VOAL

VOAL

BIRN – Lumi Valbonë, zemra blu e Alpeve Shqiptare (Fotoreportazh)

July 1, 2016

Komentet

FOTOREPORTAZH: Protesta masive në Bullgari për projektbuxhetin e “Qeverisë së korruptuar”

Bullgaria mund të jetë përballur më 1 dhjetor me protestat më masive në historinë e saj moderne

 

Radio Evropa e Lirë

 

Fotoreportazh: Festa kuqezi në Prishtinë

Bujar Tërstena

Mimoza Sadiku

Qytetarët në Kosovë po festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar. Në sheshet e Prishtinës dhe në rrugët e kryeqytetit të Kosovës janë vendosur flamuj kuqezi, por edhe flamuj të Kosovës. Në Kosovë kjo ditë nuk është festë zyrtare, por çdo vit shpallet ditë pushimi nga Qeveria.

16x9 Image

Bujar Tërstena

Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

16x9 Image

Mimoza Sadiku

Mimoza Sadiku

Dita e Forcës: Qytetarët njihen me ushtarët dhe armatimin e FSK-së

FOTOT- Ora prej ari e një pasagjeri të pasur të Titanikut shitet për 1.78 milionë paund në ankand

Një orë xhepi prej ari e gjetur në trupin i një prej pasagjerëve më të pasur të Titanikut është shitur për 1.78 milion paund, duke vendosur një rekord të ri në ankand, raporton BBC.

ora

Ora i përkiste Isidor Straus, i cili së bashku me bashkëshorten e tij Ida ishte mes më shumë se 1,500 viktimave që humbën jetën pasi anija, në udhëtimin e saj nga Southampton drejt Nju Jorkut, u përplas me një ajsberg dhe u fundos më 14 prill 1912.

Trupi i tij u gjet disa ditë pas tragjedisë dhe ndër sendet personale ishte edhe ora e xhepit 18 karatësh e markës Jules Jurgensen. Ajo ka qëndruar në pronësi të familjes për më shumë se një shekull deri në shitjen e së shtunës në shtëpinë e ankandeve Henry Aldridge and Son në Devizes, Wiltshire.

Isidor Straus, me origjinë nga Bavaria, ishte një biznesmen dhe politikan amerikan, si dhe bashkëpronar i qendrës së njohur tregtare Macy’s në Nju Jork.

isidor ida
Isidor Straus dhe gruaja e tij Ida

Gjatë natës së fundosjes, besohet se bashkëshortja e tij besnike, Ida, refuzoi të hipte në një varkë shpëtimi, duke thënë se nuk donte të linte burrin e saj dhe se do të preferonte të vdiste pranë tij. Trupi i saj nuk u gjet kurrë.

Në të njëjtin ankand u shit edhe një letër e shkruar nga Ida Straus në letrën zyrtare të Titanikut dhe e postuar gjatë udhëtimit, e cila arriti çmimin 100,000 paund.

Një listë pasagjerësh të Titanikut u ble për 104,000 paund, ndërsa një medalje ari e dhënë ekuipazhit të anijes shpëtuese RMS Carpathia nga të mbijetuarit u shit për 86,000 paund.

Në total, ankandi i objekteve të lidhura me Titanikun arriti vlerën e 3 milionë paundëve. Panorama

Arti që vodhi Rusia nga Hersoni, sipas Ukrainës

 

Kievi e ka publikuar një listë me qindra vepra arti që beson se janë vjedhur teksa forcat ruse janë tërhequr nga Hersoni, qytet në jug të Ukrainës, tre vjet më parë. (Përgatiti: Krenare Cubolli)


FOTOT- Berisha i vendos Ramës te karrigia bosh posterin e “Lubi Ballukut”

Ndërsa seanca plenare kaloi me votimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit që u miratua me shumicën e votave të mazhorancës dhe që lidhej me projektbuxhetin dhe projektprogramin, kreu i PD-së, Sali Berisha kërkoi dy minuta fjalë për shpjegim vote sipas rregullores.


Ai ndërsa doli në foltore, mori në dorë një poster me zv/kryeministren Belinda Balluku, që lidhet me skandalin e fundit të aferës së tenderit të Llogarasë, për të cilën ajo është marrë e pandehur nga SPAK.

berisha pankarta

Përveç fotos së zv/kryeministres aty kishte edhe detaje nga dosja hetimore, për vjedhjen korruptive të tenderit dhe mesazhet e rrjedhura nga dosja në media.

balluku rama

Berisha u përpoq ta mbështeste diku posterin, ndërsa Peleshi i kërkonte të mbante fjalën me minutazh, duke matur kohën.

balluku2

Pranë i qëndronte edhe një punonjës Garde që largoi posterin pasi Berisha u kthye në foltore për fjalën.

balluku

Në posterat e printuar ndodhej zv/kryeministrja Balluku me kryeministrin Edi rama në një takim me kompaninë turke që fitoi tenderin si dhe dokumentet tenderuese të firmosura prej tyre, që janë pjesë e dosjes. GSH

Arkivi i Voal.ch: FOTOGALERI KUSHTUAR HILLARY E BILL CLINTON

FOTOGALERI KUSHTUAR HILLARY E BILL CLINTON














www.voal-online.ch

Arkivi i VOAL, 2013- Fotogaleri: Taksisti që fotografon puthjet e Nju Jorkut

 

Voal-online – Matt Weber ishte një prej shumë teksistëve të Mollës së Madhe. Në bortin e cab ai vërente njerëzit që kalonin prapa dritareve të vogla duke mbledhur çaste kaluese të jetës. Kështu i ka lindur dëshira të tregojë New Yorkun e tij, e cila e ka shtyrë Mattin të bëhet fotograf.

