Nga Çadra e protestës se opozitës ne Tirane u transmetua dokumentari “Fëmijët e Diktaturës” i regjisorit Besnik Bisha, me subjekt persekutimin te kampet e internimit te komunizmit .
Ne fjalën e tij kreu i PD z. Basha tha :
“Partia Demokratike ka bërë shumë për integrimin e të përndjekurve në shoqëri, por jo aq sa duhet të bënte. Për këtë, u kërkoj ndjesë të përndjekurve dhe familjeve të tyre. Dua t’i siguroj të gjithë se ne do do t’i japim fund harresës dhe shtrembërimit të historisë. Ne do të përqafojmë standardet më të forta europiane për të vendosur në vend dinjitetin e të përndjekurve dhe nderin e shoqërisë së lirë. Ne do të kujdesemi që persekutorët, të paktën në histori, të marrin atë që meritojnë.
Dua të siguroj qytetarët se tre kritere bazë për zgjedhjen e përfaqësuesve të ardhshëm të Partisë Demokratike në Kuvend do të jenë: pastërtia nga lidhjet me krimin, pastërtia nga korrupsioni dhe dosjet e pastra nga e kaluara si bashkëpunëtorë apo si xhelatë të diktaturës komuniste”
E shkelqyer Z.Basha dhe ne do t’ju mbeshtesim fuqishem por duhet ta filloni me kreun e shtetit pseudo presidentin kukull, nj ish persekutor i zellshem i diktatures dhe sot ai eshte nje komunist i pa bindur…