VOAL

VOAL

Komentet

Revolta në ditën e 53-të kundër qeverisë- Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Nuk tërhiqemi! Ju erdhi fundi

Lëvizja qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, ku pritet të mbahet protesta e 53-të radhazi me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Ashtu si në ditët e mëparshme, protesta pritet të nisë në orën 19:00, në sheshin “Skënderbej”, ku më pas do vijojë marshimi drejt Kryeministrisë.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke deklaruar se mobilizimi do të vijojë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Për 52 ditë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në kryeqytet duke protestuar ndaj një sërë çështjesh që, sipas tyre, dëmtojnë interesin publik.

Mes tyre përmenden kundërshtimet ndaj investimit në Zvërnec, ligjit për investitorët strategjikë, Paketës së Maleve, si dhe ndryshimeve për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

Gjatë protestave të zhvilluara deri tani nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa protestuesit kanë kërkuar ndryshime të thella politike dhe institucionale.

Ndërsa të enjten pritet një tjetër tubim para Parlamentit, në ditën kur zhvillohet seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar. bw

UGSHPD: NJËKOHËSIA ME FINALEN E BOTËRORIT

(Protesta në Ditën e 50 dhe Fan Zona e Tiranës në finalen e botërorit Spanjë vs Argjentina)

 

Udha për kampion mes Spanjës dhe Argjentinës numëroi rreth 80,600 sportdashës të futbollit në “MetLife Stadium”*, (New York-New Jersey) posaçërisht për titullin kampion bote në finalen e 23 të “FIFA KUPA E BOTËS”.
Arsyeja për ta anashkaluar Protestën Qytetare e cila rastisi të Dielën në Ditën e 50-të dhe mbahej njëkohë me finalen e botërorit përtej Atlantikut tregoi disa dukuri mes temperaturave të larta dhe vapës së mes Korrikut. Ndërsa protesta edhe pse me numrat e saj të reduktuar tregon shpirt të pandërprerë vihet në shenjë dhe komentohet si tërheqje, propaganda zyrtare dhe mediat pranë qeverisë janë mezi presin ngjarje të mëdha për të shkëputur vëmendjen. Nisur nga “Fan Zona” e Tiranës që u bë e njohur nga kryeministri me gjatë gjysmë finales Angli-Argjentinë kur Protesta Qytetare ishte në Ditën e 47-të disa tituj krahasues në media dhe rrjetet sociale mezi pritën finalen që të shpërthenin ngjashëm me tituj si; “Ja pjesëmarrja në protestë…” (pamje me dron) dhe “Ethet e finales, tifozët pushtojnë Fan Zonë në Sheshin Skënderbej”.
Me gjithë shtesën finalja e bukur la pas 2-3 orësh palë të gëzuara dhe të hidhëruara mes tifozëve të kryeqytetit sikurse edhe të atyre që e ndiqnin finalen nga klubet dhe shtëpitë dhe duke thënë të drejtën, 2026-a nuk ngjante me Evropianin dhe Botërorin e kaluar kur bashkia e kryeqytetit ngrinte 2 dhe 3 Fan Zona” dhe ku ekranet gjigande e spektaklet ishin shpenzime të mirëmenduara për fushatat zgjedhore.
Krejt ndryshe, numri “i pakët” i protestuesve i kapur nga dronët dhe i përcjellë nga mediat dallon se mbetet i pandërprerë. Plotëson çdo ditë një numër të ri qëndrese. Nuk ka të humbur dhe fitues në tifozeri politike sepse e tillë është konceptuar, përpjekje për një Shqipëri. Një atdhe të begatë, të sigurt, të drejtë për çdo familje dhe individ që ndërton mirëqenien e vet dhe të brezave që vijnë për lartësimin e kombit.
Nga mijëra kilometra larg dhe diferenca e orës së Tiranës me stadiumin “MetLife” ku zhvillohej finalja, pushimi i ndeshjes dha një shfaqje të shkurtër që përshëndeti mbarë botën ku paraprakisht dihet me afërsi se finalja u ndoq nga 1.5-1.8 miliardë ndjekës të ekranit-tv. Energjia e muzikës, emocioni i lojës dhe ndjenja e dashurisë dallonte për kënaqësinë që japin organizime të kësaj përmase.
Deri këtu nuk do të kishim thënë asgjë që nuk dihet, pasi të tjera të reja do të plotësojnë dijen dhe informacionin e këtij botërori që ishte i madh në përmasa, i zhvilluar në tre shtete SHBA, Meksikë dhe Kanada me plot 104 ndeshje, 3,6 milion sportdashës në stadiume në 39 ditë.
Ndërsa protesta qytetare në Tiranë shënoi ditën e 50shfaqja mes ndeshjes pati rastësinë e bukur me atë që mund të quhet njëkohësia me himnin e huazuar të protestës. Shumë kujt si pjesëmarrës fizikisht dhe “në korin e sheshit” mbase pa e kuptuar thellë thirrjen “Rama jepe Dorëheqjen!” e ka nga ai grup të rinjsh që kanë dëgjuar në evente sportive këngën “Seven Nation Army” të krijuar nga grupi “The White Stripes”*. Njohur që prej vitit 2003 dhe e kudondodhur në ritmet masive si një himn.

