhe të bëni që zëri juaj të dëgjohet.

Faleminderit!

sn

PD: Rama me porosi të Vuçiçit, paraqet me asteriks * emrin e Kosovës në konferencën rajonale të mbajtur në Tiranë

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka dënuar skandalin e sotëm, ku Kosova u prezantua me fusnotë në konferencën rajonale të mbajtur në Tiranë dhe largimin e zëvendësministrit kosovar z. Dobruna, si shenjë proteste.

‘Me porosi të Vuçiçit të Beogradit, Edi Rama ka dalë sot kundër Kosovës dhe çështjes Kombëtare. Në një konferencë rajonale të mbajtur në Tiranë, organizatori, qeveria e Ramës, e ka paraqitur me asteriks * emrin e Kosovës në materialet dhe kredencialet e eventit. Kjo ka sjellë reagimin e zv. ministrit kosovar, z. Dobruna, përfaqësues i Prishtinës, i cili ka braktisur takimin kur kërkesa që Kosova të trajtohej si e barabartë është refuzuar’, thuhet në deklaratën e PD.

DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË PD, FLORIANA GARO

Me porosi të Vuçiçit të Beogradit, Edi Rama ka dalë sot kundër Kosovës dhe çështjes Kombëtare. Në një konferencë rajonale të mbajtur në Tiranë, organizatori, qeveria e Ramës, e ka paraqitur me asterik * emrin e Kosovës në materialet dhe kredencialet e eventit. Kjo ka sjellë reagimin e zv. ministrit kosovar, z. Dobruna, përfaqësues i Prishtinës, i cili ka braktisur takimin kur kërkesa që Kosova të trajtohej si e barabartë është refuzuar.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt antishqiptarie të hapur në mes të Tiranës.

Ne e konsiderojmë akt vasaliteti ndaj Vuçiç dhe një thikë në shpinë të çështjes kombëtare.

Kosova, e njohur si vend i pavarur nga shumica dërrmuese e vendeve të botës së lirë, bëhet me asterikun e Rusisë dhe Serbisë në kryeqytetin e Shqipërisë.

Pas Ballkanit të Hapur kjo është tradhtia e dytë ndaj Kosovës e Edi Ramës.


Send this to a friend