Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përsëritur nga cadra e lirisë kushtin e palëkundshëm e për të cilin nuk bëhet pazar, garancia për zgjedhje të lira e të ndershme përmes një qeverie teknike.
Ai ka ironizuar me deklaratat e vazhdueshme të Ramës, sipas të cilit Basha nuk ka as platformë e as lidership, duke e ftuar atë të lirojë karrigen për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira.
“Nuk ka prill pa plaka, do ikin edhe plakat e prillit, ajo që nuk do ikë, bëhet më e fortë e më e madhe cdo ditë është bashkimi i shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme”- tha ai.
Basha më tej iu drejtua Ramës: “Ti thua që Basha nuk ka as platforme, as lidership, po mirë ti i ke të gjitha edhe Ilir Meta të ka thënë do të vijë me ty, liroje pra karrigen tu japim shiqptarëve zgjedhje të lira”.
Sipas kryedemokratit, Rama ka frike të ndahet nga karrigia e pushtetit sepse me të ka lidhur fatin e tij politik. “Refuzon të dale para popullit si kryetar i nje force politike qe ka program dhe ekip. Ai nuk do të dalë në garë në kushte te barabarta”- tha Basha.
Ndajme me antaret e kesaj proteste domosdoshmerine per zgjedhje te lira e te ndershme edhe nese nuk ndajme te njejtat opinione per menyren si duhet qeverisur.
Komentet