Nisur nga kjo njëkohësi e gjërave që ngjasin dhe zhvillohen në të njëjtën kohë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, plotëson dhe një video e shkurtër “Synchrony 26″* në faqen e YouTube të UGSHPD. Njëkohësia ndërmjet Tiranës dhe New York-New Jersey,  protestës së pandërprerë dhe finales që kurorëzoi Spanjën fituese të trofeut, mes muzikantëve të njohur Madona, The Mupetts, Shakira, BTS, Bruna Boy, Justin Biber, Cold Play, Korin PS22 të shoqëruar nga filarmonia e Nju Jorkut dhe Orkestra Simfonike e Venezuelës Simon Bolivari të drejtuara me plot pasion nga dirigjenti Gustavo Dudamel. Një performancë brenda 11 minutave që kishte zbavitjen, solidaritetin për viktimat e tërmetit të 14 Qershorit në Venezuelë, mesazhet e dashurisë dhe paqes që me magji ngjan se i mbledh një botëror i futbollit. 
________
 * (Oh- oh -oh -oh -oh -oh- oh)    The White Stripes-një duet amerikan i muzikës rock i përbërë nga këngëtarët dhe instrumentistët (në pianos, kitarës, baterisë), Jack White dhe Meg White që e ndërtuan grupin në 1997. Himni i tyre u bë pjesë e stadiumeve të futbollit fillimisht në 2003 me ekipin e Bruzhit, më pas të Romës, kombëtares italiane në 2006 dhe që prej atëherë gjerësisht është një ritëm mbështetës në ndeshje apo tubime masive të ngjashme.
*“Synchrony 26”– YouTube Link, https://youtu.be/B0Mx3GaZSu8?si=dh1PlAFSS_L7wyI6
19 Korrik, 2026
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

“Rama jep dorëheqjen” Sot protesta e 52-të, qytetarët nuk heqin dorë; të enjten ‘rrethojnë’ Kuvendin

Lëvizja qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot, teksa në Tiranë do të mbahet protesta e 52-të radhazi.

Ashtu si në ditët e mëparshme, organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

Prej më shumë se 50 ditësh, qytetarët protestojnë çdo ditë në kryeqytet, duke kundërshtuar jo vetëm projektin e investimit në Zvërnec, por edhe një sërë ligjesh që, sipas tyre, favorizojnë interesa të ngushta dhe dëmtojnë interesin publik.

Në protestat e deritanishme nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë, anulimin e “Paketës së Maleve”, si dhe ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe atë për trashëgiminë kulturore.

Dje paradite, protesta u zhvillua edhe para godinës së Kuvendit, ku protestuesit hodhën vezë në drejtim të automjeteve të disa deputetëve, në shenjë kundërshtimi ndaj mazhorancës. Aksioni u shoqërua me masa të forta sigurie dhe tensione, ndërsa seanca plenare u ndërpre disa herë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se mobilizimi do të vijojë çdo ditë, duke theksuar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ndërkohë, të enjten protesta pritet të zhvendoset sërish paradite para godinës së Kuvendit, ku do të zhvillohet seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar. Organizatorët synojnë të ushtrojnë presion ndaj deputetëve në ditën e mbylljes së punimeve të Parlamentit, ndërsa më pas tubimi pritet të vijojë sipas axhendës së lëvizjes qytetare. BW

FOTOT: Revolta kundër qeverisë! Pankarta ironike ndaj Ballukut, Ramës dhe deputetëve socialistë: Belinda t’i lëshojë apartamentet e saj me qira, agjenti i shitjeve të jetë kryeministri

Në tubimin e radhës kundër qeverisë, protestuesit kanë zgjedhur një formë ironike për të përcjellë mesazhet e tyre politike, duke shpalosur pankarta me kritika ndaj disa prej figurave të mazhorancës dhe deputetëve socialistë.

