VOAL

VOAL

Berisha: Sistemi TIMS u sulmua nga hackera qeveritarë, do zhduknin lidhjet e qeverisë dhe të deputetëve me krimin

October 3, 2022
blank

Komentet

blank

Fjalimi i plotë nga Ismail Qemali në ditën e shpalljes së pavarësisë

Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur.

Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë.

Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë, që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqija.

Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni!

Për t’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patriotëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shënjtë të shënjës t’onë Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Shqiptarët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë).

Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest.

Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë.

Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë.

Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë.

Rroftë Flamuri!

Rroftë Shqipërija!

blank

Shpopullimi masiv- Berisha: Rama po zbaton platformën e Çubrilloviçit

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se kryeministri shqiptar, Edi Rama i ka futur thikat vazhdimisht pas shpinës së Kosovës.

Por ai tha se edhe në Shqipëri, Edi Rama po zbaton platformën e shpopullimit shqiptar të Vaso Çubrilloviçit.

“Edi Rama nuk është vetëm vasali i neveritshëm i serbomadhit Vuçiç. Ai është njeriu që po shkatërron më shumë se kushdo tjetër, materien, qenien, identetitin kombëtar të shqiptarëve. Me politikat e tij, ai ka përzënë 27 përqind të popullsisë vetëm drejt BE, pa llogaritur në vendet tjera.

Në këtë kontekst ai meriton urdhrin e artë të Çubrilloviçcit, ai ka zbatuar me përpikmëri platformën e tij për dëbimin e shqiptarëve.

Ai është hajduti më i madh i të gjitha kohërave, tejkalon çdo hajni të kryer ndonjëherë, mjafton të kujtoj vjedhjen më të madhe që po bën ndonjëherë, atë të Portit të Durrësit.

Në këto rrethana, sot është një ditë kushtrimi për të gjithë shqiptarët, të qëndrojmë më shumë se kurrë të bashkuar kundër këtij armiku të egër të interesit kombëtar, kundër këtij armiku të egër të qenies kombëtare, kundër këtij armiku që po shpopullon dhe e shndërron Shqipërinë në kombin e gomoneve.

Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë është një kushtrim për shqiptarët: në këmbë, në këmbë, në këmbë,” tha Berisha. syri.net

blank

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë

Sot në Kuvendin e Shqipërisë mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Mbledhja e parë e dy Kuvendeve mbahet me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Kojufca janë pritur nga kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla.

Seanca ka nisur me mbajtjen e dy himneve, fillimisht ai i Kosovës dhe më pas i Shqipërisë, teksa deputetët janë ngritur më këmbë për të respektuar dy himnet. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ulur përbri Ramës, në vendin e zakonshëm të kryeministrit, ashtu si edhe Konjufca pranë Nikollës.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla hap punimet e kësaj mbledhjeje për të vijuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sipas axhendës së publikuar, mbledhja vijon me fjalimet.bw

blank

Para seancës Shqipëri-Kosovë/ Berisha: Do të doja të kishte një stendë të zezë për personalitetet antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama

Kryetari demokrat, Sali Berisha, përpara se të futej në seancën e përbashkët mes parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës, vizitoi ekspozitën e vendosur në disa stenda në hyrje të Kuvendit.

Berisha përcolli edhe një mesazh.
“Do të doja të kishim edhe një stendë të zezë, ku të vendoseshin personalitetet antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama, sivllau i Vuqiqit, siç thotë ai për të tallur kosovarët,” tha Berisha.

Për të shënjuar 110-vjetorin e Pavarësisë, mbahet sot në në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.bw

blank

Policia refuzoi njoftimin e PD për tubimin para Kryeministrisë ditën e Samitit të BE, Berisha: Do të jetë protestë që nuk është parë ndonjëherë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha dje se pavarësisht refuzimit nga policia për protestën para kryeministrisë, ajo do të mbahet aty ku është paralajmëruar.

