Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, debatet pa media të zbardhura nga gazetari Osman Stafa, u përqendruan te organizimi i protestës dhe te çështja e Avokatit të Popullit. Sali Berisha kërkoi që deputetët që kanë firmosur të kërkojnë falje publike, ndërsa Flamur Noka dhe Bislimi Ahmetaj u përplasën për përgjegjësitë në strukturat e partisë.
Në lidhje me Avokatin e Popullit sipas raportit të gazetarit Osman Stafa rezulton që Sali Berisha të ketë thënë:
Sali Berisha: Duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë, siç ka 98% të pushtetit, të shkojë 99%.
Ai ka shtuar gjithashtu si më poshtë:
Berisha: Ta gëzojë. Ne nuk do të merremi as në Gjykatën Kushtetuese. Ky ishte gabim dhe ne duhet ta pranojmë.
PD para katër vitesh kishte paraqitur si kanditat të sajin Ledio Brahën, si kandidat për Avokatin e Popullit që Edi Rama e rrëzoi.
Kësaj here PD kishte gjashtë kandidatë, por në fakt kishte firmosur për kandidatin e Edi Ramës, Endri Shabani./Burimi gsh