Pankartat, të cilat protestuesit i kanë cilësuar si “5 kërkesat e tyre”, kishin në fokus emra të njohur të Partisë Socialiste, duke përfshirë Taulant Ballën, Belinda Ballukun dhe deputetë të tjerë të shumicës parlamentare.

Në njërën prej tyre shkruhej: “Kërkesa 1: Taulant Balla të heqë dorë nga ekonomia dhe të fillojë punë ndërtimi.”

Ndërsa një tjetër pankartë i kushtohej deputetes socialiste, Zegjine Çaushi, ku thuhej: “Kërkesa 2: Zeqineja të rifillojë shkollën nga klasa e parë, por këtë herë me prezencë të detyrueshme.”

 

Mesazhe ironike pati edhe për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku. Në një prej pankartave shkruhej: “Belinda Balluku të lëshojë shtëpitë me qira, 300 mijë lekë në muaj dhe agjenti i shitjeve të jetë Edi Rama.”

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

Pankartat u bënë një nga elementët më të spikatur të protestës, ku qytetarët vijuan të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe përfaqësuesve të saj. bw

“Jemi më të fuqishëm sesa e mendoni, jemi Maratonomakë”- Aktivisti: Shqipërisë po i nënshkruajnë certifikatën e vdekjes, mijëra largohen çdo ditë

Shqipëria po shpopullohet çdo ditë dhe më shumë, ku lindshmëria ka rënë, çiftet e reja largohen nga vendi dhe emigracioni është në kulm, duke i nënshkruar Shqipërisë “certifikatën e vdekjes”.

 

Kështu u shpreh nga podiumi i protestës në ditën e 51-të të saj, një aktivist i ri.

Ai mori fjalën para Kryeministrisë me tone dhe akuza të forta ndaj qeverisë, duke ngritur shqetësimin për emigracionin, rënien demografike dhe largimin e të rinjve nga vendi.

“Do të flas katër minuta. Në katër minuta një nënë ka sjellë në jetë një bebe, po aq mjaftojnë që një njeri të bëjë gati valixhen. A do t’i përgatisim ne Shqipërisë certifikatën e vdekjes? Shqipërisë ia kemi nënshkruar certifikatën e vdekjes, sepse mijëra largohen çdo ditë”, u shpreh ai.

Aktivisti deklaroi se gjatë vitit të fundit janë larguar rreth 50 mijë qytetarë, duke e krahasuar këtë shifër me zhdukjen nga harta të disa prej qyteteve më të mëdha të vendit.

“Kemi larguar 500 mijë njerëz nga Shqipëria. Është sikur të marrësh Vlorën, Durrësin, Sarandën dhe Shkodrën nga harta, jo nga një fatkeqësi natyrore”, tha ai.

Në fjalën e tij, ai theksoi se çdo ditë dhjetëra çifte martohen, hapen biznese të reja dhe diplomohen studentë, por sipas tij, të rinjtë detyrohen të ndërtojnë jetën jashtë Shqipërisë.

“Çdo ditë 44 çifte vendosin të martohen, 43 individë hapin biznes pavarësisht bandave dhe ryshfetit, ndërsa 77 studentë diplomohen dhe ne i dërgojmë të ndërtojnë të ardhmen e Anglisë, Gjermanisë apo SHBA-së. Pse të mos e ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri?”, u shpreh ai.

i riu tubim

Dhe shtoi se:

“43 individë çdo ditë vendosin të hapin biznes në Shqipëri pavarësisht bandave dhe ryshfetit ata mendojnë se do ia dalin. 77 studentë diplomohen çdo ditë dhe ne i dërgojmë të ndërtojnë të ardhmen e Anglisë, Gjermanisë, SHBA pse mos të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri, pse t’i dëbojmë? Kur shohin të ardhmen në sy ata nuk tremben ashtu si ata që vendosin të qëndrojnë këtu sepse studentët janë këtu. Policia është me ne, sepse ata janë njerëzit tanë e duhet të jemi tolerantë. Ne e dashurojmë atdheun dhe e duam njëri-tjetrin. Jeni shumë herë më të fuqishëm sesa e mendoni sepse nuk ka imagjinatë që nuk mund ta arrini, ëndërroni në mënyrë të shfrenuar, le të punojmë së bashku për t’i realizuar ëndrrat në shesh. U themi njerëzve në rrjetet sociale ejani në protestë, e politikanëve që këtu vendosim ne”. 

Në fund të fjalimit, aktivisti u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen me protestën dhe të vazhdojnë mobilizimin.

