VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Borell thirrje Kosovës e Serbisë: Hiqni menjëherë Policinë Speciale dhe barrikadat

By | September 26, 2021
blank

Komentet

blank

Foltorja e Kavajës: Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD: Gara do të jetë e barabartë

Nga qyteti i Kavajës, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.

Berisha tha se do të jetë në garë për rikthimin në krye të PD, 8 vjet pasi dha dorëheqjen në vitin 2013.

Lideri historik i PD deklaroi gara do të jetë e barabartë për të gjithë kandidatët e tjerë.

“Do hapet një garë në të cilën çdo njeri që do hyjë në atë garë do ketë një garë të lirë. Natyrisht, njëri prej tyre do të jetë dhe Sali Berisha. Besimi im tek ju është frymëzim për mua,  unë ju them ju se kisha 8 vite i larguar, dhe beteja u nis në rrethana të pazakonta. Unë besoj se tek demokratet dhe demokratët”, tha Berisha.

Më herët Berisha tha se një nga qëllimet e ‘Foltores’ është të rikthejë votën në PD dhe vendosja e primareve.

“Ne do të rikthejmë votën në PD, do të rikthejmë primaret, do të zgjidhni ju me votën tuaj deputetët për Kavajën. Do të zgjidhni me votën e të gjithë anëtarëve, por mendoj edhe të mbështetësve, kandidatët për kryetar bashkie dhe këshilltarët e këtij qyteti”. 

 

blank

Shqipëri, qindra raste helmimi të qytetarëve

Tiranë

Në spitalin e qytetit të Krujës në Shqipëri janë paraqitur për ndihmë mjekësore qindra qytetarëve, pas dyshimeve se mund të jenë helmuar nga uji i pijshëm, ndërkohë sipas autoriteteve shëndetësore situata paraqitet e qetë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë orëve të fundit qytetarët kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa aktualisht të shtruar janë dhjetëra persona të moshave të ndryshme, përfshirë edhe fëmijë, ku sipas autoriteteve gjendja e tyre është e stabilizuar.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vizituar Spitalin Klinik të Krujës “Dr Stefan Gjoni”, ndërsa në një deklaratë për mediat duke folur për situatën ajo tha se nga dita e diel dhe deri më sot rreth 370 qytetarë kanë marrë shërbim pranë spitalit të Krujës.

Manastirliu theksoi se situata paraqitet e qetë dhe pa komplikime, ndërsa sipas saj nuk ka ndonjë qytetar që ka një gjendje të komplikuar shëndetësore.

“Aktualisht gjatë ditës së sotme janë paraqitur rreth 60 qytetarë dhe janë vlerësuar nga mjekët. Gjithashtu edhe ata kanë marrë shërbimin dhe janë nisur për në shtëpi pasi është vlerësuar që situata shëndetësore nuk ka qenë e rënduar. Tashmë janë dhe disa pacientë të tjerë të cilët janë duke marrë shërbim pranë shërbimit të urgjencës dhe gjithashtu në disa pavijone. Janë rreth 30 qytetarë aktualisht, janë adoleshentë edhe fëmijë, gjithashtu edhe të rritur”, u shpreh ajo.

Ministrja Manastirliu tha se institucionet shëndetësore dhe ekspertët janë duke bërë hetime në të gjitha pistat.

“Të gjitha rastet që janë paraqitur janë paraqitur me gastroenterid. Janë marrë të gjitha mostrat dhe analizat laboratorike, janë marrë ato të ujit, janë marrë gjithashtu edhe të ushqimeve. Janë një seri pistash të cilat janë duke u investiguar. Hetimi epidemiologjik po bëhet në të gjithë aspektet. Janë duke u pyetur të gjithë qytetarët çfarë kanë konsumuar apo se si paraqitet situata e tyre”, ka shtuar ministrja Manastirliu.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili në rrjetet sociale shkruan se me shqetësim po përcjell helmimin në masë të banorëve të Krujës, sipas tij “një situatë alarmante, që duhet trajtuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore përgjegjëse për shëndetin publik, por edhe nga drejtësia”.

“Mbështes dhe përgëzoj ekipet mjekësore për kujdesin dhe profesionalizimin e dëshmuar deri tani dhe i nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe sigurinë kombëtare”, ka shkruar Meta.

