VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Berisha: Asgjë s’na ndal, javën e ardhshme do të shpallim datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

By | October 22, 2021
blank

Komentet

blank

Bashkim Rifat Jashari emërohet komandant i FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa ka emëruar Bashkim Jasharin si komandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka emëruar Bashkim Jasharin si komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në një komunikatë për media, Zyra e Presidencës ka thënë të martën, 30 nëntor, se emërimi i tij është bërë pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe rekomandimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Paraprakisht, Osmani ka liruar nga detyra komandantin e deritashëm, Rrahman Rama, i cili është thënë të ketë dhënë dorëheqje nga ajo pozitë.

Më herët, Bashkim Jashari ka qenë shef i Inspektoratit të FSK-së.

Forca e Sigurisë së Kosovës është themeluar më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që ka rezultuar me pavarësi të Kosovës.

Kjo Forcë është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s.

Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet ligjore për të ndryshuar mandatin e FSK-së.

Përgjegjësitë e reja kanë të bëjnë me ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, qytetarëve, pronave dhe interesave të Republikës së Kosovës, si dhe mbështetje ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare.

blank

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar Sotiraq Xega

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar Sotiraq Xega.

Xega ishte një nga piktorët më të njohur në qytetin e Korçës. Ai është prezantuar për artdashësit me shumë ekspozita personale, ndërsa ka marrë pjesë me punimet e tij në një sërë aktivitetesh, në nivel lokal dhe kombëtar. Xega ka qenë dhe ish-përgjegjës i arkivave në Korçë.

blank

‘Foltorja’ e New Jersey- Kokalari zbulon pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Republikanëve amerikanë

‘Foltorja’ e New Jersey-t e njoftuar nga ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillohet në datën 5 dhjetor në Marriott Hotel.

Aktivistja e Republikanëve në SHBA, Evi Kokalari ka njoftuar se në lidhje virtuale do jetë edhe Rick Loughery, Kryetar i Federates të Republikanëve të Rinj të Amerikës.

Postimi i plotë i Evi Kokalarit:

Në datë 5 Dhjetor do jem e pranishme në Foltoren me Diasporën që do mbahet në, në adresën që vijon:

Marriott Hotel

138 New Pehle Avenue,

Saddle Brook, New Jersey, 07663

Në lidhje virtuale do jenë:

Dr. Sali Berisha & Rick Loughery, Kryetar i Federates të Republikanëve të Rinj të Amerikës.

blank

Bugajski: Marrëveshje Kosovë-Serbi vetëm me njohje reciproke, Asociacioni mund të bëhet Republika Srpska

Janusz Bugajski, anëtar i Qendrës për Analiza të Politikës Evropiane (CEPA), me seli në Washington ka deklaruar se “nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare në dialog derisa Serbia ta njohë realitetin se Kosova është shtet i pavarur”. Ai gjithashtu thekson se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të shndërrohet në një Republika Srpska të re, por dhe se mund të ketë incidente të reja në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

Bugajski tha se BE-ja është bërë lojtar i dobët ndërkombëtar.

“Negociatat nuk do të përfundojnë me një marrëveshje përfundimtare derisa qeveria e Beogradit ta njohë realitetin se Kosova është shtet i pavarur. BE-ja është bërë një lojtar i dobët ndërkombëtar pa kohezion apo vrull, dhe SHBA-ja pengohet nga krizat më urgjente ndërkombëtare. Fatkeqësisht, si në të gjitha mosmarrëveshjet e tilla, vëmendja ndërkombëtare përqendrohet vetëm kur ekziston një rrezik i afërt i dhunës”, tha Bugajski.

Sipas tij, Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të evoluojë në një Republika Srpska tjetër që do ta kërcënonte integritetin territorial të Kosovës.

“Mbetet e paqartë se çfarë duhet të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Nëse ajo merr ndonjë strukturë të nivelit ekzekutiv të ndarë nga qeveria qendrore, atëherë ajo mund të evoluojë në një Republika Srpska tjetër dhe ta kërcënojë integritetin territorial, duke lejuar rrugë të reja për përmbysjen e Moskës. Zgjidhja më e mirë do të ishte decentralizimi administrativ, ku autoritetet komunale do të kishin kontroll më të madh mbi kulturën, ekonominë, arsimin, shërbimet… Por ky rregullim duhet të bazohet në gjeografi, jo në etni. Çdo grup etnik duhet gjithashtu të ketë një sërë të drejtash grupore për ta mbrojtur gjuhën, kulturën, fenë dhe identitetin e tyre”, tha Bugajski për “Kosovo Online”.

