VOAL

VOAL

Besim Ndrecaj burrë i heshtjes së fjalëve por hero i jehonës së zërit të krismave të pushkës – Nga Nue Oroshi

May 4, 2022
blank

Komentet

blank

FOTO-LAJM/ Nis mobilizimi i shqiptarëve të Greqisë për protestën e 7 korrikut

Shqiptarët e Greqisë do t’i bashkohen protestës së 7 korrikut në Tiranë, para Kryeministrisë. 

Sekretari i PD për Emigracionin dhe Diasporën, Indrit Hoxha, ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook, foto nga takimi me demokratët në Kiato të Greqisë, ku sipas tij, nga 7 mijë banorë, 2 mijë janë shqiptarë.

Takimet do të vijojnë edhe në degën e PD në Athinë, ditën e mërkurë.

Indrit Hoxha shkruan se qëllimi i takimeve me demokratët shqiptarë në Greqi, është riorganizimi dhe mbështetja e protestës së 7 korrikut.

  • blank

Postimi
Me demokratet ne Kiato te Greqise nje vend qe ka rreth 7000 banore nga te cilet 2000 jane shqiptare.
Riorganizimi i Partise Demokratike ne diaspore, mbeshtetje per protesten e dates 7 korrik ne Tirane.
Falenderime per Kryetarin Bashkise Spyridon Stamatopoulos, I cili na vendosi ne dispozicion ambietet e bashkise per takimin e PD.
Neser jemi me degen e PD Athine dhe mbas takimit drejt Tiranes sebashku me nje pjese te demokrateve per te protestuar ne shesh.

Image

blank

SIPËRMARRËS TË BASHKUAR -Në prezantimin e shoqatës “Korabi”, në Bolonja, Itali- Nga Ndue Lazri

 

Mbrëmja bie e butë mbi Bolonjë. Dritat e ngrohta që ndriçojnë sheshin e bukur “Santo Stefano” evidentojnë më së miri bukurinë e pallateve me portikë dhe sidomos të Kishës së Shën Stefanit (ku janë shtatë kisha sëbashku) dhe të pallatit “Isolani”, një nga bukuritë e veçanta të Bolonjës. Ky pallat i ndërtuar gati 600 vjet më parë, është edhe sot e kësaj dite pronë e familjes Isolani. I zbukuruar me afreske dhe me piktura, ku spikasin portretet e anëtarëve të familjes dhe të familjes së mbretit të Napolit, Gioacchino Murat, me të cilin kishin lidhur miqësi që nga viti 1800, ky pallat ka një sërë sallash që tani përdoren edhe për evente të ndryshme.

Pikërisht 3 salla të këtij pallati kishte zgjedhur këshilli drejtues i shoqatës së re “Korabi” për të bërë prezantimin e kësaj shoqate, që përmbledh në gjirin e saj sipòrmarròs shqiptarë në Emilia Romagna e në pjesë të tjera të Italisë, si dhe arbëreshë, të cilët kanë ardhur e janë të pranishëm. Jemi të ftuar bashkë me sipërmarrësin e suksesshëm shqiptar në Trentino, anëtar i këshillit komunal të qytetit Rovereto, Fation Mulliçi. Bashkë edhe me dy djemtë e gjallë, plot energji rinore dhe interes për t’u njohur me Bolonjën dhe eventin në fjalë, Ergys Blaka e Arjan Shahini, i afrohemi hyrjes së zbukuruar, ku kanë filluar të mblidhen shumë njerëz. I pari që takojmë është presidenti i shoqatës së re, Astrit Poti, i buzëqeshur në pritjen e mysafirëve, por edhe i emocionuar e i impenjuar për mbarëvajtjen e eventit. Dhe një befasi e bukur për mua, gjej aty miken dhe kolegen time të punës së përbashkët për 4 vjet në drejtimin e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Itali, FNAI, avokaten e mirënjohur Ilda Pinari. Ashtu, e qeshur si gjithnjë dhe e ëmbël në komunikim, duket sikur vitet i kalojnë tangent, pa e prekur. Kujtojmë ato vite kur bashkë me Ildën e drejtues të tjerë të Federatës si Hamit Çorogjafi e Klodian Cami bënim me mijëra kilometra rrugë nëpër Itali për të shkuar në veprimtaritë e 27 shoqatave shqiptare që përmblidhte atëherë në gjirin e vet federata FNAI.

Aty brenda takojmë edhe miq të tjerë si Zamira e Aleks Prendi, gazetaren Albana Temali, ish kampionen e rekordmenen e atletikës së lehtë shqiptare, Klodeta Gjini, anëtarë të këshillit drejtues të shoqatës, si djaloshi aq i sjellshëm shkodran, sipërmarrës i suksesshëm, Ervin Podgorica dhe arbëreshin aq aktiv Luigi Laffusa, që janë gjithnjë në lëvizje e në pritjen e njerëzve. Ndër të parët janë edhe e palodhura Luljeta Çobanaj, që ka ardhur bashkë me konsullen Belinda Shtylla nga konsullata shqiptare ne Milano. Luljeta dhe anëtarë të tjerë të kësaj konsullate gjenden gjithnjë pranë komunitetit shqiptar, kudo që shoqatat organizojnë aktivitete të ndryshme. Vetëm tre ditë më parë Luljeta kishte qenë edhe në Brescia, në një aktivitet të shoqatës së shkrimtarëve e artistëve shqiptarë në Itali.

Me korektësinë e saj të jashtëzakonshme, siç është tipike për njerëzit e jashtëzakonshëm, ka ardhur para të tjerësh edhe Profesoresha e Universitetit të Venezias, Luçia Nadin, të cilën pata kënaqësinë ta ftoj personalisht në emër të shoqatës “Korabi”. Ajo është jo vetëm një personalitet i shkencës dhe kulturës italiane, por edhe një mike e madhe e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar. Është domethënës një fakt: Kur ishte akoma një kërkuese e re shkencore, universiteti i Venezias i ofroi mundësinë të zgjidhte për të vazhduar punën e saj kërkimore ose pranë Universitetit të Moskës, ose pranë Universitetit të Tiranës. Dhe Luçia zgjodhi Tiranën. Erdhi në vitet e vështira ’90 në kryeqytetin shqiptar dhe që atëhere ka shkruar një numër të madh artikujsh e librash kushtuar kulturës, historisë, traditave shqiptare. Kur e kam njohur në Tiranë më pat dhuruar librin e saj ku flitet për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Venezias.Ka shkruar edhe plot libra të tjerë si ai për statutet e Shkodrës, një biografi e rigjetur e Skënderbeut, Emigrimi dhe integrimi për rastin e shqiptarëve në Venezia në periudhën 1279-1552 etj. E nderuar me titullin qytetare nderi e Shkodrës, me medaljen Gjergj Kastrioti-Skënderbeg dhe me një sërë vlerësimesh nga akademia e shkencave e institucione te tjera, ajo mbetet një figurë e dashur për shqiptarët. Nuk do ta ekzagjeroja po ta vendosja emrin e saj përkrah një gruaje tjetër të madhe, që ka shkruar shumë për Shqipërinë dhe Ballkanin, studiueses angleze Edith Durham.