“Kemi 51 ditë që vijmë këtu për të treguar se jemi Maratonomakët më të fortë që ka parë Shqipëria. Nuk jemi komunistë, nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë”, përfundoi ai. Panorama

LIVE- Protesta e 51 kundër Ramës, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Protestuesit thirrje: Arresto Ballukun

Në ditën e 51 të protestës kundër Ramës, qytetarët nisën marshimin drejt Kryeministrisë. Protestuesit vijuan me thirrjet, “Arresto Ballukun”.

Rezistenca qytetare është sot në ditën e 51-të të saj, duke shënuar një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë pluraliste në këto 35 vite.

Kërkesa e qytetarëve mbetet një dhe e pa ndryshueshme, largimi i qeverisë dhe dorëheqja e pa negociueshme e kryeministrit Edi Rama. BW

News24, televizioni i protestave rinore e qytetare për ‘Triumfin e Kombit’- Nga SKËNDER KAPITI

Po mbushen 50 ditë që në Tiranë rinia patriotike dhe qytetarët shqiptarë po mbajnë e zhvillojnë protestat më të mëdha ne Historinë e Shqipërisë si një Lëvizje gjithëkombëtare për Triumfin e Kombit, të këtyre protestave që po i japin hov zhvillimit  dhe progresit patriotik e demokratik të Shqipërisë si dhe emancipimit për një  politikës të re kundër establishmentit dhe elitës së vjetër politike e mediatike të regjimit të korrupsionit, hajnisë e tradhtisë

Ajo që çudit është fakti që e kontaktojnë dhe e thonë protestuesit në këto protesta, është ajo se ata falënderojnë  kryesisht dhe vetëm TV NEWS 24 ,i cili është i vetmi televizion që ka pasqyruar në ekranin e publikut dhe për publikun këto protesta rinore e qytetare që ditën  parë të tyre.

Pa TV NEWS  24 këto protesta  të kësaj Lëvizje për Triumfin e kombëtarizmit dhe patriotizmit , këto protesta do ishin në terr informativ sepse  mediat e tjera rrinë jo vetëm ‘indiferente’, por madje edhe mundësojnë që në emisionet e tyre të ftojnë individë që shprehen, intrigojnë dhe hipokrizojnë kundër këtyre protestave  dhe që nuk janë aspak në rolin fisnik që mediat duhet të luajnë, atë të pushtetit  opozitar dhe të mbrojtjes së shqetësimeve  dhe prokopimeve të shoqërisë shqiptare. Ato janë si pushteti  i korrupsionit, pra nuk janë në anën e duhur të historisë dhe të interesit kombëtar, por media mercenare të parësë e të pushtetit, prandaj edhe zëri i  protestës shpesh edhe dëgjohet e bën thirrje, bojkotoni mediat!

Tashmë protestat patriotike të rinisë shqiptare dhe kauzat madhore që ajo i shtron si zgjidhje, këto protesta   tashmë kanë hyrë në Histori dhe shënojnë Epokë, nisur  nga fakti i mbështetjes së jashtëzakonshme të tyre nga e gjithë rinia shqiptare, studentore dhe elita qytetare, por që ditën e parë të tyre  këto protesta janë mbështetur fuqishëm edhe nga diaspora patriotike shqiptare në perëndim ,  protesta të cilat  pasqyrohen  edhe nga  mediat ndërkombëtare   duke u dhënë atyre  dimension jo vetëm gjithëkombëtar por edhe ndërkombëtar, edhe si një leksion qytetarie e modeli paqësor.

Këto protesta po bëjnë zgjimin dhe ndërgjegjësimin  për domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare  ,Triumfin e Kombit ,Bashkimin  Kombëtar.

Në kryeqytetin e Shqipërisë në  Tiranë këtij qyteti tashmë mund t’i vihet emri edhe si qyteti i rezistencës dhe i protestave rinore  për luftën kundër korrupsionit, krimit ,tradhtisë së politikës; protestave të cilat do i bëjnë detyrimisht politikës shqiptare Veting-un , ndarjen e Shqipërisë nga politika e vjetër, nga ajo   komuniste dhe nga e kaluara e tranzicionit të regjimit të korrupsionit të këtyre 35 viteve.