Një takim i ri deri në fund të vitit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas Bugajskit nuk do të sjellë ndonjë gjë të re.

“Ka aludime për një takim tjetër, por ai do të jetë i pasuksesshëm dhe thjesht do t’u japë të dyja palëve një shans për t’i përsëritur pikëpamjet e tyre të papajtueshme. Kosova nuk mund të jetë shtet i pavarur, i njohur nga të gjitha demokracitë e mëdha dhe pjesë e Serbisë, që është një pozicion i mbështetur nga dy autokraci të mëdha”, tha Bugajski.

blank

Prokuroria: Hetimet në Deçan nuk janë të lehta

Qytetarët në Deçan ndezin qirinj në kujtim të viktimave të sulmit të 26 nëntorit në fshatin Gllogjan.

 

RFE/RL

Departamenti për Krime të rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë tha se ka siguruar disa informacione, që mund të çojnë në zbardhjen e rastit të vrasjes së tre personave në Deçan, por pranoi se hetimet “nuk janë të lehta”.

“I kemi disa indikacione, të cilat jemi duke i gjurmuar dhe jemi duke ecur përpara që t’i vërtetojmë. Disa rrethana na tregojnë se nuk do ta kemi të lehtë, por unë jam optimiste se do ta bëjmë”, tha për Radion Evropa e Lirë prokurorja e rastit, Sahide Gashi, por pa dhënë detaje të tjera.

Mbrëmjen e 26 nëntorit, tre persona – në mesin e tyre dy nxënës shkolle – mbetën të vrarë nga të shtënat në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit – rreth 100 kilometra larg Prishtinës.

Motivi i të shtënave nuk është ende i qartë, por Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka arsye për të besuar se incidenti është akt terrorist.

Në incident mbeti i plagosur edhe një person, por gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë stabile.

“I është larguar plumbi, e ka kryer operacionin, kështu që tash, pas operimit, duhet pak kohë, por gjendja e tij është e mirë”, tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Naim Sahiti.

Prokurorja Gashi tha se njësitet elitare “janë duke punuar 24 orë” në kërkim të sulmuesit të dyshuar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti e kanë cilësuar ngjarjen si “tronditëse” dhe i kanë ftuar organet e rendit që t’i zbulojnë sa më parë autorët e krimit dhe t’i sjellin para drejtësisë.

Të dielën, Kurti vizitoi stacionin e policisë në Deçan.

“Po rritet sasia e informacionit, por ende nuk e kemi zgjidhjen. Nuk po mungon angazhimi, është shtuar numri i zyrtarëve që po merren me hetimin e hulumtimin, në mënyrë që të sillet para drejtësisë vrasësi apo vrasësja”, tha Kurti para mediave.

Derisa qëndroi për vizitë në fshatin Gllogjan, ai u bëri thirrje qytetarëve që të ndajnë me organet e rendit çdo informacion të mundshëm, që mund të çojë deri te zbardhja e rastit.

Qeveria e Kosovës, si shpërblim për informacione që shpijnë në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti, ka ndarë 20 mijë euro.

blank

Vjosa Osmani: Serbia nuk dëshiron marrëveshje me Kosovën

RFE/RL

Serbia nuk dëshiron të arrijë marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Kosovën, tha të hënën, 29 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, derisa kërkoi përkrahjen e Sllovenisë nga homologu i saj, Borut Pahor në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Pahor është duke qëndruar për vizitë njëditore në Prishtinë, me ç’rast do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Osmani, pas takimit që kishte me presidentin Pahor, foli edhe rreth gjendjes në rajon dhe dialogut me Serbinë derisa shtoi se Serbia është duke e destabliziuar rajonin.

“Kosova ka qenë pala konstruktive në dialogun me Serbinë, por Serbia nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Andaj vetëm njohja reciproke duhet të jetë në qendër të këtij procesi. Fqinji ynë nuk e dëshiron një paqe në Ballkanin Perëndimor. Për këtë shpresoj që BE-ja të jetë e qartë me Serbinë. Serbia po vazhdon edhe përmes strukturave ilegale në veri të destabilizojë Kosovën”, tha Osmani.