I pranishëm edhe ambasadori i Republikës së San Marinos në Republikën e Shqipërisë, Giuseppe Maria della Balda.

Përveç sallës qendrore, aktivistët e shoqatës e të ftuarit e tjerë kanë zënë vend edhe në dy salla të tjera, të lidhura midis tyre me ekranë të mëdhenj, nga të cilët ndjekin zhvillimin e eventit.

Pas përshëndetjes së mirëseardhjes, e merr fjalën zëvendëskryetarja e bashkisë së Bolonjës Emily Clancy. Pastaj ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, përgëzon këshillin drejtues të shoqatës për këtë iniciativë të bukur e me perspektivë për të mbledhur sëbashku sa më shumë sipërmarrës shqiptarë e arbëreshë në Itali. Profesoresha Lucia Nadin foli për marrëdhëniet që nga mesjeta e deri më sot midis Shqipërisë e Italisë, në fusha të ndryshme të bashkëpunimit e shkëmbimit.

Me shumë interes fjala e një eksponenti të rëndësishëm të botës e kulturës arbëreshe, Pietro Lanza, e cila u shoqërua edhe me foto e filmime dhe me pjesë folklorike arbëreshe nga grupi i ardhur posaçërisht për këtë eveniment.

Folën edhe sëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku e ish governatori i Bankës Shqiptare, Adrian Fullani.

Profesor Franco Focareta, docent i së drejtës në Universitetin e Bolonjës dhe një ndër themeluesit e shoqatës “Korabi”, bëri një ekspozim më të detajuar të kësaj shoqate, të programit dhe planeve te saj për të ardhmen.

Krijimi i shoqatës “Korabi” ka një rëndësi të veçantë. Sot në Itali ka rreth 47 mijë ndërmarrje të vogla e të mesme që janë ngritur nga sipërmarrës shqiptarë. Ata zënë vendin e katërt pas sipërmarrësve kinezë, rumunë dhe atyre nga Maroku. Por sipërmarrësit shqiptarë zënë vendin e parë në një tregues shumë të rëndësishëm, në sasinë e taksave dhe kontributeve që i paguajnë shtetit italian. Kjo na bën nder dhe tregon se sipërmarrësit tanë punojnë me seriozitet e dinjitet, respektojnë ligjet italiane dhe rregullat e punës. E këto janë vlera me të cilat komuniteti shqiptar integrohet çdo ditë e më tepër në jetën ekonomike, kulturore e shoqërore italiane. Ndaj edhe shoqatat e sipërmarrësve bëhen një faktor i rëndësishëm për evidentimin dhe çuarjen përpara të këtyre vlerave.

Presidenti i shoqatës, Astrit Poti, pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre, dha edhe lajmin e parë të gëzueshëm. Shoqata “Korabi” i dhuron 10 mijë euro shoqatës “AGEOP”, e cila ka ndihmuar në kurimin e fëmijëve shqiptarë që nuk kanë patur mundësi të kurohen në Shqipëri e Kosovë, por janë sjellë nga kjo shoqatë e janë kuruar pranë spitalit “Sant Orsola” në Bolonjë.

Gjatë mbrëmjes u dhanë edhe pjesë artistike. Këndoi sopranoja shqiptare Sonila Kaceli, e cila jeton e punon në Bolonja, i mirënjohuri Çun Lajçi, që kishte ardhur nga Gjermania e kishte sjellë edhe dy nga librat e tij të fundit, grupi arbëresh, etj.

Në fund të pranishmit patën mundësinë të komunikojnë e të njihen më mirë me njëri-tjetrin në bufenë e organizuar në kopshtin e brendshëm të pallatit.

Kur dalim nga aktiviteti, është duke u afruar mesnata. Sheshi i bukur “Santo Stefano” është në kulmin e gjallësirë së tij. Lokalet përreth sheshit i kanë shtruar tavolinat jashtë, ku njerëzit sfidojnë vapën e madhe bolonjeze me ndonjë birrë apo pije të ftohta, me akullore etj. Sipërmarrësit shqiptarë shpërndahen, me vetëdijen se nesër i pret një ditë e ngjeshur pune dhe angazhim më i madh për të realizuar objektivat që i vunë vetes me krijimin e shoqatës “Korabi”.

 

blank

blank

blank blank blank blank blank blank blank blank blank

Ndue Lazri

blank

Doli nga shtypi libri i titulluar “FLAKË” i autorit Adnan Jetullahi – Nga Hysen Ibrahimi

Doli nga shtypi libri i titulluar “FLAKË”, (Përmbledhje me poezi) i autorit Adnan Jetullahi.
Botues: Shoqat e Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptare “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Nga redaktori i librit, Hysen Ibrahimi
Mitrovicë, 29.06.2022

POETI ADNAN JETULLAHI, NËPËRMJET POEZISË, SHFAQ FIGURËN E DR. IBRAHIM RUGOVËS SI NJËRA NDËR FIGURAT MË TË NDRITURA TË KOMBIT SHQIPTAR

Në librin e titulluar “FLAKË”, (Përmbledhje me poezi) e autorit Adnan Jetullahi (libri i parë i tij), shihet realiteti specifik që është shkruar në një shkallë të lartë ndikimi. Sigurisht se autori, duke e ditur se poezia është arti më identifikues për jetën e njeriut si bazë e poetikës e shumë poetëve botërorë, ai merr guximin për të shkruar dhe shprehur ndjenjën e tij. Shumë poetë, në këtë rast edhe poetit Jetullahi, së pari është dashur t’i ndodhë diç në jetë, që pastaj ai të merret me poezinë më seriozisht, si mënyrë për ta larguar dëshpërimin. Një gjë e tillë i ndodhi edhe poetit Adnan Jetullahi.
Ka mundësi që lëvizjet e jetës së tij të jenë ndikuese për të shpërthyer me poezi. Po ashtu, këtu shohim se autori Jetullahi poezinë e tij e shkruan sikur bën krahasime parimore përkitazi me mendime nga njerëzit që e rrethojnë, sipas të cilit koncept, poezia e tij mendon se duhet të jetë gjithmonë e lidhur ngushtë me jetën dhe në shërbim për njeriun.
Që në fillim të librit, pas realizimit të planit poetik, autori fillon me poezi që shfaqin dëshira me mundësi për t’u bërë pjesë e pandarë e jetës së tij si një mërgimtar.
Duke e pasur parasysh jetën e një njeriu, të jetuarit jashtë vendit, sikurse autori në këtë rast, lexuesi do të hasë në poezinë e tij vargun poetik me tendenca mishërimi, që lidhen me jetën, për jetën dhe funksionimin e saj.
Kur poezia pushton shpirtin e lexuesit, atëherë ia vlen që të lexohet e studiohet dhe të kërkohet edhe më shumë nga autori, si në rastin e poetit Adnan Jetullahi, për të krijuar poezi me vlera të duhura edhe më tutje, sikur në këtë libër për të cilin po flasim e që kemi krijuar bindje të thellë, se ai duhet të vazhdojë të krijojë edhe më tutje e që shkon në interes të poezisë dhe historiografisë letrare poetike shqiptare.