Ndërkohë, vetë qytetarët shprehen se dyshojnë se problemet shëndetësore mund jenë shkaktuar nga uji i pijshëm.

blank

Helmimi masiv në Krujë- Si u premtua cilësi maksimale e ujit të pijshëm në fushatë

Ka shkuar mbi 150 numri i burrave, grave dhe fëmijëve që prej dy ditësh janë drejtuar për në Spitalin e Krujës me diarre, të vjella, dhimbje barku edhe temperaturë. Të sëmurët janë nga të gjitha fshatrat e Krujës, ndërsa në të gjithë zonën është ndërprerë menjëherë furnizimi me ujë të pijshëm. Të sëmurët i bashkon vetëm një fakt, të gjithë kanë pirë ujë direkt nga rubineti dhe më pas kanë përfunduar në spital.

blank

Kemi të vjella kanë filluar mbrëmë në darkë, s’kam konsumuar ndonjë, thjesht ushqime të zakonshme, kam pirë ujë çezme, ka shqetësime me të vjella dhe goca” tha një prej të sëmurave në media, ndërsa një tjetër pranon se “Ka të vjella, ushqim si përherë, ujë kam konsumuar, ujë të rrjetit, dje në darkë më janë shfaqur shqetësimet, kam edhe nipin që ka shfaqur shqetësime”.

“Kam tre kalamajtë e vëllait dhe vëllain. Vetëm bark e të vjella, nuk dimë gjë tjetër” thotë një banore e shtruar në spital.

Ndërkohë në njoftimin e policisë pranohet se tashmë kanë nisur hetimet për helmimin masiv, ndërsa disa mostra të ujit të rrjetit të cilat janë dërguar për ekzaminim.

Ujësjellësi i Krujës furnizohet nga 8 burime, ndërsa inaugurimi u bë gjatë fushatës së 25 Prillit. Në godinën e ujësjellësit shkoi vetë kryeministri Rama për të promovuar investimin. I rrethuar nga kryebashkiaku Artur Bushi, deputeti Rrahman Rraja, deputetja Milva Ekonomi dhe inxhinierë të ujësjellësit, Rama provoi vetë ujin e pijshëm të ujësjellësit duke u bërë thirrje qytetarëve ta konsumojnë ujin sepse ishte i pijshëm.

“Uji i pijshëm i Krujës 24 orë. Gëzuar! Perfekt” u shpreh kryeministri Rama që me veprimin e tij u tregoi banorëve se mund ta pinin ujin direkt nga rubineti.

Por inaugurimet e fushatës janë të destinuara të jenë problematike. Nuk kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga nisja e punës së ujësjellësit të Krujës dhe “puna e paqme” e fushatës ka çuar në spital qindra vetë. Tashmë do të jetë prokuroria që do të zbulojë se kush ka gabuar nga zyrtarët e Ujësjellësit të Krujës, ndërkohë që furnizimi në Krujë është ndërprerë deri në zbulimin e shkaqeve për helmimin masiv./Lapsi.al

blank

Albin Kurti: Serbia ta tregojë forcën në ring të boksit, jo në kufi

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendimi i Serbisë për të mos lejuar pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Boksit paraqet “shkelje të normave ndërkombëtare të sportit”.

“Serbia duhet ta tregojë forcën e saj në ringun e boksit, jo në kufi”, shkroi Kurti në Twitter.

Reagimi vjen pasi autoritetet serbe nuk i lejuan boksierët kosovarë që të hyjnë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në Beograd, për shkak të simboleve shtetërore.

Kurti tha se i bën thirrje Bashkimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar që të dënojnë “këtë shkelje dhe veprim diskriminues”.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha më herët se Federata e Boksit e Kosovës duhet të trajtohet njësoj si të tjerat.

Federata e Boksit e Kosovës është bërë anëtare fuqiplotë e Federatës Botërore të Boksit në vitin 2014.

Kampionati Botëror i Boksit nisi në Beograd më 24 tetor dhe do të zgjasë deri më 6 nëntor.

Kosova është dashur të përfaqësohet nga tre boksierë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, tha të hënën se, gjatë kësaj jave, Kosova do të vendosë për ndalimin e zhvillimit të “aktiviteteve sportive paralele” serbe.