Këto protesta  po sjellin kthimin e besimit dhe të shpresës te shqiptarët se Shqipëria bëhet, protesta të cilat do ndalin  largimin e shqiptarëve nga atdheu dhe do mundësojnë e frymëzojnë  kthimin e shqiptarëve në tokën, atdheun dhe në shtetin e tyre, prandaj kudo në Europë  protestojnë diaspora kundër regjimit politik ,kundër politikës së vjetër , kundër krimit, korrupsionit, hajdutërisë dhe kundër  politikës aktuale të këtij tranzicioni në Shqipëri dhe kundër pazareve të saj me trojet shqiptare.

Urojmë që këto protesta të mos ndalen deri në realizimin e kauzave dhe të misionit historik të nisur prej kësaj rinie e qytetarie patriotike.

 

Skënder Sadri Kapiti

51 ditë revoltë! Shqiptarët nuk ndalin rezistencën, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës: Shqipëri e re!

Rezistenca qytetare hyn sot në ditën e 51-të të saj, duke shënuar një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë pluraliste në këto 35 vite.

 

Mijëra qytetarë shqiptarë mblidhen çdo natë në bulevardin para Kryeministrisë ku mbajnë fjalime dhe më pas marshojnë rrugëve të Tiranës, duke sensibilizuar. Ndërsa kërkesa e tyre mbetet një dhe e pa ndryshueshme, largimi i qeverisë dhe dorëheqja e pa negociueshme e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit u mblodhën edhe dje, në ditën e 50-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, me një pjesëmarrje masive.

Protesta nisi në orën 19:00 me grumbullimin e pjesëmarrësve në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas ata marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime dhe u përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke brohoritur slogane si “Poshtë patronazhistët”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament analfabet” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Gjatë marshimit u dëgjuan gjithashtu thirrje që kërkonin arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si edhe slogane të tjera politike.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit deklarojnë se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se do të vazhdojnë mobilizimin e tyre deri në realizimin e kërkesave që kanë paraqitur. bw

Qytetarët mblidhen para Kuvendit, iu bien këmboreve dhe iu drejtohen deputetëve: Dele të Ramës!

Qytetarët janë mbledhur një orë para nisjes së seancës në Kuvend për të pritur deputetët që do të hyjnë në godinë.

Ata kanë marrë  vezë, në të cilat kanë “stampuar” emrin e Edi Ramës dhe të deputetëve të tjerë, si dhe këmbore për të treguar në shenjë simbolike se ata veprojnë me urdhër të kryeministrit.

“Dele të Ramës”, u shprehën njëzëri.

Në një moment ata i ranë edhe këmboreve, ndërsa iu drejtoheshin deputetëve se janë “dele të Ramës”. Po ashtu qytetarët deklaruan se ndonëse në Kuvend janë 140 ligjvënës, janë që të gjithë, sipas tyre,  “analfabetë”.

“140 deputetë, të gjithë analfabetë“, deklaruan ata. Panorama

FOTOT: Sot dita e 51 e protestës, protestuesit mblidhen përpara Kuvendit të “armatosur” me vezë

Qytetarët janë mbledhur përpara Kuvendit ndërsa pritej që të nisë seanca plenare e parashikuar në orën 12:00.

Ata ishin “armatosur” me vezë për të shënjestruar deputetët që do të hynin brenda institucionit. Në to kanë shënuar edhe emrat e tyre.

Në disa foto që sjell Gazeta Shqiptare, shihet se është shkruar emri i kryeministrit Edi Rama, i Anila Denajt dhe zyrtarëve të tjerë.

Sot dita e 50 e rezistencës, shqiptarët në protestë kundër kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen

Rezistenca qytetare hyn sot në ditën e 50-të të saj, duke shënuar një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë pluraliste në këto 35 vite.

Kërkesa është e panegocueshme, teksa mijëra qytetarë shqiptarë mblidhen çdo natë në bulevardin para Kryeministrisë ku mbajnë fjalime dhe më pas marshojnë rrugëve të Tiranës, duke sensibilizuar.

Me thirrjet “Nesër më shumë”, “Rama jep dorëheqjen” qytetarët përfundojnë marshimin e tyre çdo natë.

Thirrje të tjera janë “Shqipëria nuk është në shitje”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama në burg, Belinda në burg”, “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, “Rama, SPAK You”, “Revolucion”, “Opozitë e shitur”, “Nuk dorëzohemi deri në fund” dhe të tjera.

Protestuesit u mblodhën edhe dje, në ditën e 49-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, me një pjesëmarrje masive.