Që në strofën e parë, me shumë të drejtë, poeti Adnan Jetullahi shfaq figurën e Dr. Ibrahim Rugovës si njëra ndër figurat më të ndritura të kombit SHQIPTAR. Ai këtë poezi e ka titulluar:
“I PAVDEKSHMI IBRAHIM RUGOVA”:

Në bjeshkë të Rugovës ai u rrit
Që t’i sjellë Kosovës dritë
Koka e tij ishte plot mend
Arma e tij ishte një pendë

Çfarë premtoi e realizoi
Me gjithë botën na miqësoi
Me Evropë e Amerikë
Ai i solli Kosovës dritë

Lavdi i qoftë Ibrahim Rugovës
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës
Me ty krenohemi i vogël e i madh
Gjersa të ketë mbi tokë shqiptarë.

Poeti në këtë rast nxjerr vargun artistik real, kur përshkruan figurën e madhe të Dr. Ibrahim Rugovës, duke e plotësuar me të drejtë kuptimin e fatit të jetës së Rugovës, e lidhur ngushtë me fatet e Kosovës, gjatë jetës së tij të mundishmshme e që ka qenë i detyruar ta mbrojë atdheun e tij.
Ndërkaq, poeti Adnan Jetullahi, më në fund ka vendosur të shkruajë poezi duke i botuar ato në një përmbledhje poetike, duke përdorur shprehje shpjeguese e plotësuese për vargun dhe në shumicën e rasteve nuk “blindohet” për ta kuptuar idenë e tij, që do ta shprehë nëpërmjet vargut poetik. Në vazhdim shohim poezinë e titulluar “PËR TY”:

Edhe pse s’të shoh
Edhe pse të njoh 
Edhe pse këtu s’je 
Dy fjalë të t’i them
Ndoshta në këtë botë
Gjithçka mund të ndryshojë.

Evokon pamundësinë e të takuarit, gjithsesi njohjen e padiskutueshme, por edhe mundësinë e ndryshimit, që zgjon shpirtin e poetit, duke e mobilizuar nëpërmjet vargut në poezi, megjithëse me shpresë të humbur.

blank
Në raste të tilla, poeti Adnan Jetullahi, gjatë formimit të vargut artistik në formën më të mirë përshrkuese, vetëm sa e ngre lart poezinë e tij.
Me rëndësi janë edhe vargjet e poetit, që evokojnë jetën me përballje të papritura, të cilat më pas krijojnë vuajtje dhe brenga në vendin ku ai jeton. Ja si shkruan poeti në poezinë e tij të titulluar “KUSH NA NDAU”:

Shumë vështirë që s’të kam pranë 
Shumë vështirë që me ty s’jam 
Shumë vëshitirë që përgjigje s’kam 
Po pikë në zemër më ke lënë.

Përveç këtyre vargjeve, në këtë poezi hasim edhe vargje të tjera, saqë në strofën e fundit poeti shkon deri te mallkimi i të gjithë atyre që pengojnë, që i ndau, që nuk i lanë të bashkuar.
Një paraqitje e tillë e poetit me poezi vërtet mbresëlënëse, poeti mallëngjehet shumë lehtë edhe nga valët e detit, me një pasion të ndjenjës, duke u zhytur në meditime të skajshme. Ja si shkruan në poezinë e tij “BUZË DETIT”:

Duke shikuar qiellin e hapur
Më duket se figurat e reve në qiell
Sjellin fytyrën tënde
E dallgët e detit 
Ma sjellin aromën që dikur e kam ndier.

Kërkon mishërim në shpirtin e tij, që e përcjell kudo që ai shkon. Mirëpo, në pikëpamje me estetikën e figurës së imagjinuar, poeti Jetullahi, për mrekulli paraqet shikimin në qiell dhe sjelljen e aromës së saj nga deti, me elemente të vargjeve funskionale. Këto poezi të dashurisë, që ngërthejnë në vete kujtimin e një ndjenje shpirtërore, me vete bartin metaforë që implikon figurën dhe aromën nga qielli dhe deti. Në këtë rast shtohet efekti i të krijuarit poezi dhe po ashtu lindin ide të reja metaforike të kësaj vjershe dhe vjershave të tjera në këtë libër.

blank

Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren dhe zgjedhja e institucioneve komunale dhe qendrore të Kosovës në mes të Gjergj Kastriotit dhe Sulltan Mehmet pushtuesit

Nue Oroshi

 

Mijëra  shqiptar anë e kënd trojeve etnike shqiptare dhe nga diaspora e madhe atdhetare më kanë shkruar këto ditë me shqetsimin se çka po ndodh me kërkesën e Muranës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prizren.Meqenëse kanë kaluar një vit e gjysmë dhe ende nuk është marrë një vëndim i prerë nga institucionet e Kosovës ato komunale si dhe ato qendrore për lejimin e Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren për opinionin e gjerë shqiptar e bëj një sqarim lidhur me ecurinë e procedurave ligjore se ku kanë shkuar deri më tani çështja e procedurave të këtij projekti.Me sugjerimin e Qendrës Rajonale për Trashegimi Kulturore në Prizren për  ta dorzuar edhe një kërkesë të re Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor këto ditë i përgatita komplet projektin. Këto materiale i kompletova dhe dje përfundimisht i dorzova dosjen e kompletuar. Bëra një takim me drejtorin e kësaj drejtorie z.Pranverim Berisha i cili më priti mirë dhe më premtoj se së shpejti Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor do ta përcjellë projektin e Muranës, tek institucionet përkatëse të nivelit qëndror në mënyrë që të mirret një vendim i prerë rreth këtij projekti gjithëkombtar.Tani është çështje javësh kur do të mirret vendimi.Institucionet e Kosovës në këtë rast janë në mes të dy zjarreve.Të mbesin shqiptar dhe ta ruajnë historinë shqiptare apo të tjetërsohen në turq dhe të kalojnë në mbrojtje të pushtusve osman.Pra, edhe në këtë rast është duke u zhvilluar një luftë e vërtetë diplomatike dhe politike në mes të përkrahësve të Gjergj Kastriotit dhe atyre të Sulltan Mehmetit e Sulltan Muratit.Se cili orientim politik do të ngadhnjej do te shihet shumë shpejt.Por një duhet të dihet se nese mirret një vendim negativ për ndalimin e mosrealizimit te këtij  projekti kombëtar, akterët që marrin këtë vendim nuk munden ta quajnë vehtën shqiptar por janë tjetërsuar komplet në Turq  dhe kanë zgjedhur vijën e tradhtisë kombëtare. Në këtë rast Shoqata “Trojet e Arbrit“ do ta vazhdon luftën në variantin tjetër që do t’iu bëhet me dije qytetarve shqiptar pasiqë të mirret vendimi.Vërtetë është e dhimbshme kur vjen puna deri aty dhe je i detyruar të luftosh natë e ditë për të mbrojtur historinë, traditën  dhe atdhetarizmin shqiptar. E shpesh ankohemi se nuk na pranonë Evropa, po na qorton Amerika dhe harrojmë t’ia bëjmë pyetjën vetvetës  se ka po shkon liburnia e orientimit politik shqiptar.Shqiptarët duhet të deklarohen qartë se a janë me Evropën e Amerikën apo me Turqinë, Serbinë dhe Rusinë.Rrugë të dytë nuk ka.Më befasoi edhe një telefonatë nga një  politikan  i lartë  gjerman që mirrët me çështjen e Kosovës  dhe që ma bëri dje, i cili me pyeti  në mënyrë konkrete se si qëndron puna rreth këtij projekti.Uroj që ky projekt të kryhet me komunikime ndershqiptare dhe mos  të vij puna deri aty sa kjo çështje të internacionalizohet edhe në Berlin, Bruksel, Londër e Washington dhe qendra tjera të mbrojtjes se shqiptarizmës.Si do që të shkoj puna lufta për mbrojtjën e identitetit shqiptar dhe vlerave kastriotase nuk do të ndalet asnjëherë.

blank

blank

Pas vendimit të Kushtetueses- Në Itali regjistrohet fëmija e parë me dy mbiemra, është shqiptar!