“Policia e shtetit njoftoi mbrëmë se nuk njeh kushtetutën dhe ligjet. Policisë i rikujtoj se Kushtetuta nuk njeh kufizimin për protestat dhe liritë e qytetarëve, por krahas kësaj ka një vendim të Kushtetueses në të cilin ajo vendos që protestuesi nuk ka asnjë detyrim të njoftojë policinë. Prandaj ai refuzim është i paqenë. Edi Rama po e trajton Samitin e liderëve të BE-së sikur këtu të mblidheshin të gjithë diktatorët e botës, në një kohë kur të gjithë ata që vijnë në Tiranë janë burra dhe gra të zgjedhur me votë nga qytetarët e tyre. KE-ja për të sqaruar pozicionin në raport me të drejtën e qytetarëve për protesta, kërkoi publikisht që e drejta e qytetarëve të respektohet. Refuzimi tregon fytyrën e vërtetë të regjimit që është i tmerruar nga populli shqiptar. Në këtë protestë në datën 6 në orën 12 do të vërshojnë të gjithë ata të cilët ëndrrën europiane e kanë më të çmuarën për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Do të jetë një protestë që nuk është parë ndonjëherë”, tha Berisha.bw

blank

Laboratori i kokainës në Frakull, ‘arrest me burg’ për 10 të arrestuarit, mes tyre dhe vartësi i Ballukut

Gjykata e Posaçme rikonfirmon masat e sigurisë “arrest në burg” për 10 personat e arrestuar për laboratorin e drogës që u zbulua në Frakull të Fierit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se personi që e ka porositur plehun organik nga Kolumbia, Zenel Çervenaku, ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni për sasinë e lëndës narkotike nëpër thasë. Sipas tij, ka bërë porosinë vetëm për pleh organik. Edhe personat e tjerë kanë patur qëndrim mohues para gjykatës dhe nuk kanë pretenduar se nuk kanë asnjë dijeni për aktivitet të paligjshëm.

Ndërkohë, në seancë avokatët mbrojtës kanë pretenduar se në banesën ku janë gjetur thasët e plehut, nuk kemi të bëjmë me laborator teksa kanë thënë se nuk kanë akt-ekspertim që të vërtetoj se brenda plehut ka kokainë. Përveç 10 personave të arrestuar, në kërkim janë edhe disa persona të tjerë.

Të arrestuar:

Viktor Çervanaku, ish-kryetar i komunës Frakull, Fier, qe punonte si drejtor në OST
Zenel Çervanaku, vëllai i Viktorit, porositës i ngarkesës
Denilson Çervanaku, djali i Viktorit
Enxhi Ferhati, e fejuara e Denilsonit
Nikolin Gjolena – dyshohet financues
Klajdi Vrioni (Kodra)
Julian Malaj
Redion Meshi
Bledar Matoshi
Marildo Rona

Në kërkim
Zaimir Rodrigues, shtetas kolumbian
(BalkanWeb)

blank

3 vite nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, 4000 familje ende në qiell të hapur

Kjo e shtunë shënon 3 vite nga tërmetit tragjik i 26 nëntorit 2019 që mori 51 jetë njerzish. 36 muaj më vonë, pasojat e këtij tërmeti ndihen ende. Procesi i Rindërtimit po ecën me ritme të ngadalte, mbi 4000 familje në zonat e prekura janë në qiell të hapur, ndërsa qindra prej tyre jetojnë në kushte të mjerueshme në çadra e konteiner. Problem mbetet edhe rindërtimi i shkollave, ku preken mbi 5000 fëmijë. Ndërkohë drejtësia për përgjegjësit e pasojave fatale, ka munguar.

Si sot 3 vite më parë, në 26 nëntor të vitit 2019, toka shqiptare do të dridhej nga një lëkundje e fuqishmë sizmike, e cila mori me vete 51 jetë njerzish, e plagosi mbi 1 mijë të tjerë

Mëngjesi i 26 nëntorit, e gjeti Shqipërinë nën rrënoja, dhe me shpresën se në to,  forcat e kërkim shpëtimit do të mund të shpëtonin ende jetë. Shembje pallatesh, shtëpish, shkollash e institucione. Thirrjet dëshpëruese të familjareve sirenat e autoambulancave, policisë, zjarrfikësve, ushtrisë, ushtonin nga do.