Sipas tij, në Kosovë funksionojnë shumë struktura paralele të federatave serbe, në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

blank

Bashkimi Evropian: Federata e Boksit e Kosovës të trajtohet njësoj si të tjerat

RFE/RL

Bashkimi Evropian e mbështet kërkesën e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit që Federatës së Boksit të Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja e barabartë në gara, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Stano i bëri komentet për Radion Evropa e Lirë, pas vendimit të autoriteteve të Serbisë për t’iu ndaluar hyrjen në Serbi boksierëve nga Kosova.

Boksierët kosovarë do të merrnin pjesë në Kampionatin Botëror të Boskit, që ka nisur në kryeqytetin serb.

Serbia e pengoi shkuarjen e boksierëve kosovarë në fundjavë, për shkak të simboleve shtetërore.

Më 23 tetor, Asociacioni Botëror i Boksit tha se Kosova është anëtare fuqiplotë e tij dhe se pret pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Botëror të Boksit për meshkuj.

Kampionati nisi në Beograd më 24 tetor dhe do të zgjasë deri më 6 nëntor.

“BE mbështet plotësisht Asociacionin Ndërkombëtar të Boksit në pritjet që delegacioni i Federatës së Boksit të Kosovës të trajtohet njësoj sikur delegacionet e secilit anëtar tjetër”, tha Stano.

“Siç e kemi thënë disa herë në të kaluarën, normalizimi afatgjatë i raporteve dhe pajtimi i qëndrueshëm mes shoqërive fillon me shkëmbimet intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike. Shkëmbimet e tilla janë thelbësore për të ndërtuar mirëkuptimin. Autoritetet në të gjitha nivelet nuk duhet t’i kursejnë përpjekjet për të siguruar që shkëmbimi i tillë bëhet rregullisht, në mënyrë të papenguar dhe pa asnjë shqetësim”, shtoi Stano.

Të hënën, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, e kritikoi mungesën e reagimit të BE-së ndaj vendimit të Serbisë.

“Kemi kërkuar reagim edhe nga BE-ja, e cila në raste të tjera ka qenë shumë e kujdesshme gjatë reagimeve, por, për çudi, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim për shkelje të pastër të të drejtave themelore të sportistëve”, tha Çeku.

Ai paralajmëroi se, gjatë kësaj jave, Kosova do të vendosë për ndalimin e zhvillimit të “aktiviteteve sportive paralele” serbe.

Sipas tij, në Kosovë funksionojnë shumë struktura paralele të federatave serbe, në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

blank

Komisioni i Ekonomisë jep dritën jeshile, Shqipëria do të marrë edhe 700 milionë euro borxh

Komisioni i Ekonomisë, vetëm me votat e maxhorancës i ka dhënë “dritë jeshile” qeverisë për të marrë një tjetër borxh deri në 700 mln euro.

Ministrja e financave Delina Ibrahimaj e justifikoi  marrjen e kësaj huaje me vijimin e investimeve në vend. Por edhe për shkak të kushteve të favorshme në tregjet ndërkombëtare dhe interesave të ulta.

Opozita e ka kundërshtuar marrjen e një tjetër borxhi nga Shqipëria.

Sipas deputetëve demokrat marrja e një borxhi në kohë krize do të rrezikonte financat shqiptare. Por kritikat nuk munguan edhe nga radhët e maxhorancës.

Deputeti Erjon Brace sugjeroi që të forcohet lufta ndaj evazionit dhe të rriten të ardhurat duke i konsideruar si të vetmet mënyrë për të ulur nivelin e borxhit publik.

Shqipëria do të dalë në tregjet ndërkombëtare për herë të pestë për të emetuar një eurobond ndërkohë  që afati i maturimit për pritet të jetë deri  në 10 vite, shkruan ABC.

Eurobondet e marra

Viti 2010   300 mln euro

Viti 2015   450 mln euro

Viti 2018   500 mln euro

Viti 2020    650 mln euro

blank

Avioni që u rrëzua në Vermosh kishte kanabis, shkaku i rënies ishte mbingarkesa!

Avioni që u rrëzua mesditën e 4 tetorit në zonën e Kelmendit në Vermosh të Shkodrës transportonte kanabis.

Tre javë pas rrëzimit të tij është zbuluar se shkak i rrëzimit të avionit që u braktis nga dy udhëtarët në Vermosh është bërë sasia e madhe e drogës që po transportonte, gjë që ka sjellë dhe rrëzimin e tij.

Nga ana tjetër, shenjat e gishtërinjve dhe gjurmët e ADN-së kanë zbuluar identitetet e dy personave që ndodheshin në avion.