Vendimi historik i Gjykatës Kushtetuese Italiane për mbiemrin e dyfishtë është botuar në Fletoren Zyrtare më 1 qershor.

Certifikata e parë e lindjes e regjistruar në regjistrin e Modenës me mbiemër të dyfishtë, bazuar në kuadrin e ri rregullator të përcaktuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është ajo e një fëmije me origjinë kalabreze të lindur më 31 maj.

Prindërit e djalit të lindur më 31 maj vendosën të ruanin mbiemrin e babait, një 21-vjeçar me origjinë shqiptare, ndjekur nga ai i nënës, një nëntëmbëdhjetë vjeçare nga Kalabria.

I porsalinduri do të trashëgojë vendbanimin e nënës në Kalabri. Më pas fëmija do të regjistrohet si banor në komunën kalabreze të vendbanimit të nënës. gsh

blank

NEVER FORGET- MOS HARRO KURRË – Nga MA. AGIM ALIÇKAJ

 

Promovim i librit “Mos Harro” Kurrë në Oslo, Norvegji, me porosi të rëndësishme nga ky tubim madhështor

– Përulemi vetëm përpara luftëtarëve të lirisë.
– Prof Dr. Nusret Pllana, shembull i përkushtimit kombëtar dhe sakrificës, e thotë me modesti se libri i madh për gjenocidin serb nuk është i imi, as libri i xhepit “Never Forget” nuk është i imi dhe i Agimit. Janë të shkruar me gjakun e më shumë se 1400 fëmijëve të masakruar dhe të gjitha viktimave të gjenocidit shekullor serb.
– Krimet e luftës ndaj civilëve nuk mund të harrohen as të falen nga askush. Kriminelët serb duhet të dënohen. Të gjithë armiqët e kombit tonë duhet të luftohen, jo të përkëdhelën.
– Nuk ka më lëshime ndaj fashistëve serb dhe as përulje ndaj përfaqësusesve të padrejtë ndërkombëtarë. Pikë! Ata politikanë që nënshtrohen dhe korruptohen nuk kanë ardhmëri në Kosovë.
– Përkëdhelja e vazhdueshme e shtetit shovenist pro-rus serb nga disa përfaqësues ndërkombëtarë është bërë e turpshme dhe paraqet poshtërim të civilizimit.
– Ata që trumbetojnë se Serbisë duhet t’i bëhen lëshime shtesë dhe t’i falen krimet, janë hajvanët më të mëdhenj të shekullit XXI.
– Shteteve gjenocidale të Rusisë dhe Serbisë u duhen thyer dhëmbët njëherë e përgjithmonë. Nuk ka rrugë tjetër.
– “Ballkani i hapur” është manipulim ballkanik, përpjekje për mashtrim të tjerëve dhe i vetvetes. E ka për qëllim vetëm avancimin dhe imponimin e hegjemonizmit ruso-serb në Evropën Juglindore.
– Bashkëpuntori i Millosheviqit, shovinisti serb Vuçiq mund ta bëjë Kosovën pjesë të Serbisë, siç thotë populli “kur të bëjë shelgu rrush”. Punë e madhe nëse nuk na njeh Serbia, ajo shtet i sëmur nga urrejtja për fqinjët dhe deshira e saj për të dominuar në Ballkan.
– Fondi i sigurisë nuk është fond i një qeverie, është fond i ekzistencës kombëtare shqiptare dhe duhet të përkrahet nga të gjithë shqiptarët, kudo në botë.
– Vlerësim dhe falënderim i përhershëm për ndihmën e NATO-s të udhëhequr nga Amerika për të ndaluar gjenocidin serb. Lidhjet me Amerikën duhet të forcohen dhe shtohen.
– Krenar me vëllazërit e mij Skënderin, Naimin, Esatin dhe Samiun në Oslo, me Bedriun në Kosovë, kunatat me vlera të larta familjare, nipat dhe mbesat me arritjet e tyre në të gjitha fushat. Me përkrahjen e tyre me dekada për aktivitete kombëtare në Amerikë, përmes Ligës Shqiptaro Amerikane të udhëhequr nga ish-kongresmeni Joseph DioGuardi dhe Znj. Shirley Cloyes DioGuardi, posaqërisht të Naimit, i cili ishte anëtarë i Bordit të Ligës nga viti 1990 deri pas çlirimit të Kosovës.
– Bashkatëdhetarët tanë të gatshëm për ta ndihmuar edhe më shumë Kosovën dhe të gjitha Trojet Tona.
– Falënderim nga zemra për organizatorët dhe pjesëmarrësit e shumtë në këtë takim.
Përpjekjet për drejtësi dhe afirmim të kombit të ndritur shqiptar me vlera të larta civilizuese, vazhdojnë pa u ndalur.

