Analisti Genc Burimi, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se politikisht është shumë bonapartist dhe një parti ka një shef, është ai që vendos: të pëlqen rri, nuk të pëlqeu largohu dhe krijo parti në vete.
‘Kur hyn një parti hyn në një ndërmarrje, ka një shef të pëlqen apo jo dhe kjo është filozofia ime, mbase dhe gabohem’- u shpreh Burimi.
Genc Burimi:
“Sigurisht që të paktën për mua ose me përvojën që kemi këtu në Francë primaret nuk janë aspak një eksperiment i duhur.
Është si të thuash, primaret mund të ngjisin atje ku ka një përvojë një traditë ku janë SHBA-të, Franca u mundua t’i adoptojë, qe një dështim i plotë, flas këtu për zgjedhjet presidenciale, sepse për deputetë është më i ndërlikuar akoma.
Kjo sepse çoi në një luftë vrasëse politike brenda kampit tënd dhe unë jam pak a shumë bonopartist dhe them se një parti ka një shef, është ai që vendos të pëlqen rri, nuk të pëlqeu largohu dhe krijo parti në vete.
Unë nuk pres gjë të madhe nga primaret në kuptimin që është një fjalë e dhënë, duhet bërë i pret pak ai bari në këmëbë i partive të reja që po na mërzisin nga mëngjesi në darkë me këto listat e reja.
Unë politikisht nuk besoj shumë te primaret sepse kur thonë historinë e politikës, partitët politike janë krijim i vonshëm dhe zgjedhja në fund është takimi i një kandidati me një elektorat dhe partia është thjeshtë që i lejon këtij kandidati të ketë më shumë jehonë nga ana e komunikimit.
Kur hyn një parti hyn në një ndërmarrje, ka një shef të pëlqen apo jo dhe kjo është filozofia ime, mbase dhe gabohem”