Kemi vertete nje problem te madh ne kete nahijen tone : nuk pranojme tjetrin, sidomos nese eshte i nje profesioni, i nje formimi, i nje qyteti a fshati…! Dy shembuj : kengetarja Alida Hisku ka shkruar nje liber, ku deshmon per perdhunimin e te denuarave gjate diktatures nga sigurimsit e kohes! Nuk vonon nje dite dhe kengetari Sherif Merdani, gjithashtu i denuar ne ate kohe , pa nje pa dy shkruan : Alida genjen, askush nuk e ka perdhunuar ate!!! Thua se nuk kishte kush tjeter ta “pergenjeshtronte” kolegen vec atij bashkevuajtesit!!! Shembulli i dyte : pas suksesit te Kombetares se Futbollit, nje ish-futbollist, Redi Jupi, ben nje deklarate te papritur! “Cana dhe Xhaka pranuan te luanin me Kombetaren Shqiptare se nuk kishin asnje oferte tjeter”!!! Edhe sikur kjo te ishte e vertete, kujt i duhet ky “lajm” tani nga nje koleg i tyre?! Apo thjesht per t’i zvogeluar ata dhe suksesin e tyre! Nahije e cuditeshme!!!
* * *
Pas plot 75 minutash ne transmetim, ne nje emision mirefilli politik fillohet t’i behen pyetje politike nje politikani te ftuar ne studio !!! Ne cdo rast ka te drejte Bourdieu…ne librin e tij “Sur la Television” kur thoshte se “gazetaret e televizionit jane ata qe zakonisht diminuojne vlerat dhe zmadhojne mediokritetin, ne emer te audiences”!
* * *
Dje dyshoja, por sot jam i bindur plotesisht (pas betimit te kaubojsit) se kali do t’i jepte me shume larushi, ngjyre e debat parlamentit sesa i zoti i tij!
* * *
Nje deputet kaubojs, te sapo mandatuar e paskan pritur ne aeroportin e Rinasit edhe me kale…! Ne fakt do ishte me mire te mandatohej kali si deputet se sa kaubojsi…! Flas nga pikpamja e inteligjences, jo e species…!
* * *
Zgjedhim i foljes me te perdorur ne shqip :
Une shaj, ti shan, ai shan…Ne shajme, ju shani, ato shajne!
* * *
Nuk e di cfare mendimi ka Albin Kurti per nenshkrimin e MSA mes Kosoves dhe BE-se! Mos edhe kjo eshte veper e kosovareve te shitur dhe nje prapaskene e Serbise ?!
* * *
Nuk kam asgje kunder sponsorizimit te faqeve apo kontove ne rrjetet sociale! Por ajo qe me befason eshte fakti qe 80% e tyre jane politikane, 15 % biznese, (normale) dhe pjesa tjeter jane biçim poetesh e shkrimtaresh! Mesa duket…edhe keta duan te “blejne” miq e like…!
* * *
Vjeshte mbi piano…!
* * *
Sa me e vogel te jete dritarja nga e shohim boten, aq me e vogel na duket ajo!
* * *
Ndryshojne oret, por njerezit jo…! Qe prej shume kohesh ata jane te pandryshueshem…!
* * *
Meqe eshte koha e aplikimeve per Lotarine Amerikane…!
Provoni te fitoni nje vend pune ne SHBA ! Ju kerkojne ne cdo rast (shtet-privat) testet e droges! Ne nahijen tone mund te kapesh majat e pushtetit edhe pa kete test…, madje duke i bere karshillek miletit se je perdorues droge!!!
* * *
Ne Prishtine plasin bombat me gaz lotsjelles, ne Tirane plasin bombat (me gaz groshe) mediatike per kombin kosovar!!!
* * *
Nje deputete femer ne Parlamentin e Kosoves pandeh se po ben “intifaden” duke hedhur ne cdo seance bomba me gazlotsjelles!!!
* * *
Koha me e bukur e vitit per shqiptaret nuk eshte vera dhe pushimet buze detit, as dimri dhe debora…as veshja e natyres me gjethet ne pranvere…por koha e endrres : lotaria amerikane!
Komentet