Mësohet se të dy janë shqiptarë dhe për momentin janë nën vëzhgim nga policia, por emrat e tyre nuk janë bërë ende publikë

Gjithashtu po punohet për të identifikuar personat që ndihmuan dy shqiptarët të largoheshin pas rrëzimit të avionit.

Siç u raportua edhe më herët ishte një person me fuoristradë të bardhë që mori dy udhëtarët e aksidentuar e u largua bashkë me ta e drogën në drejtim të Malit të Zi.

Avioni u rrëzua mëngjesin e 4 tetorit shumë pak metra larg kufirit që ndan Shqipërinë me Malin e Zi.

Banorët e zonës treguan për mediat se personat që ndodheshin në avion nuk i kishin lënë të afroheshin pranë tyre./ dita

blank

Kosovë, përfundon numërimi i votave të diasporës, LVV kryeson në 15 komuna, LDK në 7, ja rezultati i plotë

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës në Kosovë, në kuadër të zgjedhjeve lokale në vend.

Sipas rezultatit përfundimtar, prin LVV me 15 komuna të kryesuara, më konkretisht, Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Podujevë, Fushë Kosovë, Obiliq, Kamenicë, Shtime, Drenas, Malishevë, Vushtrri, Kaçanik).

Në 7 komuna më shumë vota nga diaspora kanë kandidatët e LDK-së Pejë, Istog, Dragash, Junik, Suharekë, Lipjan, Novobërdë.

Në 3 komuna prijnë kandidatët e PDK-së Viti, Skenderaj, Hani i Elezit.

Edhe kandidatët e AAK-së janë të parët në 3 komuna Rahovec, Deçan, Klinë.

Nesër pritet të numërohen edhe votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

blank

Marsh para Konsullatës së Serbisë në New York për viktimat e luftës në Kosovë

Më 28 tetor para Konsullatës së Serbisë në New York, do të organizohet marsh për të kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.

Në këtë marsh do të marrë pjesë edhe deputetja Vasfije Krasniqi-Goodman e cila tha se në lidhje me këtë ka pasur mbështetje të fuqishme.

Ajo në “Info Magazinë” në Klan Kosova tha se këtë mbështetje e pati si nga liderët e shtetit ashtu edhe nga artistët.

“Mbështetja ka qenë e jashtëzakonshme, duke filluar nga Presidentja, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit e deri tek Dua Lipa dhe nga qytetarët që kam pasur mbështetje të jashtëzakonshme, me fotografinë që kam dalur në qytet në shesh me realizu fotografi me ta, kam pasur mbështetje të fuqishme”, u shpreh Vasfije Krasniqi.

Ajo shtoi se mbështetje pati edhe nga të gjithë deputetët, pa dallim partie.

“Pa dallim partie unë kam pasur mbështetje, kam dalur në Kuvend dhe kam bërë fotografi me pjesëtarë të partive të ndryshme, me deputet të ndryshëm dhe e kam pasur mbështetjen e të gjithëve, pra nuk mund ta cekë vetëm një parti sepse të gjithë më kanë përkrahur. Unë ua kam sqaruar se për çka do të mbahet marshi dhe pasi e kanë kuptuar kanë qenë të gatshëm që së paku një fotografi ta postojnë”, tha ajo.

Krasniqi-Goodman foli për mundësinë e organizimit të një marshi të tillë edhe në vende të tjera, pos New Yorkut.

“Njëherë për njëherë do të fokusohemi në New York, por nëse dojnë ambasadat e tjera, ose dikush që është iniciator, pa problem marshin e organizojmë edhe nëpër vende të ndryshme të botës, por aktualisht e kemi New Yorkun”, u shpreh ajo.

blank

Berisha: Asgjë s’na ndal, javën e ardhshme do të shpallim datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

Kuvendi Kombëtar, Berisha: Kanë firmosur mbi 50% e delegatëve, rikthejmë në PD të larguarit

“Mbi 50% e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, kanë firmosur peticionin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar”. 

Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha gjatë ‘Foltores’ së Beratit, takimi i 11 me demokratët në vijim të lëvizjes së tij për rikthimin e sovranitetit PD-së.

Lideri historik iu bëri thirrje delegatëve që të vijojnë të japin firmat e tyre. Gjithashtu, Berisha tha se do të rikthehen të larguarit, ata të cilët kanë dhënë kontribute në PD.

