Deputeti socialist Ben Blushi shprehet se Reforma në Drejtësi është shumë afër dështimit dhe për klasën politike sot ka vetëm neveri dhe përçmim.
Në një fjalim të mbajtur në Parlament ai shprehet se kjo klasë politike nuk merr dot vendime në interes të vendit.
“Jemi më larg se ç’ishim para një viti, para një muaji, para një dite, para një ore me reformën në drejtësi. Unë nuk dua të bëj profetin, por reforma në drejtësi është drejt dështimit. Ka mosbesim më të madh ndaj klasës politike, ka një përçmim dhe nuk kam dilemë ta përdor këtë fjalë, nga komuniteti ndërkombëtar se sa aftësi ka kjo klasë politike për të zgjidhur një çështje jetike për Shqipërinë. Ka neveri nga shqiptarët për këtë klasë politike që nuk merr dot vendime”, thotë Blushi.
Sipas tij “Nëse reforma në drejtësi nuk kalon, ndoshta ska për të ndodhur asgjë. Jemi prapë ne që jemi. Po çështja është kush është kosto dhe kush e paguan koston e mungesës së drejtësisë në Shqipëri. Një grua dje në mes të Tiranës, po ecte me dy fëmijë në rrugë. Vjen një i çmendur, e përplas dhe gruaja humb jetën. A ka lidhje kjo me reformë në drejtësi? Ka. i çmenduri ishte i dënuar dhe gjykata e liroi për bakshish thonë”.
“Kavaja qeveriset nga një njeri që nuk është kryetar bashkia, por qeveris nga shtëpia, një njeri që punon nga shtëpia pasi ka marrë arrest shtëpiak, do lirohet të jeni të bindur se reforma edhe nëse do bëhet do funksionojë me disa standarde. Po kthehet edhe Shukriu në punë, ka precedent nëse u lirua i pari do lirohet edhe i dyti. Kush e qeveris Dibrën dhe Kavajën për tre muaj. Pse nuk licencon zgjedhjet rilindja në këto dy qytetet, për çfarë, për ti dhënë mundësi popullit të vendosë në njeri më të mirë. Një deputet këtu ka qenë, përdori armën për punë personale, do kthehet të votojë për reformën ai, është e vërtetë apo jo? Po edhe Ballist Morina kishte pistoletë pa leje është në burg akoma, as europianin nuk pati mundësi ta shihte edhe pse na çoi ai atje për fat të mirë. Kush është kosto e mungesës së drejtësisë dhe pse s’po ndodh reforma. Një arsye do e them këtu, paaftësia e Lulit dhe Edit për tu marrë vesh, kemi 25 vjet që mezi merremi vesh, por shkonim me shpresë se të rinjtë ta kenë më të lehtë konsensusin, ndaj një grua vdes për shkak të reformën, ndaj banditi i Kavajës kthehet në punë”.
Sipas deputetit socialist “Para dy javësh firmosëm një iniciativë kushtetuese për president nga populli, jemi 10 deputetë, ku jemi kërkuar ta fismosni, duhen 28 firma, askush nuk e firmos, nuk më habit fakti që tre partitë e vjetra, jo më të mëdhatë, nuk i japin votat. kjo nuk është tekë, por domosdoshmëri për të shfryrë konfliktin, se cdo mundësi që ka populli është më e mirë, se vendimet që marrim ne. Ne e dinim se s’do i jepnit format, tentuam peticionin. Qytetarët janë shumë më direkt se 140 burra e gra, kanë nënshkruar 10 mijë qytetarë, janë më të avancuar se ju, komentet që kanë bërë janë të jashtëzakonshme, dhe thonë se ka ardhur koha për zgjedhje direkte në popull, unë e di që deri në 21 korrik të këtij viti apo edhe të të ardhshmit, askush prej tre partive të vjetra nuk do e jepni firmën tuaj”.
Komentet