VOAL

VOAL

Berisha: Rama tentoi të rikthejë diktaturën! Më 6 mars Shkodra i jep përgjigjen shkatërrimtare

March 4, 2022

Komentet

Shqipëri, përkujtohet Kryengritja Antiosmane e Malësisë së Madhe që i parapriu pavarësisë

VOA/Pëllumb Sulo

Në Hot të Malësisë së Madhe në Shqipëri, u përkujtua të shtunën Kryengritja Antiosmane e vitit 1911, e cila i parapriu Shpalljes se Pavarësisë.

Në përkujtimin e kësaj ngjarjeje ishte i pranishëm edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili vlerësoi traditat atdhetare dhe kulturore te trevës së Malësisë së Madhe.

“Kjo trevë është djepi i artdhedashurisë dhe patriotizmit. Është trevë që zemra ju këndon me lahutën e malësisë, ku ju vallëzoni me xhubletën tuaj që është pronë shqiptare dhe botërore tashmë. Dhe nga kjo trevë nisi Pavarësia e Shqipërisë”, tha Presidenti Begaj.

Ai u shpreh edhe për rendësinë që ka kjo ngjarje në ditët e sotme.

“6 prilli i vitit 1911 është një ngjarje e madhe për shqiptarët pasi u ngrit dhe u valëvit për herë të parë flamuri i Skënderbeut. Tregoi që shqiptarët ishin të ndërgjegjshëm për Pavarësinë e tyre, për të punuar bashkërisht për të pasur një komb shqiptar në të ardhmen. Është shembull i qartë se si duhet të punojmë ne si politikanë dhe si qytetarë në të ardhmen”.

Nën udhëheqjen e prijësit popullor Pavarësia e Shqipërisë Dedë Gjo Lulit, malësorët e Hotit, Grudës, Kelmendit, Kastratit, Trieshit, Kojës, Shkrelit dhe viseve tjera, pas 23 betejave të përgjakshme kundër ushtrisë osmane, arritën të ngrinin për herë të parë flamurin kombëtar pas afër 500 vitesh robëri, sinjal, që sipas kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, ishte dëshmi e vendosmërisë së malësorëve per t’u shkëputur nga perandoria osmane.

“Nuk ishte një luftë thjesht lokale. Një luftë që kryetrimi Dedë Gjo Luli ishte në krye të 3 mijë luftëtarëve dhe këto luftëtarë ishin prej të gjitha trevave. Shumë prej tyre dhanë edhe jetën për të valëvitë flamurin në Deçiç në 1911”.

Në ceremonitë e sotme, në përkujtim të Kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 1911, morën pjesë edhe përfaqësues të viseve shqiptare përtej kufirit, në Mal të Zi. Kryetari i Kuvendit të Komunës së Gucisë, në Mal të Zi, Bujar Hasangjekaj, tha se për vlerat e saj Kryengritja e Malësisë së Madhe shënohet kudo në trevat shqiptare.

“Ata bënë gjithçka, sakrifikuan gjithçka, madje edhe jetën e tyre për të çliruar trojet shqiptare. Pra, ne të përbashkët kemi gjithçka; kemi historinë, kemi kulturën, gjuhën, flamurin dhe, mbi të gjitha, të përbashkët kemi edhe të ardhmen tonë”.

Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 është deshmi e qëndresës dhe vendosmërisë së malësorëve për pavarësi, mbrotjen e trojeve dhe idenditetit
kombëtar. Për kontriburin në historinë kombëtare Malësia e Madhe është nderuar me urdhërin “Nderi i Kombit”.

Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi: Kryetarja Kearns kërkoi nga Lordi Robertson të vlerësojë tensionet aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Të dashur miq dhe përkrahës,

Më 28 mars, lidhja e Serbisë me Rusinë u përforcua kur Rusia u përpoq – dhe dështoi – të siguronte një seancë në Këshillin e Sigurimit në OKB, duke u përqëndruar në bombardimin e NATO-s ndaj Serbisë që i dha fund luftës në Kosovë në mars të vitit 1999.

Deputetja Alicia Kearns, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, mbajti një seancë të plotë më 24 mars lidhur me Ballkanin Perëndimor me rastin e 20 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Duke dëshmuar në seancë, Lordi Robertson, ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se gjatë luftës së Kosovës, “u treguam serbëve se ishim seriozë”. Sot duhet të supozojmë se do të ketë ndikim rus në Serbi. Por kjo është një nga arsyet pse “ne duhet të jemi të ashpër ndaj Serbisë”.

Kryetarja Kearns kërkoi nga Lordi Robertson që të vlerësojë tensionet aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të gjitha të mirat,

Joe DioGuardi
President

Shirley Cloyes DioGuardi
Këshilltare për Çështjet e Ballkanit

Ministri Sveçla intervistë ekskluzive për News24: 400 ekstremistë serbë gati për sulme agresive! Po përgatitemi për ballafaqim!

“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiç mund të aktivizohen në sulme agresive”! Është kjo deklarata e fortë që ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla bëri në një intervistë ekskluzive për gazetaren Nisida Tufa në News24, ku tha se po përgatiten për të parandaluar çdo lloj skenari serb, por edhe për t’u ballafaquar.

Në intervistën ekskluzive për News24, ministri Sveçla e cilësoi të drejtë dhe normal vendimin për dinarin, teksa tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa për marrëdhëniet mes kryeministrit Albin Kurti dhe homologut shqiptar, Edi Rama, ministri Xhelal Sveçla nuk përjashtoi dallimet mes tyre, por tha se mes të dyve ka vullnet për bashkëpunim.

Gjatë intervistës për NeWs24, ministri i Brendshëm i Kosovës foli dhe për raportet e Albin Kurtit me ndërkombëtarët, ku tha se nuk ka asnjë krisje mes tyre, madje ata kanë takime të përjavshme për zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Ministri e mbylli intervistën me një mesazh pozitiv për shqiptarët, teksa tha se kosovarët mund të shkojnë kudo në botë, por nuk gjejnë mikpritje si në Shqipëri.BW

RTK-Mos e humbni të madhin Petrovci: Vjosa sa dhjetë burra, Albini vetvetja, Sali Berisha më artisti-Intervistoi Adelina Ismajli

RTK – Mos e humbni këtë intervistë me tëtë madhin Enver Petrovci: Vjosa sa dhjetë burra, Albini vetvetja, Sali Berisha më artisti – Intervistoi Adelina Ismajli

 

 

Pashkët- Kardinali shqiptar uron nga Vatikani: Jetojmë në një kohë kur njerëzimi është i mbushur me të papritura, sa më shumë bashkim!

Nga Vatikani, Kardinali shqiptar, Eminenca e tij e Naltë Ernest Troshan Simoni ka uruar sot besimtarët e krishterë për festën Pashkëve.

Përmes një mesazhi për besimtarët, Kardinali 96-vjeçar uroi për sa më shumë begati, ndërsa theksoi se sot njerëzimi është mbushur me të papritura.

“Jetojmë në një kohë kur njerëzimi është mbushur me të papritura. Sot është festa për Krishtin. Kjo është festë e madhe. Urojmë që në çdo festë të kenë në mendje Krishtin. Të bashkoheni! Paqe dhe begati”, tha Kardinali.

(VIDEO) “Vuçiç na kërcënoi pak ditë më parë”- Ushtria serbe pranë kufirit me Kosovën, Kurti publikon pamjet: Kjo nuk është normale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjatë ditës njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vënë re vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.

Ndonëse njofton se po i vëzhgojnë me kujdes lëvizjet, kryeministri Kurti thotë se ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake serbe, nuk është normal, transmeton klankosova.tv.

“Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar. Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën.

Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën. Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal”, shkruan Kurti.

VIDEOLAJM- Rama replikon me gazetaren, tenton ta prekë në faqe

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me gazetaren e politikës, Ambrozia Meta. Teksa kreu i qeverisë shqiptare jepte një deklaratë për mediat, gazetarja e pyeti për investimin në ishullin e Sazanit, nga dhëndri ish-presidentit Donald Trump. Në fund të deklaratës, Rama ka tentuar të prekë te faqja gazetaren, ndërsa kjo e fundit e ka paralajmëruar që mos ta bënte këtë gjë, ndërsa ka lëvizur me shpejtësi kokën.

REPLIKAT
Gazetarja: A do të jetë e njëjta kontratë si me atë të Portit të Durrësit, ku falen tokat, dhe taksat…
Rama:
Latinët kanë një shprehje; Padia nuk është argument.

Gazetarja: Ju lutem një shifër sa fitojnë shqiptarët….
Rama:
Shqiptarët nga gjithçka ne po bëjmë, po fitojnë këtë proces. Do të fitojnë në këtë proces. Nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve, pasuron shqiptarët, Shqipërinë, rrit ekonominë e saj. Injoranca nuk ka argument.

Gazetarja: A ka bërë shteti shqiptar një studim se sa do të fitojnë shqiptarët?
Rama:
Sot ne flasim për një Shqipëri që bëhet konkurruese. Të tjerat janë muhabete kot. Flasim për një aplikim që do ta shqyrtojmë sipas ligjit.

Gazetarja: A po mendoni që t’i falni taksat?
Rama nuk i përgjigjet

Gazetarja: Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në gropë….
Rama:
Shko shifi (Tenton ta prekë në fytyrë)
Gazetarja: Jo ju lutem, mos më prekni më!

 

(BalkanWeb)

VIDEO e SKANDALIT- Nuk i pëlqen pyetja, Rama shtyn gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta

Kryeministri Edi Rama shënoi një tjetër skandal sot, pasi shtyu gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta, e cila po i bënte pyetje.

Rama nuk e duroi pyetjen dhe përdori kontakt fizik ndaj gazetares, e cila po kërkonte llogari se përse paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë për portin e ri, ndërsa në portin aktual të Durrësit po shiten në ajër apartamentet e një investitori privat.

“Ju lutem mos më prekni më,” iu drejtua gazetarja, ndërsa Rama u largua pas incidentit fizik.

Nisën ofensivën kundër forcave ukrainase, shihni se si autokolona e tankeve dhe autoblindave ruse bie në kurthin shkatërrimtar

Luftëtarët e Brigadës së 80-të të ushtrisë ukrainase, kanë arritur të shkatërrojnë autokolonën e autoblindave dhe tankeve ruse në një pritë të organizuar në afërsi të Bakhmutit.

Rusët ia kishin mësyrë pozicioneve të ukrainasve, me shumë tanke, autoblinda e makineri tjetër të rëndë, duke mos e ditur se ata po i vëzhgonin dhe se ishin në dijeni të çdo lëvizje të tyre.

Sapo ranë në kurthin e ukrainasve, ushtarët e Volodymyr Zelensky njoftuan njësitë artilerike, që filluan ta godasin rëndë autokolonën ruse.

Shumica e mjeteve u shkatërruan plotësisht, kur ata ushtarë që i mbijetuan sulmin, shiheshin duke vrapuar drejt një zone malore.

Pamjet e filmuar nga ajri tregojnë momentin kur artileria i godet autoblindat ruse që po digjeshin, dhe personeli ushtarak që zbriste nga to me shpresën se do t’i shpëtojnë më të keqes.bw

VIDEO- ‘Odiseja e fëmijëve’ për të vajtur në mësim, ecje me orë të tëra e shumë rreziqe

Vitin e kaluar treguam vuajtjet e fëmijëve të fshatit Blerim në Pukë që kalonin mes pyllit me egërsira dhe në ura të shkatërruara duke ecur 2 orë për të shkuar në shkollë me këmbë.

Piranja Kamila Xhakaj këtë vit ka shkuar në Burrel, në fshatin Frankth që është një problematikë e ngjashme. Në lagjen Ballsh ku jetojnë vetëm 5 familje, 8 fëmijë ecin me orë të tëra për t’u shkolluar në Burrel, sepse shkolla e fshatit të tyre është në kushte skandaloze dhe rruga për atje nuk është aspak e mire.

‘S’kemi asnjë lloj rruge për të çuar fëmijët në shkollë. Nuk ka rrugë nga fshati tjetër, përveç pyllit, as furgon, as në këmbë. Bashkia e Matit na ka gënjyer, 100 herë i kemi telefonuar dhe nuk janë përgjigjur’, thotë një nga prindërit.

Problem të madh ka dhe në kalimin e këtyre vështirësive, pasi ka dhe kafshë të egra. ‘Ka një lum para, ka një përrua. Fëmijët kanë shumë vështirësi, pasi ka dhe kafshë të egra përpara nesh’, thonë prindërit.

Gazetarja Kamila Xhakaj bëri rrugën me fëmijët dhe prindërit e tyre duke treguar hap pas hapi të gjitha vështirësitë që kalonin këta fëmijë dhe familjet e tyre në sfidën e përditshme për t’u shkolluar.

Situatat gjatë rrugës janë nga më të ndryshmet dhe ky intinerat duket shumë lodhës, por fëmijët janë të detyruar ta bëjnë çdo ditë. Këtë vit ka pasur dhe një heqje të bonusit të transportit duke i dëmtuar dhe ekonomikisht këta familje.

Piranja kontaktoi dhe me kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj, duke e vendosur në dijeni për rastin. Ky i fundit e pret pa dëshirë të madhe, por më pas premton se do ta zgjidhë problematikën.

VIDEO-LAJM Dhjetëra gra në një marshim senacional para Kryeministrisë…

Një manifestim u zhvillua mbrëmjen e sotme në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave.

Me moton “Nata është e jona”, dhjetëra gra marshuan në Bulevardin Dëshmorët e Kombit pranë Kryeministrisë. Ato dogjën edhe të brendshmet e tyre.bw

(Video) Edward Joseph: Blinken gaboi në Tiranë, duhet të kishte takuar të gjitha palët

Analisti amerikan, Edward Joseph, profesor i universitetit ‘John Hopkins’, i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve nga gazetarja Armela Ferko në SYRI TV, foli edhe për vizitën e Blinken-it në Tiranë dhe shmangien e takimeve me opozitën.

Joseph tha se ishte e gabuar që Sekretari i Shtetit nuk takoi përfaqësuesit e opozitës gjatë vizitës së tij në Shqipëri dhe se SHBA e humbi mundësin që të takonte të gjitha palët dhe t’i jepte jehonë parimeve të demokracisë.

Blinken humbi shansin; Duhej të fliste për demokracinë, duhej të takonte opozitën, duhej të fliste për zgjedhje të lira e të ndershme, SHBA kanë interes për demokraci aktive dhe konkuruese, ka theksuar profesori i shquar i universiteti ‘John Hopkins’ dhe njohës shumë i mirë i rajonit të Ballkanit.

Intervista:

Unë nuk i kritikoj gjithmonë Shtetet e Bashkuara. Administrata Biden ka gabimet e veta, Sekretari i Shtetit Blinken është i përfshirë në mënyrë aktive në rajon.

Shohim korrespondencën e tij, vizitën e fundit që bëri në Tiranë ku sekretari Blinken shprehu mbështetjen dhe mirënjohjen për Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë SHBA-së.

Kryeministri Rama sigurisht që i meriton këto lëvdata, por ajo çka duhet të shohim nga Shtetet e Bashkuara është që të ngrenë zërin në emër të demokracisë. Sekretari Blinken duhet të ishte takuar me anëtarët e opozitës. Duhet tja kishte bërë të qartë kryeministrit Rama se janë të domosdoshëme zgjedhjet konkuruese, të drejta transparente sepse janë hallka thelbësore e demokracisë.

Duhet një parlament funksional ku të këshillohet, të ketë diskutime sepse kjo përbën thelbin e demokracisë. Shtetet e Bashkuara besojnë në një demokraci konkuruese dhe aktive. Partitë politike mund të kritikojnë lehtësisht situatën dhe në mediat të ketë të njëjtin akses . Ky ishte gabim nga ana e Blinkenit sepse SHBA e humbi mundësinë në vizitën në Tiranë për të takuar të gjitha palët, jo vetëm zotin Rama, në mënyrë që ti jepte johonë parimeve demokratike.


Send this to a friend