Në fjalën e tij në Berat, kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se, do të sekuestrohen pasuritë, kontot bankare, hotelet dhe vilat kudo që i kanë
‘Me xhingla, me mingla, me aksesorë që kushtojnë dhjetëra e mijëra, në mos qindra euro. Të cilat me rrogat e tyre, nuk mund t’i shohin as në ëndërr, jo më t’i blejnë.
Kontot e tyre bankare, kudo që të jenë, vilat dhe hotelet kudo t’i kenë, do t’i konfiskohen. Do vendosen përpara ligjit .
Shqipëria është shtëpia e Zotit, dhe Zoti kërkon që shtëpia të pastrohet!’, tha kryedemokrati Sali Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Ne do pastrojmë shtëpinë tonë. Po!
Do pastrojmë shtëpinë tonë, së pari për të siguruar jetën, pronën, veprimtarinë e çdo qytetari. Edhe këtu, nga Berati, dua t’u them kockave mafioze, ushtarë të së keqes së Edi Ramës që, si hije të zeza rendin për të frikësuar qytetarët. Mbi tokë, vend nuk do keni!
Në shpellat më të thella po të futeni, në galeritë më të thella, do t’u kapin dhe do t’u përplasim përpara ju dhe Edi Ramën, ju dhe Taulant Ballën, ju dhe të gjithë ata që ju ndërsejnë kundër qytetarëve!
Harrojeni ju, se ka në botë gjë më të fortë se ligji, më të fortë se qytetari. Ndaj dhe, dijeni mirë, secili prej jush që do të implikohet me intimidim për qytetarët në zgjedhje, do të shpallet organizatë terroriste, do të trajtohet si organizatë terroriste, me të gjithë forcën e ligjit.
Miq, pastrimi i shtëpisë kërkon që edhe ky luks verbues, i këtyre ministreshave dhe ministrave, që dalin në shesh si të jenë sulltanesha të Zululandit. Me xhingla, me mingla, me aksesorë që kushtojnë dhjetëra e mijëra, në mos qindra euro. Të cilat me rrogat e tyre, nuk mund t’i shohin as në ëndërr, jo më t’i blejnë.
Kontot e tyre bankare, kudo që të jenë, vilat dhe hotelet kudo t’i kenë, do t’i konfiskohen. Do vendosen përpara ligjit .
Shqipëria është shtëpia e Zotit, dhe Zoti kërkon që shtëpia të pastrohet! sn