blank

blank

blank

blank

Festa e përvitëshme e shkollës shqipe “VATRA” në Bruksel – Nga IBRAHIM DIZDARI

Në përfundim të vitit shkollor 2021 -2022 më 28 maj , në qendren e kulturës “Vatra ” u organizue një aktivitet festiv me nxënësit e mësuesit e shkollës shqipe .
Merrnin pjesë prinderit e nxënesve e të ftuar të tjerë nga komuniteti shqiptar që jeton në Bruksel .
Në hapje të këtij aktiviteti foli drejtoresha e shkolles znj. Vaile Shkodra e më pas i përshendeti të Pranishmit Ibrahim Dizdari .
Nxënësit , nën drejtimin e mësueve të tyre ,kishin përgatitur recitime , këngë e valle popullore nga treva te ndyshme shqiptare .Me mundesite e tyre ata kënaqen pjesëmarresit.Në përfundim të ketij aktiviteti mbresëlënës nxënësit moren dëftesat .
Shkolla shqipe ‘Vatra’ tashmë eshtë zmadhuar e konsoliduar . Në 17 – vite të jetës së saj , falë punës së pa lodhur të drejtuesve Amet gjanaj ( president i saj ), të drejtoreshës Vaile Shkodra dhe të ekipit të mësuesve që kanë dhënë kontributin e tyre , që në hapat e parë e deri tani , kjo shkollë ka marrë emer të mirë , në Bruksel e më gjërë .Në bazë të moshes dhe aftësive gjuhësore të prurjeve sot funksionojnë 5-grupe nxenesish . Sipas nivelit qe ata kane , pervec gjuhes Shqipe nx .mesojne edhe bazat e historise e te gjeografise tone kombetare , kane ne program edhe valle popullore shqiptare .
Shkolla shqipe ‘Vatra ‘ funksionon edhe ne kuader te qendres kulturore ‘Vatra ‘ . Keto dy institucione i gershetojne aktivitet me njera tjetren keshtu qe komuniteti yne angazhohet ne mynyre me te plote , sidomos per aktivitete perkujtimore e festa me karakter kombetar .
Thene shkurt : Qendra dhe shkolla shqipe ‘Vatra ‘ jane dy institucione qe po i sherbejne fort mbajtjes gjalle dhe zhvillimit te gjuhes shqipe e te kultures tone kombetare ,ne zonen ku Ne jetojme por ama ,sic e kemi theksuar edhe heret e tjera ,edhe sot po ju lutem shteteve tona ne shqiperi e kosove qe te investoje pa vonese per gjuhen dhe kulturen tone kombetare , per mergaten e tyre . Nje lutje te tille e kam edhe per komunitetet sipas zonave ku ato jetojne .Ato duhet te bejne maksimumin e mundeshem , sidomos per hapjen e shkollave shqipe sepse gjendja aktuale eshte e pa falshme . Mjafton te permendi vetem Brukselin ,qe ka mbi 20000 shqiptar e ne te’ ka vetem shkollen shqipe ‘vatra .keshtu e me keq eshte gjendje kudo ,per emigrantet tane neper shtete te ndryshme te botes .Ndaj ju lutem mos hezitoni sa seshte teper vone !
blank
blank

Kosova i ka borxh Kryeministrit të Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Kruja

Shoqata Trojet e Arbrit në Prizren më 12 Qershor 2022 mban sesionin e V-të shkencor për Mustafa Merlika Kruja

 

Mustafa Merlika Kruja është njëri ndër personalitetet më të mëdha të kombit shqiptar. Kishte vetëm 25 vjet kur mori pjesë në Pavarësinë e Shqipërisë më, 28 Nëntor 1912 dhe ishte delegati më i ri.Ai gjatë gjithë jetës së ti u shqua jo vetëm në jetën politike por edhe në atë shkencore,kulturore dhe organizative.Mustafa Merlika Kruja njihet si Kryeministri i Shqipërisë Etnike që bashkoi Kosovën, dhe pjesët  e tjera te shqiptarisë me Shqipërinë. Ai së bashku me Kapidan Dr.Mark Gjon Markun dhe profesor Ernest Koliqin e Xhevat Korçën sollën dritën e dijes dhe diturisë në Kosovë duke larguar nxënësit shqiptar nga shkronjatë qirilicë dhe duke i zevënsuar me alfabetin e gjuhës shqipe që solli rrezët e para të diturisë.Kosova i ka borxh moral atdhetarit dhe kryeministrit të parë të Shqipërisë Etnike.Shoqata “Trojet e Arbrit” e ka marrë mision kombëtar që të gjitha figurat tona atdhetare që u nëpërkëmben nga politika pansllaviste në Shqipëri dhe Kosovë ti vendos në dritën e diellit ku me fakte shkencore të ndriçohet historia jonë shqiptare.Kështu më 12 Qershor 2022 në ora 10:30 do ta mbajmë sesionin e veçantë shkencor me temën :”Personaliteti shumëplanesh i Mustafa Merlika Krujes dhe ndihmesa e ti Themelore në jetën Kulturore e politike të kombit shqiptar me rastin e 135-vjetorit të lindjes (1887 – 2022) “.

Ju mirëpret Kryesia e Shoqatës “Trojet e Arbrit”!

blank

SHQIPONJAT GJITHMONË KTHEHEN NË FOLE – Nga Xhafer LECI

Qëndra Kulturore Shqiptare Stuttgart /Albanisches Kulturzentrum Stuttgart

 

 

Hapet dera e Avionit….Ajri gjysmë i ngrohtë i funprillit na prek fytyrat..Jemi në tokën shqiptare…jemi në tokën tonë.

Prej kohësh e kishim menduar dhe ëndërruar këtë udhëtim,por kur realiteti i kalon pritshmëritë e ëndrrës,atëherë s`kemi si të mos themi“S`ka si vendi ynë“.

Kështu nisi ky udhëtim i shumëpritur për Qëndrën Kulturore Shqiptare të Shtutgartit,kështu nisi aventura jonë ndër perlat e Shqipërisë.

Humor,batuta,të qeshura të pafundme,gëzim,e mbi të gjitha,dashuri e pa matë për këtë vend gjeografikisht të vogël,e shpirtërisht më i madh se gjithë bota.

Tirana na priste…Parku i Liqenit Artificjal,tashmë I lulëzuar ishte stacioni ynë I parë.Një kokteil freskie,I ndërthurur me histori (Amfiteatri i Tiranës)e letërsi (monumentet e vëllezërve Frashëri).Gjithcka kalonte pa u ndier nën lupën e aparatit fotografik.

Orët ecin,ecim edhe ne.Drejtohemi për tek sheshi Skënderbej,ku pa asnjë dyshim,veç madhështisë së sheshit,na pret edhe Xhamia e famshme e Et´hem Beut,e cila është e vetmja ndër tetë xhamitë e shekullit të XVIII dhe XIX që ka rezistuar dhe e shohim edhe sot.

Rrugëtimi ynë tashmë na çon drejt qytetit historik të Krujës.Krujës së Gjergj Kastriotit,Krujës heroike.Shumë mund të thuhet për këtë qytet,sepse cdo gur themeli i tij,ka një histori,por për ne,kënaqësia qe e dyfishtë.Përkuam pikërisht me 555 vjetorin e çlirimit për herë të tretë të Krujës si dhe vdekjen e Ballaban Pashës.Rastësia ishte edhe më e bukur kur një grup shqiptarësh Arbëreshë,mbushën rrugët e kalldrëmta të Krujës.Të gjithë për një qëllim,si ata,si ne.Kthimi në foletë tona.

Të panjohur me emra,të njohur me rrënjë.Kënduam të gjithë një zëri,vargjet e këngëve si melhem për shpirtin.

Tashmë Krujën e lëmë pas,na pret Shkodërlocja ,e dashur,e bukur,plot jetë.Natyrisht që të quhet se „ke ken n`Shkodër“,në rradhë të parë duhet të vizitosh Kalanë shekullore të Rozafës.Prej madhështisë e lartësisë së saj,duket sikur lumi poshtë saj e qielli mbi të,bëhen njësh me njëri- tjetrin.Shkodra me lumenj e me liqen,e mbi të gjitha me njerëz të mrekullueshëm,të grish të mos largohesh asnjëhërë prej aty,por ne na presin të tjera qytete……

I jemi drejtuar Mirditës.

Busti i Anton Çettës,heroit të Mirditës patriotike qëndron si mikpritës për të gjithë ata që duan ta vizitojnë këtë qytet.Në pallatin e Kulturës ,ku na priste Drejtori i Pallatit tè Kulturès Rrèshen,Z.Gjergj Marku,mund të gjeje veshje tradicionale të zonës si dhe instrumente të ndryshëm muzikorë.Për të qënë të sinqertë,Vitori,kryetari i qendrës sonë, e shijoi pa masë këtë qytet,ne të tjerët jo më pak,por ai aty gjen rrënjët e tij,krenarinë e tij.