Tre vite më vonë, plaga që la tërmeti, nuk është shëruar. Mijëra qyetarë, banesat e të cilëve u shkatërruan nga lëkundja 6.4 e shkallës rihter, janë ende sot pa një strehë, e ndërsa qindra të tjerë janë në çadra e konteiner, ku janë detyuar të përballojnë të ftohtin e tre dimrave me rradhë.  Syri Tv, sjell historinë e disa prej tyre, që edhe pas 36 muajsh janë në qiell të hapur

Rindërtimi, një proces i trumbetuar fort nga qeveria, e që u përdor edhe për fushatë, ka ngecur. Në Durrës, Krujë, Lezhë e Kurbin, zonat më të godituara nga tërmeti, janë mbi 4000 familje në rrugë të madhe, ku vetëm një pjesë prej tyre, marrin bonuse qiraje. Ndërkohë, shqetësues mbetet situarta me shkollat. Dëmtimi i tyre, ka bërë që mbi 5000 fëmijë të zhvendosen në institucione të tjera, larg banesave të tyre, dhe çfarë është më keq, mësimi me turne. Në Durrës,  janë 12 shkolla ende të pandërtuara.

Po në këtë qytet, janë mbi dhjetra pallate të dëmtuara nga tërmeti, fati i së cilave ende nuk dihet. Qindra banorë protestojnë prej dy vitesh. Disa akuzojnë qeverinë se ka shpallur të pabanueshme, ndërtesa që nuk kanë marrë dëmtime, ndërsa të tjerë  ankohen se janë pa përgjigje se çfarë do të bëhet me banesat e tyre, duke u detyruar të jetojnë me qira.

Për 51 jetët që u shuan, drejtësia dëshoi për përgjegjësitë e pasojave fatale, nga 60 persona të akuzuar per vepra penale, nga vrasja e deri te ndërtimi i paligjshëm, deri më sot, asnjë prej tyre nuk  vuan dënimin. syri.net

blank

Laboratori i kokainës në Fier- Hoxha: Personat e përfshirë kanë lidhje me administratën shtetërore

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja në lidhje me mega-operacionin e zhvilluar dje në fshatin Frakull të Madhe të Fierit, ku u gjetën rreth 24 ton pleh kimik, ku fshihej 430 kg kokainë me vlerë 40 mln euro.

I ftuar në abcnews, Hoxha tha se personat e përfshirë në laboratorin e drogës në Fier kanë pasur njohje me administratën shtetërore dhe se kanë të kaluar të pasur në botën e narkotrafikut.

Hoxha: Personat e përfshirë kanë pasur njohje me persona të përshirë në administratë. Personat që kanë organizuar dhe financuar padiskutim, janë persona që kanë lidhje me botën e narkotrafikut, që nuk e kanë operacion të parë. Ato para i kanë fituar me ngarkesa tjera. Kolumbianët nuk nisin punë nëse nuk sigurohen se “klienti” ka para dhe e suporton. SPAK tha se ka kapur një nga finacuesit. Deri më tani është Nikolin Gjolena. Sasia e parave është shumë e madhe. Prandaj bëhen 3-4 operatorë që të minimizojnë dëmin nëse pësojnë goditje. Janë disa financues. Autoritetet tona kanë mbikëqyrur shtetas kolumbianë që kanë ardhur gjatë kësaj kohe. I shpalluri në kërkim kishte hyrë në mënyrë të rregullt në Shqipëri. Kur u ndalua nga policia, nuk u gjet mënyra se si kishte hyrë. E lanë të lirë që ta ndiqnin dhe të zbuluar se ku do i çonte.

Gazetari Hoxha pohoi se të bësh marrëveshje për drogë me Kolumbinë do të thotë se grupi në këtë rast ka pasur shuma të mëdha parash të fituara më parë nga trafikimi i drogës. Kujtojmë se deri më tani janë arrestuar 10 shqiptarë, 2 kolumbianë, ndërsa dy të tjerë kolumbianë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

Plehu kimik dhe kokaina u gjetën dje në shtëpinë e ish-kryetarit të komunës Frakull në Fier, Viktor Çervenakut.

