Nga fjala e liderit historik të PD, Sali Berishës, në njësinë Ana e Malit në Shkodër:
Berisha: “Në këtë betejë ne përballemi si me qeverinë e Edi Ramës, që nuk njeh asnjë rregull për sa i përket votimeve dhe zgjedhjeve, por përballemi tani edhe me “kallpin” – Lul Bravën, të cilit Edi Rama i ka dhënë logon tonë.
Ju, 30 vjet keni votuar mbi logon e PD-së, kurse tani votimi nën logon e PD-së është votë e humbur, sepse ia ka dhënë Lul Bravës me policë dhe me gjykata ndaj të gjithë ju dhe të gjithë të afërmit tuaj, jeni shumë të lutur ta keni të qartë se logoja që duhet votuar më datën 6 mars, është logoja e Shtëpisë së Lirisë dhe kandidati Bardh Spahia – një djalë, bir i kësaj treve, i një familjeje me traditë të shkëlqyer, i një mjeku humanist i madh dhe qëndrestar i madh dhe që gjatë kohës (sepse sëmundja e mori, por vendit i bëri shërbime të mëdha, qoftë në anëtarësimin e Europës, qoftë në procese të tjera) unë iu tregoj ju se Bardh Spahia do të tregojë të gjithë ndjeshmërinë dhe respektin për të ndryshuar jetët tuaja”.
Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, Berisha deklaroi se kandidatët i janë lënë në dorë të anëtarësisë për t’u zgjedhur me qëllim që ata ‘nesër’ të japin llogari.
Berisha tha ndër të tjera se ai bëri në 3 muaj me primaret atë që Basha nuk bëri në 8 vite. Ai u zotua më tej se në zgjedhjet e ardhshme do zgjedhin vetë qytetarët se kush do kandidojë.
“Ne nuk i nxorëm vetë kandidatët. Ia lamë anëtarësisë për të zgjedhur kandidatët. Kishte vetëm një qëllim, që të ndjehen të detyruar para jush, të japin llogari para jush, që të vijnë të mbajë premtimet që u kanë dhënë. Lul Brava 8 vite tha do ta bëj dhe nuk e bëri asnjëherë. Ne e bëmë për 3 muaj. Premtojmë që herën tjetër primaret do jenë shumë më të plota. Qytetarët do të votojnë vetë për të zgjedhur se kush do të kandidojë për kryetar bashkie”, tha ai.
‘Basha, humbës serial’/ Berisha: Kandidati i tij ka monopolin e porteve
Lideri historik demokrat, Sali Berisha ka paraqitur sot disa fakte pikante kundër deputetit Lulzim Basha, për të bindur demokratët që janë ende në dilemë se cilët kandidatë duhet të votojnë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Berisha deklaroi se Basha është humbës serial. Ai shtoi se Basha është i vetmi politikan me dy hetime ndërkombëtare
“Nëse ti, zyrtar, ngrihesh dhe dekonspiron një operacion të policisë belge, gjermane, italiane e shqiptare, ligjet e të gjitha këtyre vendeve të kapin për bashkëpunëtor. Edi Rama ia mbylli dosjen për dekonspirim, që ia hapi prokuroria, por belgët nuk ia mbyllën. Belgët erdhën për së dyti, dhe e patë sa i thartur doli, e vërteta është se herën e tretë ai do jetë në pozita krejt tjera, siç do ta merrni vesh shumë shpejt”, tha Berisha.
Ai denoncoi edhe kandidatët e Bashës.
“Dje isha në Vardar të Sukthit dhe u ngrit njeri prej tyre e më tha: Si do t’ia bëjmë se kam kushëririn e më thotë që unë do të votoj Lulzim Bravën!
Mirë, i thashë unë, e ke kushëri, do të ulesh me të se edhe kushëri, është demokrat e t’ia shpjegosh se si mund të votosh ti për një njeri, i cili na solli nga humbja në humbje?! Po marr vetëm këtë aspekt, “nga dështimi në dështim”. Po marr vetëm këto, por nuk janë vetëm këto, sepse ky njeri zgjodhi, në një moment që s’e ka zgjedhur kush kurrë në Europë, të përdorë gazin, helmet, kundër atyre që e kanë mbështetur tetë vjet!
Përveç kësaj, ky njeri del tani dhe në afera të mëdha biznesi dhe të tjera me qeverinë. Merrni Portin e Durrësit. Jo rastësisht emëron aty kandidat.
Po kush është kandidati i Bravës në Durrës?! Njeriu i Bravës në Durrës është njeriu që ka monopolin e shërbimeve të porteve nga Saranda gjer në Shëngjin, nga Edi Rama. Me firmën e Edi Ramës. Tani ju garantoj unë ose i ka dhënë një valixhe me euro, ose pastaj…është shitur krejtësisht tek ai, se ndryshe nuk mund të ndodhte kurrë. Se monopoli është i paligjshëm!
Nuk mund të japësh monopol. Qeveria nuk mund të japë monopol. Është e detyruar të copëtojë tenderin dhe kurrë, monopol. Ai kandidat i Lul Bravës e ka monopol.
Mora një shembull për ta treguar bashkëpunimin që ka ky me Edi Ramën. Plus pastaj del bashkëpunimi i tij në port: Kanë marrë tetëqindmijë metër katrorë së bashku…nga një kompani offshore do të sjellin dy miliardë euro! Absolutisht të gjitha pare droge dhe krimi! Çfarë është ajo?! Ku janë ata?! Iku arabi, arabi e lëshoi, arabin e përdorën këta vetëm për të mashtruar qytetarët!” syri.net
Komentet