Çdo qytet ka vecantinë e tij,e natyrshëm secili nga ne do të dijë më shumë,por udhëtimi ynë duhet të vazhdojë…..

Jemi në Laç.Kisha e Shën Ndout eshtë emblema e këtij qyteti,dhe natyrisht nuk mund të mos ishte pjesë e udhëtimit tonë,as vizita tek ky vend e as lutja që percillet nëpërmjet ndezjes së një qiriu.

Ditët pasojnë njëra-tjetrën,qytetet gjithashtu.Tashmë para nesh shfaqet Elbasani.Ndalesa e parë në këtë qytet ishte Rozafa Fish City.Vërtetë është një bisnes privat,por ajo që pronari i saj ka realizuar brenda këtij kompleksi është magjike.Z.Gjergj Luca,i biri i aktorit të pa përsëritshëm Ndrek Luca,ka ndërthurur dy botë të ndryshme si në kohë ashtu edhe ne koncept.Një kinema shqiptare,statuja e buste,një bisnes krejtësisht modern.U munduam të shijonim gjithçka nga kjo mrekulli.Një tjetër veçanti që hasëm në Elbasan ishte historia e Priftit ortodoks At Nikolla,i cili prej vitesh luftonte të ndante kishën ortodokse shqiptare nga ajo greke.Një njeri sa i ditur aq edhe patriot i zjarrtë.Nuk di se sa emocione kemi marrë gjatë këtij udhëtimi,di vetëm të them se secili nga ne,do të ruaj në zemrën e tij,një copëz Shqipërie,si djamant i pa përpunuar,plot vlerë.

Tashmè Elbasanin e lèmè pas,e drejtohemi pèr nè Berat.Berati i Uneskos,ai i njè mbi njè dritareve,qè shtrihet qetè faqeve tè kodrave ,ndarè na Osumi si stoli mes tij.Nè kèto qytete antike,ora ka ngrirè.Pamja e tyre duket si njè vegim lashtèsie.U munduam ta shijonim nè maksimum panoramèn dhe kulinarinè e tij.Njè magji mè vete.

Tepelena mbi Vjosë tashmë na pret.Hije rëndi Ali Pashai,i cili me trimërinë e zgjuarsinë e tij arriti të krijonte pothuajse një shtet brenda shtetit në Perandorinë Osmane,dhe i solli dëme të pa llogaritshme Portës së Lartë.Vjosa,për mbrojtjen e të cilës u fol në të gjithë botën,na fal freskinë e madhështinë e saj duke rënë në grackën e aparatit tonë fotografik.

Pranë është Gjirokastra,nuk na u desh te ecnim shumë. Gjirokastra është një qytet i vogël por i këndshëm, përballë janë malet e mbuluara me borë të Çajupit,kurse rrugët karakteristike prej guri të krijojnë idenë se gjëndemi në një qytet mesjetar.Kalaja e Gjirokastrës është shumë e njohur. Në periudhën e Ali Pashë Tepelenës kalaja u rindërtua dhe u zgjerua në madhësinë që është sot.

Emri Argjiro është i lidhur me legjendën e një princeshe që u hodh nga kështjella me fëmijën e vogël për t’u shpëtuar otomanëve.

Destinacioni ynë tashmë është Vlora heroike.Këtu Ismail Bej Vlora shpalli pavarsinë e Shqipërisë me 28.Nëntor 1912.Këtu u mblodhën të gjithë Burrat e ditur e trima nga të gjitha trojet shqiptare,me besa-besë,me ja të vdesim e ja të rrojmë…ËSHT E JONA SHQIPËRIA.Falë këtij akti,Shqipëria shpëtoj nga kthetrat e fqinjëve grabitqar.Sot vlora është një qytet modern bregdetar.Me Lungomaren ajo është një perlë e bregdetit shqiptar. Falë pozicionit strategjik në hyrje të detit Adriatik, Gjiri i Vlorës, i cili është një port natyror, ka qenë një qendër tregtare e lakmuar nga shumë popuj.Ne shijuam çdo dallgë deti e çdo gurë bregu.

Pas një nate të këndshme në Vlorë vazhdojmë udhëtimin tonë drejt Apollonisë antike. Ky Antikitet zë një sipërfaqe prej 99 hektarësh. Në hyrje ndodhet një muze i pasur me shumë figura antike që tregojnë origjinën pellazgo-ilire të shqiptarëve. Grupi është i mahnitur me pasurinë arkeologjike të Apollonisë.

Tashmë fjalët i kanë lënë vendin ndjesive.Apollonia duket si një Olimp magjepsës që flet shqip.

Me këtë shije historike të pa përsëritshme,ditëve tona në Shqipëri u erdhi fundi.Mbrëmjen përmbyllëse e kaluam në Tiranën plot gjallëri e plot vende të ndryshme për të provuar e shijuar.

Në çdo qytet u munduam të provonim pjatat karakteristike të zonave ku ndodheshim,sepse në fund të fundit,edhe kulinaria është vlerë e pallogaritshme e një vendi.E po kështu bëmë edhe në Tiranë.

Është herët,mëngjes…

Po largohemi Shqipëri,me copëzat e tua me vete…..me krenarinë tonë që jemi shqiptarë,me gjithë mbresat e pa shlyeshme që na le….me urimin”Mirupafshim së shpejti”,por edhe me një lot të fshehtë që pështjell mallin tonë të pafundëm….

E megjithatë kurrë mos e harroni se”Shqiponjat kthehen sërisht në fole.

Xhafer LECI,pak fjalë për: Qendra Kulturore Shqiptare Stuttgart
Në cilësinë e Kryetar nderi të Shoqatës Kulturore Shqiptare,“Kadri  Zeka“me seli në Nürtingen të Gjermanisë, jam njëri nga aktivistët e shumtë,  të terenit dhe veprimit,pjesëmarrës me ftesë, në organizimet e shumta, të fushave të ndryshme…, nga kjo Qendër
Përherë jam përshëndetur nga organizatorët, e nganjëherë  edhe jam ftuar në foltore, nga Kryetari i sukseshëm i kësaj Qendre, z.Vitor Spaqi, gjegjësisht nga moderatoret, të flasë para pjesëmarrësve.
Përherë sallat e mëdha dhe moderne, kanë qenë të stërmbushura,me mosha të ndryshme dhe,personalitete të njohura  shqiptare e gjermane.
    Kam bërë dy shkrime në lidhje me aktivitet e kësaj Qëndre.
 Për më shumë,po sjell një link:

 

http://www.zemrashqiptare.net/news/30514/xhafer-leci-100-vjetori-ne-stuttgart.html?skeyword=xhafer%20leci

Wendlingen,14.05.2022

blank

Shoqata” Trojet e Arbrit” organizon sesion shkencor madhështor për Monsinior dr.Zef Oroshin më, 13 qershor 2022 në Lezhë

 

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë ” Trojet e Arbrit ” njofton opinionin e gjerë shqiptarë  që të marrin pjesë në sesionin e VI-të, të veçantë  shkencor që do të mbahët në Hotel ” Liss” në Lezhë më, 13.06.2022  në ora:10:30 me temën: Veprimtaria shkencore , fetare dhe luftarake e monsinior dr.Zef Oroshit .