Strukturat paralele të Serbisë në Kosovë vazhdojnë të ekzistojnë, ndonëse një pjesë e tyre janë shuar vetëm në formë nominale. Këto struktura paralele mbështeten nga Beogradi. Serbia nga buxheti i saj për vitin 2021 ka ndarë 91.8 milionë euro për financimin e institucioneve paralele dhe aktiviteteve të saj në Kosovë.

Sipas Osmanit, edhe ndikimi rus paraqet një tjetër kërcënim për destabilizim të rajonit.

“Për t’u luftuar këto tendenca destabilizuese, kemi nevojë për përkrahje të miqve tanë, kemi nevojë për përkrahje të Sllovenisë”, tha Osmani.

Sipas saj, Kosova nuk ka rrugë tjetër përpos integrimit euro-atlantik. Ajo përmendi se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave, por Bashkimi Evropian është vonuar me këtë për Kosovën andaj kjo e dëmton kredibilitetin e BE-së.

Për vizat foli edhe Pahor, shteti i të cilit kryeson me presidencën e BE-së. Presidenti slloven u pajtua që BE-ja duhet t’i liberalizojë vizat për Kosovën.

Ndërkaq duke folur për dialogun me Serbinë, Pahor tha se palët duhet të lëvizin përpara.

“Sllovenia e mbështet edhe perspektivën euroatlantike të Kosovës. Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet në dialog dhe të ndikojmë në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Pahor ka arritur në Kosovë një ditë pas vizitës në Beograd, ku po ashtu porositi se duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel në kuadër të dialogut mes Prishtinës e Beogradit.

Bisedimet për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar qysh në vitin 2011. Që nga ajo kohë janë arritur një sërë marrëveshjesh, porse shumica prej tyre nuk janë zbatuar në praktikë.

Dialogu u ndërpre disa herë për arsye të ndryshme. Por, së fundmi pengesë në dialog u bë, marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës.

Qëllim i dialogut thuhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme për të dyja palët.

blank

28 Nëntori në Luginë, vendosen flamuj kuq e zi në Komunën e Bujanocit

Me rastin e festës së Flamurit, përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, flamuj kuq e zi janë vendosur sot në ndërtesën e Komunës dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Bujanoc, njofton portali bujanovacke.co.rs, transmeton Gazeta Express.

Siç thuhet, flamurin shqiptar në ballkonin mbi hyrjen e administratës komunale e ka vënë në dukje kryetari Nagip Arifi, ndërsa këtë akt e përshëndetën me duartrokitje këshilltarët e shumicës shqiptare në Kuvend.

blank

Përveç flamurit të Shqipërisë, është edhe flamuri i Serbisë dhe ai i Bashkimit Evropian.

Më herët, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, ka vënë në pah flamurin shqiptar në ballkonin e ndërtesës së Këshillit në qendër të Bujanocit.

blank

Festimi i 28 Nëntorit ka vijuar me një akademi ceremoniale në Shtëpinë e Kulturës.

Deputeti i Bujanocit, Shaip Kamberi tha në Parlamentin serb në fillim të kësaj jave se shqiptarët kurrë nuk do të heqin dorë nga simbolet dhe identitetet e tyre kombëtare., duke cituar disa vargje të himbin shqiptar/

Për shkelje të ligjit, policia në disa raste në vitet e kaluara i ka ndjekur penalisht Ragmi Mustafën, zyrtarë dhe drejtorë të institucioneve publike, të cilët janë dënuar me gjobë.

blank

Joe Biden uron Metën për Pavarësinë: Shqipëria një vend mik, luftoni korrupsionin

Me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph R. Biden Jr.

Në letër, Joe Biden shkruan ndër të tjera se Shqipëria është një vend mik i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një aleat i rëndësishëm i NATO-s, dhe një anëtare e sapofutur në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, raporton ABCnews.al.

Biden thekson se SHBA do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë, ndërsa thotë “luftoni korrupsionin për të siguruar një klimë transparente dhe të barabartë sipërmarrjeje”.

Gjithashtu shefi i Shtëpisë së Bardhë i ka përcjellë urimet të gjithë popullit shqiptar për këtë ditë, ndërsa thekson se SHBA është krenare që e quan Shqipërinë, vend mik dhe aleat.

Letra e plotë:

“I dashur Zoti President,

Në Ditën tuaj të Pavarësisë, e uroj Shqipërinë në emër të popullit amerikan!