‘Çdo demokrat dhe demokrate duhet të firmosë për Kuvendin e ardhshëm. 500 demokratë të Fierit kanë fiormosur. Ju informoj me kënaqësi se kuorumi mbi 50% është tejkaluar me kohë dhe ne do të mbledhim Kuvendin Kombëtar, do të bëjmë ndryshimet thelbësore në statut, do të hapemi drejt fraksioneve, do të bëjmë gjithçka që të vijnë ata të cilët kanë vendosur një tullë në këtë godinë dhe në këtë parti. Kanë kontributin e tyre. Do të bëjmë një forcë politike model, konservatore’, u shpreh Berisha.

 

Berisha: Asgjë s’na ndal, javën e ardhshme do të shpallim datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

Data për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar do të njoftohet javën e ardhshme, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha nga ‘Foltorja’ me demokratët e Beratit. 

Berisha tha se statuti i PD e parashikon qartë që Kuvendi mblidhet edhe me kërkesë të 1/4 së delegatëve.

“Javën që vjen do të shpallim datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Do të mblidhemi sipas të drejtës statutore për t’i dhënë PD-së normat më të mira statutore që ajo meriton. Për të përcaktuar ju me referendum jo vetëm kryetarin, por edhe kryeministrin. Do vijë njëherë tek ju, që të jetë apo jo kryeministër”, u shpreh Berisha.

Lideri historik i PD deklaroi gjithashtu se deri tani kanë firmosur mbi 50% e delegatëve për thirrjen e Kuvendit.

Mbyllet ‘Foltorja’ e Beratit, Berisha: Jam i hapur për çdo detyrë, përfshirë edhe kryetar i PD

Mbyllet ‘Foltorja’ e 11-të e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Beratit. 

Berisha u shpreh se është i hapur të marrë çdo detyrë që ia lejon Kushtetuta, përfshirë edhe rikthimin si kryetar i PD.

“E gjithë kjo përpjekje është që ju të zgjidhni kryetarin. Sal Berisha në mënyrë të padiskutueshme është i hapur siç kam deklaruar në datën 20 maj për çdo detyrë në harkun Kushtetues, përfshirë edhe kryetar i PD. I përket anëtarësisë të zgjedhë kryetarin e saj”, u shpreh Berisha.

Berisha tha gjithashtu se çdo votë në PD do të numërohet me transparencë, duke rikthyer sistemin e para vitit 2013, kur nuk ekzistonte manipulimi i procesit brenda partisë.

“Para vitit 2013 s’ka ekzistuar kurrë çështja e manipulimit të votave në PD. Nuk ka mekanizëm më të artë për të qëndruar së bashku se sa vota e numëruar në mënyrë të ndershme. Çdo njeri do të ketë të drejtën e plotë të ketë përfaqësuesit e tij dhe të kontrollojë çdo votë. Kurrë që ga themelimi e deri në 2013, votat janë bërë në mënyrë transparente dhe të hapur. Kurrë s’e ka pësuar një njeri që ka rivaizuar kryetarin në garë. Mos kini asnjë dyshim. Çdo votë do të numërohet, çdo votë do të llogaritet, çdo votë do të peshojë”, tha ai.

Foltorja e radhës e Berishës është ditën e martë në Kavajë, në orën 17:00.

blank

Ndjesa e Berishës: Duhet të isha rikthyer që më 2017, por më mirë vonë se kurrë

Lideri historik i PD, Sali Berisha kërkoi ndjesë edhe nga Berati, për mbështetjen që i kishte dhënë Lulzim Bashës si kryetar i opozitës. 

Berisha tha se në 2017-ën, kur Basha refuzoi të jepte dorëheqje, duhet të kishte vendosur për t’u rikthyer në betejë me të.