Për herë të parë studiuesit dhe studiueset me fakte shkencore do ta ndriçojnë veprimtarinë shkencore,atdhetare, fetare dhe luftarake të Monsinior dr.Zef Oroshit. Të gjithë ata që deshirojnë të paraqitën me një temë ju njoftojmë se afati i fundit është1 qershor 2022. Një rëndesi të veçantë do t´iu jipet edhe përndjekjeve, vrasjeve dhe burgimeve që janë kryer nga komunistët në vëllezërit dhe familjën e ngushtë të monsinior dr.Zef Oroshit.Po ashtu do të flitet edhe për librat të cilat janë botuar nga studiuesi Tomë Mrijaj njohësi më i mirë i jetës dhe veprës së Monsinior dr.Zef  Oroshit     .

Ju mirëpret kryesia e Shoqatës se Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” Prishtinë – Tiranë -Shkup – Prizren – Kiel – New York

 

blank

Si u gjendën shqiptarët e Ukrainës pas shpërthimit të luftës?

Nelli Syupyur, shqiptare nga Ukraina (djathtas) pak pasi ka arritur nga Ukraina në Gjermani me djalin e saj. Vjollca (në mes) shqiptare nga Gjermania i ka ndihmuar të sistemohet.

Krenare Cubolli

“Çfarëdo që të ndodhë në Ukrainë, unë do të jem këtu”, thotë Aleksandr Dermentli, një shqiptar nga fshati Karakurt i Ukrainës.

Fshati i tij ndodhet në jugperëndim të Odesës, rajon i cili, në javët e fundit, disa herë ka qenë shënjestër e sulmeve të ushtrisë ruse.

Dermentli, 55-vjeçar, thotë se ka disa shqiptarë që luftojnë në krah të forcave ukrainase, por nuk jep më shumë detaje për ta.

Aleksandr Dermentli. Fotografi nga arkivi.

Aleksandr Dermentli. Fotografi nga arkivi.

Ukraina ndodhet nën pushtimin rus qysh më 24 shkurt. Mijëra njerëz atje janë vrarë, miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë.

Dermentli, i cili udhëheq Shoqatën “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”, thotë se në këtë vend jetojnë rreth 5,000 shqiptarë – të përqendruar kryesisht në rajonin e Odesës dhe të Zaporizhjas.

Në Karakurt, ai thotë se situata është ende e qetë dhe se bombardimet dëgjohen vetëm natën.

Ai tregon se fshati është mbushur me shqiptarë të tjerë që janë zhvendosur nga zona e Kievit dhe e Odesës.

Ai thotë se disa grave dhe fëmijëve u ka ndihmuar të ikin jashtë kufijve.

“Një familje nga qyteti Irpin ka ikur në Shqipëri dhe ka shumë familje [me prejardhje shqiptare] që kanë ikur në Gjermani; në Poloni ka shumë; në Zvicër ka pak”, tregon Dermentli për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se është në kontakt me disa shqiptarë në Zaporizhja – një zonë më e prekur nga luftimet – për të konfirmuar se kanë furnizime të mjaftueshme me ushqime dhe ilaçe.

Disa organizata humanitare, përfshirë Kryqin e Kuq Ndërkombëtar, janë të pranishme në Ukrainë, por qasja e tyre shpesh është e limituar, për shkak të luftimeve.

E vetme me djalin në Gjermani

Bashkëvendësja e Dermentlit, Nelli Syupyur, është zhvendosur me djalin e saj tre vjeç në qytetin Gisen të Gjermanisë.

Bashkëshorti i 43-vjeçares me prejardhje shqiptare ka mbetur në Ukrainë, për shkak të ligjit të luftës, i cili nuk i lejon burrat e aftë për luftime, të ikin jashtë vendit.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Nelli thotë se pak ditë pasi ka nisur lufta, ajo është larguar nga Odesa bashkë me fëmijën e saj; kanë arritur me tren në qytetin Lviv dhe, prej aty, kanë ecur më shumë se 30 kilometra në këmbë, për të kaluar kufirin me Poloninë, bashkë me të zhvendosur të tjerë.

Nelli Syupyur duke ecur me djalin e saj drejt kufirit të Ukrainës me Poloninë.

Nelli Syupyur duke ecur me djalin e saj drejt kufirit të Ukrainës me Poloninë.

Atje thotë se e kanë ndihmuar disa shqiptarë nga Gjermania, duke e shoqëruar për në këtë shtet.

Pasi të përfundojë lufta, Nelli thotë se dëshiron të jetojë në Shqipëri.

“Kishim plan me burrin të shkonim në Shqipëri dhe Kosovë, sepse djali im ka lindur në Tiranë. Dëshiroj që ai ta dijë gjuhën letrare [shqipe] dhe të shohë tokën ku ka lindur”, thotë Nelli.

Për shkak të situatës në Ukrainë, ajo thotë se rrallë arrin të kontaktojë me bashkëshortin.

“Burri mendon për neve, më thotë puthe djalin, më do edhe mua, flasim pak”, tregon ajo shkurtimisht.

Nelli, me profesion koreografe, thotë se ka jetuar midis zonave të Kievit dhe Odesës – aty ku i ka pasur studiot e vallëzimit.

Nelli tregon se autoritetet gjermane e kanë financuar, i kanë dhënë një apartament dhe se tani pret të nisë kursin e gjuhës vendase.

Nelli Syupyur me djalin e saj. Fotografi nga arkivi.

Nelli Syupyur me djalin e saj. Fotografi nga arkivi.

Nga Kievi në Ivano-Frankvisk

Maxim Kirchev, 39-vjeçar, po ashtu me prejardhje shqiptare, është larguar nga Kievi në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ai thotë se bashkë me gruan e tij, Ludmillën, dhe dy fëmijët e tij – katër dhe gjashtë vjeç – janë larguar nga kryeqyteti ukrainas pak pas sirenave të para për sulme.

“Kam qenë i përgatitur me familjen time, sepse ka qenë presion i madh dhe ne kemi fëmijë… Unë e kam parashikuar një sulm të tillë, jo vetëm me trupa, por edhe me sulme ajrore. Prandaj, qëkur kanë nisur sulmet e para, ne kemi tentuar të largohemi nga Kievi, para se të bllokoheshin rrugët”, rrëfen Maximi.

Maxim Kirchev me motrën e tij, Nina Kirchev. Fotografi nga arkivi.

Maxim Kirchev me motrën e tij, Nina Kirchev. Fotografi nga arkivi.

Ai dhe familja e tij janë duke jetuar tani në Ivano-Franvisk, një qytet në perëndim të Ukrainës, prej nga është edhe gruaja e tij.

Maximi thotë se ka nisur të punojë në një kompani për telekomunikime dhe se, tash për tash, nuk planifikon të kthehet në Kiev.