Në banesën e Viktor Çervenakut u gjetën 600 thashë me pleh kimikë, brenda të cilëve kishte të fshehur kokainë dhe fishekë.

Sipas prokurorisë, plehu kimik ishte porositur nga kompania në emër të Zenel Çervenakut. Për pasojë janë sekuestruar 24 ton pleh artificial brenda të cilit dyshohet se ka 430 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, e cila mendohet të ketë vlerë e 40 milionë eurove, 15.910 euro, 3 armë zjarri automatik kallashnikov, 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 108 copë fishekë luftarakë të kalibrive të ndryshme, 18 celularë, 5 automjete, 2 laptopë dhe 2 armë gjahu.

blank

Vendimi: Lefter Koka do të mjekohet jashtë burgut sa herë të ketë nevojë

GJKKO ka vendosur t’i japë mundësinë ish-Ministrit të Mjedisit, biznesmenit Lefter Koka që të marrë trajtim mjekësor edhe jashtë mjediseve të paraburgimit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, sa herë të jetë e nevojshme. Jo vetëm në QSUT, por edhe në qendra të posaçme.

Koka kërkonte masë më të butë sigurie, ndërkohë që ndaj tij është në fuqi edhe një masë tjetër, “arrest me burg” për inceneratorin e Fierit.

Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK. Ndaj tij janë 2 masa ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë te Fierit.

Ndërsa të premten, GJKKO rrëzoi kërkesën e Kokës për heqje të masës së sigurisë për inceneratorin e Fierit.

SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 5 milionë eurosh për ndërtimin e 2 inceneratorëve.

Ndërkohë, Alqi Bllako, ish vartës i Kokës në Ministrinë e Mjedisit, pas ndryshimit të vendimit në Apel, duke e rikthyer në burg, është dërguar në Durrës. Burime bëjnë me dije se ndodhet në të njëjtën qeli me Kokën. syri.net

blank

Kuvendi i Shqipërisë miraton projektin për portin e Durrësit

Jetmira Delia-Kaci

Kuvendi i Shqipërisë miratoi marrëveshjen për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, që sipas Qeverisë do të jetë porti më i madh turistik i Mesdheut.

Në seancën e së enjtes, e cila zgjati rreth 14 orë, pas mesnate u miratua marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe investitorit nga Dubai, Mohamed Alaabar.

Pro kësaj marrëveshje votuan 76 deputetë, ndërsa 35 deputetë votuan kundër këtij projekti.

Kuvendi i Shqipërisë ka 140 deputetë, ndërsa në momentin e votimit në sallë ishin 111 deputetë.

Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në momentin e votimit.

Seanca u shoqërua me debate të forta dhe u ndërpre dy herë, për shkak të tensioneve të krijuara gjatë fjalës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend mbrojti projektin, duke e cilësuar atë si historik

“Investimi kap vlerën 1.2 miliardë euro. Do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë”, tha ai duke iu përgjigjur kritikave dhe akuzave të opozitës për marrëveshjen.

Opozita e konsideron projektin e Portit të Durrësit si një nga aferat më të mëdha të Qeverisë Rama.

“Marrëveshja shkel me të dy këmbët marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, shkel Kushtetutën e Shqipërisë. Marrëveshja është një mashtrim fund e krye ligjor”, tha Berisha.

Shefi i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se në Portin e Durrësit do të pastrohen paratë e krimit.

Marrëveshja për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina” u nënshkrua më 11 gusht të këtij viti mes Qeverisë shqiptare dhe investitorit arab, Muhammed El Alabbar.

Disa ditë pas nënshkrimit, pati një reagim nga zyra e delegacionit të Bashkimit Evropain në Tiranë, duke kërkuar më shumë transparencë dhe qartësi.

Dy ditë më parë zyra e BE-së në Tiranë njoftoi se është anuluar granti i Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësi, për shkak të modifikimit të projektit.

Vlera e këtij granti ishte 28 milionë euro.

Por, të enjten gjatë fjalës së saj para deputetëve, zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, tha se anulimi i grantit ishte kërkuar prej saj në vitin 2019.