Këtë vit ne përkujtojmë tridhjetëvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe festojmë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe mbi vlerat tona demokratike dhe përkushtimin ndaj të drejtave të njeriut, që ndajmë sa bashku.

Ato që Shqipëria ka arritur që nga viti 1991 janë mbresëlënëse.

Sot, Shqipëria është një vend mik i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një aleat i rëndësishëm i NATO-s, dhe një anëtare e sapofutur në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu Shqipëria po i tregon botës mikpritjen e saj të madhe duke pritur si dhe duke iu dhënë një strehim të sigurt afganëve në rrezik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë ndërsa ju forconi institucionet tuaja demokratike, përmbushni reformat e rëndësishme në sektorin e drejtësisë, luftoni korrupsionin për të siguruar një klimë transparente dhe të barabartë sipërmarrjeje për investitorët shqiptarë dhe ata të huaj, si dhe teksa ndiqni të ardhmen tuaj europiane.

Marrëdhënia jonë dypalëshe në rritje të tregtisë dhe investimeve, sidomos në sektorin e rëndësishëm energjetik, është kyçe për rimëkëmbjen e Shqipërisë si dhe për thellimin e partneritetit tonë.

Dëshiroj t’i uroj popullit shqiptar, edhe në emër të të gjithë amerikanëve, një Ditë të paqtë të Pavarësisë!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare ta quajnë Shqipërinë një vend mik, partner dhe aleat./abcnews.al

blank

28 Nëntori, kjo datë themelore për identitetin kombëtar shqiptar – Nga ALBIN KURTI (fotot

Urime 28 Nëntori, kjo datë themelore për identitetin kombëtar shqiptar
28 Nëntori ndërlidh ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë: prej Skënderbeut në Krujë, te Ismail Qemali në Vlorë e deri te Adem Jashari në Prekaz.
Padyshim që kjo është një ditë që na mbush edhe me gëzim edhe me krenari, por edhe me përgjegjësi, për shkak se detyrat para nesh për të ngritur mirëqenien e shqiptarëve dhe qytetarëve tanë, për të zhvilluar vendin tonë, për të shtuar demokracinë në Republikën tonë janë më të rëndësishme se kurrë më parë.
Le të bëjmë gjithçka që dimë dhe mundemi të jemi në nivel të kësaj detyre që e vazhdon në paqe punën dhe luftën e madhe të atyre që e bënë në kohëra shumë më të vështira sesa kjo e jona.
Le të punojmë pandalur që shqiptarët të krenohen me vendin e kombin e tyre, e kudo që gjinden ata, të jenë më mirë seç kanë qenë.
Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan e u flijuan për liri, pavarësi e për bashkim!
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank

Zvicra sot votoi: Drejt dy “po”-ve të qarta dhe një “jo”-je të qartë

Voal.ch – Projeksionet e para të rezultateve tregojnë se ligji Covid dhe iniciativa për kujdesin infermieror do të miratohen me mbi 60% “po” –

Kutitë e votimit për votat federale, kantonale dhe komunale sot më 28 nëntor 2021 u mbyllën në të gjithë Zvicrën në orën 12.00.

Rezultatet paraprake tregojnë qartë se ligji Covid dhe iniciativa “Për kujdes të fortë infermieror” do të fitojë me mbi 60% të votave.

Ndërsa nisma “Për caktimin e gjyqtarëve federalë me short” duket se është refuzuar nga 68% e votuesve.

Pjesmarrja në votime ka qenë shumë e lartë, rreth 65%.

U mendua se do të kishte edhe reaksione negative nga antivax dhe prandaj ishin marrë masa në të gjithë Zvicrën, por gjithçka shkoi shumë normal.

Voal.ch do t’ju mbajë të informuar edhe për rezultatet përfundimtare/ATS/eb

blank

PORTRETET E 40 FIRMËTARËVE TË PAVARËSISË, 40 SHENJTORËVE TË PAVARËSISË – VEPËR E PIKTORIT ARBEN MORINA

E Djelë, 11.25.2012, 08:19am (GMT+1)

blank
Voal-online – 25 NËNTOR – Po sjellim portretet e 40 firmëtarëve të pavarësisë, vepër e piktorit Arben Morina. Ekspozita me portretet e shenjtorëve të pavarësisë është e hapur këto ditë në kryeqytet.
blank
DHIMITËR EMANOIL MBORJA

blank
FERIT VOKOPOLA

blank
HAJREDIN CAKRANI

blank
ILIAS VRIONI

blank
BABË DUDË KARBUNARA

blank
MIT’HAT FRASHËRI

blank
MUSTAFA KRUJA MERLIKA

blank
QAZIM KOKOSHI

blank
QEMAL ELBASANI (KARAOSMANI)

blank
QEMAL MULLAJ

blank
SHEFQET DAIU

blank
THANAS FLOQI

blank
VEHBI DIBRA AGOLLI

blank
YMER DELIALLISI

blank
ABAS ÇELKUPA

blank
ABDI TOPTANI

blank
ARISTIDH RUCI

blank
BEDRI PEJANI

blank
DHIMITËR ZOGRAFI

blank
DHIMITËR BERATI

blank
DHIMITRAQ TUTULANI

blank
DOM NIKOLL KAÇORRI

blank
ELMAZ BOÇE

blank
JANI MINGA

blank
LEF NOSI

blank
LUIGJ GURAKUQI

blank
MURAT TOPTANI

blank
MYRTEZA ALI STRUGA (DIBRA)

blank
NEBI STEFA

blank
NURI SOJLIU

blank
PANDELI CALE

blank
REXHEP MITROVICA

blank
SALI GJUKA

blank
SPIRIDON ILO

blank
VELI HARXHI

blank
XHELAL KOPRENCKA

blank
XHEMAL DELIALLISI

blank
ZIHNI ABASA KANINA (HAMZARAJ)

blank
ZYHDI OHRI

blank
Faksimile e Deklaratës

blank
Teksti i Deklaratës

blank
PIKTORI ARBEN MORINA NË STUDION E TIJ

Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë u organizua nën kujdesin e Kryeministri Sali Berisha ekspozita e portreteve të 40 firmëtarëve të piktorit Arben Morina

Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, në mjediset e Këshillit të Ministrave u hap sot në mbrëmje ekspozita e portreteve të 40 firmëtarëve të deklaratës së pavarësisë, të  piktorit Arben Morina. Ekspozita, u organizua nën kujdesin e Kryeministri Sali Berisha, i cili nderoi familjarët e firmëtarëve dhe theksoi se ashtu si ata u bashkuan 100 vjet më parë për Shqipërinë e pavarur, ashtu duhet të bashkohemi të gjithë shqiptarët në Evropë. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për qytetarët deri më 30 nëntor 2012.

blank

www.voal-online.ch

blank

Osmani dhe Kurti homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz: Kjo ditë na mbush me gëzim, krenari dhe përgjegjësi

Presidentja e vendit Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kanë nisur ditën me homazhe në Komplesin Memorial në Prekaz me rastin e festës së pavarësisë së Shqipërisë.

Presidentja Osmani tha se janë në Prekaz për të nderuar sakrificën e brezave të shumtë.

“Jemi këtu sot më 28 nëntor, për të nderuar sakrificën e brezave të shumtë, e cila kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, por vazhdoi edhe me shumë sakrifica të shqiptarëve për liri. Prandaj, sot e filluam ditën tek komandanti Adem Jashari dhe Familja Jashari, për të nderuar sakrificën e tyre, sepse 28 Nëntori, përveç simbolikës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, është edhe datë kur ka lindur komandanti Adem Jashari dhe kur për herë të parë ka dal publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Osmani, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, kryeministri Kurti tha se 28 Nëntori lidhet me ngjarjet e rëndësishme historike të vendin tonë. Ai u shpreh se kjo ditë na mbush me gëzim, me krenari dhe përgjegjësi.

“Datë themelore e identitetit kombëtar-shqipëtar, e që lidhet me ngjarjet më të rëndësishme historike tonat. Prej Skënderbeut në Krujë, te Ismail Qemali në Vlorë, te Adem Jashari në Prekaz dhe padyshim që kjo është një ditë e cila na mbush me gëzim, me krenari dhe përgjegjësi, për shkak se detyrat para nesh për të ngritur mirëqenien e qytetarëve tanë, për të zhvilluar vendim, për të shtuar demokracinë në vendin tonë, janë më të rëndësishme se kurrë më parë”, tha Kurti, transmeton Express.

“Përkulemi dhe nderojmë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për liri, për pavarësi e për bashkim”, u shpreh tutje kryeministri.

Të dy kanë uruar qytetarët për festat e nëntorit.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend