Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se biznesmenit Ylli Ndroqi, që denoncoi ekipin e gjobëvënies të Charles McGonigal, i është vendosur edhe një gjobë prej 500 milionë lekësh nga Edi Rama.
“Pas aktit të guximshëm të biznesmenit Ylli Ndroqi për të denoncuar gjobëvënësit, njerëzit më të afërt të Edi Ramës, mafiozët Duçka-Neza, për të denoncuar kërcënimet e tyre se ky refuzon të paguajë gjobën, pas këtij akti, sipërmarrjes së tij të konfiskuar në mënyrën më antiligjore, Edi Rama urdhëron t’i vendosë edhe 500 milionë të tjera gjobë para dy ditësh.
Shikoni pasojat e aferës McGonigal.
Denoncoj qëndrimet e Edi Ramës, që do ketë fatin e McGonigal. Asnjë manovër, asgjë nuk do e shpëtojë atë para ndëshkimit ligjor për aktin e shëmtuar, korruptimin dhe rekrutimin në një akt armiqësor ndaj SHBA dhe NATO-s të kryezbuluesit të SHBA.
Në një akt antikushtetues të shkatërrimit të opozitës shqiptar.
Askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Koha ka ardhur, që të gjithë të përfshirët në aferën McGonigal, direkt apo indirekt, të dalin përpara drejtësisë,” tha Berisha. syri.net