VOAL – Kësiaj here e ka radhën Jeb, vëllai i George W Bush që tashmë e ka zyrtarizuar kandidaturën. Ish-guvernatori i Floridës, do ta mbajë fjalimin e tij të parë në Miami.
Më i gjati nga i jati dhe i vëllai, dy ish-Presidentë të SHBA, 1.91m, Jeb, 62 vjeçar, të hënën bëri me dije se do të garojë për president të SHBA në zgjedhjet e 2016. Lajmin së pari e dha Wall Street Journal dhe pastaj vetë Jeb përmes kanalesh zyrtare.
«Jam gati për të marrë drejtimin»
«Jam gati për të marrë drejtimin e Amerikës, këto janë fjalët që ka shqiptuar Jeb përmes një video. Jeb (John Ellis) Bush, biri i Presidentit të 41-të George H. W. dhe vëllai i Presidentit të 43-të,George W., do të jetë kështu kandidati zyrtar i Republikanëve. «Në të gjitha gjuhët, mesazhi im do të jetë optimist. Sepse jam i sigurt se mund t’i bëjmë vitet që vinë në SHBA që të jenë më të mirët e jetuar ndonjëherë më parë në këtë botë».
«Di si bëhet gjërat»
Përpara se të arrinte formalisht kandidatura, që në mëngjes herët ishin shitur përpara Theodore Gibson Health Center në Miami Dade College distinktivat zyrtare të garës për Shtëpinë e Bardhë. Edhe në media ishin dhënë pjesë të fjalimit: «Do të garoj me zemër, do të garoj për të fituar». E pranishme ishte e jëma 90 vjeçare Barbara, por mungonin dy ish-presidentët. Dhe më tutje vijon: «Di si bëhen gjërat, sepse i kam bërë. Njerëzit në Washington flasin vetëm për ato që nuk shkojnë në Amerikë, unë shoh ato që shkojnë, ata flasin për probleme, unë shoh zgjidhjet», duke aluduar për Floridën.
Do të hap 19 milionë vende pune
Prioritet për Jeb Bush do të jetë rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të punës duke krijuar 19 milionë vende pune – zbulohen pjesë të tjera të fjalimit- Etapat e tjera pas Floridës, do të jenë në New Hampshire, Iowa e South Carolina.
Vota e ispanikëve dhe faktori «Columba»
Një nga objektivat e “Bushit të tretë” është të tërheqë votën e ispanikëve. Sipas ekspertëve të fushatës të Republikanëve, Jeb e flet spanjishten në mënyrë fluente, dmth rrjedhshëm dhe vota ispanike do të jetë fondamentale në këto zgjedhje. Lidhjen me spanjishten dhe ispanikët e ka përmes gruas së tij Columba, një filantropiste me origjinë meksikane, që ka lindur në León 61 vjet më parë. Zvpresident potencial do të jetë Marco Rubio, kubani që dëshironte të garonte vetë për Shtëpinë e Bardhë.
Faktori Kubë
Dhe nuk ishte rastësisht që kandidatura u paraqit nga motrat kubaneze Chirino, me këngë në fillim spanjisht e pastaj në anglisht. Dhe natyrisht hymni amerikan, duke kënduar me to edhe vëllai i famshmi Willy Chirino: që arriti nga Kuba në Shtetet e Bashkuara në vitin 1960, i detyruar prej revolucionit kuban të Fidel Kastros, përmes një operacioni amerikan të emëruar «Peter Pan», dhe që do t’i bashkangjitej familja vetëm pas 14 vitesh. /EB
Komentet