Protesta nisi në orën 19:00 me grumbullimin e pjesëmarrësve në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas ata marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime dhe u përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke brohoritur slogane si “Poshtë patronazhistët”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament analfabet” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Gjatë marshimit u dëgjuan gjithashtu thirrje që kërkonin arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si edhe slogane të tjera politike.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit deklarojnë se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se do të vazhdojnë mobilizimin e tyre deri në realizimin e kërkesave që kanë paraqitur. bw

UGSHPD: YEeee…(!)*   NGA PAVARËSIA E ISMAIL QEMALIT TEK REVOLUCIONI I FLAMINGOVE

(Një habi me shifrat e turizmit dhe sjelljen e propagandës qeveritare)

Në këtë shënim do të shqyrtojmë dy tema interesante propagandistike me të cilat luan pushteti. Historia e rikonceptuar nga rilindësit socialistë dhe si ti numërojmë turistët në dobi të projekteve promovuese. Absurditete dhe gënjeshtra si këto i nxjerr sheshi i protestës, por megjithatë duhen trajtuar për të kuptuar se sa jashtë dhe larg realitetit janë qeveritarët dhe çfarë i shtyn ata që të veprojnë si të tillë.

A mos 2026-a është hera e parë kur qeveria e numëron me objektivitet fluksin e turistëve?

E shtrojmë pyetjen sepse propaganda e Rilindjes Socialiste ka një varësi me shtrirje kapilare dhe për çdo sekondë e në çdo rast vetëm e vetëm që të influencojë mbi opinionin publik. Mënyra e vetme dhe e duhur janë celularët në duart e tyre, kontaktet me mediat në çdo rast dhe ndjekësit në rënie pasi Sheshi i Protestës Qytetare i ka rrëmbyer gjithshka.
Një pyetje ndihmëse do të bëhej menjëherë si për t’u bërë më i shpejtë dhe për të renditur faktet që duhen për t’ju përgjigjur, por me keqardhje nuk ndodh kështu kështu.
Kjo vjen nga se pjesëmarrësit e sheshit të protestës janë qytetarë të lirë dhe kanë votuar ndoshta çdo dy vite edhe pa qënë formacione politike, por tani si në ditën e parë edhe në të dyzetenëntën tregojnë se janë aty për Shqipërinë mbi përqindjet e partive, madje partive ata po ju marrin përqindjet dhe i kanë shndërruar sekretarët politikë të tyre të merren me numrat.
Gjatë ditëve të fundit veç të mjeruarve me dronë të forcave të rendit si edhe të televizioneve, dëshira për t’a gjetur ‘xhepa’ dhe bosh Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ që ushqejnë pushtetin për t’ua përcjellë pamjet edhe mbështetësve më të largët, i ka shndërruar qeveritarët në një shkallë marrëzie sa po bëhen gati “influencierë idiotë” prej gabimeve të tyre. Edhe më e keqja është se veç llogarive personale në rrjetet sociale (një dypunësim i qeveritarëve dhe politikanëve), ku bëhet propagandë, mediat e ngjitura tashmë me politikën, nuk lënë as edhe një rast të shkojë huq.

YEeee-ja e parë; Gonxhja dhe Turizmi.

Është një status i dytë që vjen pas “Koncertit Ye”, një javë më parë. Nënkupton shpërthim apo dështim kjo varet se si i lexon shifrat që arsyetimi politik i rendit dhe i krahason. Pasi të lexohet ajo çka thotë Gonxhja, një javë pas Koncertit të Kanye-s të cilin nuk e ka përfshirë në analizë besojmë se do të dilet në një “mirëkuptim” në fund:-“Në qershor 2026, vendi regjistroi 1,346,279 vizitorë të huaj, krahasuar me 1,329,204 në qershor 2025. Kjo përfaqëson një rritje prej vetëm 17,075 vizitorësh, ose +1.28%. -1,223% më pak krahasuar me rritjen e muajit maj 2026 ose 12.2 herë më e ulët si rritje, dhe -638% më pak krahasuar me trendin e rritjes në 5-mujorin janar-maj 2026 ose 6.3 herë më e ulët si rritje.”
Kjo ‘sallatë’ numrash dhe arsyetimi janë të domosdoshme për propagandën dhe të bindurit pas saj se rënia e numrit të turistëve ndodh për shkak se në Tiranë edhe pse “turizmi i protestës” është shfaqur si një prirje me lëvizje nga brenda dhe jashtë vendit, ministri përgjegjës e argumenton atë si pasojë e sigurisë dhe frikës ndaj protestë dhe menjëherë e shpreh:-“Në një sektor si turizmi, perceptimi i sigurisë, normalitetit dhe stabilitetit është vendimtar. Klima e krijuar nga protestat, tensioni publik dhe imazhi negativ i përcjellë në tregjet e huaja kanë rritur pasigurinë dhe kanë ndikuar në vendimmarrjen e vizitorëve, grupeve turistike dhe partnerëve ndërkombëtarë”.

Përse kanë frikë socialistët ta pranojnë realitetin, edhe pse kur një ditë proteste mbyllet? 

Sheshi i veprimtarisë nuk dhunon madje në fund të çdo dite pastrohet nga vetë  protestuesit dhe turistët bashkë si një shenjë e higjienës dhe mbrojtjes së mjedisit?

YEeee-ja e dytë, Balla dhe Dronët

Tek numëron në orët e para pjesëmarrësit protestues përpara kryeministrisë nga dronët policorë paraardhës të “smart city” kryetari i GPS Balla dikur edhe ministër i brendshëm (në kohën e skandalit TIMS), vazhdon aktrimin në celular me një zhargon të cilin e zbulojnë jo ata që e ndjekin dhe e shpërndajnë, por edhe lexues të medias që dallueshëm fjalitë në 1 minutë llogaria e rrjeteve sociale (Facebook, Instagram etj.), përçohet tek ndjekësit e thekur socialistë për të bërë pis jo vetëm një kundërshtar politik, por edhe çdo qytetar target i mundëshëm në protestë për të krijuar pasiguri dhe frikë. Përse Taulanti luan në celular zhanre kinematografikë mes ‘sigurimsave dhe mafjozëve’ kur si politikan dhe për pozicionin e lartë kryetar i GPS që ka, për personat që ai dyshon mund të ndjekë ftesën e bërë nga drejtuesi i SPAK Braho disa ditë më parë që të “dorëzohen prova” nga kushdo që ka të tilla. Dhe siç thotë protesta herë pas here ndaj korrupsionit thirrja e njohur dihet; “SPAK You!”.

Taulantit nuk e bën këtë sepse i duhet konfuzioni dhe populizmi, urrejtja dhe dezinformimi, i interesojnë spekatatorët. Si “influencer” politik i të paktën i 50-60 deputetëve të rinj, Balla është fryma e kryeministrit. Rolet e tij frymëzojnë pas shfaqjes së filmave të shkurtër “me mijëra” klikime dhe depozitime. Një përmbytje dosjesh dhe një situatë tek e cila SPAK-u duke ndjekur rradhën dhe duke i kthyer përgjigje gjithë secilit/secilës, formalisht do të shkaktonte një pritshmëri dhe humbje kohe për dosjet më prioritare. Nuk është e pakët të jesh aktor amator dhe aktivist nga Librazhdi dhe në dy dekada të marrësh role kryesore si kryetar i GPS. Vlen të kujtojmë se i pa kënaqur nga protestat e demokratëve Balla gjatë dimrit hidhte statuse të mënçura jashtë parlamentit. Ja një prej tyre:-“Thënia e Ditës: Gënjeshtra udhëton shpejt, por e vërteta mbërrin gjithmonë. Në një kohë kur lajmet e rreme përhapen me shpejtësi alarmante, dëmi që ato shkaktojnë është real: keqinformim, zemërim dhe humbje besimi. Çdo klikim, çdo shpërndarje pa verifikim i jep forcë gënjeshtrës. Prandaj, të ndalemi, të kontrollojmë burimin dhe të mendojmë kritikisht është një akt përgjegjësie qytetare.”

Për cilat përgjegjësi qytetare brenda dhe jashtë parlamentit ky politikan mbi 20 vjeçar karriere mund të merret si shembull kur në çdo rast hiqet i fortë, ironizues e shantazhues për cilindo që i prekin atij pushtetin.

YEeee-ja e tretë, Rama dhe Mokra
Një javë pas Koncertit të Ye, Samitit të NATO-s, Currles dyjare tek Odiseu Rama (kujtoni këngën polifonike të Vjosës Lumi i Egër i Evropës*), lideri socialist frymëzon në emër të turizmit shqiptarët për të jetuar në Mokër. I paraprin me dy-tre javë përpara “Mokra n’festë” veprimtarisë që do të mbahet në muajin Gusht. Për këtë veprimtari sipas propagandës zyrtare ATSH thotë:“Ekziston një vend ku fyelli zgjon malet dhe daullja rreh në të njëjtin ritëm me zemrat ku vallja nuk është vetëm kërcim, por trashëgimi. Ku duart që gatuajnë lakrorin dhe kulaçin ruajnë shijen e brezave, e ku çdo gur e çdo shteg ka një histori për të treguar. Kjo është Mokra një krahinë që nuk të fton vetëm ta vizitosh, por ta jetosh. Më 8 gusht, te Ura e Gurit në Golik, tradita merr jetë”.
Nuk mund t’i bësh dot as vërejtje më as frymëzimeve dhe as vizatimeve të kryeministrit qoftë për Mokrrën e qoftë për Globin.

Nesër me siguri atë do ta gjesh me një ose të tjera statuse për shumë çka të tjera, por veç jo nga ato poshtë dritares së zyrës shtetërore ku numri i ditëve të qëndresës shtohet. 

Nesër 50! 

Nesër më shumë!

Dorëheqja i ka mbetur kryeministrit si e vetmja përgjigje.

YEeee-ja e katërt, e vërteta e sheshit
Kur propaganda harron dhe e shet patriotizmin në dobi të vet me tendencë për t’i  fyer protestuesit (në 48 ditë etiketimet dhe epitetet janë tashmë të njohura), një gjë ka mbetur mesa duket pa u kuptuar kur me insistim qeveria, politika dhe media bashkë analizojnë se kush janë përfaqësuesit (kokat). Vlen ta sjellim atë përsëri me grackën e politikës në propagandë me patriotizmin e shëndetshëm. Po Gonxhja nga një projekt që mesa duket nuk ju intereson, por e përdorin. Po kokat janë pjesëmarrja dhe këmbët janë marshimi i protestës, tokësor dhe i paqtë, i shprehur dhe me humor, i dhimbsur dhe i dëgjueshëm aq sa edhe i panumërt në pjesëmarrje, por i mbështetur pë risinë qytetare dhe forcën e ndryshimit që rinia shqiptare (në Shqipëri dhe diasporë), po e kërkojnë. Projekti ende pa emër i Gonxhes dhe që në themel ka restaurimin e Muzeut të Pavarësisë, ndjek rradhën si të atij të Muzeut Kombëtar në Tiranë. Nuk po tregojmë vitet e kyçjes për vizitorët dhe mungesat në pikat me interes turistik, por gabimisht qëllimi për të mbuluar me propagandë patriotike shumat e fondeve që do të planifikohen dhe do të kërkohen, mjeshtrat e projekteve dalin me një përkujdesje të veçantë emocionale të publikut. Në një tablo me inteligjencë artificiale ose me kombinimin bashkë të një fotoje dokumentare dhe dy të rinjve shkruhen fjalë prekëse nga Ismail Qemali:-“Po ju lë një atdhe amanet”.

Pa e zgjatur me ato që ministri Gonxhe do të bëjë sikurse edhe më parë Rama, Veliaj etj. si me rijetësimet e simboleve të diktaturës duke filluar nga bunkerët, tunelet, piramidën, shtëpinë me gjethe dhe ku u shpërdoruan miliona, kjo e Vlorës, Muzeu i saj ndoshta do të ketë edhe më shumë se sa parashikimet e rilindësve socialistë.

‘Amanetin’ e Ismail Qemalit e ka marrë në dorë rinia e cila vendin dhe tokën shqiptare do ta mbrojë po aq sa edhe duke respektuar marrëdhënien e njerëzve me natyrën, mbrojtjen e pasurive të saj. Atij muzeu i duhet një hapësirë më vete për të treguar se si u shkatërrua dhe se si ruajt natyra veçanërisht gjatë viteve të tranzicionit.

Në Vlorë u shpall Pavarësia e u ngrit Flamuri më 1912. 

Por, po në Vlorë më 2026-ën filloi ndërgjegjësimi dhe përpjekja për të mbrojtur tokën, pronat dhe natyrën shqiptare. 

Janë Laguna e Nartës, shtrirja e Karaburunit, e Sazanit, Grykëderdhja e Vjosës dhe Peizazhi i Mbrojtur i Zvërnecit ku dikur shtegtuan dhe bënë fole Flamingot krah shqiponjave. Ndaj këtë histori rinia shqiptare e ka meritë dhe vlerë të saj me të cilën nesër përvjetorët e lirisë dhe të pavarësisë bashkë një ditë do të festohen.

________

*YE- Emri tjetër i Kanye West. Reperi jo vetëm më i paguar për orë pune (shfaqje), por edhe i vetmi që lëvizi fondin e emergjencës së qeverisë shqiptare për të mos e garantuar mungesën e interesit dhe dështimin.

* Grupi Polifonik Tepelenë,  ndër të tjera me vargjet “Mirë se erdhe Edi Rama, Ku nuk të ka shkuar fama”

  18Korrik, 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)


Send this to a friend