Nga viti 1978 deri sot Matt ka dokumentuar ndryshimet e një qyteti në lëvizje të papushuar por edhe shumë të rëndë. Fotot e tij në bardh e zi, botuar nga New York Times e nga gazeta të tjera me emër, përveç se në disa libra, kanë dëshmuar mjerimin dhe dhunën. Pastaj kthesa: Matt ka vendosur t’i tregojë edhe çastet e vogla të lumturisë. Duke i pavdekësuar puthjet e të panjohurve që këmbehen në rrugë. Puthje lamtumire apo përshëndetjeje, për të bërë paqe apo për të shfryrë pasioin. Kush janë këtë çifte? Ku shkojnë? E çfarë provojnë? Askush nuk e di, por sigurisht fotografi kap një çast të rëndësishëm të jetës së tyre, një çast lumturie, një shprese.

Një çift puthet në metropolitanë, pa çarë kokën për vështrimet e të tjerëve

Puthje në Coney Islend Pier

Momente historike: një çift i përqafuar për një puthje mesnate, foto e shkrepur më 1989

Shpërthim pasional para një shtylle telegrafike

Një çift i sapomartuar puthet para restorantit Nathan të Coney Island, Brooklyn

Një çift i përqafuar sodit qiellin


Një puthje para restorantit Sbarro të Times Square

Puthje mëngjesore: një çift ndahet në rrugë para se të marrin drejtim të kundërta për të shkuar në punë

Manhattan – puthje në mes të rrugës

Një çift duke ecur puthet në Times Square

Një kalimtare përjeton e trazuar puthjen e dy të rinjve në rrugë

Një çift përqafohet në shikimin e raperit Ludacris nga vitrina e një dyqani


Met Kiss: një break në shkallët e Metropolitan Museum of Art

Puthja e parë e vitit të ri, në mesnatë në rrugë

Obama Victory Kiss; festohet në rrugë zgjedhja e presidentit më 2008

Prap në metropolitanë, 2004

Puthje metropolitane

Një çift çakërqejf duke pritur trenin


Një tjetër çift në trotuarin e pistë


Puthje në shkallën e lëvizshme




FOTOT- Uri, shkatërrim dhe gërmadha! Si u transformua Gaza nga dy vite luftë

Mbrëmë presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Hamasit dhe Izrael, që pritet t’i japë fund luftës që po vijon prej dy vitesh.

Në pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare, shihet shkatërrimi që 2 vite luftë i kanë bërë Gazës, duke e kthyer në një gërmadhë të vërtetë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

Kjo foto historike është shkrepur më 27 shtator 1984- Nga Klodi Stralla

Kjo foto historike është shkrepur më 27 shtator 1984, me rastin e kremtimit të 30 vjetorit të Maturës 1954. Jemi përpara hyrjes kryesore të godinës të gjimanazit “Raqi Qirinxhi” të asaj kohe dhe paraqet mësues e ish nxënës të atyre viteve.
Shquaj mes tyre N/drejtorin e shkollës Niko Bello (mësuesin e gjeografisë dhe frëngjishtes), Ligor Serafimi (mësuesin e biologjisë). Tasi Gusho (mësues i historisë) dhe disa të tjerë që unë nuk i njoh.
Po ashtu ish nxënesit, që më vonë u bënë kuadro specialistë në fusha të ndryshme, si Llazar Ekonomi (mësues matematike), Ilia Jorgji (mësues fiskulture), Viktor Gjika (regjizor i njohur filmi), Teodor Laço (shkrimtar dhe politikan), Dhimitraq Kaçadani (mësues matematike), Jani Vasili (jurist)… etj.
Jeni të ftuar, secili prej jush miqte e mi të fb-ut, ta plotësni këtë foto edhe me emrat e tjerë, që unë nuk arrij dot t’i identifikoj sepse nuk janë të brezit tim. Aty mund të jenë shumë prej prindërve apo njerëzve tuaj të afërt.
PS. Çdo qytet duhet te kete “Kujtesen” e vet, ne te gjitha fushat e aktivitetit nder vite. Tradita eshte baza mbi te cilen ecen perpara cdo komunitet. Kjo mbetet detyre e korcareve, brenda dhe jashte qytetit, te kontribuojne me foto, vidio, piktura etj per pasurimin e kesaj kujtese kolektive.

Foto histori: Nga e djathta: Rrok Mirdita, Sejdi Bitiçi, Dr. Ibrahim Rugova, Tonin Mirakaj dhe Dr. Engjëll Sedaj

Foto e publikuar nga Micky Haxhiislami

Nga e djathta: Rrok Mirdita, Sejdi Bitiçi, Dr. Ibrahim Rugova, Tonin Mirakaj dhe Dr. Engjëll Sedaj, gjatë ditëve të Seminarit të organizuar me rastin e 300-vjetorit të Pjetër Bogdanit, ku Dr. Rugova dhe Dr. Sedaj morën pjesë si ligjërues. Nju Jork, ShBA, tetor 1989.
●●●
From right: Rrok Mirdita, Sejdi Bitiçi, Dr. Ibrahim Rugova, Tonin Mirakaj, and Dr. Engjëll Sedaj, during the Seminar organized on the occasion of the 300th anniversary of Pjetër Bogdani, where Dr. Rugova and Dr. Sedaj participated as lecturers. New York, USA, October 1989.
Follow us on Instagram @albanianvintagephotography

Send this to a friend