“Kishim plane për hapjen e shkollës shqipe”

Të parët e shqiptarëve të Ukrainës sot besohet se kanë arritur atje rreth 200 vjet më parë, për t’iu ikur atëbotë luftërave të Perandorisë Osmane në zonën e Ballkanit.

Shumë prej tyre besohet se kanë ruajtur gjuhën dhe traditën.

Dermentli thotë se komuniteti shqiptar, para fillimit të luftës, po planifikonte hapjen e një shkolle në gjuhën shqipe në fshatin Karakurt. Aktualisht, nxënësit atje, por edhe në zona të tjera me shqiptarë, mësojnë vetëm një orë në shqip gjatë javës.

Dermentli dëshiron që gjuha shqipe të mësohet sa më shumë, andaj thotë se i flet shqip djalit të tij dy vjeç.

Ai thotë se edhe gruaja e tij, Ana, e cila është ukrainase, e mëson vazhdimisht shqipen.

Ai, po ashtu, thotë se dëshiron të vizitojë Shqipërinë sapo të përfundojë lufta.

Por, fundi i luftës nuk duket afër. Pas dështimit për të marrë kontrollin e Kievit dhe për të rrëzuar Qeverinë atje, ushtria ruse ka përqendruar ofensivën në juglindje të Ukrainës. Nga të dyja anët ka luftime të ashpra, ndërkohë që edhe bisedimet për tv gjetur zgjidhje vazhdojnë, por, deri më tash, pa ndonjë rezultat.

Kontribuoi: Doruntina Baliu
blank

Besim Ndrecaj burrë i heshtjes së fjalëve por hero i jehonës së zërit të krismave të pushkës – Nga Nue Oroshi

Në një fshat malor me emrin Maqitevë në kohën kur shqiptarët terrorizoheshin dhe vriteshin me motivin e kërkimit të armëve në vitin 1956 në familjen Ndreca lind një djalë i shëndoshë.Me besimin në atdheun dhe Zotin dhe me tiparët e nderit dhe burrërisë e pagëzojnë me emrin Besim.Besimi që nga rinia e herëshme filloj të tregonte shkathtësinë edhe zgjuarësinë.Udhëtonte me kilometra për tu pasuruar me dijeni.Ai asnjëherë nuk e pranoj robërinë por si heronjët e shqiptarisë qëndroj heroikisht në shumë situata të ndryshme.Qëndroj heroikisht edhe atëherë kur në shërbimin ushtarak nuk pranon të nënçmohet por e plagos rënd oficerin serb në Split të Kroacisë.Ai nuk e pranoj nënshtrimin edhe atëherë kur i dorëzoj dy policë që e ndjekin këmba-këmbës duke i çarmatosur, edhe atëherë kur nuk i la të koritun dasmorët por e nxori flamurin shqiptarë me forcë nga kthetrat e policisë serbe.

Besimi shpeshherë planët i bënte në odën e atdhetarit dhe ish të burgosurit politik Ali Riza Mema, ku se bashku me djalin e ti Rexhë Mema luftëtarin e lirisë së Kosovës ishin si dy krahë te shqiponjës që nuk dorëzoheshin asnjëherë.Për kontributin atdhetar të familjes së Ali Riza Mema do të bëj një shkrim të veçantë.Besimi ishte fjalë pak.Ai asnjëherë nuk lëshohej në diskutime të panevojshme por punonte natë e ditë për lirinë e shqiptarizmën.

 

Kur krimineli Dragan Shoshkiq se bashku me policët e tjerë filloj një terror të fortë policor duke maltretuar shqiptarët nga fshatrat e Komunës së Prizrenit dhe Suharekës (Therandës), me një represion të egër policor i erdhi radha që ky kriminel me emrin Dragan Shoshkiq ta testoj vetën edhe tek atdhetari Besim Ndreca.Pasiqë nuk e gjejnë në shtëpi marrin rrugën drejt Shirokës ku punonte si gjeodez Besim Ndreca.E djali i Ndrecajve ishte betuar që nuk e dorzon armën ai me të vërtetë ja jep armën kriminelit Shoshkiq por jo në dorë por në kokë duke e lënë të vrarë aty për aty.Mënjeherë fillon në ndjekje edhe të policve tjerë dhe plagos njërin shumë rënd, arrin ta qanë rrethimin të takohet me familjen por jo edhe të futët në shtëpi, për ta marrë armatimin e rënd.Qëndron heroikisht dhe vret edhe disa policë të tjerë.Heroi Besim Ndreca bie heroikisht mbi Malësi të Re duke luftuar me një aparat të egër të ushtrisë dhe policisë serbo-sllave.

 

Pushka e Besim Ndrecës dridhi themelët e Serbisë por e ngriti moralin atdhetar dhe heqi frikën tek kombi shqiptarë.Ai ishte një burrë i cili fliste pak por pushka e ti pati jehonë në të gjitha viset shqiptare.Pas dy ditësh më 5 maj 1995 u bë një organizim madhështor për ta varrosur me dinjitet kombëtar heroin Besim Ndreca.Kisha fatin të marr pjesë në këtë varrim madhështor tash e 27 vjet me parë.

 

Së bashku me një grup miqësh u organizuam dhe shkuam në këtë varrim madhështor.Para se të nisim arkivolin për tek varresat, ishin dy mendime se nga do të vazhdon rrugën funerali me trupin e Besim Ndrecës.Shumica ishim që funerali të kaloj nëpër rrugën kryesore dhe jo nëpër rrugën anësore.Nëpër mes të asfaltit të rrethuar nga forcat e shumta policore dhe ushtarake që përcilleshin edhe me helikopter nga lartë i dhamë lamtumirën e fundit heroit të Shqipërisë Etnike Besim Ndrecajt.

 

 

Ky djalë i Ndrecajve të Maqitevës më trimërinë e treguar i hoqi mitin e pathyeshmerisë të policisë dhe ushtrisë serbe dhe i dha zemër shqiptarisë së qendresa shqiptare do të ngadhnjej kundër pushtuesve serb.Besimi ishte një shkëndijë e hershme e lirisë i cili në rrugëtimin e jetës qëndroj gjithmonë i palekundur.Ai në vepër i zbatoj parimet e nderit, besës dhe burrërisë se shqiptari mund të vritet por jo të dorzohet. Heroi i heshtjës se fjalëve por i krismave të pushkës tregoj se sa herë shqiptarizma është në rrezik dalin djem dhe vajza atdhetare që me shëmbullin e tyre ju japin forcë brezave që të vazhdojnë luftën për lirinë kombëtare.Besimi me besimin në kombin shqiptar mbeti një shkëmb i pashuar i tokave shqiptare.Ai me shembullin e ti heroik tregoj se tradita shqiptare dhe qëndresa që është bërë për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike mundet të t‘hollohet por asnjëherë nuk mund të shuhet zjarri i lirisë për mbrojtjen e tokës arbërore ku i thuhet bukës-bukë e ujit ujë.Djali i Ndrecajve të Maqitevës, familja e të cilit më pas erdhi në Malësi të Re të Prizrenit, me shembullin heroik i mbeti besnik parimit kombëtar se toka e Dardanisë është pjesë e pandarë e Arbërisë Etnike që sot e quajmë Shqipëria Kastriotike apo Shqipëria Etnike.

 


Send this to a friend