“E kam kërkuar personalisht sepse nuk kishte pse Shqipëria të merrte një grant 28 milionë euro për të përmirësuar kalatat 1 dhe 2 në portin e Durrësit, për të futur më shumë çimento, grurë apo qymyr, se nuk bënte më asnjë sens ekonomik dhe teknik. U ulëm, diskutuam me BE-në, pasi ishte një aplikim i bërë 12 vjet më parë, dhe në kaq kohë Shqipëria ka ndërruar prioritete dhe strategji”, tha ajo.

Zyra e BE-së në Tiranë ka deklaruar se “sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në dhe pajtueshmërinë me të, në dialog me institucionet shqiptare”.

Pas miratimit në Kuvend, marrëveshja shkon në Presidencë për dekretim.

PD-ja ka depozituar padi në Gjykatë Kushtetuese dhe ka informuar partnerët ndërkombëtarë, pasi pretendon se projekti shkel Marrëveshjen e Asociim- Stabilizimit.

Me nisjen e zbatimit të marrëveshjes me investitorin arab në Durrës, porti tregtar do të duhet të zhvendoset në Porto Romano.

Sipas Ballukut, ky port i ri nuk do t’i përgjigjet vetëm nevojave të Shqipërisë, por edhe të Kosovës.

Ajo tha se ky port do të lidhet përmes linjës hekurudhore me portin e thatë të Prishtinës, por edhe me një port të thatë në Strugë të Maqedonisë së Veriut, duke u vënë kështu në shërbim të gjithë Ballkanit Perëndimor.

blank

Tjetër përfshirje e Ballës me bandat: Ja përgjimet që SPAK nuk i heton

Këto ditë, opinioni publik është njohur me disa akuza të rënda në drejtim të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Ai është akuzuar hapur në Gjykatën e Posaçme nga Ardian Çapja se qëndron pas vrasjeve në Elbasan, madje se mund të ketë gisht në ekzekutimin e avokatit Revik Gurra.

 

Edhe më herët ka pasur akuza se Balla ka lidhje me bandat në zonën e Elbasanit e deri në Lushnje.

Por disa përgjime të siguruara nga SYRI, sugjerojnë se ai ka lidhje edhe me banda të tjera, në pjesën veriore të Shqipërisë. Në përgjimet e bandës së Bajrëve, të bëra nga SPAK, del sërish emri i politikanit Taulant. Gjatë këtyre përgjimeve, politikani Taulant merr përsipër të zgjidhë diçka për bandën.

Ndërkohë, për bandën e Bajrëve ka pasur përgjime të shumta të bëra edhe disa vite më parë. Këto përgjime i kaluan si dosje te SPAK, i cili nuk ka guxuar të hetojë për këtë çështje. Kujtojmë se në vitin 2018, pati deklarata nga opozita se nëse dalin përgjimet e Bajrëve, do ketë perla, pasi aty ka mesazhe me politikanë të lartë, ministra apo shefa policie.

Ajo që u merr përsipër Taulanti duket se ka lidhje me një kalim ligji. Gjatë bisedës, flitet për lojëra fati dhe se si Taulanti do ia kryejë këtë çështje.

BISEDA

685: G është dakord!

008: Po.

685: Po hajde, besoj ndonjë lloj influence do ketë.

008: G është dakord, Taulanti po mundohet për të marrë firmat, ai po, Taulanti është motorri.

685: E marr vesh, mirë, mirë, ok.

008: Na ishte dashtë edhe një nga PD-ja.

685: Jo, s’kam naj një dmth që tia vlejë se…

008: Mirë pra.

685: Nuk ma ha menja se i hudhin topa për shalësh këta.

008: Këto mund t’i hudhësh topa për shalësh kur e kanë brë ligji.

685: Po.

008: Se i kanë shfrytëzuar vërejtjet që ka ai për lojërat e fatit dhe e kanë bo si kanë dashtë.

685: Mu dje më mori ky çuni që është me këtë… me atë ‘Maematikun’…

008: Me…

685: Me këtë ‘Maematikun’ (nuk dëgjohet mirë) këtej më mori, po më thotë që dun me janë në fjalë të mira, dun me e shty, me e ba…


Send this to a friend