“Pa asnjë diskutim, Sali Berisha ka përgjegjësitë e tij të pamohueshme dhe jam këtu për të kërkuar ndjesë, sepse e mbështeta atë publikisht me qëllimin e vetëm, që ne t’i fitonim zgjedhjet, por nuk ka diskutim se në 2017 kur i kërkova të jaë dorëheqje dhe refuzoi, atëherë unë duhet të hiqja dorë nga vendimi im për largim pa kthim dhe duhet të kthehesha në betejë me të. Kjo nuk ka diskutim. Por një fjalë thotë më mirë vonë se kurrë. Dhe nuk është vonë ndonjëherë të mbrosh ato që beson. Ndaj jam midis jush me qëllimin më kryesor të ringremë së bashku PD-në me idealet dhe vlerat e saj, të bashkojmë PD-në, t’i rikthejmë asaj votën, besimin e vetja, ta përgatisimin për një betejë dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Sot kisha në zyrë një demokrat i cili kishte bërë biznes të ndershëm, çfarë më tregoi, sapo ikëm ne nga pushteti i shkon banda e qeverisë dhe i thotë ato taksat do të na i japësh ne, s’ke punë me tatimet, t’i zgjidhim ne. I thash, më tha, këtë s’e bëj kurrë sepse ato taksat do t’i jap për tatimet, për fëmijët dhe famijet shqiptare, ishte ndërtues. I çoj SMS Meduzës së krimit, ai mesazhin ua çon banditëve të tij dhe i shkojnë 8 vetë e godasin. Por ai qëndroi, nuk u mposht, të tillë janë me qindra. Na rrëmbeu votën, ne të votojmë me protestën tonë. Atyre që u dhunohet vota, ata kanë protestën. Ia çojmë këtë mesazh“, tha Berisha.

 

Qytetari thirrje Berishës: Ju lutem, bashkojeni PD-në. Basha ka kosheren, se bletët i kanë ikur

blank
Një nga qytetarët e pranishëm në Foltoren e Sali Berishës në Berat, u shpreh se Basha ka kosheren, por se bletët i kanë ikur.

Qytetari i bëri thirrje Berishës, që të bëjë të mundur sërish ringritjen e PD-së dhe bashkimin e Partisë Demokratike.

“Basha ka kosheren, por bletët i kanë ikur. PD sot është në ditë të vështira. Partia Demokratike u zhyt në gjendje të mjerueshme nga Lulzim Basha. Ai nuk po di vlerat e vërteta të të demokratëve.

Ju lutem zoti Berisha, bëni që Partia Demokratike të ngrihet sërish. Bashkojeni PD-në zoti Berisha dhe emri juaj do shkruhet me gërma të arta në histori. Bashkojeni PD-në, sepse vetëm ju mund ta bëni si lideri historik i Partisë Demokratike”, deklaroi qytetari.

Shpallja non grata, Berisha: Hakmarrje e Soros, armikut të përbetuar të demokracisë

Ish-kryeministri Sali Berisha, në Foltoren e Beratit, foli edhe për shpalljen e tij non grata.

Berisha thekson se shpallja e tij non grata është hakmarrje primitive e Soros, që e ka quajtur armik të demokracisë.

“Shpallja non grata e imja është hakmarrja e armikut të demokracisë, George Soros. Kam kërkuar nga PE që veprimtaria e tij jashtë BE-së të ndalet. Soros është milioner, por Amerika ka edhe trilionerë. Imagjinoni sikur në Amerikë, ata që janë akoma më të pasur, çfarë mund të bëjnë nëse hyjnë në vende të ndryshme të botës, për politikat.

Soros është një shushunjë, është në fakt kundër njerëzve të varfër. Për ne Amerikë nuk është vetëm Soros dhe njerëzit e tij, por për ne Amerikë është edhe Partia Republikane. Çdo e majtë e botës nuk do mund të shkatërrojë forcën kryesore konservatore në Shqipëri, Partinë Demokratike”, u shpreh Berisha.

 

blank

Foltorja e Beratit: “Të vijojmë betejën dhëmbë për dhëmbë ndaj Ramës”, Berisha: Protesta madhështore siç nuk i ka parë asnjëherë ky vend

Ish-presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë takimit të tij me mbështetësit demokratë të qytetit të Beratit, tha se qëllimi i tij përmes “foltoreve” është të rikthejë Partinë Demokratike aty ku e ka vendin.

Ai paralajmëroi protesta masive, me qëllim largimin e kryeministrit Rama dhe rikthimin e PD në të gjitha parimet e saj demokratike.

