Kreu i PD-së Sali Berisha, ka treguar sot detaje të tjera nga takimi 7 orësh, Rama-Balluku pak ditë më parë në godinën e kryeministrisë.
Gjatë fjalës së tij në protestën para kryeministrisë, Berisha tha se Rama i ka kërkuar Ballukut dorëheqjen, por kjo e fundit ka refuzuar.
Sipas Berishës Balluku i ka thënë Ramës se dhe ai ka mesazhe në dosjen e tunelit të Llogarasë, drejtuar ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberit.
“Ka ndejtur këtu 7 orë por fjala e popullit 100% e vërtetë. Muret kanë veshë. Çfarë ndodhi? I tha të japë dorëheqje, nuk jap tha. Jo. Sepse pastaj do shkoj në burg. Rama i thotë, dhe kjo aludon se nuk më del zot. Por ç’tu bëj mesazheve tha Rama. Por mesazhet thotë kjo, në dosje janë shumë më të këqija se të mijat. Mesazhet që i ke dërguar Evis Berberit. Tregojnë se ke diktuar çdo gjë. Mbi 60 mesazhe. Gjatë debatit, i tha të shkojë qeveria në GJK. Jo i tha ky, nuk shkoj dot, do shkosh vetë, si përfundim sot ka dërguar Rama në GJK.
Ai që mendon se Edi Rama e bën për njerëzi ndaj Lubisë, mendon budallëk. E bën për veten e tij. Sepse vetë nuk shkonte dot, nuk ka pasur kombi një hajdute më ordinere se Lubia Balluku, por në Ankara nuk shkonte dot për tunelin e Llogarasë. E mori Rama me vete. Në Ankara, pazaret i bëri Rama. Ajo merr pjesën e vet. Por Edi Rama është në Ankara dhe i Llogarasë dhe i aeroportit të Vlorës, edhe i djegësve. Lista e tyre nuk ka fund. Morali i tyre është i shpëlarë. Imagjinoni, kanë vjedhur dhe nuk largohen. Jo thotë. Do i largojmë. Këtë vend nuk e kemi zgjedhur kot”,- tha Berisha.