Me dy pjesëmarrje në Festivalin Shqiptar të Usterit (2017 dhe 2019), mjeshtri i teknikës së djegies dhe gdhendjes në dru Zija Karini ka zbuluar pasionin e tij në realizimet e qindra punimeve artistike. Si artizan i kësaj gjinie Zijai e trashëgon këtë mjeshtëri nga familja e tij që me punishten axhës në Shkodrën e shekullit të kaluar rreth viteve 20-të.
Pranë këndit ku janë paraqitur punimet, Zijai dhe Fatbardha (e shoqja), na njohin pak nga historia e e tyre duke na treguar një katalog të Dhomës së Tregëtisë Shkodër- “…ky është katalogu i tretë, Shkodra ka pasur artizanatin më të fuqishëm në Shqipëri. Këtu është studioja ime ku pasqyrohen, veglat, modelet dhe punimet. Tani ndodhem këtu pasi kam bërë bashkimin familjar me vajzat, por atje kam qenë mjeshtër i Artistikes së Shkodrës. Si familje e kemi mbajtur këtë traditë që më 1925-ën. Axha që e hapi kishte 40 punëtorë ndërsa si nipa të familjes bëheshim nja 9 marangozë. Në vitin 1965 shteti na tërhoqi (dhe na futi në kooperativë) me kriju Artistiken ku kam qenë bashkë me vëllain e aktores Tinka Kurti, Kolec Thani. Ndërrmarrja në vitin 1970 u bë me rreth 2200 punëtorë. Rreth 36 dreijtime me ar, argjend, dru e shumë mjeshtri të ndryshme. Tani ka mbetur vetëm studioja që unë e kujdes, por është kënaqësi me marrë pjesë këtu se ndjej se trashëgoj traditën shqiptare.
AM- Diçka tjetër, nga sa më treguat më parë është se juve jeni i interesuar që t’ia mësoni edhe më të rinjve dhe për këtë keni hapur kurse dhe trajnime?
Zija Karini:- “Po, së fundi edhe nga Tirana një grup i përfshirë në një projekt me një shoqatë italiane morën çertifikatat (e aftësisë profesionale), dhe përsëri po më kërkojnë që të merremi me një grup të rinjsh për t’i mësuar ata dhe do të më duhet që të jem atje për dy tre ditë në javë kryesisht për drurin, 13 teknika të të cilave unë i zotëroj dhe i realizoj në punimet e mia. Këto teknika janë përhapur shumë në Shqipëri. Ja psh, po të vini re punimin e “Gruaja Zadrimore” të piktorit Rik Ndoja, ajo është bërë (me teknikën e djegjes në dru) nga një grua punëtore prej Golemit e cila ka hapur edhe një dyqan në Tiranë. Unë kam dhënë edhe shumë intervista e pasqyrime të tjera dhe punoj me studentët e të rinjtë që ta marrin e trashëgojnë këtë zanat për mos me u harru”.
Fatbardha:-“… duhet me e trashëguar pasi është një profesion i bukur dhe është art.
Duke parë disa nga punimet, Zijai thekson përsëri se nga 9 marangozë të familjes ai ka mbetur i vetmi. Pjestarët e familjes nipa e mbesa ashtu sikurse edhe dy vajzat janë shpërndarë në Evropë apo SHBA si emigrantë dhe me shqetësim shton se si ky zanat edhe të tjerë nuk duhet që të humbasin ,
Zija Karini:-“… vetëm pazari i Shkodrës ka patur dikur rreth 2000 dyqane e mjeshtëri artizanale.”
Tani Zijai është tërhequr edhe nga fotografitë e vjetra të Studios Marubi, fondi me vlerë i të cilës mund të furnizojë temat e punimeve të drurit pasi personazhet, kostumet popullore dhe objektet e asaj kohe mund të materializohen në teknikën e drurit dhe të jenë një art zbukurimi për vendasit dhe turistët që vizitojnë vendin tonë. Zijai dhe Fatbardha nuk ndalin së treguari ato punime tërheqëse si “Malsori”, “Marrja e nuses”, “Ura e Mesit”, “Sahati Inglizit” etj deri tek portretet e historisë kombëtare e botërore trajtime plot vlera që do t’i mbeten kohës.
Mijëra shqiptarë marshuan dje në rrugët e Manhattan-it, si pjesë e parades dedikuar diasporës sonë në Nju Jork.
Shqiptarët manifestuan kulturën dhe identitetin kombëtar me flamuj, . . .
Vendimit të Gjykatës Federale
New York, Qershor 2025
Më datë 27 shkurt 2025, Gjykata Federale e Shteteve të Bashkuara për Distriktin Jugor të New York-ut refuzoi kërkesën e individë . . .
Dritarja e shkollës
,,Arsimi është një diell e dytë për njerëzit,,(Platoni)
Po bëhet një shekull kur shqiptarët nga trevat etnike,për shkak të rrethanave të rënda historike t . . .
Këtë vit kam përfunduar një punë që shkëputet pak nga temat e mia të zakonshme. Kam shkruar një biografi të Prof. Dr. Ilia Maznikut, mjek e kirurg i shquar shqiptar, profesor i d . . .
Në kohën e globalizimit dhe letërsia,shkrimtari duhet të afrohet më lexuesin.Libri i botuar që ka dalë në dritë,bëhet pronë e lexuesve,thoshte poeti Dritëro Agolli.Libri,tevona,nis . . .
Under the leadership of legendary national activists Joe DioGuardi and
Shirley Cloyes DioGuardi, the Albanian American Civic League participated
in the annual Former Members of Congres . . .
Nën udhëheqjen e aktivistëve legjendarë kombëtarë Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane mori pjesë në Festën vjetore të Çmimeve për Politikë-bër . . .
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Dondal Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, konkretisht në Zyrën Ovale, familjen shqiptare Xhaferi.
Mësohet se kjo vizitë u mundësua . . .
Sot ne Nju-Jork, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencise shtetrore te Arkivave te RKS-se,z.Rame Manaj, e nderoj me mirenjoheje publicistin dhe gazetarin shumvjecar te “Zerit te Ameri . . .
Në vend të urimit
Figura e Mësuesit është mision për arsimin dhe shkollën shqipe(Profesor Eqrem Çabej)
Në Prishtinë,erdhën pas pesëdhjetë pranverave të udhës së jetës në mision të ars . . .
Në Ditëlindjen e 92-të Z. Ekrem Bardha
Xhemail Peci
Ekrem Bardha i takon brezit të atdhetarëve shqiptarë të cilët u larguan nga mëmëdheu të shtrënguar nga rrethanat e kohës, por që . . .
Komentet