“Ne kemi tetë vite në vendnumëro dhe prapa ktheu. Kjo ndodh se Edi Rama për arsye anti-shqiptare, në një kohë që Evropa krijonte nismën e Berlinit, ky bashkohej me Novisadin, që do të thotë hegjemoni serbe në rajon. Ne duhet të bashkohemi me Evropën. Asnjë vend në BE nuk i është dëmtuar prodhimi bujqësor, sepse kanë kuota dhe subvencione të barabarta për të gjitha vendet. Në rrafshin politik, në një rajon që ka dalë nga luftërat, konfliktet, aleancat nuk sjellin asgjë të mirë, përkundrazi nxisin konfliktualitetin, e në fund, po të shihni zhvillimet që patëm këtë vjeshtë në Ballkan përreth Kosovës janë zhvillime që kanë ndodhur 20 vite më parë.

Në 5 vitet e fundit janë larguar nga Shqipëria 500 mijë shqiptarë, po ndodh pastrim etnik. Edi Rama me një të rënë të lapsit heq 20 mijë familje nga ndihma ekonomike. Në kohën tonë ishin 140 mijë familje që përfitonin ndihmë ekonomike, e ne menduam të shtonim dhe 40 mijë familje të tjera, Shqipëria nuk e zhduk dot varfërinë, por mjerimin e zhduk në mënyrë përfundimtare. Këto ndodhën sepse kishte një opozitë të paaftë për të ndaluar këto zhvillime. Opozita dështoi në çdo nismë që ndërmori në 8 vite. Ndodhen me një opozitë, që u tha shqiptarëve se do të mbrojë votën dhe s’e mbrojti atë. Dramë e madhe ishte 25 prilli për shqiptarët. Edi Rama përdori metodat kurrë të përdorura më parë për vjedhjen e votës. Edi Rama shpërndau vetëm gjatë muajit prill mln euro për të blerë vota në zonat e tërmetit. Kreu i opozitës, në vend që të dilte në shesh në mbrojtje të votës tuaj, në vend që të mbusht sheshet, u kthye dhe po merret me karrigen dhe zgjedhjet e tij.

Na bëri një dëm të jashtëzakonshëm, sepse duhet ta penalizonim Edi Ramën për atë që ndodhi. Kjo përbën tradhti të vërtetë ndaj votës tuaj. Ku qëndron Sali Berisha në këtë çështje? Padiskutim që unë kam përgjegjësi përpara jush ndaj kërkoj ndjesë. Në vitin 2017 kur i thash të jepte dorëheqjen dhe ai rfuzoi, unë duhet të rikthehesha për të vijuar betejën. Një fjalë thotë më mirë vonë se kurrë. Nuk është vonë të mbrosh për atë që beson. Jam midis jush, me qëllimin kryesor që të ringrejmë së bashku PD, në idealet dhe fuqinë e saj. Ti rikthejmë asaj votën, besimin te vetja. Ta përgatisim atë në një betejë dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën. Atyre që i dhunohet vota, ata kanë protestën dhe vetëm protestën, ndaj jam dhe këtu te ju me besim të plotë, te çdo demokrat, që të përgatiten për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë. Nuk meritojmë ne të jemi votëshkelur, vullnet vjedhur, ne do të bëhemi qytetar të lirë. Tani për tani, Edi Rama ka marrë peng Bashën, i cili pasi u zgjodh, harroi çdo interes tuaj, e ka kap një frikë dhe tmerr nga ju, nuk takon asnjeri prej jush.

E përkundrazi, paraqet takimet dhe mbledhjet tona si anti-amerikane, ku këto janë pro-amerikane e të tilla do të mbetet. Këto foltore, kanë si qëllim të mbrojnë sovranitetin e forcës sonë politike. Një forcë politike po nuk qe sovrane, nuk vjen kurrë në pushtet, s’ka dinjitet. Ne jemi patriotë dhe kemi interes të parë atë kombëtar. Ndaj dhe ne qëndrojmë plotësisht në këto parime. Foltorja jonë është për bashkimin e demokratëve. Të atyre që gjatë qeverisjes i dhanë Shqipërisë ndryshimin. Të atyre që në këto vite derdhën djersë. Ata që nuk janë sot në këtë sallë dhe e konsiderojnë veten mbështetës së Bashës, që të gjithë janë mbështetës të PD, por një njeri që çon nga humbja në humbje, që regjistron 4 humbje me radhë, ka dorëzuar 4 beteja të pabëra, duhet të hapë rrugën.

Ne na kujtohen sekretarët e parë të rretheve i emëronte byroja politike, nëse ne jemi PD dhe i zgjedhim vetë kryetarët e partive”, tha Berisha.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend